{"id":89462,"date":"2026-06-01T07:43:47","date_gmt":"2026-06-01T05:43:47","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/"},"modified":"2026-06-01T07:43:47","modified_gmt":"2026-06-01T05:43:47","slug":"rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/","title":{"rendered":"Rinia Orthodhokse n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012)"},"content":{"rendered":"<p>Rinia Orthodhokse<\/p>\n<p>n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\n(1992-2012)<\/p>\n<p>t Asti, Episkopi i Bylisit<\/p>\n<p>20-vjetori i Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb festojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrvjetorin e rilindjes s\u00eb Rinis\u00eb Orthodhokse. Kryepiskopi Anastas, rind\u00ebrtuesi dhe riorganizuesi i k\u00ebsaj Kishe t\u00eb shum\u00ebvuajtur, tregoi v\u00ebmendje dhe kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb rinia t\u00eb mos ishte vet\u00ebm e ardhmja, por edhe tashmja e saj. Ai e orientoi, e drejtoi dhe e mb\u00ebshteti shpirt\u00ebrisht e financiarisht, t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn, veprimtarin\u00eb dhe organizimin e rinis\u00eb drejt q\u00ebllimit t\u00eb bashkimit dhe pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Trupin e Krishtit, duke e mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr parime: rritja n\u00eb Krishtin, miq\u00ebsia, d\u00ebshmia dhe sh\u00ebrbimi. T\u00eb rinjt\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb jetonin, t\u00eb predikonin e t\u00eb sh\u00ebrbenin si \u201cBijt\u00eb e Drit\u00ebs\u201d (Efes.5:8), ashtu si\u00e7 mor\u00ebn edhe emrin.<\/p>\n<p>Rinia Orthodhokse p\u00ebrjetoi dhe p\u00ebrjeton g\u00ebzimin e besimit t\u00eb krishter\u00eb si besim personal, t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb vullnetsh\u00ebm, por edhe si vazhdim ose rikthim n\u00eb besimin e paraardh\u00ebsve. Besim q\u00eb e rilindi n\u00eb Krishtin, q\u00eb i jep kuptim dhe dashuri jet\u00ebs, besim q\u00eb b\u00ebn ndryshime n\u00eb jet\u00ebn personale, por edhe n\u00eb at\u00eb komunitare e sociale. Be- sim q\u00eb ofron jet\u00eb dhe vizion t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rinia Orthodhokse, kjo forc\u00eb e madhe e Ki- sh\u00ebs son\u00eb, p\u00ebrjetoi fuqish\u00ebm k\u00ebt\u00eb jet\u00eb t\u00eb re me Zotin, duke kontribuuar me dinamizmin e vet n\u00eb ringritjen nga g\u00ebrmadhat e shkat\u00ebrrimit dhe persekutimit shum\u00ebvje\u00e7ar ateist-komunist dhe duke organizuar n\u00eb vazhdim jet\u00ebn e saj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin me kuadrot e dal\u00eb prej gjirit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrjetim, gjithsecili ndien dhe kupton se t\u00eb k\u00ebrkosh q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb t\u00ebnde Zotin dhe t\u00eb jetosh me T\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bekim i madh nga vet\u00eb Ai, gj\u00eb e cila solli ringritjen dhe ritheme- limin e jet\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb orthodhokse.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kujtojm\u00eb&#8230;<br \/>\nDuhet t\u00eb kujtojm\u00eb se nuk jemi shum\u00eb larg<br \/>\nnga p\u00ebrmbysja e sistemit totalitar ateist-komunist,<br \/>\ni cili p\u00ebr 45 vjet indoktrinoi n\u00eb thell\u00ebsi breza t\u00eb<br \/>\nt\u00ebr\u00eb, individ\u00eb dhe familje, me parimet e mos-<br \/>\nekzistenc\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb e t\u00eb mosbesimit t\u00eb<br \/>\nparimeve hyjnore, si edhe reklamimin e m\u00ebnyr\u00ebs<br \/>\ns\u00eb jetes\u00ebs ateiste-komuniste. Paralelisht mbylli<br \/>\ne shkat\u00ebrroi institucionet fetare dhe nd\u00ebrtesat e<br \/>\ntyre (kishat dhe xhamit\u00eb), p\u00ebrqeshi dhe posht\u00ebroi<br \/>\nfigur\u00ebn e klerik\u00ebve e t\u00eb besimtar\u00ebve, po k\u00ebshtu<br \/>\nndaloi ushtrimin e veprimtaris\u00eb adhuruese e<br \/>\npredikuese t\u00eb tyre, dhe n\u00eb vazhdim izoloi, perse-<br \/>\nkutoi, shkat\u00ebrroi e vrau ata q\u00eb guxonin t\u00eb shfaq-<br \/>\nnin e t\u00eb predikonin besimin e tyre fetar. Shoq\u00ebria,<br \/>\nfamilja dhe rinia e viteve t\u00eb para t\u00eb liris\u00eb e demo-<br \/>\nkracis\u00eb (1992 e n\u00eb vazhdim), ishte brumosur,<br \/>\narsimuar dhe edukuar me k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi, gjurm\u00ebt<br \/>\ne s\u00eb cil\u00ebs i hasim edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb rea-<br \/>\nlitetin shqiptar.