{"id":90394,"date":"2026-06-01T08:01:37","date_gmt":"2026-06-01T06:01:37","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/"},"modified":"2026-06-01T08:01:37","modified_gmt":"2026-06-01T06:01:37","slug":"si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/","title":{"rendered":"Si ndihmon Kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njeriu e r\u00ebn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebt e sotme, shoq\u00ebria, jo vet\u00ebm q\u00eb toleron gjer\u00ebsisht sjelljet devijuese, por ato njihen ligj\u00ebrisht n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs dhe madje jan\u00eb t\u00eb mbrojtura me ligj.<\/p>\n<p>15 vende t\u00eb Bashkimit Evropian kan\u00eb institucionalizuar martesat mes t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini dhe t\u00eb drejt\u00ebn e adoptimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga k\u00ebto \u201c\u00e7ifte\u201d. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtyre grupeve i ndesh kudo, n\u00eb media e filma apo show-et televizive. T\u00eb rinjt\u00eb po rriten n\u00eb nj\u00eb mjedis ku pranimi rast\u00ebsor i k\u00ebtyre sjelljeve shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si norm\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e k\u00ebsaj ideologjie shihen me p\u00ebrbuzje, jo vet\u00ebm si injorant\u00eb dhe t\u00eb pandri\u00e7uar, por si t\u00ebr\u00ebsisht negativ\u00eb dhe homofob\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ndryshim n\u00eb q\u00ebndrime paraqet nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sfidash nd\u00ebrsa ne k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb si t\u00eb krishter\u00eb. N\u00eb disa aspekte, \u00e7\u00ebshtjet me t\u00eb cilat p\u00ebrballemi jan\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb q\u00eb jetuan n\u00eb antikitetin e von\u00eb. P\u00ebr ta, normat e moralit pagan p\u00ebrfaq\u00ebsonin nj\u00eb status quo mbizot\u00ebruese prej koh\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kisha shpalli nj\u00eb alternativ\u00eb revolucionare, duke e sfiduar mentalitetin e asaj bote dhe duke e nxitur njer\u00ebzimin n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie sipas natyr\u00ebs. Kjo solli jo vet\u00ebm paqe sociale, por edhe nj\u00eb qytet\u00ebrim q\u00eb ndri\u00e7oi mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria e sotme u gjend gati e pap\u00ebrgatitur p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij fenomeni, duke i marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqena vlerat q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar njer\u00ebzimi me aq sakrifica. Po p\u00ebrballemi me nj\u00eb peizazh moral t\u00eb nd\u00ebrtuar rishtaz, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb mjaft t\u00eb shpejt\u00eb, sa hap e mbyll syt\u00eb, nj\u00eb peizazh i cili, larg nga t\u00eb qenit statik, po evoluon me shpejt\u00ebsi, nd\u00ebrsa drejtohet p\u00ebrpara nga forca t\u00eb fuqishme shoq\u00ebrore dhe politike, duke shnd\u00ebrruar vlerat n\u00eb antivlera.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e politikave evropiane dhe mbrojtjes p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet jo natyrore, lobimi, promovimi dhe financimi i fuqish\u00ebm prej shoqatave jofitimprur\u00ebse p\u00ebr martesat e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini dhe identiteteve alternative, na nxisin t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb pozicionin e krishter\u00eb p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje kritike. Ne besojm\u00eb se t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e besimit dhe t\u00eb sjelljes njer\u00ebzore duhet t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs kishtare dhe t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi yn\u00eb i pagabuesh\u00ebm (2 Tim. 3:16-17).