{"id":90040,"date":"2026-06-01T07:54:49","date_gmt":"2026-06-01T05:54:49","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/"},"modified":"2026-06-01T07:54:49","modified_gmt":"2026-06-01T05:54:49","slug":"psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/","title":{"rendered":"Psaltiri &#8211; libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Psaltiri \u00ebsht\u00eb libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, i pranish\u00ebm \u00e7do dit\u00eb n\u00eb \u00e7do sh\u00ebrbes\u00eb t\u00eb Nat\u00eb-Dit\u00ebs (Mbr\u00ebm\u00ebsore, M\u00ebngjesore, Or\u00eb, Pasdarka, Mesnata etj.) dhe n\u00eb form\u00ebn e vargjeve t\u00eb ve\u00e7anta ose t\u00eb psalmeve, n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore dhe n\u00eb Misteret e tjera. E gjith\u00eb himnologjia e Kish\u00ebs son\u00eb mb\u00ebshtetet mbi psalmet. Madje n\u00eb manastire p\u00ebrfshihet n\u00eb Sh\u00ebrbesa n\u00eb form\u00ebn e t\u00eb ashtuquajturave Kathizma (grupe psalmesh q\u00eb vijn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit). K\u00ebshtu, brenda ciklit t\u00eb sh\u00ebrbesave t\u00eb jav\u00ebs, lexohet i plot\u00eb Psaltiri me t\u00eb 150 psalmet e tij. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Kreshm\u00ebs s\u00eb Madhe lexohet dy her\u00eb n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb, kaq shum\u00eb i dashur \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Profeti David e hartoi i frym\u00ebzuar prej Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, prandaj vargjet e tij ng\u00ebrthejn\u00eb kuptime t\u00eb thella. Psaltiri, sipas sh\u00ebn Vasilit t\u00eb Madh, \u00ebsht\u00eb &#8220;thesari publik i m\u00ebsimit shpirt\u00ebror&#8221;, &#8220;nj\u00eb spital i p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmban sh\u00ebrimin nga \u00e7do pasion&#8221;.<\/p>\n<p>Psalmet u p\u00ebrkthyen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga Konstandin Kristoforidhi, n\u00eb vitet 1868-1872, dhe u ribotuan disa her\u00eb nga Shoq\u00ebria Biblike, deri n\u00eb vitin 1928, kur u paraqit nj\u00eb variant i korrektuar nga Athanas Sina n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Psalmet dhe Dhiata e Re t\u00eb p\u00ebrkthyera nga Kristoforidhi mbizot\u00ebruan n\u00eb jet\u00ebn e orthodhoks\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe gjenden n\u00eb t\u00eb gjitha botimet e m\u00ebvonshme zyrtare t\u00eb Sh\u00ebrbesave kishtare t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Puna p\u00ebr botimin e tanish\u00ebm t\u00eb Psaltirit nisi me bekimin dhe p\u00ebrkujdesjen e Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, Kryepiskopit t\u00eb Tiran\u00ebs Durr\u00ebsit dhe t\u00eb Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastasit. Ai dha i pari iden\u00eb e p\u00ebrmbledhjes s\u00eb psalmeve ekzistuese n\u00eb Sh\u00ebrbesat e ndryshme t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb pasurimit t\u00eb tyre me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb psalmeve t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb, duke i krahasuar dhe p\u00ebrshtatur ato me variantin n\u00eb origjinal t\u00eb t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb varianti zyrtar i Kish\u00ebs Orthodhokse.<\/p>\n<p>Ky botim \u00ebsht\u00eb bazuar kryesisht n\u00eb p\u00ebrkthimin e Psalmeve t\u00eb Konstandin Kristoforidhit. N\u00eb mendimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb Orthodhokse, si\u00e7 shprehet edhe n\u00eb parath\u00ebniet e botimeve n\u00eb shqip t\u00eb sh\u00ebrbesave t\u00eb viteve 1930 dhe 1956, p\u00ebrkthimi i Kristoforidhit \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr frym\u00ebs s\u00eb origjinalit dhe rrjedh natyrsh\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ai p\u00ebrvet\u00ebsohet leht\u00ebsisht nga \u00e7do lexues, pavar\u00ebsisht formimit apo shkollimit t\u00eb secilit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, si\u00e7 u tha edhe m\u00eb lart, u mor\u00ebn p\u00ebr baz\u00eb dhe u pan\u00eb t\u00eb gjitha psalmet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur deri m\u00eb sot n\u00eb librat e sh\u00ebrbesave t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Duke i krahasuar me tekstin e Psalmeve Kristoforidhit, vum\u00eb re se ato