{"id":89738,"date":"2026-06-01T07:49:04","date_gmt":"2026-06-01T05:49:04","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/"},"modified":"2026-06-01T07:49:04","modified_gmt":"2026-06-01T05:49:04","slug":"rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/","title":{"rendered":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb katedralen \u201cNgjallja e Krishtit\u201d, m\u00eb 24 qershor 2013, u<br \/>\nkremtua nj\u00eb fest\u00eb dyfisht\u00eb, e g\u00ebzueshme dhe e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb<br \/>\nbesimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb<br \/>\nk\u00ebt\u00eb dit\u00eb mbushet nj\u00eb vit, nga funksionimi liturgjikal i Katedrales<br \/>\ns\u00eb shenjt\u00eb \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Po m\u00eb 24 qershor, por t\u00eb vitit 1992,<br \/>\nSinodi i Shenjt\u00eb i Patriarkan\u00ebs Ekumenike zgjodhi unanimisht si<br \/>\nKryepiskop t\u00eb Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe t\u00eb Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Mitropolitin<br \/>\ne Andrus\u00ebs, Anastasin, pas k\u00ebrkes\u00ebs se besimtar\u00ebve orthodhoks\u00eb<br \/>\nt\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, meqen\u00ebse Kisha jon\u00eb, e shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht, nuk<br \/>\nkishte asnj\u00eb episkop p\u00ebr ta drejtuar, sepse t\u00eb gjith\u00eb ishin larguar<br \/>\nnga kjo jet\u00eb. Hap\u00ebsira midis k\u00ebtyre dy ngjarjeve \u00ebsht\u00eb e mbushur<br \/>\nme ngjarje historike, kontribut dhe sh\u00ebrbim t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse<br \/>\nAutoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke vazhduar lidhjen e ngusht\u00eb shekullo-<br \/>\nre e tradicionale me historin\u00eb dhe jet\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>R<\/p>\n<p>egjimi komunist, pavar\u00ebsisht se shkat\u00ebrroi nga themelet kishat dhe xhamit\u00eb, nuk mundi t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb nga mendja dhe zemra e qyteta- r\u00ebve, besimin dhe dashurin\u00eb tek Zoti, pavar\u00ebsisht se kujt feje ata i p\u00ebrkasin. Bashk\u00eb me p\u00ebrmbysjen e regjimit komunist, mori fund dhe periudha e persekutimeve ndaj be- simeve fetare. Periudha, qysh nga ardhja e demokracis\u00eb e k\u00ebtej, flet<\/p>\n<p>m\u00eb s\u00eb miri se feja, e kujtdo besimi qoft\u00eb, nuk mund t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset nga regjimet diktatoriale. Edhe regjimi pavar\u00ebsisht nga shkat\u00ebrrimet q\u00eb i b\u00ebri vlerave kulturore e fetare, nga viti \u201990 e k\u00ebtej, u detyrua t\u00eb pra- nonte shkat\u00ebrrimin e vlerave fetare, q\u00eb i b\u00ebri para 23 viteve. Gjat\u00eb k\u00eb- tyre nj\u00ebzet e ca viteve jan\u00eb nd\u00ebr- tuar dhjet\u00ebra e qindra objekte kulti, ku besimtar\u00ebt luten duke adhuruar<\/p>\n<p>Per\u00ebndin\u00eb. Qysh nga viti 1992 e k\u00ebtej jan\u00eb nd\u00ebrtuar nga themelet 150 kisha t\u00eb reja, t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebrthurur stilet tradicionale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kishave me prirjet dhe stilet moder- ne, jan\u00eb restauruar 60 kisha dhe manastire, monumente kulture dhe jan\u00eb rikonstruktuar 160 kisha t\u00eb tjera, t\u00eb cilat n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit kishin ndryshuar destinacion. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb vep\u00ebr e madhe q\u00eb i takon lavd\u00ebrimi Per\u00ebndis\u00eb, por dhe fal\u00eb- nderimi Kryepiskopit Anastas, i cili q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri vizit\u00ebn e par\u00eb bashk\u00eb me besimtar\u00ebt e b\u00ebri n\u00eb kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb, e cila deri at\u00ebher\u00eb kishte funksionuar si pa- lest\u00ebr dhe u ristrukturua me mb\u00eb- shtetjen financiare t\u00eb tij. Kjo vizit\u00eb e Kryepiskopit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb ba- shk\u00eb me besimtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbanin n\u00eb dor\u00eb qirinj t\u00eb ndezur dhe psalnin \u201cKrishti u Ngjall\u201d