{"id":90103,"date":"2026-06-01T07:56:01","date_gmt":"2026-06-01T05:56:01","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-06-01T07:56:01","modified_gmt":"2026-06-01T05:56:01","slug":"30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"30 Vjetori i Fillimit t\u00eb Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>I<\/p>\n<p>Sot ne festojm\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb madhe dhe shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb. 30 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 2 Gusht t\u00eb vitit 1992, Fortlumturia e tij, Imzot Anastasi, u fron\u00ebzua si Kryepiskop i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke filluar k\u00ebshtu ringritjen Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse nga rr\u00ebnojat.<\/p>\n<p>\u00c7do p\u00ebrvjetor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast reflektimi dhe kujtese. N\u00eb kuptimin biblik dhe t\u00eb krishter\u00eb kremtimi i p\u00ebrvjetor\u00ebve dhe i \u00e7do jubileu nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ngjarje, po nj\u00eb moment i ve\u00e7ant\u00eb kujtese, meditimi, g\u00ebzimi, mir\u00ebnjohjeje dhe fal\u00ebnderimi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prani e hirit n\u00eb histori dhe n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. S\u00eb pari, jubileu na fton t\u00eb kujtojm\u00eb dhe t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne, por gjithashtu na kujton, si\u00e7 e themi vazhdimisht, se duhet t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb edhe njer\u00ebzit me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve Per\u00ebndia i ka b\u00ebr\u00eb ato.<\/p>\n<p>N\u00eb 30-vjetorin e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb madhe duhet t\u00eb kthejm\u00eb kok\u00ebn mbrapa dhe t\u00eb kujtojm\u00eb gjendjen e Kish\u00ebs para tri dekadash. Kishat, manastiret, nd\u00ebrtesat kishtare, si dhe e gjith\u00eb infrastruktura e Kish\u00ebs ishte e shkat\u00ebrruar dhe e rr\u00ebnuar t\u00ebr\u00ebsisht. Hierarkia kishtare ishte asgj\u00ebsuar. Kishin mbijetuar vet\u00ebm disa prift\u00ebrinj n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer. Ringritja e saj nga themelet ishte nj\u00eb sip\u00ebrmarrje shum\u00eb e madhe dhe e guximshme, e cila n\u00eb fillimet e saj gati dukej e pamundur. Pak njer\u00ebz do t\u00eb kishin pasur forc\u00ebn dhe kuraj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb. Prandaj vepra madh\u00ebshtore e Kryepiskopit Anastas, n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe e pashoqe. N\u00ebn drejtimin e tij, me fondet e siguruara po prej tij, jan\u00eb nd\u00ebrtuar nga themelet dhe jan\u00eb restauruar e riparuar me qindra kisha. Jan\u00eb ngritur, bler\u00eb dhe rikonstruktuar shum\u00eb nd\u00ebrtesa, t\u00eb cilat krijuan struktur\u00ebn logjistike p\u00ebr funksionimin e jet\u00ebs kishtare. N\u00ebn kujdesin e Fortlumturis\u00eb s\u00eb tij u ngrit Akademia Teologjike Orthodhokse &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221;, ku jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten klerik\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas e ka par\u00eb njeriun n\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e tij, si nj\u00eb qenie shum\u00ebdimensionale. Njer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ushqehen shpirt\u00ebrisht, por kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ushqehen edhe intelektualisht edhe fizikisht, sepse k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe ndikojn\u00eb te nj\u00ebra-tjetra. Prandaj, n\u00eb vepr\u00ebn e tij p\u00ebr ringritjen e Kish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t&#8217;i ndihmuar njer\u00ebzit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dimensionet e tyre. Fuqizuar nga dashuria e tij p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, pa dallim, pavar\u00ebsisht nga origjina dhe bindjet e tyre dhe si njeri vizionar, ai tregoi gjithashtu, kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr veprimtarin\u00eb e gjer\u00eb sociale dhe humanitare t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebn kujdesin personal t\u00eb tij jan\u00eb ngritur kopshte ditore, ku p\u00ebrpar\u00ebsi kan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e familjeve n\u00eb nevoj\u00eb. Jan\u00eb hapur shkolla n\u00ebnt\u00ebvje\u00e7are, t\u00eb mesme dhe shkolla profesionale, t\u00eb cilat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin ton\u00eb. Gjithashtu, me iniciativ\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e tij u ngrit edhe i pari Universitet Orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Kolegji Universitar &#8220;Logos&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb leht\u00ebsimin e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore, me p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha dhe sfida t\u00eb v\u00ebshtira, arriti t\u00eb krijonte n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin nj\u00eb rrjet klinikash mjek\u00ebsore, ku dallohet Qendra Diagnostike &#8220;Ungjill\u00ebzimi&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb, ku punojn\u00eb disa nga mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit dhe me aparatura mjek\u00ebsore t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ka ideuar dhe ka siguruar fondet p\u00ebr realizimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh programesh sociale, ku p\u00ebrfshihen projekte zhvillimi sidomos p\u00ebr zonat malore, zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrtime rrug\u00ebsh dhe uj\u00ebsjell\u00ebsish, programe p\u00ebr kujdesin e f\u00ebmij\u00ebve jetim\u00eb dhe personave t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tret\u00eb; ka dh\u00ebn\u00eb kontribute dhe ndihma t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr institutet p\u00ebr persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, azilet, p\u00ebr t\u00eb burgosurit, dreka p\u00ebr t\u00eb varfrit etj. E gjith\u00eb kjo vep\u00ebr ka pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit ton\u00eb, sepse duke u pun\u00ebsuar me mij\u00ebra njer\u00ebz, jan\u00eb ndihmuar me mij\u00ebra familje. Dhe pa dyshim, t\u00ebr\u00eb kjo veprimtari ka ndihmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme edhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr zhvillim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ringritja nga g\u00ebrmadhat e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri u realizua jo thjesht vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por n\u00eb nj\u00eb dimension dhe nivel shum\u00eb m\u00eb lart\u00eb e shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Dua t\u00eb theksoj, gjithashtu, se gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe realizuar n\u00eb k\u00ebto tri dekada, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebrkushtim i rrall\u00eb ndaj Per\u00ebndis\u00eb dhe Kish\u00ebs s\u00eb Tij, si edhe nga nj\u00eb dashuri e madhe p\u00ebr njer\u00ebzit. K\u00ebtu kemi p\u00ebrmendur vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vite. Pa asnj\u00eb dyshim, arkitekti dhe realizuesi i gjith\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie ka qen\u00eb Kryepiskopi Anastas. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jemi p\u00ebrjet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs k\u00ebtij bariu t\u00eb ndritur dhe t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas, p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjeve dhe v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb paimagjinueshme, b\u00ebri t\u00eb mundur nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebn fizike t\u00eb Kish\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e dukshme e k\u00ebsaj vepre t\u00eb madhe, por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb theksoja p\u00ebrs\u00ebri edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, madje akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb folur aq sa duhet. Prioriteti i tij kryesor kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb krishter\u00eb brenda Kish\u00ebs, ku t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb besimi, shpresa dhe sidomos dashuria p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Vepra nd\u00ebrtuese n\u00eb vizionin e tij \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrtesat nuk jan\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por vet\u00ebm nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar vepr\u00ebn shp\u00ebtimtare t\u00eb Kish\u00ebs. Ato jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr njer\u00ebzit dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre, sepse Kisha e v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb gur\u00ebt e saj t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Predikimi i tij publik dhe privat ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dashuria dhe respekti p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore dhe e ka p\u00ebrhapur k\u00ebt\u00eb frym\u00eb brenda Kish\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb. Sepse vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb themel hyjnor, duke pasur respekt p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00ebzore, mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e drejt\u00eb nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve dhe vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb shoq\u00ebri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njer\u00ebzore. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha energjit\u00eb e tij q\u00eb kontributi m\u00eb i madh i Kish\u00ebs n\u00eb aspektin social t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb jet\u00eb edukimi dhe formimi i njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb shpres\u00eb ku ka d\u00ebshp\u00ebrim, kuraj\u00eb ku ka frik\u00eb, drit\u00eb ku ka err\u00ebsir\u00eb dhe dashuri e mir\u00ebkuptim kudo ku ka konflikte. T\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb kemi qen\u00eb pran\u00eb tij gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb ndalesha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb problemin e Autoqefalis\u00eb, meqen\u00ebse p\u00ebr at\u00eb \u00ebsht\u00eb folur kaq shum\u00eb. Autoqefalia nuk realizohet vet\u00ebm me nj\u00eb dekret, por me ngritjen e nj\u00eb hierarkie kishtare, me p\u00ebrgatitjen e kuadrove t\u00eb duhura p\u00ebr t\u00eb drejtuar Kish\u00ebn, me pajisjen e saj me klerik\u00eb dhe teolog\u00eb, dhe mbi t\u00eb gjitha, me autoqefalin\u00eb financiare. Kontributi i Kryepiskopit Anastas nuk ishte vet\u00ebm thjesht n\u00eb rikonfirmimin e autoqefalis\u00eb, por n\u00eb forcimin dhe konsolidimin e saj, duke ngritur hierarkin\u00eb kishtare, duke p\u00ebrgatitur klerik\u00ebt dhe teolog\u00ebt dhe duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur autoqefalin\u00eb financiare. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t&#8217;i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse, n\u00ebn drejtimin e Kryepiskopit Anastas, jo vet\u00ebm q\u00eb ka vazhduar tradit\u00ebn e shk\u00eblqyer t\u00eb harmonis\u00eb dhe bashk\u00ebekzistenc\u00ebs fetare, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur gjithashtu ta forcoj\u00eb dhe ta shtrij\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit. Fjal\u00ebt e tij se &#8220;vaji i fes\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret nga asnj\u00ebra pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndezur konfliktet, por p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar zemrat&#8221;, jan\u00eb t\u00eb njohura dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb lajtmotiv p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, kur flitet p\u00ebr rolin e fes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb plot me konflikte.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e shquar t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. Kontributi i tij n\u00eb takimet panorthodhokse \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb shum\u00eb i njohur. Shum\u00eb nga deklaratat e takimeve t\u00eb primat\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse jan\u00eb hartuar n\u00ebn drejtimin e tij. Me urt\u00ebsin\u00eb, fuqin\u00eb argumentuese, duke respektuar mendimet e t\u00eb tjer\u00ebve dhe duke e th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb &#8220;t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me dashuri&#8221;, ai ka arritur shpesh t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb konsensus t\u00eb pranuesh\u00ebm, p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme, mendimet e kund\u00ebrta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut, ai \u00ebsht\u00eb i respektuar dhe vler\u00ebsuar nga t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebto fjal\u00eb i thon\u00eb shum\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e k\u00ebtyre takimeve dhe nga shum\u00eb klerik\u00eb e laik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kryepiskopi Anastas, me kontributin e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fuqizimin e dialogut nd\u00ebrmjet popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm, me librat dhe artikujt q\u00eb i japin nj\u00eb mb\u00ebshtetje teologjike k\u00ebtij dialogu, me p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr respektimin e \u00e7do qenieje njer\u00ebzore dhe t\u00eb dinjitetit e liris\u00eb s\u00eb \u00e7do njeriu, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00eb referimi, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e dialogut nd\u00ebrfetar, por edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb mendimit njer\u00ebzor n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij kontributi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb dialogun nd\u00ebrfetar dhe nd\u00ebrkulturor, i njohur jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin ton\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, ai i ka dh\u00ebn\u00eb prestigj nd\u00ebrkomb\u00ebtar Kish\u00ebs dhe vendit ton\u00eb, duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihemi krenar\u00eb sa her\u00eb kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb sh\u00ebrbimi i tij n\u00eb k\u00ebto tri dekada, n\u00eb vepr\u00ebn e madhe t\u00eb Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb vepra m\u00eb e shquar e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb koh\u00ebt moderne. N\u00ebp\u00ebrmjet shembullit t\u00eb tij ai e ka forcuar tek t\u00eb gjith\u00eb besimin e patundur te Per\u00ebndia. Sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe ngasje t\u00eb ndryshme, kur \u00e7do logjik\u00eb njer\u00ebzore do t\u00eb sugjeronte q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohej, ai nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr, por me besim t\u00eb madh te Per\u00ebndia, i bindur se po b\u00ebn pun\u00ebn e Tij, ai ka q\u00ebndruar i fort\u00eb si shk\u00ebmb, por me dashuri dhe dhembshuri, p\u00ebr ta mbrojtur Kish\u00ebn dhe misionin e saj. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb proverbiale th\u00ebnia e tij se &#8220;Per\u00ebndia nuk do t\u00eb na braktis\u00eb&#8221;, duke p\u00ebrhapur k\u00ebshtu besim dhe shpres\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt. Dhe ishte pik\u00ebrisht ky besim i madh dhe dashuria e madhe e tij p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe njer\u00ebzit, bashkuar me nj\u00eb talent t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe me nj\u00eb hir t\u00eb madh nga Per\u00ebndia, ato q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur realizimin e k\u00ebsaj vepre n\u00eb k\u00ebto dimensione.