{"id":90429,"date":"2026-06-01T08:02:15","date_gmt":"2026-06-01T06:02:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/"},"modified":"2026-06-01T08:02:15","modified_gmt":"2026-06-01T06:02:15","slug":"pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/","title":{"rendered":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb Enjten e Madhe, v\u00ebmendja e Kish\u00ebs son\u00eb kthehet n\u00eb kat\u00ebr tema qendrore: Larjen e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb apostujve nga Krishti; Dark\u00ebn Mistike, dometh\u00ebn\u00eb, dor\u00ebzimin e mistereve t\u00eb frikshme t\u00eb Eukaristis\u00eb Hyjnore; Lutjen e Mbinatyrshme t\u00eb Zotit drejtuar Atit t\u00eb Tij; dhe tradhtin\u00eb e Krishtit nga nx\u00ebn\u00ebsi. N\u00eb interpretimin e m\u00ebposht\u00ebm fokusi i v\u00ebmendjes son\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb m\u00eb qendroren e tyre, n\u00eb Dark\u00ebn Mistike. Darka Mistike ka thurje t\u00eb dyfisht\u00eb. I referohet Pashk\u00ebs, q\u00eb festonin hebrenjt\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb daljes s\u00eb tyre nga rob\u00ebria e Egjiptit, dhe Pashk\u00ebs s\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebruron Krishti me Flijimin dhe P\u00ebsimin e tij shp\u00ebtimtar, dhe e cila do t\u00eb kremtohet n\u00eb t\u00eb ardhmen me kryerjen e misterit t\u00eb Eukaristis\u00eb Hyjnore: &#8220;E dyfisht\u00eb Darka; sjell Pashk\u00ebn e ligjit, dhe Pashk\u00ebn e re, gjakun dhe trupin e Krishtit.&#8221; Zoti Krisht, nd\u00ebrsa hanin, mori buk\u00ebn dhe pasi e bekoi, e preu dhe ua dha nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Merrni hani; ky \u00ebsht\u00eb trupi im. Pastaj mori kup\u00ebn dhe si b\u00ebri fal\u00ebnderimin, ua dha atyre, duke u th\u00ebn\u00eb: Pini t\u00eb gjith\u00eb prej saj, ky \u00ebsht\u00eb gjaku im i dhiat\u00ebs s\u00eb re i cili derdhet p\u00ebr shum\u00eb vet\u00eb p\u00ebr ndjes\u00ebn e m\u00ebkateve&#8221; (Matth. 26:26-28). Me kalimin e kup\u00ebs, Zoti kreu nj\u00eb veprim liturgjikal, dhe me fjal\u00ebn e tij lidhi k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje me ngjarjen e madhe q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb pas pak: Pranimin e vullnetsh\u00ebm t\u00eb Kryqit dhe t\u00eb vdekjes s\u00eb Tij p\u00ebr shp\u00ebtimin e t\u00eb shumt\u00ebve. Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje solemne, Krishti zbulon se identifikohet me sh\u00ebrb\u00ebtorin n\u00eb vuajtje, gj\u00eb q\u00eb kishte parashikuar profeti Isaia, dhe se vdekja e tij nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dor\u00ebzim i thjesht\u00eb n\u00eb duart e armiqve, por nj\u00eb flijim &#8211; falje m\u00ebkatesh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar prej shekujsh e q\u00eb do t\u00eb mbetet boshti qendror i historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit. Referimi n\u00eb gjakun e dhiat\u00ebs \u00e7on mendimin tek traktati, dhiata e vjet\u00ebr e Sinait, q\u00eb ishte vulosur me theroret e kafsh\u00ebve, dhe thekson se k\u00ebtu fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb traktat, dhiata e re, bashkim p\u00ebrfundimtar, t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe njer\u00ebzve, q\u00eb kryhet dhe vuloset me gjakun e Per\u00ebndinjeriut. Marr\u00ebdh\u00ebnia e vjet\u00ebr, mb\u00ebshtetej n\u00eb nj\u00eb ligj. Per\u00ebndia kishte zgjedhur nj\u00eb popull t\u00eb caktuar, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i zgjedhuri i tij. Kushti i domosdosh\u00ebm q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb