{"id":89784,"date":"2026-06-01T07:49:55","date_gmt":"2026-06-01T05:49:55","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/"},"modified":"2026-06-01T07:49:55","modified_gmt":"2026-06-01T05:49:55","slug":"kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/","title":{"rendered":"KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb &#8211; Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit"},"content":{"rendered":"<p>KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb<\/p>\n<p>Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit<\/p>\n<p>I<\/p>\n<p>PERIUDHA PARA VAJTJES SIME<br \/>\nN\u00cb SHQIP\u00cbRI<\/p>\n<p>Periudha e pritjes p\u00ebr nxjerrjen e viz\u00ebs n\u00eb pasaport\u00ebn time nga autoritetet shqiptare shkoi m\u00eb gjat\u00eb nga sa pritej. Sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb e ditur, refuzimi i ardhjes s\u00eb Ekzarkut Patriarkal ishte p\u00ebr shum\u00eb muaj kok\u00ebfort\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrmendim disa raste: a) P\u00ebrgjigjet plot zem\u00ebrat\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Ramiz Alia, ndaj Kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb, z. Konstantinos Mitsotakis, teksa ky i fundit i p\u00ebrmendi (m\u00eb 13.01.1991) vendimin e Patriarkan\u00ebs Eku- menike: \u201cN\u00eb rast se (Ekzarku) do t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb t\u00eb vij\u00eb, do t\u2019i themi t\u00eb mos vij\u00eb. Fanari nuk ka asnj\u00eb pun\u00eb k\u00ebtu\u201d. Dhe n\u00eb vazhdim: \u201cKemi tan\u00ebt. Ju k\u00ebrkoni t\u00eb na bashkoni me Fanarin. Edhe Mysliman\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb at\u00ebher\u00eb q\u00eb tan\u00ebt t\u00eb varen nga Meka; Beogradi ka em\u00ebruar kreun e Orthodhoks\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr. Ju propozoni Patriarkan\u00ebn e Fanarit\u201d. Dis- kutimi qe aq i tensionuar, saq\u00eb u k\u00ebrc\u00ebnua me nd\u00ebrprerje t\u00eb bashk\u00ebbisedimeve dypal\u00ebshe Greqi-Shqip\u00ebri. b) Artikulli i gazet\u00ebs zyrtare t\u00eb partis\u00eb komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb pushtet \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d (dt. 30.01.1991): \u201cFantazmat e Fanarit\u201d. c) Deklaratat e ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Athin\u00eb: \u201cKurr\u00eb nuk do t\u2019i ja- pim viz\u00eb Ekzarkut Patriarkal p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d (dt. 17.04.1991). d) P\u00ebrgjigjet e udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komb\u00ebsive dhe feve t\u00eb ndryshme, si p.sh. kur (dt. 28.07.1991) senatori amerikan Dr. Conani, president i Helsinki Commission, p\u00ebrmendi misionin e Ekzarkut t\u00eb Patriarkan\u00ebs Ekumenike, Presidenti Alia i tha me nervozi- z\u00ebm se kjo p\u00ebrb\u00ebn nd\u00ebrhyrje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb pu- n\u00ebt e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka p\u00ebr ta lejuar dhe do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb Krye- piskopat\u00ebn shqiptare t\u00eb Bostonit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, teksa n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn ton\u00eb sundonte fjala e Apokalipsit \u201cAi q\u00eb hap, dhe askush s\u2019mbyll&#8230;\u201d: a) studiu- am n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike t\u00eb gjitha aspektet e historis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri. b) Gjat\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Kishave, q\u00eb u mbajt n\u00eb Kanberra t\u00eb Australis\u00eb,<\/p>\n<p>kontaktuam me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Kishave Orthodhokse p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb kli- m\u00eb t\u00eb favorshme panorthodhokse dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kish\u00ebs Ortho- dhokse n\u00eb Amerik\u00eb (Orthodox Church of America), n\u00ebn juridiksionin e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb pje- sa d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve orthodhoks\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. c) Komunikuam me telefon me<\/p>\n<p>protosingjelin e