{"id":90304,"date":"2026-06-01T07:59:53","date_gmt":"2026-06-01T05:59:53","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/"},"modified":"2026-06-01T07:59:53","modified_gmt":"2026-06-01T05:59:53","slug":"fali-paqe-botes-sate","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/","title":{"rendered":"Fali paqe bot\u00ebs sate!"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb jesh i krishter\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh njeri i paqes dhe pun\u00ebtor i saj. T\u00eb gjith\u00eb Et\u00ebrit e kish\u00ebs deklaruan pa m\u00ebdyshje se t\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb martir\u00eb (d\u00ebshmitar\u00eb) t\u00eb paqes. Sh\u00ebn Nikolla Kavasila thot\u00eb: &#8220;T\u00eb krishter\u00ebt, si nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Krishtit q\u00eb i b\u00ebri t\u00eb gjitha gj\u00ebrat p\u00ebr paqen, duhet t\u00eb jen\u00eb &#8216;mjeshtrit e paqes'&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb krishter\u00ebt jan\u00eb rac\u00eb paq\u00ebsore&#8221; &#8211; v\u00ebren Sh\u00ebn Klementi i Aleksandris\u00eb. &#8220;Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb karakteristike p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb krishter\u00eb sesa t\u00eb jet\u00eb pun\u00ebtor p\u00ebr paqen&#8221; &#8211; shkruan Sh\u00ebn Vasili.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, tre k\u00ebrkesat e para t\u00eb drejtuara nga dhjaku ose prifti, i referohen tem\u00ebs madhore t\u00eb paqes:<br \/>\n1. &#8220;Me paqe le t&#8217;i lutemi Zotit&#8221;.<br \/>\n2. &#8220;P\u00ebr paqen q\u00eb lartazi&#8230; le t&#8217;i lutemi Zotit&#8221;.<br \/>\n3. &#8220;P\u00ebr paqen e t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs, le t&#8217;i lutemi Zotit&#8221;.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr paqe edhe 18 her\u00eb t\u00eb tjera, deri n\u00eb lutjen e fundit: &#8220;Fali paqe bot\u00ebs sate&#8230;&#8221;, Liturgjia Hyjnore p\u00ebrfundon me thirrjen e priftit: &#8220;Me paqe le t\u00eb shkojm\u00eb&#8221;. Pra nga fillimi i Liturgjis\u00eb Hyjnore e deri n\u00eb fund mbizot\u00ebron thirrja p\u00ebr paqe.<\/p>\n<p>Por t\u00eb krishter\u00ebt, jo vet\u00ebm q\u00eb luten p\u00ebr paqen dhe besojn\u00eb se Per\u00ebndia e ka caktuar bot\u00ebn t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, paqe dhe unitet, por p\u00ebr shkak t\u00eb besimit t\u00eb tyre ata jan\u00eb thirrur t\u00eb jen\u00eb paqeb\u00ebr\u00ebs aktiv\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ne jemi t\u00eb st\u00ebrvitur n\u00eb paqe, jo n\u00eb luft\u00eb&#8221; &#8211; shkruan p\u00ebrs\u00ebri Sh\u00ebn Klementi i Aleksandris\u00eb. T\u00eb krishter\u00ebt nuk jan\u00eb vet\u00ebm njer\u00ebz paq\u00ebsor\u00eb, por jan\u00eb edhe paqeb\u00ebr\u00ebs. Vet\u00eb Zoti tha: &#8220;Lum paqeb\u00ebr\u00ebsit, sepse ata do t\u00eb quhen bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb&#8221; (Mt. 5:9).<\/p>\n<p>\u00c7do i krishter\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar i paqes, duke e d\u00ebshmuar at\u00eb p\u00ebrmes jet\u00ebs dhe veprave. Sh\u00ebn Joan Gojarti thot\u00eb: &#8220;Un\u00eb nuk besoj n\u00eb shp\u00ebtimin e askujt q\u00eb nuk shqet\u00ebsohet p\u00ebr shp\u00ebtimin e tjetrit&#8221;.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu kritikonte udh\u00ebheq\u00ebsit fetar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Ka dy lloje udh\u00ebheq\u00ebsish t\u00eb krishter\u00eb: ata q\u00eb thon\u00eb, &#8216;kisha ime \u00ebsht\u00eb universi im&#8217; dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb thon\u00eb, &#8216;universi \u00ebsht\u00eb kisha ime&#8217;.&#8221; Natyrisht, ky shenjt i madh i Kish\u00ebs kishte pik\u00ebpamjen e fundit. Diku tjet\u00ebr, ai predikon: &#8220;Udh\u00ebheq\u00ebsi i Kish\u00ebs duhet t\u00eb kujdeset jo vet\u00ebm p\u00ebr kish\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb besuar nga Shpirti i Shenjt\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Kish\u00ebn q\u00eb ekziston n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn&#8221;.<\/p>\n<p>Paqeb\u00ebr\u00ebsi i bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr Krishtin, merr kryqin e tij dhe \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb humbas\u00eb edhe jet\u00ebn p\u00ebr Zotin, sepse i beson fjal\u00ebt e Tij: &#8220;Ai q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb jet\u00ebn e tij, do ta humbas\u00eb at\u00eb; edhe ai q\u00eb do t\u00eb humbas\u00eb jet\u00ebn e tij p\u00ebr shkakun tim, do ta gjej\u00eb at\u00eb&#8221; (Mt. 16:25).