<br \/>\nK\u00ebtij kuadri i shtohet n\u00eb dit\u00ebt e sotme edhe<br \/>\nmosinformimi rreth besimit p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb<br \/>\nsistemin arsimor publik.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebta 20 vjet, me plot p\u00ebrpjekje dhe v\u00ebshtir\u00ebsi, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e donin Per\u00ebndin\u00eb dhe e mor\u00ebn seriozisht jet\u00ebn me T\u00eb, vend\u00ebs edhe miq dashamir\u00ebs t\u00eb huaj orthodhoks\u00eb, ofruan mund\u00ebsit\u00eb dhe mundin e tyre n\u00eb rithemelimin e jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb n\u00eb realitetin shqiptar.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb edhe nd\u00ebrtimi i 150 kishave t\u00eb reja, rikonstruktimi i 160 t\u00eb tjerave, 60 kishave monument kulture, blerja, nd\u00ebrtimi dhe rikonstruksioni i 70 godinave t\u00eb tjera p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme kishtare, sociale, mes tyre dhe i qendrave t\u00eb shumta rinore, i japin mund\u00ebsi Rinis\u00eb Orthodhokse n\u00eb zhvillimin e jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb adhuruese, administrative, sociale e arg\u00ebtuese rinore.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Rritja n\u00eb Krishtin<\/p>\n<p>Kisha p\u00ebrb\u00ebn burimin e njohjes dhe rritjes s\u00eb besimit n\u00eb Krishtin.<\/p>\n<p>Njohja dhe rritja n\u00eb Krishtin u realizua dhe realizohet paralelisht n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes aktive dhe t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb dy drejtime: s\u00eb pari n\u00eb adhurimin hyjnor, dhe s\u00eb dyti, n\u00eb studimin e Besimit ton\u00eb t\u00eb Krishter\u00eb Orthodhoks.<\/p>\n<p>N\u00eb adhurimin hyjnor kjo kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes personale dhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sh\u00ebrbesat kishtare t\u00eb dit\u00ebs (t\u00eb M\u00ebngjesit, t\u00eb Mbr\u00ebmjes, t\u00eb Pasdark\u00ebs etj.), n\u00eb Liturgjit\u00eb Hyjnore t\u00eb t\u00eb dielave dhe dit\u00ebve t\u00eb kremte, si dhe n\u00eb Misteret e Kish\u00ebs (Pag\u00ebzimi, Pendim- Rr\u00ebfimi, Martesa, Bekimi i Vajit [Efqelia], Bekimi i Ujit [Ajazma] etj.).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa njohja e Besimit ton\u00eb Orthodhoks kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet studimit t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe Tradit\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb dy nivele: a) n\u00ebp\u00ebrmjet takimeve t\u00eb p\u00ebr- bashk\u00ebta: t\u00eb katekizmit sistematik, takimeve shpirt\u00ebrore, biblike, referateve, konferencave, si dhe b) n\u00ebp\u00ebrmjet studimit dhe leximit vetjak t\u00eb literatur\u00ebs kishtare, t\u00eb botimeve t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb libra, gazeta \u201cNgjallja\u201d, revistat \u201cKambanat\u201d, \u201cTempulli\u201d, \u201cK\u00ebrkimi\u201d, n\u00eb internet n\u00eb faqen zyrtare www.orthodoxalbania.org, ose n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja t\u00eb Kishave t\u00eb tjera Ortho- dhokse, n\u00eb forume, facebook e blog ortho- dhoks\u00eb, si edhe n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebgjimit t\u00eb emisioneve n\u00eb Radion \u201cNgjallja\u201d Fm 88.5 Hz.