{"id":90213,"date":"2026-06-01T07:58:10","date_gmt":"2026-06-01T05:58:10","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/"},"modified":"2026-06-01T07:58:10","modified_gmt":"2026-06-01T05:58:10","slug":"fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/","title":{"rendered":"Fitoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri"},"content":{"rendered":"<p>I<\/p>\n<p>Jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar nj\u00eb njeri t\u00eb dashur, t\u00eb cilin shum\u00eb nga ne e kan\u00eb njohur personalisht. Jam i g\u00ebzuar dhe i p\u00ebrmalluar q\u00eb ky p\u00ebrkujtim po b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ku ruhen ikonat, t\u00eb cilat aq shum\u00eb i deshi dhe p\u00ebr t\u00eb cilat aq shum\u00eb punoi p\u00ebr t&#8217;i mbledhur dhe p\u00ebr t&#8217;i ruajtur, n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ku pushteti i err\u00ebsir\u00ebs donte t\u00eb shkat\u00ebrronte \u00e7do shpres\u00eb e t\u00eb shuante \u00e7do drit\u00eb. Por shpresa nuk vdes kurr\u00eb dhe drita e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs, si\u00e7 thoshte edhe ai vet\u00eb, nuk mund t\u00eb shuhet kurr\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb &#8220;drit\u00eb q\u00eb nuk per\u00ebndon&#8221;.<\/p>\n<p>Por do t\u00eb doja t\u00eb flisja m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr Theofanin si njeri dhe p\u00ebr bot\u00ebn e tij t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore, sepse p\u00ebr Theofanin si studiues do t\u00eb flasin shum\u00eb lektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb mirinformuar dhe dashamir\u00ebs p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs t\u00eb vendit ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb biografin\u00eb e dikujt, si edhe motivimet e aktivitetit t\u00eb tij, duhet t\u00eb njihet edhe bota e brendshme shpirt\u00ebrore; nj\u00ebsoj sikurse p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vendi, duhet t\u00eb njihet edhe gjendja psiko-kulturore e atij vendi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ndalem pak p\u00ebr ta shtjelluar m\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim, sepse p\u00ebr sa i p\u00ebrket evidentimit dhe paraqitjes s\u00eb gjendjes psiko-kulturore t\u00eb nj\u00eb individi apo t\u00eb nj\u00eb populli, pa t\u00eb cilat v\u00ebshtir\u00ebsohet nj\u00eb kuptim m\u00eb i mir\u00eb dhe m\u00eb i thell\u00eb i ngjarjeve t\u00eb jashtme, ne kemi mang\u00ebsi dhe besoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb duhet hulumtuar dhe shtjelluar m\u00eb tej. I njohim nga jasht\u00eb heronjt\u00eb dhe njer\u00ebzit e shquar t\u00eb vendit ton\u00eb, por pak njohim bot\u00ebn e tyre t\u00eb brendshme. Ngjarjet historike nuk mund t\u00eb shpjegohen dhe t\u00eb interpretohen vet\u00ebm n\u00eb kushtet materiale t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie ose t\u00eb nj\u00eb kohe t\u00eb caktuar. N\u00eb histori ndikojn\u00eb si kushtet gjeopolitike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore, po ashtu edhe kushtet kulturore (ku p\u00ebrfshihen bot\u00ebkuptimet, mentalitetet, zakonet, arti, p\u00ebrjetimi fetar dhe gjendja psikologjike) t\u00eb koh\u00ebs kur ndodhin ngjarjet. Sepse, jo rrall\u00eb, historian\u00ebt i kan\u00eb shkruar ngjarjet e s\u00eb kaluar\u00ebs, jo n\u00eb kontekstin e koh\u00ebs kur ato kan\u00eb ndodhur, por n\u00eb kontekstin e koh\u00ebs s\u00eb vet. Historiografia moderne i shikon ngjarjet historike n\u00eb shum\u00eb dimensione, sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pandashme dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Q\u00eb n\u00eb shek. XVIII, q\u00eb p\u00ebrkon edhe me periudh\u00ebn e lul\u00ebzimit t\u00eb Voskopoj\u00ebs, Volteri shkruante: &#8220;Objekti im kryesor nuk \u00ebsht\u00eb historia politike ose ushtarake, por \u00ebsht\u00eb historia e arteve, e tregtis\u00eb, e qytet\u00ebrimit &#8211; me nj\u00eb fjal\u00eb &#8211; e mendjes njer\u00ebzore. Dy Librat e tij historik\u00eb, shum\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm, Shekulli i Luigjit XIV dhe Ese e zakoneve dhe mendjes (ose e