{"id":90292,"date":"2026-06-01T07:59:40","date_gmt":"2026-06-01T05:59:40","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/"},"modified":"2026-06-01T07:59:40","modified_gmt":"2026-06-01T05:59:40","slug":"dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/","title":{"rendered":"Dh\u00ebrmiu &#8211; fshati i kishave dhe i manastireve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilirjan Gjika<\/p>\n<p>Dh\u00ebrmiu \u00ebsht\u00eb fshati m\u00eb i madh i krahin\u00ebs s\u00eb Himar\u00ebs. I vendosur n\u00eb shpatin per\u00ebndimor t\u00eb malit, midis Palas\u00ebs dhe Vunoit, ai dallon p\u00ebr ansamblet e sht\u00ebpive dykat\u00ebshe t\u00eb nd\u00ebrtuara me mure guri. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb shihet n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs automobilistike dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit, e cila zbret nga lart\u00ebsia 806 m mbi nivelin e detit, vet\u00ebm 2 km prej bregut t\u00eb tij. I p\u00ebrmendur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dokumente historike n\u00eb vitin 1581, me emrin Drimadhes, Dh\u00ebrmiu, ka qen\u00eb i njohur p\u00ebr prodhimet e agrumeve, ullirit dhe vreshtaris\u00eb. Nd\u00ebrsa tregtia b\u00ebhej kryesisht me Italis\u00eb dhe ishujt e Jonit, ku n\u00ebp\u00ebrmjet portit t\u00eb tij, me an\u00eb t\u00eb barkave t\u00eb m\u00ebdha eksportoheshin qitro, rrush, ullinj, valanidh etj. Dh\u00ebrmiu ishte i njohur edhe p\u00ebr mullinjt\u00eb e shumt\u00eb t\u00eb bloj\u00ebs q\u00eb ngriheshin p\u00ebrgjat\u00eb p\u00ebrroit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ky fshat \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr numrin e madh t\u00eb objekteve kishtare, ku p\u00ebrgjat\u00eb tre lagjeve t\u00eb tij dhe ndodhen jo pak, por 31 kisha dhe manastire. M\u00eb i vjetri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb manastiri kushtuar Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses, i vendosur mbi kresht\u00ebn shk\u00ebmbore t\u00eb Dh\u00ebrmiut, kurse t\u00eb tjera objekte kulti jan\u00eb edhe kisha e Sh\u00ebn Dhimitrit, ku dikur zhvilloheshin festat dhe panairet fetare, kisha e re e Sh\u00ebn Kostandinit; kishat: &#8220;Sh\u00ebn Athanasi&#8221;, &#8220;Sh\u00ebn Joan Theologu&#8221;, Ungjill\u00ebzimi i Hyjlind\u00ebses (&#8220;Vangjelizmoit&#8221;), &#8220;Sh\u00ebn Parashqevia&#8221;, &#8220;Sh\u00ebn Spiridhoni&#8221;, me kambanoren e tij monumentale n\u00eb dalje t\u00eb fshatit, etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb lagjen Gjilek\u00eb ndodhet kisha e Sh\u00ebn Harallambit, nd\u00ebrsa duke zbritur drejt bregut t\u00eb detit ngrihen kisha e Paraqitjes s\u00eb Zoit Krisht n\u00eb Tempull (Ipapandis\u00eb), kish\u00ebza e Sh\u00ebn Stefanit, si dhe g\u00ebrmadhat e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Me interes t\u00eb madh p\u00ebr studiuesit \u00ebsht\u00eb edhe manastiri i Sh\u00ebn Theodhor\u00ebve, i cili ndodhet midis Dh\u00ebrmiut dhe kanionit t\u00eb Gjipes\u00eb, mbi nj\u00eb kod\u00ebr t\u00eb rrethuar nga bim\u00ebsi e pyje. P\u00ebr origjin\u00ebn e k\u00ebtij objekti, studiuesit mendojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb shek. XIV, mbi rr\u00ebnojat e nj\u00eb tempulli t\u00eb dikursh\u00ebm antik. Gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore k\u00ebtu u vendos nj\u00eb nj\u00ebsi v\u00ebzhgimi e marin\u00ebs italiane, e cila u pasua pas \u00c7lirimit me marrjen n\u00ebn kontroll dhe p\u00ebrdorimin e tij nga ushtria shqiptare. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb b\u00ebri q\u00eb manastiri t\u00eb mos ushtronte aktivitetin e tij dhe t\u00eb mos lejoheshin studimet rreth tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas parimit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb manastireve orthodhokse ai \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb spikatur p\u00ebr bukurin\u00eb natyrore dhe pozicionin strategjik. K\u00ebshtu, manastiri i Sh\u00ebn Theodhor\u00ebve ngrihet mbi brigjet shk\u00ebmbore t\u00eb detit Jon dhe ka form\u00ebn e nj\u00eb trapezi pes\u00ebk\u00ebnd\u00ebsh. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tij ndodhet kisha e rrethuar nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtesash. Nga pik\u00ebpamja arkitektonike ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb godin\u00eb e thjesht\u00eb nj\u00ebnef\u00ebshe e nd\u00ebrtuar me muratur\u00eb guri t\u00eb lidhur me lla\u00e7. N\u00eb t\u00eb bien n\u00eb sy absida gjys\u00ebmrrethore n\u00eb pjes\u00ebn lindore dhe nj\u00eb portik i thjesht\u00eb me konstruksion druri dhe metali q\u00eb ndodhet n\u00eb an\u00ebn veriore. Nd\u00ebrsa nga brenda, kisha, \u00ebsht\u00eb zbukuruar me afreske t\u00eb pikturuara nga mjeshtrit ikonograf\u00eb t\u00eb Fjonjatit, n\u00eb vitin 1882. &#8220;Me dor\u00ebn e Dhimitrit t\u00eb Nikoll\u00ebs dhe Anastasit t\u00eb Mihal Zografit, nga katundi Fjonjati, eparkia e Konic\u00ebs, 1882&#8221;, shkruhet n\u00eb mbishkrimin q\u00eb ndodhet n\u00eb faqen e murit verior t\u00eb saj. Afresket jan\u00eb nd\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e pakta q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb e k\u00ebtij objekti kulti, ku nga v\u00ebzhgimi dhe studimi i tyre, Theofan Popa, ka v\u00ebrejtur dikur edhe dy shtresa m\u00eb t\u00eb hershme pikture.<\/p>\n<p>Manastiri i Sh\u00ebn Theodhor\u00ebve \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr pusin e tij, uji i t\u00eb cilit p\u00ebrdorej dikur p\u00ebr nevojat jet\u00ebsore t\u00eb komunitetit t\u00eb murgjve q\u00eb jetonin atje. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku me manastiret e tjer\u00eb t\u00eb Dh\u00ebrmiut, ai jepte nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb hollash p\u00ebr shkoll\u00ebn e k\u00ebtij fshati.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre manastireve q\u00eb kontribuonte krahas tij ishte edhe ai i Lindjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari, i cili dokumentohet n\u00eb shek. XVI. K\u00ebshtu, n\u00eb mbishkrimin e pikturuar n\u00eb murin verior t\u00eb absid\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs s\u00eb tij, shkruhet: &#8221;Lutje e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb Guzos dhe gruas dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre Amin. 1576.<\/p>\n<p>Kisha &#8220;Lindja e Hyjlind\u00ebses&#8221; ndodhet n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb fshatit dhe ka mbetur e vetme nga objektet e manastirit t\u00eb dikursh\u00ebm. Ajo p\u00ebrb\u00ebhet prej dy pjes\u00ebsh, q\u00eb i p\u00ebrkasin dy periudhave t\u00eb ndryshme. Pjesa lindore, ku ndodhet hierorja e kish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paraklis kuadratik q\u00eb mbulohet me kupol\u00eb dhe tambur. Ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me gur\u00eb dhe lla\u00e7 g\u00eblqereje, midis t\u00eb cil\u00ebve ndeshen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb edhe tulla t\u00eb vendosura midis gur\u00ebve mbi nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Muret p\u00ebrfundojn\u00eb me frontone, t\u00eb cilat takohen n\u00eb k\u00ebndet e tyre, p\u00ebr t\u00eb formuar kryqin n\u00eb \u00e7ati dhe me kryqe t\u00eb vizatuar me tulla brenda tyre. Tamburi mb\u00ebshtetet n\u00eb pjes\u00ebt sferike q\u00eb dalin nga muret dhe n\u00eb brend\u00ebsi krijon nj\u00eb volum vertikal. N\u00eb pjes\u00ebn e jashtme t\u00eb kish\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn lindore, bie n\u00eb sy nj\u00eb absid\u00eb gjysm\u00ebrrethore me nj\u00eb dritare t\u00eb ngusht\u00eb dhe me dy nike anash, kurse muret dhe tamburi p\u00ebrfundojn\u00eb me korniza tullash n\u00eb form\u00eb dh\u00ebmb\u00eb sharre.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga tipi i saj me kryq t\u00eb brendashkruar dhe teknika e nd\u00ebrtimit, ky paraklis mendohet se i p\u00ebrket si koh\u00eb nd\u00ebrtimi shek. XIII-XIV. