{"id":90423,"date":"2026-06-01T08:02:08","date_gmt":"2026-06-01T06:02:08","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/"},"modified":"2026-06-01T08:02:08","modified_gmt":"2026-06-01T06:02:08","slug":"i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/","title":{"rendered":"I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Hosanna, i bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit, mbreti i Izraelit&#8221;! (Jn.12:13)<\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb e priti populli i Izraelit Mbretin e lavdis\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb Mbreti i t\u00eb gjith\u00eb kombeve. E madhe, e shenjt\u00eb dhe e ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb e Diela para Pashk\u00ebs, kur kremtojm\u00eb Hyrjen Triumfale t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht n\u00eb Jerusalem.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitemi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar ngjarjet tragjike t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Madhe, Ungjilli i t\u00eb kremtes na ofron tri ngjarje q\u00eb i paraprijn\u00eb p\u00ebsimeve t\u00eb shenjta dhe ngjalljes s\u00eb Zotit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjarja e par\u00eb, q\u00eb na paraqet Ungjilli i k\u00ebsaj dite ndodh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Llazarit, t\u00eb cilin Krishti e kishte ngjallur nga t\u00eb vdekurit. Motra e Llazarit &#8220;Maria si mori nj\u00eb lit\u00ebr miro prej nardi t\u00eb pap\u00ebrzier, shum\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, leu k\u00ebmb\u00ebt e Jisuit, edhe me flok\u00ebt e saj fshiu k\u00ebmb\u00ebt e tij; edhe sht\u00ebpia u mbush me er\u00ebn e miros&#8221; (Jn. 12:3). Ky veprim na tregon p\u00ebsimet e shenjta q\u00eb do t\u00eb p\u00ebsonte Zoti Krisht dhe varrimin e tij.<\/p>\n<p>Ngjarja e dyt\u00eb, ishte komploti dhe intrigat q\u00eb po thurnin kryeprift\u00ebrinjt\u00eb dhe farisenjt\u00eb kund\u00ebr Krishtit dhe:<\/p>\n<p>Ngjarja e tret\u00eb, ishte Hyrja Triumfale e Krishtit n\u00eb Jerusalem dhe populli q\u00eb ishte mbledhur nga shum\u00eb vende t\u00eb larg\u00ebta p\u00ebr t\u00eb kremtuar Pashk\u00ebnjudaike e pranuan si Mesi dhe si Mbret t\u00eb Izraelit. Z\u00ebri i popullit jude mbushte rrug\u00ebt e qytetit t\u00eb shenjt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Hosanna, i bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit, mbreti i Izraelit&#8221;! (Jn.12:13).<\/p>\n<p>E p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn me tufa lulesh n\u00eb duar, me thirrje lavd\u00ebrimi dhe me deg\u00eb palmash, t\u00eb cilat i shtronin n\u00eb tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar Mbreti i Izraelit, i ulur mbi nj\u00eb pulisht gomareje, i p\u00ebrulur dhe i pandikuar nga brohoritjet e pafundme t\u00eb turmave.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na b\u00ebn p\u00ebrshtypje nga dita e sotme \u00ebsht\u00eb populli hebre. Ata kishin ardhur nga vende t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb kremtuar Pashk\u00ebnjudaike. Askush nuk i kishte organizuar p\u00ebr t\u00eb pritur Jisu Krishtin. T\u00eb gjith\u00eb ata e prit\u00ebn Krishtin si Mbret, sepse kishin marr\u00eb vesh mrekullin\u00eb q\u00eb Ai kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjirin e popullit. Jisui u kishte dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn e syve t\u00eb verb\u00ebrve, kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb shurdhrit t\u00eb d\u00ebgjonin, kishte sh\u00ebruar t\u00eb paralizuar, kishte b\u00ebr\u00eb ulok\u00ebt t\u00eb ecnin p\u00ebrs\u00ebri dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kishte ngjallur Llazarin, i cili kishte vdekur prej kat\u00ebr dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nuk kishte d\u00ebgjuar se mund t\u00eb ngjallej ndonj\u00eb i vdekur dhe aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ngjallej pas kat\u00ebr dit\u00ebsh prej varrit. Por me k\u00ebt\u00eb mrekulli Zoti Krisht na tregoi se ka