frym\u00ebs) s\u00eb kombeve, me t\u00eb cilat fillon historiografia moderne e Franc\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb gjithashtu nj\u00eb gur themeli p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb historiografin\u00eb moderne, sepse, pa paraqitjen gjithashtu t\u00eb frym\u00ebs dhe mendjes njer\u00ebzore, d.m.th. t\u00eb gjendjes kulturore, historia nuk mund t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Mendja dhe kultura jan\u00eb t\u00eb pandara nga nj\u00ebra tjetra, sepse njer\u00ebzit formohen nga kultura e tyre dhe jan\u00eb po ata q\u00eb formojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e kultur\u00ebs. Prandaj, \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr ne q\u00eb vlerat e krijuara n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb paraqiten ashtu si\u00e7 jan\u00eb, me t\u00ebr\u00eb bukurin\u00eb, madh\u00ebshtin\u00eb dhe dob\u00ebsit\u00eb q\u00eb ato mund t\u00eb ken\u00eb. Sepse, jo rrall\u00eb, ato jan\u00eb paraqitur t\u00eb deformuara, saq\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet p\u00ebrse po b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim si shembull paraqitjen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ikonografis\u00eb son\u00eb. Ato jan\u00eb paraqitur sikur t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb vetvetiu. Nuk \u00ebsht\u00eb folur pothuajse fare p\u00ebr frym\u00ebn q\u00eb i frym\u00ebzonte ikonograf\u00ebt dhe p\u00ebr ambientin e tyre fetaro-kulturor ku ata jetonin. Q\u00eb Onufri ka qen\u00eb protopap\u00eb (prift i par\u00eb), pak p\u00ebrmendet. Edhe kur p\u00ebrmendet, trajtohet vet\u00ebm si nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e biografis\u00eb s\u00eb tij dhe jo si pjesa kryesore e frym\u00ebzimit dhe e p\u00ebrjetimit t\u00eb asaj q\u00eb ai pikturonte. Sepse, stili q\u00eb karakterizon artin bizantin, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht me shprehjen fetare, ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe, me p\u00ebrkthimin e teologjis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb mjete artistike, qofshin ato muzikore, arkitekturore, ikonografike etj. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij arti \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb misterin e besimit, prandaj \u00ebsht\u00eb i mbushur me nj\u00eb simboliz\u00ebm shpirt\u00ebror kaq t\u00eb pasur dhe t\u00eb thell\u00eb. Kisha Orthodhokse, e cila ishte krijuesja e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie t\u00eb pasur kulturore, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, p\u00ebrmendet fare pak ose aspak, duke u l\u00ebn\u00eb pothuajse n\u00eb hije. Po ashtu, p\u00ebrmendet pak, ose aspak, kostoja e lart\u00eb financiare, pa t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebto vlera nuk do t\u00eb mund t\u00eb krijoheshin.<\/p>\n<p>Duke i paraqitur k\u00ebshtu t\u00eb gjymtuara, ne vet\u00eb i gjymtojm\u00eb vlerat tona historike dhe kulturore dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, cenojm\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb psiko-kulturore t\u00eb popullit ton\u00eb, duke krijuar \u00e7oroditje dhe mjegullim. E v\u00ebrteta nuk d\u00ebmton ask\u00ebnd, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ne nuk e kemi tagrin ta fshehim ose ta shtremb\u00ebrojm\u00eb. Njer\u00ebzit mund t\u00eb mos ta p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, mund t&#8217;u duket e pap\u00ebrshtatshme dhe l\u00ebnduese, mund ta persekutojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ta shkat\u00ebrrojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen ta shtypin edhe n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit. Por t\u00eb mendosh se njer\u00ebzit kan\u00eb pushtetin p\u00ebrfundimtar mbi t\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzion. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb, njer\u00ebzit jo.