{"id":90112,"date":"2026-06-01T07:56:13","date_gmt":"2026-06-01T05:56:13","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/"},"modified":"2026-06-01T07:56:13","modified_gmt":"2026-06-01T05:56:13","slug":"30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/","title":{"rendered":"30 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve (1992 &#8211; 2022)"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1992, me iniciativ\u00ebn dhe bekimin e Kryepiskopit Anastas u krijua Zyra Diakonia Agapes (Sh\u00ebrbimi i Dashuris\u00eb). Ajo \u00ebsht\u00eb zyra sociale, zhvilluese dhe e emergjenc\u00ebs e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb nga viti 2000 zyra operon brenda Fondacionit &#8220;Fryma e Dashuris\u00eb&#8221;. Gjith\u00eb veprimtaria e saj \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga vlerat dhe parimet e m\u00ebshiruara n\u00eb misionin dhe vizionin e DA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Diakonia Agapes, p\u00ebr t\u00eb shprehur dashurin\u00eb sakrifikuese t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin, punon me t\u00eb gjith\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me grupet n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb shpres\u00eb, besim, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe vetiniciativ\u00eb p\u00ebrmes asistenc\u00ebs teknike, nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit dhe leht\u00ebsimit t\u00eb situatave emergjente.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Diakonia Agapes \u00ebsht\u00eb zhvillimi i burimeve materiale dhe njer\u00ebzore n\u00eb vendin ton\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim mobilizon dhe organizon burime financiare, materiale dhe njer\u00ebzore, si brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Diakonia Agapes, gjat\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, ka punuar me komunitete n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryesisht n\u00eb zona t\u00eb varfra rurale. Realizimi i projekteve ka synuar t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr fermer\u00ebt, grat\u00eb, komunitetin rom dhe egjiptian, t\u00eb rinjt\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt dhe grupe me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Projektet e saj, kryesisht, jan\u00eb mb\u00ebshtetur nga agjenci ekumenike (an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave) dhe m\u00eb pak nga donator\u00eb vendas.<\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb nga viti 2000, &#8220;Diakonia Agapes&#8221; ka operuar me projekte afatmesme (2-3-vje\u00e7are) dhe ka marr\u00ebdh\u00ebnie bashk\u00ebpunimi me t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb nivel lokal, me t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebnshkruhen \u00e7do vit memorandume bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Fokusi i Diakonia Agapes gjat\u00eb viteve 1992 &#8211; 1993 ishte shp\u00ebrndarja e ndihmave humanitare (ushqime, ndihma mjek\u00ebsore, veshmbathje etj.), p\u00ebr zonat m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb: 172 ton\u00eb qum\u00ebsht dhe ushqime; 2,500 pako me veshmbathje e batanije; 60,000 USD u shp\u00ebrndan\u00eb p\u00ebr 300 jetim\u00eb. Gjithashtu, u dha mb\u00ebshtetje p\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme joqeveritare p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 1993, Kisha jon\u00eb mikpriti takimin e par\u00eb t\u00eb Tryez\u00ebs s\u00eb Rrumbullak\u00ebt. Ky takim, i organizuar nga K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave dhe K\u00ebshilli Evropian i Kishave, sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi m\u00eb intensiv me Agjenci Ekumenike t\u00eb Zhvillimit. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebtyre dinamikave t\u00eb reja zyra filloi t\u00eb ndryshoj\u00eb fokusin e saj nga ajo e ndihm\u00ebs humanitare n\u00eb at\u00eb t\u00eb zhvillimit. Projektet e para t\u00eb zhvillimit u prezantuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p>Fushat e Veprimtaris\u00eb s\u00eb Diakonia Agapes<\/p>\n<p>&#8211; Zhvillimi i Integruar Rural, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e standardit t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve n\u00eb zonat rurale filloi n\u00eb vitin 1994, me zbatimin me Programin e Kredis\u00eb Qarkulluese dhe vazhdon edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme me realizimin e projekteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Sh\u00ebndeti dhe edukimi ka q\u00ebllim rritjen e vet\u00ebbesimit dhe kapaciteteve t\u00eb individ\u00ebve p\u00ebr t\u00eb menaxhuar problemet sociale &#8211; ekonomike. Programi filloi n\u00eb vitin 1995 me realizimin e Programit t\u00eb sh\u00ebndetit dhe zhvillimit p\u00ebr grat\u00eb n\u00eb zonat rurale dhe vazhdon deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Diakonia Agapes vazhdon t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive n\u00eb rastet e katastrofave natyrore. Programi i par\u00eb i emergjenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb vitin 1997 dhe gjat\u00eb viteve i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur emergjencave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Programi i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe zhvillimit ka filluar n\u00eb vitin 1994 n\u00eb zon\u00ebn e Shpatit, Elbasan, dhe m\u00eb pas u zbatua si nj\u00eb projekt pilot n\u00eb komun\u00ebn e Ho\u00e7ishtit, Kor\u00e7\u00eb, me &#8220;Fondin e huas\u00eb qarkulluese&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1995-1997 n\u00eb zon\u00ebn e Shpatit dhe komun\u00ebn Ho\u00e7isht u dhan\u00eb 65 kredi (individuale ose n\u00eb grup familje) p\u00ebr projekte t\u00eb ndryshme. 200 familje p\u00ebrfituan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte nga k\u00ebto kredi.<\/p>\n<p>Disa nga arritjet n\u00eb vite t\u00eb DA kan\u00eb qen\u00eb: 4,000 fermer\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga trajnimet n\u00eb bujq\u00ebsi, blegtori dhe bletari; 5,200 fermer\u00eb kan\u00eb marr\u00eb asistenc\u00eb teknike dhe k\u00ebshillime n\u00eb fush\u00eb nga specialist t\u00eb fushave p\u00ebrkat\u00ebse; 400 fermer\u00eb jan\u00eb mb\u00ebshtetur me fonde p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb bletari, impiante vaditjeje, pem\u00ebtari, pompa sp\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrmir\u00ebsimin e stallave, mbjellje ullinjsh, si dhe krijimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb reja t\u00eb serave.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimit e deri sot Diakonia Agapes ka realizuar rreth 25 projekte.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndeti dhe edukimi &#8211; projektet p\u00ebr grat\u00eb<\/p>\n<p>Projekti sh\u00ebndet dhe shoq\u00ebrizim p\u00ebr vajzat dhe grat\u00eb n\u00eb zonat rurale filloi zbatimin ne vitin 1995. Deri m\u00eb sot jan\u00eb realizuar rreth 15 projekte, duke mbuluar rreth 60 fshatra t\u00eb Elbasanit, Kavaj\u00ebs, Gramshit, Librazhdit, Ku\u00e7ov\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa nga arritjet e projektit t\u00eb grave: 7,600 gra dhe vajza kan\u00eb marr\u00eb njohuri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme sh\u00ebndet\u00ebsore nga takimet sh\u00ebndetit; 4,500 gra dhe vajza kan\u00eb marr\u00eb njohuri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme sociale nga takimet sociale; 5,000 gra dhe vajza kan\u00eb p\u00ebrfituar vizita mjek\u00ebsore; 550 gra dhe vajza kan\u00eb p\u00ebrfituar nga trajnimet n\u00eb bujq\u00ebsi dhe 137 prej tyre jan\u00eb mb\u00ebshtetur me iniciativa n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb realizuar edhe projekte p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt: si: &#8220;Edukim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb&#8221;, i cili filloi t\u00eb zbatohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2001, si nj\u00eb projekt pilot n\u00eb fshatin Kalush t\u00eb Kavaj\u00ebs dhe vazhdoi realizimin e tij deri n\u00eb vitin 2013. Projekti u realizua n\u00eb 23 shkolla 9-vje\u00e7are t\u00eb rretheve Kavaj\u00eb, Elbasan, Peqin, Rrogozhin\u00eb, Gramsh dhe Librazhd.<\/p>\n<p>Disa nga arritjet e projektit: 4,655 f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga sesionet e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe mjedisin dhe nga vizitat mjek\u00ebsore; 4,302 f\u00ebmij\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar nga paketa ndihme me artikujt shkollor\u00eb; 2,000 prind\u00ebr dhe staf m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrfituar nga sesionet informuese; 23 shkolla jan\u00eb mb\u00ebshtetur me baz\u00eb materiale e didaktike, jan\u00eb krijuar dhe pasuruar bibliotekat e tyre, jan\u00eb krijuar ambiente sportive etj.