{"id":89953,"date":"2026-06-01T07:53:08","date_gmt":"2026-06-01T05:53:08","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/"},"modified":"2026-06-01T07:53:08","modified_gmt":"2026-06-01T05:53:08","slug":"hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/","title":{"rendered":"Hierapostullim. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit"},"content":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Hir\u00ebsi Jobi (Getcha) p\u00ebr emisionin &#8220;Orthodoxi&#8221; t\u00eb faqes &#8220;francekulture.fr&#8221; (Radio France).<\/p>\n<p>Gazetari (Alexis Chryssostalis): T\u00eb dashur miq, mir\u00ebdita! &#8220;Mision. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit&#8221;, ky \u00ebsht\u00eb titulli i nj\u00eb libri, botuar m\u00eb 2021 nga botimet &#8220;Apostolia&#8221; me autor Kryepiskopin Anastas, primat i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmbledhje tekstesh t\u00eb shkruara nga Kryepiskopi Anastas mes viteve 1964-2018, p\u00ebrkthyer nga greqishtja n\u00eb fr\u00ebngjisht nga Isabelle Tambrun-Kamaroudis dhe i ripar\u00eb nga Hir\u00ebsi Jobi (Getcha) i Telmessos, profesor n\u00eb Institutin e Studimeve t\u00eb Larta Teologjike n\u00eb Shambezi n\u00eb Gjenev\u00eb dhe n\u00eb Institutin Katolik t\u00eb Parisit, p\u00ebrfaq\u00ebsues i p\u00ebrhersh\u00ebm i Patriarkan\u00ebs Ekumenike pran\u00eb K\u00ebshillit Ekumenik t\u00eb Kishave dhe Bashk\u00ebpresident i Komisionit Miks Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Dialogun Teologjik mes Kish\u00ebs Romano-Katolike dhe Kish\u00ebs Orthodhokse. Hir\u00ebsi, mir\u00ebdita!<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: Mir\u00ebdita, Aleks!<\/p>\n<p>Gazetari: Aktualisht Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb bot\u00ebs orthodhokse, fal\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij tep\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb mision, p\u00ebr t\u00eb cilin thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00eb natyra e Kish\u00ebs, dhe fal\u00eb spiritualitetit t\u00eb thell\u00eb q\u00eb e realizon k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb autori i ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00eb prej vitit 1992 \u00ebsht\u00eb kreu i saj. Le t\u00eb fillojm\u00eb me dy fjal\u00eb rreth librit t\u00eb sapobotuar dhe n\u00eb vazhdim t\u00eb flasim p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Kryepiskopit Anastas.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, do t\u00eb thosha nj\u00eb nd\u00ebr librat q\u00eb kemi n\u00eb bot\u00ebn orthodhokse, n\u00eb bibliografin\u00eb orthodhokse p\u00ebr sa i p\u00ebrket tem\u00ebs s\u00eb misionit, nj\u00eb tem\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb e panjohur si jasht\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse (shum\u00eb shpesh kur mendojm\u00eb p\u00ebr kishat orthodhokse nuk i mendojm\u00eb ato si kisha misionare), ashtu edhe brenda saj. Do t\u00eb kemi rastin t&#8217;u kthehemi k\u00ebtyre aspekteve. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i mrekulluesh\u00ebm, pasi Fortlumtuaria e Tij, Kryepiskopi Anastas, flet p\u00ebr misionin e Kish\u00ebs jo thjesht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb teorike si teolog apo teoricien, nga brenda zyr\u00ebs, por ai flet me p\u00ebrvoj\u00eb, sepse ka qen\u00eb predikues, misionar pik\u00ebrisht n\u00eb Afrik\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb flasim, dhe gjithashtu ai ka ringritur Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb t\u00eb apasionon, nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb na p\u00ebrflak, na inkurajon n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari, t\u00eb cil\u00ebn Kryepiskopi Anastas e konsideron si veprimtari thelb\u00ebsore t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetari: Do t\u00eb flasim pak p\u00ebr personalitetin e Kryepiskopit, pasi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i njohur, n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe, por gjithnj\u00eb plot fuqi e gjall\u00ebri. N\u00ebse d\u00ebshironi, mund t\u00eb na p\u00ebrshkruani disa etapa t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: Si\u00e7 tham\u00eb, Kryepiskopi Anastas n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr flet p\u00ebr misionin nga p\u00ebrvoja. T\u00eb gjitha sa thot\u00eb p\u00ebr misionin ai i ka jetuar, i ka p\u00ebrjetuar, ai jep nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, jeta dhe vepra e tij shkojn\u00eb s\u00eb bashku. Lindi m\u00eb 1929 n\u00eb Pire t\u00eb Greqis\u00eb. Kreu studimet teologjike n\u00eb Athin\u00eb, m\u00eb pas mbron doktoratur\u00ebn n\u00eb Gjermani, n\u00eb Hamburg e Marburg, duke kryer studime m\u00eb t\u00eb thelluara n\u00eb teologji. M\u00eb pas u hirotonis dhjak n\u00eb vitin 1960, pastaj prift m\u00eb 1964, dhe episkop i Andrus\u00ebs m\u00eb 1972. Dha m\u00ebsim si profesor i Historis\u00eb s\u00eb Besimeve Fetare, madje u b\u00eb Dekan i Fakultetit t\u00eb Teologjis\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, 1983-1986. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e madhe intelektuale dhe akademike; ka qen\u00eb an\u00ebtar nderi i Akademis\u00eb s\u00eb Athin\u00ebs mes viteve 1993-2005. M\u00ebsimi dhe shkenca e tij n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ishte i lidhur me sh\u00ebrbimin baritor. Ishte predikues dhe katekist, fillimisht n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb vitet 1950, 1954 deri m\u00eb 1960, dhe m\u00eb 1961 ai luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ringritjen e misionit orthodhoks, duke u b\u00ebr\u00eb themelues dhe presidenti i par\u00eb i qendr\u00ebs misionare nd\u00ebrorthodhokse &#8220;Porefthendes&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e misionit, ai ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Bot\u00ebror t\u00eb Kishave (KBK), si\u00e7 e dini K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lidhur me misionin. Mund t\u00eb themi se l\u00ebvizja ekumenike lindi mes t\u00eb tjerave p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin e prozelitizmit, p\u00ebrderisa n\u00eb disa shtete t\u00eb Afrik\u00ebs kishte t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb vinin dhe predikonin Ungjillin e konkurronin mes tyre dhe ishte kund\u00ebrproduktive. Nj\u00eb nga rrymat e l\u00ebvizjes ekumenike ishte rryma e misionit, dhe Kryepiskopi Anastas, meqen\u00ebse u p\u00ebrqendrua te \u00e7\u00ebshtja e misionit n\u00eb Kish\u00eb, u p\u00ebrfshi te K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave m\u00eb 1963 n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e misionit dhe n\u00eb Komitetin e Misionarizmit dhe Ungjill\u00ebzimit Bot\u00ebror; aktualisht, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tet\u00eb president\u00ebt e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave. Jemi shum\u00eb krenar\u00eb dhe t\u00eb nderuar ne orthodhoks\u00ebt q\u00eb ta kemi nj\u00eb nd\u00ebr president\u00ebt e K\u00ebshillit Bot\u00ebror. Pas themelimit t\u00eb qendr\u00ebs &#8220;Porefthendes&#8221;, ai shkoi n\u00eb Afrik\u00eb m\u00eb 1964. Atje vuajti nga shum\u00eb s\u00ebmundje, pra nuk mundi t\u00eb q\u00ebndronte gjat\u00eb, por u kthye disa her\u00eb n\u00eb vitet 1960-1970. Megjithat\u00eb, m\u00eb pas u rikthye p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga vitet 1981-1990, ku kreu mision n\u00eb Kenia, Ugand\u00eb dhe n\u00eb Tanzani. Themeloi nj\u00eb shkoll\u00eb teologjike n\u00eb Kenia, shkoll\u00ebn e famshme Patriarkale &#8220;Kryepiskopi Makarios III i Qipros&#8221;, e cila funksionon deri sot dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga akademit\u00eb kryesore t\u00eb Patriarkan\u00ebs s\u00eb Aleksandris\u00eb p\u00ebr Afrik\u00ebn. M\u00eb pas, q\u00eb prej 1992 u zgjodh Kryepiskop i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtu mund t\u00eb themi disa fjal\u00eb, ndoshta tani, n\u00ebse doni&#8230;<\/p>\n<p>Gazetari: Pik\u00ebrisht, sepse lidhet me historin\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb orthodhoks\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb err\u00ebt dhe Kryepiskopi Anastas u d\u00ebrgua fillimisht si Ekzark patriarkal, sepse nuk kishte mbetur asgj\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kish\u00eb e hershme, p\u00ebrderisa Krishterimi n\u00eb Shqip\u00ebri daton n\u00eb shekullin e par\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn apostolike. Ka qen\u00eb nj\u00eb kish\u00eb, e cila ishte e lidhur me Patriarkan\u00ebn Ekumenike dhe varej prej saj, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb fillimin e shekullit t\u00eb 11-t\u00eb. M\u00eb pas shikojm\u00eb Kish\u00ebn e Rom\u00ebs q\u00eb fillon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Patriarkana Ekumenike mbante shumic\u00ebn e dioqezave, kryesisht n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pastaj ndodhi skizma mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit m\u00eb 1054, ku lind\u00ebn probleme konkurrence mes besimtar\u00ebve katolik\u00eb e orthodhoks\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, me lindjen e nacionalizmit kudo n\u00eb Evrop\u00eb, Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb vet\u00ebshpallet Autoqefale m\u00eb 1922, fakt q\u00eb nuk u pranua nga Patriarkana Ekumenike, por p\u00ebrfundimisht m\u00eb 1937 Patriarkana i akordon Tomosin e Autoqefalis\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri u vendos regjimi komunist. Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb vend ateist dhe shum\u00eb militant kund\u00ebr Kish\u00ebs, madje i dhunsh\u00ebm, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa pas luft\u00ebs Kisha u shkat\u00ebrrua plot\u00ebsisht, nuk mbeti pothuajse asnj\u00eb gjurm\u00eb kishe deri n\u00eb r\u00ebnien e regjimit dhe ardhjen e demokracis\u00eb m\u00eb 1990. At\u00ebher\u00eb, me iniciativ\u00ebn e Patriarkan\u00ebs Ekumenike, q\u00eb d\u00ebrgoi Fortlumturi Anastasin, vihet re nj\u00eb ringjallje e v\u00ebrtet\u00eb e Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Sinodi i Shenjt\u00eb i Patriarkan\u00ebs Ekumenike e d\u00ebrgoi si ekzark patriakral n\u00eb janar 1991. Ai mb\u00ebrriti n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb korrik, pasi shteti ishte kund\u00ebr ardhjes atje t\u00eb nj\u00eb greku, ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike dhe komb\u00ebtare, kjo ishte dhe nj\u00eb nga arsyet e autoqefalis\u00eb n\u00eb vitet &#8217;20. N\u00eb vitet &#8217;90 shteti shqiptar ishte shum\u00eb dyshues ndaj orthodhoks\u00ebve grek\u00eb, me pretendimin se donin t\u00eb ngrinin nj\u00eb kish\u00eb, e cila mund t&#8217;i sh\u00ebrbente helenizimit dhe marrjes s\u00eb tokave etj. Pra, Fortlumturia, kur mb\u00ebrriti n\u00eb korrik, thirri nj\u00eb Asamble kleriko-laike me prift\u00ebrinj e laik\u00eb q\u00eb i kishin mbijetuar k\u00ebsaj periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Q\u00eb Kisha t\u00eb ringrihej, k\u00ebrkohej nj\u00eb episkop, nj\u00eb kandidat. Por nuk kishte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Besimtar\u00ebt shqiptar\u00eb i k\u00ebrkuan atij t\u00eb q\u00ebndronte dhe Patriarkana Ekumenike pranoi. U zgjodh n\u00eb qershor 1992 Kryepiskop i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe u fron\u00ebzua n\u00eb gusht&#8230;<\/p>\n<p>Gazetari: Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pushim muzikor, ku do t\u00eb p\u00ebrcjellim nj\u00eb psalm n\u00eb shqip gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00ebrimit t\u00eb Katedrales &#8220;Ngjallja e Krishtit&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari: Jemi rikthyer me Hir\u00ebsi Jobin e Telmessos p\u00ebr librin e Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8220;Mision. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit&#8221;. Ishim n\u00eb Katedralen e Ngjalljes gjat\u00eb p\u00ebrurimit madh\u00ebshtor m\u00eb 2014 kryesuar nga Patriarku Ekumenik, me pjes\u00ebmarrjen e patriark\u00ebve t\u00eb Jerusalemit, Serbis\u00eb, Rumanis\u00eb, t\u00eb Kryepiskopit t\u00eb Qipros, Athin\u00ebs, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sigurisht dhe mitropolitit t\u00eb Polonis\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kishave Autoqefale, p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb kjo Shqip\u00ebri, e cila ishte plot\u00ebsisht e shk\u00ebputur nga traditat e saj fetare, tani b\u00ebhet nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr bot\u00ebn orthodhokse&#8230;<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: Kjo lidhet dhe me personalitetin e Kryepiskopit Anastas, i cili e ka thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb unitet nd\u00ebrorthodhoks.