<\/p>\n<p>N\u00eb historiografin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb pun\u00eb e madhe, e cila duhet vler\u00ebsuar, e arritur nga nj\u00eb brez i talentuar dhe i aft\u00eb historian\u00ebsh. Megjithat\u00eb, interpretimi i ngjarjeve historike n\u00eb veprat e tyre u deformua r\u00ebnd\u00eb nga presioni i regjimit t\u00eb kaluar. Ky deformim krijoi paragjykime dhe opinione t\u00eb paracaktuara, t\u00eb cilat pengojn\u00eb madje edhe sot nxjerrjen n\u00eb pah t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. &#8220;Ajo q\u00eb i kund\u00ebrvihet m\u00eb shum\u00eb zbulimit t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs &#8211; shkruan Shopenhauri &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb paraqitja e rreme q\u00eb rrjedh nga gj\u00ebrat dhe q\u00eb t\u00eb drejton n\u00eb gabim, ose drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga dob\u00ebsia e fuqis\u00eb s\u00eb arsyetimit. P\u00ebrkundrazi, ajo vjen nga mendimi i paracaktuar, nga paragjykimi, i cili si i rrem\u00eb apriori, i kund\u00ebrvihet t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pra si nj\u00eb er\u00eb e kund\u00ebrt q\u00eb e shtyn anijen mbrapsht, nga drejtimi i kund\u00ebrt i bregut, k\u00ebshtu q\u00eb timoni dhe velat punojn\u00eb m\u00eb kot.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb hyrje pak t\u00eb gjat\u00eb, sepse mendoj se kjo do t\u00eb na ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta kuptuar dhe vler\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Theofanit ton\u00eb t\u00eb dashur. Ai ia p\u00ebrkushtoi t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, studioi dhe punoi fort p\u00ebr At\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb shembull p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebz. Fjala e tij e dashur jepte shpres\u00eb, qortimi i tij nuk zem\u00ebronte dhe k\u00ebshillat e tij nd\u00ebrtonin. Tek ai ishte kombinuar dijetari me shpres\u00ebtarin, duke i dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb dala nga nj\u00eb mendje e ditur, edhe ngroht\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb zemre t\u00eb prekur nga dashuria e Krishtit.<\/p>\n<p>Theofani lindi n\u00eb vitin 1914 n\u00eb Elbasan, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb njohur t\u00eb lagjes &#8220;Kala&#8221;. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb Elbasan dhe m\u00eb pas studioi n\u00eb Seminarin Teologjik n\u00eb qytetin e Manastirit. Studimet e larta teologjike i vazhdoi n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>I pajisur k\u00ebshtu me njohuri t\u00eb shumta teologjike dhe duke qen\u00eb njoh\u00ebs i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, ai ishte personi i duhur q\u00eb Per\u00ebndia e kishte p\u00ebrgatitur n\u00eb ruajtjen e kultur\u00ebs s\u00eb vendit ton\u00eb dhe t\u00eb pasuris\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Ne jemi mbledhur pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar at\u00eb dhe vepr\u00ebn e tij, p\u00ebr mbrojtjen e kishave dhe kultur\u00ebs s\u00eb vendit ton\u00eb, si edhe p\u00ebr mbledhjen dhe ruajtjen e ikonave, k\u00ebsaj pasurie t\u00eb rrall\u00eb shpirt\u00ebrore dhe kulturore, e cila d\u00ebshmon p\u00ebr besimin e fort\u00eb dhe devotshm\u00ebrin\u00eb e vazhdueshme t\u00eb popullit ton\u00eb. Me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha dhe me rrezik real, Theofani mblodhi mij\u00ebra ikona, t\u00eb cilat tashm\u00eb gjenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb muze si dhe n\u00eb muze t\u00eb tjera n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Theofani jetoi dhe punoi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ku mbrojtja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs k\u00ebrkonte guxim dhe vendosm\u00ebri, ku shum\u00eb shprehnin dhe mendonin se po ai mundohej m\u00eb kot.