{"id":89915,"date":"2026-06-01T07:52:24","date_gmt":"2026-06-01T05:52:24","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T07:52:24","modified_gmt":"2026-06-01T05:52:24","slug":"shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebn Kozmai &#8211; nj\u00eb predikues i madh i Kish\u00ebs Orthodhokse"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebn Kozmai zakonisht predikonte n\u00eb natyr\u00eb, sepse d\u00ebgjuesit ishin me mij\u00ebra dhe kishat nuk i nxinin brenda. N\u00eb vendin e predikimit ngrinte nj\u00eb kryq t\u00eb madh druri. N\u00eb baz\u00ebn e kryqit vendoste nj\u00eb tribun\u00eb t\u00eb l\u00ebvizshme. Hipte n\u00eb tribun\u00eb dhe, duke u mb\u00ebshtetur mbi kryq, i m\u00ebsonte turmat e popullit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Kozmai ishte nj\u00eb predikues i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ai ishte nj\u00eb predikues profetik. Profetik n\u00eb kuptimin e ngusht\u00eb, sepse tha profeci p\u00ebr t\u00eb ardhmen e personave, t\u00eb vendit dhe t\u00eb njer\u00ebzimit, m\u00eb t\u00eb shumtat e t\u00eb cilave tashm\u00eb u plot\u00ebsuan. V\u00ebrtetimi i disa profecive garanton dhe plot\u00ebsimin e profecive t\u00eb tjera. Ai \u00ebsht\u00eb profet edhe n\u00eb kuptimin e gjer\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, sepse fjala e tij u d\u00ebgjua si fjala e profet\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr, fjal\u00eb e past\u00ebr, e pacunguar, e fuqishme, kritike, p\u00ebr \u00e7do padrejt\u00ebsi dhe paudh\u00ebsi q\u00eb syri i tij i past\u00ebr shikonte, se b\u00ebhej nd\u00ebr njer\u00ebz pavar\u00ebsisht pozit\u00ebs dhe pushtetit q\u00eb ata kishin. Sh\u00ebn Kozmai kishte shpirt t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb patrembur dhe guxonte t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr lavdin\u00eb e Zotit Krisht dhe p\u00ebr shp\u00ebtimin e shpirtrave.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb dit\u00eb pun\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb predikimin e tij, ngul k\u00ebmb\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pushimit t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs. N\u00eb \u00e7do predikim ai rikthehet te kjo \u00e7\u00ebshtje me pasion dhe i shtyn njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb mos punojn\u00eb t\u00eb diel\u00ebn, t\u00eb mos shkojn\u00eb as n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Madje u shpjegonte edhe shkakun. Dita e diel \u00ebsht\u00eb dit\u00eb pushimi, dit\u00eb g\u00ebzimi, dit\u00eb preokupacioni shpirt\u00ebror. Duhet t\u00eb punojm\u00eb gjasht\u00eb dit\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e kota tok\u00ebsore, t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta dhe dit\u00ebn e diel t\u00eb pushojm\u00eb, t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb kish\u00eb dhe t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet tona, vdekjen, parajs\u00ebn, shpirtin ton\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i \u00e7muar se gjith\u00eb bota dhe t\u00eb mos punojm\u00eb ose t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tregti. Ai fitim q\u00eb b\u00ebhet t\u00eb diel\u00ebn \u00ebsht\u00eb i mallkuar dhe me k\u00ebt\u00eb fitim vini zjarr dhe mallkim n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tuaja dhe jo bekim.