{"id":89490,"date":"2026-06-01T07:44:20","date_gmt":"2026-06-01T05:44:20","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/"},"modified":"2026-06-01T07:44:20","modified_gmt":"2026-06-01T05:44:20","slug":"per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/","title":{"rendered":"P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt pa p\u00ebrjashtim duhet t\u00eb pendohen n\u00ebse duan t\u00eb shp\u00ebtohen. Por si duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim v\u00ebrtet i sinqert\u00eb? Shum\u00eb nuk e din\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ja p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb fla- sim m\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Do t\u00eb ekzami- nojm\u00eb tri pjes\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimit:<\/p>\n<p>\u2022 \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb para rr\u00ebfimit?<\/p>\n<p>\u2022 \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kur jemi me rr\u00ebfyesin?<\/p>\n<p>\u2022 \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pasi largohemi nga rr\u00ebfimi?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb para rr\u00ebfimit?<\/p>\n<p>I pari dhe i fundit nga apostujt e Krishtit m\u00eb- katuan r\u00ebnd\u00eb. Petroja mohoi Krishtin, Juda e tradhtoi. Por Petroja u fal dhe Juda humbi. Pe- troja iu rikthye dinjitetit apostolik, nd\u00ebrsa d\u00ebnimi i koh\u00ebs peshon mbi Jud\u00ebn. \u00c7far\u00eb e shp\u00ebtoi Pe- tron dhe \u00e7far\u00eb e shkat\u00ebrroi Jud\u00ebn? \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ai? T\u00eb rr\u00ebfente m\u00ebkatin e tij pasi e b\u00ebri? Ai u rr\u00ebfye n\u00eb \u00e7astin kur shkoi te skrib\u00ebt e te Pleqt\u00eb duke iu th\u00ebn\u00eb: \u201cM\u00ebkatova duke dh\u00eb- n\u00eb n\u00eb vdekje nj\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm.\u201d Dhe Juda i ho- dhi 30 monedhat e argjendta n\u00eb tempull. Por a ishte e mjaftueshme? P\u00ebr fat t\u00eb keq jo! Nj\u00eb rr\u00eb- fim i m\u00ebkateve (ose nj\u00eb pohim) nuk shp\u00ebton. Nj\u00eb zem\u00ebr e thyer dhe e p\u00ebrulur duhet t\u00eb shkoj\u00eb paralelisht me nj\u00eb besim t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb hirin e Per\u00eb- ndis\u00eb. Juda u d\u00ebshp\u00ebrua p\u00ebr shp\u00ebtimin e tij, pra- ndaj humbi pas k\u00ebtij pohimi q\u00eb b\u00ebri. U varr n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb dhe shpirti shkoi n\u00eb torturat e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>Petroja nuk veproi k\u00ebshtu. N\u00eb oborrin e Ka- jaf\u00ebs, e mohoi tri her\u00eb Krishtin, M\u00ebsuesin dhe Mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsin: \u201cNuk e njoh k\u00ebt\u00eb njeri\u201d (Matth. 26.74). Megjithat\u00eb, gjat\u00eb mohimit t\u00eb tret\u00eb, kur d\u00ebgjoi gjelin t\u00eb k\u00ebndonte, iu kujtuan fjal\u00ebt e Krishtit, u nd\u00ebrgjegj\u00ebsua p\u00ebr m\u00ebkatin e tij dhe u p\u00ebrul n\u00eb zem\u00ebr. Doli nga kopshti, braktisi shoq\u00eb- rin\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Kryepriftit dhe ajo q\u00eb ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, ai derdhi lot hidh\u00ebrimi, lot t\u00eb sinqert\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duke shprehur k\u00ebshtu nj\u00eb pendim t\u00eb thell\u00eb. Sipas Tradit\u00ebs, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, sa her\u00eb q\u00eb d\u00ebgjonte gjelin t\u00eb k\u00ebndonte, Petros i kujtohej m\u00ebkati q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe prej syve i buronin rr\u00ebke lot\u00ebsh. Petroja nuk u d\u00ebsh- p\u00ebrua, por besoi n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn hyjnore dhe u shp\u00ebtua.<\/p>\n<p>Petroja na jep nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr jet\u00ebn: t\u00eb kthehe- mi s\u00ebrish te Per\u00ebndia pasi ram\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat. Besimi n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn hyjnore e nxjerr jasht\u00eb d\u00ebsh- p\u00ebrimin. Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb dashuri. Sado i r\u00ebnd\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00ebkati yn\u00eb, Ai e fal, vet\u00ebm ne duhet t\u00eb pendohemi me gjith\u00eb zem\u00ebr. D\u00ebshp\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr dhe triumf i demonit n\u00eb zemr\u00ebn e njeriut. Le t\u00eb imitojm\u00eb sh\u00ebn Petron n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt. Kur u nd\u00ebrgjegj\u00ebsua p\u00ebr m\u00ebkatin e tij, e braktisi menj\u00ebher\u00eb oborrin e mallkuar t\u00eb Kryepriftit, atje ku kishte mohuar Krishtin. Edhe ti, v\u00eblla e mot\u00ebr, n\u00ebse do t\u00eb rr\u00ebfesh e t\u00eb kthehesh te Per\u00ebndia, braktisi vendet e mallkuara t\u00eb m\u00ebkatit ku ke<\/p>\n<p>banuar deri m\u00eb tani dhe ku ke mohuar Krishtin, jo tri her\u00eb, por tridhjet\u00eb e tri her\u00eb. Dil prej andej me trup, zem\u00ebr dhe shpirt. Petroja i braktisi edhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Kryepriftit. Ti gjithashtu, braktise miq\u00ebsin\u00eb me ata q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00ebkatin ose q\u00eb t\u00eb shtyjn\u00eb n\u00eb tundim. Morali m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sjelljen e apostullit t\u00eb penduar \u00ebsht\u00eb ky: kur Petroja ishte vet\u00ebm, iu rikthye vetes. P\u00ebrjetoi terrorin e m\u00ebkatit t\u00eb tij dhe qau hidhur duke vu- ajtur. Kur shkon t\u00eb rr\u00ebfehesh, mos shko n\u00eb mister pa nj\u00eb parap\u00ebrgatitje paraprake.<\/p>\n<p>Fillimisht largohu nga zhurmat e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebr- ditshme. L\u00ebr pas \u00e7do lloj meraku, mblidh veten, mendjen, zemr\u00ebn, thuaj nj\u00eb lutje t\u00eb shkurt\u00ebr, nga thell\u00ebsia e zemr\u00ebs. Kujto m\u00ebkatet e tua dhe shkruaji n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i ha- rrosh. Ruaj vet\u00ebdijen e papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs sate para rr\u00ebfimit. Kujto dhjet\u00eb urdh\u00ebrimet, shqyrto ato q\u00eb ke shkelur, ekzamino nd\u00ebrgjegjen t\u00ebnde, qaj p\u00ebr r\u00ebnien dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje shko tek ati. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kesh nd\u00ebrgjegjen se do t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb falje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. \u201c Zemr\u00ebn e thyer e t\u00eb p\u00ebrulur Per\u00ebndia nuk do ta p\u00ebrbuz\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb vajtosh p\u00ebr m\u00ebkatet e tua, t\u00eb ndjesh nj\u00eb pendim t\u00eb sinqert\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme n\u00ebse d\u00eb- shiron t\u00eb falesh nga Per\u00ebndia. Sh\u00ebn Isaak Siriani thot\u00eb se Per\u00ebndia e pranon dhimbjen e pendimit ton\u00eb si nj\u00eb blat\u00eb pendimi. Ja pra \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb para se t\u00eb shkojm\u00eb tek ati p\u00ebr t\u2019u rr\u00ebfyer. Rr\u00ebfimi paraprihet nga nj\u00eb lutje personale n\u00eb heshtje dhe n\u00eb vetmi, lutje pendimi e shoq\u00ebruar me nj\u00eb ekzaminim serioz i fyerjeve q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ndaj Per\u00ebndis\u00eb; me nj\u00eb keqardhje p\u00ebr fajet dhe me nj\u00eb vendim t\u00eb fort\u00eb se m\u00eb hirin e Per\u00ebndis\u00eb do sh\u00ebrohesh.\u201d<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kur jemi me rr\u00ebfyesin?<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rr\u00ebfimit, dep\u00ebrto n\u00eb infermierin\u00eb e Krishtit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb mjeku. Vet\u00ebm Ai mund t\u00eb jap\u00eb ose t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb, t\u00eb gjykoj\u00eb, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb apo t\u00eb fal\u00eb. Prifti \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb d\u00ebshmitar dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Per\u00ebndis\u00eb. Ja tek je m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, para priftit dhe padukurisht para Krishtit. Ti afrohesh me druajtje dhe duke u dridhur para misterit t\u00eb madh t\u00eb pastrimit. Prifti d\u00ebgjon rr\u00ebfi-<\/p>\n<p>min t\u00ebnd, por Per\u00ebndia e pranon. Prifti cakton mjekimet, por Per\u00ebndia kryen mrekullin\u00eb e rip\u00ebr- t\u00ebritjes shpirt\u00ebrore. Si i krishter\u00eb, ji i nd\u00ebrgjegj- sh\u00ebm se si do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpjekja jote. N\u00eb vazh- dim, p\u00ebr shkak t\u00eb pakujdesis\u00eb, t\u00eb neglizhenc\u00ebs, t\u00eb padijes ose t\u00eb frik\u00ebs, mund t\u00eb mos sh\u00ebrohesh. N\u00ebse i ke frik\u00eb Per\u00ebndis\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mos ki frik\u00eb t\u00eb rr\u00ebfesh m\u00ebkatet e tua. Gjykat\u00ebsi p\u00ebrpara t\u00eb Cilit je \u00ebsht\u00eb pafund\u00ebsisht i m\u00ebshirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi t\u00eb b\u00ebhet pa turp.