{"id":89963,"date":"2026-06-01T07:53:20","date_gmt":"2026-06-01T05:53:20","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/"},"modified":"2026-06-01T07:53:20","modified_gmt":"2026-06-01T05:53:20","slug":"martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/","title":{"rendered":"Martesa e Sk\u00ebnderbeut dhe celebrimi i saj n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilirjan Gjika<\/p>\n<p>N\u00eb historiografin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb po z\u00eb nj\u00eb vend gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb edhe tema rreth martes\u00ebs s\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut me Donika Arianitin. Kjo martes\u00eb e celebruar n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs m\u00eb 26 prill 1451, sh\u00ebrbeu si aleanc\u00eb midis Kastriot\u00ebve dhe Arianit\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb shtytje t\u00eb m\u00ebtejshme luft\u00ebs shqiptaro-turke t\u00eb shek. XV. Duhet th\u00ebn\u00eb se kjo ngjarje historike jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar sa duhet, por edhe kur \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb librat e Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb trajtuar p\u00ebrciptazi. Nj\u00eb munges\u00eb e till\u00eb &#8220;v\u00ebmendjeje&#8221; ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shpeshher\u00eb rreth k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb aludohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe abuzive. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe hipoteza q\u00eb po qarkullon prej disa vitesh sipas s\u00eb cil\u00ebs celebrimi i k\u00ebsaj martese i dedikohet nj\u00eb tjet\u00ebr kishe. Kjo tez\u00eb e pabazuar i sh\u00ebrben keqinformimit dhe \u00e7orientimit t\u00eb publikut. Por si q\u00ebndron e v\u00ebrteta?! Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb trajton edhe ky shkrim.<\/p>\n<p>1<\/p>\n<p>P\u00ebr martes\u00ebn e Gjergj Kastriotit \u00ebsht\u00eb shkruar her\u00ebt, q\u00eb pas vdekjes s\u00eb Heroit. T\u00eb till\u00eb ishin bashk\u00ebkoh\u00ebsit Marin Barleti dhe Gjon Muzaka, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me Biemin dhe autor\u00eb t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb shek. XIX-XX, si: Hoph, Konica, Fan Noli, Abas Ermenji, Edwin Jacques etj. Por n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb martes\u00eb na e p\u00ebrshkruan Biemi n\u00eb librin e tij &#8220;Historia e Gjergj Kastriotit t\u00eb quajtur Sk\u00ebnd\u00ebrbej&#8221;, botuar n\u00eb Breshia t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb vitin 1756. Midis t\u00eb tjerave, ai shkruan se: &#8220;&#8230;vitin q\u00eb pasoi 1451, e kaloi n\u00eb qet\u00ebsi dhe \u00e7lodhje si k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e viteve t\u00eb shkuara. Ishte gjithashtu nj\u00eb vit memorial p\u00ebr martes\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut me Marin\u00ebn, vajz\u00ebn e Arianitit, si dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebshtjell\u00ebs se Modric\u00ebs. Martesa u b\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 26 prill dhe dh\u00ebndri ishte 48 vje\u00e7, nd\u00ebrsa nusja 26 vje\u00e7e1&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb historiografia jep disa t\u00eb dh\u00ebna dhe shpjegime rreth k\u00ebsaj martese, ajo ngurron t\u00eb pohoj\u00eb vendin se ku \u00ebsht\u00eb celebruar. Kjo p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se deri tani askush nuk ka mundur t\u00eb zbuloj\u00eb dhe publikoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dokument q\u00eb d\u00ebshmon rreth saj. Por pavar\u00ebsisht se t\u00eb dh\u00ebnat dokumentare mungojn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb dh\u00ebnat burimore-gojore, t\u00eb cilat theksojn\u00eb se kuror\u00ebzimi i martes\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut me Donik\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb vijn\u00eb prej vitit 1451 jan\u00eb ruajtur brez pas brezi n\u00eb kujtes\u00ebn e komunitetit t\u00eb murgjve e klerik\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij manastiri, si dhe t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Myzeqes\u00eb. T\u00eb