{"id":89573,"date":"2026-06-01T07:45:54","date_gmt":"2026-06-01T05:45:54","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/"},"modified":"2026-06-01T07:45:54","modified_gmt":"2026-06-01T05:45:54","slug":"nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/","title":{"rendered":"Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ"},"content":{"rendered":"<p>Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr<br \/>\npap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ<br \/>\n\u201cDeklaratap\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb ardhmen e liris\u00eb fetare n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Nga Dom. Gjergj Meta<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb nj\u00eb lloj nacionalizmi dylek\u00ebsh i p\u00ebrhapur nd\u00ebr disa shqip- tar\u00eb m\u00eb shkakton neveri, por asnj\u00eb- her\u00eb sa n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb 2012-\u00ebs, kur u sulmua Kryepeshkopi i Ki- sh\u00ebs Ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fort- lumturia e Tij Anastasios Janullatos, nga eksponent\u00ebt e Aleanc\u00ebs Kuqezi.<\/p>\n<p>Prej koh\u00ebsh ai sulmohet. Sigu- risht, nuk jam un\u00eb personi m\u00eb i p\u00ebr- shtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb apologjin\u00eb Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij, dhe nuk kam nd\u00ebr mend t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim. S\u00eb pari, vet\u00eb puna dhe ve- primtaria e tij jan\u00eb apologjia m\u00eb e mir\u00eb, e s\u00eb dyti, ka edhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sikurse tashm\u00eb kan\u00eb vepruar klerik\u00ebt e Kish\u00ebs Ortodokse, q\u00eb e njohin mir\u00eb dhe kan\u00eb punuar prej vitesh af\u00ebr tij. Ajo q\u00eb m\u00eb irritoi ishte di\u00e7ka tjet\u00ebr, q\u00eb do mundohem ta shpjegoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebsisoj deklaratash e n\u00eb le- tr\u00ebn drejtuar Presidentit t\u00eb Republi- k\u00ebs nga ana e Aleanc\u00ebs Kuqezi, p\u00ebr t\u00ebrheqjen e titullit \u201cGjergj Kastrioti- Sk\u00ebnderbeu\u201d Kryepeshkopit t\u00eb Ki- sh\u00ebs Ortodokse, preken themelet e liris\u00eb fetare n\u00eb vend, q\u00eb jan\u00eb baza e \u00e7do lloj lirie tjet\u00ebr, pasi kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me lirin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb tregojn\u00eb paburrni, pasi nj\u00eb gj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nuk kthehet mbrapsht, s\u00eb paku n\u00eb tradit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptare, k\u00ebto deklaratat totalisht t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme krijojn\u00eb precedent\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb marr\u00eb- dh\u00ebnien e politik\u00ebs me besimin fetar n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje kur politika k\u00ebrkon t\u00eb t\u00eb jap\u00eb edhe leksione administrimi t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Ki- sh\u00ebs, apo leksione ekleziologjie apo teologjie, \u00ebsht\u00eb si t\u00eb th\u00ebrras\u00ebsh nj\u00eb lop\u00e7ar e t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr astrofizik\u00ebn ve- t\u00ebm sepse ka par\u00eb yjet nat\u00ebn. Patu- rp\u00ebsia dhe pafytyr\u00ebsia shtyhen deri aty sa k\u00ebrkohet z\u00ebvend\u00ebsimi i Kryepeshkopit me nj\u00eb prift shqiptar duke nxitur k\u00ebsisoj edhe besimtar\u00ebt kun- d\u00ebr hierarkut t\u00eb tyre. Kush nuk e ka t\u00eb qart\u00eb natyr\u00ebn universale dhe unitare t\u00eb Kish\u00ebs, q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb thelbin e saj dogmatik dhe teologjik, sigurisht q\u00eb del me k\u00ebshtu dekla- ratash t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj logjike t\u00eb nxitur nga t\u00eb tilla deklarata i bie q\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se gjysma e episkopatit kato- lik duhet t\u00eb ik\u00eb, po ashtu dhe pasto- r\u00ebt protestant\u00eb amerikan\u00eb, gjerma- n\u00eb apo anglez\u00eb q\u00eb kan\u00eb themeluar komunitete e i drejtojn\u00eb ende sot n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230; T\u00eb imagjinojm\u00eb pak se \u00e7fa- r\u00eb b\u00ebn nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb me nj\u00eb men- d\u00ebsi t\u00eb till\u00eb sikur, larg qoft\u00eb, t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet. Po \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb sikur n\u00eb Itali m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb a shtat\u00eb prift\u00ebrinj katolik\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb njoh un\u00eb e q\u00eb drejtojn\u00eb komunitete italiane t\u00eb largoheshin prej shtetit apo prej besimtar\u00ebve t\u00eb atjesh\u00ebm vet\u00ebm sepse jan\u00eb shqipta- r\u00eb? A do ishte ksenofobi kjo? Po n\u00eb USA, kujan\u00eb disa meshtar\u00eb katolik\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb drejtojn\u00eb komunitete amerikane p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb drejtojn\u00eb komunitetet e diaspor\u00ebs shqiptare? E \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00eb- n\u00eb Janullatosit shkojn\u00eb e ndjekin mesh\u00ebn e Krishtlindjes n\u00eb nj\u00eb ba- shk\u00ebsi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashkim me Kish\u00ebn Ortodokse Shqiptare. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb e njohur nga gjith\u00eb shqip- tar\u00ebt ortodoks\u00eb brenda e jasht\u00eb ve- ndit, nga vet\u00eb Patriarkana e Stam- bollit, nga Patriarkanat e tjera, nga Shteti shqiptar, nga komunitetet e tjera fetare n\u00eb vend dhe e udh\u00ebhequr n\u00eb thelbin e saj, jo sipas statutesh q\u00eb shkojn\u00eb e vijn\u00eb, por sipas Kanoneve t\u00eb Kish\u00ebs Lindore e Et\u00ebrve t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb jan\u00eb dymij\u00ebvje\u00e7are. Dukeub\u00ebr\u00eb pal\u00eb e nj\u00eb problemi t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse nxitet p\u00ebr\u00e7arja e besimtar\u00ebve e kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr p\u00ebr t\u2019u ndjekur penalisht.