<\/p>\n<p>Paqeb\u00ebr\u00ebsi, i forcuar nga hiri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, hyn n\u00eb konfliktet njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar paqen e Krishtit, paqe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 e jep bota (Jn.14:27). Paqja e Krishtit lind n\u00eb zemr\u00ebn e njeriut, pastaj derdhet jasht\u00eb saj, b\u00ebhet dashuri e p\u00ebrgjegjshme dhe krijuese dhe merr nj\u00eb dimension shoq\u00ebror. Vet\u00ebm ata q\u00eb kan\u00eb gjetur paqen brenda vetes mund t&#8217;i pajtojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, sepse n\u00ebse nuk jemi n\u00eb paqe me veten, nuk mund t\u00eb jemi n\u00eb paqe me ask\u00ebnd tjet\u00ebr dhe nuk mund t\u00eb jemi n\u00eb paqe me veten n\u00ebse nuk jemi n\u00eb paqe me Per\u00ebndin\u00eb. &#8220;Shpirti deiform (i ngjash\u00ebm me Hyjnin\u00eb) nuk mund t\u00eb ushqej\u00eb urrejtje kund\u00ebr nj\u00eb njeriu dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb jet\u00eb n\u00eb paqe me Zotin&#8221; &#8211; thot\u00eb sh\u00ebn Maksim Omologjeti.<\/p>\n<p>Lufta p\u00ebr paqen nuk mund t\u00eb ndahet nga lufta p\u00ebr drejt\u00ebsi, sepse &#8220;Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje ngr\u00ebnieje dhe pirjeje, por e drejt\u00ebsis\u00eb, e paqes dhe e g\u00ebzimit n\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb&#8221; (Rom. 14:17).<\/p>\n<p>Paqja lidhet me dashurin\u00eb dhe shenjt\u00ebrin\u00eb dhe paqeb\u00ebr\u00ebsi i bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka dashuri dhe sheh tek \u00e7do njeri, cilido qoft\u00eb ai, ikon\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, dhe n\u00eb zemr\u00ebn e tij nuk ka urrejtje dhe armiq\u00ebsi. N\u00ebse nuk e shohim ikon\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb \u00e7do qenie njer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, nuk do t\u00eb shohim Fytyr\u00ebn e Zotit n\u00eb jet\u00ebn e ardhshme, si\u00e7 shkruan sh\u00ebn Pavli: &#8220;K\u00ebrkoni paqen me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe shenjt\u00ebrin\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebn asnj\u00eb nuk do t\u00eb shoh\u00eb Zotin&#8221; (Hebr. 12. 14).<\/p>\n<p>T\u00eb jesh paqeb\u00ebr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nivelin etik, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nivelin ontologjik, po ashtu si t\u00eb jesh i mir\u00eb. Duke mos qen\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe paq\u00ebsor\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb qenia jon\u00eb ajo q\u00eb gjymtohet. Pa dyshim, ne nuk mund t\u00eb arrijm\u00eb mir\u00ebsin\u00eb dhe paqen e brendshme vet\u00ebm me forcat tona, n\u00ebse nuk forcohemi nga hiri i Per\u00ebndis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ndodh vet\u00ebm kur jemi n\u00eb kungim me T\u00eb dhe zbatojm\u00eb urdh\u00ebrimet e Tij. Vet\u00ebm me fuqin\u00eb ton\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb paqen e Per\u00ebndis\u00eb, por me T\u00eb, t\u00eb gjitha gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb mundshme. Paqja e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe pjes\u00eb e hirit t\u00eb Tij: &#8220;Por fryti i Frym\u00ebs \u00ebsht\u00eb dashuri, g\u00ebzim, paqe, zem\u00ebrgjer\u00ebsi, \u00ebmb\u00eblsi, mir\u00ebsi, besnik\u00ebri, but\u00ebsi, vet\u00ebp\u00ebrmbajtje&#8221; (Gal. 5:22-23).<\/p>\n<p>Paqja e Per\u00ebndis\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb parashijim i Mbret\u00ebris\u00eb Qiellore \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb mjekim kund\u00ebr frik\u00ebs dhe mbron mendjet dhe zemrat tona n\u00eb koh\u00eb t\u00eb trazuara dhe t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Sh\u00ebn Pavli shkruan: &#8220;Edhe paqja e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do mendje do t\u00eb ruaj\u00eb zemrat tuaja dhe mendjet tuaja me an\u00eb t\u00eb Jisu Krishtit&#8221; (Fil. 4:7).