{"id":90274,"date":"2026-06-01T07:59:19","date_gmt":"2026-06-01T05:59:19","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/"},"modified":"2026-06-01T07:59:19","modified_gmt":"2026-06-01T05:59:19","slug":"persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/","title":{"rendered":"Persekutimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; D\u00ebshmi dhe fakte t\u00eb nj\u00eb ditari burgu"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilirjan Gjika<\/p>\n<p>Fieri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qytetet, historis\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit nuk i mungojn\u00eb faktet dhe d\u00ebshmit\u00eb e persekutimit t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve gjat\u00eb viteve t\u00eb komunizmit. Ngjarje t\u00eb tilla nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas vendosjes s\u00eb k\u00ebtij regjimi, kur n\u00ebn akuza absurde, d\u00ebnimet dhe persekutimet mor\u00ebn forma t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb fat t\u00eb till\u00eb pat\u00ebn edhe shum\u00eb prej atyre q\u00eb sh\u00ebrbenin me devotshm\u00ebri pran\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, faji i vet\u00ebm i t\u00eb cil\u00ebve ishte se nuk ishin t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr regjimin e ri. K\u00ebshtu n\u00eb Fier, mund t\u00eb p\u00ebrmendim Sotir Bitrin apo Vangjel Lulen, emra t\u00eb njohur n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>\u201cSado q\u00eb shoq\u00ebria n\u00eb burg asht e vlefshme por ky lib\u00ebr k\u00ebtu u b\u00eb tep\u00ebr i ngush\u00eblluesh\u00ebm dhe shok i pandar\u00eb nd\u00ebrmjet brengave t\u00eb mb\u00ebdha dhe kufizimit t\u00eb liris\u2019\u2019, shkruante Vangjel Lulja n\u00eb sh\u00ebnimet e tij t\u00eb mbajtura n\u00eb burgun e Fierit, t\u00eb dat\u00ebs 1 qershor 1949. T\u00eb shkruara me laps plumbi n\u00eb disa flet\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara t\u00eb nj\u00eb libri me himne kishtare, ky ditar i shkurt\u00ebr, na informon drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr persekutimin e atyre t\u00eb cil\u00ebt kishin kontribuuar n\u00eb zhvillimet demokratike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>I till\u00eb ishte edhe Sotir Bitri, farmacisti i par\u00eb i qytetit, nj\u00eb person i njohur dhe me reputacion n\u00eb Fier dhe m\u00eb gjer\u00eb. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh t\u00eb Arkivit t\u00eb Shtetit q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb aktivitetin dhe pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb institucionet vendore, sip\u00ebrmarrjet private dhe entet e ndryshme shtet\u00ebrore, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 detyr\u00ebs s\u00eb farmacistit t\u00eb cil\u00ebn e kishte kryer shume vite me korrekt\u00ebsi dhe profesionaliz\u00ebm, Sotir Bitri, do t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb vitet 1920-1922 edhe si kryetar i Bashkis\u00eb Fier. Nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 1922, ai ishte nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak q\u00eb mori m\u00eb shum\u00eb vota.<\/p>\n<p>Disa koh\u00eb m\u00eb pas dhe pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 1929, at\u00eb e ndeshim si nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillit drejtues t\u00eb Od\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb Fier. Po k\u00ebshtu, n\u00eb dokumentin e dat\u00ebs 6 shtator 1937, emri i Sotir Bitrit del si nj\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e \u2018\u2019Komisionit Iniciator t\u00eb Shoqnis\u00eb p\u00ebr Vaditjen e Fushave t\u00eb Myzeqes\u00eb\u2019\u2019, nj\u00eb shoqat\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsish privat\u00eb q\u00eb merrej me vaditjen e tokave bujq\u00ebsore (4). Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb edhe Sotir Bitri do t\u00eb ishte nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Kryengritjes s\u00eb Fierit n\u00eb 14 gusht 1935, si p\u00ebrpjekja m\u00eb serioze q\u00eb u drejtua kund\u00ebr monarkis\u00eb shqiptare. S\u00eb bashku me Dr. Kostandin Kallogjerin, Dr. Musa Delvin\u00ebn, Ramiz Omarin, Idriz Bylon, Taqi Bozon dhe Duran Qadhimin etj., ai do t\u00eb drejtonte Komisionin Administrativ q\u00eb do t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb drejtimin qytetit t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Shkrimtari Jakov Xoxa, i cili i kushtoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vepr\u00ebs t\u00eb tij historis\u00eb s\u00eb Fierit