<\/p>\n<p>Sot thon\u00eb se k\u00ebmbimet dhe p\u00ebrkujdesjet jan\u00eb \u00e7lodhje. Por, p\u00ebrfytyroni se \u00e7far\u00eb qet\u00ebsie dhe \u00e7lodhjeje ndien i krishteri t\u00eb diel\u00ebn, kur pushon s\u00eb punuari p\u00ebr nxjerrjen e mjeteve t\u00eb jetes\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb ushqim shpirt\u00ebror. &#8220;T\u00eb diel\u00ebn t\u00eb pushojm\u00eb dhe t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat qiellore, dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb kish\u00eb, t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb librat e shenjtor\u00ebve, Ungjillin e Shenjt\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb na porosit Krishti yn\u00eb. T\u00eb mendojm\u00eb shpirtin ton\u00eb, t\u00eb mos vonohemi, por t\u00eb kujdesemi si ta stolisim me biseda t\u00eb mira, me rregulla morale t\u00eb dobishme, q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb nuse t\u00eb Krishtit ton\u00eb dhe jo t\u00eb zvarritemi e t\u00eb dehemi n\u00eb g\u00ebzimet e dit\u00ebs. Edhe koh\u00ebn tjet\u00ebr ta harxhojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer vepra t\u00eb mira q\u00eb i sjellin dobi shpirtit ton\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Kozmai m\u00ebsonte, sigurisht, g\u00ebzimin e pun\u00ebs, por edhe \u00e7lodhjen e trupit me pushimin. Ai bazohej n\u00eb Ungjill dhe ecte me siguri, nd\u00ebrsa mendimtar\u00ebt bashk\u00ebkoh\u00ebs me t\u00eb, ata t\u00eb Per\u00ebndimit q\u00eb desh\u00ebn edhe ata t\u00eb qytet\u00ebrojn\u00eb njeriun, por pa Ungjillin, rr\u00ebzoheshin shum\u00eb keq. Ata t\u00eb Revolucionit Francez, p\u00ebr shembull, pandehnin se do t\u00eb ishte m\u00eb fitimprur\u00ebse t\u00eb shtojn\u00eb dit\u00ebt e pun\u00ebs dhe t\u00eb anulojn\u00eb t\u00eb diel\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb caktuan si dit\u00eb pushimi, jo dit\u00ebn e shtat\u00eb q\u00eb kishte caktuar Per\u00ebndia q\u00eb n\u00eb fillim, por dit\u00ebn e dhjet\u00eb. Por u detyruan t\u00eb rikthehen n\u00eb dit\u00ebn e shtat\u00eb, t\u00eb diel\u00ebn, sepse trupi i njeriut \u00ebsht\u00eb krijuar q\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb vet\u00ebm gjasht\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar dhe jo n\u00ebnt\u00eb. Kozmai, sigurisht, nuk e b\u00ebri t\u00eb detyruesh\u00ebm pushimin e dit\u00ebs s\u00eb diel me an\u00eb t\u00eb ligjit, sepse ishte nj\u00eb prift predikues i thjesht\u00eb. Mjaftonte ve\u00e7 fjala e tij: &#8220;K\u00ebtu si shkoni t\u00eb krishter\u00ebt e mi?&#8221; pyeste. E ruani t\u00eb diel\u00ebn. Por t\u00eb jeni t\u00eb krishter\u00eb, ta ruani.<\/p>\n<p>Me an\u00ebn e m\u00ebsimeve t\u00eb tij nga nj\u00ebra an\u00eb dhe me an\u00ebn e mrekullive nga ana tjet\u00ebr, arriti t\u00eb imponoj\u00eb te t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos punojn\u00eb t\u00eb diel\u00ebn, sepse edhe mjaft mrekulli pasuan m\u00ebsimin p\u00ebr pushimin e s\u00eb diel\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Ksiromeron, nj\u00eb grua, me gjith\u00eb m\u00ebsimin e Sh\u00ebn Kozmait, zuri brum\u00eb dit\u00ebn e diel. Por, kur nxori buk\u00ebn nga furra, e gjeti t\u00eb kuqe, sikur e kishte gatuar me gjak. Frika edhe tmerri e pushtuan at\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt. Vrapoi edhe i ra nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb m\u00ebsuesit, i k\u00ebrkoi falje dhe mori drejt\u00ebsimin e duhur. Kjo ngjarje b\u00ebri kaq shum\u00eb p\u00ebrshtypje, saq\u00eb edhe sot grat\u00eb n\u00eb Etolo-Karnania nuk gatuajn\u00eb buk\u00eb t\u00eb diel\u00ebn, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nevoja. Biografi i tij sh\u00ebnon: &#8220;N\u00eb vende t\u00eb tjera, ku nuk u ruajt respekti i duhur p\u00ebr t\u00eb diel\u00ebn, diku plasi kau, diku mushka, dikush tjet\u00ebr u demonizua dhe tjetri e gjeti djalin t\u00eb vdekur&#8221;.<\/p>\n<p>Peshon dashurin\u00eb<\/p>\n<p>Kur ishte duke folur diku p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, dikush nga turma i thot\u00eb: Un\u00eb, o shenjt i Per\u00ebndis\u00eb, e dua Per\u00ebndin\u00eb dhe v\u00ebllez\u00ebrit e mi. Mir\u00eb biri im, pa\u00e7 urat\u00ebn time. Si ta thon\u00eb emrin? Kosta. \u00c7&#8217;pun\u00eb b\u00ebn? Ruaj bag\u00ebtin\u00eb. Djathin kur e shet, e peshon? E peshoj. Ti, biri im, m\u00ebsove t\u00eb peshosh djathin dhe un\u00eb t\u00eb peshoj dashurin\u00eb. Peshores a i vjen turp nga i zoti? Jo. Tani t\u00eb peshoj edhe un\u00eb dashurin\u00eb t\u00ebnde dhe po t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb e mang\u00ebt, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ta jap urat\u00ebn edhe un\u00eb, do t\u00eb v\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb t\u00eb t\u00eb falin. Si t\u00eb t\u00eb kuptoj, biri im, q\u00eb i do v\u00ebllez\u00ebrit e tu?