{"id":89891,"date":"2026-06-01T07:51:58","date_gmt":"2026-06-01T05:51:58","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/"},"modified":"2026-06-01T07:51:58","modified_gmt":"2026-06-01T05:51:58","slug":"30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/","title":{"rendered":"30 vjet me besim, dashuri dhe shpres\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dat\u00ebn 16 korrik mbushen 30 vjet nga nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ringjalljen e Kish\u00ebs son\u00eb pas persekutimit t\u00eb eg\u00ebr ateist. M\u00eb 16 korrik 1991, zbriti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit Ekzarku i Patriarkan\u00ebs Ekumenike, Kish\u00ebs m\u00ebm\u00eb q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb autoqefalin\u00eb, teologu dhe misionari i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, Hir\u00ebsi Anastasi. Ai u prit ngroht\u00ebsish nga nj\u00eb grup besimtar\u00ebsh Orthodhoks\u00eb, por edhe dashamir\u00ebs e klerik\u00eb t\u00eb besimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ai \u00e7ast do t\u00eb niste nj\u00eb rrug\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, plot me t\u00eb panjohura e v\u00ebshtir\u00ebsi. N\u00eb vendin ton\u00eb nuk kishte kisha dhe kishin mbetur vet\u00ebm disa klerik\u00eb t\u00eb shkuar n\u00eb mosh\u00eb. Gjithashtu mungonin objektet administrative, nuk kishte prona dhe as t\u00eb ardhura, nuk ekzistonte mb\u00ebshtetje financiare nga askush, as nga shteti. Por kjo dit\u00eb do ishte nisja e nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, q\u00eb askush nuk mund ta imagjinonte &#8211; ishte nisja e nj\u00eb ringjalljeje t\u00eb mahnitshme shpirt\u00ebrore dhe materiale. Ashtu si shkat\u00ebrrimi i Kish\u00ebs ishte m\u00eb i madh se kudo tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, i pamas\u00eb ishte edhe Hiri p\u00ebr t\u00eb ringritur gjith\u00e7ka nga e para. Madje, pas asaj dite nisi ringritja e objekteve t\u00eb kultit, godinave administrative, shkollave p\u00ebr formimin e klerik\u00ebve e katekist\u00ebve, si\u00e7 Kisha jon\u00eb nuk i kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj. Me veprimtarin\u00eb e saj sociale dhe mund\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebsimit q\u00eb krijoi p\u00ebr qindra e mij\u00ebra njer\u00ebz, n\u00eb \u00e7astet e v\u00ebshtira q\u00eb po kalonte vendi, Kisha jon\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rrug\u00ebtim nuk ka mbaruar, ai vazhdon me vrull ngjitjen nga viti n\u00eb vit, duke garantuar nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt t\u00eb Besimit Orthodhoks n\u00eb vendin ton\u00eb. Brenda k\u00ebtij rrug\u00ebtimi, do t\u00eb kujtohet gjithmon\u00eb edhe 16 korriku, si nj\u00eb pik\u00ebnisje jo vet\u00ebm e nj\u00eb ringritjeje, por e nj\u00eb mrekullie t\u00eb njohur mbar\u00ebbot\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Th. Dh.<\/p>\n<p>Ja si i kujton ato dit\u00eb vet\u00eb Kryepiskopi yn\u00eb, Anastasi:<\/p>\n<p>Vizita e par\u00eb dhe udh\u00ebtimi n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Pritja e rezervuar nga orthodhoks\u00ebt si n\u00eb aeroport, ashtu edhe n\u00eb kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb, ishte paskale dhe prek\u00ebse. Me llambadhe t\u00eb ndezura, i gjith\u00eb populli psalte i p\u00ebrlotur troparin &#8220;Krishti u ngjall!&#8221;. N\u00eb aeroport ishin, po ashtu, t\u00eb pranish\u00ebm prifti romano-katolik i Tiran\u00ebs, at\u00eb Zef Pllumi, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Bektashinjve, t\u00eb cil\u00ebt mbajt\u00ebn edhe fjal\u00ebn e rastit. Nuk kishte ardhur asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb q\u00ebndrova gjasht\u00eb jav\u00eb (16 korrik &#8211; 27 gusht), i shoq\u00ebruar fillimisht nga profesori G. Papazahu (deri m\u00eb 5 gusht 1991) dhe at\u00eb Gjeorgjios Leonardhos (deri m\u00eb 10 gusht 1991) e n\u00eb vazhdim (nga 10 gushti 1991) nga hieromonaku Dhimit\u00ebr Sinaiti dhe nga mjeku Pan. Mavrudhi. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, vizituam 30 qytete dhe fshatra (ku gjenden qendrat dhe vatrat kryesore t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse), duke m\u00ebsuar dhe predikuar gjithmon\u00eb fjal\u00ebn hyjnore, duke kryer efqeli dhe ajazma, duke biseduar kryesisht me prift\u00ebrinjt\u00eb dhe k\u00ebshillat kishtar\u00eb lokal\u00eb e duke transmetuar p\u00ebrher\u00eb bekimet e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij fort t\u00eb Hirshme, Patriarkut Ekumenik, z. Dhimit\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, synuam nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb komunikonim me grigj\u00ebn orthodhokse dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, me K\u00ebshillin Kishtar dhe intelektual\u00ebt e rinj dhe, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb vendosnim kontakte me faktor\u00ebt politik\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komuniteteve t\u00eb tjera fetare.<\/p>\n<p>a) Kontakte me orthodhoks\u00ebt<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 20 korrik, t\u00eb kremten e Profetit Ilia, u zhvillua Liturgjia e par\u00eb Hyjnore n\u00eb kish\u00ebn katedrale t\u00eb Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb, me pjes\u00ebmarrjen e shum\u00eb njer\u00ebzve. Ishte Liturgjia e par\u00eb arkihieratike pas p\u00ebrndjekjeve shum\u00ebvje\u00e7are. T\u00eb nes\u00ebrmen (e diel, 21 korrik), po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb, u krye nj\u00eb Liturgji Hyjnore solemne. Fjala p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse u mbajt nga teologu i respektuar, profesor Dhimit\u00ebr Beduli, i cili ka qen\u00eb drejtor i Shkoll\u00ebs Hieratike dhe i periodikut &#8220;Jeta kristiane&#8221;, t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Liturgjive Hyjnore, q\u00eb u kryen t\u00eb shtun\u00ebn dhe t\u00eb diel\u00ebn, transmetova uratat at\u00ebrore dhe bekimet e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb fort t\u00eb Hirshme, Patriarkut Ekumenik Dhimitri, shpjegova q\u00ebllimin e misionit tim dhe predikova rreth Ungjillit t\u00eb dit\u00ebs. Vijuan pag\u00ebzime t\u00eb 21 personave t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pasdite, s\u00eb bashku me profesor\u00ebt Y. Popa dhe S. Qirko, vizituam Spitalin Nr. 1 t\u00eb Tiran\u00ebs, ku u prit\u00ebm nga drejtori, z. L. Ceka. Q\u00ebllimi i vizit\u00ebs ishte t\u00eb theksonim interesimin dhe p\u00ebrpjekjet e Kish\u00ebs Orthodhokse p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. &#8220;Shpresojm\u00eb se do t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nga Greqia nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme ila\u00e7esh. Tashm\u00eb jan\u00eb kryer veprimet e duhura nga profesori shoq\u00ebrues, z. G. Papazahu&#8221;.<\/p>\n<p>Pasditen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, m\u00eb 22 korrik, vizituam zyrat e Kryqit t\u00eb Kuq Shqiptar dhe diskutuam p\u00ebr shp\u00ebrndarjen sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndihmave t\u00eb d\u00ebrguara nga Kisha e Greqis\u00eb. Theksojm\u00eb se deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishin d\u00ebrguar rreth 100 ton\u00eb ushqime.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 23 korrik, shkuam n\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb fillim u kthyem n\u00eb vendin e shkat\u00ebrruar t\u00eb Manastirit t\u00eb Hirsh\u00ebm t\u00eb Sh\u00ebn Vlashit, qendr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr shpirt\u00ebrore orthodhokse, b\u00ebm\u00eb lutje dhe predikuam. N\u00eb vazhdim, zbrit\u00ebm n\u00eb kish\u00ebn n\u00ebn rikonstruksion t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, e cila qe shnd\u00ebrruar n\u00eb qend\u00ebr bregdetare arg\u00ebtimi dhe klub. M\u00eb pas, h\u00ebngr\u00ebm drek\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Kishtar dhe diskutuam \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngutshme t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb mungese gjasht\u00ebditore (24-29 korrik), p\u00ebr shkak t\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 30 korrik, bashk\u00ebpunuam me teologun Dhimit\u00ebr Beduli dhe Kryetarin e K\u00ebshillit Kishtar t\u00eb Tiran\u00ebs, z. Aleko Dhima, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar p\u00ebrfundimisht \u00e7\u00ebshtjet e Asambles\u00eb s\u00eb Par\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithshme Kleriko-Laike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. S\u00eb fundmi, vizituam dy vende brenda n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e truallit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Shkoll\u00ebs Teologjike Orthodhokse.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb, m\u00eb 31 korrik, nga K\u00ebshilli Kishtar i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Tiran\u00ebs u shtrua nj\u00eb drek\u00eb zyrtare p\u00ebr nder t\u00eb Ekzarkut Patriarkal dhe t\u00eb shoq\u00ebruesve t\u00eb tij. Nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, ishte i pranish\u00ebm N\u00ebnkryetari i Qeveris\u00eb, z. Gramoz Pashko, Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, Kryetari i Partis\u00eb Socialdemokrate, prof. dr. Sk\u00ebnder Gjinushi, ambasador\u00ebt e Greqis\u00eb, z. St. Mallikurtis dhe i Rumanis\u00eb, z. G. Miku.<\/p>\n<p>b) Asambleja e Par\u00eb e P\u00ebrgjithshme Kleriko-Laike<\/p>\n<p>T\u00eb enjten dhe t\u00eb premten, n\u00eb datat 1-2 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, u mblodh n\u00eb kish\u00ebn katedrale t\u00eb Tiran\u00ebs Asambleja e Par\u00eb e P\u00ebrgjithshme Kleriko-Laike. Ishin t\u00eb ftuar t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha dioqezave kishtare. Merrnin pjes\u00eb n\u00eb total 13 klerik\u00eb dhe 30 laik\u00eb nga kat\u00ebr episkopatat e vjetra: e Tiran\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, e Beratit dhe Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb punimeve t\u00eb k\u00ebsaj Asambleje t\u00eb Par\u00eb Kleriko-Laike u diskutuan problemet bazike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: p\u00ebrgatitja e prift\u00ebrinjve t\u00eb rinj, ringritja e k\u00ebshillave kishtar\u00eb, veprimet n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb kishtare, kthimi i kishave dhe i manastireve, botimet, shkollat kishtare, kurset e katekizmit orthodhoks etj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb episkop\u00ebve, u vendos q\u00eb t\u00eb caktoheshin, p\u00ebr nj\u00eb vit, 4 P\u00ebrfaq\u00ebsues Arkihieratik\u00eb p\u00ebr episkopatat e vjetra. Konkretisht: p\u00ebr dioqez\u00ebn e Tiran\u00ebs, at\u00eb Gaqo Petri; p\u00ebr dioqez\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, at\u00eb Kristo Raci; p\u00ebr dioqez\u00ebn e Beratit, at\u00eb Kozma Qirjo; p\u00ebr dioqez\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs, at\u00eb Mihal Dako.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, u zgjodh, p\u00ebr nj\u00eb vit, K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb vijim Kish\u00ebn Orthodhokse tek autoritetet e vendit dhe do t\u00eb vendoste p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje bazike administrative t\u00eb Kish\u00ebs. P\u00ebrb\u00ebrja e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar ishte kjo: Kryetar, Mitropoliti (at\u00eb koh\u00eb episkopi) i Andrus\u00ebs, Anastasi, Ekzark Patriarkal; N\u00ebnkryetar I, at\u00eb Kristo Raci; N\u00ebnkryetar II, Sotir Bambuli; Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Aleko Dhima; ark\u00ebtar, at\u00eb Kozma Qirjo; an\u00ebtar\u00eb, at\u00eb Gaqo Petri, at\u00eb Mihal Dako, Vangjel Capi dhe Alqi Jani. K\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Ekzarkut Patriarkal: a) P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teologjike dhe t\u00eb arsimit, teologu Dhimit\u00ebr Beduli; b) P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sh\u00ebndet\u00ebsore e sociale, prof. Ylli Popa.