p\u00ebrcjella brez pas brezi, ato arrit\u00ebn deri n\u00eb vitet 60&#8242; t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Nd\u00ebrsa u b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura vet\u00ebm pas viteve t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, pasi gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pushtimit turk murgjit dhe klerik\u00ebt e k\u00ebtij manastiri si dhe popullsia vendase nuk guxonin t&#8217;i b\u00ebnin ato publike nga frika e autoriteteve turke. N\u00eb fillim t\u00eb shek. XX ato u ndesh\u00ebn nga udh\u00ebtar\u00eb dhe studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt i publikuan n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb botimesh t\u00eb koh\u00ebs. I pari prej k\u00ebtyre \u00ebsht\u00eb Gjergj Haxhimihali (1869-1928) nga Berati, m\u00ebsues i gjuh\u00ebs shqipe, patriot dhe bashk\u00ebkoh\u00ebs i Bab Dud Karbunar\u00ebs. Ai ishte njoh\u00ebs i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja dhe hartues i shkrimit &#8220;Berati plak2&#8221;.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Diturija&#8221; t\u00eb dat\u00ebs 5 korrik 1927, q\u00eb botohej nga Mit&#8217;hat Frash\u00ebri, Gjergj Haxhimihali shkruan se: &#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb Manastir historik, i cili dominon p\u00ebr shkak t\u00eb vendit mbi Myzeqen\u00eb dhe an\u00ebdetin, u kuror\u00ebzua Sk\u00ebnderbeu m\u00eb 26 prill 14513&#8221;. Sipas studiuesve, Gjergj Haxhimihali mund ta ket\u00eb d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb nga murgjit gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs. Po k\u00ebshtu ai ishte njoh\u00ebs i mir\u00eb i greqishtes dhe n\u00eb artikullin e tij thot\u00eb se i referohet librave t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt mund t&#8217;i ket\u00eb shfletuar n\u00eb bibliotek\u00ebn e manastirit4. Ndoshta e kishte par\u00eb nj\u00eb kodik apo akt t\u00eb till\u00eb q\u00eb d\u00ebshmonte k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>Disa vjet m\u00eb von\u00eb kemi nj\u00eb tjet\u00ebr autor, q\u00eb na sjell n\u00eb shkrimet e tij t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr martes\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, studiuesin italian Xhovani Lorenconi, i cili erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb qershor t\u00eb vitin 1929. Ai ishte ngarkuar nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmonte p\u00ebr formulimin e akteve ligjore t\u00eb reform\u00ebs agrare. Lorenconi q\u00ebndroi n\u00eb vendin ton\u00eb deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 1930 dhe vizitoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Midis tyre edhe Manastirin e Ardenic\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin shkroi edhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ndeshi aty rreth martes\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. K\u00ebto, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb tjera t\u00eb dh\u00ebna me karakter t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb i mblodhi anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ai i botoi t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb librash dhe artikujsh, si: &#8220;La questione agraria Albanese&#8221;, botuar n\u00eb Bari n\u00eb vitin 1930; &#8220;L&#8217;Albania agricola, pastorale, forestale&#8221;, publikuar n\u00eb disa botime midis viteve 1940-1941 dhe &#8220;Il volto e l&#8217;anima dell&#8217; Albania-secondo il diario di un viaggiatore, 1929-1939&#8221;, botuar n\u00eb Firence n\u00eb vitin 1940. Pik\u00ebrisht n\u00eb librin e par\u00eb, Lorenconi p\u00ebrmend midis t\u00eb tjerave edhe ngjarjen e m\u00ebsip\u00ebrme5.