<\/p>\n<p>Gazetari: Pik\u00ebrisht, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet q\u00eb nuk i ka p\u00ebrkrahur ndonj\u00ebher\u00eb l\u00ebvizjet nacionaliste. Ai ka ditur t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb krishter\u00eb tep\u00ebr t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: Kjo b\u00ebn jehon\u00eb dhe spikat n\u00eb vepr\u00ebn e tij, por s&#8217;mund t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb detaje. Do t\u00eb doja t\u00eb t\u00ebrhiqja v\u00ebmendjen e d\u00ebgjuesve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb din\u00eb m\u00eb shum\u00eb, se Imzot Anastasi ka shkruar nj\u00eb tekst p\u00ebr Ngjalljen e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku jan\u00eb grumbulluar artikujt e botuar nga Christine Chaillot mbi Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore n\u00eb shek. XX, publikuar nga botimet &#8220;Cerf&#8221; m\u00eb 2009. Atje ai p\u00ebrshkruan gjith\u00eb vepr\u00ebn e tij me detaje, e cila p\u00ebrqendrohet n\u00eb shpalljen e Ungjillit dhe sjell disa aspekte pedagogjike, si katekizmi dhe edukimi i rinis\u00eb, p\u00ebrgatitja p\u00ebr pag\u00ebzimin, p\u00ebrderisa ai ka pag\u00ebzuar me mij\u00ebra njer\u00ebz, sh\u00ebrbimi baritor i rinis\u00eb, edukimi teologjik, si p\u00ebrgatitja e klerit, themelimi i nj\u00eb akademie teologjike, programe edukative; programe sociale lidhur me sh\u00ebndetin, si klinika, qendra diagnostike; filantropin\u00eb, ndihmat p\u00ebr t\u00eb vobekt\u00ebt; kultur\u00ebn, restaurimin e monumenteve kishtare e komb\u00ebtare; shum\u00eb vepra dhe sip\u00ebrmarrje p\u00ebr mjedisin, sikurse edhe Patriarku Ekumenik, i cili \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i ndjesh\u00ebm ndaj \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mbrojtjes s\u00eb krijimit; dhe me nj\u00eb dimension panorthodhoks. Kisha q\u00eb u nd\u00ebrtua nga rr\u00ebnojat m\u00eb 1991, 1992, q\u00eb prej 1914 u b\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave dhe K\u00ebshillit Evropian t\u00eb Kishave.<\/p>\n<p>Gazetari: N\u00eb k\u00ebto minuta q\u00eb na mbet\u00ebn, le t\u00eb flasim p\u00ebr librin. E para gj\u00eb, e cila m\u00eb impresionoi duke e lexuar, po ju kujtoj se jan\u00eb disa tekste q\u00eb u shkruan n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb karakteri teologjik q\u00eb i jep misionit&#8230;<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: N\u00eb syt\u00eb e tij misioni i Kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb ideologjike. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb sjell\u00ebsh, t\u00eb kthesh persona n\u00eb grupin, kish\u00ebn, besimin t\u00ebnd, por misioni lidhet drejtp\u00ebrdrejt dhe pa u ndar\u00eb me ekonomin\u00eb hyjnore, me vepr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Per\u00ebndia At\u00eb d\u00ebrgoi Birin mbi tok\u00eb. Krishti predikoi n\u00eb bot\u00eb, themeloi Kish\u00ebn dhe Kisha vazhdon vepr\u00ebn e Krishtit, nga ku kemi dhe titullin &#8220;Mision. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit&#8221;. Pra, q\u00ebllimi i misionit t\u00eb Kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb konvertoj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebsimet, mendimet dhe ideologjit\u00eb tona, por q\u00ebllimi i misionit \u00ebsht\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb njohur, ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb takoj\u00eb Krishtin, dhe ky takim personal me Krishtin duhet t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb misionin e krishter\u00eb &#8211; thot\u00eb Fortlumturi Anastasi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpallja e Ungjillit \u00ebsht\u00eb themelore. Ky inkorporim m\u00eb Krishtin b\u00ebhet nga gjykimi i kish\u00ebs lokale, nga kisha e cila \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb nj\u00eb vend&#8230; Misioni nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb an\u00ebn e teologjis\u00eb dhe eklesiologjis\u00eb, por thelb\u00ebsisht eklesiologjike. Dhe ka nj\u00eb perspektiv\u00eb eskatologjike, dometh\u00ebn\u00eb, q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kesh pasues mbi tok\u00eb, as t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer, por t&#8217;u jap\u00ebsh besimtar\u00ebve besnik\u00eb nj\u00eb parashijim t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, tashm\u00eb e pranishme n\u00eb Kish\u00eb, por q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb shekujt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gazetari: Nuk kemi koh\u00eb q\u00eb t&#8217;i shikojm\u00eb t\u00eb gjitha, por \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr emocionuese t\u00eb lexojm\u00eb shkrimet q\u00eb vijn\u00eb nga nj\u00eb njeri, i cili i njohu nga af\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme&#8230;<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: Nj\u00eb nga pikat e forta t\u00eb librit \u00ebsht\u00eb se Kryepiskopi Anastas b\u00ebn dallimin midis