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e tij, q\u00eb sh\u00ebrben edhe si naos, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtes\u00eb e m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>&#8220;Kisha \u00ebsht\u00eb me madh\u00ebsi 18.48 x 8m dhe paraqet nj\u00eb bazilik\u00eb nj\u00ebnef\u00ebshe me tavan, duke pasur p\u00ebr kung\u00eb nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl me nj\u00eb kube t\u00eb stilit bizantin, af\u00ebrsisht t\u00eb shek. XIV&#8221;, shkruan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast Theofan Popa. Edhe kjo kish\u00eb \u00ebsht\u00eb e zbukuruar me afreske t\u00eb ndryshme. N\u00eb nj\u00eb mbishkrim t\u00eb pikturuar n\u00eb faqen per\u00ebndimore t\u00eb kolon\u00ebs jugore t\u00eb saj, lexojm\u00eb: &#8220;U pikturua ky tempull i gjith\u00ebnderuar i s\u00eb P\u00ebrmbishenjt\u00ebs, zonj\u00ebs son\u00eb Hyjlind\u00ebses dhe gjithmon\u00eb-virgj\u00ebr\u00ebs Mari, me kontributin e&#8230; n\u00eb koh\u00ebn e episkopatit t\u00eb episkopit t\u00eb gjith\u00ebhirsh\u00ebm, zotit Joaniqit, t\u00eb Himar\u00ebs dhe Delvin\u00ebs, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1781&#8221;.<\/p>\n<p>Midis figurave q\u00eb jan\u00eb paraqitur n\u00eb to \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb portret i Sh\u00ebn Kozmait, i pikturuar n\u00eb faqen e murit verior t\u00eb kish\u00ebs. &#8220;Asketi Kozma, q\u00eb u martirizua n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj t\u00eb quajtur Mujalli, m\u00eb 24 gusht, viti 1779&#8221;, shkruhet n\u00eb mbishkrimin q\u00eb e shoq\u00ebron at\u00eb. Aludohet se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej paraqitjeve m\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb imazhit t\u00eb k\u00ebsaj figure historike.<\/p>\n<p>Kishat e Dh\u00ebrmiut, ashtu si edhe ato t\u00eb bregdetit, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendura p\u00ebr ikonostas\u00ebt e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara me mure guri, ku si ikona sh\u00ebrbejn\u00eb afresket.<\/p>\n<p>N\u00eb disa prej k\u00ebtyre kishave ndeshim nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mbishkrimesh t\u00eb cilat jan\u00eb kataloguar me kujdes nga studiuesi i njohur Theofan Popa, n\u00eb librin e tij &#8220;Mbishkrime t\u00eb kishave n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;. K\u00ebshtu, n\u00eb niken e prothesit, n\u00eb altarin e kish\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebn Thanasit gjendej nj\u00eb mbishkrim i vitit 1671, i cili sipas goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebs popullore tregonte se kisha ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb at\u00eb vit nga komuniteti vendor p\u00ebr parandalimin e epidemis\u00eb s\u00eb koler\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb kish\u00ebn e Evangjelizmoit ndeshim mbishkrimin e absid\u00ebs, i cili mban dat\u00ebn 19 n\u00ebntor 1689. K\u00ebtij viti i p\u00ebrket edhe mbishkrimi i piktur\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Joan Theologut, n\u00eb kish\u00ebn kushtuar k\u00ebtij shenjtori. Kurse mbishkrimi i ikon\u00ebs s\u00eb Par\u00ebv\u00ebnies s\u00eb Blat\u00ebs n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Parashqevis\u00eb (e Premtes), i p\u00ebrket vitit 1744.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga mbishkrimi q\u00eb gjendet n\u00eb murin verior t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Ipapandis\u00eb, q\u00eb mban dat\u00ebn 12 mars 1751, m\u00ebsojm\u00eb jo vet\u00ebm emrin e prift\u00ebrinjve, si Papa Ilia Leka dhe Andon Strat Gjika, por edhe se kisha n\u00eb fjal\u00eb i p\u00ebrkiste nj\u00eb manastiri. Ky objekt, q\u00eb ndodhet n\u00eb skaj t\u00eb fshatit dhe pran\u00eb bregut t\u00eb detit, dallohet p\u00ebr planin e zgjatur dhe siluet\u00ebn elegante q\u00eb krijon n\u00eb form\u00eb vertikale n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej kishave m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Dh\u00ebrmiut q\u00eb dokumentohet nga specialist\u00ebt e fush\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe paraklisi i Sh\u00ebn Stefanit, i nd\u00ebrtuar n\u00eb periudh\u00ebn pas pushtimit turk.