<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse Shkrimi i Shenjt\u00eb flet p\u00ebr natyr\u00ebn e qenieve njer\u00ebzore dhe seksualitetin e tyre, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb artikulohet sakt\u00eb ajo q\u00eb m\u00ebson n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Kisha p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, pasi tani, n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e sotme, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq t\u00eb diskutueshme dhe po shkaktojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr\u00e7arje dhe ndasi. Martesa e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini nuk tregon progres t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, por regres dhe kjo do sjell\u00eb shkat\u00ebrrim dhe degradim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn e zbules\u00ebs biblike dhe tradit\u00ebs dymij\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, se pranimi kulturor n\u00eb rritje i identitetit dhe sjelljes jo natyrore (mashkull dhe fem\u00ebr), martesat homoseksuale dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndryshuar identitetin biologjik jan\u00eb t\u00eb gjitha simptoma t\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb shpirt\u00ebror, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon para s\u00eb gjithash, familjen.<\/p>\n<p>Historikisht, k\u00ebto sjellje jan\u00eb p\u00ebrkufizuar si nj\u00eb problem emocional (psikologjik) ose organik (fiziologjik). Por, vitet e fundit, jan\u00eb hequr nga lista e patologjive dhe kan\u00eb filluar t\u00eb konceptohen gjer\u00ebsisht si asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb preferenc\u00eb personale, moralisht neutrale, ose nj\u00eb aspekt natyral i \u201cdiversitetit biologjik\u201d njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Kur Per\u00ebndia e thirri Izraelin q\u00eb t\u00eb ishte populli i Tij n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Ai hyri n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie bes\u00eblidhjeje me ta dhe siguroi Ligjin, i bazuar n\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmin, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ata mund t\u00eb rregullonin jet\u00ebn e tyre si nj\u00eb popull i shenjt\u00eb. Ai ligj p\u00ebrfshinte ndalime specifike t\u00eb praktikave jonatyrore, si ai i librit t\u00eb Levitikut 18:22, ku t\u00eb tilla lidhje cil\u00ebsohen si \u201ct\u00eb neveritshme\u201d. Levitiku 20:13 na e rithekson edhe me tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, Dhiata e Vjet\u00ebr dhe e Re flasin me nj\u00eb z\u00eb.<\/p>\n<p>Apostull Pavli p\u00ebrmend pasojat q\u00eb pasuan n\u00eb jet\u00ebn e tyre: \u201cPrandaj Per\u00ebndia i dha ata n\u00eb ndyr\u00ebsi me d\u00ebshirimet e zemrave t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb \u00e7nderohen trupat e tyre n\u00eb mes vet\u00eb atyre, q\u00eb e nd\u00ebrruan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, dhe nderuan e adhuruan krijes\u00ebn m\u00eb tep\u00ebr se Krijuesin, i cili \u00ebsht\u00eb i bekuar n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Amin. Prandaj Per\u00ebndia i dha ata n\u00eb d\u00ebshirime \u00e7nderimi, sepse edhe grat\u00eb e tyre i shnd\u00ebrruan marr\u00ebdh\u00ebniet natyrore n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr natyr\u00ebs&#8230;\u201d (Romak\u00ebve 1:24-27).<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e Apostull Pavlit, qyteti i Korinthit ishte ve\u00e7an\u00ebrisht i njohur p\u00ebr imoralitetin e banor\u00ebve t\u00eb tij. Qyteti nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb udh\u00ebkryq i l\u00ebvizjeve tregtare, por i t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb veseve. P\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet po ngrihej Kisha, ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e rinj t\u00eb kuptonin rendin moral t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Konstatimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Apostull Pavli shkroi: \u201cA nuk e dini ju se t\u00eb padrejt\u00ebt nuk do t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb?\u201d Pastaj vazhdon: Mos u g\u00ebnjeni: as kurvar\u00ebt, as idhujtar\u00ebt, as shkel\u00ebsit e kuror\u00ebs, as t\u00eb zhburr\u00ebruarit, as homoseksual\u00ebt, as vjedh\u00ebsit, as lakmuesit, as pijanec\u00ebt, as p\u00ebrqesh\u00ebsit, as grabit\u00ebsit nuk do t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb krijimin e njer\u00ebzimit, Zoti vendosi rendin e seksualitetit me t\u00eb cilin raca njer\u00ebzore do t\u00eb zhvillohej dhe do t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohej duke qen\u00eb i bazuar n\u00eb ekzistenc\u00ebn e dy gjinive (mashkull dhe fem\u00ebr) dhe n\u00eb bashkimin e tyre. Psikologjikisht, marr\u00ebdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb. Fizikisht, marr\u00ebdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb e natyrshme. Sociologjikisht, ajo vendos themelet p\u00ebr familjen. Rendi biblik p\u00ebr shprehjen e saj \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje fizike intime q\u00eb duhet t\u00eb ndahet ekskluzivisht brenda nj\u00eb bes\u00eblidhjeje martesore t\u00eb p\u00ebrjetshme &#8211; nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie heteroseksuale dhe monogame.