<\/p>\n<p>Jan\u00eb zhvilluar n\u00eb vazhdim\u00ebsi programe n\u00eb raste emergjencash p\u00ebr vendin. Nga viti 1997 &#8211; 2001, Zyra &#8220;Diakonia Agapes&#8221; ka qen\u00eb partneri lokal i Action by Churches Together (ACT &#8211; dega e emergjenc\u00ebs pran\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave) dhe ka realizuar programe te ndryshme emergjence n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb: Shp\u00ebrndarja e ndihmave humanitare 1992 &#8211; 1994; Shp\u00ebrndarja e ndihmave humanitare 1997; Programi i emergjenc\u00ebs p\u00ebr refugjat\u00ebt nga Kosova 1998; Programi i Emergjenc\u00ebs p\u00ebr refugjat\u00ebt nga Kosova 1999 &#8211; 2000; Program emergjence p\u00ebr G\u00ebrdecin; Ndihm\u00eb n\u00eb Veri t\u00eb vendit p\u00ebr komunitetin rom, 2010 &#8211; 2011; Mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb prekurit nga t\u00ebrmeti, dhjetor 2019 &#8211; 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb programin p\u00ebr refugjat\u00ebt e ardhur nga Kosova 33,000 persona u mb\u00ebshtet\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2000. U shp\u00ebrndan\u00eb 220 ton\u00eb ushqime n\u00eb 10 qytete. 1,332 persona mor\u00ebn sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, edukuese dhe psikologjike. U nd\u00ebrtuan 500 sht\u00ebpi parafabrikat p\u00ebr rreth 4,000 refugjat\u00eb. Vlera financiare e programit ishte 12 milion USD, p\u00ebr t\u00eb cilin kontribuuan financiarisht agjenci t\u00eb ndryshme ekumenike, an\u00ebtare t\u00eb &#8220;Action by Churches Together&#8221; (ACT).<\/p>\n<p>DA ka kontribuuar edhe n\u00eb rehabilitimin e disa nd\u00ebrtesave shkollore. Gjat\u00eb vitit 2000 u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rikonstruksion objekteve t\u00eb m\u00ebposhtme: Shkolla 8-vje\u00e7are &#8220;Konferenca e Pez\u00ebs&#8221;, Tiran\u00eb, me vler\u00eb 220,000 USD; Kopshti nr. 14 &#8211; Laprak\u00eb, Tiran\u00eb, me vler\u00eb 75,000 USD; Kopshti nr. 34 Kombinat, Tiran\u00eb, me vler\u00eb 64,000 USD; Shkoll\u00eb fillore dhe kopsht n\u00eb Sh\u00ebn Joan Vladimir, Elbasan, me vler\u00eb 58,000 USD.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar nj\u00eb program p\u00ebr p\u00ebrkujdesjet ditore (kopshtet). Tetori i vitit 1994 sh\u00ebnoi hapjen n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesjes s\u00eb par\u00eb ditore, me 26 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 4-6 vje\u00e7. Diakonia Agapes e ka mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb program nga viti 1994 &#8211; 2013 n\u00eb qytetet Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb, Lushnj\u00eb, Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Sarand\u00eb, Elbasan, Pogradec, Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr dhe P\u00ebrmet n\u00eb bashk\u00ebpunim me Zyr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Koordinimit t\u00eb p\u00ebrkujdesjeve ditore.<\/p>\n<p>DA ka zhvilluar edhe programe p\u00ebr rinin\u00eb. Qendra e par\u00eb rinore \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb vitin 1995, n\u00eb Tiran\u00eb. Kjo qend\u00ebr ishte pilot dhe p\u00ebrvoja e saj u zbatua dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera. Disa nga programet kan\u00eb qen\u00eb: 1994 &#8211; 2010, mb\u00ebshtetje p\u00ebr grupet rinore dhe Zyr\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb rinis\u00eb me 7 projekte t\u00eb realizuara; 1999 &#8211; 2011, mb\u00ebshtetje p\u00ebr Qytetin Studenti, me 3 projekte t\u00eb realizuara; 2005 &#8211; 2013, mb\u00ebshtetje p\u00ebr Zyr\u00eb e F\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr projektin: &#8220;Engj\u00ebjt e vegj\u00ebl&#8221;.<\/p>\n<p>Mjaft aktive kan\u00eb qen\u00eb edhe projektet sociale. K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr grupet orthodhokse t\u00eb grave t\u00eb Kish\u00ebs. Disa programe kan\u00eb qen\u00eb: Dyqani i kafes\u00eb dhe projekte t\u00eb tjera n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Grupit t\u00eb Grave Orthodhokse t\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr grupet e grave t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta. Jan\u00eb zbatuar disa programe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre: &#8220;T\u00eb ndrysh\u00ebm, por t\u00eb barabart\u00eb&#8221;, 2005 &#8211; 2007; &#8220;Duaj dhe respekto f\u00ebmij\u00ebt me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta&#8221;, 2008 &#8211; 2011; Shp\u00ebrndarje e \u00e7orapeve me dhurata t\u00eb Krishtlindjes, 2003 &#8211; 2004; &#8220;Dikush mendon p\u00ebr ju&#8221;, 2005 &#8211; 2008; projekti &#8220;Dhurata t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt&#8221;, 2008 &#8211; 2011; fuqizim dhe praktika institucionale p\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr komunitetin egjiptian t\u00eb Shushic\u00ebs, Elbasan, 2013 &#8211; 2015.