{"id":90288,"date":"2026-06-01T07:59:35","date_gmt":"2026-06-01T05:59:35","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/"},"modified":"2026-06-01T07:59:35","modified_gmt":"2026-06-01T05:59:35","slug":"shen-kozmai-i-etolise","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Si t\u00eb t\u00eb quajm\u00eb, o tri her\u00eb i lumur? D\u00ebshmor, se p\u00ebr Zotin Krisht Per\u00ebndi derdhe gjakun t\u00ebnd; predikues, se shpalle tek t\u00eb gjith\u00eb ligjin e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Krishtit; apostull, se fjal\u00ebt e ungjillit, si apostull, ua qart\u00ebsove besnik\u00ebve; apo asket, se jet\u00ebn t\u00ebnde na e le si nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb asketizmit; prift, se duke meshuar, veten t\u00ebnde ia ofrove, si therore t\u00eb past\u00ebr, Zotit t\u00ebnd; t\u00eb Cilit lutju papushuar t\u00eb shp\u00ebtohen shpirtrat e atyre q\u00eb lusin kujtimin t\u00ebnd&#8221;. &#8211; Himn i Litis\u00eb<\/p>\n<p>&#8230;Figura e Tij \u00ebsht\u00eb diamant poliedrik q\u00eb shfaq pamjet: t\u00eb priftit dhe t\u00eb d\u00ebshmorit, t\u00eb veshur me stolin\u00eb e prift\u00ebris\u00eb t\u00eb ngjyer me gjakrat e martirizimit; t\u00eb apostullit, predikues t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, sepse imitoi zellin e apostujve dhe, me mundim e sakrifica, punoi p\u00ebr p\u00ebrhapjen e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Qiejve n\u00eb zemrat e njer\u00ebzve; t\u00eb asketit, se na paraqet, si n\u00eb pasqyr\u00eb, jet\u00ebn e pendimit dhe t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb, duke t\u00ebrhequr me drit\u00ebn e predikimit hyjnor dhe me shembullin e ndritsh\u00ebm, mij\u00ebra njer\u00ebz. K\u00ebta, jo vet\u00ebm e d\u00ebgjonin n\u00eb vendbanimet e tyre, por e ndiqnin pas, nga fshati n\u00eb fshat dhe nga qyteti n\u00eb ishull, p\u00ebr t\u00eb ngopur, me man\u00ebn qiellore t\u00eb Fjal\u00ebs hyjnore, shpirtrat e tyre t\u00eb uritur dhe t\u00eb freskohen me Ujin Jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs hyjnore, p\u00ebr t\u00eb shuar etjen shpirt\u00ebrore. Dhe realisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, v\u00ebrtetohen fjal\u00ebt e sh\u00ebn Joanit t\u00eb Shkall\u00ebs, sipas t\u00eb cilit &#8220;drit\u00eb e murgj\u00ebrve jan\u00eb engj\u00ebjt dhe drit\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta murg\u00ebrore&#8221;. Sipas mendimit t\u00eb nj\u00eb jerondi tjet\u00ebr, &#8220;le t\u00eb dalim jasht\u00eb n\u00ebp\u00ebr manastire, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb njer\u00ebzit tek ne&#8221;.<\/p>\n<p>Mund ta quajm\u00eb dhe anargjend \u00e7udib\u00ebr\u00ebs, sepse, duke qen\u00eb i mbushur me dashurin\u00eb e p\u00ebrsosur ndaj Per\u00ebndis\u00eb dhe me dashurin\u00eb e sinqert\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb Tij, sipas fjal\u00ebs s\u00eb Apostull Pavlit: &#8220;K\u00ebrkonte me zell dhuntit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta&#8221; (I Kor. 12:31), rrug\u00ebn e dashuris\u00eb s\u00eb lartp\u00ebrmendur. Dhe u denj\u00ebsua p\u00ebr dhuntin\u00eb e sh\u00ebrimeve, duke sh\u00ebruar s\u00ebmundjet e njer\u00ebzve; ngaq\u00eb, brenda vetes, kishte Zotin bashk\u00ebpun\u00ebtor, i Cili i v\u00ebrtetonte fjal\u00ebt me mrekullit\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebronin. (Marku 16:20)<\/p>\n<p>Por, le t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb, p\u00ebr Shenjtorin, nga goja dhe shkrimi i nx\u00ebn\u00ebsit dhe biografit t\u00eb Tij, i cili ato q\u00eb na thot\u00eb i pa me syt\u00eb e tij dhe i d\u00ebgjoi me vesh\u00ebt e tij, p\u00ebr sa u p\u00ebrket \u00e7udive, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb predikimeve t\u00eb Tij. &#8220;K\u00ebt\u00eb e them me bindje sepse pata fatin ta d\u00ebgjoj me vesh\u00ebt e mi. Z\u00ebri i Tij