{"id":90211,"date":"2026-06-01T07:58:07","date_gmt":"2026-06-01T05:58:07","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/"},"modified":"2026-06-01T07:58:07","modified_gmt":"2026-06-01T05:58:07","slug":"kriteri-i-gjykimit-final","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/","title":{"rendered":"Kriteri i Gjykimit Final"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Gjith\u00eb sa i b\u00ebt\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, mua keni b\u00ebr\u00eb mua&#8221;.<\/p>\n<p>Ungjilli i sot\u00ebm na sjell p\u00ebrpara nj\u00eb realitet trondit\u00ebs, realitetin e fundit t\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht na zbulon edhe marr\u00ebdh\u00ebnien e k\u00ebtij fundi me jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, duke na theksuar se: a) Jeta njer\u00ebzore nuk rrjedh e pakontrolluar. N\u00eb fund do t\u00eb b\u00ebhet Gjykimi. b) Asnj\u00eb njeri nuk do t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga ky Gjykim. Do t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. &#8220;Edhe do t\u00eb mblidhen p\u00ebrpara tij gjith\u00eb kombet&#8221;. c) &#8220;Biri i njeriut&#8221; do t\u00eb jet\u00eb Zoti q\u00eb i di t\u00eb gjitha. \u00e7) Pas vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebsit t\u00eb Madh, njer\u00ebzit ndahen dhe drejtohen ose drejt humner\u00ebs, &#8220;n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e jashtme&#8221;, ose drejt drit\u00ebs qiellore.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e gj\u00ebrave t\u00eb thjeshta<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb kriteret e k\u00ebtij gjykimi? Mos vall\u00eb edukimi? Apo pasuria dhe ofiqet? N\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt ekzistojn\u00eb njer\u00ebz me pushtet, t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb paditur dhe t\u00eb ditur. Apo mos vall\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti, bukuria, fuqia, origjina, komb\u00ebsia? Asnj\u00eb prej tyre. Kriteri me t\u00eb cilin do t\u00eb na gjykoj\u00eb Gjykat\u00ebsi i Madh &#8220;at\u00eb dit\u00eb t\u00eb frikshme&#8221; t\u00eb Gjykimit, \u00ebsht\u00eb dashuria e natyrshme dhe pa interes. Sepse ajo \u00ebsht\u00eb Alfa dhe Omega e ligjit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Le ta shikojm\u00eb me m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb kriter baz\u00eb t\u00eb Gjykimit: Dashuria q\u00eb na tregon Krishti u referohet gj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb cilat mund t&#8217;i kryejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, kudo dhe gjithnj\u00eb; n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kushtesh t\u00eb jet\u00ebs, \u00e7do lloj profesioni, moshe, edukimi apo pune.<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb mund t\u00eb justifikohet at\u00eb dit\u00eb, se nuk kishte mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar dashuri? Zoti nuk e mb\u00ebshtet vendimin e Tij n\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha. Nuk thot\u00eb se po ju gjykoj, ngaq\u00eb isha i s\u00ebmur\u00eb dhe nuk m\u00eb sh\u00ebruat, isha n\u00eb burg dhe nuk m\u00eb \u00e7liruat. Por Ai na thot\u00eb se, &#8220;pata uri, e s&#8217;m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb ha; pata etje, e nuk m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb pi^&#8221;. P\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb vogla, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb dhe nuk i b\u00ebt\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto do t\u00eb gjykoheni. Nj\u00eb pjat\u00eb gjell\u00eb, nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb, nj\u00eb vizit\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb lehta p\u00ebr t&#8217;u ofruar.<\/p>\n<p>Edhe njeriu m\u00eb i varf\u00ebr dhe i pafuqish\u00ebm ka mij\u00ebra raste p\u00ebr t\u00eb ofruar dashuri, duke nisur qoft\u00eb e dhe nga nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb af\u00ebrmit me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mir\u00eb, deri n\u00eb aktin e madh t\u00eb sakrific\u00ebs, duke ofruar mund apo para &#8211; p\u00ebr hir t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Pata uri, e nuk m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb ha^&#8221;. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gjykimit nuk shtrohet m\u00eb tep\u00ebr pyetja se \u00e7far\u00eb t\u00eb keqeje kan\u00eb b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit, sesa se \u00e7far\u00eb t\u00eb mire nuk b\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs. Sigurisht, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb gjykohen fajtor\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebto mang\u00ebsi, mendoni se sa her\u00eb m\u00eb i rrept\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gjykimi p\u00ebr ata q\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb. Krishti d\u00ebnon dhe i m\u00ebshon fajit t\u00eb indiferenc\u00ebs. K\u00ebtu duhet t\u00eb tregojm\u00eb kujdes; sa nga ne e kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb veten, me mendimin se nuk kemi kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb! Fragmenti i sot\u00ebm i Ungjillit na zbulon se u b\u00ebjm\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb atyre njer\u00ebzve q\u00eb kishim mund\u00ebsi t&#8217;i ndihmonim dhe i lam\u00eb pa ndihm\u00eb; atyre q\u00eb mund t&#8217;i mbronim, por i braktis\u00ebm. Dashuria e v\u00ebrtet\u00eb shprehet duke u p\u00ebrkujdesur realisht p\u00ebr tjetrin. Pra, le t\u00eb tregojm\u00eb kujdes!