<\/p>\n<p>Problemin e martes\u00ebs s\u00eb Gjergj Kastriotit e trajton edhe studiuesi e publicisti Lluk\u00eb Karafili (1892-1976). Ai shkroi me pseudonimin &#8220;Bardhyli&#8221; dhe bashk\u00ebpunoi me disa nga revistat e njohura t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb vitin 1938 ai botoi n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Hylli i Drit\u00ebs&#8221; shkrimin p\u00ebr bibliotekat n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb titulluar: &#8220;Historia e bibliotekave n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu, Bardhyli shkruante midis t\u00eb tjerave, se &#8220;Gojdhana thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb Manastir t\u00eb Shenjt\u00eb edhe Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu kur u martua me Princesh\u00ebn Maria Andronika, t\u00eb bij\u00ebn e Princit Gjergj Komnen Thopies, Princin e Kanin\u00ebs, m\u00eb 26 t\u00eb prillit 1451, b\u00ebri stacion q\u00ebndrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Manastir, si dhe Kuror\u00ebzimin fetar e mori prej dor\u00ebs s\u00eb igumenit t\u00eb k\u00ebtij Manastiri, i cili, si\u00e7 thuhet, ish nji i quajtur Feliks e ka qen\u00eb edhe Episkopi titullar i Apollonis\u00eb dhe i Bylion\u00ebs. Gjithashtu thuhet se Sk\u00ebnderbeu, krahas dhuratave q\u00eb la, dha edhe nj\u00eb armatur\u00eb t\u00eb tij (shpat\u00eb) p\u00ebr kujtim6&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e plot\u00eb rreth martes\u00ebs s\u00eb Heroit n\u00eb k\u00ebt\u00eb manastir na vjen nga brenda komunitetit monastik t\u00eb Ardenic\u00ebs, nga Episkopi i Apollonis\u00eb Irine Banushi (1906-1973). I diplomuar p\u00ebr Teologji n\u00eb Universitetin e Beogradit, ai do t\u00eb shquhej edhe si pedagog n\u00eb Seminarin Komb\u00ebtar Orthodhoks &#8220;Apostull Pavli&#8221; dhe si m\u00ebsues i gjuh\u00ebs latine dhe i historis\u00eb n\u00eb Gjimnazin e Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb. Kur ndodhej i internuar n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs (1957-1967), n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1967, ai ndaloi nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh ateist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb kuadrin e fushat\u00ebs antifetare, donin t\u00eb shkat\u00ebrronin k\u00ebt\u00eb objekt fetar. Episkop Irineu u foli atyre se k\u00ebtu ishte kuror\u00ebzuar Heroi yn\u00eb Komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeu, duke e mbrojtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb manastirin7. Por jo vet\u00ebm kaq, ky hierark i lart\u00eb kishtar e materializoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb shkrimet e tij, n\u00eb t\u00eb cilat na jep d\u00ebshmi rreth k\u00ebsaj ngjarjeje. N\u00eb shkrimin &#8220;Kisha e Manastirit t&#8217;Ardenic\u00ebs&#8221;, Episkopi Irine, thekson n\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb t\u00eb drejt\u00eb se: &#8220;Ikonom Papa Aleks Doka e thot\u00eb se k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kishte qen\u00eb kisha e par\u00eb e Manastirit. Prap\u00eb ai thot\u00eb (si na e dim\u00eb) se kishte ndigjue prej ish-famullitarit Papa Markos, se Sk\u00ebnd\u00ebrbegu si kje martue me Donik\u00ebn, t\u00eb bin\u00eb e princit t\u00eb Kanin\u00ebs, Arianitit, pat kthye n\u00eb Manastir me vue kunor\u00ebn kishtare8&#8221;.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb tjera burimore q\u00eb vijn\u00eb nga folklori popullor, t\u00eb cilat na d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb till\u00eb. At\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb vargjet e nj\u00eb k\u00ebnge t\u00eb vjet\u00ebr myzeqare, t\u00eb mbledhur n\u00eb Libofsh\u00eb n\u00eb vitet 1970 dhe t\u00eb transmetuar brez pas brezi.<\/p>\n<p>&#8220;Doli dielli n\u00eb Tomor\/ Sk\u00ebnderbeu vuri kuror\u00eb.<br \/>\nU bekua lart nga Zoti\/ n\u00eb Ardenic\u00eb Kastrioti&#8221;9.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Vanaj edhe sot ekziston legjenda q\u00eb thot\u00eb se n\u00eb martes\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut me Donik\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb burrat dhe djemt\u00eb e fshatit. Kujtojm\u00eb q\u00eb Libofsha dhe Vanaj jan\u00eb dy fshatra fqinje me Ardenic\u00ebn, t\u00eb cilat ndeshen n\u00eb histori q\u00eb nga viti 143110.