<\/p>\n<p>Paqeb\u00ebr\u00ebsi i bekuar \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitar (martir) dhe z\u00eb i paqes. Ai nuk b\u00ebn kompromis me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e Zotit, por jeton, punon dhe ndjek at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Zoti. Nuk duhet t\u00eb predikojm\u00eb mendimet tona personale, por Fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe besimin q\u00eb iu dha nj\u00eb her\u00eb shenjtor\u00ebve (Jud.1:3). Ne e kuptojm\u00eb se n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe njer\u00ebzve t\u00eb ndrysh\u00ebm do t&#8217;u predikojm\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, por gjithmon\u00eb duhet t\u00eb ruhet identiteti i mesazhit t\u00eb Ungjillit. At\u00eb Florovsky shkruan: &#8220;Ai q\u00eb predikon duhet t\u00eb jet\u00eb i sigurt se po predikon t\u00eb nj\u00ebjtin Ungjill q\u00eb u dha dhe se nuk po paraqet n\u00eb vend t\u00eb tij ndonj\u00eb &#8216;ungjill t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm&#8217; t\u00eb tijin. Fjala e Per\u00ebndis\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrshtatet leht\u00eb, ose t\u00eb p\u00ebrshtatet me zakonet dhe q\u00ebndrimet kalimtare t\u00eb \u00e7do epoke t\u00eb caktuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb&#8221;. Fatkeq\u00ebsisht, ne shpesh jemi t\u00eb prirur ta matim Fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb me shtatin ton\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb ta kontrollojm\u00eb mendjen ton\u00eb me shtatin e Krishtit. &#8216;Mendja moderne&#8217; q\u00ebndron gjithashtu n\u00ebn gjykimin e Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebt tona, ku mbizot\u00ebrojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat dhe gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat, ka nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr rolin profetik t\u00eb Kish\u00ebs. Duhet ta mbajm\u00eb gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb profetike, sepse n\u00ebse e humbim k\u00ebt\u00eb rol do t\u00eb humbasim edhe misionin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs. Kisha duhet t\u00eb thot\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Zoti dhe pa asnj\u00eb dyshim Zoti po na thot\u00eb se prej Tij vjen vet\u00ebm paqja, jo lufta. Kushdo q\u00eb nxit dhe justifikon luft\u00ebn nuk vjen nga Zoti.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb nga Shkrimi i Shenjt\u00eb se sa e kushtueshme ishte p\u00ebr profet\u00ebt, po ashtu \u00ebsht\u00eb edhe sot, fraza: &#8220;K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti&#8221;. T\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt u persekutuan dhe u vran\u00eb sepse than\u00eb &#8220;k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti&#8221;. Shkrimi na thot\u00eb gjithashtu se kishte njer\u00ebz q\u00eb profetizonin vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb donin t\u00eb d\u00ebgjonin mbreti apo njer\u00ebzit e tjer\u00eb. K\u00ebta ishin profet\u00ebt e rrem\u00eb. K\u00ebta ishin g\u00ebnjeshtar\u00eb q\u00eb pretendonin se flisnin fjal\u00ebn e Zotit, por realisht flisnin p\u00ebr interesat e tyre, duke mashtruar njer\u00ebzit. Profeti Jeremia i d\u00ebnon profet\u00ebt e rrem\u00eb dhe prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb vepruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme me k\u00ebto fjal\u00eb: &#8220;Ata e mjekojn\u00eb shkel e shko plag\u00ebn e popullit tim, duke th\u00ebn\u00eb: &#8216;Paqe, paqe&#8217;, kur nuk ka paqe. A ju vinte turp kur kryenin gj\u00ebra t\u00eb neveritshme? Jo! Nuk kishin turp fare dhe as nuk dinin se \u00e7&#8217;ishte t\u00eb skuqeshe. Prandaj do t\u00eb rr\u00ebzohen midis atyre q\u00eb rr\u00ebzohen; kur do t&#8217;i vizitoj, do t\u00eb rr\u00ebzohen&#8221;, thot\u00eb Zoti. (Jer.6:14-15).<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, shpesh sot roli profetik tradhtohet p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme &#8211; nga frika, mungesa e dashuris\u00eb, besimi i vak\u00ebt, interesat vetjake t\u00eb grupeve t\u00eb ndryshme, ose interesat politike dhe etnike &#8211; duke dashur lavdin\u00eb e njer\u00ebzve m\u00eb tep\u00ebr se lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb (Jn.12:43). Ne do t\u00eb jemi ose profet\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Lart\u00eb, ose profet\u00eb t\u00eb rrem\u00eb. Nuk ka rrug\u00eb t\u00eb mesme. Nj\u00eb besim i vak\u00ebt nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb. Duke mos u th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebve, ne tregojm\u00eb se nuk i duam ata. Miku m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb na shtyn drejt shp\u00ebtimit dhe jo ai q\u00eb na thot\u00eb fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla. Shpesh e v\u00ebrteta nuk p\u00ebrkon me at\u00eb q\u00eb pushtetar\u00ebt e k\u00ebsaj bote, ose njer\u00ebzit duan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb. Krishterimi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur pushtetin e k\u00ebsaj bote, ose p\u00ebr t\u00eb arg\u00ebtuar njer\u00ebzit, por p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar ata. Roli profetik i kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb thot\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Zoti.