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia<\/p>\n<p>Ky besim dhe kjo jet\u00eb me Krishtin solli krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb krishter\u00ebsh q\u00eb ka si baz\u00eb rritjen n\u00eb Krisht. Kjo jet\u00eb nuk solli vet\u00ebm zgjerimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie personale, por edhe krijimin e nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrie dhe t\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetjeje m\u00eb t\u00eb madhe, brenda e jasht\u00eb qytetit e fshatit ku jeton kjo rini.<\/p>\n<p>Kjo lidhje dhe miq\u00ebsi midis t\u00eb krishter\u00ebsh u realizua fillimisht n\u00ebp\u00ebrmjet mbledhjeve t\u00eb t\u00eb rinjve dhe krijimit t\u00eb lidhjeve me rinit\u00eb ortho- dhokse t\u00eb qyteteve dhe fshatrave.<\/p>\n<p>Nga mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme shpirt\u00ebrore, sociale, edukuese e kulturore, u arrit nj\u00eb shoq\u00ebri dhe miq\u00ebsi e krishter\u00eb e organizuar, e cila ofroi dhe ofron mb\u00eb- shtetje mes vet\u00eb t\u00eb rinjve, si n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore ashtu edhe at\u00eb shoq\u00ebrore, madje duke u lidhur akoma edhe m\u00eb ngusht\u00eb, d.m.th. n\u00eb krijimin e familjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Me formimin e grupeve t\u00eb shumta rinore dhe katekiste n\u00eb qytete dhe fshatra u krijua lidhja dhe zgjerimi i miq\u00ebsimit mes tyre n\u00eb nivelin mitropolitan dhe at\u00eb komb\u00ebtar. Kjo u realizua q\u00eb n\u00eb fillim n\u00ebp\u00ebrmjet takimeve, ekskursioneve, pelegrinazheve, shk\u00ebmbimit t\u00eb eksperiencave, konferencave, trajnimeve, kampingjeve t\u00eb p\u00ebr- vitshme verore (nga viti 1995 e n\u00eb vazhdim), festivaleve t\u00eb p\u00ebrvitshme e t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme (nga viti 1998 e n\u00eb vazhdim), veprimtarive sportive, olimpiadave, spartakiadave, dhe viteve t\u00eb fundit edhe n\u00ebp\u00ebrmjet facebook-ve rinore ortho- dhokse n\u00eb internet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe u krijua nj\u00eb shoq\u00ebri dhe miq\u00ebsi q\u00eb vazhdon edhe n\u00eb hapat e m\u00ebtej- sh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore e profesionale, n\u00eb jet\u00ebn martesore e familjare, gjithashtu edhe n\u00eb jet\u00ebn p\u00ebrkushtuar Zotit (katekist\u00eb e klerik\u00eb). Tashm\u00eb t\u00eb rritur n\u00eb mosh\u00eb, me detyra dhe angazhime t\u00eb ndryshme n\u00eb shoq\u00ebri, vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me Zotin, ashtu si\u00e7 nis\u00ebn, n\u00eb forma, ritme e nivele t\u00eb ndryshme, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb familjar\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kish\u00eb rregullisht dhe rriten s\u00eb bashku n\u00eb Krishtin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb miq\u00ebsia e krishter\u00eb u shtri edhe p\u00ebrtej kufijve me v\u00ebllez\u00ebrit e motrat t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit besim n\u00eb Krishtin n\u00ebp\u00ebrmjet vizitave, takimeve dhe konferencave nd\u00ebrkomb\u00ebtare: n\u00eb veprim- tarit\u00eb e Lidhjes Rinore Orthodhokse \u201cSyndes- mos\u201d (nga viti 1993 e n\u00eb vazhdim), t\u00eb asaj orthodhokse ballkanike \u201cBoya\u201d (nga viti 1992 e n\u00eb vazhdim), takimeve me vizitor\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb vendin ton\u00eb nga Greqia, Amerika etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, rinia ofroi ndihm\u00eb me nivelin dhe potencialin e vet n\u00eb bashkimin e t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb rinj rreth Kish\u00ebs, por edhe mes nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia<\/p>\n<p>Rinia Orthodhokse ofroi dhe ofron nj\u00eb kon- tribut t\u00eb madh n\u00eb dh\u00ebnien e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb kri- shter\u00eb orthodhokse n\u00eb komunitetin e saj dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Me zellin e vizionit t\u00eb ri t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb p\u00ebrjetimit t\u00eb k\u00ebtij besimi, si dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb porosis\u00eb s\u00eb Krishtit \u201cShkoni e predikoni\u201d (Mt.28:19) ajo zhvilloi d\u00ebshmin\u00eb e saj kudo q\u00eb ndodhej, si nj\u00eb sh\u00ebrbim apostolik n\u00eb dit\u00ebt e sotme: me takime t\u00eb rregullta dhe spontane,<\/p>\n<p>n\u00eb kisha, n\u00eb rr\u00ebnoja kishash t\u00eb vjetra, n\u00eb sht\u00ebpi besimtar\u00ebsh, n\u00eb biseda mes t\u00eb rinjsh e familja- r\u00ebsh, n\u00eb natyr\u00eb e ambiente shkollore e universi- tare etj.