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Por sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia se Heroi yn\u00eb Komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb martuar n\u00eb Ardenic\u00eb&#8221;?! K\u00ebsaj pyetjeje mund t&#8217;i jepej p\u00ebrgjigje e sakt\u00eb vet\u00ebm nga publikimi i dokumenteve. Por, fatkeq\u00ebsisht, sot nuk kemi nj\u00eb dokument q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb rreth saj. Kjo p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se biblioteka e famshme e k\u00ebtij manastiri, ku ruheshin dokumentet, kodik\u00ebt, regjistrat dhe libra t\u00eb ndrysh\u00ebm, u dogj n\u00eb rrethana t\u00eb panjohura n\u00eb vitin 1932. Pra, bashk\u00eb me t\u00eb u zhduk edhe d\u00ebshmia kryesore, t\u00eb cil\u00ebn Gjergj Haxhimihali, Lorenconi apo Lluk\u00eb Karafili mund ta kishin par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn Lluk\u00eb Karafili, i cili, t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrshkrimit t\u00eb tij t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi celebrimin e k\u00ebsaj martese, i kishte marr\u00eb diku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pasurin\u00eb e k\u00ebsaj biblioteke i jep arkeologu francez Leon Rei, i cili drejtoi Misionin Arkeologjik Francez n\u00eb Apolloni gjat\u00eb viteve 1924-1938. N\u00eb ditarin e tij ai tregon se diku nga fundi i viteve 1920 e lajm\u00ebruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konfidenciale se, n\u00eb bibliotek\u00ebn e Manastirit t\u00eb Ardenic\u00ebs ishte nj\u00eb kodik i vjet\u00ebr, q\u00eb fliste p\u00ebr historin\u00eb e Apollonis\u00eb. K\u00ebshtu ai shkoi enkas n\u00eb Ardenic\u00eb, ku i ra n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb kodik i vjet\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga 60 faqe t\u00eb shkruara me dor\u00eb, i mb\u00ebshtjell\u00eb nga dy kapak\u00eb l\u00ebkure. Kodiku ishte shkruar nga murgu Qiprian dhe n\u00eb faqet e para trajtonte probleme fetare. Duke nisur nga faqja e 50-t\u00eb, tregohej p\u00ebr nj\u00eb eremit t\u00eb antikitetit t\u00eb von\u00eb, Polianin, i cili jetonte n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb pran\u00eb Apollonis\u00eb dhe faltoren e kishte ngritur n\u00eb vendin ku dikur ndodhej tempulli antik i Apollonit11.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ky dokument u dogj bashk\u00eb me bibliotek\u00ebn, pavar\u00ebsisht se Rei nuk tregon se \u00e7far\u00eb dokumentesh t\u00eb tjera ndodheshin aty, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb akt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb celebrimit t\u00eb martes\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Po k\u00ebshtu, nj\u00eb dokument i till\u00eb duhet t\u00eb gjendet n\u00eb arkivat napolitane apo veneciane. N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u00eb mungonin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Napolit dhe Venedikut, shtete me t\u00eb cilat Sk\u00ebnderbeu kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Napolit, me t\u00eb cilin nj\u00eb muaj m\u00eb pas Sk\u00ebnderbeu do t\u00eb n\u00ebnshkruante Traktatin e Gaet\u00ebs, m\u00eb 26 mars 1451. Nj\u00eb traktat aleance do t\u00eb n\u00ebnshkruante me Alfonsin V t\u00eb Napolit edhe Gjergj Arianiti, n\u00eb qershor 145112. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu mund t\u00eb fokusohet k\u00ebrkimi arkivor. Gjetja e nj\u00eb akti t\u00eb till\u00eb do ta plot\u00ebsonte me t\u00eb tjera t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebt\u00eb tez\u00eb dhe do t&#8217;i jepte fund abuzimeve q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim celebrimin e k\u00ebsaj martese n\u00eb Ardenic\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, nj\u00eb nga burimet ku bazohet shkrimi i historis\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat gojore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, ekzistojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. K\u00ebshtu mbetet vet\u00ebm vullneti i historian\u00ebve p\u00ebr ta pohuar dhe pranuar zyrtarisht nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe pika m\u00eb e fort\u00eb e tez\u00ebs se Sk\u00ebnderbeu dhe Donika e kan\u00eb celebruar martes\u00ebn e tyre n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs.<\/p>\n<p>Literatura:<br \/>\n1- Giovanni Maria Biemmi. Istoria di Giorgio Castrioto detto ScanderBegh, G. M. Rizzardi, Brescia 1756, f 285.<br \/>\n2- Informacion i marr\u00eb nga Paraschqevi Sahat\u00e7i, studiuese dhe etnografe.<br \/>\n3- Gjergj Haxhimihali, Berati Plak, bot. Dituria, Vol. II, nr. 9-10-11, Libraria &#8220;Lumo Sk\u00ebndo&#8221;, Tiran\u00eb 1927.