{"id":90220,"date":"2026-06-01T07:58:18","date_gmt":"2026-06-01T05:58:18","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/"},"modified":"2026-06-01T07:58:18","modified_gmt":"2026-06-01T05:58:18","slug":"e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/","title":{"rendered":"E kremtja e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari (25 Mars)"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;&#8230;Edhe do t\u00eb mbarsesh, edhe do t\u00eb lind\u00ebsh bir, edhe do ta quash emrin e tij Jisu. Ky do t\u00eb jet\u00eb i madh, edhe Bir i t\u00eb Lartit do t\u00eb quhet; edhe Zoti Per\u00ebndi do t&#8217;i jap\u00eb atij fronin e Davidit, atit t\u00eb tij. Edhe do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Jakovit p\u00ebrjet\u00eb, edhe mbret\u00ebria e tij nuk do t\u00eb ket\u00eb mbarim.&#8221;<\/p>\n<p>&#8211; Nga Ungjilli i s\u00eb kremtes<\/p>\n<p>Para ardhjes n\u00eb bot\u00eb t\u00eb Krishtit, skajet e dheut i kishte kapluar nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb e thell\u00eb morale, shoq\u00ebrore dhe shpirt\u00ebrore. Vet\u00ebm nj\u00eb shpres\u00eb ekzistonte n\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimin, shpresa e ardhjes s\u00eb Shp\u00ebtimtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb popullin hebre kishte njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj, profet\u00eb t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt, prej shum\u00eb shekujsh kishin profetizuar p\u00ebr ardhjen e Shp\u00ebtimtarit. Profeti Isaia, tet\u00eb shekuj para ardhjes s\u00eb Tij, shpalli: &#8220;Ja virgj\u00ebresha do t\u00eb mbarset dhe dhe do t\u00eb lind\u00eb djal\u00eb, dhe emri i tij do t\u00eb jet\u00eb Emanuel&#8221; (q\u00eb i p\u00ebrkthyer do t\u00eb thot\u00eb: Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me ne) (Is. 7:14); sepse ky do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb popullin e tij nga m\u00ebkatet. Ndon\u00ebse kaluan shekuj dhe, p\u00ebr disa, k\u00ebto fjal\u00eb dukeshin t\u00eb pabesueshme, erdhi koha kur u p\u00ebrmbush\u00ebn (Gal. 4.4). Q\u00eb nga dita kur Eva, gruaja e par\u00eb, shkeli porosin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb kopshtin e Edenit, e deri n\u00eb koh\u00ebn e ardhjes s\u00eb Mesis\u00eb, lind\u00ebn miliona gra. Nd\u00ebr to, disa u shquan p\u00ebr urt\u00ebsi, t\u00eb tjera p\u00ebr bukuri dhe ve\u00e7ori t\u00eb ndryshme; por asnj\u00ebra nuk p\u00ebrmbushi kushtet e duhura q\u00eb t\u00eb lindte Shp\u00ebtimtarin e bot\u00ebs dhe t\u00eb b\u00ebhej N\u00ebna e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm te Maria e hirshme, bija e p\u00ebrulur e Nazaretit, u d\u00ebrgua kryeengj\u00eblli Gabriel q\u00eb t&#8217;i thoshte: &#8220;G\u00ebzohu!&#8221;. Vet\u00ebm ajo u gjykua e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb, fal\u00eb cil\u00ebsive e virtyteve q\u00eb kishte. Kur u denj\u00ebsua p\u00ebr lajmin e kryeengj\u00ebllit se do t\u00eb lindte Birin e t\u00eb Lartit, at\u00ebher\u00eb, sh\u00ebnon ungjillori Lluka, u trazua dhe e pyeti: &#8220;Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb b\u00ebhet kjo tek un\u00eb, p\u00ebrderisa nuk njoh burr\u00eb?