{"id":90106,"date":"2026-06-01T07:56:05","date_gmt":"2026-06-01T05:56:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/"},"modified":"2026-06-01T07:56:05","modified_gmt":"2026-06-01T05:56:05","slug":"puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/","title":{"rendered":"Puna e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe Mitropolit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Fortlumturi, Mitropolit\u00eb, Hir\u00ebsi, klerik\u00eb dhe laik\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb Asamble Kleriko-Laike.<\/p>\n<p>&#8230;Me bekimin e Kryepiskopit filluam &#8220;Seminarin hieratik&#8221; n\u00eb Durr\u00ebs dhe n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1993 filluam katekizmin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Vlashit, i shkat\u00ebrruar plot\u00ebsisht n\u00eb vitin &#8217;67 nga nisma e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221;, n\u00eb Durr\u00ebs: &#8220;T\u00eb ngrihemi dhe t\u00eb luftojm\u00eb zakonet prapanike e fetare&#8221;.<\/p>\n<p>Kryepiskopi na inkurajonte me shembullin e tij apostolik dhe na mb\u00ebshteste ekonomikisht p\u00ebr ta vazhduar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb katekizmit n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb fshatra e qytete me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e at\u00eb Martin Ritsit, nj\u00eb prift misionar nga Amerika. Nuk do t\u00eb na dilte koha t\u00eb p\u00ebrmendim zonat e shumta t\u00eb katekizmit dhe pag\u00ebzimet e qindra f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb vitet t\u00eb para n\u00ebp\u00ebr kishat e rr\u00ebnuara, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatrave, lumenj e det.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, k\u00ebtij grupi katekist\u00ebsh iu bashk\u00ebngjit\u00ebn edhe shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb mbaruan Akademin\u00eb Theologjike. Kryepiskopi, si nj\u00eb arkitekt i mir\u00eb, duke par\u00eb se nuk kishim t\u00eb b\u00ebnim thjesht me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe aventur\u00eb rinore, por me hir t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb, me iniciativ\u00ebn dhe bekimin e tij n\u00eb vitin 2001 u formua Zyra Qendrore e Katekizmit. Kjo zyr\u00eb kishte rreth 20 katekist\u00eb, djem dhe vajza, q\u00eb kishin mbaruar Akademin\u00eb Theologjike dhe kryenin katekiz\u00ebm periodikisht n\u00eb rreth 40 zona, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Kryepiskopat\u00ebs dhe t\u00eb mitropolive, ku mblidheshin mestarisht 1800 f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2006 \u00e7do Mitropoli krijoi zyr\u00ebn e vet t\u00eb pavarur dhe zyra jon\u00eb u b\u00eb Zyra e Katekizmit e Kryepiskopat\u00ebs&#8230;<\/p>\n<p>Zyra e Katekizmit e Kryepiskopat\u00ebs<\/p>\n<p>Zyra e Kryepiskopat\u00ebs ka sot 5 katekist\u00eb dhe mbik\u00ebqyret nga Mitropoliti i Apollonis\u00eb dhe Fierit, Hir\u00ebsi Nikolla. Zyra mbulon me katekiz\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e Kryepiskopat\u00ebs. Katekizmi kryhet kudo ku \u00ebsht\u00eb e mundur, si: n\u00eb mjediset e zyr\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr kisha, sht\u00ebpit\u00eb e besimtar\u00ebve dhe mbulon gjithashtu predikimin e t\u00eb dielave n\u00ebp\u00ebr disa kisha n\u00eb qytete dhe fshatra. Zyra ka bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me klerik\u00ebt e \u00e7do enorie dhe me \u00e7do zyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb katekiz\u00ebm, si Zyra e rinis\u00eb, f\u00ebmij\u00ebve, e grave etj. Po ashtu prej vitesh bashk\u00ebpunon me Radion &#8220;Ngjallja&#8221; me emisione t\u00eb p\u00ebrditshme, me emisione t\u00eb p\u00ebrjavshme n\u00eb tv private, si televizioni &#8220;Adrianet&#8221; n\u00eb Durr\u00ebs. Po ashtu jep d\u00ebshmi orthodhokse gjat\u00eb vitit n\u00eb televizionin publik