zgjaste, ishte respektimi i ligjit. Me flijimin n\u00eb Kryq t\u00eb Krishtit, nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e re hapej p\u00ebr njer\u00ebzit, e cila nuk mb\u00ebshtetej m\u00eb n\u00eb ligj, por n\u00eb dashurin\u00eb, n\u00eb flijimin e vullnetsh\u00ebm dhe t\u00eb painteres. Qendra e r\u00ebndes\u00ebs nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb aft\u00ebsia njer\u00ebzore n\u00eb respektimin e urdhrave, por dhurimi i lir\u00eb i hirit dhe dashuris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Njeriu nuk mb\u00ebshtetet m\u00eb n\u00eb fuqit\u00eb e tij p\u00ebr p\u00ebrsosjen dhe sigurin\u00eb, por dor\u00ebzohet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn dhe n\u00eb dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. N\u00eb regjimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb dhiat\u00ebs, karakteristika baz\u00eb qe frika. Me k\u00ebt\u00eb traktat, dhiat\u00eb t\u00eb re, njeriu afrohet tek Per\u00ebndia me leht\u00ebsi dhe besim, si biri te i ati. &#8220;Ky \u00ebsht\u00eb gjaku im i dhiat\u00ebs s\u00eb re, q\u00eb derdhet p\u00ebr shum\u00eb vet\u00eb, p\u00ebr ndjes\u00ebn e m\u00ebkateve.&#8221;<\/p>\n<p>2. Ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ngjarjet me t\u00eb cilat ishte realizuar \u00e7lirimi i Izraelit nga rob\u00ebria e Egjiptit, duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin pand\u00ebrprer\u00eb epiqendr\u00ebn e mendimit dhe kujtimit t\u00eb popullit izraelit, ashtu edhe ngjarjet e Pashk\u00ebs se re, me t\u00eb cilat faktohet dhiata e re do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen pik\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme kujtimi dhe referimi t\u00eb komunitetit t\u00eb ri t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtuarve t\u00eb Kish\u00ebs. Zoti tha: &#8220;Kjo kup\u00eb \u00ebsht\u00eb dhiata e re n\u00eb gjakun tim; k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebni sa her\u00eb t\u00eb pini p\u00ebr kujtimin tim&#8221; (1 Kor. 11:25). Ky veprim q\u00eb tani e tutje do t\u00eb aktivizohet n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb eukaristike. Dhiata do t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet vazhdimisht nga nx\u00ebn\u00ebsit e Krishtit. Me blatimin e flijimit t\u00eb trupit dhe t\u00eb gjakut t\u00eb tij, Krishti, jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebruroi nj\u00eb dhiat\u00eb t\u00eb re, por b\u00ebri Trup t\u00eb Tij njer\u00ebzit q\u00eb e pranuan. T\u00eb gjith\u00eb sa kungohen n\u00eb k\u00eb trup dhe gjak t\u00eb Tij, marrin pjes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e Tij. P\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Kish\u00ebn. Kisha nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kuvend besimtar\u00ebsh, por trupi mistik i Krishtit, &#8220;q\u00eb plot\u00ebson t\u00eb gjitha nd\u00ebr t\u00eb gjitha&#8221;. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb u zbuluan me ngjarjet e P\u00ebsimit, t\u00eb Pashk\u00ebs s\u00eb Re, Kisha i rijeton me kujtim t\u00eb gjall\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur t&#8217;i p\u00ebrjetoj\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen. Midis predikimit t\u00eb dhiat\u00ebs s\u00eb re dhe jet\u00ebs s\u00eb besimtarit, q\u00ebndron ngjarja e madhe, q\u00eb mban emrin jet\u00eb liturgjike e Kish\u00ebs son\u00eb. Brenda saj shtrihen dhe aktivizohen ngjarjet e P\u00ebsimit. Me kujtimin eukaristik p\u00ebrjetojm\u00eb Dark\u00ebn Mistike, Kryq\u00ebzimin, Pashk\u00ebn e Re; marrim pjes\u00eb n\u00eb to, kungohemi n\u00eb dashurin\u00eb; bashk\u00ebtrup\u00ebzohemi me Krishtin. Dhiata duhet t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihet vazhdimisht n\u00eb nivelin e liris\u00eb son\u00eb personale.