dhe Myzeqes\u00eb, nuk l\u00eb pa p\u00ebrmendur n\u00eb shkrimet e tij edhe figur\u00ebn e njohur t\u00eb epitropit t\u00eb kish\u00ebs, spicerit Sotir Bitri. N\u00eb novel\u00ebn \u2018\u2019Tre Pleqt\u00eb dhe Mihali kat\u00ebr\u2019\u2019, botuar n\u00eb vitin 1958, Xoxa, midis t\u00eb tjerave shkruan: \u201cAt\u00eb vit kryqi s\u2019po hidhej as n\u00eb t\u00eb but\u00eb e as n\u00eb t\u00eb brym\u00ebt. Gjerman\u00ebt ishin mbufatur te shkolla e \u00e7upave, n\u00eb barakat e mullirit e ishin p\u00ebrhapur p\u00ebrpjet\u00eb sheshit t\u00eb kish\u00ebs. Ura p\u00ebrmbi lum\u00eb, nga ku kryqi \u00e7do vit hidhej n\u00eb uj\u00eb, ishte b\u00ebr\u00eb grazhd, dhe n\u00eb parmak\u00ebt e saj ishin lidhur gj\u00eb e gjall\u00eb zbritur si pla\u00e7k\u00eb nga mali. Graria s\u2019guxonte t\u00eb shkonte n\u00eb kish\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt e fashist\u00ebve dhe prifti me epitropin dhan\u00eb e mor\u00ebnt\u2019iagjejn\u00eb ila\u00e7in&#8230; Atij moti ishte e th\u00ebn\u00eb q\u00eb kryqi t\u00eb mbetej varur n\u00eb kraharor t\u00eb dhespotit, pa puthur uj\u00eb\u2018\u2019 (6).<\/p>\n<p>Por Sotir Bitri u nda nga jeta n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike n\u00eb burgun e Fierit n\u00eb vitin 1949. Nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb ditarin e Vangjel Lules, n\u00eb sh\u00ebnimin e dat\u00ebs 15 mars 1949. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu, midis t\u00eb rreshtave lexojm\u00eb se: \u2018\u2019I ndjeri Sotir Bitri vdiq n\u00eb dat\u00eb 15 mars 1949 tue gdhir\u00eb e mart\u00eb si i burgosur p\u00ebr tatim fitimet e jasht\u00ebzakonshme. Per\u00ebndija e ndjeft\u00eb dhe ardht\u00eb dheu i leht\u00eb. Amin\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Sotir Bitrit nuk do ti shkonte asnj\u00ebher\u00eb nd\u00ebr m\u00ebnd se n\u00eb librin q\u00eb e dhuruar n\u00eb 5 shkurt 1942 mikut Vangjel Lule, do t\u00eb regjistrohej vdekja tragjike e tij. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e mendoi as Vangjel Lulja, ku s\u00eb bashku me sekretin e k\u00ebtyre sh\u00ebnimeve t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb faqet e tij, do t\u2019ia dor\u00ebzonte m\u00eb von\u00eb s\u00eb bashku me libra dhe sh\u00ebnime t\u00eb tjera muzeut t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Por cili ishte patrioti dhe veprimtari i shquar, Vangjel Lulja, mbajt\u00ebsi i k\u00ebtyre sh\u00ebnimeve t\u00eb autentike. I lindur n\u00eb Fier n\u00eb 1 Mars 1892 ai njihej n\u00eb opinionin publik si mik dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i Fan Nolit, aktivist i Federat\u00ebs Vatra t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs, an\u00ebtar i Shoq\u00ebris\u00eb Bashkimi, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Rezistenc\u00ebn Antifashiste t\u00eb 7 prillit 1939, etj. Gjat\u00eb viteve t\u00eb emigracionit n\u00eb SHBA (1910-1920), p\u00ebrve\u00e7 aktivitetit si psalt n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Boston, ai do t\u00eb botonte edhe librin \u2018\u2019Vajtimet e p\u00ebrmbivarr\u00ebshme t\u00eb zotit ton\u00eb Jezu Krisht\u2019\u2019, p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip prej Fan Nolit. Pas kthimit n\u00eb atdhe n\u00eb vitin 1920, Vangjel Lulja, do t\u00eb sh\u00ebrbente si psalt n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Fier dhe si sekretar-llogaritar n\u00eb Z\u00ebvend\u00ebsin\u00eb Ortodokse t\u00eb Fierit. Prej tij kemi n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb d\u00ebshmish t\u00eb memories historike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ngjarjet e \u00e7lirimit t\u00eb Fierit n\u00eb 15 tetor 1944.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb 19 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1965 dhe n\u00eb nderim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb nga sheshet e qytetit t\u00eb Fierit mban emrin \u201cVangjel Lulja\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb ditarin e tij t\u00eb burgut ai tregon edhe rastin e tij t\u00eb dhimbsh\u00ebm. \u2018\u2019M\u00eb fut\u00ebn n\u00eb burg n\u00eb dat\u00eb 23\/8\/48 dhe dolla n\u00eb 4\/9\/48 dhe mbasi shita gjith\u00e7ka kisha m\u00eb vun\u00eb prap\u00eb n\u00eb burg m\u00eb dat\u00eb 16\/10\/1948 p\u00ebr tatime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb dyta q\u00eb nuk ja detyroja shtetit dhe q\u00eb nuk posedoja. Fier, burg, e m\u00ebrkur 1\/6\/49. Zoti m\u00eb shp\u00ebtoft\u00eb nga kjo sk\u00ebterr\u00eb\u2019\u2019, shkruan p\u00ebrs\u00ebri ai.