pushtet mbi vdekjen dhe se Ai \u00ebsht\u00eb dhuruesi i jet\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Jisu Krisht e dinte p\u00ebr \u00e7far\u00eb po vinte t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb Jerusalem, prandaj Ai i flak t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ta lavd\u00ebruar. Ai nuk i jep r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb hyrjes panegjirike, por ardhjes n\u00eb kryq edhe n\u00eb ngjallje. Krishti rivjen n\u00eb Jerusalem p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur Ligjin. Ai vjen t\u00eb jap\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebr shp\u00ebtimin e njeriut.<\/p>\n<p>E Diela e Dafinave lajm\u00ebron fitoren e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Hyrja e Krishtit n\u00eb Jerusalem \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hyrje martirike p\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn pa mbarim drejt Per\u00ebndis\u00eb. Edhe p\u00ebr pak dit\u00eb do t\u00eb martirizohet dhe do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb kryq, p\u00ebr t\u00eb mposhtur vdekjen dhe p\u00ebr t\u00eb dhuruar jet\u00ebn me ngjalljen e Tij. Ne e dim\u00eb se Mbret\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Tij p\u00ebr n\u00eb Golgotha.<\/p>\n<p>Por ai popull q\u00eb sot po e priste si Mbret dhe brohorisnin &#8220;Hosanna, i bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit, mbreti i Izraelit&#8221; nuk i shkonte nd\u00ebrmend se pas disa dit\u00ebsh t\u00eb nj\u00ebjtit do t\u00eb th\u00ebrriste: &#8220;Kryq\u00ebzoje, kryq\u00ebzoje&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb Jav\u00ebn e Madhe dhe t\u00eb shenjt\u00eb. Dhe me t\u00eb drejt\u00eb kjo jav\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb sepse duke filluar nga dita e m\u00ebparshme, kur festuam ngjalljen e Llazarit dhe m\u00eb pas, kur kremtuam Hyrjen Triumfale t\u00eb Krishtit n\u00eb Jerusalem dhe me ngjarjet q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, do t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb ngjarjet e dhimbshme dhe t\u00eb tmerrshme, n\u00eb p\u00ebsimet e Zotit ton\u00eb q\u00eb kulmojn\u00eb me kryq\u00ebzimin dhe me vdekjen e Tij mbi Kryq.<\/p>\n<p>Zoti nuk erdhi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb Mbret tok\u00ebsor sipas bot\u00ebkuptimit t\u00eb popullit. Ai erdhi p\u00ebr t\u00eb vuajtur; Ai erdhi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00ebkatet tona dhe p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar nga kthetrat e m\u00ebkatit; Ai erdhi p\u00ebr t&#8217;u kryq\u00ebzuar p\u00ebr ne dhe p\u00ebr t\u00eb na dhuruar jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme. Por Krishti vdiq q\u00eb t\u00eb ngjallet p\u00ebrs\u00ebri; Ai mori m\u00ebkatet tona q\u00eb t\u00eb na i fal\u00eb ato; Ai shkat\u00ebrroi pushtetin e ferrit dhe fitoi mbi vdekjen.<\/p>\n<p>Prandaj dhe sot ndajm\u00eb dafina si shenj\u00eb t\u00eb fitores s\u00eb Krishtit mbi m\u00ebkatin dhe vdekjen. N\u00eb koh\u00ebt e lashta, atlet\u00ebve q\u00eb fitonin n\u00eb garat e ndryshme sportive dhe luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb ktheheshin triumfues nga betejat e luft\u00ebrave u jepeshin kurora me deg\u00eb dafine.<\/p>\n<p>Edhe ne, bashk\u00eb me Krishtin fitimtar, q\u00eb fitoi mbi m\u00ebkatin dhe vdekjen mbajm\u00eb n\u00eb dor\u00eb deg\u00eb dafine p\u00ebr t\u00eb shpallur k\u00ebt\u00eb triumf t\u00eb Jisuit dhe p\u00ebr t\u00eb treguar unitetin ton\u00eb me Krishtin fitimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar kremtojm\u00eb Hyrjen e Krishtit n\u00eb Jerusalem dhe gradualisht dit\u00eb pas dite gjat\u00eb k\u00ebsaj Jave t\u00eb Madhe dhe t\u00eb shenjt\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb bashk\u00eb me Krishtin drejt Golgothas\u00eb.