{"id":90198,"date":"2026-06-01T07:57:52","date_gmt":"2026-06-01T05:57:52","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/"},"modified":"2026-06-01T07:57:52","modified_gmt":"2026-06-01T05:57:52","slug":"prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/","title":{"rendered":"Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut"},"content":{"rendered":"<p>Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut<\/p>\n<p>M\u00eb 17 janar 2023 u kujtua 555-vjetori i fjetjes s\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit (Sk\u00ebnderbeut). Me k\u00ebt\u00eb rast po botojm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb 30 viteve m\u00ebpar\u00eb, t\u00eb teologut Dhimit\u00ebr Beduli.<\/p>\n<p>Jeta e heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit (Sk\u00ebnderbeut) dhe periudha e lavdishme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai jetoi e veproi vlen q\u00eb t\u00eb vihet vazhdimisht n\u00eb dukje e t\u00eb studiohet, sepse ndihmon n\u00eb plot\u00ebsimin e kuadrit historik t\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Disa t\u00eb dh\u00ebna lidhur me t\u00eb gjenden dhe n\u00eb vepr\u00ebn agjiografike orthodhokse: &#8220;Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patriark i Konstandinopoj\u00ebs&#8221;, shkruar nga fillimi i shek. XVI. Pjes\u00ebn q\u00eb i takon vendit ton\u00eb, e kemi nxjerr\u00eb nga botimi i fundit i vepr\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn rumune m\u00eb 1937, nga Tit Simedrea. P\u00ebrmbajtja e saj \u00ebsht\u00eb si vijon:<\/p>\n<p>&#8220;&#8230; Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenj\u00ebn pak koh\u00eb atje (n\u00eb Oh\u00ebr), desh\u00ebn t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vendin e Askulunit (k\u00ebtu n\u00ebnkuptohet: Shqip\u00ebria) me ata u bashkuan dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Dhe u nis\u00ebn nga Justiniana, disa nga ana e tok\u00ebs, disa me anije dhe arrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb madh me emrin Durr\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e Askulunit dhe q\u00eb andej u ngjit\u00ebn n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs, rreth 6 milje larg nga Durr\u00ebsi. Dhe van\u00eb te Gjergji, prij\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili quhej Sk\u00ebnderbe dhe i pranoi me g\u00ebzim t\u00eb madh e me dashuri, sepse ky edhe m\u00eb p\u00ebrpara kish d\u00ebgjuar p\u00ebrjet\u00ebn e tyre, q\u00eb ta ket\u00eb (Zaharin\u00eb) at\u00eb shpirt\u00ebror dhe m\u00ebsues dhe edukator p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe organizator t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, nd\u00ebrsa Nifonin, me bekimin e kryepriftit t\u00eb Kruj\u00ebs e b\u00ebri prift atje, duke e dor\u00ebzuar, si edhe vet\u00eb arhiereun (kryepriftin), i del e lumturi patriark Nikolla&#8230;<\/p>\n<p>Pas pak kohe u ngrit\u00ebn turqit nga Lindja dhe pushtuan t\u00eb gjith\u00eb viset drejt Per\u00ebndimit, pik\u00ebrisht gjer n\u00eb detin e Oqeanit dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb gjenin e thernin, \u00e7do gj\u00eb e pla\u00e7kitnin dhe i vinin zjarrin. Njer\u00ebzit, pra, iknin nga mundte secili. Dhe et\u00ebrit e lumur (Zaharia me Nifonin) lan\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe erdh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qytetin e madh t\u00eb Ohrit.&#8221;<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja sipas variantit t\u00eb botuar nga Tit Simendrea. Por edhe sipas nj\u00eb varianti tjet\u00ebr q\u00eb disponojm\u00eb, t\u00eb botuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebse nga N. A. Konstandinesku, del e nj\u00ebjta p\u00ebrmbajtje. Paraqesim n\u00eb vijim dhe k\u00ebt\u00eb variant t\u00eb dyt\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;&#8230; T\u00eb dy miqt\u00eb lan\u00eb Art\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, duke u ndalur pak koh\u00eb n\u00eb Justinian\u00eb, ku ishte qendra e patriarkut orthodhoks, nga i cili vareshin bullgar\u00ebt, serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse qyteti ishte n\u00ebn sundimin e turqve, t\u00eb dy kallogjer\u00ebt u drejtuan p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb t\u00eb Gjergj Kastriotit, t\u00eb quajtur Sk\u00ebnderbe: ata arrijn\u00eb n\u00eb vendq\u00ebndrimin e tij, n\u00eb qytetin Kruj\u00eb, pasi kaluan Durr\u00ebsin dhe u pritn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb oborrin e tij: Zaharin\u00eb e b\u00ebri at\u00eb shpirt\u00ebror t\u00eb tijin dhe Nifonin &#8211; prift&#8230;<\/p>\n<p>Por val\u00ebt e luft\u00ebs myslimane ua prish\u00ebn edhe k\u00ebtu qet\u00ebsin\u00eb; bota ikte e tmerruar prej hordhive turke, duke k\u00ebrkuar shp\u00ebtim n\u00eb det ose n\u00eb shpellat e maleve. N\u00ebn mbrojtjen e rrob\u00ebs s\u00eb kallogjerit, ata u kthyen n\u00eb Oh\u00ebr&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Natyrisht kjo pjes\u00eb, n\u00eb t\u00eb dyja variantet e saj q\u00eb njohim deri tani, nuk p\u00ebrmban ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr koh\u00ebn dhe