<\/p>\n<p>T\u00eb shumt\u00eb ishin ata, madje edhe nga dashamir\u00ebsit e tij, q\u00eb e pyesnin se \u00e7&#8217;po fiton nga t\u00ebr\u00eb kjo p\u00ebrpjekje. I thonin k\u00ebto, se nuk e kuptonin, se t\u00eb &#8220;humb\u00ebsh&#8221; p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, k\u00ebrkon nj\u00eb besim t\u00eb madh dhe, p\u00ebr nj\u00eb besimtar si Theofani, t\u00eb humb\u00ebsh p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitim i madh. Nuk arrinin t\u00eb kuptonin arsyen p\u00ebrse ai po p\u00ebrpiqej t\u00eb ruante k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb madhe, sepse nuk e njihnin bot\u00ebn e tij t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore. Nga nj\u00eb koleg i tij kam d\u00ebgjuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb: Theofani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i mir\u00eb, i drejt\u00eb, i ditur, familjar dhe pun\u00ebtor, por nuk e kuptoj se p\u00ebrse rrezikon kaq shum\u00eb.<\/p>\n<p>Tertuliani, nj\u00eb apologjet i madh i krishter\u00eb q\u00eb jetoi n\u00eb shekullin e dyt\u00eb t\u00eb er\u00ebs son\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur perandoria romake i p\u00ebrndiqte mizorisht t\u00eb krishter\u00ebt, shkruan: &#8220;D\u00ebgjohen shpesh n\u00eb Rom\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb, filani \u00ebsht\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, i drejt\u00eb, i dashur dhe i ndihmon t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, por \u00e7&#8217;e do, \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb. Nuk ndalin t\u00eb mendojn\u00eb se p\u00ebrse ai \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, i dashur dhe zem\u00ebrdhembshur? \u00cbsht\u00eb i till\u00eb pik\u00ebrisht sepse \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb nuk kuptonin disa nga koleg\u00ebt e Theofanit ishte pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb. Ai rrezikoi gjith\u00e7ka, p\u00ebr t\u00eb ruajtur thesarin shpirt\u00ebror t\u00eb vendit t\u00eb tij pik\u00ebrisht sepse ishte besimtar, nj\u00eb njeri me integritet q\u00eb e donte dhe e mbronte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, edhe kur kjo gj\u00eb ishte me rrezik. K\u00ebt\u00eb e tregon edhe nj\u00eb ngjarje nga jeta e tij, t\u00eb cil\u00ebn na e ka treguar vet\u00eb, por \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nga disa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij. Disa nga koleg\u00ebt e tij, nga smira, e akuzuan, se n\u00ebp\u00ebrmjet maskimit p\u00ebr pun\u00eb shkencore, b\u00ebnte propagand\u00eb fetare. N\u00eb nj\u00eb mbledhje, p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth, at\u00eb e pyet\u00ebn: &#8220;A beson n\u00eb Zot, apo jo?&#8221; Ai iu p\u00ebrgjigj qet\u00eb, por i vendosur: &#8220;N\u00ebse do t&#8217;ju thosha se nuk besoj do t&#8217;ju g\u00ebnjeja, dhe g\u00ebnjeshtrat nuk jan\u00eb n\u00eb karakterin tim&#8221;.<\/p>\n<p>Sot, kur shum\u00eb nga persekutor\u00ebve t\u00eb Theofan Pop\u00ebs u \u00ebsht\u00eb harruar emri, ndon\u00ebse nuk kan\u00eb kaluar shum\u00eb koh\u00eb, atij q\u00eb &#8220;u mundua m\u00eb kot&#8221; p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn po shk\u00eblqen. Emrin e Theofan Pop\u00ebs u munduan ta linin n\u00eb harres\u00eb, ta denigronin dhe ta posht\u00ebronin, por nuk ia arrit\u00ebn q\u00ebllimit, as at\u00ebher\u00eb dhe aq m\u00eb pak sot.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t&#8217;i ruajtur ato, ai ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se po ruante nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shpirtit t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse shpesh i rrezikuar, ai ruante at\u00eb pak drit\u00eb q\u00eb kishte mundur t\u00eb shp\u00ebtonte nga stuhit\u00eb e tmerrshme q\u00eb kan\u00eb fryr\u00eb vazhdimisht me t\u00ebrbim mbi vendin ton\u00eb. Populli yn\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr drit\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vend tjet\u00ebr, sepse k\u00ebtu edhe err\u00ebsira ishte m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz si Theofani, si edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, secili sipas aft\u00ebsive dhe mund\u00ebsive q\u00eb kishin, dhan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb drit\u00eb dhe p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb at\u00eb kudo. N\u00eb qiellin e err\u00ebt ateist, k\u00ebta ishin yjet e pak\u00ebt q\u00eb rrezatuan drit\u00eb, at\u00eb drit\u00eb aq t\u00eb domosdoshme p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut dhe