<\/p>\n<p>3. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, sigurisht, q\u00eb nevojitet nj\u00eb pranim i qart\u00eb besimi dhe dashurie. Apostull Pavli porosit: &#8220;Njeriu, pra, le t\u00eb provoj\u00eb vetveten, dhe k\u00ebshtu le t\u00eb haj\u00eb nga buka dhe t\u00eb pij\u00eb nga kupa. Sepse ai q\u00eb ha e pi pa e merituar, ha e pi d\u00ebnim p\u00ebr veten e vet, se nuk e dallon trupin e Zotit.&#8221; (I Kor. 11:28-29). Padenj\u00ebsia, q\u00ebndron kryesisht n\u00eb faktin se njeriu nuk dallon trupin e Zotit.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb thot\u00eb se ai q\u00eb ha dhe pi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padenj\u00eb, nuk kupton \u00e7far\u00eb jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto t\u00eb shenjta t\u00eb cilave u afrohet; nuk ka devocionin, frik\u00ebn dhe druajtjen q\u00eb krijon besimi. Kjo fraz\u00eb ve\u00e7se, &#8211; trupi i Krishtit &#8211; shum\u00eb shpesh n\u00eb letrat e Pavlit i referohet Kish\u00ebs. Pra, gjithkush do t\u00eb mund, t\u00eb kuptoj\u00eb madje se \u00ebsht\u00eb i padenj\u00eb ai njeri, i cili nuk dallon dhe nuk kupton se gjith\u00eb Kisha, &#8211; kleri dhe populli, e mobilizuar e triumfale, &#8211; \u00ebsht\u00eb trupi i Krishtit. Kush gjendet pra n\u00eb kund\u00ebrshti dhe mban antipati e armiq\u00ebsi p\u00ebr v\u00ebllain e tij, &#8220;p\u00ebr t\u00eb cilin vdiq Krishti&#8221;, \u00ebsht\u00eb i padenj\u00eb i Krishtit, kur vjen n\u00eb altarin e Zotit me k\u00ebt\u00eb prirje. Pik\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Kisha n\u00eb momentin e kungimit hyjnor, fton besimtar\u00ebt t\u00eb afrohen &#8220;me frik\u00eb Per\u00ebndie, besim dhe dashuri&#8221;. Porosia e apostullit, q\u00eb i ndalon nj\u00eb njeriu t\u00eb haj\u00eb dhe t\u00eb pij\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padenj\u00eb Trupin dhe Gjakun e Krishtit, nuk do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrjashton m\u00ebkatarin, i cili ndjen gjendjen e tij. Sepse at\u00ebher\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrjashtonte t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Krishti fton pran\u00eb tij m\u00ebkatar\u00ebt e penduesh\u00ebm. Ngelet &#8220;Per\u00ebndia e t\u00eb pendueshm\u00ebve&#8221;. Kushtin baz\u00eb e p\u00ebrb\u00ebn pendimi i vazhduesh\u00ebm, q\u00eb shprehet me p\u00ebrul\u00ebsi e prirje pajtimi dhe dashurie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Nga ana i tjet\u00ebr, nd\u00ebrgjegjja e Kish\u00ebs son\u00eb, nuk na lejon t&#8217;i afrohemi misterit pa ndjenj\u00ebn se a jemi m\u00ebkatar\u00eb. Urata q\u00eb lexojm\u00eb para Kungimit Hyjnor, v\u00eb n\u00eb goj\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen e besimtarit k\u00ebt\u00eb pohim &#8220;Besoj o Zot, dhe rr\u00ebfej se i Ti je n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Krishti, i Biri i Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb erdhe n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar m\u00ebkatar\u00ebt, nga t\u00eb cil\u00ebt i pari jam un\u00eb&#8221;. Pra, jo mungesa e m\u00ebkatit, &#8211; kush do t\u00eb guxonte t\u00eb imagjinonte p\u00ebr veten e tij se \u00ebsht\u00eb i pam\u00ebkatsh\u00ebm? &#8211; por nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i varf\u00ebris\u00eb son\u00eb shpirt\u00ebrore, i