{"id":89930,"date":"2026-06-01T07:52:42","date_gmt":"2026-06-01T05:52:42","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/"},"modified":"2026-06-01T07:52:42","modified_gmt":"2026-06-01T05:52:42","slug":"dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/","title":{"rendered":"Dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga hyrja e librit &#8220;Shpresa e Linet\u00ebs&#8221;, me autor at\u00eb Luka Veronis. Shum\u00eb shpejt ky lib\u00ebr do t\u00eb botohet i p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>&#8220;Tani duhet t\u00eb jetojm\u00eb ato q\u00eb u kemi predikuar t\u00eb tjer\u00ebve&#8221; &#8211; shkroi Lineta n\u00eb ditarin e saj. &#8220;Jam klasifikuar me kancer t\u00eb grad\u00ebs s\u00eb 4-t (nga 4 grad\u00eb), dhe e ardhmja ime \u00ebsht\u00eb e zymt\u00eb. Megjithat\u00eb, mbetem e g\u00ebzuar e me shpres\u00eb dhe d\u00ebshiroj t\u00eb kaloj me g\u00ebzim dhe mir\u00ebnjohje, aq vite sa Per\u00ebndia do t\u00eb m\u00eb dhuroj\u00eb, duke sh\u00ebrbyer si dhe ku t\u00eb mundem&#8221;.<\/p>\n<p>Lineta e la k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim menj\u00ebher\u00eb pasi zbuloi grad\u00ebn e s\u00ebmundjes s\u00eb saj, kur filloi nj\u00eb udh\u00ebtim besimi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm me bashk\u00ebshortin e saj, Natanin, p\u00ebrmes t\u00eb cilit preku jet\u00ebt e shum\u00eb njer\u00ebzve. Lineta dhe Natani predikuan Ungjillin me fjal\u00eb gjat\u00eb tet\u00eb viteve si misionar\u00eb me afat t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por me lajmin e papritur t\u00eb s\u00ebmundjes, Per\u00ebndia i thirri t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb re, t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb paharrueshme; me pak fjal\u00eb, por q\u00eb prap\u00ebseprap\u00eb ndikoi te shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebz&#8230;<\/p>\n<p>Padyshim, ne p\u00ebrjetuam d\u00ebshmin\u00eb e bukur t\u00eb Linet\u00ebs, me n\u00eb qend\u00ebr Krishtin, q\u00eb nga fillimi i sh\u00ebrbimit t\u00eb saj misionar. E mir\u00ebprit\u00ebm familjen Hope n\u00eb Shqip\u00ebri, kur erdh\u00ebn m\u00eb vitin 1998 si misionar\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sh\u00ebrbyem s\u00eb bashku si bashk\u00ebmisionar\u00eb p\u00ebr rreth shtat\u00eb vjet. P\u00ebrjetuam s\u00eb bashku luft\u00ebn e Kosov\u00ebs e periudha t\u00eb tjera t\u00eb v\u00ebshtira. Gjithmon\u00eb e respektuam dhe e admiruam besimin dhe d\u00ebshmin\u00eb e tyre t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb tilla krizash. Pam\u00eb dhe shijuam dashurin\u00eb e mikpritjen e tyre.<\/p>\n<p>..Kjo mund t\u00eb duket nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e \u00e7uditshme, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar p\u00ebrvoj\u00ebn e dikujt n\u00eb dhembjet e fundit t\u00eb vdekjes. Megjithat\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb frik\u00ebs dhe tragjedis\u00eb, dit\u00ebt e fundit t\u00eb Linet\u00ebs pasqyronin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qiellit. Ajo rrethohej nga dashuria. Dashuria e mbushte at\u00eb. Ajo priste me g\u00ebzim t\u00eb madh dashurin\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb madhe, Zotin Jisu Krisht. Prandaj ajo rrezatonte g\u00ebzim. Nj\u00eb paqe e pap\u00ebrshkrueshme buronte nga dhoma e saj, nj\u00eb shije e &#8220;paqes s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb shkon p\u00ebrtej zgjuarsis\u00eb s\u00eb mendjes njer\u00ebzore&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse vdekja \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfytyrim i imazhit hyjnor n\u00eb t\u00eb cilin Per\u00ebndia na krijoi t\u00eb gjith\u00eb ne, gjithmon\u00eb m\u00eb ka ngjallur kureshtje t\u00eb d\u00ebgjoj