{"id":89824,"date":"2026-06-01T07:50:42","date_gmt":"2026-06-01T05:50:42","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/"},"modified":"2026-06-01T07:50:42","modified_gmt":"2026-06-01T05:50:42","slug":"theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/","title":{"rendered":"Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore"},"content":{"rendered":"<p>Theofan Popa lindi m\u00eb 3 n\u00ebntor 1914, n\u00eb lagjen &#8220;Kala&#8221; t\u00eb Elbasanit. Pasi kreu arsimin fillor n\u00eb shkoll\u00ebn &#8220;Konstandin Kristoforidhi&#8221;, me propozim t\u00eb Imzot Visarionit, m\u00eb 1933, fitoi t\u00eb drejt\u00ebn e studimit n\u00eb Seminarin Hieratik &#8220;Jovan Teologu&#8221; t\u00eb Cetinj\u00ebs. N\u00eb vitin 1937, kthehet i diplomuar n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb vijuar po at\u00eb vit studimet e larta n\u00eb Fakultetin Teologjik t\u00eb Athin\u00ebs, me p\u00ebrkrahjen e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe me burs\u00eb nga fondacioni &#8220;Jovan Banga&#8221;. Studimet e larta n\u00eb Athin\u00eb i p\u00ebrfundoi m\u00eb 1941, pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje t\u00eb shkurt\u00ebr (24 gusht-n\u00ebntor 1938), n\u00eb koh\u00ebn kur u d\u00ebrgua p\u00ebr t\u00eb ndjekur Kolegjin Anglikan t\u00eb Ringjalljes n\u00eb Lond\u00ebr. Njihte shk\u00eblqyesh\u00ebm gjuh\u00ebn greke e latine dhe zot\u00ebronte, gjithashtu, serbokroatishten, rusishten, anglishten dhe mjaft mir\u00eb fr\u00ebngjishten.<\/p>\n<p>Hapat e par\u00eb profesional\u00eb Theofani i nisi n\u00eb vitin 1942, n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs, si profesor i gjuh\u00ebs latine dhe po at\u00eb vit transferohet n\u00eb Normalen e Elbasanit. Pas \u00e7lirimit, punon si p\u00ebrkthyes n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, m\u00eb pas si p\u00ebrkthyes i serbokroatishtes n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave (1948-1949), duke qen\u00eb nj\u00ebherazi edhe pedagog i Teknikumit Financiar dhe p\u00ebrkthyes i rusishtes n\u00eb hidrocentralin &#8220;Lenin&#8221; t\u00eb Selit\u00ebs (1951). Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb dy-vje\u00e7are Theofani punon pran\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur Kryepiskop ishte Pais Vodica.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e ditur, me vendosjen e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, filluan edhe kufizimet e adhurimit fetar. M\u00eb 1949, Theofan Popa ishte caktuar n\u00eb sektorin e Historis\u00eb s\u00eb Artit e Arkitektur\u00ebs pran\u00eb Institutit t\u00eb Shkencave. K\u00ebsisoj, q\u00eb nga viti 1959 deri m\u00eb 1967, punoi pa u lodhur p\u00ebr gjurmimin, studimin dhe mbrojtjen e pasurive kulturore. Ky zell i madh e shoq\u00ebroi Theofanin gjat\u00eb gjith\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, edhe at\u00ebher\u00eb kur lufta kund\u00ebr fes\u00eb mori dimensione t\u00eb thella, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar me mbylljen definitive t\u00eb vendeve t\u00eb adhurimit fetar dhe n\u00eb ndalimin e \u00e7do shprehjeje t\u00eb besimit fetar. At\u00eb koh\u00eb, Theofani, s\u00eb bashku me koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, Gani Strazimirin, Aleksand\u00ebr Meksin dhe Pirro Thomon, duke ndier p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike, reaguan menj\u00ebher\u00eb dhe fort p\u00ebr ndalimin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb monumenteve kishtare me vler\u00eb, duke arritur t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb thuajse t\u00eb paprekura rreth 120 kisha dhe manastire.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht, Theofani, luftonte fort p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mundte.