{"id":89402,"date":"2026-06-01T07:42:40","date_gmt":"2026-06-01T05:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/"},"modified":"2026-06-01T07:42:40","modified_gmt":"2026-06-01T05:42:40","slug":"pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/","title":{"rendered":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeu I"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij,<br \/>\nVartholomeu I<\/p>\n<p>Fort i Lumtur Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>Fort i dashur e fort i shtrenjt\u00eb v\u00eblla m\u00eb Krishtin Per\u00ebndi dhe bashk\u00ebmeshatar i Modestis\u00eb son\u00eb, zoti Anastas,<\/p>\n<p>duke p\u00ebrqafuar v\u00ebllaz\u00ebrisht n\u00eb Zotin Fortlumturin\u00eb Tuaj t\u00eb p\u00ebrnderuar, me shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi Ju p\u00ebrsh\u00ebndesim.<\/p>\n<p>Nga ana e Kish\u00ebs M\u00ebm\u00eb e t\u00eb Madhe t\u00eb Krishtit, Patriarkan\u00ebs Ekumenike, dhe t\u00eb Modestis\u00eb son\u00eb personalisht, kemi ndjekur e ndjekim me shum\u00eb admirim vepr\u00ebn kolosale, t\u00eb mundimshme e t\u00eb suksesshme n\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb Fortlumturis\u00eb Suaj fort t\u00eb dashur e fort t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr ne, qysh prej zgjedhjes dhe vendosjes Suaj, me Ndihm\u00eb Hyjnore, fillimisht si Ekzark e m\u00eb pas si Primat i Kish\u00ebs Fort t\u00eb<\/p>\n<p>Shenjt\u00eb Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dikur Bij\u00eb, tani mot\u00ebr fort e shtrenjt\u00eb, e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi paraprak i situat\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas persekutimit t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm antifetar, t\u00eb cilit i ishte n\u00ebnshtruar, ishte mjaft pesimist. Asnj\u00eb Episkop nuk ishte n\u00eb jet\u00eb, nd\u00ebrsa shum\u00eb pak prift\u00ebrinj ishin ende gjall\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e saj ishin t\u00eb shp\u00ebr- ndar\u00eb gjithandej, t\u00eb pakatekizuar, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb papag\u00ebzuar, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar. Kishat &#8211; t\u00eb shkat\u00ebrruara, rr\u00ebnoja ose t\u00eb p\u00ebrdoruara p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera. Manastiret &#8211; inekzistente. Arsimi kishtar &#8211; nj\u00eb kujtim q\u00eb shkaktonte dhimbje.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, brenda nj\u00eb 20-vje\u00e7ari v\u00ebrtet t\u00eb trazuar e vendimtar t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbese dhe bla- timi kryepiskopal t\u00eb Fortlumturis\u00eb Suaj t\u00eb p\u00ebr- nderuar, nj\u00ebz\u00ebri t\u00eb pranuar si flijimtar, Hiri i Shenjt\u00eb bekoi p\u00ebrpjekjet Tuaja, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb send\u00ebrtohet ajo q\u00eb, p\u00ebr njeriun ishte nj\u00eb Ki- sh\u00eb e vdekur, por p\u00ebr ne ngjallje e v\u00ebrtet\u00eb s\u00eb vdekurish e Kish\u00ebs s\u00eb persekutuar Ortho- dhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u201cnga hiri dhe g\u00ebrmadhat q\u00eb la pas persekutimi maniak\u201d. Kisha t\u00eb t\u00ebra iu kthyen adhurimit. Episkop\u00eb dhe prift\u00ebrinj u vendos\u00ebn atje ku ishte e nevoj- shme. U \u00e7el\u00ebn, funksionuan dhe po funksio- nojn\u00eb shkolla kishtare, t\u00eb cilat nxjerrin me sukses kuadro t\u00eb rinj. Mjaft kisha t\u00eb shembura apo t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb shkat\u00ebrruara u rind\u00ebrtuan nga e para n\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb z\u00eb Kisha e re e t\u00ebr\u00eb- hijshme Katedrale e Ngjalljes s\u00eb Krishtit n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga themelet, s\u00eb bashku me gjith\u00eb nd\u00ebrtesat shtes\u00eb, ku po p\u00ebrqendrohen gradualisht t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e Kish\u00ebs Suaj Fort t\u00eb Shenjt\u00eb, ku Kish\u00ebn dhe Kompleksin, kujdesi Juaj i ringriti m\u00eb madh\u00ebshtore se ato t\u00eb shkat\u00ebrruara nga regjimi ateist.<\/p>\n<p>U nd\u00ebrtuan shkolla. Institucione bamir\u00ebsie, spitale, poliklinika dhe qendra sh\u00ebndet\u00ebsore u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullit t\u00eb Shqip\u00eb- ris\u00eb, t\u00eb krishter\u00eb ose jo, sepse t\u00eb gjith\u00eb kombet \u201ckan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin Per\u00ebndi\u201d. Veprat q\u00eb u kryen brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr dhe q\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb<\/p>\n<p>deri edhe mund\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb qeverie shtet\u00ebrore, u kryen n\u00ebp\u00ebrmjet mobilizimit, me nxitjen dhe frym\u00ebzimin e Fortlumturis\u00eb Suaj, t\u00eb prirjes njeridash\u00ebse