{"id":90208,"date":"2026-06-01T07:58:04","date_gmt":"2026-06-01T05:58:04","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/"},"modified":"2026-06-01T07:58:04","modified_gmt":"2026-06-01T05:58:04","slug":"shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Grigor Pallamai mbi Djalin Plangprish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Do t\u00eb ket\u00eb zi buke, &#8211; thot\u00eb profeti, duke qar\u00eb p\u00ebr Jerusalemin, &#8211; jo uri e p\u00ebr buk\u00eb dhe uj\u00eb, por p\u00ebr fjal\u00ebn e Zotit. (Amos 8:11)<\/p>\n<p>&#8230;Disa, duke qen\u00eb n\u00eb zi shpirt\u00ebrore prej koh\u00ebsh, humbasin edhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u ngopur; b\u00ebhen t\u00eb pandjesh\u00ebm ndaj s\u00eb d\u00ebmshmes. Kur takojn\u00eb ndonj\u00eb prift, nuk ia d\u00ebgjojn\u00eb m\u00ebsimet, madje, n\u00ebse ai do t\u00eb mungonte, nuk do ta k\u00ebrkonin dhe do t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb m\u00ebkatare se djali plangprish\u00ebs. Ky i fundit, me gjith\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e tij, larg ushqimit t\u00eb t\u00eb Atit, kur ra n\u00eb zi buke, u pendua, u kthye dhe mori p\u00ebrs\u00ebri ushqim hyjnor e t\u00eb past\u00ebr. Fal\u00eb pendimit t\u00eb thell\u00eb, fitoi dhuntit\u00eb e Shpirtit deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa pat\u00ebn zili p\u00ebr pasurin\u00eb e tij. Le ta tregojm\u00eb s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb ungjillore:<\/p>\n<p>&#8220;Nj\u00eb njeri, &#8211; thot\u00eb Zoti, &#8211; kishte dy bij.&#8221; K\u00ebtu i referohet Vetes. Sepse, n\u00ebse Ai u b\u00eb njeri p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb Veten (n\u00eb paravoli) si njeri, q\u00eb t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb dobish\u00ebm; Ai q\u00eb kujdeset gjithmon\u00eb p\u00ebr shpirtrat dhe trupat tan\u00eb, si Zot dhe Krijues i t\u00eb dyjave. Vet\u00ebm Ai e tregoi k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb dhe bujaris\u00eb s\u00eb tejskajshme ndaj nesh edhe para se t\u00eb ekzistonim. Edhe para se t\u00eb vinim n\u00eb bot\u00eb, Ai p\u00ebrgatiste p\u00ebr ne trash\u00ebgimin\u00eb e p\u00ebrjetshme t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, nj\u00eb njeri kishte dy bij; k\u00ebshtu dispozitat kontradiktore ndajn\u00eb natyr\u00ebn e vetme, ashtu si virtyti dhe m\u00ebkati i ndajn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb dy grupe. Themi se nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb kur ka zakone t\u00eb p\u00ebrziera dhe anasjelltas, se disa jan\u00eb nj\u00eb kur solidarizohen me nj\u00ebri-tjetrin. M\u00eb i riu i b\u00ebri t\u00eb atit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb papjekur dhe krejt\u00ebsisht t\u00eb pakuptimt\u00eb; edhe m\u00ebkati, q\u00eb shkakton largimin (nga Zoti), \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ri n\u00eb origjin\u00eb, duke qen\u00eb shpikje e m\u00ebvonshme e vullnetit ton\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb. P\u00ebrkundrazi, virtyti \u00ebsht\u00eb i par\u00eblindur, duke qen\u00eb nga p\u00ebrjet\u00ebsia n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb dhe i vendosur n\u00eb shpirtrat tan\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. &#8220;M\u00eb jep pjes\u00ebn e t\u00eb mir\u00ebs q\u00eb m\u00eb takon&#8221; &#8211; i tha t\u00eb atit. \u00c7far\u00eb marr\u00ebzie! Nuk u p\u00ebrkul para tij, as e pyeti, por &#8220;i tha&#8221;, duke k\u00ebrkuar me ngulm, si nj\u00eb detyrim nga ana e Atij q\u00eb u jep t\u00eb gjith\u00ebve falas. &#8220;M\u00eb jep pjes\u00ebn e t\u00eb mir\u00ebs q\u00eb m\u00eb takon me t\u00eb drejt\u00eb.&#8221; Po cila e drejt\u00eb i b\u00ebn et\u00ebrit debitor\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre?! N\u00eb fakt, f\u00ebmij\u00ebt i detyrohen et\u00ebrve, pasi kan\u00eb marr\u00eb ekzistenc\u00ebn prej tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sjellja e djalit i p\u00ebrshtatet papjekuris\u00eb s\u00eb tij&#8230;<\/p>\n<p>Pas pak dit\u00ebsh, djali i vog\u00ebl mblodhi gjith\u00e7ka dhe u nis p\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt, &#8211; thot\u00eb Krishti. Pse nuk u largua menj\u00ebher\u00eb? Sepse josh\u00ebsi dinak, djalli, nuk i propozon menj\u00ebher\u00eb njeriut q\u00eb ta ndjek\u00eb n\u00eb m\u00ebkat, por e bind gradualisht, duke i fryr\u00eb n\u00eb zgavr\u00ebn e veshit: &#8220;Dhe ti, duke jetuar sipas gjykimit t\u00ebnd, pa shkuar n\u00eb kish\u00eb, mund t\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme, pa u larguar nga e mira.