{"id":89691,"date":"2026-06-01T07:48:11","date_gmt":"2026-06-01T05:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/"},"modified":"2026-06-01T07:48:11","modified_gmt":"2026-06-01T05:48:11","slug":"kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/","title":{"rendered":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj"},"content":{"rendered":"<p>Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj<\/p>\n<p>Afrimi i 6 Majit m\u00eb nxiti t\u00eb shkruaj k\u00ebto radh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkuj- tuar 190 &#8211; vjetorin e kish\u00ebs s\u00eb \u201cSh\u00ebn Gjergjit\u201d n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Gollobord\u00ebs, por jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse kisha e pag\u00ebzuar me emrin e k\u00ebtij shenj- tori ka pasur fshatra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj krahine, por sot nuk ekzistojn\u00eb. Kisha Orthodhokse si n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ashtu edhe n\u00eb zon\u00ebn e Gollobord\u00ebs ka p\u00ebsuar dy drama historike, at\u00eb t\u00eb osmanllinjve dhe t\u00eb sistemit komunist.<\/p>\n<p>Shkrimtari Sali Leka nga Selba e Tiran\u00ebs, n\u00eb artikullin e tij n\u00eb gaze- t\u00ebn Sot t\u00eb dat\u00ebs 13 n\u00ebntor 2012, shkruan: \u201cPas vitit 1502 kombi shqiptar p\u00ebsoi nj\u00eb atak historik nga perandoria e err\u00ebsir\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij pushtimi u shkat\u00ebrruan shum\u00eb kisha t\u00eb vjetra e t\u00eb bukura. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe vet\u00ebm n\u00eb Sebisht jan\u00eb shkat\u00ebrruar 5 kisha q\u00eb edhe sot njihen em\u00ebrtimet e vende- ve ku kan\u00eb qen\u00eb kishat. Por jo ve- t\u00ebm n\u00eb Sebisht, t\u00eb nj\u00ebjtin fat kan\u00eb p\u00ebsuar edhe kishat e fshatrave t\u00eb tjer\u00eb si n\u00eb St\u00ebblev\u00eb, Ostreni i Madh, Trebisht, Tu\u00e7ep etj. S\u00eb bashku me to edhe shum\u00eb banor\u00eb orthodhoks\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre fshatrave mor\u00ebn arratin\u00eb n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAtakun\u201d tjet\u00ebr historik kisha orthodhokse Gollobord\u00ebs e p\u00ebsoi gjat\u00eb sistemit q\u00eb lam\u00eb pas. Por k\u00ebsaj here jo vet\u00ebm kultet ortho- dhokse p\u00ebsuan \u201catak\u201d, por edhe ato myslimane. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs ku- nd\u00ebr besimeve fetare, u grabit\u00ebn dhe u shkat\u00ebrruan edhe ato kulte q\u00eb kishin mbetur nga shkat\u00ebrrimi i perandoris\u00eb osmane. T\u00eb nj\u00ebjtin fat p\u00ebsoi edhe kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1823 nga nd\u00ebrtuesit v\u00ebrnicas, nd\u00ebrsa ikonostasi \u00ebsht\u00eb pikturuar nga ikonografi i njohur Di\u00e7o Zografi, nga fshati Tresan\u00e7e i Rrekes (Ma- qedoni). Kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar dhe nga theologu Theofan Popa, i cili n\u00eb librin e tij \u201cMbishkrime n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse Shqiptare\u201d shkruan: (Mbishkrimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb serbisht) \u201cMe dor\u00ebn e Di\u00e7o Zografit nga fsha- ti Tresance\u201d. Ky mbishkrim, vazhdon ai, \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb ikon\u00ebn e Sh\u00ebn Maris\u00eb n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Gollobord\u00ebs. Nd\u00ebrsa<\/p>\n<p>Kristofor Beduli n\u00eb librin e tij Or- thodhoks\u00ebt e Gollobord\u00ebs shkruan: \u201cN\u00eb V\u00ebrnic\u00eb ekziston nj\u00eb kish\u00eb e madhe dhe n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb bukur panoramik. Dikur kisha ka qen\u00eb brenda e pikturuar e gjitha me afre- ske, si dhe e pajisur me nj\u00eb ikono- stas t\u00eb skalitur e kompletuar me objekte argjendi e floriri t\u00eb zbukuru- ar plot me art. Mbahen mend dy potire argjendi shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta\u201d.<\/p>\n<p>Po, k\u00ebshtu ka qen\u00eb kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb deri n\u00eb vitin 1967. Pas k\u00ebtij viti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr besimeve fetare, t\u00eb gjitha ato pajisje q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, por edhe orendi t\u00eb tjera q\u00eb kisha dispononte dhe i jepte n\u00eb ndihm\u00eb fshatar\u00ebve, u vodh\u00ebn, u grabit\u00ebn e u shkat\u00ebrruan. Sot kjo kish\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bukurat n\u00eb zon\u00eb ekziston vet\u00ebm si godin\u00eb. N\u00eb vitin 1967 ajo kthye n\u00eb magazin\u00eb t\u00eb kooperativ\u00ebs, nd\u00ebr- sa ikonat, u tha at\u00ebher\u00eb se do t\u00eb d\u00ebr- goheshin n\u00eb muze, por nuk dihet ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Por nga nj\u00eb an\u00eb \u201cmir\u00eb\u201d q\u00eb u kthye n\u00eb magazin\u00eb, se ndryshe do t\u00eb ishte shkat\u00ebrruar fare, si\u00e7 u shkat\u00ebrrua kisha e Sh\u00ebn Kollit n\u00eb Ostren t\u00eb Vog\u00ebl, si dhe ajo e Sh\u00ebn Joanit n\u00eb Pasink\u00eb.