shpreh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb qendrore q\u00eb ka tempulli, episkopi dhe populli besimtar n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs. Kryepiskopi me nd\u00ebrtimin, restaurimin dhe rikonstruksionin e tempujve, me vizionin dhe frym\u00ebn q\u00eb transmetoi k\u00ebto vite n\u00eb funksio- nimin e tempujve, e konsolidoi dhe i shtoi vlera t\u00eb tjera Kish\u00ebs Ortho- dhokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo b\u00ebhet e prekshme dhe nga fakti q\u00eb nd\u00ebrti- mi, restaurimi dhe ristrukturimi i tempujve orthodhoks u nd\u00ebrthur me nd\u00ebrtimin e objekteve t\u00eb tjer\u00eb si 17 kopshte, 7 shkolla, 5 qendra diagnostike, qendra rinore etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto objekte t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme t\u00eb Kish\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb tempujt t\u00eb transmetojn\u00eb dhe t\u00eb shfaqin n\u00eb shoq\u00ebri dimensionin teologjik, shoq\u00ebror, ekonomik dhe kulturor.<\/p>\n<p>Tempulli p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodho- kse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt i thjesht si \u00e7do objekt tjet\u00ebr q\u00eb gjendet n\u00eb bot\u00eb. Tempujt nga ana teologjike japin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr adhurimin e Per\u00eb- ndis\u00eb dhe l\u00eb\u00e7itjen e fjal\u00ebs s\u00eb Tij, kthimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb njeriut me Per\u00ebndin\u00eb, pendimin dhe k\u00ebrki- min e m\u00ebshir\u00ebs dhe shp\u00ebtimit n\u00eb Pe- r\u00ebndi. Ushtrimi i k\u00ebtyre dy misione-<\/p>\n<p>ve brenda n\u00eb tempull p\u00ebr besimin e krishter\u00eb orthodhoks merr dimen- sione t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse tempulli identifikohet me trupin e besim- tar\u00ebve dhe ku Krishti \u00ebsht\u00eb kreu i k\u00ebtij tempulli. K\u00ebshtu q\u00eb tempulli i Per\u00ebndis\u00eb b\u00ebhet prezent dhe sho- q\u00ebrues n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb be- simtarit dhe shprehje e liris\u00eb s\u00eb besi- mit t\u00eb tij duke u identifikuar me termin kish\u00eb, pasi atje ku ndodhet nj\u00eb tempull atje gjendet e gjith\u00eb kisha. Pra nd\u00ebrtimi i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjall\u00eb- rim i Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, gjall\u00ebrim i liris\u00eb s\u00eb besimit dhe adhurimit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, gjall\u00ebrim i marr\u00ebdh\u00ebnie- ve shoq\u00ebrore t\u00eb besimtar\u00ebve midis tyre dhe me gjith\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Nga forcimi i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb tempull u formuan besimtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr misionin t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si klerik\u00eb n\u00eb altarin e Pe- r\u00ebndis\u00eb. Sot sh\u00ebrbejn\u00eb 146 klerik\u00eb, shtetas shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrhapin fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe ofrojn\u00eb ndih- m\u00eb shoq\u00ebrore n\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, b\u00ebhet e qart\u00eb se tempulli \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlidhur me komunitetin, pasi \u00ebsht\u00eb ekzis- tenca e nj\u00eb komuniteti q\u00eb k\u00ebrkon dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tempulli. Ai \u00ebsht\u00eb shprehje e ekzistenc\u00ebs s\u00eb ko- munitetit dhe nd\u00ebrtimi i tij lidhet me iniciativ\u00ebn dhe kontributin e besim- tar\u00ebve. Kjo n\u00ebnkuptonte q\u00eb duhet t\u00eb ekzistonte komuniteti i formuar dhe mund\u00ebsia ekonomike. Historia e nd\u00ebrtimit e mbi 600 tempuj q\u00eb u shkat\u00ebrruan ose ndryshuan destina- cionin n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb i k\u00ebtij fakti. Por, fillimet e proceseve demokratike dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb besimit nuk e kishin t\u00eb mundur kristalizimin e nj\u00eb komuniteti dhe aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi ekonomike, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe t\u00eb nxitej formimi i komuniteteve t\u00eb krishter\u00eb rreth nj\u00eb tempulli rolin qe- ndror e luajti Kryepiskopi Anatsas, i cili me iniciativ\u00ebn, p\u00ebrpjekjet dhe mundin e tij siguroi financimin p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime.<\/p>\n<p>&#8230;Dimensioni shoq\u00ebror i tempu- llit b\u00ebhet m\u00eb i preksh\u00ebm kur kisha<\/p>\n<p>b\u00ebhet pik\u00eb referimi ndryshe nga sa ishte n\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebparshme&#8230; K\u00eb- shtu, tempujt kan\u00eb ambiente p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, ku funksionojn\u00eb kopshtet, grupet e katekizmit, kampet ditore q\u00eb organizohen n\u00eb periudha t\u00eb caktuara dhe u afrohet f\u00ebmij\u00ebve mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri me Per\u00ebndin\u00eb dhe me nj\u00ebri-tjetrin. Qendrat rinore jan\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb ambi- entet e tempullit. T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb k\u00ebto qendra ushtrojn\u00eb dhuntit\u00eb q\u00eb u ka dhuruar Per\u00ebndia, duke marr\u00eb shpesh nisma p\u00ebr t\u00eb ofruar ndih- m\u00ebn n\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndihma p\u00ebr refugjat\u00ebt kosovar q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb vitin 1999 dhe gjet\u00ebn mb\u00ebshtetjen e t\u00eb rinjve t\u00eb kish\u00ebs, si dhe vizitat dhe ndihmat n\u00eb institucione t\u00eb ndry- shme p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb gjenden n\u00eb nevoj\u00eb, jan\u00eb aktivitete t\u00eb zakon- shme t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e tempujve orthodhoks\u00eb. Organizimi i programeve edukuese dhe arg\u00ebtu- ese nga ana e t\u00eb rinjve, ekzistenca e librarive modeste n\u00eb tempujt jan\u00eb vepra q\u00eb ndikojn\u00eb dhe i fuqizojn\u00eb n\u00eb procesin e shoq\u00ebrizimit t\u00eb tyre. Madje jasht\u00eb optik\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve nuk mbeten dhe takimet me perso- nat q\u00eb i p\u00ebrkasin besimeve t\u00eb tjera ose q\u00eb nuk besojn\u00eb dhe kjo mb\u00eb- shtetet n\u00eb perceptimin e respekti- mit t\u00eb ve\u00e7oris\u00eb s\u00eb personit, e cila e ka shoq\u00ebruar besimin e krishter\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij. T\u00eb rinjt\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb iniciativ\u00ebn e tyre mb\u00ebshtetjen e mosh\u00ebs s\u00eb rritur ose b\u00ebhen ata pje- s\u00eb e nismave t\u00eb t\u00eb rriturve. Ndihma p\u00ebr ushqimin e t\u00eb varf\u00ebrve me vak- te ushqimi, vizita n\u00eb burgje q\u00eb me-<\/p>\n<p>rren p\u00ebrsip\u00ebr nga organizatat e t\u00eb rriturve gjejn\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrkrah- jen e t\u00eb rinjve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb tempull forcohet shoq\u00ebria e besim- tar\u00ebve me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ashtu si dhe forcimi i ma- rr\u00ebdh\u00ebnieve midis personave q\u00eb i p\u00ebrkasin brezave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrjetimin e frym\u00ebs s\u00eb da- shuris\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjell tempulli i Per\u00eb- ndis\u00eb besimtar\u00ebt me prejardhje t\u00eb ndryshme jo vet\u00ebm bashk\u00ebjetojn\u00eb, por formojn\u00eb nj\u00eb komunitet dashu- rie, t\u00eb cilin e shprehin n\u00eb \u00e7do marr\u00eb- dh\u00ebnie q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebr- ditshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7ori dhe vler\u00eb q\u00eb n\u00eb kish\u00ebn orthodhokse ek- ziston prej brezash dhe e cila zhvi- llohet gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr dhe duke i rezistuar presioneve nga pjes\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht se muret e tempujve jan\u00eb t\u00eb rinj ose t\u00eb rigjall\u00ebruar rishtas. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr shoq\u00ebrore q\u00eb zhvillohet brenda Kish\u00ebs Orthodhokse p\u00ebrje- tohet dhe p\u00ebrcillet mesazhi se ma-<\/p>\n<p>rr\u00ebdh\u00ebniet e v\u00ebrteta nuk mund t\u2019i ngjajm\u00eb form\u00ebs t\u00eb masivizimit q\u00eb u shfaq n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit dhe form\u00ebs individualiste q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme.<\/p>\n<p>Rind\u00ebrtimi dhe restaurimi i tem- pujve afroi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb rimerr- nin jet\u00eb tempujt e vjet\u00ebr orthodho- ks\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt ishin kthyer n\u00eb muze apo kishin nd\u00ebrruar desti- nacionin, dhe kjo bazohet mbi kon- ceptin teologjik t\u00eb Kryepiskopit q\u00eb \u201ctempujt nuk jan\u00eb mbetje t\u00eb qyte- t\u00ebrimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por mushk\u00eb- rit\u00eb gjall\u00ebruese t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb sot\u00ebm dhe mitra e lindjes s\u00eb qytet\u00eb- rimit t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d (Anastasi, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u201cFjala e Fron\u00ebzimit\u201d Ngjallja, botimi zyrtar i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb, 1(1992),fq.7). Ky veprim i Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pasi hiri i Per\u00ebndis\u00eb nuk mund t\u00eb mbyllet n\u00eb kornizat e nj\u00eb muzeu as nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb destination&#8230;.<\/p>\n<p>K\u00ebto dimensione t\u00eb tempullit e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb mos kufizohet n\u00eb kufijt\u00eb dhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. Ndikimi i k\u00ebtij perceptimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm na ka shfaqur sot nj\u00eb fenomen ku ki- sha Orthodhokse t\u00eb mos kufizohet, por t\u00eb shtrihet n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebto vite kemi dhe nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb preksh\u00ebm kur tempulli \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr- tuar n\u00eb nj\u00eb truall ku m\u00eb par\u00eb nuk ka ekzistuar tempull orthodhoks dhe ku vendi jo vet\u00ebm shenjt\u00ebrohet, por b\u00ebhet dhe vend ku ofrohet shenjt\u00ebrimi i Per\u00ebndis\u00eb. Gjithashtu, kemi dhe nj\u00eb gjall\u00ebrim t\u00eb tradit\u00ebs ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe rind\u00ebrtuar tempuj p\u00ebr shenjtor\u00eb q\u00eb ofruan p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, Kishat \u201cApostull Pavli dhe sh\u00ebn Asti\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, \u201cSh\u00ebn Donati\u201d n\u00eb Xar\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs, \u201cSh\u00ebn Joan Vladimiri\u201d n\u00eb Elbasan, \u201cSh\u00ebn Kozmai\u201d n\u00eb Kolkondas, apo rind\u00ebrtimi i kishave p\u00ebr shenjtor\u00eb q\u00eb ofruan dhe q\u00eb krijuan nj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me besimtar\u00ebt ortho- dhoks n\u00eb Shqip\u00ebri, si sh\u00ebn Vlashi n\u00eb Durr\u00ebs etj. Apo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e duk- shme rip\u00ebrt\u00ebritja e tradit\u00ebs ortho- dhokse duke nd\u00ebrtuar kisha p\u00ebr nder t\u00eb ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha zot\u00eb- rore si \u201cLindja e Krishtit\u201d dhe \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Brenda kisha- ve dhe historis\u00eb s\u00eb besimit, e cila vjen n\u00ebp\u00ebrmjet shenjtor\u00ebve dhe ngjarjeve t\u00eb ndryshme, besimtari dhe shoq\u00ebria gjejn\u00eb piketa referue- se p\u00ebr udh\u00ebtimin e shoq\u00ebris\u00eb, pasi jan\u00eb ato piketa q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb frym\u00eb- zuese p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebrive demokratike. &#8230;<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 6-7)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb zhvillim dhe progres. Kur nd\u00ebrtohet nj\u00eb te- mpull ky proces nd\u00ebrthur dy mome- nte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme at\u00eb ekonomik dhe shpirt\u00ebror. K\u00ebshtu vepra nd\u00ebr- tuese e Kish\u00ebs Orthodhokse sa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb vep\u00ebr ekonomike, pasi inve- stimi ofroi t\u00eb