&#8221;<\/p>\n<p>Un\u00eb tani k\u00ebtu q\u00eb udh\u00ebtoj dhe m\u00ebsoj popullin, them se zotin Kosta e dua si syt\u00eb e mi. Por ti nuk e beson. Un\u00eb kam buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, ti nuk ke. N\u00ebse t\u00eb jap nj\u00eb cop\u00eb ty q\u00eb nuk ke, at\u00ebher\u00eb tregoj q\u00eb t\u00eb dua. Por sikur un\u00eb t\u00eb ha gjith\u00eb buk\u00ebn dhe ti t\u00eb kesh uri, \u00e7far\u00eb tregoj? Se dashuria q\u00eb kam ndaj teje \u00ebsht\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt. Kam dy gota ver\u00eb dhe ti nuk ke. N\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb jap edhe ty nga ajo q\u00eb t\u00eb pish, at\u00ebher\u00eb tregoj se t\u00eb dua. N\u00ebse nuk t\u00eb jap, dashuria \u00ebsht\u00eb fallco. Je i pik\u00eblluar, vdiq n\u00ebna jote ose i af\u00ebrmi yt. N\u00ebse do t\u00eb vij q\u00eb t\u00eb ngush\u00eblloj, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuri e v\u00ebrtet\u00eb. Por n\u00ebse ti qan dhe vajton, nd\u00ebrsa un\u00eb ha, pi edhe vall\u00ebzoj, e g\u00ebnjesht\u00ebrt \u00ebsht\u00eb dashuria ime. E do at\u00eb djal\u00eb t\u00eb varf\u00ebr? N\u00ebse e do, i jepje nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb, se \u00ebsht\u00eb i zhveshur, q\u00eb t\u00eb lutet edhe ai p\u00ebr shpirtin t\u00ebnd. At\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuri e v\u00ebrtet\u00eb, por tani \u00ebsht\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt, a nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, t\u00eb krishter\u00ebt e mi? Me dashurin\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt nuk shkojm\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb. Tani, po deshe ta b\u00ebsh dashurin\u00eb flori, vish f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr dhe at\u00ebher\u00eb t&#8217;i v\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb falin. A e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Do ta b\u00ebj.<\/p>\n<p>T\u00eb krishter\u00ebt e mi, Kosta kuptoi q\u00eb dashuria q\u00eb kishte deri tani ishte e g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe do q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb flori, t\u00eb vesh\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr. Meqen\u00ebse edhe e munduam, ju lutem, t\u00eb thoni p\u00ebr zotin Kosta tri her\u00eb: &#8220;Per\u00ebndia ta fal\u00eb dhe ta m\u00ebshiroj\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht, me predikimet e tij, p\u00ebrpiqet t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dashurin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb varfrit dhe jetim\u00ebt. Kur flet p\u00ebr k\u00ebta, gjuha e tij p\u00ebrdor shprehjen m\u00eb t\u00eb bukur dhe m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb mrekullueshme rekomandonte t&#8217;i duan f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr m\u00eb mir\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Kishte gjetur madje edhe m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur. P\u00ebrderisa nuk ekzistonin institucione dhe nuk mundej t\u00eb rekomandonte t\u00eb tilla, \u00e7do familje dhe \u00e7do t\u00eb krishter\u00eb e ngarkonte me p\u00ebrkujdesjen ndaj tyre.