{"id":89621,"date":"2026-06-01T07:46:50","date_gmt":"2026-06-01T05:46:50","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/"},"modified":"2026-06-01T07:46:50","modified_gmt":"2026-06-01T05:46:50","slug":"trashegimi-e-pambrojtur","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/","title":{"rendered":"Trash\u00ebgimi e pambrojtur"},"content":{"rendered":"<p>TRASH\u00cbGIMI E PAMBROJTUR<\/p>\n<p>Intervist\u00eb, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr DW,<br \/>\nnga Gentian Stratob\u00ebrdha, p\u00ebrgjegj\u00ebs<br \/>\np\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn<br \/>\nOrthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>DW: Zoti Stratob\u00ebrdha, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb grabi- tjesh kan\u00eb ndodhur koh\u00ebt e fundit n\u00eb kishat ortodokse, t\u00eb cilat mbrohen si trash\u00ebgimi kul- turore nga shteti. S\u00eb fundi n\u00eb janar u d\u00ebm- tuan afresket e Onufrit dhe para nj\u00eb jave u grabit kisha e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve n\u00eb Himar\u00eb. P\u00ebrse gjith\u00eb k\u00ebto vjedhje? Ku p\u00ebrfundojn\u00eb ikonat e ikonostaset e shumt\u00eb, q\u00eb merren nga k\u00ebto kisha?<\/p>\n<p>Stratob\u00ebrdha: Ekziston, nj\u00eb treg i zi, i fsheh- t\u00eb, me klient\u00eb, me njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt merren me k\u00eb- t\u00eb pun\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb rregullt, t\u00eb jasht\u00ebligj- shme. Me siguri, duke par\u00eb situat\u00ebn, gjith\u00eb k\u00ebto vepra p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb koleksionist\u00eb, t\u00eb \u00e7mendur, t\u00eb dedikuar ndaj k\u00ebtyre veprave, q\u00eb me \u00e7do kusht duhet t\u2019i ken\u00eb n\u00eb koleksionin e tyre. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e koleksionist\u00ebve dikur m\u00eb mbrapa mund t\u2019i ken\u00eb edhe t\u00eb ekspozuara dhe ka ndo- dhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka pasur ekspozita nga koleksionist\u00eb privat\u00eb me ikona dhe me ele- ment\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore, t\u00eb cilave nuk u dihet adresa, nuk u dihet burimi nga kan\u00eb ardhur, si kan\u00eb ardhur, pse u gjend\u00ebn te ky kolek-<\/p>\n<p>sionist. Normalisht nuk mund t\u2019i faj\u00ebsojm\u00eb kolek-<br \/>\nsionist\u00ebt, sepse ata marrin di\u00e7ka dor\u00eb pas dore.<br \/>\nRegjistrimi i pasurive, q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb duar t\u00eb<br \/>\nkoleksionist\u00ebve, duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb<br \/>\nrregullt dhe ligjore, duke pasur parasysh origjin\u00ebn<br \/>\nnga ka ardhur, si ka ardhur deri k\u00ebtu, at\u00ebher\u00eb t\u00eb<br \/>\nregjistrohet dhe t\u00eb quhet e rregullt, jo t\u00eb regjistro-<br \/>\nhet direkt pa marr\u00eb asnj\u00eb informacion, sepse i<br \/>\nbie t\u00eb legalizojm\u00eb sende t\u00eb vjedhura nga monu-<br \/>\nmente t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore dhe t\u2018i<br \/>\nlegalizojm\u00eb ato n\u00eb duart e koleksionist\u00ebve, mjaf-<br \/>\nton q\u00eb ata t\u00eb vijn\u00eb, t\u00eb nxjerrin nj\u00eb pasaport\u00eb dhe<br \/>\nkaq. Besoj se tregu ekziston, nd\u00ebrsa tolerancat<br \/>\n(vijon n\u00eb faqen 2)<\/p>\n<p>jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe k\u00ebrkesat po ashtu dhe do t\u00eb kemi n\u00eb vazhdim\u00ebsi, si\u00e7 ka ndodhur gjith\u00eb k\u00ebto vite, ikonostase, ikona t\u00eb ndryshme, element\u00eb kishtar\u00eb, pjes\u00eb t\u00eb gdhendura t\u00eb interiereve t\u00eb kishave, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb, por nuk jan\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>DW: Si mund t\u00eb ndalohet ky fenomen. A ka ndodhur q\u00eb dikush \u00ebsht\u00eb ndaluar nga po- licia duke vjedhur, apo trafikuar. A ka pasur d\u00ebnime t\u00eb k\u00ebtyre krimeve?