ishin identike, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb ishin p\u00ebrshtatur m\u00eb tej si nga ana gjuh\u00ebsore, ashtu edhe ajo kuptimore, duke e sjell\u00eb m\u00eb af\u00ebr me versionin e Psalmeve t\u00eb p\u00ebrdorura zyrtarisht n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse. Puna e b\u00ebr\u00eb nga brezat e m\u00ebparsh\u00ebm, ku midis tyre mund t\u00eb p\u00ebrmendim gjuh\u00ebtar\u00eb t\u00eb shquar si Kristaq Cipo, Sotir Paparisto etj. dhe teolog\u00eb t\u00eb njohur si Dhimit\u00ebr Beduli etj., sh\u00ebrbeu edhe p\u00ebr grupin ton\u00eb t\u00eb pun\u00ebs si busull nga ana e metodik\u00ebs dhe e rrug\u00ebs s\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb p\u00ebrshtatje sa m\u00eb profesionale dhe pa cenuar \u00e7do gj\u00eb t\u00eb vyer q\u00eb ishte arritur me shum\u00eb mund.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, grupi i pun\u00ebs, i drejtuar nga Kryepiskopi Anastas, si edhe n\u00eb rastin e botimit t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga Kristoforidhi, vendosi q\u00eb edhe p\u00ebr Psalmet t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb po p\u00ebrkthimin e Kristoforidhit dhe ta p\u00ebrshtat\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e sotme shqipe si dhe me variantin e t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebve. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb pune t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ka ende shum\u00eb mang\u00ebsi dhe boshll\u00ebqe n\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkthime t\u00eb tjera analoge t\u00eb Psalmeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb konfuzioni \u00ebsht\u00eb mjaft i madh.<\/p>\n<p>Fillimisht u punua p\u00ebr p\u00ebrshtatjen e psalmeve sipas standardit gjuh\u00ebsor letrar t\u00eb sot\u00ebm, paralelisht me ruajtjen e stilit dhe t\u00ebr\u00eb frym\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkthimit t\u00eb Kristoforidhit. Gjithashtu u b\u00eb p\u00ebrshtatja kuptimore sipas variantit t\u00eb t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebve, q\u00eb ishte faza e dyt\u00eb e pun\u00ebs, disi m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr faktin se k\u00ebrkimi duhej bazuar n\u00eb kuptimin e Psalmeve sipas tradit\u00ebs interpretuese t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb u mb\u00ebshtet\u00ebm gjer\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrkthimet e psalmeve t\u00eb p\u00ebrdorura dhe t\u00eb pranuara n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse. N\u00eb greqishten e re, u bazuam n\u00eb variantet e profesor\u00ebve t\u00eb shquar Panajot Trembela si dhe t\u00eb Athanas Delikostopoulos, q\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar me shpjegime nga Et\u00ebrit e Kish\u00ebs. N\u00eb gjuh\u00ebn angleze mor\u00ebm p\u00ebr baz\u00eb psalmet e p\u00ebrkthyera n\u00eb anglisht n\u00eb Orthodox Study Bible, nj\u00eb botim mjaft cil\u00ebsor i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb gjitha Kishave Orthodhokse, i miratuar nga Asambleja e Episkop\u00ebve Orthodhoks\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut, si dhe botimi n\u00eb fr\u00ebngjisht. Gjithashtu psalmet u krahasuan edhe me variantet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura sot n\u00eb rusisht dhe italisht, q\u00eb nuk jan\u00eb formuluar prej orthodhoks\u00ebve.<\/p>\n<p>Faza e tret\u00eb ishte ajo e krehjes s\u00eb teksteve dhe e l\u00ebmimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm gjuh\u00ebsor, duke i b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kuptueshme dhe t\u00eb lehta p\u00ebr t&#8217;u lexuar, por duke ruajtur kuptimin e tyre, si dhe stilin origjinal t\u00eb Kristoforidhit p\u00ebr sa kjo ishte e mundur.