<\/p>\n<p>Kontributi i saj u shtri n\u00eb organizimin dhe ofrimin n\u00eb: a) predikime dhe katekiz\u00ebm; b) shkri- me e botime; c) emisione n\u00eb radion \u201cNgjallja\u201d, por edhe n\u00eb radio e televizione t\u00eb ndryshme; \u00e7) n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb internet (facebook, forume e blog); d) n\u00eb muzik\u00eb, duke ngritur kore p\u00ebr sh\u00ebr- besat kishtare, p\u00ebr festat e krishtera tradicionale (p.sh. kolendrat), por edhe grupe me k\u00ebng\u00eb e valle p\u00ebr aktivitetet e festivalet rinore, duke ri- gjall\u00ebruar k\u00ebshtu edhe tradit\u00ebn kulturore t\u00eb ve- ndit; dh) gjithashtu edhe n\u00ebp\u00ebrmjet arteve t\u00eb tje- ra, mes tyre dhe punimeve artizanale, duke ofru- ar dhe shum\u00ebfishuar simbole t\u00eb krishtera (kryqe, komboskin\u00eb, ikona etj.) n\u00eb dobi t\u00eb fuqizimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e saj predikuan e katekizuan si kle- rik\u00eb, si teolog\u00eb, si katekist\u00eb, por edhe si besimtar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb me arsim dhe profesione t\u00eb ndrysh- me. D\u00ebshmia e tyre iu drejtua t\u00eb papag\u00ebzuarve (katikumen\u00eb) dhe t\u00eb pag\u00ebzuarve, f\u00ebmij\u00ebve, ado-<\/p>\n<p>leshent\u00ebve, student\u00ebve, por edhe t\u00eb rriturve e t\u00eb moshuarve, n\u00eb qytete dhe fshatra, orthodho- ks\u00eb dhe jo orthodhoks\u00eb. Me kontributin e tyre soll\u00ebn n\u00eb Kish\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Saj, edhe familjar\u00ebt, farefisin dhe shoq\u00ebrin\u00eb e tyre. Rinia nuk predikoi vet\u00ebm me fjal\u00eb, por edhe me shembullin dhe jet\u00ebn e saj, duke e shoq\u00ebruar me mendime, me lutje, me pun\u00eb dhe kontribut.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi<\/p>\n<p>Rinia Orthodhokse gjat\u00eb dy dekadave kontribuoi dhe kontribuon duke sh\u00ebrbyer para- lelisht n\u00eb dy drejtime: 1) n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Kish\u00ebs (komunitetit orthodhoks); 2) por edhe n\u00eb sh\u00ebrbime sociale e bamir\u00ebse n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>Rinia Orthodhokse<\/p>\n<p>n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 6-7)<\/p>\n<p>Ajo ndjeu g\u00ebzimin e m\u00ebsimit, t\u00eb kontributit dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit me m\u00eb t\u00eb rriturit n\u00eb pro- gramet e s\u00eb tashmes, por edhe n\u00eb projektet e s\u00eb ardhmes, t\u00eb Kish\u00ebs dhe t\u00eb Rinis\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj ofruan veten e tyre n\u00eb jet\u00ebn p\u00ebrkushtuar Zotit si katekist\u00eb, psalt\u00eb e klerik\u00eb t\u00eb martuar (dhjakon\u00eb, prift\u00ebrinj) apo edhe t\u00eb pamartuar (murgj, hieromonak\u00eb, episkop\u00eb). Detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre preknin \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs: at\u00eb adhuruese, barito- re, katekizuese, predikuese, organizuese, administrative, t\u00eb sh\u00ebrbimit, nd\u00ebrtimit, komunikimit etj. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo rini jetoi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe realitet fjal\u00ebt e Krishtit \u201cT\u00eb korrat jan\u00eb t\u00eb shumta, por pun\u00ebtor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb\u201d (Mt.9:37 dhe Llk.10:2). K\u00ebshtu, ajo kontribuoi n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1\/2 e t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve t\u00eb diplomuar n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d t\u00eb Durr\u00ebsit (1\/2 e 160 klerik\u00ebve dhe 3\/4 e 90 student\u00ebve laik\u00eb [djem e vajza]), duke ofruar gjith\u00eb k\u00ebto vite kontributin dhe mundin e saj p\u00ebr shtimin e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Ungjillit dhe fuqizimin e strukturave kishtare. Kjo shkoll\u00eb p\u00ebrb\u00ebn institu- cionin e vet\u00ebm p\u00ebr krijimin dhe formimin e kua- drove n\u00eb vend me formim dhe edukim teologjik, duke i shtuar dhe i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe si rrjedhoj\u00eb, duke e themeluar, fuqizuar dhe zgjeruar vepr\u00ebn kishtare, predikuese dhe adhuruese n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kontributi i rinis\u00eb vazhdoi edhe me aktivi- zimin dhe pun\u00ebsimin e mjaft an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb rolin e teolog\u00ebve e pedagog\u00ebve n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike (n\u00eb Sh. Vlash t\u00eb Durr\u00ebsit) dhe n\u00eb shkollat e mesme kishtare (Gjirokast\u00ebr dhe Sukth t\u00eb Durr\u00ebsit), si edhe n\u00eb sh\u00ebrbime e detyra n\u00eb administrat\u00ebn kryepiskopale e mitropolitane dhe t\u00eb edukimit t\u00eb krishter\u00eb: t\u00eb Rinis\u00eb, Katekizmit, F\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb Ndihm\u00ebs sociale, Radios \u201cNgjallja\u201d etj. Gjithashtu t\u00eb rinj me profesione t\u00eb ndryshme, ofrojn\u00eb talentet dhe profesionalizmin e tyre si t\u00eb pun\u00ebsuar edhe n\u00eb institucionet e tjera t\u00eb Kish\u00ebs: n\u00eb kopshtet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb (n\u00eb 17 kopshte n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin), n\u00eb shkollat 9-vje\u00e7are (Tiran\u00eb, Durr\u00ebs e Gjirokast\u00ebr), n\u00eb shkollat e mesme kishtare, n\u00eb shkoll\u00ebn teknike profesionale (Mesopotam t\u00eb Delvin\u00ebs), n\u00eb Universitetin \u201cLogos\u201d (Tiran\u00eb), n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike, n\u00eb Institutet e Formimit Profesional (Tiran\u00eb e Gjirokast\u00ebr); n\u00eb qendrat diagnostike (Tiran\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, Lushnj\u00eb, Jergucat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs) etj.<\/p>\n<p>Rinia vazhdon t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbimin e saj vullnetar, social e bamir\u00ebs, t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, pa dallim feje, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare: mb\u00ebshtetje shpirt\u00ebrore e sociale, ndihma ushqimore e veshmbathjeje, dhurim gjaku etj. p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb nevoj\u00eb, t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, njer\u00ebz me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, jetim\u00eb, t\u00eb moshuar, t\u00eb braktisur, me vizita n\u00eb sht\u00ebpi por edhe n\u00eb institu-<\/p>\n<p>cione publike: azile, jetimore, burgje, spitale etj. Krahas tyre rinia ofron kontributin e saj edhe me iniciativa e aktivitete arg\u00ebtuese (p.sh. kampet n\u00eb Kosov\u00eb), kurse t\u00eb ndryshme (gju- h\u00ebsh t\u00eb huaja, muzike, gatimi etj.), por dhe me kujdesin dhe pastrimin e mjedisit n\u00ebp\u00ebr kisha dhe n\u00eb at\u00eb publik.<\/p>\n<p>Strukturat rinore<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb u arsimuan n\u00eb teologji, brenda dhe jasht\u00eb vendit, u b\u00ebn\u00eb n\u00eb vazhdim kuadro t\u00eb Kish\u00ebs, duke vazhduar projektet q\u00eb ngrit\u00ebn drej- tuesit e tyre, duke p\u00ebrdorur jo vet\u00ebm p\u00ebrvoj\u00ebn e m\u00eb t\u00eb rriturve, por edhe frym\u00ebzimin vet\u00eb- krijues. Kjo fuqi rinore orthodhokse dinamike, e organizuar tashm\u00eb n\u00eb struktura specifike t\u00eb kualifikuara (q\u00eb nga viti 1999), me kuadro, projekte dhe programe, n\u00eb rang kryepiskopate dhe mitropolitane, mb\u00ebshteti 52 lidhje rinore q\u00eb ngriti.