ishte paq\u00ebsor dhe i but\u00eb, fjal\u00ebt e Tij ishin t\u00eb mbushura me drit\u00ebn dhe qet\u00ebsin\u00eb e Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Kudo q\u00eb shkonte Ai njeri i bekuar, mblidheshin mjaft t\u00eb krishter\u00eb dhe d\u00ebgjonin, me p\u00ebrkushtim dhe v\u00ebmendje, fjal\u00ebt e Tij t\u00eb \u00ebmbla dhe t\u00eb k\u00ebndshme. Pastaj shenjtori vazhdonte me faljen e m\u00ebkateve dhe besimtar\u00ebt e ndienin shpirtin t\u00eb leht\u00ebsuar. M\u00ebnyra si u drejtohej njer\u00ebzve ishte v\u00ebrtet e thjesht\u00eb, si\u00e7 i flasin peshkatar\u00ebt nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb mblidheshin p\u00ebr ta d\u00ebgjuar, asnj\u00eb kish\u00eb nuk i nxinte turmat e besimtar\u00ebve. Prandaj, Ai detyrohej ta shpallte fjal\u00ebn e Zotit n\u00ebp\u00ebr sheshe t\u00eb hapura. K\u00ebshtu, pra, e pat b\u00ebr\u00eb zakon dhe kudo q\u00eb shkonte dhe kishte nd\u00ebrmend t\u00eb fliste p\u00ebr Zotin, porosiste t\u00eb ngrinin nj\u00eb kryq t\u00eb madh prej druri dhe ta vendosnin n\u00eb mes t\u00eb sheshit. Pastaj mb\u00ebshteste n\u00eb drurin e kryqit fronin, q\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb, ia kishte nd\u00ebrtuar Kurt Pashai; ngjitej n\u00eb t\u00eb dhe fillonte t\u00eb predikonte. Pasi p\u00ebrfundonte, fronin e merrte me vete kudo q\u00eb shkonte, nd\u00ebrsa kryqin e linte aty q\u00eb t&#8217;u kujtonte njer\u00ebzve fjal\u00ebt e Tij&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb ato vende, ku qen\u00eb vendosur kryqet, Zoti lejoi t\u00eb b\u00ebhen her\u00eb pas here shum\u00eb mrekulli. K\u00ebshtu, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb pazarit t\u00eb Argostolit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qyteti m\u00eb i madh i Qefalonis\u00eb, aty ku Shenjti pat l\u00ebn\u00eb nj\u00eb kryq t\u00eb till\u00eb, shp\u00ebrtheu nga toka uj\u00eb me veti \u00e7udib\u00ebr\u00ebse, q\u00eb vazhdon t\u00eb rrjedh\u00eb deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrmbajtjes s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnieve, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb shumta dhe koha nuk na lejon t&#8217;i p\u00ebrmendim t\u00eb gjitha si nj\u00eb buqet\u00eb, do t&#8217;ju ofrojm\u00eb vet\u00ebm disa lule, q\u00eb t\u00eb ndieni arom\u00ebn e tyre:<\/p>\n<p>\u00b7 &#8220;Per\u00ebndia ka shum\u00eb emra; emri kryesor i Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuri dhe quhet Trini, At\u00eb, Bir dhe Shpirt i Shenjt\u00eb; nj\u00eb natyr\u00eb, nj\u00eb lavdi, nj\u00eb mbret\u00ebri, nj\u00eb Per\u00ebndi, i gjithi drit\u00eb, i gjithi g\u00ebzim, i gjithi dhembshuri, i gjithi dashuri, i pakuptuesh\u00ebm, i pashpjeguesh\u00ebm, i t\u00ebr\u00ebfuqish\u00ebm, i m\u00ebshirsh\u00ebm dhe i drejt\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>\u00b7 &#8220;T\u00eb keni shpres\u00eb tek shenjtor\u00ebt e Kish\u00ebs dhe m\u00eb shum\u00eb tek Kryezonja Mari, sepse shenjtor\u00ebt jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Krishtit, nd\u00ebrsa Hyjlind\u00ebsja \u00ebsht\u00eb Mbret\u00ebresha e qiellit dhe tok\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>\u00b7 &#8220;Duke studiuar Ungjillin e shenjt\u00eb, gjeta brenda tij kuptime t\u00eb shumta e t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb gjitha margaritar\u00eb, diamante, thesar, pasuri, g\u00ebzim, d\u00ebfrim, jet\u00eb e p\u00ebrjetshme&#8221;.<\/p>\n<p>\u00b7 &#8220;K\u00ebt\u00eb ju them dhe ju porosis: Trupin tuaj le ta djegin, le ta torturojn\u00eb, gj\u00ebrat tuaja le t&#8217;i marrin; mos u shqet\u00ebsoni. Jepini. Nuk jan\u00eb tuajat. Shpirti dhe Krishti. K\u00ebto t\u00eb dyja, sikur e gjith\u00eb bota t\u00eb bjer\u00eb mbi ju, askush nuk mund t&#8217;jua marr\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se i jepni me d\u00ebshir\u00ebn tuaj&#8221;.