&#8221; Gabrieli e qet\u00ebsoi dhe i shpjegoi: &#8220;Kjo do t\u00eb b\u00ebhet me hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, i cili do t\u00eb vij\u00eb mbi ty dhe me fuqin\u00eb e t\u00eb Lartit q\u00eb do t\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb&#8221; (Llk. 1:34-35). Fuqia hyjnore t\u00eb pamundurat i b\u00ebn t\u00eb mundura. Prandaj Kisha jon\u00eb e himnon misterin e madh dhe thot\u00eb se para vullnetit t\u00eb t\u00ebr\u00ebfuqish\u00ebm t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb &#8220;munden ligjet e natyr\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kremtojm\u00eb, s\u00eb pari, Ungjill\u00ebzimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm q\u00eb Trinia e Shenjt\u00eb solli p\u00ebr shp\u00ebtimin e njer\u00ebzimit dhe, s\u00eb dyti, At\u00eb q\u00eb nuk e nx\u00ebn\u00eb as qiejt, i Cili erdhi dhe banoi n\u00eb mitr\u00ebn e Hyjlind\u00ebses: Birin e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb u b\u00eb Biri i Virgj\u00ebresh\u00ebs, q\u00eb t\u00eb lart\u00ebsoj\u00eb njeriun e r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeengj\u00eblli shkoi te Maria e hirshme n\u00eb Nazaret dhe i shpalli lajmin e g\u00ebzuesh\u00ebm, se ajo do t\u00eb lindte nj\u00eb bir n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbinatyrshme, dhe Atij do t&#8217;i jepet emri &#8220;Jisu&#8221;. I tha se Biri i saj do t\u00eb ulet n\u00eb fron t\u00eb lavd\u00ebruar dhe mbret\u00ebria e tij nuk do t\u00eb ket\u00eb mbarim (Llk. 1:31-33). Do t\u00eb mjaftonin vet\u00ebm k\u00ebto fjal\u00eb, q\u00eb Et\u00ebrit e shenjt\u00eb i p\u00ebrmblodh\u00ebn n\u00eb Simbolin e Besimit (neni 7), p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se Krishti \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi dhe se besimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Kush mund t\u00eb profetizoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb foshnje, dhe t\u00eb thot\u00eb se cila do t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e tij, madje kur \u00ebsht\u00eb biri i nj\u00eb vajze t\u00eb varf\u00ebr? Askush! Megjithat\u00eb, Kryeengj\u00eblli Gabriel nuk dyshoi aspak kur tha se do t\u00eb b\u00ebhej: &#8220;&#8230;i madh dhe bir i t\u00eb Lartit do t\u00eb quhet&#8230; dhe mbret\u00ebria e tij nuk do t\u00eb ket\u00eb fund&#8221;. Le t\u00eb shohim se si v\u00ebrtetohen fjal\u00ebt e kryeengj\u00ebllit p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb dhe fronin e Krishtit.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebria e Tij<\/p>\n<p>Q\u00eb nga dita kur kryeengj\u00eblli Gabriel shpalli k\u00ebt\u00eb profeci, kan\u00eb kaluar 20 shekuj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe jetuan e qeveris\u00ebn plot mbret\u00ebr, perandor\u00eb e pushtetar\u00eb. Emrat e shum\u00eb prej tyre u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohur, e magjeps\u00ebn mendimin kolektiv, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, por sot jan\u00eb t\u00eb harruar! Nd\u00ebrsa emri i Jisu Krishtit jo vet\u00ebm u b\u00eb i njohur, por adhurohet nd\u00ebr breza. &#8220;Mbret\u00ebria e tij nuk do t\u00eb ket\u00eb fund&#8221;. Kjo profeci ka vler\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe, kur mendojm\u00eb se figura e Krishtit u luftua me t\u00ebrbim. T\u00eb fuqishmit e koh\u00ebve u p\u00ebrpoq\u00ebn ta fshijn\u00eb kujtimin e Tij me mish e me shpirt.<\/p>\n<p>Me \u00e7far\u00eb kuptimi themi se Krishti \u00ebsht\u00eb mbret? Cilat ve\u00e7ori ka mbret\u00ebria e tij?<\/p>\n<p>Kur Jisui ngopi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb pes\u00eb mij\u00eb burra duke shumuar mrekullisht t\u00eb pes\u00eb buk\u00ebt, turmat d\u00ebshironin ta b\u00ebnin mbret. Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebri Ai? U largua n\u00eb mal i vet\u00ebm. Kur t\u00eb Premten e Madhe e soll\u00ebn t\u00eb lidhur n\u00eb pretore, Pilati e pyeti: &#8220;Ti je mbreti?