Arqidioqez\u00ebs Shqiptare n\u00eb SHBA, at\u00eb Arthur Liolinin. d) Zhvilluam biseda t\u00eb shumta me persona serioz\u00eb q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo e njihnin mir\u00eb gjendjen. e) Filluam grumbullimin e burimeve financiare dhe ngrit\u00ebm Komisionin Ekonomik me persona t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr menaxhimin e burimeve finan- ciare. f) Komunikuam me orthodhoks\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe shk\u00ebmbyem letra. g) Pas Pa- shk\u00ebs, erdh\u00ebn dhe m\u00eb vizituan tre p\u00ebrfaq\u00ebsu- es: nj\u00eb nga Tirana (dt. 18-21.04.1991), tjetri nga Kor\u00e7a (18.05.1991) dhe, s\u00eb fundi (dt. 22-25.06.1991), nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi e p\u00ebrgjith- shme, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga at\u00eb Kristo Raci, S. Bam- bulli (nga Kor\u00e7a) dhe A. Dhima (nga Tirana). Gjat\u00eb k\u00ebtyre takimeve u bisedua p\u00ebr gjendjen e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rrug\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet emergjente.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 25.06.1991, pas lutjeve k\u00ebmb\u00eb- ngul\u00ebse t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb, dor\u00ebzuam n\u00eb prift (n\u00eb Manastirin e Hirsh\u00ebm t\u00eb Pendelit) dhjakun shqiptar nga Berati, Vangjel Xoxe. M\u00eb von\u00eb (07.07.1991), dor\u00ebzuam n\u00eb dhjak Kristo Pap\u00ebn, nga fshati Aliko i Sarand\u00ebs. Ky i fundit kishte q\u00ebndruar dy muaj n\u00eb Manastirin e Lavr\u00ebs<\/p>\n<p>s\u00eb Madhe n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb dhe n\u00eb Manastirin e Hirsh\u00ebm t\u00eb Pendelit, ku edhe kishte ndjekur m\u00ebsime katekizmi dhe liturgjike.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme rezultoi njohja jon\u00eb n\u00eb Athin\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e Forumit Shqiptar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut: me profesorin e Fa- kultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe an\u00ebtarin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb, z. Ylli Popa, prof. as. dr. Spiro Qirkon, nga i nj\u00ebjti Fakultet dhe juristin z. Manol Konomi, ish &#8211; Minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili ishte dor\u00ebhequr pasi kishte refuzuar t\u00eb n\u00ebnshkruante vendime d\u00ebnimi t\u00eb nxjerra n\u00eb regjimin e Hoxh\u00ebs. Dy t\u00eb par\u00ebt m\u00eb vizituan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. T\u00eb tretin, q\u00eb ishte shtruar n\u00eb Spi- talin Popullor t\u00eb Athin\u00ebs (Laikon Nosokomion Athinon) p\u00ebr nd\u00ebrhyrje kirurgjikale, e mb\u00eb- shtet\u00ebm shum\u00ebfish me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. M\u00eb von\u00eb, takimet e shumta me personalitete politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u realizuan me nd\u00ebr- mjetimin e profesor Pop\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 dhe 22 t\u00eb muajit maj t\u00eb k\u00ebtij viti u takuam, n\u00eb Fanar me p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Amerik\u00eb (Orthodox Church of America) dhe ram\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb koordi- nojm\u00eb veprimet p\u00ebr vajtjen ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb p\u00ebrputhje me memorandumin p\u00ebrkat\u00ebs, vijuan bisedime telefonike me ata n\u00eb Amerik\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb muajit qershor i d\u00ebrguam letr\u00ebn ton\u00eb Presidentit Ramiz Alia n\u00eb Tiran\u00eb. Letr\u00ebn ton\u00eb s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb Mitropolitit, z. Theo-<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 6)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 5)<\/p>\n<p>dhos, ia dor\u00ebzoi vet\u00eb Presidentit Alia fort i nderuari at\u00eb Artur Liolini, i cili e vizitoi vendin n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, pas ftes\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Komunikimi i vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb Shqip- tare p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Ekzarkut Patriarkal lejen p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb hyrjes, u b\u00eb gjat\u00eb takimit (26 qershor) mes Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Greqis\u00eb, z. Samaras dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Kapllani. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb (25 qershor), at\u00eb Liolini na kishte njoftuar me telefon se leja ishte mira- tuar. P\u00ebrfundimisht, lejen (viz\u00ebn) e mor\u00ebm m\u00eb 11 korrik. T\u00eb shoq\u00ebruar nga presviteri Gjeor- gjios Leonardhos nga Mitropolia e Hirshme e Argolidh\u00ebs dhe nga mjeku G. Papazahu, profesor i asociuar i Universitetit t\u00eb Athin\u00ebs, u nis\u00ebm me avionin e par\u00eb t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 16 korrik.<\/p>\n<p>II<\/p>\n<p>VIZITA E PAR\u00cb DHE UDH\u00cbTIMI<br \/>\nN\u00cbP\u00cbR SHQIP\u00cbRI<\/p>\n<p>Pritja e rezervuar nga orthodhoks\u00ebt si n\u00eb aeroport, ashtu edhe n\u00eb kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb, ishte paskale dhe prek\u00ebse. Me llambadhe t\u00eb ndezura, i gjith\u00eb populli psalte i p\u00ebrlotur troparin \u201cKrishti u ngjall!\u201d. N\u00eb aeroport ishin, po ashtu, t\u00eb pranish\u00ebm prifti romano- katolik i Tiran\u00ebs, at\u00eb Zef Pllumi, dhe p\u00ebrfa- q\u00ebsuesi i Bektashinjve, t\u00eb cil\u00ebt mbajt\u00ebn edhe fjal\u00ebn e rastit. Nuk kishte ardhur asnj\u00eb p\u00ebrfa- q\u00ebsues i qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb q\u00ebndrova gjasht\u00eb jav\u00eb (16 ko- rrik &#8211; 27 gusht), i shoq\u00ebruar fillimisht nga profesori G Papazahu (deri m\u00eb 5 gusht 1991) dhe at\u00eb Gjeorgjios Leonardhos (deri m\u00eb 10 gusht 1991) e n\u00eb vazhdim (nga 10 gushti 1991) nga hieromonaku Dhimit\u00ebr Sinaiti dhe nga<\/p>\n<p>mjeku Pan. Mavrudhi. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, vizituam 30 qytete dhe fshatra (ku gjenden qe- ndrat dhe vatrat kryesore t\u00eb Kish\u00ebs Ortho- dhokse), duke meshuar dhe predikuar gjith- mon\u00eb fjal\u00ebn hyjnore, duke kryer efqeli dhe ajazm\u00eb, duke biseduar kryesisht me prift\u00ebrinj- t\u00eb dhe k\u00ebshillat kishtar\u00eb lokal\u00eb e duke trans- metuar p\u00ebrher\u00eb bekimet e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij fort t\u00eb Hirshme, Patriarkut Ekumenik, z.z. Dhimit\u00ebr.<\/p>\n<p>GJAT\u00cb Q\u00cbNDRIMIT TON\u00cb<br \/>\nN\u00cb TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, synuam nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb komunikonim me grigj\u00ebn ortho- dhokse dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, me K\u00ebshillin Kishtar dhe intelektual\u00ebt e rinj dhe, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb vendosnim kontakte me faktor\u00ebt politik\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komuniteteve t\u00eb tjera fetare.<\/p>\n<p>Kontakte me orthodhoks\u00ebt<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 20 korrik, t\u00eb kremten e Profetit Ilia, u zhvillua Liturgjia e par\u00eb Hyjnore n\u00eb kish\u00ebn katedrale t\u00eb Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e shum\u00eb njer\u00ebzve. Ishte Li- turgjia e par\u00eb arkihieratike pas p\u00ebrndjekjeve<\/p>\n<p>shum\u00ebvje\u00e7are. T\u00eb nes\u00ebr- men (e diel, 21 korrik), po n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb, u krye nj\u00eb Liturgji Hyjnore solemne. Fjala p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse u mbajt nga teologu i respe- ktuar, profesor Dhimit\u00ebr Beduli, i cili ka qen\u00eb drejtor i Shkoll\u00ebs Hieratike dhe i periodikut \u201cJeta kristiane\u201d, t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Liturgjive Hyj- nore, q\u00eb u kryen t\u00eb shtun\u00ebn dhe t\u00eb diel\u00ebn, transmetova<\/p>\n<p>uratat at\u00ebrore dhe bekimet e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb fort t\u00eb Hirshme, Patriarkut Ekumenik Dhimitri, shpjegova q\u00ebllimin e misionit tim dhe predikova rreth Ungjillit t\u00eb dit\u00ebs. Vijuan pag\u00ebzime t\u00eb 21 personave t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pasdite, s\u00eb bashku me profesor\u00ebt Y. Popa dhe S. Qirko, vizituam Spitalin Nr. 1 t\u00eb Tiran\u00ebs, ku u prit\u00ebm nga drejtori, z. L. Ceka. Q\u00ebllimi i vizit\u00ebs ishte t\u00eb theksonim interesimin dhe p\u00ebrpjekjet e Kish\u00ebs Orthodhokse p\u00ebr sh\u00eb- ndetin e njeriut n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. \u201cShpresojm\u00eb se do mundemi t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nga Greqia nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme ila\u00e7esh. Tashm\u00eb jan\u00eb kryer veprimet e duhura nga profesori shoq\u00ebrues, z. G. Papazahu\u201d.