<\/p>\n<p>\u00b7 &#8220;Kryqi i Nderuar \u00ebsht\u00eb ruajt\u00ebs i gjith\u00eb bot\u00ebs, shenjt\u00ebron t\u00eb gjitha an\u00ebt e dheut, t\u00eb gjitha t\u00eb shenjtat dhe hyjnoret e Kish\u00ebs. Kryqi i gjuan demon\u00ebt dhe ata ikin si prej shkreptime. Kryqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb e ndritshme dhe kushdo q\u00eb e b\u00ebn shenj\u00ebn e tij, e ndri\u00e7on dhe e shenjt\u00ebron&#8221;.<\/p>\n<p>\u00b7 &#8220;Sa e keqe e madhe \u00ebsht\u00eb mendjemadh\u00ebsia dhe sa e mir\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrul\u00ebsia. Mendjemadh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb bija e par\u00eb e djallit, \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb na \u00e7on n\u00eb ferr, kurse p\u00ebrul\u00ebsia \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb engj\u00ebllore q\u00eb na \u00e7on n\u00eb Parajs\u00eb&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Le ta fal\u00ebnderojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb na b\u00ebri t\u00eb denj\u00eb t\u00eb ndjekim panairin dhe Liturgjin\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e Sh\u00ebn Kozmait, dhe le t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi dhe le t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar fjal\u00ebt e Tij, q\u00eb t\u00eb denj\u00ebsohemi p\u00ebr lumurimin e Krishtit: &#8220;Lum ata q\u00eb zbatojn\u00eb fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe e ruajn\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>U b\u00ebft\u00eb!<\/p>\n<p>Shk\u00ebputur nga libri &#8220;Buqet\u00eb lulesh shpirt\u00ebrore&#8221; i Mitropolitit t\u00eb Beratit, Hir\u00ebsi Ignatit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tekst hagjografik mbi Sh\u00ebn Kozmain e Etolis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrshkruan jet\u00ebn e tij si prift, d\u00ebshmor, apostull dhe asket. P\u00ebrfshihen citime nga m\u00ebsimet e tij mbi Per\u00ebndin\u00eb, kryqin, mendjemadh\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"8 (368)","viti":"2023","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"24","faqet":"[5]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb\", \"Kozma Aitolosi\", \"asket\", \"predikues\", \"apostull\", \"d\u00ebshmor\", \"m\u00ebsimdh\u00ebnie\", \"kryqi\", \"Hyjlind\u00ebsja\", \"Mitropoliti Ignati\", \"Berat\"]","permbledhje":"Tekst hagjografik mbi Sh\u00ebn Kozmain e Etolis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrshkruan jet\u00ebn e tij si prift, d\u00ebshmor, apostull dhe asket. P\u00ebrfshihen citime nga m\u00ebsimet e tij mbi Per\u00ebndin\u00eb, kryqin, mendjemadh\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb.","autori":"Shk\u00ebputur nga libri 'Buqet\u00eb lulesh shpirt\u00ebrore' i Mitropolitit t\u00eb Beratit, Hir\u00ebsi Ignatit","kategoria":"Hagiografi \/ Teologji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9479],"ngjallja_autori":[11763],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90288","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagiografi-teologji","ngjallja_autori-shkeputur-nga-libri-buqete-lulesh-shpirterore-i-mitropolitit-te-beratit-hiresi-ignatit","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90288\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:59:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90288","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/","name":"Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:59:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-i-etolise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Kozmai i Etolis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90288"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90288"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90288"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}