<\/p>\n<p>Nga studimi i mureve t\u00eb vjetra dhe i planimetris\u00eb s\u00eb tyre rezulton se ai \u00ebsht\u00eb ngritur mbi nefin qendror dhe absid\u00ebn e nj\u00eb bazilike trenef\u00ebshe m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Prej k\u00ebtij objekti jan\u00eb zbuluar themelet e nefeve t\u00eb naosit ku mb\u00ebshteteshin harkadat, themelet e narteksit, muri jugor dhe ai i absid\u00ebs. Pik\u00ebrisht te kjo e fundit dhe muret e vjetra q\u00eb ndodhen pran\u00eb saj mund t\u00eb shihet teknika e nd\u00ebrtimit t\u00eb dikursh\u00ebm, me mure t\u00eb nd\u00ebrtuar me gur\u00eb lumi, t\u00eb lidhur me lla\u00e7 g\u00eblqereje, ku gjenden t\u00eb vendosura edhe copa tjegullash. Sipas planimetris\u00eb dhe teknik\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit kjo bazilik\u00eb mendohet se duhet t\u00eb jet\u00eb ngritur n\u00eb shek. XI-XII.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, krahas kishave dhe manastireve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb Dh\u00ebrmiut, nj\u00eb pjes\u00eb e e t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb jan\u00eb edhe monumente kulture, nj\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i krishterimit orthodhoks k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb edhe tradita fetare. Ajo konsiston n\u00eb nderimin e emrave t\u00eb shenjtor\u00ebve dhe apostujve, festimi festave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Krishtlindjeve dhe Pashk\u00ebve, ndjekja e t\u00eb kremteve, zbatimi i kreshm\u00ebs, apo respektimi i veshjes. Nj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7ori e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij fshati, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb \u00e7do lagje e mjaft familje t\u00eb ndryshme, p\u00ebr kryerjen riteve p\u00ebrdorin kishat e familjeve p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb nd\u00ebrtuara breza m\u00eb par\u00eb me kontributet e t\u00eb paraardh\u00ebsve, disa nga t\u00eb cilat i kan\u00eb restauruar pasardh\u00ebsit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim mbi Dh\u00ebrmiun, fshatin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Himar\u00ebs, q\u00eb ka 31 kisha e manastire. P\u00ebrshkruhen kishat dhe manastiret kryesore, afresket, mbishkrimet dhe tradita fetare orthodhokse e ruajtur nd\u00ebr breza.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"8 (368)","viti":"2023","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Dh\u00ebrmiu\", \"Himar\u00eb\", \"kisha\", \"manastire\", \"Sh\u00ebn Theodhor\u00ebt\", \"Fjetja e Hyjlind\u00ebses\", \"Lindja e Hyjlind\u00ebses\", \"Ipapandi\", \"Sh\u00ebn Kozmai\", \"Theofan Popa\", \"afreske\", \"Mihal Zografi\", \"1576\", \"tradita fetare\"]","permbledhje":"Studim mbi Dh\u00ebrmiun, fshatin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Himar\u00ebs, q\u00eb ka 31 kisha e manastire. P\u00ebrshkruhen kishat dhe manastiret kryesore, afresket, mbishkrimet dhe tradita fetare orthodhokse e ruajtur nd\u00ebr breza.","autori":"Ilirjan Gjika","kategoria":"Histori \/ Trash\u00ebgimi","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[10128],"ngjallja_autori":[11469],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90292","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-trashegimi","ngjallja_autori-ilirjan-gjika","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dh\u00ebrmiu - fshati i kishave dhe i manastireve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90292\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/\",\"name\":\"Dh\u00ebrmiu - fshati i kishave dhe i manastireve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:59:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dh\u00ebrmiu &#8211; fshati i kishave dhe i manastireve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dh\u00ebrmiu - fshati i kishave dhe i manastireve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90292","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/","name":"Dh\u00ebrmiu - fshati i kishave dhe i manastireve - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:59:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dhermiu-fshati-i-kishave-dhe-i-manastireve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dh\u00ebrmiu &#8211; fshati i kishave dhe i manastireve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90292"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90292"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90292"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}