<\/p>\n<p>Zyrat e Katekizmit, t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve e t\u00eb Rinis\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb misionar rreth nevojave q\u00eb paraqet vepra ungjillore n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2011-2012 k\u00ebto struktura s\u00eb bashku me student\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb Teologjike kryejn\u00eb \u00e7do jav\u00eb katekizmin siste- matik n\u00eb mbi 135 grupe, duke katekizuar k\u00ebshtu mbi 2400 f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj, n\u00eb mbi 90 qendra n\u00eb qytete e fshatra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 ungjill\u00eb-<\/p>\n<p>zimit dhe formimit shpirt\u00ebror, ato kontribuojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet programeve social-edukuese e kul- turore edhe n\u00eb informimin dhe p\u00ebrballimin e problemeve sociale t\u00eb mosh\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse (komu- nikimit, marr\u00ebdh\u00ebnieve, cigares, alkoolit, drog\u00ebs etj.). Po k\u00ebshtu ato p\u00ebrpiqen edhe n\u00eb organizi- min, nxitjen dhe dinamizmin e grupeve t\u00eb f\u00ebmi- j\u00ebve e t\u00eb rinjve, madje edhe n\u00eb ngritjen e grupeve t\u00eb reja dhe koordinimin e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebto struktura n\u00ebp\u00ebrmjet programeve finan- cuese t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs ose edhe t\u00eb Mitropolive ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb (Beratit, Kor\u00e7\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs), si edhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me Zyr\u00ebn e Projekteve dhe Ndihm\u00ebs Sociale t\u00eb Kish\u00ebs (Diakonia Agapes) u p\u00ebrpoq\u00ebn dhe p\u00ebrpiqen t\u00eb sigurojn\u00eb kushtet e p\u00ebrshtatshme t\u00eb funksionimit dhe edukimit t\u00eb Rinis\u00eb Orthodhokse me aktivi- tete, trajnime, iniciativa e projekte vet\u00ebfinancimi, t\u00eb krijimit t\u00eb ambienteve t\u00eb p\u00ebrshtatshme, mobilimit dhe pajisjeve elektrike, elektronike, bibliotekave, veglave muzikore etj.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kjo jet\u00eb rinore m\u00eb Krishtin, e pasuruar dhe e rigjeneruar me p\u00ebrvoja t\u00eb ndryshme p\u00ebr 20 vjet rresht, me t\u00eb rinj t\u00eb mund\u00ebsive dhe aft\u00ebsive t\u00eb ndryshme, vazhdon t\u00eb jet\u00eb sot nj\u00eb forc\u00eb e madhe q\u00eb ofron dinamizmin e vet jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Shtator 2012.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"9 (236)","viti":"2012","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[6, 7, 8]","fjale_kyce":"[\"Rinia\", \"Orthodhokse\", \"20-vjetorin\", \"Ringritjes\", \"Kish\u00ebs\"]","permbledhje":"Material nga Shtator 2012.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11330],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89462","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11330","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rinia Orthodhokse n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89462\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/\",\"name\":\"Rinia Orthodhokse n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:43:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rinia Orthodhokse n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rinia Orthodhokse n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89462","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/","name":"Rinia Orthodhokse n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012) - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:43:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/rinia-orthodhokse-ne-20-vjetorin-e-ringritjes-se-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-1992-2012\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rinia Orthodhokse n\u00eb 20-vjetorin e Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1992-2012)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89462"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89462"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89462"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}