{"id":90379,"date":"2026-06-01T08:01:20","date_gmt":"2026-06-01T06:01:20","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/"},"modified":"2026-06-01T08:01:20","modified_gmt":"2026-06-01T06:01:20","slug":"episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/","title":{"rendered":"Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj"},"content":{"rendered":"<p>Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj<\/p>\n<p>Nga z. Ilirjan Gjika<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs antike, Foinika konsiderohej si kryeqendra e Kaonis\u00eb dhe nj\u00eb nd\u00ebr qytetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit t\u00eb Epirit, e cila gjat\u00eb viteve 234 pr.K. -167 pr.K. do t\u00eb sh\u00ebrbente edhe si kryeqytet i Lidhjes Epirote.<\/p>\n<p>Rr\u00ebnojat e saj, t\u00eb shp\u00ebrndara mbi nj\u00eb kod\u00ebr me lart\u00ebsi 290 m, ndodhen pran\u00eb Finiqit t\u00eb sot\u00ebm, n\u00eb larg\u00ebsi 9 km nga Saranda. Si qytet, Foinika funksionoi nga shek. V pr.K. deri n\u00eb mesjet\u00ebn e hershme. N\u00eb koh\u00ebn e shk\u00eblqimit t\u00eb saj kishte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 57 ha, mure rrethuese me gjat\u00ebsi 5 km, si dhe nj\u00eb akropol, tempuj, teat\u00ebr, gjimnaz, nd\u00ebrtime me karakter publik dhe privat, nekropol, monedha etj.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e shtetit t\u00eb Epirit, Foinika pati ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shum\u00eb ngjarje t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cilat gjejn\u00eb pasqyrim t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb tekstet e autor\u00ebve antik\u00eb. Pas vitit 167 pr.K., ajo, do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb organizimin e brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit t\u00eb Rom\u00ebs, kurse me reform\u00ebn administrative t\u00eb Dioklecianit, n\u00eb fund t\u00eb shek. III, do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e provinc\u00ebs s\u00eb Epirit t\u00eb Vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb rrug\u00ebkalim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe qend\u00ebr urbane, Foinika luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr rajonin edhe gjat\u00eb antikitetit t\u00eb von\u00eb. Sipas Guid\u00ebs s\u00eb Hieroklit t\u00eb viteve 527-528 &#8211; nj\u00eb manual udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit perandorak\u00eb &#8211; ajo ishte nj\u00eb nd\u00ebr 12 qytetet kryesore t\u00eb Epirit t\u00eb Vjet\u00ebr. Foinika ishte edhe nj\u00eb nga qytetet e rind\u00ebrtuara nga Perandori Justinian n\u00eb shek. VI, p\u00ebr t\u00eb cilin biografi i tij, Prokopi i Qesaris\u00eb, na jep edhe nj\u00eb shpjegim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm. Si qytet me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ajo do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb prej qendrave t\u00eb Krishterimit t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. Nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb aktivitetet e shumta q\u00eb zhvilluan episkop\u00ebt e saj n\u00eb shek. V-VI. Dokumentet historike tregojn\u00eb pjes\u00ebmarrjen e episkopit Peregrin n\u00eb Sinodin Ekumenik t\u00eb Efesit, n\u00eb vitin 431 dhe at\u00eb t\u00eb Kalqedonis\u00eb, n\u00eb vitin 451. Nj\u00eb tjet\u00ebr episkop, Valeriani, p\u00ebrmendet n\u00eb letrat e pap\u00ebs Leoni I n\u00eb vitin 458, nd\u00ebrsa episkopi Filip n\u00eb letr\u00ebn e pap\u00ebs Hormisdas, n\u00eb vitin 516. Pik\u00ebrisht ligji i nxjerr\u00eb nga perandori Zenon (474-475), ku: &#8220;&#8230;\u00e7do qytet&#8230; t\u00eb ket\u00eb me \u00e7do kusht nj\u00eb episkop t\u00eb vetin&#8230;&#8221;, gjen pasqyrimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 Foinik\u00ebs, episkopata t\u00eb tjera ndeshim edhe n\u00eb Ankiazm\u00eb, Butrint dhe Adrianopolin fqinj.