dhe n\u00eb ato private, n\u00eb gazeta ku publikohen artikuj me tema teologjike, sociale, si edhe apologji p\u00ebr mbrojtjen e besimit dhe figurave kishtare. Duke shfryt\u00ebzuar rrjetet sociale, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb, zyra katekizon \u00e7do dit\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Facebook-ut me ndjek\u00ebs t\u00eb rregullt 2768 veta, n\u00eb Instagram 473 veta dhe Youtube 1293 veta, brenda edhe jasht\u00eb vendit. Po ashtu ka organizuar takime katekizmi n\u00ebp\u00ebr burgje, si n\u00eb Tiran\u00eb dhe Durr\u00ebs, ku jan\u00eb kryer pag\u00ebzime e rr\u00ebfime.<\/p>\n<p>Zyra e Katekizmit n\u00eb Mitropolin\u00eb e Beratit<\/p>\n<p>Katekist\u00ebt e k\u00ebsaj Mitropolie kan\u00eb qen\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1999 pjes\u00eb e Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare dhe n\u00eb vitin 2010 vazhduan si zyr\u00eb m\u00eb vete, n\u00ebn kujdesin e Mitropolitit t\u00eb Beratit, Hir\u00ebsi Ignatit. Sot ka 15 katekist\u00eb. Katekizmi \u00ebsht\u00eb i organizuar n\u00eb 35 zona t\u00eb Mitropolis\u00eb. Deri n\u00eb vitin 2019, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zonat ishin t\u00eb regjistruar n\u00eb m\u00ebsimet e katekizmit rreth 800 f\u00ebmij\u00eb n\u00eb vit, por periudha e pandemis\u00eb e ka ulur disi k\u00ebt\u00eb num\u00ebr, q\u00eb pritet t\u00eb rritet p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb 5 vitet e fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 pag\u00ebzime f\u00ebmij\u00ebsh n\u00eb grupe.<\/p>\n<p>Zyra e Katekizmit n\u00eb Mitropolin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas fron\u00ebzimit t\u00eb Hir\u00ebsi Joanit si Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb vitin 1998, filloi edhe riorganizimin i katekizmit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Mitropoli, duke angazhuar si fillim student\u00eb nga Akademia Theologjike. Katekizmi kryhej n\u00eb bashk\u00ebpunim me Zyr\u00ebn e Qendore t\u00eb Katekizmit, por n\u00eb vitin 2010, Zyra e Katekizmit e Kor\u00e7\u00ebs u b\u00eb e pavarur. Sot pran\u00eb Mitropolis\u00eb punojn\u00eb 7 katekist\u00eb, 5 djem dhe 2 vajza, t\u00eb cil\u00ebt mbulojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb zonave me katekiz\u00ebm me f\u00ebmij\u00eb edhe t\u00eb rinj. Duhet p\u00ebrmendur se q\u00eb nga viti 2001 nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe kan\u00eb dhan\u00eb edhe nj\u00eb grup motrash, q\u00eb vinin nga Follorina, si edhe m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs &#8220;Omiros&#8221; n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Duhet t\u00eb p\u00ebrmendim edhe katekizmin q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kampet p\u00ebr djem dhe vajza, q\u00eb organizon Mitropolia dhe q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr katikumen\u00ebt.<\/p>\n<p>Zyra e Katekizmit n\u00eb Mitropolin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs<\/p>\n<p>Me bekimin e Hir\u00ebsi Dhimitrit, q\u00eb nga viti 2006, por edhe m\u00eb par\u00eb, zhvillohet m\u00ebsimi i katekizmit n\u00eb shum\u00eb qytete dhe fshatra t\u00eb mitropolis\u00eb. Aktualisht funksionojn\u00eb rreth 20 klasa katekizmi, n\u00eb qytete e fshatra, ku katekizohen periodikisht rreth 300 f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 katekizmit me f\u00ebmij\u00ebt, jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe grupet e moshave m\u00eb t\u00eb rritura, t\u00eb cilat jan\u00eb em\u00ebrtuar &#8220;Studimi i Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb&#8221;. Ka edhe grupe studentore katekizuese me student\u00eb nga universiteti. Po ashtu katekizmi kryhet edhe n\u00eb ato institucione arsimore t\u00eb krijuara dhe financuara nga Kisha, si n\u00eb konviktin kishtar t\u00eb vajzave n\u00eb Bularat dhe shkollat e mesme n\u00eb Mesopotam etj. Katekizmi vazhdon edhe gjat\u00eb ver\u00ebs me kampe p\u00ebr gjimnazist\u00ebt dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb organizon Mitropolia.