dik\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkruan procesin e vdekjes si t\u00eb bukur. Si mundet q\u00eb armiku dhe frika m\u00eb e madhe e jet\u00ebs, vdekja vet\u00eb, t\u00eb veproj\u00eb si nxit\u00ebs i bukuris\u00eb? Pasi kam qen\u00eb i pranish\u00ebm gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Linet\u00ebs, mund t\u00eb them q\u00eb kam d\u00ebshmuar vet\u00eb nj\u00eb vdekje kaq t\u00eb bukur, sa nuk e imagjinon dot askush. Mbr\u00ebmjet e fundit q\u00eb kaluam me t\u00eb, tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb bukuri&#8230;<\/p>\n<p>Uleshim rreth e rrotull krevatit t\u00eb saj deri von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, duke e mbushur dhom\u00ebn me himne dhe k\u00ebng\u00eb. Familjar\u00ebt e saj k\u00ebnduan shum\u00eb k\u00ebng\u00eb tradicionale: &#8220;Sa hir madh\u00ebshtor&#8221;, &#8220;Sa i madh je Ti&#8221;, &#8220;Kryqi i vjet\u00ebr i thyer&#8221;, &#8220;\u00cbsht\u00eb mir\u00eb me shpirtin tim&#8221; dhe t\u00eb tjera; nd\u00ebrsa at\u00eb Patriku dhe un\u00eb k\u00ebnduam himne orthodhokse lutjeje dhe ngjalljeje. Midis k\u00ebng\u00ebve, secili prej nesh me radh\u00eb ndanim kujtime me Linet\u00ebn&#8230;<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Lineta qe e hapur me s\u00ebmundjen, vuajtjen dhe n\u00eb fund me vdekjen e saj, q\u00ebndroi n\u00eb kontrast me mend\u00ebsin\u00eb e shumic\u00ebs. Fakti q\u00eb Lineta dhe Natani vendos\u00ebn t\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Atdheun e p\u00ebrzgjedhur tre muaj para, edhe pse e dinin se ajo po vdiste, tregon shum\u00eb.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb vdiste, Lineta sh\u00ebrbente n\u00eb kampet verore p\u00ebr vajza t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, madje u foli kampisteve rreth tem\u00ebs s\u00eb vdekjes dhe se po vdiste. (Fjalimi i saj i fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kreun VII). Ajo ndau udh\u00ebtimin nj\u00ebzetmujor t\u00eb kancerit, t\u00eb vuajtjes, t\u00eb dhembjes dhe t\u00eb t\u00eb th\u00ebnit &#8220;lamtumir\u00eb&#8221;, dhe i la vajzat goj\u00ebhapur. Deri m\u00eb tani ato nuk kishin d\u00ebgjuar dik\u00eb q\u00eb t\u00eb fliste kaq hapur se kishte kancer dhe q\u00eb po p\u00ebrballej me mund\u00ebsin\u00eb e vdekjes. D\u00ebshmia e Linet\u00ebs u tregoi atyre se si nj\u00eb i krishter\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb beson me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Ngjalljen dhe jeton n\u00eb komunitetin e Kish\u00ebs me besim mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs pa frik\u00eb, madje dhe me paqe e g\u00ebzim&#8230;<\/p>\n<p>Pa dyshim, udh\u00ebtimi i Linet\u00ebs p\u00ebrfshiu dhe \u00e7aste shkurajimi, err\u00ebsire, m\u00ebrzie dhe d\u00ebshp\u00ebrimi. Ajo p\u00ebrshkroi se si udh\u00ebtimi p\u00ebrmes &#8220;lugin\u00ebs s\u00eb hijes s\u00eb vdekjes&#8221; e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur. Duke ndjekur shembullin e shenjtor\u00ebve, ajo m\u00ebsoi se sa m\u00eb shum\u00eb i afrohej Zotit, m\u00eb qart\u00eb i shihte frik\u00ebrat, gabimet, dob\u00ebsit\u00eb dhe m\u00ebkatet e saj. P\u00ebrmes k\u00ebtyre \u00e7asteve t\u00eb err\u00ebta, si dhe p\u00ebrmes vuajtjes fizike, m\u00ebsoi m\u00ebsime t\u00eb pa\u00e7mueshme: q\u00eb besimi nuk \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb, por vep\u00ebr e vullnetit; q\u00eb jemi plot\u00ebsisht t\u00eb varur nga Per\u00ebndia, sado q\u00eb e kuptojm\u00eb ose jo; q\u00eb dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb q\u00ebndrim i shenjt\u00eb q\u00eb Lineta e mbajti deri n\u00eb fund, ishte v\u00ebshtrimi paskal mbi vdekjen. Sh\u00ebn Pavli tha: &#8220;Sepse p\u00ebr mua t\u00eb jetuarit \u00ebsht\u00eb Krishti dhe t\u00eb vdekurit \u00ebsht\u00eb fitim&#8221; (Filipian\u00ebt 1:21). K\u00ebt\u00eb shprehje Lineta e p\u00ebrs\u00ebriti shum\u00eb her\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb s\u00ebmundjes&#8230;<\/p>\n<p>Lineta nd\u00ebrroi jet\u00eb dhe u bashkua me Zotin ton\u00eb m\u00eb 27 gusht 2006, por ceremonia e varrimit t\u00eb saj ishte m\u00eb shum\u00eb festim i jet\u00ebs dhe i besimit, sesa nj\u00eb ceremoni e vdekjes.