<\/p>\n<p>Ja si i kujton p\u00ebrpjekjet e Theofanit nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij: &#8220;Shkonte dhe diskutonte me epror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga shkat\u00ebrrimi qoft\u00eb edhe nj\u00eb monument t\u00eb vet\u00ebm. U shpjegonte me holl\u00ebsi vlerat dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ajo kishte, duke u p\u00ebrpjekur ta bindte bashk\u00ebbiseduesin. U thoshte se n\u00eb kisha gjendet puna e piktor\u00ebve t\u00eb shquar; atje takohemi me Onufrin, David Selenic\u00ebn! Ata flasin p\u00ebr tradit\u00ebn e vendit ton\u00eb dhe duhet t&#8217;i ruajm\u00eb. Gjithmon\u00eb theksonte se kishat duhet t\u00eb ruhen me ligj e t\u00eb restaurohen. Arkitektura e tyre \u00ebsht\u00eb objekt studimi jo vet\u00ebm p\u00ebr popullin ton\u00eb, por edhe p\u00ebr popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit dhe Evrop\u00ebs. T\u00eb gjitha d\u00ebshmojn\u00eb historin\u00eb ton\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb tregohemi indiferent\u00eb&#8221;. E kur diskutohej t\u00eb hiqej nga lista ndonj\u00eb monument, Theofani th\u00ebrriste i revoltuar: &#8220;Jo, jo, jo! N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb!&#8221; Dhe, plot pasion, fillonte t\u00eb argumentonte vlerat historike dhe artistike t\u00eb monumentit, t\u00eb fliste p\u00ebr koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit, p\u00ebr piktor\u00ebt ikonograf\u00eb, p\u00ebr vlerat e ikonostasit dhe ikonave q\u00eb p\u00ebrmbante etj. etj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj pune t\u00eb madhe, Theofanin e priste edhe regjistrimi e grumbullimi i ikonave dhe objekteve t\u00eb tjera kishtare me vler\u00eb nga kishat dhe manastiret, q\u00eb nuk ishin karakterizuar si monumente kulture, pun\u00eb q\u00eb e mori p\u00ebrsip\u00ebr i vet\u00ebm. Vet\u00ebm duke pasur parasysh numrin e ikonave dhe objekteve t\u00eb tjera t\u00eb mbledhura, vendndodhjen e kishave nga ku u mor\u00ebn k\u00ebto objekte dhe kushtet e v\u00ebshtira n\u00ebn t\u00eb cilat u krye grumbullimi, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mundte dikush t\u00eb konceptonte pun\u00ebn e tij kolosale.<\/p>\n<p>Pas vitit 1967, Theofani grumbulloi nga i gjith\u00eb vendi rreth 10.000 ikona, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb muzet\u00eb e artit ikonografik t\u00eb Beratit, Kor\u00e7\u00ebs e Tiran\u00ebs. Dhe, pavar\u00ebsisht rraskapitjes e mundimeve q\u00eb hiqte, gjithmon\u00eb ishte i qeshur e optimist dhe ndante me koleg\u00ebt informacionet p\u00ebr sasin\u00eb e ikonave q\u00eb kishte mbledhur dhe vlerat e reja q\u00eb kishte evidentuar.<\/p>\n<p>M\u00eb 1963, koh\u00eb kur filloi puna p\u00ebr hartimin e inventar\u00ebve t\u00eb Arkivit Qendror Shtet\u00ebror, atje nuk kishte punonj\u00ebs t\u00eb specializuar p\u00ebr t\u00eb lexuar gjuh\u00eb t\u00eb huaja, e aq m\u00eb pak gjuh\u00ebt e vdekura apo t\u00eb rralla, si greqishtja, latinishtja dhe osmanishtja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u ftuan t\u00eb punonin si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm njoh\u00ebs t\u00eb atyre gjuh\u00ebve, mes t\u00eb cil\u00ebve dhe Theofan Popa. Puna e Pop\u00ebs konsistonte n\u00eb hartimin e skedave p\u00ebrmbledh\u00ebse p\u00ebr dokumentet e shkruara n\u00eb greqisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto t&#8217;i p\u00ebrdornin m\u00eb pas arkivist\u00ebt gjat\u00eb procesit t\u00eb p\u00ebrpunimit tekniko-shkencor t\u00eb dokumenteve dhe p\u00ebr hartimin e mjeteve t\u00eb informimit (katalog\u00ebt, treguesit em\u00ebror\u00eb, gjeografik\u00eb etj.). Pa njohjet gjuh\u00ebsore t\u00eb Pop\u00ebs dhe ekspertiz\u00ebn e tij teologjike dhe historike, do t\u00eb kishte qen\u00eb i pamundur p\u00ebrpunimi tekniko-shkencor i nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb dokumenteve t\u00eb AQSh-s\u00eb shkruar n\u00eb greqisht, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Fondin &#8220;Koleksioni i Kodik\u00ebve&#8221;. Q\u00ebllimi i Theofanit nuk ishte hartimi i nj\u00eb katalogu analitik t\u00eb