{"id":89890,"date":"2026-06-01T07:51:56","date_gmt":"2026-06-01T05:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/"},"modified":"2026-06-01T07:51:56","modified_gmt":"2026-06-01T05:51:56","slug":"krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/","title":{"rendered":"&#8220;Krishti u Ngjall!&#8221; n\u00eb korrik dhe p\u00ebr gjith\u00eb vitin edhe p\u00ebr 30 vjet&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Edhe n\u00eb vitin 1991, p\u00ebr shkak t\u00eb vijimit t\u00eb mentalitetit t\u00eb izolimit shum\u00ebvje\u00e7ar dhe persekutimit t\u00eb besimit, por edhe t\u00eb psikologjis\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb bunker\u00ebve dhe munges\u00ebs s\u00eb frym\u00ebs s\u00eb vitalitetit, besimtar\u00ebt Orthodhoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk e p\u00ebrjetuan Pashk\u00ebn dhe Ngjalljen n\u00eb pranver\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Por Ngjallja nuk mund t\u00eb ndalej m\u00eb. M\u00eb 16 korrik t\u00eb vitit 1991, me fluturimin e linj\u00ebs &#8220;Olympic&#8221; mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb udh\u00ebtari m\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e koh\u00ebs, Mitropoliti i Andrus\u00ebs, Anastasi.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00ebn e ndryshimeve radikale q\u00eb po ndodhnin n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, duke pasur detyr\u00ebn dhe kompetenc\u00ebn, Patriarkana u kujdes t\u00eb d\u00ebrgonte Ekzarkun p\u00ebr t\u00eb vizituar Kish\u00ebn ton\u00eb Orthodhokse, p\u00ebr t\u00eb konstatuar \u00e7far\u00eb kishte mbetur nga persekutimi i gjat\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe i pam\u00ebshirsh\u00ebm n\u00eb metoda, por edhe p\u00ebr t\u00eb kristalizuar rrug\u00ebn e m\u00ebtejshme. Nd\u00ebrsa jan\u00eb shkruar shum\u00eb se \u00e7far\u00eb e pasoi at\u00eb vizit\u00eb t\u00eb par\u00eb, vlen t\u00eb theksohet se vizita n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb m\u00eb thelb\u00ebsorja dhe p\u00ebrmban dimensionin historik. Pas kaq vjet\u00ebsh &#8211; q\u00eb nga 1967 &#8211; p\u00ebr grigj\u00ebn Orthodhokse dhe, p\u00ebrmes saj, u kthye p\u00ebr mbar\u00eb vendin bekimi kryeprift\u00ebror. Pas kaq dekadash izolimi, kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb kishtare, por edhe p\u00ebr realitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm. N\u00eb vitin 1945, n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb kishin ndodhur dukuri, t\u00eb cilat preknin aspektin kanonik dhe kjo ardhje na rikthente n\u00eb raporte t\u00eb rregullta me bot\u00ebn e Kishave t\u00eb tjera Orthodhokse.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb nj\u00eb personalitet si Kryepiskopi Anastas nuk e refuzoi, p\u00ebrkundrazi e pranoi sfid\u00ebn e detyr\u00ebs s\u00eb Ekzarkut fillimisht dhe at\u00eb t\u00eb Kryepiskopit n\u00eb vijim, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi tep\u00ebr t\u00eb madhe. Kryepiskopi e ka p\u00ebrshkruar momentin kur telefonata nga Fanari e gjeti n\u00eb Nairobin e larg\u00ebt dhe mendja i shkoi menj\u00ebher\u00eb te privimi i besimtar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb zemr\u00ebn e Evrop\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb adhuruar Per\u00ebndin\u00eb. E kishte p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb tij n\u00eb vitin 1989, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Ungjill\u00ebzimin e Popujve. Ishte ndoshta shtysa kryesore p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur pozitivisht, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria, si nj\u00eb nga cil\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb nj\u00eb hierarku si Kryepiskopi Anastas, si dhe dashuria &#8211; arsyeja bazike q\u00eb e mbajti at\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuruar dhimbjen e pamas\u00eb, p\u00ebr t\u00eb korrigjuar sadopak padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb e pa me syt\u00eb e tij dhe e preku me shqisat aq sensitive t\u00eb intelektit t\u00eb tij, t\u00eb cilat historia ia kishte b\u00ebr\u00eb popullit dhe vendit ton\u00eb. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pranimin nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs si Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi ishte zgjedhur nga Patriarkana Ekumenike, duke iu p\u00ebrgjigjur nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe d\u00ebshir\u00ebs e lutjes s\u00eb grigj\u00ebs Orthodhokse.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb pritje modeste n\u00eb aeroportin m\u00eb t\u00eb izoluar t\u00eb kontinentit, ku ai mb\u00ebrriti p\u00ebr t\u00eb kontribuuar si askush tjet\u00ebr edhe n\u00eb zbutjen e paragjykimeve t\u00eb ngrira, dhe n\u00eb ato pak kilometra deri n\u00eb qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs, dhe n\u00eb at\u00eb sken\u00eb t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb pashpirtshme n\u00eb altarin e Kish\u00ebs martire Orthodhokse, Kish\u00ebs s\u00eb Ungjill\u00ebzimit, ku me padurim e priste grigja e mbetur shpres\u00ebtare, Kryepiskopi Anastas e konstatoi dhimbjen. Prandaj, edhe kur u ngrit nga lutja n\u00eb gjunj\u00eb p\u00ebrpara Tryez\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb improvizuar i ftoi njer\u00ebzit &#8211; mes tyre kishte edhe klerik\u00eb t\u00eb munduar nga persekutimi &#8211; t\u00eb ndiznin nga nj\u00eb qiri dhe t\u00eb psalnin s\u00eb bashku himnin e triumfit: &#8220;Krishti u Ngjall s\u00eb vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli edhe t\u00eb varrosurve jet\u00ebn u fali!&#8221;. At\u00eb korrik himni d\u00ebgjohej si paradoks&#8230; Por Hiri i Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb personin e Kryepiskopit Anastas, duke e nxjerr\u00eb k\u00ebt\u00eb Kish\u00eb Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri nga vuajtjet e Hadhit, e shnd\u00ebrroi n\u00eb himn t\u00eb himneve, n\u00eb moton e popullit shpres\u00ebtar orthodhoks, n\u00eb troparin e gjith\u00eb vitit kishtar. Jo vet\u00ebm t\u00eb atij viti dhe as t\u00eb viteve menj\u00ebher\u00eb pas tij, por p\u00ebr 30 vjet resht. P\u00ebr \u00e7do t\u00eb Diel. Duke dashur q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet tragjedia n\u00eb k\u00ebto vende dhe p\u00ebr t\u00eb mos harruar dhimbjet e kryqit n\u00eb t\u00eb cilat besimi Orthodhoks u sprovua p\u00ebr kaq dekada, Kryepiskopi ia dedikoi kishat katedrale, dhe jo vet\u00ebm, Ngjalljes s\u00eb Zotit Jisu Krisht. Sepse, sikund\u00ebr e thekson vazhdimisht: &#8220;Ngjallja nuk \u00ebsht\u00eb pas Kryqit&#8230; ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kryq!&#8221;. Kishat madh\u00ebshtore t\u00eb Ngjalljes n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb Gjirokast\u00ebr etj., t\u00eb tilla q\u00eb as n\u00eb imagjinat\u00ebn m\u00eb t\u00eb guximshme t\u00eb vitit 1991 nuk mund t\u00eb p\u00ebrfytyroheshin, nuk nxisin n\u00eb nj\u00eb hare t\u00eb pakuptimt\u00eb dhe t\u00eb zbraz\u00ebt. N\u00eb kujtim t\u00eb Kryqit t\u00eb vuajtjes ato na ftojn\u00eb p\u00ebr pendes\u00eb m\u00eb thelb\u00ebsore dhe p\u00ebr fal\u00ebnderim m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar.<\/p>\n<p>&#8220;Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;u p\u00ebrqaseshe njer\u00ebzve q\u00eb p\u00ebr dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb ishin brumosur me bindjen e sigurt se nuk ekziston Per\u00ebndia, as edhe Kisha, as dashuria dhe as e v\u00ebrteta&#8221;. Kjo ishte diagnoza n\u00eb sintez\u00eb nga Kryepiskopi dhe, si e till\u00eb, kishte nevoj\u00eb p\u00ebr sakrific\u00ebn e durimit n\u00eb mir\u00ebkuptim. Ai e tregoi at\u00eb t\u00eb plot\u00eb, i motivuar nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr njeriun. Dhe u shp\u00ebrblye duke par\u00eb frytet e mundit t\u00eb shum\u00ebfishohen si n\u00eb mrekullit\u00eb ungjillore.