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit, Kryepiskopi Anastas lavd\u00ebroi Linet\u00ebn, duke e quajtur martire t\u00eb kancerit n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Nj\u00eb arsye pse Kisha e hershme u rrit kaq shpejt n\u00eb shekujt e par\u00eb ishte pik\u00ebrisht d\u00ebshmia autentike e martir\u00ebve t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Compiled and edited by Fr. Luke A. Veronis<br \/>\nWith a foreword by His Beatitude Archbishop Anastasios of Albania<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fragment nga hyrja e librit &#8216;Shpresa e Linet\u00ebs&#8217; i at\u00eb Luka Veronisit, q\u00eb rr\u00ebfen d\u00ebshmin\u00eb e besimit t\u00eb misionares Lineta Hope, e cila vdiq nga kanceri m\u00eb 27 gusht 2006 pas tet\u00eb vitesh sh\u00ebrbimi n\u00eb Shqip\u00ebri. Lineta tregoi nj\u00eb besim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb vdekjes, duke u quajtur &#8216;martire e kancerit&#8217; nga Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"Nga hyrja e librit \"Shpresa e Linet\u00ebs\", me autor at\u00eb Luka Veronis","numri":"9 (345)","viti":"2021","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[5]","fjale_kyce":"[\"Lineta Hope\", \"Natan Hope\", \"Fr. Luke Veronis\", \"kancer\", \"misionar\u00eb\", \"Kisha Orthodhokse Autoqefale\", \"d\u00ebshmi\", \"vdekja\", \"ngjallja\", \"Shpresa e Linet\u00ebs\", \"Kryepiskopi Anastas\"]","permbledhje":"Fragment nga hyrja e librit 'Shpresa e Linet\u00ebs' i at\u00eb Luka Veronisit, q\u00eb rr\u00ebfen d\u00ebshmin\u00eb e besimit t\u00eb misionares Lineta Hope, e cila vdiq nga kanceri m\u00eb 27 gusht 2006 pas tet\u00eb vitesh sh\u00ebrbimi n\u00eb Shqip\u00ebri. Lineta tregoi nj\u00eb besim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb vdekjes, duke u quajtur 'martire e kancerit' nga Kryepiskopi Anastas.","autori":"at\u00eb Luka Veronis (Fr. Luke A. Veronis)","kategoria":"D\u00ebshmi besimi \/ Lib\u00ebr","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11462],"ngjallja_autori":[11463],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89930","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-deshmi-besimi-liber","ngjallja_autori-ate-luka-veronis-fr-luke-a-veronis","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin kurr\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89930\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/\",\"name\":\"Dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin kurr\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:52:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin kurr\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin kurr\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89930","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/","name":"Dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin kurr\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:52:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/dashuria-dhe-miresia-e-perendise-nuk-na-braktisin-kurre\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Dashuria dhe mir\u00ebsia e Per\u00ebndis\u00eb nuk na braktisin kurr\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89930"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89930"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89930"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}