misionit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. Misioni i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb merresh me bot\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb vog\u00ebl, nd\u00ebrsa misioni i jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkosh t\u00eb shpall\u00ebsh Lajmin e Mir\u00eb n\u00eb skajet e bot\u00ebs&#8230; Imzot Anastasi thekson bukur se kur Kisha harron dimensionin universal, harron misionin e jasht\u00ebm dhe kufizohet n\u00eb vetvete, vet\u00eb misioni i brendsh\u00ebm nuk ec\u00ebn aspak, sepse kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb universalitet t\u00eb misionit q\u00eb lidhet me universalitetin e shp\u00ebtimit dh\u00ebn\u00eb nga Krishti.<\/p>\n<p>Gazetari: N\u00eb minutat q\u00eb na mbeten ndoshta do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb me tekstin q\u00eb ai ka prezantuar n\u00eb Sinodin e Kret\u00ebs m\u00eb 2016&#8230;<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Jobi: Teksti b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr misionin e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore. Imzot Anastasi konsideron se Sinodi i Madh i 2016-s i ra alarmit t\u00eb misionit, shpalli unitetin e Kish\u00ebs Orthodhokse, se Kisha Orthodhokse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe jo disa kisha komb\u00ebtare t\u00eb ndara nga nj\u00ebra-tjetra, madje n\u00eb gar\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, dhe se kjo Kish\u00eb e vetme duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb Ungjillin e Krishtit n\u00eb bot\u00ebn e sotme bashk\u00ebkohore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb e Hir\u00ebsi Jobit t\u00eb Telmessos n\u00eb Radio France p\u00ebr librin &#8220;Mision. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit&#8221; t\u00eb Kryepiskopit Anastas. Diskutohet biografia e Kryepiskopit, themelimi i &#8220;Porefthendes&#8221;, misioni n\u00eb Afrik\u00eb, ringritja e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas 1991 dhe vizioni teologjik p\u00ebr misionin.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Hir\u00ebsi Jobi (Getcha) p\u00ebr emisionin \"Orthodoxi\" t\u00eb faqes \"francekulture.fr\" (Radio France)","numri":"10 (346)","viti":"2021","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi Anastas\", \"Mision N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit\", \"Hir\u00ebsi Jobi Getcha\", \"France Culture\", \"Porefthendes\", \"Afrik\u00eb\", \"Kenia\", \"Patriarkana Ekumenike\", \"Sinodi i Kret\u00ebs 2016\", \"K\u00ebshilli Bot\u00ebror i Kishave\", \"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb\"]","permbledhje":"Intervist\u00eb e Hir\u00ebsi Jobit t\u00eb Telmessos n\u00eb Radio France p\u00ebr librin \"Mision. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit\" t\u00eb Kryepiskopit Anastas. Diskutohet biografia e Kryepiskopit, themelimi i \"Porefthendes\", misioni n\u00eb Afrik\u00eb, ringritja e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas 1991 dhe vizioni teologjik p\u00ebr misionin.","autori":"Alexis Chryssostalis (gazetari) - Hir\u00ebsi Jobi (Getcha)","kategoria":"Intervist\u00eb","kryeredaktor":""},"ngjallja_kategoria":[9283],"ngjallja_autori":[11483],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[],"class_list":["post-89953","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-interviste","ngjallja_autori-alexis-chryssostalis-gazetari-hiresi-jobi-getcha","ngjallja_viti-11333"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hierapostullim. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89953\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/\",\"name\":\"Hierapostullim. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:53:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hierapostullim. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hierapostullim. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89953","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/","name":"Hierapostullim. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:53:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/hierapostullim-ne-gjurmet-e-krishtit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hierapostullim. N\u00eb gjurm\u00ebt e Krishtit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89953"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89953"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89953"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}