{"id":90418,"date":"2026-06-01T08:02:03","date_gmt":"2026-06-01T06:02:03","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/"},"modified":"2026-06-01T08:02:03","modified_gmt":"2026-06-01T06:02:03","slug":"vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/","title":{"rendered":"Vlora, vendi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb periudh\u00ebn e antikitetit qyteti i Vlor\u00ebs njihej me emrin Aulona dhe ndodhej n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm gjeografik p\u00ebrgjat\u00eb gjirit detar me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr. Ajo p\u00ebrmendet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb shek. II nga gjeografi nga Aleksandria Ptolemeu. R\u00ebnd\u00ebsia e Aulon\u00ebs do t\u00eb rritet sidomos n\u00eb shek. III, kur me fillimin e r\u00ebnies s\u00eb Apolonis\u00eb, ajo do t\u00eb dilte si pik\u00ebnisje e deg\u00ebs jugore t\u00eb rrug\u00ebs Egnatia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, g\u00ebrmimet arkeologjike t\u00eb viteve 1985-1990 do t\u00eb zbulonin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit murin rrethues t\u00eb Aulon\u00ebs, nd\u00ebrtim i shek. IV.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb antikitetit t\u00eb von\u00eb p\u00ebrmendet edhe si nj\u00eb qend\u00ebr e krishterimit t\u00eb hersh\u00ebm. T\u00eb dh\u00ebnat na d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb shek. II do t\u00eb em\u00ebrohej si episkop i Vlor\u00ebs dhe Iliris\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e njohur: Sh\u00ebn Elefteri. Ai do t\u00eb ekzekutohej m\u00eb von\u00eb nga autoritetet romake, n\u00eb vitin 120, n\u00eb nj\u00eb nga stadiumet e Rom\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb historia e p\u00ebrndjekjes s\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej, kur n\u00eb vitin 300 do t\u00eb ekzekutohej n\u00eb Vlor\u00eb edhe Sh\u00ebn Danaksi, lexues i librave t\u00eb shenjt\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e qytetit.<\/p>\n<p>Episkop\u00ebt e Vlor\u00ebs p\u00ebrmenden dendur n\u00eb analet historike jo vet\u00ebm si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Sinodet Ekumenike, por edhe takimet dhe korrespondencat me personalitetet politike e kishtare t\u00eb koh\u00ebs. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 458 p\u00ebrmendet n\u00eb letr\u00ebn e perandorit bizantin Leoni I, episkopi Nazarius, kurse n\u00eb vitin 519, nj\u00eb episkop tjet\u00ebr i Vlor\u00ebs pret t\u00eb d\u00ebrguarin e Pap\u00ebs Hormisdas. Disa vite me von\u00eb, m\u00eb 553, episkopi Sotir i Vlor\u00ebs merr pjes\u00eb n\u00eb Sinodin e Kostandinopoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb territorin q\u00eb p\u00ebrfshin qytetin e Vlor\u00ebs, arkeolog\u00ebt, nuk kan\u00eb mundur t\u00eb gjejn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb vjetra t\u00eb krishtera, sikurse n\u00eb prapatok\u00ebn e saj. T\u00eb tilla mund t\u00eb p\u00ebrmendim rr\u00ebnojat e bazilikave paleokristiane t\u00eb shek. IV-VI n\u00eb Amantia dhe Mesaplik. Po k\u00ebshtu, jan\u00eb gjetur edhe rr\u00ebnojat e kishave mesjetare n\u00eb Xhyherin\u00eb, Sherisht\u00eb, Risili, Peshk\u00ebpi, Penkov\u00eb, Armen, Mesarak, Vel\u00e7\u00eb, Brataj etj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb mesjet\u00ebs, Vlora, do t\u00eb ishte nj\u00eb nga qytetet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bregdetit, qend\u00ebr portuale, ekonomike, politike dhe fetare. Sipas dokumenteve t\u00eb Patriarkan\u00ebs s\u00eb Kostandinopoj\u00ebs, n\u00eb shek. VIII-X episkopata e Vlor\u00ebs, do t\u00eb ishte n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Mitropolis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb shek. X-XI, koh\u00eb e pushtimeve dhe p\u00ebrballjeve bullgare-bizantine, duket se episkopata e Vlor\u00ebs zhvendoset drejt Kanin\u00ebs. Nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb na d\u00ebshmon edhe letra e perandorit Vasili II, n\u00eb vitin 1019, drejtuar Kryepiskopit t\u00eb Ohrit, Joanit. Sipas saj, episkopit t\u00eb Gllavenic\u00ebs i lejohej t\u00eb kishte n\u00ebn juridiksion e tij Kanin\u00ebn dhe Neanisk\u00ebn, 40 klerik\u00eb e 40 parik\u00eb.