dor\u00ebshkrimeve, por nxjerrja e elementeve praktike p\u00ebrmes p\u00ebrshkrimeve t\u00eb shkurtra p\u00ebr \u00e7do kodik, q\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, t\u00eb tregonte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ato kishin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangej shkat\u00ebrrimi i tyre p\u00ebr shkak t\u00eb moskujdesit apo indiferentizmit dhe, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb plot\u00ebsonte nevojat e arkivit p\u00ebr indeksimin dhe sistemimin e fondit arkivor. K\u00ebshtu, Th. Popa hartoi skeda p\u00ebrshkruese p\u00ebr 97 dor\u00ebshkrime t\u00eb koleksionit, t\u00eb cilat u botuan n\u00eb form\u00eb katalogu post mortem n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Paralelisht me pun\u00ebn p\u00ebr hartimin e katalogut n\u00eb fjal\u00eb, Th. Popa u mor edhe me studimin e piktur\u00ebs n\u00eb miniature t\u00eb kodik\u00ebve bizantin\u00eb. Kjo vep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr studimin e artit bizantin pa drit\u00ebn e botimit pas vdekjes, n\u00eb vitin 2006, nga Akademia e Shkencave dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave. Pavar\u00ebsisht mang\u00ebsive e rikonsiderimeve t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb datimeve, &#8220;Miniatura dhe piktura mesjetare n\u00eb Shqip\u00ebri (shek. VI-XIV)&#8221; mbetet vepra e par\u00eb dhe m\u00eb e plot\u00eb e k\u00ebsaj gjinie n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, portreti i Theofanit do t\u00eb ishte i mang\u00ebt pa p\u00ebrmendur edhe vepr\u00ebn e tij shkencore. Jan\u00eb botuar dhjet\u00ebra artikuj t\u00eb tij shkencor\u00eb q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb artit bizantin dhe pasbizantin, t\u00eb piktur\u00ebs murale, t\u00eb kodik\u00ebve dhe miniaturave. Artikujt e tij kan\u00eb hedhur drit\u00eb p\u00ebr piktor\u00ebt dhe familjet e piktor\u00ebve q\u00eb kishin kryer veprimtarit\u00eb e tyre artistike n\u00eb monumentet e vendit ton\u00eb. Ka shkruar artikuj p\u00ebr Onufrin e Nikoll\u00ebn, Joanin e Onuf\u00ebr Qipriotin, David Selenic\u00ebn dhe v\u00ebllez\u00ebrit kor\u00e7ar\u00eb Kostandin e Athanas Zografi, Kostandinin nga Shpati dhe \u00c7etir\u00ebt nga Grabova, si dhe p\u00ebr shum\u00eb piktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb puna e tij monumentale p\u00ebr mbledhjen e t\u00eb gjitha mbishkrimeve t\u00eb kishave dhe krijimin e nj\u00eb corpusi mbishkrimesh, vlera e t\u00eb cilit mbetet e padiskutueshme p\u00ebr shum\u00eb disiplina shkencore. Ky punim i vyer i Theofan Pop\u00ebs konsiderohet si i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm nga botimet e m\u00ebvonshme t\u00eb mbishkrimeve si p\u00ebr nga numri, ashtu edhe p\u00ebr nga p\u00ebrpunimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb mbishkrimeve. Ai ka vler\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme historike, artistike, gjuh\u00ebsore, ekonomike e sociale, duke pasur parasysh sintez\u00ebn e popullat\u00ebs vendore, ku ndodhen monumentet si edhe munges\u00ebn ende edhe sot t\u00eb studimeve t\u00eb thelluara sistematike t\u00eb monumenteve t\u00eb shp\u00ebtuara t\u00eb kultit t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Por, duhet theksuar se kjo pun\u00eb e Theofanit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebn kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ideologjike dhe politike t\u00eb regjimit t\u00eb asaj kohe, t\u00eb cilat e vendosnin cilindo q\u00eb merrej me monumentet e kultit, edhe kur ishte pjes\u00eb e organik\u00ebs shkencore, n\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e t\u00eb dy shuarit brenda regjimit ateist. Ky fakt shpjegon edhe arsyen pse nj\u00eb vep\u00ebr e p\u00ebrmasave t\u00eb tilla (mbledhja e materialeve epigrafike kishte filluar q\u00eb m\u00eb 1949 dhe vazhdoi deri n\u00eb vdekjen e mbledh\u00ebsit, m\u00eb 1985), ende nuk kishte par\u00eb drit\u00ebn e botimit. Vet\u00ebm