{"id":89896,"date":"2026-06-01T07:52:04","date_gmt":"2026-06-01T05:52:04","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/"},"modified":"2026-06-01T07:52:04","modified_gmt":"2026-06-01T05:52:04","slug":"se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/","title":{"rendered":"S\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb rind\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>E p\u00ebruruar n\u00eb vitin 1945, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar kish\u00ebn e shek. XVII, q\u00eb u prish nga nd\u00ebrtimi i Bulevardit kryesor, kisha e Sh\u00ebn Prokopit, q\u00eb ngrihej n\u00eb kodrat e parkut t\u00eb Liqenit, u shkat\u00ebrrua nga regjimi komunist. Jo vet\u00ebm kaq, por ajo u tjet\u00ebrsua &#8211; u prish pjes\u00ebrisht dhe u kthye n\u00eb lokal, deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve &#8217;90. Pavar\u00ebsisht r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, mend\u00ebsia q\u00eb ai sistem kishte ngulitur nuk \u00e7rr\u00ebnjosej leht\u00eb dhe nga shteti nuk pranohej q\u00eb t\u00eb kthehej kisha. U desh\u00ebn protesta t\u00eb shumta t\u00eb besimtar\u00ebve, k\u00ebmb\u00ebngulja e Komunitetit Orthodhoks, q\u00eb ajo t&#8217;i kthehej besimtar\u00ebve. Duke mos pasur leje p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar, u b\u00eb nj\u00eb rikonstruksion i struktur\u00ebs s\u00eb mbetur, q\u00eb u kthye n\u00eb kish\u00eb. Por, d\u00ebshira e vazhdueshme ishte q\u00eb kisha t\u00eb rind\u00ebrtohej.<\/p>\n<p>Sh\u00ebn Prokopi quhet edhe &#8220;shenjtori mbrojt\u00ebs&#8221; i kryeqytetit, ndaj dita e p\u00ebrkujtimit t\u00eb tij, m\u00eb 8 korrik, \u00ebsht\u00eb kremtuar gjithmon\u00eb me nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e nxeht\u00eb vere, me temperatura t\u00eb larta, besimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbesa dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb litanin\u00eb tradicionale t\u00eb ikon\u00ebs. K\u00ebt\u00eb 8 korrik 2021, besimtar\u00ebt u kthyen me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nderuar shenjtorin, pas kufizimeve t\u00eb diktuara nga Pandemia vitin e shkuar. Sh\u00ebrbesat nis\u00ebn me nj\u00eb Mbr\u00ebm\u00ebsore panegjirike mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 7 korrik. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas, s\u00eb bashku me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin, dhe klerik\u00eb t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebn e shenjtorit besimtar\u00ebve u foli prifti i enoris\u00eb, at\u00eb Ilia Mazniku.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Liturgjis\u00eb, foli edhe Kryepiskopi Anastas: Kujtoj me emocion, &#8211; tha ai, &#8211; 29 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1992, kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend u zhvillua Liturgjia e par\u00eb. K\u00ebsaj i kishte paraprir\u00eb nj\u00eb demonstrim i rinjve, t\u00eb cil\u00ebt u nis\u00ebn nga Kisha e Ungjill\u00ebzimit deri k\u00ebtu, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte restorant. Dhe ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb ta rimerrnim k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00ebruar. Ishte sikur t\u00eb k\u00ebrkonim q\u00eb t\u00eb ndodhte nj\u00eb mrekulli. Por Per\u00ebndia yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i t\u00eb papriturave dhe i mrekullive. Dhe n\u00eb fund arrit\u00ebm q\u00eb t\u00eb bindnim edhe njer\u00ebzit q\u00eb punonin atje, q\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsoheshin p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb do t\u00eb humbnin, se do t&#8217;i ndihmonim. Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve, qeveria pranoi t\u00eb na e rikthente kish\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani, si\u00e7 keni d\u00ebgjuar, me hirin e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr hap i madh. Ran\u00eb dakord edhe nga Bashkia, edhe nga organet kompetente shtet\u00ebrore dhe na dhan\u00eb lejen p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar kish\u00ebn si\u00e7 ishte n\u00eb form\u00ebn e vjet\u00ebr. Nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, aq sa do t\u00eb donim, sepse n\u00eb park ka kufizime p\u00ebr nd\u00ebrtimet q\u00eb kryhen, por do ta nd\u00ebrtojm\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe sigurisht m\u00eb t\u00eb bukur. Nuk do t\u00eb v\u00ebm\u00eb fasad\u00ebn e imponuar nga italian\u00ebt. Do jet\u00eb nj\u00eb projekt bashk\u00ebkohor, q\u00eb p\u00ebrshtatet me tradit\u00ebn dhe me vendin.