<\/p>\n<p>Kjo pun\u00eb e mundimshme e b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb lutje, kujdes dhe zell nuk do t\u00eb arrihej pa kontributin e madh t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb dhan\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb realizimin e k\u00ebtij botimi. Fal\u00ebnderimi dhe mir\u00ebnjohja kryesore i takon Kryepiskopit Anastas, i cili mori iniciativ\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb botim dhe bekoi t\u00ebr\u00eb pun\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si dhe grupit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht, q\u00eb &#8220;asnj\u00eb variant p\u00ebrkthimi apo interpretim i Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri absolute, dhe as \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar&#8221;, na thot\u00eb Kryepiskopi Anastas n\u00eb parath\u00ebnien e botimit t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Re n\u00eb shqip. Patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim ka ende shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb q\u00eb duhet kryer pa nd\u00ebrprerje dhe pa u lodhur, duke q\u00ebmtuar me nj\u00eb frym\u00eb lutjeje dhe bashk\u00ebpunimi, nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ofruar dhe bashk\u00ebpunuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Edhe botimi i tanish\u00ebm, pas shum\u00eb vitesh, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e re p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb variant sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe besnik t\u00eb Psaltirit, q\u00eb do t&#8217;u sh\u00ebrbej\u00eb Orthodhoks\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn e tyre adhuruese, duke p\u00ebrmbushur nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe do t\u00eb pasuroj\u00eb m\u00eb tej lutjen personale, sepse, sipas tradit\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, Psaltiri \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb edhe e lutjes personale, dhe e meditimit t\u00eb \u00e7do orthodhoksi.<\/p>\n<p>T.B.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrshkrim i pun\u00ebs p\u00ebr botimin e ri t\u00eb Psaltirit n\u00eb shqip, libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Punimi u bazua n\u00eb p\u00ebrkthimin e Konstandin Kristoforidhit (1868-1872), u p\u00ebrshtat me variantin e t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebve dhe me bekimin e Kryepiskopit Anastas.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"4 (352)","viti":"2022","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Psaltiri\", \"psalmet\", \"Profeti David\", \"Konstandin Kristoforidhi\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"sh\u00ebn Vasili i Madh\", \"t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebt\", \"Orthodox Study Bible\", \"Athanas Sina\", \"Dhimit\u00ebr Beduli\", \"Kristaq Cipo\"]","permbledhje":"P\u00ebrshkrim i pun\u00ebs p\u00ebr botimin e ri t\u00eb Psaltirit n\u00eb shqip, libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Punimi u bazua n\u00eb p\u00ebrkthimin e Konstandin Kristoforidhit (1868-1872), u p\u00ebrshtat me variantin e t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebve dhe me bekimin e Kryepiskopit Anastas.","autori":"T.B.","kategoria":"Botime kishtare \/ Liturgji","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11565],"ngjallja_autori":[11566],"ngjallja_viti":[11515],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-90040","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-botime-kishtare-liturgji","ngjallja_autori-t-b","ngjallja_viti-11515","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Psaltiri - libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90040\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/\",\"name\":\"Psaltiri - libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:54:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Psaltiri &#8211; libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Psaltiri - libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90040","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/","name":"Psaltiri - libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:54:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/psaltiri-libri-me-i-njohur-i-jetes-adhuruese-te-kishes-sone\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Psaltiri &#8211; libri m\u00eb i njohur i jet\u00ebs adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/90040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=90040"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=90040"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=90040"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=90040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}