<\/p>\n<p>Pasditen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, m\u00eb 22 korrik, vizitu- am zyrat e Kryqit t\u00eb Kuq Shqiptar dhe disku- tuam p\u00ebr shp\u00ebrndarjen sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndih- m\u00ebs s\u00eb d\u00ebrguar nga Kisha e Greqis\u00eb. Thek- sojm\u00eb se deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishin d\u00ebrguar rreth 100 ton\u00eb ushqime.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 23 korrik, shkuam n\u00eb Durr\u00ebs. P\u00ebrpara u kthyem n\u00eb vendin e shka- t\u00ebrruar t\u00eb Manastirit t\u00eb Hirsh\u00ebm t\u00eb Sh\u00ebn Vla- shit, qendr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr shpirt\u00ebrore orthodho- kse, b\u00ebm\u00eb lutje dhe predikuam. N\u00eb vazhdim, zbrit\u00ebm n\u00eb kish\u00ebn n\u00ebn rikonstruksion t\u00eb Sh\u00ebn<\/p>\n<p>Gjergjit, e cila qe shnd\u00ebrruar n\u00eb qend\u00ebr breg- detare arg\u00ebtimi dhe klub. M\u00eb pas, h\u00ebngr\u00ebm drek\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Kishtar dhe diskutuam \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngutshme t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb mungese gjasht\u00ebditore (24-29 korrik), p\u00ebr shkak t\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 30 korrik, bashk\u00ebpunuam me teologun Dhimit\u00ebr Beduli dhe Kryetarin e K\u00ebshillit Kishtar t\u00eb Tiran\u00ebs, z. Aleko Dhima, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar p\u00ebrfundimisht \u00e7\u00ebshtjet e Asambles\u00eb s\u00eb Par\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithshme Kleriko- Laike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. S\u00eb fundmi, vizituam dy vende brenda n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e truallit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Shkoll\u00ebs Teologjike Orthodhokse.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mesdit\u00eb, m\u00eb 31 korrik, nga K\u00ebshilli Kishtar i Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Tiran\u00ebs u shtrua nj\u00eb drek\u00eb zyrtare p\u00ebr nder t\u00eb Ekzarkut Patriarkal dhe t\u00eb shoq\u00ebruesve t\u00eb tij. Nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, ishte i pranish\u00ebm N\u00ebnkryetari i Qeveris\u00eb, z. Gramoz Ru\u00e7i, Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, Kryetari i Partis\u00eb Socialdemokrate, prof. dr. Sk\u00ebnder Gjinushi, ambasador\u00ebt e Greqis\u00eb, z. St. Malli- kurtis dhe i Rumanis\u00eb, z. G. Miku.<\/p>\n<p>Asambleja e Par\u00eb e P\u00ebrgjithshme Kleriko-Laike<\/p>\n<p>T\u00eb enjten dhe t\u00eb premten, n\u00eb datat 1-2 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, u mblodh n\u00eb kish\u00ebn katedrale t\u00eb Tiran\u00ebs Asambleja e Par\u00eb e P\u00ebrgjithshme Kleriko-Laike. Ishin t\u00eb ftuar t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha dioqezave kish- tare. Merrnin pjes\u00eb n\u00eb total 13 klerik\u00eb dhe 30 laik\u00eb nga kat\u00ebr episkopatat e vjetra: e Tiran\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, Beratit dhe Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb punimeve t\u00eb k\u00ebsaj Asambleje t\u00eb Par\u00eb Kleriko-Laike u diskutuan problemet bazike t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb: p\u00ebrgatitja e prift\u00ebrinjve t\u00eb rinj, ringritja e k\u00ebshillave kishtar\u00eb, veprimet n\u00eb lidhje me pasurin\u00eb kishtare, kthimi i kishave dhe i ma- nastireve, botimet, shkollat kishtare, kurset e katekizmit orthodhoks etj. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb episkop\u00ebve, u vendos q\u00eb t\u00eb caktoheshin, p\u00ebr nj\u00eb vit, kat\u00ebr P\u00ebrfaq\u00ebsues Arkihieratik\u00eb p\u00ebr episkopatat e vjetra. Konkretisht: p\u00ebr dioqe- z\u00ebn e Tiran\u00ebs, at\u00eb Gaqo Petro; p\u00ebr dioqez\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, at\u00eb Kristo Raci; p\u00ebr dioqez\u00ebn e Be- ratit, at\u00eb Kozma Qirjo; p\u00ebr dioqez\u00ebn e Gjiro- kastr\u00ebs, at\u00eb Mihal Dako.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, u zgjodh, p\u00ebr nj\u00eb vit, K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kish\u00ebs Orthodhokse Auto- qefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb vijim Kish\u00ebn Orthodhokse tek autoritetet e vendit dhe do t\u00eb vendoste p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje bazike<\/p>\n<p>administrative t\u00eb Kish\u00ebs. P\u00ebrb\u00ebrja e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kishtar \u00ebsht\u00eb kjo: Kryetar, Mitropoliti (at\u00eb koh\u00eb episkopi) i Andrus\u00ebs, Anastasi, Ekzark Patriarkal; N\u00ebnkryetar I, at\u00eb Kristo Raci; N\u00ebnkryetar \u03a0, Sotir Bambulli; Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Aleko Dhima; ark\u00eb- tar, at\u00eb Kozma Qirjo; an\u00ebtar\u00eb, at\u00eb Gaqo Petri, at\u00eb Mihal Dako, Vangjel Capi dhe Alqi Jani. K\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Ekzarkut Patriar- kal: a) P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teologjike dhe t\u00eb arsimit, teologu Dhimit\u00ebr Beduli; b) P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sh\u00ebn- det\u00ebsore e sociale, prof. Ylli Popa.<\/p>\n<p>Asambleja e P\u00ebrgjithshme vendosi t\u2019i d\u00ebr- gonte Kreut t\u00eb Respektuar t\u00eb Kish\u00ebs M\u00ebm\u00eb, Patriarkut Ekumenik, nj\u00eb let\u00ebr zyrtare, t\u00eb ci- l\u00ebn edhe e dor\u00ebzoi (dt. 10 gusht 1991) te per- sonat kompetent\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar d\u00ebrgimin e saj.<\/p>\n<p>Sipas pohimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, kjo Asam- ble e Par\u00eb Kleriko-Laike, pas periudh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrndjekjes, p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb ngjarje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ringritjen e Kish\u00ebs Ortho- dhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kontakte me faktor\u00ebt politik\u00eb<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb vendosnim kontakte me faktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik\u00eb shqipta- r\u00eb. Si\u00e7 duket, Ministria e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb kishte n\u00eb plan q\u00eb vizita e Ekzarkut Patriarkal t\u00eb kalonte pa u v\u00ebn\u00eb re (askush nuk u shfaq n\u00eb<\/p>\n<p>aeroport apo n\u00eb hotel p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrsh\u00ebndetur, madje dhe ekipin e televizionit e ndaluan q\u00eb t\u00eb mbulonte ardhjen ton\u00eb), n\u00eb dallim nga vizita e at\u00eb Artur Liolinit, si i ftuar i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, e cila u transmetua zyrtarisht dhe iu kushtua publicitet sistematik nga mjetet e informimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, u kujdes\u00ebm q\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kontaktonim me kuadrot drejtuese t\u00eb opozit\u00ebs dhe dham\u00eb intervista n\u00eb gazetat e r\u00ebnd\u00ebsishme opozitare. Si p\u00ebrfu- ndim, me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, dyert e ky\u00e7ura u \u00e7el\u00ebn nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Nj\u00eb kon- tribut vendimtar n\u00eb realizimin e shu- m\u00eb takimeve dha profesor Popa. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, kemi komunikuar, sipas nj\u00eb renditjeje kronologjike, me sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetarin e Qeveris\u00eb, z. Gramoz Pashko (e shtun\u00eb, dt. 20 korrik). Z. Pashko ishte nip i kryepiskopit Pais. Pritja n\u00eb zyr\u00ebn e tij ishte e p\u00ebrzem\u00ebrt dhe e gjith\u00eb biseda nj\u00ebor\u00ebshe, e zhvilluar n\u00eb anglisht, rezultoi mjaft konstrukti- ve. I shpjegova q\u00ebllimet kryesore t\u00eb misionit t\u00eb Ekzarkut Patriarkal dhe i ekspozova gjendjen e Kish\u00ebs dhe nevojat e saj m\u00eb t\u00eb ngutshme: organizimi i Qendr\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb, fuqizimi i klerik\u00ebve ortho- dhoks\u00eb, funksionimi i Shkoll\u00ebs Teologjike n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e klerik\u00ebve t\u00eb rinj, meremetimi apo rind\u00ebrtimi i kishave t\u00eb shkat\u00eb- rruara, ngritja e kishave t\u00eb reja, forcimi shpirt\u00ebror dhe material i<\/p>\n<p>popullit orthodhoks. Gjithashtu, theksova se zhvillimi i Kish\u00ebs Orthodhokse, n\u00eb p\u00ebrgji- th\u00ebsi, do t\u00eb ishte i dobish\u00ebm p\u00ebr rrug\u00ebn e re t\u00eb Kombit Shqiptar.<\/p>\n<p>Z. N\u00ebnkryetar tregoi mir\u00ebkuptim t\u00eb plot\u00eb dhe premtoi p\u00ebr mb\u00ebshtetje thelb\u00ebsore. Vlen t\u00eb theksohet fakti se pas pak dit\u00ebsh, n\u00eb drek\u00ebn e lartp\u00ebrmendur q\u00eb u shtrua p\u00ebr nderin tim, m\u00eb njoftuan se i jepej Kish\u00ebs nj\u00eb truall pran\u00eb ki- sh\u00ebs s\u00eb Ungjill\u00ebzimit, atje ku po nd\u00ebrtohej nj\u00eb mjedis prit\u00ebs p\u00ebr atlet\u00ebt. K\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb nisur do ta vazhdojm\u00eb, sipas projekteve t\u00eb reja q\u00eb po p\u00ebrgatiten, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto mjedise t\u00eb p\u00ebrdoren si zyra dhe hap\u00ebsir\u00eb e vog\u00ebl pritjeje e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 7)<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, m\u00eb 22 korrik, na priti zyr- tarisht Ministri i Kultur\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Fetare n\u00eb Qeveri, z. Pre\u00e7 Zogaj. Bashk\u00ebbisedimi u zhvillua n\u00eb fr\u00ebngjisht, zgjati nj\u00eb or\u00eb dhe u transmetua brenda dit\u00ebs nga korrespondenti televiziv. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shqiptar\u00ebt u informuan p\u00ebr Ekzarkun Pa- triarkal. Zoti Minist\u00ebr, t\u00eb cilit i ekspozova pro- blemet bazike t\u00eb Kish\u00ebs, ashtu sikund\u00ebr edhe N\u00ebnkryetarit t\u00eb Qeveris\u00eb, m\u00eb komunikoi kriji- min n\u00eb Ministri t\u00eb Sekretariatit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Fet\u00eb dhe k\u00ebrkoi pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb p\u00ebr caktimin e Sekretarit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Kish\u00ebs Orthodhokse. Ai, gjithashtu, iu p\u00ebr- gjigj menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb q\u00eb t\u2019i lejohej Ekzarkut Patriakal, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb af\u00ebrt q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb meshonte n\u00eb kish\u00ebn e vjet\u00ebr katedrale q\u00eb ishte kthyer n\u00eb muze. Po ashtu, ai tregoi mir\u00ebkuptim ndaj k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb q\u00eb kishat dhe manastiret e kthyera n\u00eb muze, t\u00eb rikthehen n\u00eb vende adhurimi.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, m\u00eb 22 korrik, kishim takim, n\u00eb prani edhe t\u00eb profesor Po- p\u00ebs, me Kryetarin e Partis\u00eb Republikane dhe botuesin e gazet\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohur \u201cRepublika\u201d, z. Sabri Godo. Bashk\u00ebbisedimi me k\u00ebt\u00eb inte- lektual dhe shkrimtar u p\u00ebrqendrua te r\u00ebnd\u00eb- sia jet\u00ebsore q\u00eb ka liria fetare n\u00eb rrug\u00ebn e re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Z. Godo tregoi mir\u00ebkuptim p\u00ebr vepr\u00ebn e Ekzarkut Patriarkal.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn pasdite, m\u00eb 23 korrik, na priti n\u00eb zyrat e Partis\u00eb Demokratike Kryetari i saj, profesor Sali Berisha. Bashk\u00ebbisedimi me tone ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta u fokusua n\u00eb shpjegimin e misionit t\u00eb Ekzarkut Patriarkal dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e dobishme q\u00eb do t\u00eb kishte zhvillimi i drejt\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb i Kish\u00ebs Ortho- dhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Profesor Berisha na premtoi mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb. Gazeta \u201cRilindja Demokratike\u201d e Partis\u00eb Demokratike ka botuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur komente pozitive deri edhe intervista t\u00eb Ekzarkut Patriarkal.