<\/p>\n<p>U rrit nj\u00eb vresht i bekuar n\u00eb at\u00eb terren q\u00eb n\u00eb vitin 1991 dukej i gurt\u00eb, i bunkerizuar, armiq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb tilla nd\u00ebrmarrje. Nuk u p\u00ebrg\u00ebnjeshtrua thjesht ai artikull i gazet\u00ebs s\u00eb regjimit q\u00eb parashikonte se &#8220;&#8230; pavar\u00ebsisht q\u00eb e lejuam t\u00eb vij\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb&#8230;, kurr\u00eb nuk kemi p\u00ebr ta pranuar&#8230;&#8221;. Sepse Ai i shkat\u00ebrroi dyert e Hadhit q\u00eb mbanin n\u00eb rob\u00ebrin\u00eb e vdekjes dhe hapi rrug\u00ebn e Ngjalljes. N\u00eb korrikun e vitit 1991, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs u psal &#8220;Krishti u Ngjall&#8221;, sepse lipsej q\u00eb t\u00eb psalet p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn!<\/p>\n<p>O.B<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Editorial q\u00eb p\u00ebrkujton ardhjen e Mitropolitit t\u00eb Andrus\u00ebs, Anastasit, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 16 korrik 1991 si Ekzark Patriarkal, dhe nisjen e ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas persekutimit ateist. Theksohet r\u00ebnd\u00ebsia historike dhe kanonike e k\u00ebsaj vizite, si dhe psalja e himnit &#8220;Krishti u Ngjall&#8221; n\u00eb korrik, q\u00eb u kthye n\u00eb moto e Kish\u00ebs p\u00ebr 30 vjet.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (343)","viti":"2021","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"30-vjetori\", \"16 korrik 1991\", \"Kryepiskopi Anastas\", \"Mitropoliti i Andrus\u00ebs\", \"Krishti u Ngjall\", \"Patriarkana Ekumenike\", \"Ekzark Patriarkal\", \"ringjallje e Kish\u00ebs\", \"persekutim ateist\", \"Tiran\u00eb\", \"autoqefali\", \"Ngjallja\"]","permbledhje":"Editorial q\u00eb p\u00ebrkujton ardhjen e Mitropolitit t\u00eb Andrus\u00ebs, Anastasit, n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 16 korrik 1991 si Ekzark Patriarkal, dhe nisjen e ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas persekutimit ateist. Theksohet r\u00ebnd\u00ebsia historike dhe kanonike e k\u00ebsaj vizite, si dhe psalja e himnit \"Krishti u Ngjall\" n\u00eb korrik, q\u00eb u kthye n\u00eb moto e Kish\u00ebs p\u00ebr 30 vjet.","autori":"O.B","kategoria":"Editorial \/ Kremtore \/ 30-vjetori i ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11424],"ngjallja_autori":[10396],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89890","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-editorial-kremtore-30-vjetori-i-ringjalljes-se-kishes","ngjallja_autori-o-b","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;Krishti u Ngjall!&quot; n\u00eb korrik dhe p\u00ebr gjith\u00eb vitin edhe p\u00ebr 30 vjet... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89890\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"5 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/\",\"name\":\"\\\"Krishti u Ngjall!\\\" n\u00eb korrik dhe p\u00ebr gjith\u00eb vitin edhe p\u00ebr 30 vjet... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:51:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Krishti u Ngjall!&#8221; n\u00eb korrik dhe p\u00ebr gjith\u00eb vitin edhe p\u00ebr 30 vjet&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Krishti u Ngjall!\" n\u00eb korrik dhe p\u00ebr gjith\u00eb vitin edhe p\u00ebr 30 vjet... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89890","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"5 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/","name":"\"Krishti u Ngjall!\" n\u00eb korrik dhe p\u00ebr gjith\u00eb vitin edhe p\u00ebr 30 vjet... - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:51:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/krishti-u-ngjall-ne-korrik-dhe-per-gjithe-vitin-edhe-per-30-vjet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Krishti u Ngjall!&#8221; n\u00eb korrik dhe p\u00ebr gjith\u00eb vitin edhe p\u00ebr 30 vjet&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89890"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89890"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89890"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}