dhe krishtdash\u00ebse t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera, aq sa mund t\u00eb thot\u00eb kush se p\u00ebrparimi i sh\u00ebnuar n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se p\u00ebrparimi i t\u00eb gjitha Kishave t\u00eb tjera Ortho- dhokse simotra. Pohojm\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb ngjallje, sinonimike me emrin e p\u00ebr- nderuar t\u00eb Fortlumturis\u00eb Suaj, si dhe nj\u00eb Mre- kulli, Mrekullia e Hirit dhe M\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndi- s\u00eb. E t\u00eb gjitha k\u00ebto i punoi Hiri Hyjnor n\u00ebp\u00ebrmjet Fortlumturis\u00eb Suaj, e cila, sipas th\u00ebnies Pavlia- ne, e dor\u00ebzoi veten si sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb durim t\u00eb madh, n\u00eb shtr\u00ebngime, n\u00eb nevoja, n\u00eb hidh\u00ebrime, n\u00eb rrahje [&#8230;], n\u00eb \u00e7rregullime, n\u00eb mu- ndime, n\u00eb pagjum\u00ebsi, n\u00eb agj\u00ebrime, n\u00eb d\u00eblir\u00ebsi, n\u00eb urt\u00ebsi, n\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsi, n\u00eb mir\u00ebsi, n\u00eb Shpirt t\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00eb dashuri jo t\u00eb shtirur, n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00eb fuqi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, me arm\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb djatht\u00eb e t\u00eb m\u00ebngj\u00ebr, n\u00eb lavdi e n\u00eb \u00e7nderim, n\u00eb njollosje e n\u00eb l\u00ebvdim, porsi g\u00ebnjeshtar, por v\u00ebrtet\u00ebth\u00ebn\u00ebs, porsi i panjohur, por i mir\u00ebnjohur, porsi i vdekur, por jo i gjall\u00eb, porsi i munduar, porjo i vdekur, por- si i hidh\u00ebruar, por gjithmon\u00eb i g\u00ebzuar, porsi i vobekt\u00eb, por q\u00eb shum\u00eb vet\u00eb pasuron, porsi ska- m\u00ebs, por q\u00eb zot\u00ebron gjith\u00e7ka (II Kor. 6:4-10).<\/p>\n<p>Bekimi i Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn Tuaj me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb flijuese p\u00ebrb\u00ebn l\u00ebvdim faktik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se \u00e7do formulim njer\u00ebzor. Mbushja e nj\u00eb nj\u00eb- zetvje\u00e7ari qysh prej marrjes s\u00eb drejtimit t\u00eb Ki- sh\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej Dashuris\u00eb Suaj, p\u00ebrb\u00ebn moment t\u00eb sh\u00ebnuar, vendimtar e tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Qysh prej \u00e7astit t\u00eb par\u00eb, populli, i krishter\u00eb dhe jo i krishter\u00eb, vler\u00ebsoi vepr\u00ebn Tuaj njerida- sh\u00ebse dhe p\u00ebrparimdash\u00ebse, duke k\u00ebrkuar dhe siguruar pranin\u00eb Tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vazhdi- m\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs Suaj. Kishte konstatuar qysh n\u00eb \u00e7astin e par\u00eb t\u00eb ardhjes s\u00eb Fortlumturis\u00eb Suaj fort t\u00eb dashur n\u00eb Shqip\u00ebri, se nuk synonit rehatin\u00eb apo begatin\u00eb p\u00ebr vete, por p\u00ebr popu- llin, t\u00eb cilit iu b\u00ebt\u00eb Bari e Primat, flijim dhe blatim t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs dhe veprim- (vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij,<\/p>\n<p>Vartholomeu I<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 7) taris\u00eb s\u00eb tij, liturgjike, shpirt\u00ebrore, organizative, administrative, t\u00eb ndihm\u00ebs dhe sh\u00ebrimit t\u00eb shpirtrave e trupave.<\/p>\n<p>Vendosja e Fortulumturis\u00eb Suaj t\u00eb p\u00ebrnde- ruar fillimisht n\u00eb nj\u00eb guv\u00eb, me plot kuptimin e fjal\u00ebs, n\u00eb mes t\u00eb territ t\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb sapo jepte grahm\u00ebn e fundit, bindi t\u00eb gjith\u00eb se kishit p\u00ebrqafuar dhe zbatuar urdh\u00ebrimin e Zotit, sipas t\u00eb cilit \u201ci par\u00eb n\u00eb Krishtin \u00ebsht\u00eb skllav i t\u00eb gjith\u00ebve dhe sh\u00ebrb\u00ebtor i t\u00eb gjith\u00ebve\u201d. Sh\u00ebrbyet me dashuri flijimtare e absolute, e cila \u201ct\u00eb gjitha i mban, t\u00eb gjitha i shpreson, t\u00eb gjitha i duron\u201d, dhe e cila \u201cnuk hedh kurr\u00eb posht\u00eb\u201d grigj\u00ebn q\u00eb Ju \u00ebsht\u00eb besuar, prandaj dhe ajo u p\u00ebrgjigj dhe shp\u00ebrbleu e po shp\u00ebrblen me da- shurin\u00eb e saj personin e Fortlumturis\u00eb Suaj, si dhe p\u00ebrkrahu e mb\u00ebshteti nga af\u00ebr p\u00ebrpjekjet Tuaja.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse do t\u00eb mbetet padyshim e gdhendur me shkronja t\u00eb arta, si shembull i ndritur dhe udh\u00ebrr\u00ebfyes, rilindja e saj nga shkrumbi, me p\u00ebrpjekjet e palodhura personale t\u00eb P\u00ebrndershm\u00ebris\u00eb Suaj,<\/p>\n<p>t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe t\u00eb Kryepiskopat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs dhe Mitropolive t\u00eb saj t\u00eb Shenjta.