&#8221; Kur ai e largon dik\u00eb nga himnet e shenjta dhe nga fjal\u00ebt e m\u00ebsuesve t\u00eb shenjt\u00eb, e largon nga mbrojtja hyjnore, duke e dor\u00ebzuar n\u00eb veprat e tij t\u00eb liga. Sepse Zoti \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm kudo, por vet\u00eb e keqja u largua nga e mira, dhe prandaj kur mbetemi n\u00eb m\u00ebkat, largohemi nga Zoti. &#8220;T\u00eb pabes\u00ebt nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb para syve t\u00eb Tu (Ps. 5.6), i thot\u00eb Davidi Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, djali i vog\u00ebl u largua (nga i ati) dhe shkoi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt, ku shp\u00ebrdoroi t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb e tij duke jetuar n\u00eb shthurje. Si e shp\u00ebrdoroi t\u00eb mir\u00ebn e tij? Pasuria jon\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, mendja. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e shp\u00ebtimit, ajo mbetet brenda nesh dhe ne priremi drejt Mendjes s\u00eb par\u00eb dhe supreme: Per\u00ebndis\u00eb; por kur u hapim der\u00ebn pasioneve, mendja shp\u00ebrndahet menj\u00ebher\u00eb, duke bredhur pafund\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb dhe d\u00ebfrimet trupore. Pasuria e k\u00ebtij t\u00eb riu \u00ebsht\u00eb mendja e sh\u00ebndosh\u00eb, q\u00eb mbetet tek ai dhe krijon dallimin midis s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb i bindet urdhrave dhe k\u00ebshillave t\u00eb Atit. Por, n\u00ebse e refuzon k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb mendjen e shp\u00ebrndan n\u00eb kurv\u00ebri dhe marr\u00ebzi. Kjo vlen dhe p\u00ebr \u00e7do virtyt dhe forc\u00eb ton\u00ebn, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pasurin\u00eb ton\u00eb, t\u00eb cilat kur jan\u00eb n\u00ebn ndikimin e s\u00eb keqes shum\u00ebform\u00ebshe, jepen tek i ligu dhe shp\u00ebrndahen&#8230;.<\/p>\n<p>Pasi i shpenzoi t\u00eb gjitha, filloi t\u00eb ndjente privimin, uri, por ende nuk u kthye, sepse ishte i pabindur. Prandaj &#8220;shkoi t\u00eb gjente nj\u00eb nga banor\u00ebt e atij vendi: dhe ky d\u00ebrgoi n\u00eb arat e tij p\u00ebr t\u00eb ushqyer derrat&#8221;.<\/p>\n<p>&#8230;Vet\u00ebm kur erdhi n\u00eb vete dhe pasi e kuptoi gjendjen e mjerueshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte r\u00ebn\u00eb, ky bir, i cili ishte ndar\u00eb nga i ati, qau p\u00ebr veten e tij duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Sa pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb babait tim kan\u00eb buk\u00eb me boll\u00ebk dhe un\u00eb vuaj nga uria.&#8221; Kush jan\u00eb k\u00ebta pun\u00ebtor\u00eb? Ata q\u00eb p\u00ebr djers\u00ebn e pendimit dhe p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb e tyre marrin shp\u00ebtimin si shp\u00ebrblim. Nd\u00ebrsa bijt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb, nga dashuria p\u00ebr T\u00eb, u n\u00ebnshtrohen urdh\u00ebrimeve t\u00eb Tij, sipas m\u00ebsimit t\u00eb Krishtit: &#8220;Ai q\u00eb m\u00eb do mua, do ta ruaj\u00eb fjal\u00ebn time&#8221; (Jn. 16.23).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ky djal\u00eb i vog\u00ebl, i privuar nga dinjiteti bir\u00ebror, i p\u00ebrjashtuar vullnetarisht nga atdheu i shenjt\u00eb dhe q\u00eb jeton n\u00eb zi buke, d\u00ebnon veten, p\u00ebrulet dhe me pendim thot\u00eb: &#8220;Do t\u00eb ngrihem, do t\u00eb shkoj dhe do t\u00eb bie n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e Atit dhe do t&#8217;i them: &#8216;At\u00eb, kam m\u00ebkatuar kundrejt qiellit dhe p\u00ebrpara teje.'