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbesat do t\u00eb fillojn\u00eb q\u00eb nga kjo e diel; t\u00eb nes\u00ebrmen dhe t\u00eb mart\u00ebn pasdite me Sh\u00ebrbes\u00ebn e Dh\u00ebndrit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb me misterin e Efqelis\u00eb (Shenjt\u00ebrimi i Vajit), t\u00eb Enjten e Madhe, kur do t\u00eb lexojm\u00eb 12 Ungjijt\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrshkruajm\u00eb ngjarjet trondit\u00ebse t\u00eb tradhtis\u00eb, t\u00eb arrestimit dhe t\u00eb kryq\u00ebzimit t\u00eb Zotit. Nd\u00ebrsa t\u00eb Premten e Madhe do t\u00eb kryejm\u00eb procesionin e daljes s\u00eb Epitafit n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit. Dhe ky rrug\u00ebtim do t\u00eb ket\u00eb si destinacion Ngjalljen e ndritshme t\u00eb Krishtit t\u00eb Diel\u00ebn e Pashk\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, gjithsecili prej nesh duhet t&#8217;i ofroj\u00eb Krishtit di\u00e7ka nga vetja e tij. Maria, motra e Llazarit, si shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje i ofroi Krishtit arom\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Edhe ne, me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kemi, t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbesa t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Madhe dhe t\u00eb Enjten e Madhe t\u00eb marrim lule dhe t&#8217;ia ofrojm\u00eb Krishtit t\u00eb kryq\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Motra e v\u00ebllez\u00ebr! Ne jemi Jerusalemi i ri q\u00eb Krishti pritet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb. Le t&#8217;i lutemi Zotit q\u00eb t\u00eb na dhuroj\u00eb paqen e tij, hirin e tij dhe dashurin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar me p\u00ebrkushtim shpirt\u00ebror k\u00ebto ngjarje shp\u00ebtimtare t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht. Amin.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti<br \/>\nAt\u00eb Spiro Kostoli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reflektim mbi t\u00eb Diel\u00ebn e Dafinave dhe Hyrjen Triumfale t\u00eb Krishtit n\u00eb Jerusalem. P\u00ebrshkruhen tri ngjarjet q\u00eb paraprijn\u00eb p\u00ebsimeve t\u00eb shenjta: ngjallja e Llazarit, komploti i kryeprift\u00ebrinjve dhe hyrja n\u00eb Jerusalem. Theksohet rrug\u00ebtimi i Jav\u00ebs s\u00eb Madhe drejt Golgothas\u00eb dhe Ngjalljes s\u00eb Krishtit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"4 (376)","viti":"2024","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Hosanna\", \"Java e Madhe\", \"Hyrja Triumfale\", \"Jerusalem\", \"Pashk\u00eb\", \"Llazar\", \"kryq\u00ebzim\", \"Ngjallje\", \"dafina\", \"Mbreti i Izraelit\"]","permbledhje":"Reflektim mbi t\u00eb Diel\u00ebn e Dafinave dhe Hyrjen Triumfale t\u00eb Krishtit n\u00eb Jerusalem. P\u00ebrshkruhen tri ngjarjet q\u00eb paraprijn\u00eb p\u00ebsimeve t\u00eb shenjta: ngjallja e Llazarit, komploti i kryeprift\u00ebrinjve dhe hyrja n\u00eb Jerusalem. Theksohet rrug\u00ebtimi i Jav\u00ebs s\u00eb Madhe drejt Golgothas\u00eb dhe Ngjalljes s\u00eb Krishtit.","autori":"At\u00eb Spiro Kostoli","kategoria":"Predikim \/ Reflektim teologjik","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9272],"ngjallja_autori":[11451],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90423","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim-reflektim-teologjik","ngjallja_autori-ate-spiro-kostoli","ngjallja_viti-11815","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90423\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/\",\"name\":\"I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:02:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90423","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/","name":"I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:02:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/i-bekuar-eshte-ai-qe-vjen-ne-emrin-e-zotit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"I bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb emrin e Zotit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90423"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90423"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90423"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}