m\u00ebkat\u00ebsis\u00eb, hap rrug\u00ebn p\u00ebr t&#8217;iu afruar misterit t\u00eb Eukaristis\u00eb Hyjnore. Himni q\u00eb psalet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb Enjten e Madhe, p\u00ebrcakton karakterin e besimtarit orthodhoks. Flet p\u00ebr vendimin e besimit, t\u00eb evitimit t\u00eb \u00e7do veprimi tradhtar; dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb jet\u00ebs m\u00ebkatare, e cila, ve\u00e7se, dor\u00ebzohet n\u00eb duart e Krishtit, me v\u00ebshtrim t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb ngulur te Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb, Mbret\u00ebria e ndjes\u00ebs dhe dashuris\u00eb. &#8220;N\u00eb Dark\u00ebn t\u00ebnde Mistike, o i Biri i Per\u00ebndis\u00eb, merrm\u00eb sot pjes\u00ebtar. Se armiqve t\u00eb Tu nuk do t&#8217;ua them misterin; dhe as puthje nuk t\u00eb jap si Juda. Por si kusari po t\u00eb pohoj, Kujtom\u00eb, o Zot kur t\u00eb vij n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb T\u00ebnde&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb Dark\u00ebn t\u00ebnde Mistike, o i Biri i Per\u00ebndis\u00eb, merrm\u00eb sot pjes\u00ebtar, se nuk do t&#8217;ua them armiqve t\u00eb tu misterin; as do t\u00eb t\u00eb jap t\u00eb puthur si Juda; por si kusari t\u00eb th\u00ebrres: Kujtom\u00eb, o Zot kur t\u00eb vish n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb T\u00ebnde&#8221;.<\/p>\n<p>+Anastasi<\/p>\n<p>Botuar n\u00eb Gazet\u00ebn &#8220;Ngjallja&#8221;, prill 1994<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reflektim teologjik i Kryepiskopit Anastas mbi t\u00eb Enjten e Madhe dhe Dark\u00ebn Mistike. Trajtohet themelimi i Eukaristis\u00eb Hyjnore, dhiata e re n\u00eb gjakun e Krishtit dhe kushti i pranimit t\u00eb misterit me pendim e dashuri. Botuar fillimisht n\u00eb Ngjallja, prill 1994.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"4 (376)","viti":"2024","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Darka Mistike\", \"E Enjte e Madhe\", \"Eukaristia Hyjnore\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Pashka\", \"dhiata e re\", \"Apostull Pavli\", \"kungim\", \"Krishti\", \"pendim\"]","permbledhje":"Reflektim teologjik i Kryepiskopit Anastas mbi t\u00eb Enjten e Madhe dhe Dark\u00ebn Mistike. Trajtohet themelimi i Eukaristis\u00eb Hyjnore, dhiata e re n\u00eb gjakun e Krishtit dhe kushti i pranimit t\u00eb misterit me pendim e dashuri. Botuar fillimisht n\u00eb Ngjallja, prill 1994.","autori":"Kryepiskopi Anastas","kategoria":"Teologji \/ Predikim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9913],"ngjallja_autori":[9438],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90429","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-predikim","ngjallja_autori-kryepiskopi-anastas","ngjallja_viti-11815","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90429\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/\",\"name\":\"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:02:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90429","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/","name":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:02:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pjesemarrje-mistike-ne-darken-mistike-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pjes\u00ebmarrje mistike n\u00eb Dark\u00ebn Mistike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90429"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90429"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90429"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}