<\/p>\n<p>Emri i qytetit antik t\u00eb Sodom\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shembulli i dekadenc\u00ebs morale t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, duke qen\u00eb sinonimi i sjelljes imorale&#8230;<\/p>\n<p>Si t\u00eb krishter\u00eb, ne i nxisim besimtar\u00ebt t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb past\u00ebrti morale dhe t\u00eb shprehin me fjal\u00eb dhe vepra dashurin\u00eb e Krishtit p\u00ebr t\u00eb vuajturit, t\u00eb munduarit e t\u00eb humburit. T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr ftes\u00ebn e Zotit n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, duhet t\u00eb theksojm\u00eb se jemi t\u00eb thirrur n\u00eb shenjt\u00ebri, por gjithashtu ne duhet t\u2019u drejtohemi me dhembshuri dhe p\u00ebrul\u00ebsi \u00e7do qenieje njer\u00ebzore. T\u00eb krishter\u00ebt, gjithashtu, duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb munden p\u00ebr t\u00eb ndihmuar personin q\u00eb ka luftuar me sjelljet jonatyrore dhe d\u00ebshirat p\u00ebr t\u00eb ndryshuar dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur \u00e7lirimin. Ndryshimi nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i leht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i mundur. Mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve, si klerik\u00ebve dhe teolog\u00ebve apo katekist\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs etj.<\/p>\n<p>D\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pajtohen me Per\u00ebndin\u00eb &#8211; t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb paqen dhe g\u00ebzimin q\u00eb burojn\u00eb nga falja e m\u00ebkatit, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje personale me Zotin Jisu Krisht. Per\u00ebndia nuk do q\u00eb t\u00eb humbas\u00eb asnj\u00ebri n\u00eb m\u00ebkatet e tij; Ai i fton t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb ofert\u00ebn e Tij p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme (Joani 3:16). Si pjes\u00eb e trupit s\u00eb Tij, ne u b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb Krishtin.<\/p>\n<p>Kisha e Shenjt\u00eb respekton zgjedhjen dhe vullnetin e lir\u00eb t\u00eb \u00e7do njeriu dhe nuk imponon ask\u00ebnd. Kisha frym\u00ebzon bijt\u00eb dhe bijat e saj sipas th\u00ebnies t\u00eb nj\u00eb Ati t\u00eb Kish\u00ebs se: I lumur \u00ebsht\u00eb ai njeri q\u00eb shikon \u00e7do njeri si per\u00ebndi pas Per\u00ebndis\u00eb, meqen\u00ebse te \u00e7do njeri gjendet ikona e Per\u00ebndis\u00eb dhe sado e d\u00ebmtuar, me hije, me plag\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo ikon\u00eb, s\u00ebrish mbetet e krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha nuk urren ask\u00ebnd, por lutet dhe fton \u00e7do krijes\u00eb t\u00eb pendohet, t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga m\u00ebkati dhe t\u00eb kthehet te Zoti.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim mund t\u00eb themi se: Kisha \u00ebsht\u00eb shtylla dhe baza e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs (1 Tim. 3:15), e themeluar mbi m\u00ebsimet e Jisu Krishtit nj\u00eblloj dje, sot dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb (Hebrenjve 13:8). Ajo nuk \u00ebsht\u00eb e l\u00ebkundur nga er\u00ebrat e filozofive dhe ideologjive bashk\u00ebkohore shoq\u00ebrore dhe politike, por vazhdon t\u00eb ofroj\u00eb rrug\u00ebn drejt sh\u00ebrimit t\u00eb personit njer\u00ebzor dhe rivendosjes s\u00eb natyr\u00ebs t\u00eb r\u00ebn\u00eb njer\u00ebzore. Nd\u00ebr virtytet, nj\u00eb jet\u00eb e d\u00eblir\u00eb mbetet synimi i \u00e7do t\u00eb krishteri besnik. Veprat e panatyrshme jan\u00eb t\u00eb ndaluara, sepse ato jan\u00eb shkat\u00ebrruese p\u00ebr shpirtin dhe trupin. P\u00ebr sa i p\u00ebrket martes\u00ebs, Kisha e kupton at\u00eb si nj\u00eb institucion t\u00eb krijuar nga Per\u00ebndia p\u00ebrpara r\u00ebnies, prandaj njeriu do t\u00eb l\u00ebr\u00eb