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb Kish\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Ai dhuroi gjith\u00e7ka q\u00eb kishte, gjith\u00eb pasurin\u00eb e tij shpirt\u00ebrore dhe intelektuale, diturin\u00eb dhe urt\u00ebsin\u00eb, mendimin e pjekur dhe t\u00eb kthjell\u00ebt, p\u00ebrkujdesjen plot dashuri t\u00eb nj\u00eb bariu shpirt\u00ebror, si edhe p\u00ebrkushtimin e nj\u00eb t\u00eb krishteri t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e Kish\u00ebs son\u00eb. Besnik ndaj fjal\u00ebve t\u00eb Zotit, ai erdhi t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb dhe jo t\u00eb sh\u00ebrbehet. N\u00eb predikimet e tij publike dhe bisedat private ka theksuar vazhdimisht se duhet t\u00eb jemi gjithmon\u00eb dhjakon\u00eb. D\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris di\u00e7ka q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, se un\u00eb nuk njoh ndonj\u00eb person tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, t&#8217;i ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij vendi m\u00eb shum\u00eb dhe pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb dhe pa marr\u00eb asgj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj se m\u00eb e pakta q\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t&#8217;i themi faleminderit.<\/p>\n<p>Sot ndihem i nderuar dhe i privilegjuar q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb 30-vjetor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb historike p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn e Kryepiskopit Anastas, sepse duke nderuar vepr\u00ebn e k\u00ebtij njeriu t\u00eb madh ne nderojm\u00eb veten ton\u00eb, Kish\u00ebn ton\u00eb dhe vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb shpreh edhe nj\u00eb her\u00eb fal\u00ebnderimin tim t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne dhe besoj se shpreh gjithashtu edhe fal\u00ebnderimin e mir\u00ebnjohjen jo vet\u00ebm t\u00eb klerik\u00ebve dhe t\u00eb komunitetit orthodhoks, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Lutem q\u00eb Per\u00ebndia t&#8217;i jap\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, sh\u00ebndet, fuqi e urt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kish\u00ebs dhe p\u00ebr lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Amin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Joani, paraqet nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs 30-vje\u00e7are t\u00eb Kryepiskopit Anastas: nd\u00ebrtim infrastrukture, p\u00ebrgatitje klerik\u00ebsh, vepra sociale, autoqefali, dialog nd\u00ebrfetar dhe nd\u00ebrkulturor, si dhe rolin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin dhe bot\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"8 (356)","viti":"2022","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Mitropoliti Joan\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"ringritja kanonike\", \"30-vjetori\", \"Akademia Teologjike\", \"Kolegji Logos\", \"Qendra Ungjill\u00ebzimi\", \"dialog nd\u00ebrfetar\", \"autoqefali\", \"Kisha martirike\"]","permbledhje":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Joani, paraqet nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs 30-vje\u00e7are t\u00eb Kryepiskopit Anastas: nd\u00ebrtim infrastrukture, p\u00ebrgatitje klerik\u00ebsh, vepra sociale, autoqefali, dialog nd\u00ebrfetar dhe nd\u00ebrkulturor, si dhe rolin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin dhe bot\u00ebn.","autori":"Mitropoliti i Kor\u00e7\u00ebs, Hir\u00ebsi Joani","kategoria":"Fjalim\/Studim","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[11625],"ngjallja_autori":[11626],"ngjallja_viti":[11515],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-90103","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-fjalim-studim","ngjallja_autori-mitropoliti-i-korces-hiresi-joani","ngjallja_viti-11515"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>30 Vjetori i Fillimit t\u00eb Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90103\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\",\"name\":\"30 Vjetori i Fillimit t\u00eb Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:56:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"30 Vjetori i Fillimit t\u00eb Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"30 Vjetori i Fillimit t\u00eb Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90103","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","name":"30 Vjetori i Fillimit t\u00eb Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:56:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjetori-i-fillimit-te-ringritjes-kanonike-te-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"30 Vjetori i Fillimit t\u00eb Ringritjes Kanonike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90103"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90103"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90103"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}