{"id":90181,"date":"2026-06-01T07:57:32","date_gmt":"2026-06-01T05:57:32","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/"},"modified":"2026-06-01T07:57:32","modified_gmt":"2026-06-01T05:57:32","slug":"shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/","title":{"rendered":"SH\u00cbN NIKOLLA &#8211; &#8220;Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>SH\u00cbN NIKOLLA<br \/>\n&#8220;Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata&#8221;<br \/>\n(Fjal\u00ebt e Urta 10:7)<\/p>\n<p>Shkrimi i Shenjt\u00eb na v\u00ebrteton se kujtimi i njeriut t\u00eb shenjt\u00eb ruhet dhe mbetet, me kalimin e koh\u00ebs, brenda nd\u00ebrgjegjes s\u00eb besimtar\u00ebve, p\u00ebrmes lavd\u00ebrimeve. Fjala e Per\u00ebndis\u00eb v\u00ebrtetohet p\u00ebrs\u00ebri edhe n\u00eb rastin e sot\u00ebm t\u00eb sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, prandaj edhe himnografi i shenjt\u00eb e quan &#8220;njeri t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe sh\u00ebrb\u00ebtor besnik t\u00eb Zotit&#8221;. T\u00eb pakt\u00eb ishin ata q\u00eb fituan kaq simpati n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e popullit si sh\u00ebn Nikolla, kujtimin e t\u00eb cilit Kisha kremton sot. Veprat i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kuptimit t\u00eb emrit t\u00eb tij t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se fitoi dashurin\u00eb dhe besimin e popullit me virtytet q\u00eb e stolisnin. Emri i sh\u00ebn Nikoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn dhe, pothuajse, nuk ka familje t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb mos ta nderoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb saj. P\u00ebrl\u00ebshorja e tij p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb diagram t\u00eb virtyteve, t\u00eb cilat stolisnin personalitetin e tij t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb cilave po shkojm\u00eb, me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, duke k\u00ebrkuar nd\u00ebrmjetimet per\u00ebndibind\u00ebse t\u00eb hierarkut.<\/p>\n<p>&#8220;Kanun i bes\u00ebs&#8221; i th\u00ebrret himni i shenjt\u00eb; dometh\u00ebn\u00eb si njeri, i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore beson te Per\u00ebndia dhe k\u00ebt\u00eb besim e shpreh dhe e shpjegon me veprat e tij. Njer\u00ebzit nuk duhet ta harrojn\u00eb kurr\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. Duhet t\u00eb ndiejm\u00eb, se varemi n\u00eb \u00e7do rast nga Per\u00ebndia dhe t\u00eb besojm\u00eb me gjith\u00eb shpirt n\u00eb T\u00eb. Besimi do t\u00eb jet\u00eb ura q\u00eb do t\u00eb na lidh\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb. Dhe mendimi i var\u00ebsis\u00eb nga Per\u00ebndia, si\u00e7 do t\u00eb ndri\u00e7ohet nga besimi i krishter\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb nj\u00eb thesar t\u00eb \u00e7muar. Njeriu i pabes\u00eb \u00ebsht\u00eb zakonisht i pashpres\u00eb dhe i d\u00ebshp\u00ebruar n\u00eb jet\u00eb. T\u00eb gjitha i shikon t\u00eb zeza dhe t\u00eb err\u00ebta dhe mendon shum\u00eb her\u00eb se jeta e tij nuk ka asnj\u00eb kuptim. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, njeriu i bes\u00ebs e ndien Per\u00ebndin\u00eb si At\u00eb t\u00eb tij, mendon p\u00ebr qiellin se \u00ebsht\u00eb atdheu i tij i p\u00ebrjetsh\u00ebm; dhe kujdeset p\u00ebr veten e tij e p\u00ebr synimin e tij t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilin duhet ta arrij\u00eb duke u ndrequr shpirt\u00ebrisht, vazhdimisht, nga k\u00ebshillat e besimit dhe me ndihm\u00ebn e besimit.<\/p>\n<p>Besimi i sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, dhe para se t\u00eb b\u00ebhej klerik, ishte i njohur dhe, kur nevojitej nj\u00eb person shpres\u00ebtar dhe i virtytsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej prift n\u00eb atdheun e tij, populli, me k\u00ebmb\u00ebngulje, k\u00ebrkoi Nikoll\u00ebn. Dhe kur m\u00eb von\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme, u b\u00eb kryeprift, me besim t\u00eb zjarrt\u00eb dhe dashuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb drejtoi grigj\u00ebn e tij, t\u00eb cil\u00ebn e ushqente me fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe e mbronte si bari i mir\u00eb nga ujq\u00ebrit e herezive. Gjat\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb Dioklecianit dhe Maksimianit, sh\u00ebn Nikolla nuk e uli flamurin e tij t\u00eb besimit, por me guxim pohoi Krishtin, dhe pasoja ishte arrestimi i tij nga qeveritar\u00ebt dhe mbyllja n\u00eb qeli bashk\u00eb me t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ku iu n\u00ebnshtrua torturave t\u00eb shumta. T\u00eb gjitha k\u00ebto i duron pa u ankuar, duke bekuar emrin e Zotit. Lutet q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb furtuna dhe t\u00eb vij\u00eb qet\u00ebsia. Dhe Per\u00ebndia d\u00ebgjon. Dimri shkon dhe pranvera vjen.