<\/p>\n<p>M\u00ebkatet p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsis\u00eb son\u00eb<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb parim q\u00eb ngjall nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb madhe shoq\u00ebrore dhe krijon solidaritet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Shpesh njer\u00ebzit ushqejn\u00eb shpresa t\u00eb m\u00ebdha nga shteti. Shum\u00eb presin q\u00eb p\u00ebrkujdesja e shtetit t\u00eb rregulloj\u00eb \u00e7do problem. Sigurisht, rregullimet e drejta ligjore jan\u00eb t\u00eb nevojshme. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson strukturat tona shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Por, nuk ka t\u00eb munguar nevoja p\u00ebr iniciativ\u00ebn ton\u00eb personale, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesemi edhe ne p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00eb e dhembshuri. Sado q\u00eb t\u00eb zgjidhen nevojat materiale, prap\u00ebseprap\u00eb shtohen nevojat shpirt\u00ebrore. Njer\u00ebzit do t\u00eb ken\u00eb gjithmon\u00eb uri dhe etje p\u00ebr mir\u00ebkuptim, p\u00ebr respekt, p\u00ebr dashuri t\u00eb sinqert\u00eb. T\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhveshur nga shpresa dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;i rrethuar me ngroht\u00ebsi; t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb ken\u00eb besim, ata q\u00eb ndodhen &#8220;n\u00eb burgun&#8221; e veseve dhe t\u00eb lidhjeve t\u00eb ndryshme dhe q\u00eb presin nga ne mb\u00ebshtetje, fjal\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe dhembshuri. &#8220;Pata uri, e m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb ha&#8221;.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsimi i Krishtit me t\u00eb vuajturit<\/p>\n<p>Pika m\u00eb trondit\u00ebse e ikon\u00ebs s\u00eb Gjykimit dhe qendra e saj jetike mbetet nj\u00ebsimi i Gjykat\u00ebsit me t\u00eb p\u00ebrbuzurit, me &#8220;v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl&#8221;, me ata q\u00eb vuajn\u00eb; ve\u00e7an\u00ebrisht me ata q\u00eb l\u00ebngojn\u00eb dhe vuajn\u00eb: t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, t\u00eb huajt, t\u00eb zhveshurit dhe ata q\u00eb jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr burgje. &#8220;Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them juve, gjith\u00eb sa i b\u00ebt\u00eb nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, ma keni b\u00ebr\u00eb mua&#8221;. N\u00eb shum\u00eb fe flitet p\u00ebr l\u00ebmosh\u00eb, fisnik\u00ebri, dhembshuri ndaj tjetrit. Por, n\u00eb asnj\u00eb prej tyre nuk i \u00ebsht\u00eb kushtuar aq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi veprave t\u00eb thjeshta t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb, q\u00eb burojn\u00eb spontanisht prej shpirtit. Krishti, Biri i Per\u00ebndis\u00eb, na thekson se \u00e7do gj\u00eb e thjesht\u00eb, q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e Tij m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr sh\u00ebrbimi ndaj Atij vet\u00eb. E fshehta e dashuris\u00eb s\u00eb krishter\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb lidhjen e saj t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Krishtin. K\u00ebshtu, p\u00ebrmes kryerjes s\u00eb veprave t\u00eb mira u mbyllim rrug\u00ebt dhe i neutralizojm\u00eb t\u00eb gjitha shtysat e tjera jo pozitive, t\u00eb cilat do ta njollosnin past\u00ebrtin\u00eb e vepr\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr ta treguar veten ton\u00eb apo nj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb lidhet me interesa t\u00eb tjera etj.<\/p>\n<p>Elementi kryesor i nj\u00ebsimit ton\u00eb me Krishtin \u00ebsht\u00eb ora e sprov\u00ebs, e p\u00ebsimit: Pjes\u00ebmarrja jon\u00eb n\u00eb P\u00ebsimin e Krishtit. Fakti se Krishti vepron si Kreu i njer\u00ebzimit, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi themelore n\u00eb termin mesianik &#8220;Biri i Njeriut&#8221;, i p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb perikope t\u00eb Ungjillit. Ndihma konkrete ndaj nj\u00eb njeriu q\u00eb vuan, n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb takim me Zotin, i Cili vuan p\u00ebr hirin ton\u00eb. Do t\u00eb jemi t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb n\u00eb fytyr\u00ebn e \u00e7do njeriu t\u00eb vuajtur Vet\u00eb Krishtin, duke pasur jo vet\u00ebm dhembshuri, por edhe respekt. N\u00eb nj\u00eb epok\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb identifikoj\u00eb secilin nga ne me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb numri q\u00eb p\u00ebrpunohet n\u00eb kompjuter, Krishti k\u00ebmb\u00ebngul ta shikojm\u00eb \u00e7do njeri, edhe at\u00eb m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishmin, si nj\u00eb person q\u00eb e identifikojm\u00eb me At\u00eb Vet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb b\u00ebn Kisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb jetojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>&#8220;Pata uri, e nuk m\u00eb dhat\u00eb t\u00eb ha^&#8221;. Ungjilli i sot\u00ebm, v\u00ebllez\u00ebrit e mi, na vendos p\u00ebrpara fundit t\u00eb k\u00ebtij realiteti tok\u00ebsor trondit\u00ebs, si edhe p\u00ebrpara fundit t\u00eb historis\u00eb son\u00eb personale. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb arratisje melankolike n\u00eb t\u00eb fundmet, por q\u00eb t\u00eb ripozicionohemi sakt\u00eb n\u00eb t\u00eb tashmen dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon pa shprehur dashuri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e humbur p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Ata q\u00eb e privojn\u00eb tjetrin prej dashuris\u00eb s\u00eb tyre, rrezikojn\u00eb t\u00eb privohen edhe vet\u00eb nga gj\u00ebja m\u00eb e vyer q\u00eb ekziston: nga Per\u00ebndia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Dashuri. Nga kjo pik\u00eb fillon ferri &#8211; pra, nga \u00e7asti q\u00eb reshtim s\u00eb dashuri dhe s\u00eb marri dashuri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shum\u00eb njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb ferr para se t\u00eb vdesin dhe t\u00eb largohen nga kjo bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast, jet\u00ebn e kemi nd\u00ebr duar, por nuk e dim\u00eb ende edhe p\u00ebr sa vjet do t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. &#8220;Derisa t\u00eb kemi koh\u00eb&#8221; &#8211; q\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb fjal\u00ebt e sh\u00ebn Grigor Theologut: &#8220;Krishtin le t\u00eb vizitojm\u00eb, Krishtin t\u00eb sh\u00ebrojm\u00eb, Krishtin t\u00eb ushqejm\u00eb, Krishtin t\u00eb veshim, Krishtin ta bashkojm\u00eb, Krishtin ta nderojm\u00eb&#8221;, duke E zbuluar n\u00ebn form\u00ebn e p\u00ebrulur t\u00eb \u00e7do njeriu t\u00eb hidh\u00ebruar dhe t\u00eb vuajtur. Dhimbja na rrethon kudo, ndaj le ta mposhtim me dashurin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Anastasi<br \/>\nKryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shk\u00ebputur nga libri: Rreze nga drita e Ungjillit (V\u00ebllimi 2: Pranver\u00eb &#8211; Ver\u00eb)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikimi i Kryepiskopit Anastas mbi Ungjillin e Gjykimit Final, ku theksohet se kriteri i gjykimit nuk \u00ebsht\u00eb pasuria, edukimi apo origjina, por dashuria pa interes ndaj njeriut. Krishti identifikohet me t\u00eb vuajturit dhe ata q\u00eb e privojn\u00eb tjetrin prej dashuris\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb privohen nga Per\u00ebndia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Dashuri. Shk\u00ebputur nga libri &#8220;Rreze nga drita e Ungjillit&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"19 Shkurt 2023 - E Diela e t\u00eb Lidhurit t\u00eb Mishit (Mt. 25:31-46)","numri":"2 (362)","viti":"2023","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"19","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Gjykimi Final\", \"dashuria\", \"E Diela e t\u00eb Lidhurit t\u00eb Mishit\", \"Mateu 25\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl\", \"ferri\", \"nj\u00ebsimi me Krishtin\", \"Sh\u00ebn Grigor Theologu\"]","permbledhje":"Predikimi i Kryepiskopit Anastas mbi Ungjillin e Gjykimit Final, ku theksohet se kriteri i gjykimit nuk \u00ebsht\u00eb pasuria, edukimi apo origjina, por dashuria pa interes ndaj njeriut. Krishti identifikohet me t\u00eb vuajturit dhe ata q\u00eb e privojn\u00eb tjetrin prej dashuris\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb privohen nga Per\u00ebndia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Dashuri. Shk\u00ebputur nga libri \"Rreze nga drita e Ungjillit\".","autori":"Anastasi, Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb","kategoria":"Teologji \/ Predikim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9913],"ngjallja_autori":[10668],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90211","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-predikim","ngjallja_autori-anastasi-kryepiskop-i-tiranes-durresit-dhe-i-gjithe-shqiperise","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kriteri i Gjykimit Final - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90211\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/\",\"name\":\"Kriteri i Gjykimit Final - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:58:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kriteri i Gjykimit Final\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kriteri i Gjykimit Final - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90211","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/","name":"Kriteri i Gjykimit Final - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:58:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kriteri-i-gjykimit-final\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kriteri i Gjykimit Final"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90211"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90211"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90211"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}