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jemi gati, se n\u00eb pak koh\u00eb k\u00ebtu do t\u00eb kryhen shum\u00eb punime p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs. Do t\u00eb duhen shum\u00eb lutje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, si dhe shum\u00eb fonde p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj. Ka disa donacione dhe ne guxojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje. K\u00ebshtu, nj\u00eb orthodhoks i njohuri im, por i panjohur p\u00ebr shum\u00eb veta, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb mjaft t\u00eb konsiderueshme. Prej koh\u00ebsh n\u00eb Katedrale \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb kuti, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb ofrojn\u00eb. Kam b\u00ebr\u00eb edhe thirrje q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb financiarisht, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet sa m\u00eb shpejt kisha e Sh\u00ebn Prokopit. Per\u00ebndia bekon edhe t\u00eb pakt\u00ebn dhe e shumon at\u00eb, mjafton q\u00eb t\u00eb jepet me dashuri dhe besim. Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj dhe p\u00ebrg\u00ebzoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite kan\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb. Ju e dini sa \u00ebsht\u00eb lodhur at\u00eb Ilia k\u00ebtu, kori, njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebsaj kishe.<\/p>\n<p>D\u00ebgjuam pak m\u00eb par\u00eb at\u00eb Ilian q\u00eb na foli p\u00ebr figur\u00ebn shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Sh\u00ebn Prokopit. Un\u00eb nuk dua t&#8217;u rikthehem sa u than\u00eb, por ka nj\u00eb pik\u00eb delikate, q\u00eb ia vlen ta theksojm\u00eb dhe ta nxjerrim n\u00eb pah. Sh\u00ebn Prokopi nuk lindi orthodhoks. Por, me martirizimin dhe vdekjen e tij, dha pik\u00ebrisht ikon\u00ebn se si duhet t\u00eb jet\u00eb i krishteri i v\u00ebrtet\u00eb orthodhoks. Dhe, si\u00e7 e dini, ai \u00ebsht\u00eb shenjtori mbrojt\u00ebs i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Her\u00eb pas here mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb vesh\u00ebt e mi disa fyerje dhe sharje, q\u00eb nuk i kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Se ka njer\u00ebz q\u00eb flasin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr\u00e7muese p\u00ebr persona q\u00eb nuk kan\u00eb lindur orthodhoks\u00eb, por u b\u00ebn\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje dhe herezi shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Apostull Pavli nuk ishte m\u00eb pak orthodhoks dhe apostull meqen\u00ebse rridhte nga sekti i farisenjve. Mij\u00ebra nga shenjtor\u00ebt tan\u00eb nuk lind\u00ebn orthodhoks\u00eb. U b\u00ebn\u00eb orthodhoks\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb, me vullnetin e tyre dhe me an\u00eb t\u00eb pag\u00ebzimit. Dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi kur disa persona duan t\u00eb shfaqen se gjoja jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr orthodhoks\u00eb meq\u00eb gjysh\u00ebrit e tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb dallim n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ndaj, kur d\u00ebgjojm\u00eb idiot\u00ebsi t\u00eb tilla, duhet t&#8217;i p\u00ebrballojm\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e drejt\u00eb dhe t&#8217;i hedhim posht\u00eb.<\/p>\n<p>Ka dhe njer\u00ebz q\u00eb thon\u00eb, se Kryepiskopi b\u00ebri gabim q\u00eb hirotonisi njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin orthodhoks\u00eb nga lindja. P\u00ebr mua ishte dhurat\u00eb Per\u00ebndie. Ishin persona q\u00eb erdh\u00ebn lirisht dhe desh\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen me vullnetin e tyre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. Respektojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Por, duhet q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohemi ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb, me an\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb tyre t\u00eb lir\u00eb, mor\u00ebn vendimin p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb t\u00eb krishter\u00eb orthodhoks\u00eb. Nuk dua t\u00eb hyj tani n\u00eb detaje t\u00eb tjera, por duhet t\u00eb lavd\u00ebrojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb na fali shum\u00eb njer\u00ebz, q\u00eb ashtu si Sh\u00ebn Prokopi vendos\u00ebn lirisht q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb vdesim t\u00eb gjith\u00eb. Si orthodhoks\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb autentik\u00eb apo si t\u00eb till\u00eb t\u00eb rrem\u00eb? Si njer\u00ebz q\u00eb e duan me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb dhe jemi gati p\u00ebr t&#8217;u martirizuar dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sakrifica apo si njer\u00ebz q\u00eb thjesht besojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur p\u00ebrfitime personale p\u00ebr rehatin\u00eb ton\u00eb? E sigurt \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast jeta do t\u00eb mbaroj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Per\u00ebndia t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb denj\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi sa m\u00eb shum\u00eb dashuri dhe p\u00ebrkushtim ndaj vullnetit t\u00eb Tij p\u00ebr ta kryer k\u00ebt\u00eb vullnet. T\u00eb kemi di\u00e7ka nga besimi, burr\u00ebria, shenjt\u00ebria e shenjtor\u00ebve tan\u00eb, nga durimi i tyre shum\u00eb i madh. Ata jan\u00eb vula e v\u00ebrtet\u00eb e Orthodhoksis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Lutuni, v\u00ebllez\u00ebr, dhe p\u00ebr ne klerik\u00ebt, q\u00eb t\u00eb jemi sipas shembullit t\u00eb shenjtor\u00ebve tan\u00eb; le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi sipas tradit\u00ebs q\u00eb na dha Sh\u00ebn Prokopi. T\u00eb jetojm\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr nga shembulli q\u00eb na dha p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb sakrifica dhe vet\u00ebmohim n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pas Liturgjis\u00eb Hyjnore, nga klerik\u00ebt dhe besimtar\u00ebt u krye litania tradicionale rreth kish\u00ebs me ikon\u00ebn e shenjtorit.<\/p>\n<p>Thoma Dhima<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lajme nga kremtimi i Sh\u00ebn Prokopit m\u00eb 8 korrik 2021 n\u00eb Tiran\u00eb, me Liturgji nga Kryepiskopi Anastas dhe Mitropoliti i Amantias Nathanail. Theksohet historia e shkat\u00ebrrimit dhe rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb kish\u00ebs, si dhe lajmi p\u00ebr lejen e marr\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e plot\u00eb t\u00eb saj. P\u00ebrfshihet fjala e Kryepiskopit Anastas mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e martirizimit t\u00eb Sh\u00ebn Prokopit dhe mbrojtja e atyre q\u00eb nuk lind\u00ebn orthodhoks\u00eb por u b\u00ebn\u00eb me vullnetin e tyre.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (343)","viti":"2021","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"8","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Sh\u00ebn Prokopi\", \"Tiran\u00eb\", \"rind\u00ebrtim kishe\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Mitropoliti Nathanail\", \"at\u00eb Ilia Mazniku\", \"8 korrik\", \"shenjtor mbrojt\u00ebs i Tiran\u00ebs\", \"regjim komunist\", \"donacione\", \"Apostull Pavli\"]","permbledhje":"Lajme nga kremtimi i Sh\u00ebn Prokopit m\u00eb 8 korrik 2021 n\u00eb Tiran\u00eb, me Liturgji nga Kryepiskopi Anastas dhe Mitropoliti i Amantias Nathanail. Theksohet historia e shkat\u00ebrrimit dhe rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb kish\u00ebs, si dhe lajmi p\u00ebr lejen e marr\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e plot\u00eb t\u00eb saj. P\u00ebrfshihet fjala e Kryepiskopit Anastas mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e martirizimit t\u00eb Sh\u00ebn Prokopit dhe mbrojtja e atyre q\u00eb nuk lind\u00ebn orthodhoks\u00eb por u b\u00ebn\u00eb me vullnetin e tyre.","autori":"Thoma Dhima","kategoria":"Lajme kish\u00ebtare \/ Nd\u00ebrtim kishash","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11431],"ngjallja_autori":[9254],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89896","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-lajme-kishetare-ndertim-kishash","ngjallja_autori-thoma-dhima","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>S\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb rind\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89896\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/\",\"name\":\"S\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb rind\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:52:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"S\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb rind\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"S\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb rind\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89896","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/","name":"S\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb rind\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:52:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/se-shpejti-do-te-nise-rindertimi-i-kishes-se-shen-prokopit-ne-tirane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"S\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb rind\u00ebrtimi i kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Prokopit n\u00eb Tiran\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89896"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89896"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89896"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}