m\u00eb 1998, pasi regjimi ateist komunist kishte shtat\u00eb vjet q\u00eb ishte p\u00ebrmbysur, nd\u00ebrmerret botimi i tij nga Akademia e Shkencave &#8211; Instituti i Historis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, duhet t\u00eb theksojm\u00eb edhe kushtet e pavolitshme teknike dhe t\u00eb transportit, me t\u00eb cilat u p\u00ebrball ky k\u00ebrkues i admiruesh\u00ebm: udh\u00ebtonte me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra pa mjete transportuese drejt fshatrave t\u00eb izoluara, kopjonte mbishkrimet q\u00eb gjendeshin n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb larta t\u00eb monumenteve arkitekturore pa mjete teknike, nuk dispononte mjete ndri\u00e7uese apo pajisje t\u00eb riprodhimit pamor, p\u00ebrve\u00e7 aparatit t\u00eb tij shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar fotografik, filmat e t\u00eb cilit i kishte me num\u00ebr t\u00eb kufizuar, madje, shpeshher\u00eb i blinte me parat\u00eb e pakta t\u00eb rrog\u00ebs s\u00eb tij. E megjithat\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe Theofani mbeti shembull i rezistenc\u00ebs, i durimit, i optimizmit, gjithnj\u00eb i qeshur, gjithmon\u00eb do t\u00eb gjente di\u00e7ka, ndonj\u00eb shaka p\u00ebr t\u00eb harruar lodhjen dhe d\u00ebshp\u00ebrimin. &#8220;Kur ktheheshim pas nj\u00eb dite t\u00eb tejlodhshme &#8211; kujton miku dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij i af\u00ebrt prof. Pirro Thomo, dhe teksa secili dremiste n\u00eb makin\u00eb, Theofani papritur ia fillonte k\u00ebng\u00ebs. N\u00eb fillim avash-avash, her\u00eb nj\u00ebri dhe her\u00eb tjetri, dhe n\u00eb vazhdim t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku e shoq\u00ebronim dhe menj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrronte e gjith\u00eb atmosf\u00ebra e zymt\u00eb&#8221;. I till\u00eb ishte Theofani: gazmor, shoq\u00ebror dhe, para s\u00eb gjithash, njeri. Dinte t\u00eb k\u00ebrkonte dhe t\u00eb gjente t\u00eb mir\u00ebn tek \u00e7do njeri, nga \u00e7do shtres\u00eb shoq\u00ebrore, krahin\u00eb apo besimi fetar dhe me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fitonte besimin dhe dashurin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Njeriu q\u00eb meritonte \u00e7do fal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb shp\u00ebtimin e thesarit kulturor, vlera e t\u00eb cilit tejkalon kufijt\u00eb e nj\u00eb vendi dhe klasifikohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vlerave bot\u00ebrore, u gjend n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve p\u00ebrpara &#8220;gjykat\u00ebs popullore&#8221;, si t\u00eb ishte keqb\u00ebr\u00ebs. N\u00eb dosjen e tij i ishin ngarkuar shum\u00eb akuza t\u00eb pabazuara, si shfryt\u00ebzimi i pun\u00ebs s\u00eb tij shkencore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb fetare n\u00eb vendet ku shkonte, ushtrimi i fsheht\u00eb i besimit etj&#8230; M\u00eb 1980 iu konfiskuan dor\u00ebshkrimet dhe iu ndalua \u00e7do lloj hulumtimi dhe veprimtarie k\u00ebrkimore p\u00ebr monumentet. M\u00eb 1985, Theofani nd\u00ebrroi jet\u00eb i p\u00ebrulur dhe i harruar nga bashkatdhetar\u00ebt e tij, duke par\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, djalin e tij t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb burgosur p\u00ebr propagand\u00eb fetare dhe ta \u00e7onin n\u00eb minierat e Spa\u00e7it, nd\u00ebrsa, nga ana tjet\u00ebr, familja e tij t\u00eb p\u00ebrndiqej p\u00ebr munges\u00eb p\u00ebrkushtimi ndaj partis\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta dhe veprimtaria e Theofan Pop\u00ebs ngjet me nj\u00eb diamant t\u00eb cilin edhe po ta hedh\u00ebsh n\u00eb balt\u00eb nuk e humbet vler\u00ebn dhe shk\u00eblqimin e tij. Botimi nga Akademia e Shkencave e veprave t\u00eb vyera studimore t\u00eb Theofanit besojm\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb hapin e par\u00eb n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen e personalitetit t\u00eb harruar t\u00eb Theofan Pop\u00ebs, martir t\u00eb shkenc\u00ebs. Si kund\u00ebrpohon me t\u00eb drejt\u00eb studiuesi i Artit Bizantin Joan Vitalioti: &#8220;Theofan Popa duhet t\u00eb vler\u00ebsohet si protagonisti i paduksh\u00ebm i shp\u00ebtimit t\u00eb shum\u00eb monumenteve kulturore n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe si nj\u00eb studiues nism\u00ebtar i artit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb vend, me nj\u00eb vep\u00ebr voluminoze, t\u00eb cil\u00ebn studiuesit e m\u00ebvonsh\u00ebm e kan\u00eb t\u00eb pamundur ta anashkalojn\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga ato mbledhje, mbas akuzave absurde se shfryt\u00ebzonte pozit\u00ebn e tij zyrtare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb fetare, pasoi nj\u00eb pyetje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe tep\u00ebr e rrezikshme: &#8220;Le t\u00eb na thot\u00eb Theofani, beson apo jo n\u00eb Zot?&#8221;. T\u00eb gjith\u00eb mbet\u00ebn pa frym\u00eb. Luhej jeta dhe karriera shkencore e tij dhe Theofani e dinte shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Megjithat\u00eb, pa dredhuar, pa u justifikuar dhe pa iu trembur syri, u p\u00ebrgjigj: &#8220;T&#8217;ju them se nuk besoj do t&#8217;ju g\u00ebnjeja dhe g\u00ebnjeshtra nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb karakterin tim&#8230;&#8221;. Mjaftojn\u00eb k\u00ebto pak fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb portretizuar karakterin e Theofanit: trim, konsekuent n\u00eb bindjet e tij, besim te Zoti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Portret i Theofan Pop\u00ebs (1914-1985), studiues i shquar i artit bizantin dhe ruajt\u00ebs i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare shqiptare. Punoi p\u00ebr shp\u00ebtimin e rreth 120 kishave dhe grumbulloi rreth 10.000 ikona n\u00ebn regjimin komunist. U p\u00ebrndoq dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb i harruar m\u00eb 1985.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"2 (338)","viti":"2021","muaji":"Shkurt","muaji_numer":"2","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Theofan Popa\", \"Elbasan\", \"ikonografi\", \"Onufri\", \"David Selenica\", \"mbishkrime\", \"Akademia e Shkencave\", \"kodik\u00eb\", \"trash\u00ebgimi kulturore\", \"regjim komunist\", \"Arkivi Qendror Shtet\u00ebror\"]","permbledhje":"Portret i Theofan Pop\u00ebs (1914-1985), studiues i shquar i artit bizantin dhe ruajt\u00ebs i trash\u00ebgimis\u00eb kishtare shqiptare. Punoi p\u00ebr shp\u00ebtimin e rreth 120 kishave dhe grumbulloi rreth 10.000 ikona n\u00ebn regjimin komunist. U p\u00ebrndoq dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb i harruar m\u00eb 1985.","autori":"Andrea R\u00ebmbeci","kategoria":"Histori \/ Personalitete","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[11361],"ngjallja_autori":[11362],"ngjallja_viti":[11333],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89824","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-histori-personalitete","ngjallja_autori-andrea-rembeci","ngjallja_viti-11333","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89824\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/\",\"name\":\"Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:50:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89824","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/","name":"Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:50:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/theofan-popa-nje-jete-kushtuar-studimit-dhe-ruajtjes-se-trashegimise-kulturore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Theofan Popa, nj\u00eb jet\u00eb kushtuar studimit dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89824"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89824"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89824"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}