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00eb, jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb hipokrizi farisiane. Jemi si ata jasht\u00eb nuk tregohemi ata q\u00eb jemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Duam q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr personin ton\u00eb. I fshehim pra t\u00eb metat. Edhe n\u00ebse nuk kemi asnj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb spikatur, ne l\u00ebvdohemi me virtyte imagjinare. Dhe a nuk e g\u00eb- njejm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin k\u00ebshtu? Nuk e \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb paraqitesh si m\u00ebkatar para priftit. Kemi turp t\u00eb tregojm\u00eb t\u00eb metat tona. Por si do t\u00eb sh\u00ebrohemi kur e fshehim s\u00ebmundjen ton\u00eb? E heqim turpin kur shkojm\u00eb te mjeku, e k\u00ebshtu kujdesemi p\u00ebr sh\u00ebrimin e trupit. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse kemi turp t\u00eb rr\u00ebfejm\u00eb fajet te prifti? A nuk e kuptojm\u00eb se ky turp b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb? Le t\u00eb kemi turp n\u00eb \u00e7astin kur m\u00ebkatojm\u00eb dhe jo kur rr\u00ebfehemi. Per\u00ebndia e lidh turpin me m\u00ebkatin. T\u00eb mos e d\u00ebgjojm\u00eb demonin q\u00eb prish urdhrin hyjnor dhe frym\u00ebzon turpin gjat\u00eb rr\u00ebfimit. Nj\u00eb dit\u00eb, kur Sokrati sh\u00ebtiste n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Athin\u00ebs, pa nj\u00eb nga student\u00ebt e tij t\u00eb dilte nga sht\u00ebpia e nj\u00eb gruaje t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb. Djaloshi u mbulua me turp kur pa m\u00ebsuesin ta shikonte, por u largua shpejt p\u00ebr t\u2019u fshehur. \u201cDjalosh\u201d, i tha Sokrati, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb turp t\u00eb dal\u00ebsh nga kjo sht\u00ebpi, turp \u00ebsht\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh atje.\u201d K\u00ebshtu Krishti na fton t\u00eb mos kemi turp t\u00eb zbulojm\u00eb m\u00ebkatet n\u00eb rr\u00ebfim, por t\u00eb kemi turp kur i mbajm\u00eb ato brenda, t\u00eb fshehura. Sh\u00ebn Vasili i Madh thot\u00eb se m\u00ebkati i fshehur me vet\u00ebdije e helmon fatalisht shpirtin e m\u00ebka- tarit. Si mund t\u00eb sh\u00ebrohet nj\u00eb s\u00ebmundje n\u00ebse ia fshehim mjekut?<\/p>\n<p>Le t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb pra t\u00eb rr\u00ebfehemi me guxim. Rr\u00ebfimi i m\u00ebkateve k\u00ebrkon thjesht\u00ebsi. Pendim- tari nuk ka pse t\u00eb ket\u00eb turp. Prifti q\u00eb d\u00ebgjon rr\u00eb- fimin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkatar si ai dhe q\u00eb e di mir\u00eb k\u00eb- t\u00eb. \u201cFunksioni i atit nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb, por t\u00eb ket\u00eb dhembshuri, t\u00eb nd\u00ebrmjetoj\u00eb, t\u00eb fal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, t\u00eb caktoj\u00eb mjekimet q\u00eb do ndihmojn\u00eb p\u00ebr kthimin e birit.\u201d Na kujton Trebnik. Ai q\u00eb rr\u00ebfe- het nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga pesha e m\u00ebkate- ve. Kusari u fal. Petroja q\u00eb mohoi Krishtin u fal. Ai nuk duhet t\u2019i druhet rr\u00ebfyesit edhe n\u00ebse ky i fundit \u00ebsht\u00eb i ashp\u00ebr dhe i sert\u00eb. Ndodh q\u00eb p\u00ebru- l\u00ebsia, sinqeriteti, thjesht\u00ebsia n\u00eb rr\u00ebfim prek edhe vet\u00eb at\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb ngarkuar t\u00eb fal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit. Shpesh vullneti i birit p\u00ebr t\u2019u bindur e nxit rr\u00ebfyesin n\u00eb urt\u00ebsi dhe n\u00eb kujdes.<\/p>\n<p>Nga Arkimandrit Serafim Aleksiev P\u00ebrktheu Eleni Pani<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Tetor 2012.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"10 (237)","viti":"2012","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[10]","fjale_kyce":"[\"rr\u00ebfim\", \"gjall\u00eb\", \"shp\u00ebtues\"]","permbledhje":"Material nga Tetor 2012.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11330],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89490","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11330","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89490\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/\",\"name\":\"P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:44:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89490","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/","name":"P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:44:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/per-nje-rrefim-te-gjalle-e-shpetues\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebr nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjall\u00eb e shp\u00ebtues"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89490","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89490"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89490"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89490"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}