<\/p>\n<p>Stratob\u00ebrdha: Ka pasur nj\u00eb plog\u00ebshti t\u00eb organeve t\u00eb rendit dhe indiferenc\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb theksuar. Sa p\u00ebr dijeni, n\u00eb kish\u00ebn e Valshit d\u00ebmtimi i Onufrit ndodhi dy her\u00eb, nj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb vjedhur para Vitit t\u00eb Ri dhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb 4 janar. Pas denoncimit t\u00eb par\u00eb policia nuk nd\u00ebrmori kurrfar\u00eb veprimi. At\u00ebher\u00eb keqb\u00ebr\u00ebsit erdh\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb brenda nj\u00eb jave. Kjo do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb. N\u00ebse brenda nj\u00eb jave vidhet nj\u00eb vep\u00ebr e till\u00eb unikale, e vetmja, q\u00eb konsiderohet e past\u00ebr dhe e njohur nga dora e Onufrit, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb sistem jofunksional, t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb ruajtjes s\u00eb k\u00ebtyre vlerave. Shteti ligj\u00ebrisht duhet t\u2019i mbroj\u00eb. Ligji \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb fuqi, q\u00eb duhet t\u2019i mbroj\u00eb. Nuk ka nj\u00eb sistem mbrojtjeje, policia nuk angazhohet. Vjedh\u00ebsit nuk<\/p>\n<p>jan\u00eb kapur, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh, se n\u00eb momente t\u00eb caktuara segmente t\u00eb caktuara t\u00eb ken\u00eb bashk\u00ebpunim. Duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb indiferentizmit t\u00eb madh dhe jo rezultate n\u00eb kapjen, ose ndalimin e k\u00ebtij fenomeni, t\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mendosh se segmente t\u00eb caktuara t\u00eb policis\u00eb ose t\u00eb organeve, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ruajtjen e monumenteve, mund t\u00eb jen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb krimit artistik, ose t\u00eb krimit ndaj artit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore. Sepse ne nuk kemi raste, q\u00eb jan\u00eb kapur, jan\u00eb d\u00ebnuar, jan\u00eb gjetur, i jan\u00eb rikthyer monumentit, apo i jan\u00eb ri- kthyer zyrtarisht shtetit p\u00ebrs\u00ebri. Jan\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb mbeten gjithmon\u00eb tentativ\u00eb.<\/p>\n<p>DW: Vjedhjet, q\u00eb njoftohen, ndodhin kryesisht n\u00eb objektet ortodokse t\u00eb kultit, dhe jo n\u00eb objektet e kulteve te tjera fetare. Si shpjegohet kjo?<\/p>\n<p>Stratob\u00ebrdha: Un\u00eb shoh nj\u00eb tendenc\u00eb negli- zhence, p\u00ebr sa i p\u00ebrket ndodhive n\u00eb objektet e kultit orthodhoks. Edhe numri i objekteve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh. Jan\u00eb gati 170 monumente kulture t\u00eb kultit orthodhoks, duke pasur para- sysh, q\u00eb t\u00eb kultit katolik dhe t\u00eb besimit mysliman jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak. \u00cbsht\u00eb ndoshta edhe fakti se objektet e kultit orthodhoks, duke filluar nga<\/p>\n<p>shekulli i 10-t\u00eb, 11-t\u00eb dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi deri n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb, 19-t\u00eb, kan\u00eb interier\u00eb m\u00eb t\u00eb pasur. Afresket dhe ikonostaset n\u00eb objektet e kultit kishtar orthodhoks gjenden me shumic\u00eb, inte- rieret e kishave orthodhokse jan\u00eb t\u00eb ngarkuara me ornamente t\u00eb dekoracionit dhe t\u00eb artit. Por nj\u00eb tendenc\u00eb indiference ndaj objekteve t\u00eb kultit orthodhoks vihet re, kryesisht nga organet e shtetit. Nuk mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb drejtuar fes\u00eb, ose llojit t\u00eb fes\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto objekte, por q\u00eb deri diku ndihet nj\u00eb indife- rentiz\u00ebm.<\/p>\n<p>DW: Mendoni se kjo pjes\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, \u00ebsht\u00eb e rrezikuar?