{"id":89397,"date":"2026-06-01T07:42:34","date_gmt":"2026-06-01T05:42:34","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/"},"modified":"2026-06-01T07:42:34","modified_gmt":"2026-06-01T05:42:34","slug":"pershendetja-e-hiresi-joanit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit"},"content":{"rendered":"<p>S<\/p>\n<p>ot ne festojm\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb ma- dhe p\u00ebr historin\u00eb e Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>20 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 24 qershor t\u00eb vitit 1992, Kryepiskopi Anastas u zgjodh n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me k\u00ebt\u00eb zgjedh- je filloi edhe ringritja nga rr\u00ebnojat. Koha v\u00ebrtetoi se kjo ishte zgjedhja e duhur dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrsisht Patriarkan\u00ebn Eku- menike, e cila gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb ringritjes ka treguar kujdes dhe da- shuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb. Madje tani, pas 20 vjet\u00ebsh nuk be- soj se ka ndonj\u00eb njeri, i cili me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e do Kish\u00ebn dhe vendin to- n\u00eb, t\u00eb mos mendoj\u00eb se kjo ishte jo vet\u00ebm zgjedhja e duhur, por gjitha- shtu edhe nj\u00eb privilegj e nj\u00eb bekim i madh si p\u00ebr Kish\u00ebn ashtu edhe p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb \u00e7do p\u00ebr- vjetor t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast reflektimi dhe kujtese. Edhe p\u00ebr ne sot, n\u00eb 20-vje- torin e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb madhe si shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje na takon t\u00eb nda- lemi dhe t\u00eb kujtojm\u00eb vepr\u00ebn madh\u00eb- shtore q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, si t\u00eb gjitha komunitetet e tjera feta- re, ishte t\u00ebr\u00ebsisht e shkat\u00ebrruar. Ringritja e saj nga themelet ishte nj\u00eb sip\u00ebrmarrje vigane, e cila n\u00eb fillimet e saj dukej gati e pamundur. Duhet theksuar se Ringritja nga g\u00ebrmadhat e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri u realizua, jo thjesht vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por n\u00eb nj\u00eb ridi- mensionim t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb lart\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kontributi i Kryepiskopit Anastas<\/p>\n<p>n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Orthodho- kse n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebza- konsh\u00ebm dhe i pashoq. N\u00ebn kujde- sin e tij u ngrit Akademia Teologjike Orthodhokse \u201cNgjallja e Krishtit\u201d, ku jan\u00eb p\u00ebrgatitur rreth 140 klerik\u00eb vendas. N\u00ebn drejtimin e tij, me fo- ndet e siguruara po prej tij, j an\u00eb nd\u00ebr- tuar rreth 150 kisha t\u00eb reja, j an\u00eb re- stauruar rreth 60 kisha dhe mana- stire &#8211; monumente kulture dhe jan\u00eb riparuar mbi 160 kisha t\u00eb tjera. Ja- n\u00eb ngritur, bler\u00eb dhe rikonstruktuar m\u00eb shum\u00eb se 70 nd\u00ebrtesa. E t\u00ebr\u00eb ve- pra nd\u00ebrtuese arrin n\u00eb mbi 450 objek- te. Vet\u00ebm p\u00ebr restaurimin e objekte- ve orthodhokse t\u00eb kultit jan\u00eb shpen- zuar nga Kisha jon\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim mbi 8 milion\u00eb dollar\u00eb, fonde t\u00eb mble- dhura nga Kryepiskopi Anastas. Dhe padyshim, margaritari m\u00eb vezu- llues n\u00eb vepr\u00ebn nd\u00ebrtuese t\u00eb Kryepiskopit Anastas \u00ebsht\u00eb kjo katedrale ku sot po kremtojm\u00eb Dhoksologji-<\/p>\n<p>n\u00eb. Kushdo q\u00eb e shikon k\u00ebt\u00eb kate- drale madh\u00ebshtore do t\u00eb kuptoj\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga nj\u00eb njeri me dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr njer\u00ebzit dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr Kish\u00ebn. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb mahnitshme tregon se ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kish\u00ebs k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00eb- ri m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Dhe do t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm kjo q\u00eb ne t\u00eb jemi p\u00ebrjet\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bari t\u00eb ndritur dhe t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>\u2022 Dashuria e tij p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nje- r\u00ebzit, pavar\u00ebsisht nga origjina dhe bindjet e tyre, b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonte nj\u00eb rrjet klinikash mjek\u00ebsore n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin, ku dallohet Qendra Diagno- stike \u201cUng&#8217;ill\u00ebzimi\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ku punojn\u00eb disa nga mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb njo- hur t\u00eb vendit dhe me aparatura mje- k\u00ebsore t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e arsimit, me kujde- sin personal t\u00eb tij jan\u00eb ngritur 17 kopshte ditore, ku p\u00ebrpar\u00ebsi kan\u00eb<\/p>\n<p>f\u00ebmij\u00ebt e familjeve n\u00eb nevoj\u00eb. Jan\u00eb ndihmuar shum\u00eb shkolla publike, jan\u00eb rikonstruktuar 10 shkolla dhe 6 kopshte. Jan\u00eb hapur shkolla n\u00ebn- t\u00ebvje\u00e7are dhe institute profesionale, t\u00eb cilat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vendin ton\u00eb. S\u00eb fundi, me iniciativ\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e tij u ngrit edhe i pari Universitet Orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; Universiteti \u201cLogos\u201d.<\/p>\n<p>Veprimtaria e gjer\u00eb sociale dhe humanitare e Kish\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Kryepiskopit Anastas, ka qen\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Jan\u00eb p\u00ebr- krahur nj\u00eb num\u00ebr i madh progra- mesh sociale, ku p\u00ebrfshihen projek- te zhvillimi p\u00ebr zonat malore, zhvi- llimin e bujq\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrtime rrug\u00ebsh dhe uj\u00ebsjell\u00ebsish, programe p\u00ebr kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor, kontribute t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkolla, jetimore, spitale, ndihma p\u00ebr institutet p\u00ebr persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, azilet, p\u00ebr t\u00eb burgosurit, dreka p\u00ebr t\u00eb varfrit etj. E g&#8217;ith\u00eb kjo vep\u00ebr ka pasur nj\u00eb im- pakt t\u00eb madh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe eko- nomin\u00eb e vendit ton\u00eb, sepse duke u pun\u00ebsuar me mij\u00ebra njer\u00ebz jan\u00eb ndih- muar me mij\u00ebra familje. Dhe pa dy- shim, t\u00ebr\u00eb kjo veprimtari ka ndihmu- ar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme edhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr zhvillim t\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha, Kryepi- skopi Anastas \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha energjit\u00eb e tij q\u00eb kontributi m\u00eb i madh i Kish\u00ebs n\u00eb aspektin social t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb jet\u00eb edukimi dhe formimi i njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb p\u00ebr- gjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebr- hap\u00eb shpres\u00eb ku ka d\u00ebshp\u00ebrim, kura- j\u00eb ku ka frik\u00eb, drit\u00eb ku ka err\u00ebsir\u00eb dhe dashuri ku ka konflikte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 1999, kur vendi yn\u00eb priti val\u00ebn e refugjat\u00ebve kosovar\u00eb, (vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb, me iniciativ\u00ebn dhe n\u00ebn drejtimin e Kryepiskopit Anastas, n\u00eb bashk\u00ebpunim me donator\u00eb dhe organizma fetar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb organizoi nj\u00eb program t\u00eb madh ndihme, prej m\u00eb shum\u00eb se 12 milion\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu kemi p\u00ebrmendur vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vite. Dhe pa asnj\u00eb dyshim, arkitekti dhe realizuesi i gjith\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie ka qen\u00eb Kryepiskopi Anastas.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e dukshme dhe e prekshme e k\u00ebsaj vepre vigane, por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb thek-<\/p>\n<p>soja p\u00ebrs\u00ebri edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, madje akoma e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb folur aq shum\u00eb sa duhet. Kryepiskopi Anastas jo vet\u00ebm q\u00eb arriti t\u00eb realizonte nd\u00ebrtimin e mureve t\u00eb Kish\u00ebs dhe infrastruktur\u00ebn fizike t\u00eb saj, por p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb brenda saj ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb prioritet, sepse q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb kish\u00eb ku Per\u00ebndia t\u00eb adhurohet \u201cme frym\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d. Vepra nd\u00ebrtuese n\u00eb vizionin e tij \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrtesat nuk jan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por vet\u00ebm nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar vepr\u00ebn shp\u00eb- timtare t\u00eb Kish\u00ebs. Ato jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr njer\u00ebzit dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Predikimi i tij publik dhe privat ka qen\u00eb gjith- mon\u00eb dashuria dhe respekti p\u00ebr \u00e7do qenie njer\u00eb- zore, duke p\u00ebrhapur nj\u00eb frym\u00eb pajtimi dhe falje brenda Kish\u00ebs. Vendi yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frym\u00eb. E gjith\u00eb bota ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, sepse vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb themel hyjnor mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e drejt\u00eb nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve dhe vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb shoq\u00ebri me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njer\u00ebzore. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi qen\u00eb pran\u00eb tij gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb ringjalljes s\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse, n\u00ebn drejtimin e tij, jo ve- t\u00ebm q\u00eb ka vazhduar tradit\u00ebn e shk\u00eblqyer t\u00eb har-<\/p>\n<p>monis\u00eb dhe bashkekzistenc\u00ebs fetare, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur gjithashtu t\u00eb forcoj\u00eb dhe t\u00eb shtrij\u00eb ako- ma m\u00eb shum\u00eb fush\u00ebn e bashk\u00ebpunimit. Fjal\u00ebt e tij se \u201cvaji i fes\u00eb nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret nga asnj\u00eb- ra pal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndezur konfliktet, por p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebru- ar plag\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar zemrat\u201d, jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb njohura nga t\u00eb gjith\u00eb, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tash- m\u00eb nj\u00eb leitmotiv p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kur flitet p\u00ebr rolin e fes\u00eb n\u00eb bot\u00ebn konfliktuale ku ne po jetojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>Kryepiskopi Anastas me kontributin e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fuqizimin e dialogut nd\u00ebr- mjet popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, me librat dhe artikujt q\u00eb i japin nj\u00eb mb\u00ebshtetje teo- logjike k\u00ebtij dialogu, me p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr re- spektimin e \u00e7do qenieje njer\u00ebzore dhe t\u00eb dinjitetit<\/p>\n<p>e liris\u00eb s\u00eb \u00e7do njeriu, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pik\u00eb refe- rimi, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e dialogut nd\u00ebrfetar, por edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb mendimit njer\u00ebzor n\u00eb p\u00ebrgji- th\u00ebsi. K\u00ebto fjal\u00eb i thon\u00eb shum\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00eb- sit dhe drejtuesit fetar\u00eb e laik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Si nj\u00eb nga president\u00ebt e K\u00ebshillit Bot\u00ebror t\u00eb Ki- shave dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs e drejtues i shum\u00eb konfe- rencave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ai ka qen\u00eb protagonist i shum\u00eb marr\u00ebveshjeve dhe arritjeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb dialogun nd\u00ebrfetar. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij kontributi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb dialogun nd\u00ebrfetar dhe nd\u00ebrkulturor, i njohur jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin ton\u00eb por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, ai i ka dh\u00ebn\u00eb prestigj nd\u00ebr- komb\u00ebtar Kish\u00ebs dhe vendit ton\u00eb, duke na b\u00ebr\u00eb ne t\u00eb ndihemi krenar\u00eb sa her\u00eb kemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet shembullit t\u00eb tij ai e ka forcuar tek t\u00eb gjith\u00eb ne besimin e patundur te Per\u00ebndia. Sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe ngasje t\u00eb ndryshme, ai nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr, por me besim t\u00eb madh te Per\u00ebndia, i bindur se po b\u00ebn pun\u00ebn e Tij, ai ka q\u00ebndruar i fort\u00eb si shk\u00ebmb, por me dashuri dhe dhembshuri, p\u00ebr ta mbrojtur Kish\u00ebn dhe misionin e saj. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb proverbiale th\u00ebnia e tij se \u201cPer\u00ebndia nuk do t\u00eb na braktis\u00eb\u201d, duke p\u00ebrhapur k\u00ebshtu besim dhe shpres\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt. Dhe un\u00eb besoj se jeta dhe vepra e tij jan\u00eb nj\u00eb shembull i gjall\u00eb<\/p>\n<p>dhe frym\u00ebzim i vazhduesh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr ne sot, por edhe p\u00ebr brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb ndalesha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb problemin e Autoqefalis\u00eb, meqen\u00ebse p\u00ebr at\u00eb \u00ebsht\u00eb folur kaq shum\u00eb. Autoqefalia nuk realizohet vet\u00ebm me nj\u00eb dekret, por me ngritjen e nj\u00eb hierarkie kishtare, me p\u00ebrgatitjen e kuadrove t\u00eb duhura p\u00ebr t\u00eb drej- tuar Kish\u00ebn, me pajisjen e saj me klerik\u00eb dhe teolog\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha me autoqefalin\u00eb finan- ciare. Kontributi i Kryepiskopit Anastas nuk ishte vet\u00ebm n\u00eb rikonfirmimin e autoqefalis\u00eb, por edhe n\u00eb forcimin dhe konsolidimin e saj dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb sh\u00ebrbimi i tij n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebzet vjet n\u00eb vepr\u00ebn vigane t\u00eb Ringritjes s\u00eb Kish\u00ebs Ortho- dhokse n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb histori suksesi, por edhe vepra m\u00eb e shquar e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb koh\u00ebt moderne.