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb brumosjet politike e sociale t\u00eb vendit luajn\u00eb Sindikatat e Pavarura. Ndryshimi i fundit i qeveris\u00eb i atribuohet, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe, demonstratave t\u00eb tyre. N\u00eb gazet\u00ebn e tyre zyrtare \u201cSindikalisti\u201d u botua (dt. 29 korrik 1991) nj\u00eb shkrim tejet pozitiv p\u00ebr mb\u00ebrritjen e Ekzarkut Patriarkal. T\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, m\u00eb 30 korrik, n\u00eb hotelin ku q\u00eb- ndroja m\u00eb vizitoi Kryetari i Sindikatave t\u00eb Pavarura s\u00eb bashku me Dion. Qiriazidhin. Pas bashk\u00ebbisedimit t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt, q\u00eb zgjati rreth<\/p>\n<p>nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, zoti Kryetar deklaroi se do t\u00eb ndihmonte p\u00ebr suksesin e p\u00ebrpjekjeve tona.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm shfaq\u00ebn interes p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e viz\u00ebs s\u00eb Ekzarkut Patriarkal. Fillimisht viza ishte vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb muaj dhe me nj\u00eb hyrje. M\u00eb n\u00eb fund m\u00eb dhan\u00eb (dt. 31 korrik) viz\u00eb t\u00eb re nj\u00eb- vje\u00e7are, me shum\u00eb hyrje-dalje.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb pat\u00ebm kontakte edhe me fakto- r\u00eb t\u00eb komuniteteve myslimane. Me rastin e fest\u00ebs s\u00eb Ashures, vizituam t\u00eb enjten, m\u00eb 22 korrik, qendr\u00ebn (teqen\u00eb) e Bektashinjve dhe t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 23 korrik, Kryetarin e Komu- nitetit t\u00eb Halvetinjve, Sheh Muamer Pazarin&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 31 korrik, u realizua takimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me Presidentin e Shqip\u00ebris\u00eb, z. Ramiz Alia. Ekzarku Patriarkal s\u00eb bashku me shoq\u00ebruesit e tij u prit me solem- nitet n\u00eb pallatin presidencial. Teksa n\u00eb fillim<\/p>\n<p>takimi ishte planifikuar t\u00eb ishte 20 minuta, ai zgjati nj\u00eb or\u00eb. Bashk\u00ebbisedimi u krye p\u00ebrmes p\u00ebrkthimit nga anglishtja n\u00eb shqip dhe ana- sjelltas.<\/p>\n<p>Presidenti u shpreh me tone fort miq\u00ebsore se e kishte marr\u00eb letr\u00ebn time, ekspozoi orien- timin e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, siguroi se garantonte lirin\u00eb e plot\u00eb fetare dhe n\u00ebnvizoi nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrdorimin e fes\u00eb nga t\u00eb huajt p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera. Theksoi, gjithashtu, se Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb autoqefale dhe se gjuha zyrtare duhet t\u00eb jet\u00eb shqipja dhe sqaroi se natyrisht n\u00eb zonat e minoritetit do t\u00eb p\u00ebrdorej edhe greqishtja. Ai iu referua, gjithashtu, kujti- meve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb nga komuniteti orthodhoks i Tiran\u00ebs dhe, konkretisht, nga kisha orthodhokse e Sh\u00ebn Prokopit, mbrojt\u00ebsit t\u00eb qytetit. Fillimisht kjo kish\u00eb ndodhej n\u00eb truallin ku sot ngrihet pallati presidencial. M\u00eb tej shtoi se gruaja e tij e ndjer\u00eb kishte qen\u00eb orthodhokse. E sigurova s\u00ebrish Presidentin, sikund\u00ebr kisha vepruar edhe p\u00ebrmes letr\u00ebs sime, se roli i Ek-<\/p>\n<p>zarkut Patriarkal ishte ringritja dhe riorganizi- mi i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb dhe se, me nism\u00ebn e qart\u00eb t\u00eb Patriarkut Ekumenik, i gjith\u00eb zhvillimi i Kish\u00ebs Orthodhokse do t\u00eb p\u00ebrshpejtohej p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e gjith\u00eb popullit shqiptar. Po ashtu, theksova se, duke qen\u00eb e organizuar, Kisha Orthodhokse do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb faktor shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr mir\u00ebqe- nien sociale t\u00eb vendit dhe do t\u00eb ishte nj\u00eb amba- sador i shk\u00eblqyer i vendit n\u00eb Evrop\u00ebn e kri- shter\u00eb