<\/p>\n<p>&#8220;T&#8217;i duash, thoshte, f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr m\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb tut\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkosh si t&#8217;i jap\u00ebsh f\u00ebmij\u00ebs t\u00ebnd t\u00eb haj\u00eb dhe t\u00eb pij\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ket\u00eb veshje t\u00eb bukura dhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb varfrin, t\u00eb zbathurin, t\u00eb zhveshurin, t\u00eb p\u00ebrbuzurin, t\u00eb mos t\u00eb t\u00eb haj\u00eb meraku, nes\u00ebr e shikon f\u00ebmij\u00ebn t\u00ebnd t\u00eb vdekur. Merre nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe b\u00ebje birin t\u00ebnd shpirt\u00ebror, t\u00eb g\u00ebzohesh edhe t\u00eb ngaz\u00ebllohesh edhe ti, edhe ai. P\u00ebr at\u00eb f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb e lind gruaja jote, nuk t\u00eb ka borxh hir Per\u00ebndia, por p\u00ebr at\u00eb t\u00eb varfrin ke mij\u00ebra her\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr shpirtin t\u00ebnd, nga Per\u00ebndia&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Nga Miron \u00c7ako<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikull mbi predikimet e Sh\u00ebn Kozmait, q\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb natyr\u00eb mbi kryqin e drurit. Ai ngulte k\u00ebmb\u00eb n\u00eb pushimin e s\u00eb diel\u00ebs dhe kishte dhurata profetike. Predikonte dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, sidomos ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr dhe jetim\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"8 (344)","viti":"2021","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Kozmai\", \"predikim\", \"e diela\", \"pushim\", \"profet\", \"Ksiromeron\", \"Etolo-Karnania\", \"dashuria\", \"f\u00ebmij\u00eb t\u00eb varf\u00ebr\", \"jetim\u00eb\", \"Revolucioni Francez\", \"Ungjilli\", \"Krishti\"]","permbledhje":"Artikull mbi predikimet e Sh\u00ebn Kozmait, q\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb natyr\u00eb mbi kryqin e drurit. Ai ngulte k\u00ebmb\u00eb n\u00eb pushimin e s\u00eb diel\u00ebs dhe kishte dhurata profetike. Predikonte dashurin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, sidomos ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr dhe jetim\u00ebve.","autori":"Miron \u00c7ako","kategoria":"Hagjiografi\/Predikim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11446],"ngjallja_autori":[11447],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89915","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-hagjiografi-predikim","ngjallja_autori-miron-cako","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Sh\u00ebn Kozmai - nj\u00eb predikues i madh i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89915\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/\",\"name\":\"Sh\u00ebn Kozmai - nj\u00eb predikues i madh i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:52:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sh\u00ebn Kozmai &#8211; nj\u00eb predikues i madh i Kish\u00ebs Orthodhokse\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sh\u00ebn Kozmai - nj\u00eb predikues i madh i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89915","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/","name":"Sh\u00ebn Kozmai - nj\u00eb predikues i madh i Kish\u00ebs Orthodhokse - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:52:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/shen-kozmai-nje-predikues-i-madh-i-kishes-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sh\u00ebn Kozmai &#8211; nj\u00eb predikues i madh i Kish\u00ebs Orthodhokse"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89915","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89915"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89915"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89915"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89915"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89915"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}