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr ne, prej Patrikan\u00ebs Ekumenike, kre- nar\u00eb q\u00eb nxor\u00ebm n\u00eb pah dhe vum\u00eb n\u00eb kandiler Fortlumturin\u00eb Tuaj, e cila ndri\u00e7on \u201ct\u00eb gjith\u00eb sa jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u201d me drit\u00eb t\u00eb V\u00ebrtete, Jete, Paqeje dhe Ngjalljeje, ju p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb me gjith\u00eb zem\u00ebr Ju dhe \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt Tuaj t\u00eb dashur n\u00eb Zotin, q\u00eb derdh\u00ebn mund me vet\u00ebmohim q\u00eb t\u00eb mund<\/p>\n<p>t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri drita e Kryqit dhe e Ngjalljes\u201d, si dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, \u201ct\u00eb njohur e t\u00eb panjohur, q\u00eb n\u00eb terrin e thell\u00eb t\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr i mbet\u00ebn besnik\u00eb Krishtit t\u00eb kryq\u00ebzuar, t\u00eb varrosur e t\u00eb ngjallur\u201d, me rastin e 20-vjetorit t\u00eb zgjedhjes dhe vendosjes Suaj n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj Kishe t\u00eb shum\u00ebvuajtur, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe me rastin e 20-vjetorit t\u00eb rilindjes s\u00eb saj nga hiri i vet.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, pra, urojm\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrisht q\u00eb<\/p>\n<p>Zoti t\u2019i fal\u00eb Fortlumturis\u00eb Suaj sh\u00ebndet t\u00eb pal\u00eb- kundur dhe jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb t\u00eb vazhdoni p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb akoma vepr\u00ebn Tuaj rilind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit Orthodhoks e m\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Orthodhoksis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgji- th\u00ebsi, por edhe t\u00eb Kish\u00ebs M\u00ebm\u00eb, t\u00eb Shenjt\u00eb e t\u00eb Madhe t\u00eb Krishtit, p\u00ebr ngaz\u00ebllim t\u00eb Mo- destis\u00eb son\u00eb, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe t\u00eb atij q\u00eb ju nxori fillimisht n\u00eb pah, t\u00eb pararend\u00ebsit ton\u00eb t\u00eb himnuesh\u00ebm, Patrikut Ekumenik Dhimitrit, prej Kish\u00ebs triumfale qiellore.<\/p>\n<p>Duke ju p\u00ebrqafuar edhe nj\u00eb her\u00eb Dashurin\u00eb Tuaj me qafim v\u00ebllaz\u00ebror n\u00eb Zotin prej Qendr\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Orthodhoksis\u00eb, e duke kremtuar bashk\u00eb me Ju edhe mend\u00ebrisht, edhe n\u00ebp\u00ebr- mjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve, v\u00ebllez\u00ebrve fort t\u00eb shenjt\u00eb, Kryepiskopit t\u00eb Amerik\u00ebs z. Dhimit\u00ebr dhe Mi- tropolitit t\u00eb Filadelfias z. Meliton, me dashuri t\u00eb thell\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e p\u00ebr- sh\u00ebndetje p\u00ebrg\u00ebzuese v\u00ebllaz\u00ebrore mbetemi.<\/p>\n<p>24 qershor 2012<\/p>\n<p>P\u00ebr Fortlumturin\u00eb Tuaj t\u00eb p\u00ebrnderuar<br \/>\nv\u00eblla i dashur n\u00eb Krishtin<\/p>\n<p>t Vartholomeu i Konstandinopoj\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Korrik 2012.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (234)","viti":"2012","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"P\u00ebrsh\u00ebndetja\", \"Patriarkut\", \"Ekumenik\", \"T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb\", \"Vartholomeu\"]","permbledhje":"Material nga Korrik 2012.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11330],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89402","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11330","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeu I - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89402\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/\",\"name\":\"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeu I - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:42:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeu I\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeu I - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89402","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/","name":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeu I - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:42:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-patriarkut-ekumenik-tereshenjterise-se-tij-vartholomeu-i\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Patriarkut Ekumenik, T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeu I"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89402"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89402"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89402"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}