<\/p>\n<p>Stratob\u00ebrdha: Ne humbasim identitetin. Nuk e di, kujt i intereson, q\u00eb objektet e kultit or- thodhoks t\u00eb lihen n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit dhe t\u00eb d\u00ebm- tohen. Nd\u00ebrsa dikujt nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje, sepse ndoshta nuk i ndien, ose i ndien shum\u00eb larg k\u00ebto objekte kulti t\u00eb besimit orthodhoks. Por un\u00eb me- ndoj, se nuk duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin, se k\u00ebto i p\u00ebrkasin nj\u00eb besimi dhe un\u00eb jam i nj\u00eb besimi tjet\u00ebr dhe nuk m\u00eb interesojn\u00eb, edhe n\u00ebse prishen. Ato jan\u00eb trash\u00ebgimi e kombit shqiptar, e popullit shqiptar dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb ekzistojn\u00eb, zhduket nj\u00eb histori shum\u00eb e madhe prej gati 1500 vjet\u00ebsh, n\u00eb mos edhe m\u00eb tep\u00ebr. Kjo mund t\u00eb lidhet me shum\u00eb q\u00ebllime, ose me shum\u00eb interesa t\u00eb ndry- shme, por edhe ndoshta me at\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt dhe qeverit\u00eb, q\u00eb kan\u00eb drejtuar n\u00eb k\u00ebto vite, e shohin tendenc\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfitimet e shpejta dhe interesat monetare financiare dhe nuk e shohin n\u00eb p\u00ebrfitimin dhe ngritjen e turizmit kulturor mbi trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, t\u00eb turizmit t\u00eb prezantimit t\u00eb identitetit t\u00eb popullit shqiptar me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre monumenteve. K\u00ebto monumente po i humbim dita-dit\u00ebs. Kemi humbur nj\u00eb sasi t\u00eb madhe t\u00eb artit t\u00eb k\u00ebtyre monumenteve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vjedhjeve nuk po restaurohen m\u00eb. Kemi dhjet\u00ebra kisha, dhjet\u00ebra objekte, q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb. Jan\u00eb n\u00eb lista, por nuk ekzistojn\u00eb fizikisht. Kjo po humb dhe pas ca vjet\u00ebsh ndoshta nuk do t\u00eb kemi m\u00eb t\u00eb tilla, si\u00e7 nuk kemi m\u00eb ikonostase n\u00eb fu- sh\u00ebn e Myzeqes\u00eb. Atje jan\u00eb vjedhur t\u00eb pakt\u00ebn mbi 14 kisha dhe n\u00eb to nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb ikonostase, nuk ekziston m\u00eb asnj\u00eb element i brendsh\u00ebm i in- terierit kishtar, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt ne nuk do t\u00eb kemi m\u00eb asgj\u00eb, nuk do t\u00eb kemi \u00e7far\u00eb t\u2019u tregojm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe as me \u00e7far\u00eb t\u00eb krenohemi. Ky destinacion duket se \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Do na ngelen vet\u00ebm fortifikimet militare, vet\u00ebm kalat\u00eb, k\u00ebshtjellat, q\u00eb edhe ata po rr\u00ebnohen, se nuk kemi mund\u00ebsi t\u2019i mbajm\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb tra- sh\u00ebgimia kulturore \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje shum\u00eb t\u00eb madhe dhe e ardhmja e saj vihet n\u00eb dyshim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Mars 2013.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"3 (243)","viti":"2013","muaji":"Mars","muaji_numer":"3","dita":"","faqet":"[1, 2]","fjale_kyce":"[\"TRASH\u00cbGIMI\", \"PAMBROJTUR\"]","permbledhje":"Material nga Mars 2013.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11331],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89621","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11331","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>TRASH\u00cbGIMI E PAMBROJTUR - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89621\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/\",\"name\":\"TRASH\u00cbGIMI E PAMBROJTUR - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:46:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Trash\u00ebgimi e pambrojtur\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"TRASH\u00cbGIMI E PAMBROJTUR - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89621","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/","name":"TRASH\u00cbGIMI E PAMBROJTUR - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:46:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/trashegimi-e-pambrojtur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Trash\u00ebgimi e pambrojtur"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89621"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89621"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89621"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}