<\/p>\n<p>Kisha (katolike, ortodokse, lindore apo per\u00ebndimore qoft\u00eb) nuk<\/p>\n<p>ka n\u00eb themel t\u00eb vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj jan\u00eb ipeshkvijt\u00eb, d.m.th. mbik\u00ebqyr\u00ebsit, q\u00eb aty jan\u00eb p\u00ebr vullnet t\u00eb Hyjit. N\u00eb Ki- sh\u00eb demokracia nuk funksionon si n\u00eb Parlament apo n\u00eb politik\u00eb, pasi pjes\u00ebmarrja e popullit dhe e vullnetit t\u00eb tij n\u00eb vendimet e Kish\u00ebs nuk mund t\u00eb anashkaloj\u00eb edhe nj\u00eb element tje- t\u00ebr thelb\u00ebsor dhe q\u00eb i jep form\u00eb krejt jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai frymor e m\u2019an\u00eb tjet\u00ebr aspektin hierarkik e institucional. Nuk ka t\u00eb drejt\u00eb askush t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shpalljen shenjt t\u00eb dikujt, n\u00ebse nuk i p\u00ebrket nj\u00eb grigje t\u00eb ca- ktuar, por edhe kur i p\u00ebrket duhet t\u00eb b\u00ebhet sipas rregullave. Kush \u00ebsht\u00eb kjo far\u00eb aleance q\u00eb i k\u00ebrkon Kryepeshkopit shenjt\u00ebrimin e nj\u00eb prifti p\u00ebr sa patriot apo i zoti na pas- k\u00ebsh qen\u00eb ky? Me \u00e7\u2019t\u00eb drejt\u00eb e nisur nga \u00e7far\u00eb parimesh? D\u00ebshira e mi- r\u00eb? Ajo thjesht thuhet, por nuk m\u00eb- tohet. E drejta? Cila e drejt\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb shkruar? Vet\u00ebm besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb, por dhe ata sipas rregu- llave, mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb pun\u00ebt e nj\u00eb bashk\u00ebsie fetare e cila funksionon me rregullat e saja dhe, n\u00eb territorin e Shqip\u00ebri- s\u00eb, edhe me marr\u00ebveshjet e nd\u00ebrsje- lla t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb me shtetin shqiptar. Nuk mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Aleanca Kuq- ezi fonde Kryepeshkopit Janullatos p\u00ebr kish\u00ebn e Elbasanit apo p\u00ebr \u00e7do kish\u00eb tjet\u00ebr, sepse n\u00eb nenin 10 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb thuhet se \u201cBashk\u00ebsit\u00eb fetare ^kan\u00eb pavar\u00ebsi n\u00eb administrimin e pasurive t\u00eb tyre sipas parimeve, rregullave e kano- neve t\u00eb tyre&#8230;\u201d. Precedent i krijuar nga k\u00ebto deklarata p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rre-<\/p>\n<p>zikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e liris\u00eb fetare n\u00eb vendin ton\u00eb dhe autonomin\u00eb e dy rendeve, atij fetar e atij politik. Askush nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb funksionimin e brend- sh\u00ebm t\u00eb komuniteteve fetare, apo t\u00eb nxis\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj t\u00eb rebelohen kund\u00ebr hierarkis\u00eb. Kishat funksio- nojn\u00eb me rregulla t\u00eb qarta q\u00eb jan\u00eb fark\u00ebtuar nd\u00ebr shekuj e nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aspak me rregullat e l\u00ebvi- zjeve ideologjike.<\/p>\n<p>&#8230;Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare n\u00eb vend n\u00eb k\u00ebto vite nuk mund t\u00eb mos d\u00ebshmoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb krer\u00ebve fetar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Ko\u00e7i e tani Selim Mu\u00e7a e duke va- zhduar, me Fortlumturin\u00eb e Tij Janullatos, Imzot Pelushin etj., me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirdit\u00ebn, Imzot Massafr\u00ebn dhe ipe- shkvijt\u00eb e tjer\u00eb katolik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb shembull i pun\u00ebs s\u00eb pareshtur e me p\u00ebrkushtim n\u00eb ko- munitetet e tyre e po ashtu nj\u00eb shem- bull se si n\u00eb momente t\u00eb v\u00ebshtira kan\u00eb ditur t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr- balluar situata t\u00eb ve\u00e7anta. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fjala vet\u00ebm t\u00eb ruhet figura e nj\u00eb kleriku ortodoks, por e t\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj feje apo race ato qofshin, por sido- mos t\u00eb ruhet autonomia e nd\u00ebrsje- ll\u00eb e institucioneve fetare dhe atyre shtet\u00ebrore apo politike&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Janar 2013.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"1 (241)","viti":"2013","muaji":"Janar","muaji_numer":"1","dita":"","faqet":"[4]","fjale_kyce":"[\"mund\", \"heshtet\", \"kund\u00ebr\", \"pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb\"]","permbledhje":"Material nga Janar 2013.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11331],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89573","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11331","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89573\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/\",\"name\":\"Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:45:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89573","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/","name":"Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:45:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/nuk-mund-te-heshtet-kunder-papergjegjshmerise-se-akz\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nuk mund t\u00eb heshtet kund\u00ebr pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb AKZ"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89573"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89573"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89573"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}