<\/p>\n<p>Konstandini i Madh, perandori i par\u00eb i krishter\u00eb, vjen n\u00eb fron. Urdh\u00ebron q\u00eb t\u00eb lirohen t\u00eb burgosurit, t\u00eb kthehen t\u00eb internuarit. Sh\u00ebn Nikolla i munduar n\u00eb trup, por i fuqish\u00ebm n\u00eb shpirt, merr p\u00ebrsip\u00ebr edhe nj\u00eb her\u00eb detyrat e veta t\u00eb larta. Lajmi se mbreti do t\u00eb mbledh\u00eb Sinodin Ekumenik, q\u00eb t\u00eb shtyp\u00eb herezin\u00eb e Ariosit, ringjall moralin e besimtar\u00ebve. N\u00eb sinod merr pjes\u00eb edhe hierarku Nikolla, duke mbrojtur me gjith\u00eb forcat e tij Orthodhoksin\u00eb e duke u treguar v\u00ebrtet &#8220;Kanun i bes\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>I denj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u imituar, episkop Nikolla nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr besimin e Tij t\u00eb drejt\u00eb, por edhe si shenjtor, i mbushur me dashuri p\u00ebr bashk\u00ebnjer\u00ebzit e vet dhe &#8220;ikon\u00eb but\u00ebsie&#8221; duke pasur t\u00eb zhvilluar urt\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb shoq\u00ebrore. Njeri, i cili di t&#8217;u v\u00ebr\u00eb fre nervave t\u00eb tij, t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i but\u00eb dhe t\u00eb mposht\u00eb inatin dhe nervat e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb dhe mir\u00ebsin\u00eb. Te sh\u00ebn Nikolla u realizua, fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, th\u00ebnia e Zotit: &#8220;Lum ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb but\u00eb, sepse ata do t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb dhen\u00eb&#8221; (Mt. 5:5). Si i krishter\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb dhe i mbushur me dashuri p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit, kishte si parull\u00eb fjal\u00ebt e apostull Pavlit: &#8220;duke e duruar nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb dashuri&#8221; (Efes. 4:2). Arriti gjithmon\u00eb t\u00eb jet\u00eb i but\u00eb dhe zem\u00ebrgjer\u00eb, ikon\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb but\u00ebsie, q\u00eb rrezatonte dhe ndri\u00e7onte kudo duke u treguar bamir\u00ebs p\u00ebrkundrejt t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb vet. Hierarku Nikolla, pasurin\u00eb e madhe q\u00eb trash\u00ebgoi nga prind\u00ebrit, ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve, pasi e dinte se kjo varf\u00ebri e vullnetshme fiton shp\u00ebrblime dhe bekime t\u00eb pasura p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebve, midis t\u00eb tjerave, na e tregon edhe kjo ngjarje: Kur u lajm\u00ebrua se nj\u00eb baba i tri vajzave t\u00eb bukura, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e tij t\u00eb zi, mori vendimin t&#8217;i nxjerr\u00eb n\u00eb m\u00ebkat, sepse nuk kishte as m\u00eb t\u00eb nevojshmet p\u00ebr t\u00eb jetuar, \u00e7far\u00eb b\u00ebri hierarku bamir\u00ebs? Menj\u00ebher\u00eb nxitoi mes err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs dhe nga nj\u00eb dritare e vog\u00ebl hodhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e varf\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej nj\u00ebqind florinjsh. Babai i vajzave, i zhg\u00ebnjyer, lavd\u00ebroi Per\u00ebndin\u00eb dhe martoi t\u00eb par\u00ebn. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb shenjtori e p\u00ebrs\u00ebriti edhe p\u00ebr dy vajzat e tjera. Dhe babai, duke dashur t\u00eb fal\u00ebnderonte bamir\u00ebsin, q\u00ebndroi zgjuar dhe, kur po hidhte florinjt\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn e tij t\u00eb tret\u00eb, e ndoqi nga pas derisa shenjtori u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet dhe atje, duke i r\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, shfaqi gjith\u00eb mir\u00ebnjohjen e tij.