&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;V\u00ebllez\u00ebr, me vepra pendimi le t\u00eb ndahemi nga i ligu dhe kopeja e tij; nga derrat dhe lendet q\u00eb ushqehen ata, d.m.th. nga pasionet e turpshme si dhe ata q\u00eb jepen pas tyre; t\u00eb largohemi nga kullotat e pash\u00ebndetshme, pra nga zakonet e k\u00ebqija; t\u00eb arratisemi nga vendi, i cili \u00ebsht\u00eb mungesa e besimit, d\u00ebshira e pangopur dhe mosp\u00ebrmbajtja; dhe le t\u00eb rendim drejt Atit t\u00eb paprishshm\u00ebris\u00eb, Dhuruesit t\u00eb Jet\u00ebs. Le t\u00eb ecim n\u00eb udh\u00ebn e jet\u00ebs p\u00ebrmes virtyteve; sepse k\u00ebtu do Ta gjejm\u00eb duke na pritur me dashuri, ai ati i paravolis\u00eb, dhe duke na dh\u00ebn\u00eb falje t\u00eb m\u00ebkateve, zotimin e pavdek\u00ebsis\u00eb, parashijimin e trash\u00ebgimis\u00eb q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p>Djali plangprish\u00ebs, nd\u00ebrsa ishte n\u00eb vendin e pasioneve, edhe kur i mendonte fjal\u00ebt e pendimit dhe i thoshte ato, nuk kishte dobi prej tyre. Dobi pa vet\u00ebm kur i la t\u00eb gjitha veprat e m\u00ebkatit dhe u kthye tek i ati.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb at\u00eb q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do shpres\u00eb, ai q\u00ebndroi n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, duke jetuar n\u00eb shpres\u00ebtari dhe drejt\u00ebsi dhe duke e ruajtur t\u00eb pacenuar hirin e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ne, pra, le ta ruajm\u00eb t\u00eb pacenuar, q\u00eb t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb jet\u00ebn q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb me djalin plangprish\u00ebs t\u00eb shp\u00ebtuar n\u00eb Jerusalemin e Sip\u00ebrm, Atdheun e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb gjall\u00ebve, Kish\u00ebn e t\u00eb par\u00eblindurve, me Krishtin, Zotin ton\u00eb, t\u00eb cilit i p\u00ebrket \u00e7do lavdi n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu Eleni Pani<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikimi i Sh\u00ebn Grigor Pallamait mbi parabol\u00ebn e Djalit Plangprish\u00ebs, ku shpjegohet se si shp\u00ebrdorimi i pasuris\u00eb shpirt\u00ebrore &#8211; mendjes s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb &#8211; sjell zin\u00eb e buk\u00ebs shpirt\u00ebrore. Vet\u00ebm pendimi dhe kthimi tek Ati i paprishshm\u00ebris\u00eb sjell shp\u00ebtimin dhe trash\u00ebgimin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"2 (362)","viti":"2023","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[5]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Grigor Pallamai\", \"Djali Plangprish\u00ebs\", \"predikim\", \"pendim\", \"ungjill\", \"shpirt\u00ebrore\", \"m\u00ebkat\", \"kthim te Ati\"]","permbledhje":"Predikimi i Sh\u00ebn Grigor Pallamait mbi parabol\u00ebn e Djalit Plangprish\u00ebs, ku shpjegohet se si shp\u00ebrdorimi i pasuris\u00eb shpirt\u00ebrore - mendjes s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb - sjell zin\u00eb e buk\u00ebs shpirt\u00ebrore. Vet\u00ebm pendimi dhe kthimi tek Ati i paprishshm\u00ebris\u00eb sjell shp\u00ebtimin dhe trash\u00ebgimin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme.","autori":"P\u00ebrktheu Eleni Pani","kategoria":"Teologji \/ Predikim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9913],"ngjallja_autori":[11716],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90208","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-predikim","ngjallja_autori-perktheu-eleni-pani","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Grigor Pallamai mbi Djalin Plangprish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90208\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Grigor Pallamai mbi Djalin Plangprish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:58:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Grigor Pallamai mbi Djalin Plangprish\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Grigor Pallamai mbi Djalin Plangprish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90208","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/","name":"Sh\u00ebn Grigor Pallamai mbi Djalin Plangprish\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:58:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-grigor-pallamai-mbi-djalin-plangprishes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Grigor Pallamai mbi Djalin Plangprish\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90208"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90208"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90208"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}