&#8221; (Jn. 18:37). N\u00ebse je mbreti, ku e ke kuror\u00ebn, shpat\u00ebn, skeptrin, ushtrit\u00eb, bind\u00ebsit e tu? Jisui, i zhveshur, i varf\u00ebr e i munduar i dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: &#8220;Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb nga kjo bot\u00eb&#8221; (Joan 18:36). Pra, mbret\u00ebria ime nuk ngjason me mbret\u00ebrit\u00eb e k\u00ebsaj bote. Q\u00eb nga ato m\u00eb totalitaret e deri n\u00eb m\u00eb liberalet, t\u00eb gjitha sundimet mb\u00ebshteten te imponimi, dhuna dhe arm\u00ebt. Por mbret\u00ebria e Krishtit \u00ebsht\u00eb e bekuar. Krishti, si mbret, e hedh posht\u00eb dhun\u00ebn. N\u00eb kopshtin e Gjethsemanis\u00eb, kur e arrestuan, Simon Pjetri, i turbulluar, i preu veshin me thik\u00eb nj\u00ebrit prej ushtar\u00ebve. Jisui menj\u00ebher\u00eb e sh\u00ebroi, duke i th\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb vet: &#8220;V\u00ebre thik\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb mill, sepse gjith\u00eb sa p\u00ebrdorin thik\u00eb, nga thika do t\u00eb vdesin (Mt. 26:53).<\/p>\n<p>I Plotfuqishmi k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb pa arm\u00eb. M\u00ebsimi i tij u shtri me sakrifica: bijt\u00eb e tij nuk ther\u00ebn, por u ther\u00ebn nga t\u00eb tjer\u00eb. Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb lirin\u00eb e njeriut, ashtu si\u00e7 shpall lajmi i tij: &#8220;Ai q\u00eb do, le t\u00eb m\u00eb vij\u00eb pas&#8230;&#8221; (Mt. 16:24). &#8220;Kush d\u00ebshiron&#8230;&#8221;, ask\u00ebnd nuk detyron, por e l\u00eb njeriun t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet i bindur ndaj Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. G\u00ebzohu, o mbret Jisu Nazareas, q\u00eb e themelove mbret\u00ebrin\u00eb mbi lirin\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb!<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb do t\u00eb referojm\u00eb nj\u00eb ngjarje: Midis perandor\u00ebve q\u00eb e luftuan Zotin ton\u00eb shquhet Julian Apostati (332-363). Ishte luft\u00ebtar trim, i shkolluar si shum\u00eb pak mbret\u00ebr, por e la djallin q\u00eb t&#8217;i shtinte nd\u00ebr mend q\u00eb t\u00eb rivendoste adhurimin e idhujve t\u00eb Olimpit si dhe t\u00eb nd\u00ebrpriste p\u00ebrhapjen e Krishterimit. U p\u00ebrpoq shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por cili ishte fundi i tij? N\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me pers\u00ebt, u godit me shigjet\u00eb n\u00eb gjoks. Ndon\u00ebse mjek\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn shum\u00eb ta sh\u00ebronin, ai mblodhi n\u00eb dor\u00eb gjakun q\u00eb i rridhte nga plag\u00ebt, e sp\u00ebrkati n\u00eb aj\u00ebr dhe tha: &#8220;M\u00eb munde, o Nazareas&#8221;.<\/p>\n<p>Froni i Tij<\/p>\n<p>Ungjilli i sot\u00ebm flet edhe p\u00ebr fronin e Krishtit. Cili \u00ebsht\u00eb froni i Tij dhe ku gjendet?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb vijn\u00eb koh\u00ebra &#8211; dhe do t\u00eb vijn\u00eb, p\u00ebrderisa shkruhet n\u00eb Zbules\u00eb &#8211; ku ferri do t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb t\u00ebr\u00eb djajt\u00eb; do t\u00eb shfaqen antikrisht\u00eb. K\u00ebta mund t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb kambana dhe kisha, t\u00eb djegin ikona dhe Ungjillin, t\u00eb vrasin prift\u00ebrinjt\u00eb; por froni i t\u00eb Lartit nuk do t\u00eb tundet. Froni i tij \u00ebsht\u00eb zemra e \u00e7do njeriu q\u00eb e beson si Per\u00ebndi dhe Shp\u00ebtimtar. Atje brenda mbret\u00ebron p\u00ebrmes dashuris\u00eb, shpres\u00ebs dhe besimit.