mira monetare p\u00ebr mij\u00ebra punonj\u00ebs, taksa p\u00ebr t\u00eb ndih- muar zhvillimin e ekonomik t\u00eb vendit dhe nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr zhvillimin e turizmit, q\u00eb p\u00ebrkthe- hen n\u00eb p\u00ebrfitim ekonomik p\u00ebr sho- q\u00ebrin\u00eb shqiptare. Madje n\u00eb prizmin ekonomik ka dhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi, restaurimi dhe riparimi i kishave, manastireve dhe objekteve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite u b\u00eb i mundur me iniciativ\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e Kryepiskopit Anastas, q\u00eb siguroi burimet monetare nga dhurues t\u00eb ndrysh\u00ebm nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. K\u00ebto iniciativa dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb Kryepiskopit krijuan shembullin p\u00ebr krijimin e tradit\u00ebs s\u00eb dhurimit dhe ofrimit tek t\u00eb tjer\u00ebt. Madje ky perceptim nuk u kufizua vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e tempujve, por dhe n\u00eb ofrimin p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Pra, tempulli dhe komuniteti jan\u00eb dy element\u00eb q\u00eb p\u00ebrmbushin nj\u00ebri- -tjetrin. Zgjedhja e Kryepiskopit<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb hapi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb formuar komunitetin e besimtar\u00ebve orthodhoks, pasi formimi i nj\u00eb ko- muniteti k\u00ebrkon ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb episkopi. Ky proces i dha mund\u00ebsi nd\u00ebrtimit, restaurimit dhe riparimit t\u00eb shum\u00eb tempujve, ku katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb pika kulmore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie komunitet-tempull zhvillohet dhe jet\u00ebsohet dimensioni teologjik, social, kulturor dhe ekonomik. Ashtu si\u00e7 mund t\u00eb dalin n\u00eb pah se qenia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e pandashme nga ky proces dhe mund t\u00eb marrin misione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku shembulli konkret \u00ebsht\u00eb ai i Kryepiskopit<\/p>\n<p>Anastas, i cili n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite nxiti dhe fuqizoi procesin e nd\u00ebr- thurjes s\u00eb tempullit me njeriun, me komunitetin. K\u00ebshtu duke prekur vet\u00ebm elementin e nd\u00ebrtimit, ri- nd\u00ebrtimit dhe restaurimit t\u00eb tem- pujve t\u00eb saj, dhe formimin e komu- niteteve t\u00eb krishtera orthodhokse (sot funksionojn\u00eb 460 enori), Kisha i ofron shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim, progres e emancipim.<\/p>\n<p>Thoma \u00c7om\u00ebni<\/p>\n<p>Pedagog i Akademis\u00eb Teologjike<br \/>\n\u201cNgjallja e Krishtit\u201dSh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs<\/p>\n<p>Botuar te gazeta \u201cShqip \u201d,<br \/>\n27 qershor 2013, fq.18-19.<br \/>\n(shkrimin e plot\u00eb e gjeni n\u00eb<br \/>\nwww. orthodoxalbania. org)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Korrik 2013.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (247)","viti":"2013","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[6, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"Rigjall\u00ebrimi\", \"tempujve\", \"orthodhoks\u00eb\"]","permbledhje":"Material nga Korrik 2013.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11331],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89738","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11331","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89738\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/\",\"name\":\"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:49:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89738","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/","name":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:49:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhokse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89738"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89738"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89738"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}