<\/p>\n<p>Zyra e Katekizmit n\u00eb Mitropolin\u00eb e Apollonis\u00eb dhe Fierit<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb Mitropoli t\u00eb re katekizmi ka nisur shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, q\u00eb nga viti 1994, por, me fron\u00ebzimin e Hir\u00ebsi Nikoll\u00ebs n\u00eb vitin 2016, nisi pun\u00ebn edhe Zyra e Katekizmit e k\u00ebsaj Mitropolie, ku ka shum\u00eb popullsi me tradit\u00eb orthodhokse. Q\u00eb nga viti 2016 \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb gati 19 zona t\u00eb mitropolis\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebtyre zonave \u00ebsht\u00eb punuar si me f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb rinjt\u00eb ashtu dhe me prind\u00ebrit dhe persona t\u00eb moshave t\u00eb treta. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kan\u00eb kontribuuar rreth 14 katekist\u00eb, klerik\u00eb edhe laik\u00eb, me rreth 400 persona. Katekizmi zhvillohet edhe n\u00eb qendr\u00ebn me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, po ashtu n\u00eb vizita t\u00eb p\u00ebrmuajshme n\u00eb &#8220;Sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb Moshuarve&#8221; n\u00eb Fier dhe vizita katekizuese n\u00eb Institutin e d\u00ebnimit n\u00eb Fier, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e besimtar\u00ebve dhe n\u00eb kampet verore p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb organizon Mitropolia e Fierit.<\/p>\n<p>Zyra e Katekizmit n\u00eb Mitropolin\u00eb e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit<\/p>\n<p>Katekizmi n\u00eb k\u00ebt\u00eb mitropoli t\u00eb re ka qen\u00eb pjes\u00eb e Zyr\u00ebs s\u00eb Katekizmit t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs, por n\u00eb vitin 2016, me fron\u00ebzimin e Hir\u00ebsi Andonit, starton edhe Zyra e Katekizmit t\u00eb Mitropolis\u00eb. N\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb 12 katekist\u00eb, q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me 13 klerik\u00ebt e Mitropolis\u00eb s\u00eb Elbasanit, t\u00eb cil\u00ebt kujdesen p\u00ebr rritjen n\u00eb besim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb rinjve dhe prind\u00ebrve dhe fuqizimin e komunitetit orthodhoks. Zonat n\u00eb t\u00eb cilat ofrohet katekiz\u00ebm dhe programe t\u00eb ndryshme jan\u00eb gati 16. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre programeve p\u00ebrfitojn\u00eb 550 f\u00ebmij\u00eb, 130 adoleshent\u00eb, 100 t\u00eb rinj, po ashtu 130 prind\u00ebr q\u00eb kan\u00eb ndjekur takimet e ndryshme katekizuese. Katekizmi kryhet edhe n\u00eb kampet verore ditore, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb tradit\u00eb disavje\u00e7are dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashura e t\u00eb domosdoshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Dhjakonia e katekizmit kryhet jo vet\u00ebm nga zyrat e katekizmit t\u00eb mitropolive, por edhe student\u00ebt e Akademis\u00eb Theologjike &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;, ku sot gjendet Departamenti i Theologjis\u00eb i Universitetit &#8220;Logos&#8221;. P\u00ebrve\u00e7 m\u00ebsimeve t\u00eb katekizmit t\u00eb katikumen\u00ebve t\u00eb moshave nga 4-16 vje\u00e7, student\u00ebt zhvillojn\u00eb edhe kampe ditore n\u00ebp\u00ebr qendrat ku Akademia zhvillonte katekizmin. Si rrjedhoj\u00eb e gjith\u00eb k\u00ebtij aktiviteti katekizues \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur p\u00ebrhapja e Ungjillit n\u00eb qindra f\u00ebmij\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve shum\u00eb u pag\u00ebzuan dhe u b\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse.<\/p>\n<p>Gjithashtu duhet t\u00eb p\u00ebrmendim Zyr\u00ebn Qendrore t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb sot ka 13 katekist\u00eb dhe q\u00eb nga viti 2001, n\u00eb bashk\u00ebpunim me zyrat e katekizmit t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs dhe t\u00eb mitropolive, ka p\u00ebrhapur lajmin e mir\u00eb t\u00eb Ungjillit t\u00eb Krishtit dhe ka katekizuar me aktivitete t\u00eb p\u00ebrjavshme. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 21 viteve, \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb 17 grupe ose zona dhe jan\u00eb katekizuar 6815 f\u00ebmij\u00eb. Po ashtu n\u00eb aktivitetet p\u00ebr Krishtlindjet, n\u00eb 20 vite s\u00eb bashku, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 7535 f\u00ebmij\u00eb; p\u00ebr Pashk\u00eb 15955 f\u00ebmij\u00eb dhe n\u00eb kampet verore ditore kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe jan\u00eb katekizuar 8785 f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1994, kontribut p\u00ebr katekizmin ka dh\u00ebn\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jap\u00eb zyra e Rinis\u00eb &#8220;Bijt\u00eb e Drit\u00ebs&#8221; dhe Qendra studentore n\u00eb kryeqytet, ku \u00e7do jav\u00eb katekizohen me biseda shpirt\u00ebrore rreth 50-70 t\u00eb rinj e t\u00eb reja.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb katekizmit, nj\u00eb kontribut me vler\u00eb e ofron edhe &#8220;Lidhja e Grave Orthodhokse&#8221;, q\u00eb filloi sh\u00ebrbimin e saj n\u00eb vitin 1992. Zyra e grave organizon takime periodike katekizmi dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre programeve p\u00ebrfitojn\u00eb rreth 50-60 gra n\u00eb takimet javore dhe 120-150 gra n\u00eb takimet periodike gjat\u00eb vitit, k\u00ebtu p\u00ebrfshihen edhe grupet e Durr\u00ebsit, Kavaj\u00ebs, Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dhjakoni katekizmi kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm edhe kampet verore. Kjo m\u00ebnyr\u00eb katekizuese nisi me iniciativ\u00ebn e Kryepiskopit, i cili vet\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb kampist dhe pastaj drejtues n\u00eb kampe t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. Fillimi i kampeve p\u00ebr djem &#8220;Rilindja&#8221; e ai &#8220;Bariu i mir\u00eb&#8221; p\u00ebr vajza, daton q\u00eb nga viti 1996 e deri n\u00eb 2020, kur kemi nj\u00eb nd\u00ebrprerje p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit u zhvilluan p\u00ebrs\u00ebri kampe n\u00eb Voskopoj\u00eb, Boboshtic\u00eb, Glikomil. N\u00eb k\u00ebto kampe p\u00ebrpar\u00ebsi i jepej studimit biblik dhe katekizmit p\u00ebr pag\u00ebzim. Gjat\u00eb 23 viteve n\u00eb kampe kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb rreth 14000 f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj dhe jan\u00eb pag\u00ebzuar 1600 nga ata.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr katekizuese nevojitet edhe nj\u00eb buxhet i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb sipas zyr\u00ebs s\u00eb financ\u00ebs, nga viti 2011 deri n\u00eb 2021, p\u00ebr gjith\u00eb dhjakonin\u00eb e katekizmit, p\u00ebr t\u00eb gjitha zyrat, t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs dhe mitropolive, por edhe p\u00ebr zyrat q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me katekiz\u00ebm, jan\u00eb shpenzuar nga buxheti i Kish\u00ebs 269,876,625 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, duke kujtuar vet\u00ebm disa gj\u00ebra, aq sa na i lejon koha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kaq t\u00eb madhe t\u00eb dhjakonis\u00eb s\u00eb katekizmit t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr afro 30 vjet me bekimin, iniciativ\u00ebn, mb\u00ebshtetjen shpirt\u00ebrore dhe financiare t\u00eb Kryepiskopit, Sinodit dhe t\u00eb shum\u00eb klerik\u00ebve e laik\u00ebve t\u00eb huaj dhe vendas dhe, mbi t\u00eb gjitha, me hirin dhe p\u00ebr lavdi t\u00eb Zotit, le t\u00eb shikojm\u00eb