p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimit t\u00eb jet\u00ebs. K\u00ebta do t\u00eb mbeten gjithmon\u00eb n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet entuziazmi dhe shpresa e tij e madhe edhe n\u00eb \u00e7astet kur \u00e7do njeri do ta kaplohej nga d\u00ebshp\u00ebrimi i thell\u00eb. Kur u mbyll\u00ebn kishat, ai e ruajti p\u00ebrs\u00ebri shpres\u00ebn. Edhe kur i arrestuan djalin e tij, Dhimitrin, Theofani p\u00ebrs\u00ebri u mb\u00ebshtet tek Per\u00ebndia dhe nuk u dor\u00ebzua. Edhe n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, kur ishte i s\u00ebmur\u00eb dhe e kuptoi se Per\u00ebndia i tij i dashur, t\u00eb Cilit i kishte sh\u00ebrbyer me devotshm\u00ebri gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, po e th\u00ebrriste pran\u00eb Vetes, p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrballoi vdekjen me qet\u00ebsi dhe besimin e madh se ajo nuk \u00ebsht\u00eb fundi, por fillimi i jet\u00ebs s\u00eb plot\u00eb. Edhe n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs nuk reshti s\u00eb d\u00ebshmuari p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr dashurin\u00eb e tij p\u00ebr njeriun.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Joani n\u00eb sesion shkencor mbi Theofan Pop\u00ebn (1914), teologun nga Elbasani q\u00eb ruajti mij\u00ebra ikona dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb vendit gjat\u00eb regjimit ateist. Mitropoliti analizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e parashtrimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb historis\u00eb kulturore dhe rolin e besimit n\u00eb jet\u00ebn e Theofan Pop\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Fjala e mbajtur n\u00eb Sesionin Shkencor t\u00eb organizuar nga Muzeu Komb\u00ebtar i Artit Mesjetar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nga Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Hir\u00ebsi Joani, mbi vepr\u00ebn dhe kontributin e teologut t\u00eb mir\u00ebnjohur, z. Theofan Popa","numri":"2 (362)","viti":"2023","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Theofan Popa\", \"teolog\", \"Muzeu i Artit Mesjetar Kor\u00e7\u00eb\", \"Mitropoliti Joani\", \"ikona\", \"trash\u00ebgimi kulturore\", \"regjim ateist\", \"Onufri\", \"ikonografi bizantine\", \"historiografi\"]","permbledhje":"Fjala e Mitropolitit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Joani n\u00eb sesion shkencor mbi Theofan Pop\u00ebn (1914), teologun nga Elbasani q\u00eb ruajti mij\u00ebra ikona dhe trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb vendit gjat\u00eb regjimit ateist. Mitropoliti analizon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e parashtrimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb historis\u00eb kulturore dhe rolin e besimit n\u00eb jet\u00ebn e Theofan Pop\u00ebs.","autori":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs Joani","kategoria":"Histori kishtare \/ Personalitete","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9461],"ngjallja_autori":[11416],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90213","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-kishtare-personalitete","ngjallja_autori-mitropoliti-i-korces-joani","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fitoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90213\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/\",\"name\":\"Fitoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:58:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fitoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fitoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90213","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/","name":"Fitoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:58:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fitoi-perendine-qe-eshte-e-vetmja-pasuri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fitoi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90213"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90213"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90213"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}