{"id":89906,"date":"2026-06-01T07:52:15","date_gmt":"2026-06-01T05:52:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/"},"modified":"2026-06-01T07:52:15","modified_gmt":"2026-06-01T05:52:15","slug":"fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/","title":{"rendered":"Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;N\u00eb jet\u00ebn e qiellit shkon, jet\u00ebn si linde k\u00ebtu mbi dhe&#8221;<br \/>\n(Nga P\u00ebrl\u00ebshorja e s\u00eb kremtes)<\/p>\n<p>Kjo e kremte kushtuar Hyjlind\u00ebses s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb, 15 Gushti, \u00ebsht\u00eb festa Hyjlind\u00ebsore m\u00eb e madhe e vitit kishtar. Besimtar\u00ebt e quajn\u00eb &#8220;Pashka e ver\u00ebs&#8221;, sepse p\u00ebrgjat\u00eb asaj dite zhvillojm\u00eb panair shpirt\u00ebror dhe kremtojm\u00eb fjetjen e nderuar dhe transferimin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht. Fjetja e nderuar e Hyjlind\u00ebses p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr besimtar\u00ebt nj\u00eb mister t\u00eb hirsh\u00ebm. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb N\u00ebna e Jet\u00ebs t\u00eb njoh\u00eb realitetin e friksh\u00ebm t\u00eb vdekjes? Me druajtje psalim l\u00ebvdat\u00ebn: &#8220;Si po vdes, o Mariam, jeta e besimtar\u00ebve, dhe varri, si e nxuri trupin t\u00ebnd, q\u00eb nxuri At\u00eb q\u00eb bota nuk e nx\u00eb?&#8221;<\/p>\n<p>Kisha na m\u00ebson se Hyjlind\u00ebsja p\u00ebsoi vdekje natyrore dhe n\u00ebp\u00ebrmjet vdekjes u transferua n\u00eb jet\u00ebn e re m\u00eb Krishtin. Shpirti i saj i lumur braktisi trupin e saj t\u00eb pacenuar, q\u00eb mbeti i vdekur dhe u varros nga Apostujt e shenjt\u00eb n\u00eb kopshtin e Gjethsemanis\u00eb. Shpirtin e saj t\u00eb qasht\u00ebr e dor\u00ebzoi n\u00eb duart e Birit t\u00eb saj, q\u00eb e priti me ngaz\u00ebllim n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Tij qiellore.<\/p>\n<p>Por, nuk ishte e mundur q\u00eb Zoti ta linte trupin e s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs n\u00eb hijen dhe prishjen e vdekjes. Prandaj, tri dit\u00eb pas varrimit t\u00eb saj t\u00eb nderuar, trupi i saj i panjollsh\u00ebm u transferua n\u00eb qiell, ku tashm\u00eb Hyjlind\u00ebsja, me trup dhe shpirt, shijon lavdin\u00eb, shk\u00eblqimin dhe g\u00ebzimin e Birit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dheu g\u00ebzohet. G\u00ebzohet dhe qielli dhe feston fjetjen e Hyjlind\u00ebses. &#8220;N\u00eb fjetjen t\u00ebnde t\u00eb lavd\u00ebruar ngaz\u00ebllohen qiejt dhe g\u00ebzohen ushtrit\u00eb e engj\u00ebjve dhe t\u00ebr\u00eb dheu d\u00ebfren&#8221;, psal Kisha bashk\u00eb me himnografin e hirsh\u00ebm. Dhe, megjithat\u00eb, do t\u00eb priste dikush t\u00eb konsiderohet dit\u00eb zie festa e Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses. Me kriteret e bot\u00ebs duhej q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoheshin vajtime sot dhe jo k\u00ebng\u00eb t\u00eb g\u00ebzueshme. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mrekullia q\u00eb nuk mund ta kuptojn\u00eb t\u00eb pabes\u00ebt. Njeriu, para vdekjes, ngrin, dob\u00ebsohet. E largon mendimin e vdekjes. P\u00ebrse? Sepse e shikon jet\u00ebn aq t\u00eb vog\u00ebl dhe aq t\u00eb kufizuar, sa jan\u00eb vitet e jet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Kufizon gjith\u00eb shpresat dhe \u00ebndrrat e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. Shikon vdekjen dhe pllak\u00ebn e varrit si fundin e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, besimtari e shikon vdekjen t\u00eb ndri\u00e7uar me drit\u00ebn e Ngjalljes, si der\u00eb q\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. E shikon vdekjen si fjetje. Fjeti q\u00eb t\u00eb zgjohet n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re. Per\u00ebndim i duket vdekja dhe megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb lindja e nj\u00eb dite t\u00eb re dhe t\u00eb paper\u00ebnduar. K\u00ebshtu, t\u00eb krishter\u00ebt e par\u00eb e quajt\u00ebn vdekjen fjetje dhe vendet e t\u00eb vdekurve nuk i quanin varreza, por qimitir\u00eb (fjetore). N\u00ebse nd\u00ebrronte jet\u00eb ndonj\u00eb shenjtor, me vdekje natyrore apo martirike, nuk vajtonin, por mblidheshin dhe festonin dit\u00eblindjen e tij. Edhe n\u00eb rastin e s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs, Fjetja e saj \u00ebsht\u00eb e ndritshme dhe e lavdishme. Hyjlind\u00ebsja ka lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Jet\u00ebn, &#8220;Jet\u00ebn si lindi k\u00ebtu mbi dhe&#8221;. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00ebna e jet\u00ebs t\u00eb mposhtet nga vdekja. Prandaj himnografi thot\u00eb: &#8220;Varri dhe vdekja nuk e mund\u00ebn; se, si N\u00ebn\u00eb t\u00eb Jet\u00ebs, e shpuri te jeta&#8221;. Nj\u00eb lavdi qiellore rrethon fjetjen e saj.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne burim frym\u00ebzimi, shprese dhe ngaz\u00ebllimi. E T\u00ebr\u00ebshenjta jon\u00eb njohu n\u00eb jet\u00ebn e saj dhimbjen dhe hidh\u00ebrimin e vdekjes. Prandaj dhe mundet t&#8217;i kuptoj\u00eb ata q\u00eb vuajn\u00eb, ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shtr\u00ebngim, ata q\u00eb dergjen n\u00eb shtratin e s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse dikush ka dhimbje dhe provohet, le t\u00eb rend\u00eb sot tek e T\u00ebr\u00ebshenjta jon\u00eb, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb, me gjith\u00eb fuqin\u00eb e mendjes dhe zemr\u00ebs s\u00eb tij, mbrojtjen e saj t\u00eb fuqishme dhe ndihm\u00ebn e saj \u00e7udib\u00ebr\u00ebse.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb N\u00ebna jon\u00eb shpirt\u00ebrore q\u00eb nuk na braktis asnj\u00ebher\u00eb. Prandaj dhe psalim me siguri: &#8220;N\u00eb lindjen t\u00ebnde, virgj\u00ebrin\u00eb e ruajte, n\u00eb fjetjen t\u00ebnde s&#8217;e neverite bot\u00ebn, o virgj\u00ebresh\u00eb. N\u00eb jet\u00ebn e qiellit shkon, jet\u00ebn si linde k\u00ebtu mbi dhe, dhe i shp\u00ebton gjithnj\u00eb prej vdekjes shpirtrat tan\u00eb, o Hyjlind\u00ebse&#8221;. E l\u00ebvdon si, &#8220;m\u00eb t\u00eb nderuar\u00ebn se Keruvimet dhe m\u00eb t\u00eb lavd\u00ebruar\u00ebn pa krahasim se Serafimet&#8221;, duke i k\u00ebnduar himne t\u00eb shk\u00eblqyeshme personit t\u00eb saj t\u00eb gjith\u00ebnderuar. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qenien njer\u00ebzore m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, me kuptimin e lart\u00eb t\u00eb vler\u00ebs madh\u00ebshtore t\u00eb virtytit dhe t\u00eb shenjt\u00ebrimit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Por kujt i kushtohet kjo lavdi e ve\u00e7ant\u00eb e Virgj\u00ebresh\u00ebs?<\/p>\n<p>Pa diskutim, faktit se, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e saj f\u00ebmij\u00ebrore iu p\u00ebrkushtua Per\u00ebndis\u00eb. Dhe nj\u00eb ishte p\u00ebrkujdesja e saj: si do ta stoliste veten, me gjith\u00eb virtytet, q\u00eb t&#8217;i p\u00eblqej\u00eb Per\u00ebndis\u00eb? Studionte me v\u00ebmendje Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe, duke pasur p\u00ebrpara pasqyr\u00ebn e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, kujdesej q\u00eb kjo pasqyr\u00eb t\u00eb mos pasqyronte mbi t\u00eb asnj\u00eb njoll\u00eb. Dhe, me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, arriti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ngjitet n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha virtyti, aq sa n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb quhet &#8220;hirplote&#8221; dhe &#8220;e bekuar n\u00eb mes t\u00eb grave&#8221;, ajo q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej N\u00ebna e Zotit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Virgj\u00ebresha nuk \u00ebsht\u00eb gatuar e shenjt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron shenjt\u00ebria e saj. Dometh\u00ebn\u00eb, nd\u00ebrsa trash\u00ebgon natyr\u00ebn njer\u00ebzore m\u00ebkatare, e kap\u00ebrcen, jeton pa m\u00ebkat dhe lart\u00ebsohet te Per\u00ebndia si asnj\u00eb njeri tjet\u00ebr. Kund\u00ebrshtoi \u00e7do t\u00eb keqe, duke ia dor\u00ebzuar Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb panjoll\u00eb bukurin\u00eb q\u00eb Ai i dhuroi natyr\u00ebs son\u00eb. K\u00ebshtu, duke stolisur me bukuri t\u00eb till\u00eb shpirtin dhe trupin e saj, arriti t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb mbi veten shikimin e Per\u00ebndis\u00eb. Duke e shfaqur, p\u00ebr hir t\u00eb bukuris\u00eb s\u00eb saj, t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimin t\u00eb ndersh\u00ebm dhe fisnik, lindi Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb u b\u00eb njeri. Jeta e saj e shenjt\u00eb, p\u00ebrul\u00ebsia dhe bindja b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb lind\u00eb n\u00eb bot\u00eb dita e g\u00ebzueshme e Zotit. N\u00ebp\u00ebrmjet Hyjlind\u00ebses, Jisu Krishti u b\u00eb Emanueli, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me ne.