p\u00ebrpara me besim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb vite t\u00eb tjera me n\u00eb krye Fortlumturin\u00eb e Tij, Kryepiskopin Anastas, Mitropolit\u00ebt, Episkop\u00ebt, le t\u00eb vazhdojm\u00eb si klerik\u00eb edhe laik\u00eb k\u00ebt\u00eb dhjakoni t\u00eb domosdoshme t\u00eb katekizmit, duke kujtuar gjithmon\u00eb urdh\u00ebres\u00ebn aktuale t\u00eb Zotit: &#8220;Shkoni n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn dhe predikoni ungjillin n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb krijes\u00ebn&#8221; (Mark. 16-15), duke iu lutur gjithashtu t\u00eb Zotit t\u00eb t\u00eb korrave q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb rinj se: &#8220;t\u00eb korrat jan\u00eb t\u00eb shumta, por pun\u00ebtor\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb&#8221; (Mt. 9-37).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miron \u00c7ako paraqet historikun dhe ecurin\u00eb e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe n\u00eb secil\u00ebn Mitropoli t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb numrin e katekist\u00ebve, f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb katekizuar, pag\u00ebzimet, dhe vepr\u00ebn e Akademis\u00eb Teologjike, Lidhjes s\u00eb Grave Orthodhokse dhe kampeve verore.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"\"Shkoni n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn...\"","numri":"8 (356)","viti":"2022","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[8, 9]","fjale_kyce":"[\"katekiz\u00ebm\", \"Miron \u00c7ako\", \"Kryepiskopata\", \"Mitropolit\u00eb\", \"Sh\u00ebn Vlash\", \"Akademia Teologjike\", \"Lidhja e Grave Orthodhokse\", \"kampe verore\", \"Bijt\u00eb e Drit\u00ebs\", \"Manastiri Sh\u00ebn Vlash\"]","permbledhje":"Miron \u00c7ako paraqet historikun dhe ecurin\u00eb e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe n\u00eb secil\u00ebn Mitropoli t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb numrin e katekist\u00ebve, f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb katekizuar, pag\u00ebzimet, dhe vepr\u00ebn e Akademis\u00eb Teologjike, Lidhjes s\u00eb Grave Orthodhokse dhe kampeve verore.","autori":"Miron \u00c7ako","kategoria":"Studim\/Referat","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11628],"ngjallja_autori":[11447],"ngjallja_viti":[11515],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90106","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-studim-referat","ngjallja_autori-miron-cako","ngjallja_viti-11515"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Puna e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe Mitropolit\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90106\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/\",\"name\":\"Puna e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe Mitropolit\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:56:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Puna e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe Mitropolit\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Puna e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe Mitropolit\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90106","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/","name":"Puna e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe Mitropolit\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:56:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/puna-e-zyrave-te-katekizmit-ne-kryepiskopate-dhe-mitropolite\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Puna e zyrave t\u00eb katekizmit n\u00eb Kryepiskopat\u00eb dhe Mitropolit\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90106"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90106"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90106"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}