<\/p>\n<p>Gjithsesi, patrioti dhe veprimtari i shquar Vangjel Lulja u integrua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, n\u00eb sh\u00ebrbim jo vet\u00ebm ndaj Kish\u00ebs, por edhe shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ishte personi q\u00eb u kujdes dor\u00ebzoi n\u00eb vitin 1957 n\u00eb Mitropolin\u00eb e Beratit, Kodikun e Manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Kozmait. I njohur edhe si Kodiku i Fierit, ai \u00ebsht\u00eb sot pjes\u00eb e koleksionit t\u00eb Kodik\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ruhet n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ditari i shkruar mbi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb muzik\u00ebs kishtare dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sh\u00ebnimesh t\u00eb tjera n\u00eb flet\u00eb dhe kapak\u00eb librash kishtar\u00eb, jan\u00eb dokumente me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr historin\u00eb e Fierit, kish\u00ebs orthodhokse dhe njer\u00ebzve q\u00eb i sh\u00ebrbyen asaj. Si pjes\u00eb e Fondit t\u00eb Dokumenteve t\u00eb Muzeut Historik Fier, k\u00ebto sh\u00ebnime, jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr studiuesit e fush\u00ebs dhe publikun duke d\u00ebshmuar k\u00ebshtu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb shkoi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim historik nga Ilirjan Gjika mbi persekutimin e njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Fier gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste. P\u00ebrmes ditarit t\u00eb burgut t\u00eb Vangjel Lules dhe dokumenteve t\u00eb arkivit, rr\u00ebfehet jeta e farmacistit Sotir Bitri (vdiq n\u00eb burg m\u00eb 15 mars 1949) dhe e psaltit Vangjel Lulja, dor\u00ebzuesit t\u00eb Kodikut t\u00eb Sh\u00ebn Kozmait.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (367)","viti":"2023","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"persekutimi i Kish\u00ebs\", \"komunizmi\", \"Fier\", \"Sotir Bitri\", \"Vangjel Lulja\", \"ditar burgu\", \"1949\", \"Kryengritja e Fierit 1935\", \"Fan Noli\", \"Kodiku i Sh\u00ebn Kozmait\", \"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit\"]","permbledhje":"Studim historik nga Ilirjan Gjika mbi persekutimin e njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Fier gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste. P\u00ebrmes ditarit t\u00eb burgut t\u00eb Vangjel Lules dhe dokumenteve t\u00eb arkivit, rr\u00ebfehet jeta e farmacistit Sotir Bitri (vdiq n\u00eb burg m\u00eb 15 mars 1949) dhe e psaltit Vangjel Lulja, dor\u00ebzuesit t\u00eb Kodikut t\u00eb Sh\u00ebn Kozmait.","autori":"Ilirjan Gjika","kategoria":"Histori","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9258],"ngjallja_autori":[11469],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90274","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori","ngjallja_autori-ilirjan-gjika","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Persekutimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs - D\u00ebshmi dhe fakte t\u00eb nj\u00eb ditari burgu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90274\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/\",\"name\":\"Persekutimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs - D\u00ebshmi dhe fakte t\u00eb nj\u00eb ditari burgu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:59:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Persekutimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; D\u00ebshmi dhe fakte t\u00eb nj\u00eb ditari burgu\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Persekutimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs - D\u00ebshmi dhe fakte t\u00eb nj\u00eb ditari burgu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90274","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/","name":"Persekutimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs - D\u00ebshmi dhe fakte t\u00eb nj\u00eb ditari burgu - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:59:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/persekutimi-i-njerezve-te-kishes-deshmi-dhe-fakte-te-nje-ditari-burgu\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Persekutimi i njer\u00ebzve t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; D\u00ebshmi dhe fakte t\u00eb nj\u00eb ditari burgu"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90274"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90274"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90274"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}