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta dashuri e drejtoi shenjtorin t&#8217;i shfaqej n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr perandorit Konstandin p\u00ebr ta lajm\u00ebruar q\u00eb t\u00eb lironte nga burgu kat\u00ebr funksionar\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, sh\u00ebn Nikolla, me gjith\u00eb interesimin p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, dinte t\u00eb sillej me zell t\u00eb madh edhe ndaj vetes s\u00eb vet. Me gjith\u00eb dhuntit\u00eb, me t\u00eb cilat e kishte pajisur Per\u00ebndia, mbeti gjithmon\u00eb i p\u00ebrulur. Kur p\u00ebrballej me pika t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb vetes, t\u00eb cilat kishin nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb kujdes, ushtronte gjith\u00eb fuqin\u00eb e vet, me kreshm\u00eb, agripni, lutje dhe kujdes, q\u00eb t\u00eb mos pushtohej nga asnj\u00eb gj\u00eb m\u00ebkatare. K\u00ebshtu m\u00ebnyr\u00eb, u tregua &#8220;m\u00ebsues i p\u00ebrkor\u00eb&#8221; e njeri q\u00eb kishte n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb personalitetin e vet.<\/p>\n<p>Ja pra, k\u00ebt\u00eb bari t\u00eb madh ftohemi t\u00eb nderojm\u00eb denj\u00ebsisht, por edhe t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb ndjekim virtytet e tij: besimin e thell\u00eb dhe t\u00eb zjarrt\u00eb q\u00eb t&#8217;i p\u00eblqejm\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, dashurin\u00eb me gjith\u00eb shpirt ndaj Per\u00ebndis\u00eb, dashurin\u00eb e p\u00ebrzem\u00ebrt dhe t\u00eb painteres ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, but\u00ebsin\u00eb dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen. K\u00ebshtu do t\u00eb na nderoj\u00eb edhe ne Per\u00ebndia. Na e premtoi: &#8220;Sepse un\u00eb nderoj ata q\u00eb m\u00eb nderojn\u00eb&#8221; (1 Sam. 2:30). U b\u00ebft\u00eb!<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga libri i Hir\u00ebsi Ignatit<br \/>\n&#8220;Buqet\u00eb lulesh shpirt\u00ebrore&#8221; I<br \/>\nPredikime 2008-2009<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim mbi Sh\u00ebn Nikoll\u00ebn, hierarkun bamir\u00ebs dhe &#8220;ikon\u00eb but\u00ebsie&#8221;. Marr\u00eb nga libri i Hir\u00ebsi Ignatit &#8220;Buqet\u00eb lulesh shpirt\u00ebrore&#8221; I, Predikime 2008-2009. Tregon p\u00ebr besimin, q\u00ebndres\u00ebn gjat\u00eb persekutimeve dhe veprat e tij t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb si rasti i tre vajzave t\u00eb varfra.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Fjal\u00ebt e Urta 10:7","numri":"12 (360)","viti":"2022","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[8]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Nikolla\", \"hierarku\", \"besim\", \"dashuri\", \"but\u00ebsi\", \"Diokleciani\", \"Maksimiani\", \"Konstandini i Madh\", \"Sinodi Ekumenik\", \"Arios\", \"tre vajzat\", \"florinj\", \"virtyte\"]","permbledhje":"Predikim mbi Sh\u00ebn Nikoll\u00ebn, hierarkun bamir\u00ebs dhe \"ikon\u00eb but\u00ebsie\". Marr\u00eb nga libri i Hir\u00ebsi Ignatit \"Buqet\u00eb lulesh shpirt\u00ebrore\" I, Predikime 2008-2009. Tregon p\u00ebr besimin, q\u00ebndres\u00ebn gjat\u00eb persekutimeve dhe veprat e tij t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb si rasti i tre vajzave t\u00eb varfra.","autori":"Hir\u00ebsi Ignati","kategoria":"Predikim\/Shkrim teologjik","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11695],"ngjallja_autori":[11696],"ngjallja_viti":[11515],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90181","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-predikim-shkrim-teologjik","ngjallja_autori-hiresi-ignati","ngjallja_viti-11515","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SH\u00cbN NIKOLLA - &quot;Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata&quot; - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90181\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/\",\"name\":\"SH\u00cbN NIKOLLA - \\\"Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata\\\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:57:32+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SH\u00cbN NIKOLLA &#8211; &#8220;Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SH\u00cbN NIKOLLA - \"Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90181","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/","name":"SH\u00cbN NIKOLLA - \"Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata\" - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:57:32+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-nikolla-kujtimi-i-te-drejteve-eshte-me-levdata\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SH\u00cbN NIKOLLA &#8211; &#8220;Kujtimi i t\u00eb drejt\u00ebve \u00ebsht\u00eb me l\u00ebvdata&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90181"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90181"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90181"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}