<\/p>\n<p>Sa g\u00ebzim duhet t\u00eb kemi q\u00eb i p\u00ebrkasim Kish\u00ebs s\u00eb Krishtit. Besimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, trillim apo krijim gjuh\u00ebsor; p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb realiteti m\u00eb madh\u00ebshtor. Po, i p\u00ebrkasim mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; e d\u00ebshirojm\u00eb at\u00eb me mall dhe lutemi q\u00eb t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Le t&#8217;i n\u00ebnshtrohemi mbretit Krisht. \u00cbsht\u00eb mbreti i kryq\u00ebzuar, mbreti i t\u00eb gjith\u00ebve, mbret i mbret\u00ebrve, Alfa dhe Omega. Ai \u00ebsht\u00eb dielli, shpresa, Zoti dhe Per\u00ebndia yn\u00eb. Do t\u00eb vij\u00eb dita kur t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb gjunj\u00ebzohen p\u00ebrpara Tij dhe &#8220;\u00e7do gjuh\u00eb&#8221; do ta rr\u00ebfej\u00eb e do t\u00eb thot\u00eb: Nj\u00eb \u00ebsht\u00eb shenjt, nj\u00eb \u00ebsht\u00eb Zot, Jisu Krishti, p\u00ebr lavdi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, Atit. Amin.&#8221;<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjodhi e p\u00ebrktheu<br \/>\nEleni Pani<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim mbi fest\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari m\u00eb 25 Mars. Shqyrtohet profecia e Isais\u00eb, ardhja e Gabrielit te Maria n\u00eb Nazaret dhe natyra e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Krishtit, e cila bazohet n\u00eb lirin\u00eb e njeriut dhe jo n\u00eb dhun\u00eb. P\u00ebrmendet historia e Julian Apostatit si d\u00ebshmi e mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Krishtit.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (363)","viti":"2023","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"25","faqet":"[1, 5]","fjale_kyce":"[\"Ungjill\u00ebzimi\", \"Hyjlind\u00ebsja Mari\", \"25 Mars\", \"kryeengj\u00eblli Gabriel\", \"Nazaret\", \"Jisu Krisht\", \"mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb\", \"Froni i Krishtit\", \"Julian Apostati\", \"profeti Isaia\"]","permbledhje":"Predikim mbi fest\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari m\u00eb 25 Mars. Shqyrtohet profecia e Isais\u00eb, ardhja e Gabrielit te Maria n\u00eb Nazaret dhe natyra e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Krishtit, e cila bazohet n\u00eb lirin\u00eb e njeriut dhe jo n\u00eb dhun\u00eb. P\u00ebrmendet historia e Julian Apostatit si d\u00ebshmi e mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Krishtit.","autori":"Eleni Pani","kategoria":"Predikim teologjik","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11721],"ngjallja_autori":[11722],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90220","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim-teologjik","ngjallja_autori-eleni-pani","ngjallja_viti-11700"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E kremtja e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari (25 Mars) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90220\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/\",\"name\":\"E kremtja e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari (25 Mars) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:58:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E kremtja e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari (25 Mars)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E kremtja e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari (25 Mars) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90220","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/","name":"E kremtja e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari (25 Mars) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:58:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/e-kremtja-e-ungjillezimit-te-hyjlindeses-mari-25-mars\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E kremtja e Ungjill\u00ebzimit t\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari (25 Mars)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90220"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90220"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90220"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}