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrkujtuar 190 &#8211; vjetorin e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebr- nic\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se shumica e ki- shave t\u00eb Gollobord\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pag\u00ebzuara me emrat e shenjtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar, si: \u201cSh\u00ebn Maria\u201d; Sh\u00ebn Kolli\u201d e \u201cSh\u00ebn Gjergji\u201d. Por meq\u00eb po flasim p\u00ebr fest\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit, emrin e t\u00eb cilit mban kisha e V\u00ebrnic\u00ebs, m\u00eb duhet t\u00eb them dy fjal\u00eb se si festohej n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb. K\u00ebtu vinin edhe t\u00eb besimeve t\u00eb tjera ve\u00e7 orthodhoks\u00ebve, nga t\u00eb gjith\u00eb fsha-<\/p>\n<p>trat fqinj\u00eb si nga Pasinka, Ostroni i Vog\u00ebl, Xhepishti etj., p\u00ebr t\u00eb festuar s\u00eb bashku. At\u00eb dit\u00eb b\u00ebheshin buk\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb zbukuruara e q\u00eb i be- konte prifti. Megjith\u00ebse Sh\u00ebn Gjergji festohej edhe n\u00eb fshatra t\u00eb tjer\u00eb, prifti i zon\u00ebs n\u00eb \u00e7do 6 Maj vinte n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb. Sh\u00ebn Gjergji njihet si shenj- tor bamir\u00ebs, si luft\u00ebtar i mbret\u00ebrve e mbrojt\u00ebs i t\u00eb vobekt\u00ebve, si \u00e7lirimtar i rob\u00ebrve e mjek i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve. Pra- ndaj kjo dit\u00eb festohet m\u00eb masivisht e nga shum\u00eb besimtar\u00eb. Ikona e shenjtorit i paraqet m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebto virtyte.<\/p>\n<p>Historia 190-vje\u00e7are e kish\u00ebs s\u00eb V\u00ebrnic\u00ebs n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb histori e vet\u00eb fshatit. V\u00ebrnica si fshat pak i ve\u00e7ant\u00eb i zon\u00ebs s\u00eb Gollobord\u00ebs, ka nj\u00eb histori q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh krenar. V\u00ebrnica \u00ebsht\u00eb i vetmi fshat q\u00eb i rezistoi islamizimit dhe banor\u00ebt nuk i lan\u00eb vatrat e tyre p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb dhe t\u00eb huaj, por i mbrojt\u00ebn ato. Largimi i tyre nga fshati ndodhi m\u00eb von\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e mbrapsht\u00eb t\u00eb kolektivizimit e pas vitit 1990. Tani kisha e Sh\u00ebn Gjergjit q\u00ebndron monument mbi shk\u00ebmbin ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, p\u00ebr t\u00eb treguar se dikur atje<\/p>\n<p>kan\u00eb jetuar mbi 50 familje, me mbi 300 banor\u00eb. Ajo q\u00ebndron atje edhe si d\u00ebshmi e festimeve q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb \u00e7do 6 Maj, ku nuk mungonin daullet e cyrlet e Trebishtit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb ka pasur edhe nj\u00eb kish\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb pag\u00ebzuar me emrin e shenjtorit Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kish\u00eb theologu Theo- fan Popa shkruan se mbishkrimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por p\u00ebrkthimi \u00ebsht\u00eb: \u201cMe lutjen dhe shpenzimet e Vangjel Andreut 1846 mars 18\u201d. Ky mbishkrim, shkruan ai, \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb ikon\u00ebn e Joan Pag\u00ebzorit, n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit, n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Gollobord\u00ebs. Kjo ki- sh\u00eb sot nuk ekziston. Ajo ka pasur fatin e kishave t\u00eb tjera t\u00eb zon\u00ebs q\u00eb u shkat\u00ebrruan nga perandoria osma- ne. Zona e lasht\u00eb e Gollobord\u00ebs me shum\u00eb kisha t\u00eb lashta e me popullsi orthodhokse u rr\u00ebnua nga otoma- nizmi e shum\u00eb fshatra u zhduk\u00ebn, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fshati Zaborrje, p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr kishat dhe fshatrat e fush\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs s\u00eb Poshtme.<\/p>\n<p>\u201cToleranca fetare, shkruan Sali Leka n\u00eb artikullin e tij n\u00eb gazet\u00ebn Sot, sigurisht, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb e medaljes dhe duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb na \u00e7mon bota moderne, Evropa e Amerika. Por historia nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet dhe aq m\u00eb keq t\u00eb drejtohet n\u00eb kanale t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, v\u00ebrnicasit p\u00ebrkujto- jn\u00eb edhe historin\u00eb e tyre. Ata me nostalgji kujtojn\u00eb festimet e 6 Majit, dit\u00ebn kur V\u00ebrnica dyfishohej nga miqt\u00eb e shumt\u00eb t\u00eb fshatrave fqinj\u00eb dhe jo vet\u00ebm orthodhoks\u00eb, por edhe miq mysliman\u00eb nga Trebishti.<\/p>\n<p>Nga Pavli Nikolla<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Maj 2013.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"5 (245)","viti":"2013","muaji":"Maj","muaji_numer":"5","dita":"","faqet":"[9]","fjale_kyce":"[\"Kisha\", \"Sh\u00ebn\", \"Gjergjit\", \"V\u00ebrnic\u00eb\", \"traditat\"]","permbledhje":"Material nga Maj 2013.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11331],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89691","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11331","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89691\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/\",\"name\":\"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:48:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89691","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/","name":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:48:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-e-shen-gjergjit-ne-vernice-dhe-traditat-e-saj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kisha e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb V\u00ebrnic\u00eb dhe traditat e saj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89691"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89691"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89691"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}