<\/p>\n<p>Kanina del si episkopat\u00eb m\u00eb vete n\u00eb bul\u00ebn e perandorit Andronik Paleologut II, n\u00eb vitin 1307, ku i njiheshin jo vet\u00ebm privilegjet e m\u00ebparshme dh\u00ebn\u00eb nga perandor\u00ebt bizantin\u00eb, por edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pronash, si ato n\u00eb Sarisht\u00eb, Mihalov\u00eb, Koprisht\u00eb, ullishtet e Mercevisht\u00ebs dhe \u00c7ik\u00ebs, tokat e Risilis\u00eb, Asomatit, fshati i Smokthin\u00ebs, arat e Marmiroit, Malomirit, Treblov\u00ebs dhe kriporet e Mifolit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1417, me pushtimin turk, kjo episkopat\u00eb do t\u00eb binte n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e Mitropolis\u00eb s\u00eb Beratit. Gjat\u00eb shekujve n\u00eb vazhdim ajo do t\u00eb suprimohet, fakt, q\u00eb shihet m\u00eb pas edhe n\u00eb em\u00ebrtimet e shek. XX. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb dt. 26 n\u00ebntor 1930, n\u00ebnshkruar nga episkopi Agathangjel, ajo em\u00ebrtohet si &#8220;Episkopata e Shenjt\u00eb e Beratit, Vlor\u00ebs dhe Kanin\u00ebs&#8221;. M\u00eb pas e ndeshim si &#8220;Mitropolia e Shenjt\u00eb e Beratit dhe Vlor\u00ebs&#8221;, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet 1951-1952 me emrin &#8220;Episkopata e Beratit, Vlor\u00ebs dhe gjith\u00eb Myzeqes\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb pushtimit turk nj\u00eb nga arsyet e rrudhjes s\u00eb k\u00ebsaj peshkopate do t\u00eb ishte edhe konvertimi i popullsis\u00eb vendase n\u00eb fen\u00eb islame. Nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb e ilustron me nj\u00eb shembull konkret nga studjuesi Theofan Popa. N\u00eb librin &#8220;Mbishkrime t\u00eb kishave n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;, ai paraqet edhe nj\u00eb mbishkrim t\u00eb vitit 1826, nga kisha e &#8220;Sh\u00ebn Gjergjit&#8221; e fshatit Kudh\u00ebs: &#8220;Ky potir u b\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kish\u00eb, Papa Zaho katundi Kudh\u00ebs, episkopi i gjith\u00ebhirsh\u00ebm Vonga 1826. Nga dora ime e t\u00eb p\u00ebrvuajturit, mjesht\u00ebr Gjok\u00ebs&#8221;, shkruhej n\u00eb t\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, Popa, b\u00ebn bashkangjitur me mbishkrimin edhe k\u00ebt\u00eb shpjegim: &#8220;Me sa na ka komunikuar gojarisht nipi i tij, Papa Zaho ka qen\u00eb prift i Ku\u00e7it. U burgos dy vjet n\u00eb Janin\u00eb nga Ali Pash\u00eb Tepelena n\u00eb koh\u00ebn e fushat\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr islamizimin e popullsis\u00eb s\u00eb krishter\u00eb. Kur u lirua nga burgu, prifti e gjeti Ku\u00e7in t\u00eb islamizuar dhe u vendos pastaj n\u00eb Kudh\u00ebs, ku edhe vdiq m\u00eb 1848&#8221;.<\/p>\n<p>Dokumentet osmane d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb shek. XV n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs ndodheshin jo pak por 12 kisha, t\u00eb tilla si: Sh\u00ebn Marku, Anabesi, Sh\u00ebn Nikolla, Lagjja Peratikos, Sh\u00ebn Parashqevia, Sh\u00ebn Thanasi, Sh\u00ebn Jorgji, Sh\u00ebn Dhimitri, Sh\u00ebn Pandelejmoni, Sh\u00ebn Triadha, Sh\u00ebn Joani dhe Sh\u00ebn Andoni. Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Thanasit e ndeshim edhe n\u00eb nj\u00eb akt dhurimi t\u00eb dt. 19 janar 1599, shkruar nga Dhimitri, prift dhe protopap\u00eb i Vlor\u00ebs, q\u00eb gjendet n\u00eb kodikun e Vlor\u00ebs, nr. 11. Po k\u00ebshtu, n\u00eb librin &#8220;Kalaja e Kanin\u00ebs dhe shkrime t\u00eb tjera&#8221;, Eqrem Bej Vlora, na njofton se kur u pushtua nga turqit, n\u00eb 17 qershor 1417, Vlora, kishte nj\u00eb lagje t\u00eb quajtur e Sh\u00ebn Todrit. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Kanin\u00ebn fqinje na jep t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e manastirit t\u00eb &#8220;Sh\u00ebn Maris\u00eb&#8221; dhe kish\u00ebs s\u00eb &#8220;Sh\u00ebn Onufrit&#8221;, kamban\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs e kishte dhuruar Gjergj Araniti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga kjo periudh\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb dhe prapatok\u00ebn e saj trash\u00ebgohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb toponimesh q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krishterimin. T\u00eb tilla jan\u00eb fshatrat Peshk\u00ebpi (episkopat\u00eb), Qishbardh\u00eb (kisha e bardh\u00eb), vendet e quajtura Jonuf\u00ebr (Sh\u00ebn Onufri) dhe Kllogjer (murg), apo n\u00eb gjiret e Karaburunit dhe Sazanit, si: Sh\u00ebn Jani, Sh\u00ebn Vasili, Sh\u00ebn Andrea dhe Sh\u00ebn Kolli.