<br \/>\n4- Niko Ferro, &#8220;Mbi goj\u00ebdh\u00ebn\u00ebn e Martes\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs&#8221;, referat, M. H. Fier, 2021.<br \/>\n5- Ilirjan Gjika, &#8220;A \u00ebsht\u00eb martuar Sk\u00ebnderbeu n\u00eb Ardenic\u00eb?!&#8221;, gazeta &#8220;Dita&#8221;, dt. 25 shkurt 2018.<br \/>\n6- Bardhyli, &#8220;Historia e Bibliotekave n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;, &#8220;Hylli i Drit\u00ebs&#8221;, 1938, nr. 4, f. 165.<br \/>\n7- Andrea Llukani, Krishterimi n\u00eb Shqip\u00ebri, bot. &#8220;Trifon Xhagjika&#8221;, Tiran\u00eb, 2012, f. 323.<br \/>\n8- Kristofor Beduli, Episkop Irine Banushi: martir i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bot. KOASH, Tiran\u00eb, 2000, f. 81-82.<br \/>\n9- Naunka L\u00ebngu-Majlinda Shapka, Dasma n\u00eb Myzeqe, bot. Ymeraj, Fier, 2003, f. 20-21.<br \/>\n10- Halil Inalcik, Defter-i Sancak-i Arvanid, Hicri 835 Tarihli Suret-i, Turk Tarih Kurumu, Ankara, 1954.<br \/>\n11- Leon Rei, Hyjnit\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb, bot. &#8220;Dituria&#8221;, Tiran\u00eb 2012, f. 63-66.<br \/>\n12- Burime t\u00eb zgjedhura p\u00ebr Historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, v\u00ebll II, Tiran\u00eb, 1962, f 308-310.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studim historik nga Ilirjan Gjika q\u00eb trajton martes\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut me Donika Arianitin m\u00eb 26 prill 1451 n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs. Autori sjell d\u00ebshmi nga Biemi, Haxhimihali, Lorenconi, Karafili dhe Episkopi Irine Banushi, duke kund\u00ebrshtuar hipotezat e tjera dhe duke argumentuar bazuar n\u00eb burimet gojore e arkivore.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"11 (347)","viti":"2021","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Sk\u00ebnderbeu\", \"Donika\", \"Manastiri i Ardenic\u00ebs\", \"martes\u00eb\", \"1451\", \"Gjergj Haxhimihali\", \"Irine Banushi\", \"Apolloni\", \"histori\", \"Arianit\u00ebt\"]","permbledhje":"Studim historik nga Ilirjan Gjika q\u00eb trajton martes\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut me Donika Arianitin m\u00eb 26 prill 1451 n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs. Autori sjell d\u00ebshmi nga Biemi, Haxhimihali, Lorenconi, Karafili dhe Episkopi Irine Banushi, duke kund\u00ebrshtuar hipotezat e tjera dhe duke argumentuar bazuar n\u00eb burimet gojore e arkivore.","autori":"Ilirjan Gjika","kategoria":"Histori dhe kultur\u00eb","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11487],"ngjallja_autori":[11469],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89963","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-dhe-kulture","ngjallja_autori-ilirjan-gjika","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Martesa e Sk\u00ebnderbeut dhe celebrimi i saj n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89963\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/\",\"name\":\"Martesa e Sk\u00ebnderbeut dhe celebrimi i saj n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:53:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Martesa e Sk\u00ebnderbeut dhe celebrimi i saj n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Martesa e Sk\u00ebnderbeut dhe celebrimi i saj n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89963","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/","name":"Martesa e Sk\u00ebnderbeut dhe celebrimi i saj n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:53:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/martesa-e-skenderbeut-dhe-celebrimi-i-saj-ne-manastirin-e-ardenices\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Martesa e Sk\u00ebnderbeut dhe celebrimi i saj n\u00eb Manastirin e Ardenic\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89963","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89963"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89963"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89963"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89963"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89963"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}