dhe n\u00eb bot\u00ebn e krishter\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Takimi u transmetua po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb emisionin kryesor t\u00eb lajmeve televizive. T\u00eb nes\u00ebrmen (dt. 1 gusht 1991), gazeta \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb saj, n\u00eb shkrimin me titull \u201cPresidenti Alia priti Ekzarkun e Patriarka- n\u00ebs Ekumenike t\u00eb Kostandinopoj\u00ebs\u201d, shkroi: \u201cDje, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, z. Ramiz Alia, priti n\u00eb zyr\u00ebn e tij Ekzarkun Pa-<\/p>\n<p>triarkal t\u00eb Patriar- kan\u00ebs Ekumenike t\u00eb Kostandino- poj\u00ebs, z. Anastas Janullatos, i cili shoq\u00ebrohej nga prifti Gj. Leo- nardhos dhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i komunitetit or- thodhoks t\u00eb Tira- n\u00ebs, z. A. Dhima. Gjat\u00eb bised\u00ebs u shk\u00ebmbyen pik\u00eb- pamje p\u00ebr kriji-<\/p>\n<p>min e kushteve m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr zhvillimin e ve- primtarive t\u00eb fes\u00eb orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet plot\u00ebsisht rolit t\u00eb saj dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive komb\u00ebtare. U diskutua, gjithashtu, p\u00ebr nevoj\u00ebn e themelimit t\u00eb fon- dacioneve t\u00eb reja t\u00eb fes\u00eb orthodhokse dhe t\u00eb garantohej arsimimi i kuadrove t\u00eb rinj n\u00eb fu- sh\u00ebn e adhurimit fetar. Gjat\u00eb takimit u theksua se p\u00ebrpjekjet q\u00eb nd\u00ebrmerren sot jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebr- bim t\u00eb q\u00ebllimit q\u00eb Kisha Orthodhokse e Shqi- p\u00ebris\u00eb t\u00eb mbetet autoqefale. Takimi u zhvillua n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb miq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kemi parasysh artikullin e vjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj gazete (dt. 30 janar 1991), me titull \u201cFantazmat e Fanarit\u201d, si edhe refuzimin kok\u00ebfort\u00eb fillestar t\u00eb Presidentit Alia, si ko- ment t\u00eb vet\u00ebm do t\u00eb mund t\u00eb themi: \u201cKy \u00ebsht\u00eb ndryshimi i s\u00eb djatht\u00ebs s\u00eb t\u00eb Lartit\u201d.<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Korrik 2019.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (319)","viti":"2019","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[5, 6, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"KUJTIME\", \"FILLIMIDYSHIMT\u00cb\", \"Sh\u00ebnime\", \"vizita\", \"Shqip\u00ebri\"]","permbledhje":"Material nga Korrik 2019.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11332],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89784","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11332","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb - Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89784\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/\",\"name\":\"KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb - Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:49:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb &#8211; Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb - Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89784","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/","name":"KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb - Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:49:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kujtime-nga-nje-fillimidyshimte-shenime-nga-vizita-ne-shqiperi-me-1991-e-ekzarkut-patriarkal-anastasit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KUJTIME NGA NJ\u00cb FILLIMIDYSHIMT\u00cb &#8211; Sh\u00ebnime nga vizita n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 1991, e Ekzarkut Patriarkal, Anastasit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89784","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89784"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89784"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89784"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89784"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89784"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}