<\/p>\n<p>Diakonia Agapes filloi si nj\u00eb p\u00ebrgjigje sh\u00ebrbimi dhe dashurie n\u00eb periudh\u00ebn kritike t\u00eb tranzicionit n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt e sotme, ky sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb rritur dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb arrije tek t\u00eb m\u00ebnjanuarit e shoq\u00ebris\u00eb, duke punuar me individ\u00eb dhe komunitetin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb jet\u00ebt e tyre. Deri m\u00eb sot 50 donator\u00eb (t\u00eb huaj dhe vendas) kan\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet e DA, n\u00eb vler\u00ebn 8 milion euro. Pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 50 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb stafit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjoh\u00ebse dhe fal\u00ebnderuese q\u00eb kam qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij rrug\u00ebtimi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nina Gramo prezanton 30-vjetorin e Zyr\u00ebs Diakonia Agapes, zyra sociale dhe e emergjenc\u00ebs e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e themeluar n\u00eb 1992. P\u00ebrshkruhen projektet e zhvillimit rural, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, edukimit, ndihm\u00ebs p\u00ebr refugjat\u00ebt e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkujdesjet ditore p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr 50 donator\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 8 milion\u00eb euro.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"8 (356)","viti":"2022","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[16, 17]","fjale_kyce":"[\"Nina Gramo\", \"Diakonia Agapes\", \"Sh\u00ebrbimi i Dashuris\u00eb\", \"ndihma humanitare\", \"refugjat\u00ebt e Kosov\u00ebs\", \"zhvillim rural\", \"Tryeza e Rrumbullak\u00ebt\", \"Action by Churches Together\", \"T\u00ebrmeti 2019\", \"G\u00ebrdec\"]","permbledhje":"Nina Gramo prezanton 30-vjetorin e Zyr\u00ebs Diakonia Agapes, zyra sociale dhe e emergjenc\u00ebs e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e themeluar n\u00eb 1992. P\u00ebrshkruhen projektet e zhvillimit rural, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, edukimit, ndihm\u00ebs p\u00ebr refugjat\u00ebt e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkujdesjet ditore p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, dhe mb\u00ebshtetja p\u00ebr 50 donator\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 8 milion\u00eb euro.","autori":"Nina Gramo","kategoria":"Studim\/Referat","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11628],"ngjallja_autori":[9417],"ngjallja_viti":[11515],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90112","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-studim-referat","ngjallja_autori-nina-gramo","ngjallja_viti-11515"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>30 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve (1992 - 2022) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90112\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/\",\"name\":\"30 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve (1992 - 2022) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:56:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"30 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve (1992 &#8211; 2022)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"30 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve (1992 - 2022) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90112","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/","name":"30 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve (1992 - 2022) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:56:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-ne-sherbim-te-njerezve-1992-2022\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"30 vjet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njer\u00ebzve (1992 &#8211; 2022)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90112"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90112"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90112"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}