<\/p>\n<p>Si\u00e7 duket, kjo episkopat\u00eb funksionoi deri n\u00eb mesin e shek. VI, shekull q\u00eb sh\u00ebnoi nisjen e r\u00ebnies s\u00eb saj nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh, fizik\u00eb dhe human\u00eb, q\u00eb zun\u00eb fill me murtaj\u00ebn n\u00eb vitin 540. Kjo u pasua nga invazioni i got\u00ebve t\u00eb drejtuar nga Totila, n\u00eb vitin 551, t\u00eb cil\u00ebt pla\u00e7kit\u00ebn dhe shkat\u00ebrruan disa prej qyteteve t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Epirit t\u00eb Vjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb shkat\u00ebrrimesh soll\u00ebn edhe m\u00ebsymjet e sllav\u00ebve n\u00eb vitet 586-587.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, qyteti u braktis dhe u shnd\u00ebrrua gradualisht n\u00eb nj\u00eb vendbanim t\u00eb thjesht\u00eb rural dhe, bashk\u00eb me t\u00eb, humbi edhe shk\u00eblqimi i monumenteve t\u00eb kultit, mes t\u00eb cilave renditet edhe bazilika paleokristiane. Nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb e d\u00ebshmon zhvendosja e selis\u00eb nga episkopi Efstahi n\u00eb vitin 568 drejt Mesopotamit, me emrin e ri: Episkopata e Foinik\u00ebs dhe e Mesopotamit. D\u00ebshmi t\u00eb zhvillimeve t\u00eb k\u00ebsaj kohe jan\u00eb edhe rr\u00ebnojat e kompleksit kishtar t\u00eb Foinik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat arkeolog\u00ebt mendojn\u00eb se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si qendra t\u00eb dikurshme episkopale. Rr\u00ebnojat e k\u00ebtyre objekteve u zbuluan fillimisht nga z. Luixhi Ugolini, gjat\u00eb g\u00ebrmimeve arkeologjike t\u00eb zhvilluara n\u00eb vitet 1926-1927. Gjat\u00eb viteve 2006-2007, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohore, n\u00ebn drejtimin e arkeolog\u00ebve italo-shqiptar\u00eb, z. Sandro De Maria dhe z. Marco Podini, bazilika e Foinikes u zbulua plot\u00ebsisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa vite m\u00eb par\u00eb, ky grup arkeolog\u00ebsh kishte realizuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe studimin dhe restaurimin e baptisterit q\u00eb ndodhej n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kjo godin\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb antikitetit ishte nj\u00eb tempull, quhej nga Ugolini &#8220;thesaurus-thesar&#8221; dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs bizantine u shnd\u00ebrrua n\u00eb baptister (pag\u00ebzimore). Gjat\u00eb g\u00ebrmimeve u konstatuan d\u00ebmtime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs, por edhe prej bunker\u00ebve, gjat\u00eb viteve t\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>Sipas studiuesit Aleksand\u00ebr Meksi, bazilika e Foinik\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb mesin e shek. VI, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me baptisterin. Nd\u00ebrsa p\u00ebr arkeolog\u00ebt Sandro De Maria dhe Marco Podini, kjo bazilik\u00eb, s\u00eb bashku me baptisterin dhe oborrin midis tyre, i takojn\u00eb fundit t\u00eb shek. V- fillimit t\u00eb shek. VI.<\/p>\n<p>Bazilika kishte nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 26.30 m. Kur u nd\u00ebrtua p\u00ebrb\u00ebhej nga naosi, absida, narteksi, nj\u00eb ambient ndihm\u00ebs ngjitur me t\u00eb, si dhe nj\u00eb portik i hapur n\u00eb an\u00ebn veriore. Naosi, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte pjes\u00ebn kryesore t\u00eb saj, ndahej n\u00eb tre nefe n\u00ebp\u00ebrmjet kolonave, kurse ikonostasi p\u00ebrb\u00ebhej nga pllaka t\u00eb gdhendura guri. M\u00eb pas, bazilika e Foinik\u00ebs kaloi n\u00ebp\u00ebr disa faza t\u00eb tjera nd\u00ebrhyrjesh dhe rikonstruksionesh. K\u00ebshtu, gjat\u00eb periudh\u00ebs nga fundi i shek. VI &#8211; gjysma e par\u00eb e shek. VII, n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb transeptit u nd\u00ebrtua nj\u00eb tjet\u00ebr vask\u00eb pag\u00ebzimi n\u00eb form\u00eb kryqi. Kjo ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb braktisjes s\u00eb baptisterit t\u00eb dikursh\u00ebm dhe shnd\u00ebrrimit t\u00eb tij dhe hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb oborrit n\u00eb vend varrimi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb shpjegohet dhe me sulmet e dhunshme, t\u00eb cilat shkaktuan nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb sistemit ekonomik dhe shoq\u00ebror dhe q\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb tkurrje t\u00eb objekteve dhe komplekseve t\u00eb m\u00ebdha kishtare. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe Ugolini, i cili gjat\u00eb g\u00ebrmimeve t\u00eb kryera n\u00eb baptister gjeti gjurm\u00eb t\u00eb shumta djegiesh.<\/p>\n<p>K\u00ebto ngjarje t\u00eb dhunshme \u00e7uan edhe n\u00eb r\u00ebnien p\u00ebrfundimtare dhe braktisjen e qytetit t\u00eb Foinik\u00ebs. Nuk dihet se \u00e7&#8217;ndodhi m\u00eb tej me bazilik\u00ebn gjat\u00eb shek. VII-XIII, por nuk p\u00ebrjashtohet edhe hipoteza p\u00ebr nj\u00eb rikonstruksion t\u00eb mundsh\u00ebm gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb von\u00eb, e ngjashme me ato t\u00eb bazilikave fqinje, apo mendimi i shprehur nga Ugolini p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb shek. XI.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas shek. XIII mendohet t\u00eb jet\u00eb rr\u00ebnuar plot\u00ebsisht. N\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb nefit qendror u nd\u00ebrtua nj\u00eb paraklis i vog\u00ebl, n\u00eb kujtim dhe sh\u00ebrbim t\u00eb varrez\u00ebs q\u00eb funksiononte qysh m\u00eb par\u00eb n\u00eb at\u00eb vend. Megjithat\u00eb, edhe ky objekt i vog\u00ebl kulti u braktis diku n\u00eb shek. XV, fakt q\u00eb d\u00ebshmohet nga monedhat e gjetura t\u00eb k\u00ebsaj kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrin osman t\u00eb viteve 1431-1432 at\u00eb e ndeshim si nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl me emrin Finiq, q\u00eb i p\u00ebrkiste vilajetit t\u00eb Vajonet\u00ebs dhe kishte gjithsej 56 sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Bunker\u00ebt e nd\u00ebrtuar mbi rr\u00ebnojat e Foinikes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim historik nga Ilirjan Gjika mbi Episkopat\u00ebn e Foinik\u00ebs dhe bazilik\u00ebn e saj paleokristiane. P\u00ebrshkruhet historia e qytetit antik nga shek. V pr.K. deri n\u00eb shek. XV, episkop\u00ebt e shek. V-VI, g\u00ebrmimet arkeologjike t\u00eb Ugolinit (1926-1927) dhe De Maria-Podini (2006-2007), si dhe arkitektura e bazilik\u00ebs dhe baptisterit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (373)","viti":"2024","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Foinika\", \"Finiq\", \"bazilika paleokristiane\", \"Epir\", \"Kaoni\", \"Saranda\", \"Justiniani\", \"baptister\", \"Luixhi Ugolini\", \"Sandro De Maria\", \"Marco Podini\", \"Aleksand\u00ebr Meksi\", \"Krishterim i hersh\u00ebm\", \"episkopata\"]","permbledhje":"Studim historik nga Ilirjan Gjika mbi Episkopat\u00ebn e Foinik\u00ebs dhe bazilik\u00ebn e saj paleokristiane. P\u00ebrshkruhet historia e qytetit antik nga shek. V pr.K. deri n\u00eb shek. XV, episkop\u00ebt e shek. V-VI, g\u00ebrmimet arkeologjike t\u00eb Ugolinit (1926-1927) dhe De Maria-Podini (2006-2007), si dhe arkitektura e bazilik\u00ebs dhe baptisterit.","autori":"Ilirjan Gjika","kategoria":"Histori dhe arkeologji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11819],"ngjallja_autori":[11469],"ngjallja_viti":[11815],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90379","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-dhe-arkeologji","ngjallja_autori-ilirjan-gjika","ngjallja_viti-11815","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90379\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/\",\"name\":\"Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T06:01:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90379","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/","name":"Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T06:01:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/episkopata-e-foinikes-dhe-bazilika-paleokristiane-e-saj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Episkopata e Foinik\u00ebs dhe bazilika paleokristiane e saj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90379"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90379"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90379"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}