jet\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut. E reja q\u00ebndron, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb at\u00eb q\u00eb fondit t\u00eb burimeve historike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, i shtohet dhe nj\u00eb dokument tjet\u00ebr me prejardhje nga arkivat e pagjurmuara akoma mir\u00eb t\u00eb Ajonorosit, me t\u00eb cilin familja e Kastriot\u00ebve ka pasur, si\u00e7 dihet, lidhje t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mendojm\u00eb se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ka disa elemente t\u00eb reja, t\u00eb konfirmuara edhe nga burime t\u00eb tjera, rreth gjendjes kishtare t\u00eb Kruj\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, t\u00eb lidhjeve t\u00eb saj me patriarkin\u00eb dhe mobilizimin e popullit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr turqve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrmenden emrat e dy klerik\u00ebve orthodhoks\u00eb, Zaharis\u00eb dhe Nifonit, p\u00ebrjet\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve Sk\u00ebnderbeu kishte d\u00ebgjuar edhe m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat biografike del se Nifoni ishte shqiptar nga gjaku, n\u00eb mos edhe Zaharia, duke marr\u00eb parasysh faktin se, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Kruj\u00eb, u ngarkua me misionin e atit shpirt\u00ebror, i cili k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb dish gjuh\u00ebn e popullit.<\/p>\n<p>Nga teksti nuk del e qart\u00eb as koha e ardhjes s\u00eb tyre n\u00eb Kruj\u00eb, dhe as koha e largimit prej saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket ardhjes, duke marr\u00eb parasysh edhe mosh\u00ebn e Nifonit, i cili ka lindur rreth vitit 1434, ajo duhet t\u00eb ket\u00eb ndodhur nga viti 1458-1460, gjat\u00eb apogjeut t\u00eb fitoreve t\u00eb popullit ton\u00eb, nd\u00ebrsa largimi duhet t\u00eb ket\u00eb ndodhur gjat\u00eb vitit 1466, sepse k\u00ebt\u00eb vit ata gjenden p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Oh\u00ebr, n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Maris\u00eb, ku gjendej edhe selia e Patriarkan\u00ebs. Kjo del dhe nga p\u00ebrmendja n\u00eb tekst e ardhjes s\u00eb turqve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1466, me n\u00eb krye vet\u00eb Sulltan Mehmetin II, i cili i shkaktoi vendit d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Se \u00e7&#8217;i ka shtyr\u00eb k\u00ebta dy klerik\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb, madje &#8220;bashk\u00eb dhe me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb&#8221;, kjo, besojm\u00eb se kuptohet nga ngjarjet e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pushtimi i Konstandinopoj\u00ebs n\u00eb maj t\u00eb vitit 1453, nga Sulltan Mehmeti II, q\u00eb i dha fund perandoris\u00eb mij\u00ebvje\u00e7are bizantine, kishte shkaktuar panik dhe d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb madh si n\u00eb popujt e Ballkanit, ashtu dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn.<\/p>\n<p>E vetmja kala e pamposhtur n\u00eb Ballkan, e vetmja shk\u00ebndij\u00eb e fort\u00eb q\u00eb ndizte zjarrin e luft\u00ebs kund\u00ebr pushtuesit, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mbrapsht lirin\u00eb dhe qytet\u00ebrimin, ishte Shqip\u00ebria dhe populli i saj i vog\u00ebl, por heroik, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Gjergj Kastriotit.<\/p>\n<p>\u00c7do fitore e popullit ton\u00eb kund\u00ebr turqve pritej me padurim dhe p\u00ebrhapej me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme, duke shkaktuar jehon\u00eb t\u00eb madhe dhe admirim n\u00eb popujt e shtypur, ngjallte shpresa dhe nxiste p\u00ebr luft\u00eb \u00e7do njeri, t\u00eb cilit i dhimbseshin liria, atdheu, traditat.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht nga k\u00ebto shkaqe u nis\u00ebn dhe Zaharia me Nifonin dhe erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb t\u00eb Gjergj Kastriotit, n\u00eb Kruj\u00ebn kreshnike, p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer edhe ata sadopak kauz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb shtojm\u00eb se fenomene t\u00eb tilla n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakta. Nj\u00eb funksion t\u00eb till\u00eb si vatra q\u00eb kishin mbetur t\u00eb lira dhe ku k\u00ebrkonin strehim dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar veprimtarin\u00eb e tyre shum\u00eb persona t\u00eb ikur nga vendet e pushtuara, e loznin dhe principata e Vllahis\u00eb dhe ajo e Moldavis\u00eb. Edhe kthimi m\u00eb 1466 nga Kruja n\u00eb Oh\u00ebr i dy personave n\u00eb fjal\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pa q\u00ebllim, pa ndonj\u00eb mision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga ana e Sk\u00ebnderbeut, i cili, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb gjendjes kritike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej vendi, u b\u00ebri thirrje t\u00eb fundit p\u00ebr luft\u00eb e bashk\u00ebpunim t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebve dhe fqinj\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk p\u00ebrjashtohet supozimi se ata t\u00eb jen\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr t&#8217;u lidhur me krer\u00ebt e Ohrit n\u00ebp\u00ebrmjet kryepiskopit p\u00ebr ndonj\u00eb kryengritje, e cila n\u00eb fakt do t\u00eb jet\u00eb organizuar, por ka d\u00ebshtuar, sepse si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb nga nj\u00eb kronik\u00eb e koh\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn sllave, Sulltan Mehmeti II, m\u00eb 1466, kur po kthehej nga Shqip\u00ebria, dha urdh\u00ebr q\u00eb kryepiskopi i Ohrit, Dhorotheu, bashk\u00eb me shum\u00eb krer\u00eb dhe klerik\u00eb t\u00eb vendit, t\u00eb internoheshin n\u00eb Stamboll. Nd\u00ebrmjet t\u00eb internuarve kan\u00eb qen\u00eb dhe Zaharia me Nifonin.