baban\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebn e tij dhe do t\u00eb lidhet me gruan e tij: dhe ata do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb mish i vet\u00ebm (Zan. 2:24) dhe m\u00eb von\u00eb u bekua nga Zoti yn\u00eb Jisu Krisht me mrekullin\u00eb e Tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kana t\u00eb Galiles\u00eb (Joani 2:1-11). Ky kuptim nuk ka ndryshuar dhe nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spital shpirt\u00ebror p\u00ebr njer\u00ebzimin e r\u00ebn\u00eb. Me r\u00ebnien, njeriu iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb morie dob\u00ebsish trupore dhe shpirt\u00ebrore, t\u00eb cilat mund t\u00eb gjejn\u00eb sh\u00ebrim vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs shpirt\u00ebrore brenda Kish\u00ebs, e cila \u00e7on n\u00eb bashkimin me Per\u00ebndin\u00eb me an\u00eb t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht. Kisha i mir\u00ebpret t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luftojn\u00eb me pasionet, me m\u00ebkatet e \u00e7far\u00ebdolloj forme dhe u ofron t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb rrug\u00eb sh\u00ebrimi dhe pajtimi me Per\u00ebndin\u00eb. Amin.<\/p>\n<p>At\u00eb Grigor Pelushi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull i At\u00eb Grigor Pelushit mbi q\u00ebndrimin e Kish\u00ebs Orthodhokse ndaj sjelljeve seksuale jo natyrore dhe martesave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini. Autori thekson m\u00ebsimet biblike dhe tradit\u00ebn dymij\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Kish\u00ebs, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Kisha respekton vullnetin e lir\u00eb por fton drejt pendimit, paq\u00ebsimit me Per\u00ebndin\u00eb dhe sh\u00ebrimit shpirt\u00ebror.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"2 (374)","viti":"2024","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"martesa\", \"homoseksualitet\", \"Shkrimi i Shenjt\u00eb\", \"Apostull Pavli\", \"Sodoma\", \"moral\", \"familje\", \"pendim\", \"Kisha\", \"sh\u00ebrim shpirt\u00ebror\", \"Bashkimi Evropian\"]","permbledhje":"Artikull i At\u00eb Grigor Pelushit mbi q\u00ebndrimin e Kish\u00ebs Orthodhokse ndaj sjelljeve seksuale jo natyrore dhe martesave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini. Autori thekson m\u00ebsimet biblike dhe tradit\u00ebn dymij\u00ebvje\u00e7are t\u00eb Kish\u00ebs, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Kisha respekton vullnetin e lir\u00eb por fton drejt pendimit, paq\u00ebsimit me Per\u00ebndin\u00eb dhe sh\u00ebrimit shpirt\u00ebror.","autori":"At\u00eb Grigor Pelushi","kategoria":"Theologji \/ Etik\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11830],"ngjallja_autori":[11335],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90394","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-theologji-etike","ngjallja_autori-ate-grigor-pelushi","ngjallja_viti-11815","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si ndihmon Kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njeriu e r\u00ebn\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90394\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/\",\"name\":\"Si ndihmon Kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njeriu e r\u00ebn\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:01:37+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si ndihmon Kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njeriu e r\u00ebn\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si ndihmon Kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njeriu e r\u00ebn\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90394","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/","name":"Si ndihmon Kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njeriu e r\u00ebn\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:01:37+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/si-ndihmon-kisha-per-te-shpetuar-njeriu-e-rene\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si ndihmon Kisha p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar njeriu e r\u00ebn\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90394"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90394"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90394"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}