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, dua t\u00eb them se po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur paqja \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik dhe Zoti u k\u00ebrkon t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb jen\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb saj. Pavar\u00ebsisht persekutimit dhe vuajtjes, Zoti nuk do t\u00eb na braktis\u00eb dhe do t\u00eb na jap\u00eb urt\u00ebsi dhe kuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen dhe g\u00ebzimin e Jisu Krishtit, i Cili e ka mposhtur err\u00ebsir\u00ebn, urrejtjen dhe t\u00eb keqen n\u00ebp\u00ebrmjet vepr\u00ebs s\u00eb Tij shp\u00ebtimtare. &#8220;Jua thash\u00eb juve k\u00ebto, q\u00eb t\u00eb keni paqe n\u00eb mua. &#8211; na m\u00ebson Ai &#8211; N\u00eb bot\u00eb do t\u00eb keni shtr\u00ebngim; po kini zem\u00ebr, un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn&#8221; (Jn. 16:33).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Joanit n\u00eb Konferenc\u00ebn &#8220;Thirrja p\u00ebr Paqen&#8221; n\u00eb Berlin, shtator 2023. Ai zhvillon doktrin\u00ebn e krishter\u00eb mbi paqen, citon Et\u00ebrit e Kish\u00ebs dhe profet\u00ebt, dhe paralajm\u00ebron p\u00ebr rolin profetik t\u00eb Kish\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pavar\u00ebsisht persekutimit. Kushdo q\u00eb nxit luft\u00ebn nuk vjen nga Zoti.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Fjala e Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Joanit, mbajtur n\u00eb Berlin n\u00eb Konferenc\u00ebn e organizuar nga komuniteti i Sant'Egidios m\u00eb 10 - 12 shtator 2023, me tem\u00eb \"Thirrja p\u00ebr Paqen\". Mori pjes\u00eb Presidenti dhe Kancelari i Gjermanis\u00eb, z. Olaf Schols; Ministri i Jasht\u00ebm i Italis\u00eb, z. Antonio Tajani, si edhe shum\u00eb personalitete politike, kulturore dhe fetare.","numri":"9 (369)","viti":"2023","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[4, 5]","fjale_kyce":"[\"paqja\", \"Mitropoliti Joan\", \"Kor\u00e7a\", \"Berlin\", \"Sant'Egidio\", \"paqeb\u00ebr\u00ebs\", \"Liturgjia Hyjnore\", \"profet\u00ebt\", \"Kisha\", \"Krishti\", \"drejt\u00ebsia\", \"Et\u00ebrit\"]","permbledhje":"Fjala e Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Joanit n\u00eb Konferenc\u00ebn \"Thirrja p\u00ebr Paqen\" n\u00eb Berlin, shtator 2023. Ai zhvillon doktrin\u00ebn e krishter\u00eb mbi paqen, citon Et\u00ebrit e Kish\u00ebs dhe profet\u00ebt, dhe paralajm\u00ebron p\u00ebr rolin profetik t\u00eb Kish\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pavar\u00ebsisht persekutimit. Kushdo q\u00eb nxit luft\u00ebn nuk vjen nga Zoti.","autori":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Joani","kategoria":"Fjalim \/ Teologji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11770],"ngjallja_autori":[11626],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90304","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-fjalim-teologji","ngjallja_autori-mitropoliti-i-korces-hiresi-joani","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fali paqe bot\u00ebs sate! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90304\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/\",\"name\":\"Fali paqe bot\u00ebs sate! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:59:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fali paqe bot\u00ebs sate!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fali paqe bot\u00ebs sate! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90304","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/","name":"Fali paqe bot\u00ebs sate! - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:59:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fali-paqe-botes-sate\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fali paqe bot\u00ebs sate!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90304","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90304"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90304"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90304"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}