<\/p>\n<p>Nga pjesa q\u00eb u p\u00ebrmend del se, Kruja, n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, ishte nj\u00eb nga t\u00eb paktat qendra episkopale orthodhokse n\u00eb territore t\u00eb lira, n\u00eb mos e vetmja, e cila luante edhe rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mobilizimin e popullit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr turqve, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrpjekjet q\u00eb b\u00ebnte Roma, duke p\u00ebrfituar nga rrethanat politike, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr shqiptar\u00ebt n\u00ebn ndikimin e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb aspekt kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb ishte e pamundur t\u00eb mos e shfryt\u00ebzonte Gjergj Kastrioti n\u00eb favor t\u00eb mbrojtjes s\u00eb atdheut, duke p\u00ebrdorur klerik\u00ebt me influenc\u00eb n\u00eb detyra dhe misione t\u00eb ndryshme, si\u00e7 ishte rasti i Zaharis\u00eb dhe i Nifonit ose i episkopit Stefan n\u00eb n\u00ebnshkrimin e traktatit t\u00eb Gaet\u00ebs, m\u00eb 1451, si dhe i t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr an\u00ebn orthodhokse, apo i Pal Engj\u00ebllit, kur ishte fjala p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Rom\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim historik i teologut Dhimit\u00ebr Beduli, ribotuar me rastin e 555-vjetorit t\u00eb fjetjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Trajton pranin\u00eb e dy klerik\u00ebve orthodhoks\u00eb, Zaharis\u00eb dhe Nifonit, pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Kruj\u00eb (1458-1466), bazuar n\u00eb vepr\u00ebn agjiografike &#8216;Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patriark i Konstandinopoj\u00ebs&#8217;. Tregon rolin e Kruj\u00ebs si qend\u00ebr episkopale orthodhokse e lir\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr turqve.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"M\u00eb 17 janar 2023 u kujtua 555-vjetori i fjetjes s\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit (Sk\u00ebnderbeut). Me k\u00ebt\u00eb rast po botojm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim t\u00eb 30 viteve m\u00ebpar\u00eb, t\u00eb teologut Dhimit\u00ebr Beduli.","numri":"1 (361)","viti":"2023","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"17","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Sk\u00ebnderbeu\", \"Gjergj Kastrioti\", \"Zaharia\", \"Nifoni\", \"Kruj\u00eb\", \"Oh\u00ebr\", \"prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb\", \"Pal Engj\u00eblli\", \"Sulltan Mehmeti II\", \"1466\", \"555-vjetor\", \"Dhimit\u00ebr Beduli\"]","permbledhje":"Studim historik i teologut Dhimit\u00ebr Beduli, ribotuar me rastin e 555-vjetorit t\u00eb fjetjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Trajton pranin\u00eb e dy klerik\u00ebve orthodhoks\u00eb, Zaharis\u00eb dhe Nifonit, pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Kruj\u00eb (1458-1466), bazuar n\u00eb vepr\u00ebn agjiografike 'Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patriark i Konstandinopoj\u00ebs'. Tregon rolin e Kruj\u00ebs si qend\u00ebr episkopale orthodhokse e lir\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr turqve.","autori":"Dhimit\u00ebr Beduli","kategoria":"Histori","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9258],"ngjallja_autori":[9259],"ngjallja_viti":[11700],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90198","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori","ngjallja_autori-dhimiter-beduli","ngjallja_viti-11700","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90198\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/\",\"name\":\"Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:57:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90198","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/","name":"Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:57:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/prifterinj-orthodhokse-prane-skenderbeut-3\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Prift\u00ebrinj orthodhoks\u00eb pran\u00eb Sk\u00ebnderbeut"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90198"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90198"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90198"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}