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>15 Gusht sot. Fest\u00eb e Hirplotes, fest\u00eb e g\u00ebzimit. T\u00eb gjith\u00eb ne sot, si adhurues t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs s\u00eb pacenuar, ta bashkojm\u00eb g\u00ebzimin dhe fal\u00ebnderimin ton\u00eb p\u00ebr dhuratat e saj t\u00eb pafundme, p\u00ebr nd\u00ebrmjetimet e saj shp\u00ebrblyese. Si do t\u00eb ndodh\u00eb kjo? Sipas himnit q\u00eb vijon: &#8220;Me shpirtra t\u00eb past\u00ebr dhe buz\u00eb t\u00eb pandotura, ejani t\u00eb himnojm\u00eb N\u00ebn\u00ebn e panjoll\u00ebshme dhe t\u00eb qasht\u00ebr t\u00eb Emanuelit (Krishtit)&#8221;. T&#8217;i ofrojm\u00eb, bashk\u00eb me nd\u00ebrmjetimet e saj, lutjen ton\u00eb, Birit dhe Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb lindi prej saj: &#8220;m\u00ebshiroji shpirtrat tan\u00eb, o Krisht Per\u00ebndi dhe shp\u00ebtona&#8221;. Hiri i saj na mbuloft\u00eb dhe na udh\u00ebheqt\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e \u00e7lirimit dhe t\u00eb g\u00ebzimit. U b\u00ebft\u00eb!<\/p>\n<p>Me urime t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta dhe bekime t\u00eb shumta,<br \/>\nMitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs dhe Kanin\u00ebs,<br \/>\nt Ignati<br \/>\nBerat m\u00eb 15.08.2021<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Predikim teologjik i Mitropolitit Ignati p\u00ebr fest\u00ebn e Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses m\u00eb 15 Gusht. Shqyrtohet misteri i vdekjes s\u00eb N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Jet\u00ebs, ngjitja e saj n\u00eb qiell me trup dhe shpirt, si dhe r\u00ebnd\u00ebsia shpirt\u00ebrore p\u00ebr besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb. Festa quhet &#8220;Pashka e ver\u00ebs&#8221; dhe \u00ebsht\u00eb festa Hyjlind\u00ebsore m\u00eb e madhe e vitit kishtar.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"\"N\u00eb jet\u00ebn e qiellit shkon, jet\u00ebn si linde k\u00ebtu mbi dhe\"","numri":"8 (344)","viti":"2021","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"15","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"Fjetja e Hyjlind\u00ebses\", \"Mari\", \"Pashka e ver\u00ebs\", \"vdekje\", \"Ngjallje\", \"virgj\u00ebresha\", \"shenjt\u00ebri\", \"Mitropoliti Ignati\", \"Berat\", \"predikim\", \"himn\", \"Emanuel\"]","permbledhje":"Predikim teologjik i Mitropolitit Ignati p\u00ebr fest\u00ebn e Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses m\u00eb 15 Gusht. Shqyrtohet misteri i vdekjes s\u00eb N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Jet\u00ebs, ngjitja e saj n\u00eb qiell me trup dhe shpirt, si dhe r\u00ebnd\u00ebsia shpirt\u00ebrore p\u00ebr besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb. Festa quhet \"Pashka e ver\u00ebs\" dhe \u00ebsht\u00eb festa Hyjlind\u00ebsore m\u00eb e madhe e vitit kishtar.","autori":"Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs dhe Kanin\u00ebs, Ignati","kategoria":"Teologji\/Predikim","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9913],"ngjallja_autori":[11440],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89906","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-teologji-predikim","ngjallja_autori-mitropoliti-i-beratit-vlores-dhe-kanines-ignati","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89906\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/\",\"name\":\"Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:52:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89906","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/","name":"Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:52:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/fjetja-e-te-se-tereshenjtes-mari\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjetja e t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs Mari"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89906","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89906"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89906"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89906"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89906"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89906"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}