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb kalon, aq m\u00eb e qart\u00eb b\u00eb- het p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne madh\u00ebshtia e vepr\u00ebs s\u00eb Kryepiskopit Anastas dhe shpesh habitem dhe mrekullohem, dhe jo vet\u00ebm un\u00eb por edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, se si ka mundur t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb k\u00ebto dimensione. Si p\u00ebrgjigje mund t\u00eb kemi vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb: nj\u00eb besim i madh dhe nj\u00eb dashuri e madhe p\u00ebr Zotin dhe njer\u00ebzit, nj\u00eb talent i jasht\u00eb- zakonsh\u00ebm dhe nj\u00eb hir i madh nga Per\u00ebndia, vet\u00ebm k\u00ebto mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mundur.<\/p>\n<p>Ai i dhuroi Kish\u00ebs son\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ai kishte. Gjith\u00eb pasurin\u00eb e tij shpirt\u00ebrore dhe intelektuale, diturin\u00eb dhe urt\u00ebsin\u00eb, mendimin e pjekur dhe t\u00eb kthjell\u00ebt, p\u00ebrkujdesjen plot dashuri t\u00eb nj\u00eb bariu shpirt\u00ebror, si edhe p\u00ebrkushtimin e nj\u00eb t\u00eb krishteri t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e njer\u00ebzimit. Ai i dha te ne t\u00eb gjitha energjit\u00eb e tij fizike dhe emocionale, t\u00eb gjith\u00eb personin e tij. Dhe mund t\u2019ju them me plot bindje se un\u00eb nuk njoh ndonj\u00eb person tjet\u00ebr t\u2019i ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij vendi m\u00eb shum\u00eb dhe pa k\u00ebrkuar asgj\u00eb dhe pa marr\u00eb asgj\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj se m\u00eb e pakta q\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i themi faleminderit.<\/p>\n<p>Sot ndihem jasht\u00eb mase i nderuar dhe i pri- vilegjuar q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb flas n\u00eb k\u00ebt\u00eb 20-vjetor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb historike p\u00ebr Ki- sh\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn e Kryepiskopit Anastas, sepse duke nderuar vepr\u00ebn e k\u00ebtij njeriu t\u00eb madh ne nderojm\u00eb veten ton\u00eb, Kish\u00ebn ton\u00eb dhe vendin ton\u00eb. Do t\u00eb doja t\u00eb shpreh edhe nj\u00eb her\u00eb fal\u00ebnde- rimin tim t\u00eb madh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ne dhe jam i sigurt q\u00eb shpreh gjitha- shtu edhe fal\u00ebnderimin dhe mir\u00ebnjohjen jo vet\u00ebm t\u00eb klerik\u00ebve dhe t\u00eb Komunitetit Orthodhoks, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Lutem q\u00eb Per\u00ebndia t\u2019i jap\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, sh\u00eb- ndet, fuqi e urt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kish\u00ebs dhe p\u00ebr lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Amin.<\/p>\n<p>Imzot Joan Pelushi Tiran\u00eb 24 qershor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Korrik 2012.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"7 (234)","viti":"2012","muaji":"Korrik","muaji_numer":"7","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"P\u00ebrsh\u00ebndetja\", \"Hir\u00ebsi\", \"Joanit\"]","permbledhje":"Material nga Korrik 2012.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11330],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89397","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11330","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89397\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/\",\"name\":\"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:42:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89397","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/","name":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:42:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/pershendetja-e-hiresi-joanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hir\u00ebsi Joanit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89397"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89397"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89397"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}