<\/p>\n<p>Krahas toponimis\u00eb krishterimi n\u00eb Vlor\u00eb ofron edhe pasuri t\u00eb tjera me vlera kulturore. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb edhe kat\u00ebr kodik\u00ebt e saj. Ata datojn\u00eb n\u00eb shek. XII-XIV dhe i p\u00ebrkisnin dikur sipas sh\u00ebnimeve kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Vlashit t\u00eb Vlor\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb kjo kish\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb vitin 1868 nga mitropoliti i Beratit, Aleksudhi, si kisha e Vlor\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ushtronin ritet kishtare 45 familje orthodhokse. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb enorit\u00eb e tjera q\u00eb shtriheshin p\u00ebrreth qytetit ishin edhe ato t\u00eb Nart\u00ebs, Zv\u00ebrnecit, Dukatit, Mekatit, Selenic\u00ebs, Bestrov\u00ebs, Mifolit dhe Poros s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Ilirjan Gjika<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrim historik nga Ilirjan Gjika mbi trash\u00ebgimin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb (Aulona). Trajton episkop\u00ebt e Vlor\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb Sinodet Ekumenike q\u00eb n\u00eb shek. V, martirizimin e Sh\u00ebn Elefterit dhe Sh\u00ebn Danaksit, var\u00ebsin\u00eb e episkopat\u00ebs nga Durr\u00ebsi dhe Mitropolia e Beratit, si dhe pasurin\u00eb e toponimis\u00eb dhe kodik\u00ebve q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb krishterimin n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (375)","viti":"2024","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"Vlora\", \"Aulona\", \"krishterim\", \"Sh\u00ebn Elefteri\", \"Sh\u00ebn Danaksi\", \"episkopata\", \"Kanina\", \"Mitropolia e Beratit\", \"Eqrem Bej Vlora\", \"Theofan Popa\", \"Ilirjan Gjika\", \"toponime\", \"kodik\u00eb\"]","permbledhje":"Shkrim historik nga Ilirjan Gjika mbi trash\u00ebgimin\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb (Aulona). Trajton episkop\u00ebt e Vlor\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb Sinodet Ekumenike q\u00eb n\u00eb shek. V, martirizimin e Sh\u00ebn Elefterit dhe Sh\u00ebn Danaksit, var\u00ebsin\u00eb e episkopat\u00ebs nga Durr\u00ebsi dhe Mitropolia e Beratit, si dhe pasurin\u00eb e toponimis\u00eb dhe kodik\u00ebve q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb krishterimin n\u00eb zon\u00eb.","autori":"Ilirjan Gjika","kategoria":"Histori kishtare","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9691],"ngjallja_autori":[11469],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90418","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-kishtare","ngjallja_autori-ilirjan-gjika","ngjallja_viti-11815","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vlora, vendi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90418\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/\",\"name\":\"Vlora, vendi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:02:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vlora, vendi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vlora, vendi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90418","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/","name":"Vlora, vendi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:02:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/vlora-vendi-i-trashegimise-se-vjeter-te-krishtere\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vlora, vendi i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90418"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90418"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90418"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}