<\/p>\n<p>Asambleja e P\u00ebrgjithshme vendosi t&#8217;i d\u00ebrgonte Kreut t\u00eb Respektuar t\u00eb Kish\u00ebs M\u00ebm\u00eb, Patriarkut Ekumenik, nj\u00eb let\u00ebr zyrtare, t\u00eb cil\u00ebn edhe e dor\u00ebzoi (dt. 10 gusht 1991) te personat kompetent\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar d\u00ebrgimin e saj&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkujtim i 30-vjetorit t\u00eb mb\u00ebrritjes s\u00eb Mitropolitit t\u00eb Andrus\u00ebs, Anastasit, n\u00eb Tiran\u00eb (16 korrik 1991) si Ekzark Patriarkal. Pjesa e par\u00eb (Th. Dh.) p\u00ebrshkruan kushtet e v\u00ebshtira dhe nisjen e ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs. Vijon me kujtimet personale t\u00eb Kryepiskopit Anastas p\u00ebr vizit\u00ebn e par\u00eb, udh\u00ebtimet n\u00eb 30 qytete, Liturgjin\u00eb e par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, takimet me autoritetet (Pashko, Berisha, Gjinushi), dhe Asamblen\u00eb e Par\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithshme Kleriko-Laike (1-2 gusht 1991).<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (343)","viti":"2021","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"16","faqet":"[1, 3, 4, 11]","fjale_kyce":"[\"16 korrik 1991\", \"Ekzarku Patriarkal\", \"Anastasi\", \"Dhimit\u00ebr Beduli\", \"Asambleja e Par\u00eb Kleriko-Laike\", \"Patriarkana Ekumenike\", \"Kisha Orthodhokse Autoqefale\", \"Tiran\u00eb\", \"Durr\u00ebs\", \"Sh\u00ebn Vlashi\", \"Asambleja\", \"K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar\", \"ringjallje\", \"at\u00eb Zef Pllumi\"]","permbledhje":"P\u00ebrkujtim i 30-vjetorit t\u00eb mb\u00ebrritjes s\u00eb Mitropolitit t\u00eb Andrus\u00ebs, Anastasit, n\u00eb Tiran\u00eb (16 korrik 1991) si Ekzark Patriarkal. Pjesa e par\u00eb (Th. Dh.) p\u00ebrshkruan kushtet e v\u00ebshtira dhe nisjen e ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs. Vijon me kujtimet personale t\u00eb Kryepiskopit Anastas p\u00ebr vizit\u00ebn e par\u00eb, udh\u00ebtimet n\u00eb 30 qytete, Liturgjin\u00eb e par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, takimet me autoritetet (Pashko, Berisha, Gjinushi), dhe Asamblen\u00eb e Par\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithshme Kleriko-Laike (1-2 gusht 1991).","autori":"Th. Dh.; Kryepiskopi Anastas (kujtime)","kategoria":"Histori e Kish\u00ebs \/ P\u00ebrkujtim \/ 30-vjetori","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11425],"ngjallja_autori":[11426],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89891","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-e-kishes-perkujtim-30-vjetori","ngjallja_autori-th-dh-kryepiskopi-anastas-kujtime","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>30 vjet me besim, dashuri dhe shpres\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89891\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/\",\"name\":\"30 vjet me besim, dashuri dhe shpres\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:51:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"30 vjet me besim, dashuri dhe shpres\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"30 vjet me besim, dashuri dhe shpres\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89891","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/","name":"30 vjet me besim, dashuri dhe shpres\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:51:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/30-vjet-me-besim-dashuri-dhe-shprese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"30 vjet me besim, dashuri dhe shpres\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89891","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89891"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89891"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89891"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}