{"id":89212,"date":"2026-06-01T07:39:10","date_gmt":"2026-06-01T05:39:10","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/"},"modified":"2026-06-01T07:39:10","modified_gmt":"2026-06-01T05:39:10","slug":"50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/","title":{"rendered":"50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll Kisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll<br \/>\nKisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>Duke shfletuar k\u00ebt\u00eb fund viti dokumentet e shumta arkivore (t\u00eb AQSH) p\u00ebr Shkodr\u00ebn, na t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen dhe ve\u00e7uam si m\u00eb t\u00eb spika- turat p\u00ebr aktualitetin e sot\u00ebm, 3 prej tyre, t\u00eb peri- udh\u00ebs 11 prill 1960 deri m\u00eb 11 prill 1967, q\u00eb jan\u00eb:<\/p>\n<p>Studimi i daktilografuar prej 16 flet\u00ebsh, i p\u00ebrgatitur nga hulumtimet prej Lluka H. Karafili, q\u00eb mban dat\u00ebn 11 prill 1960, me tem\u00eb: \u201cSh\u00ebnime historike mbi Komunitetin Orthodhoks t\u00eb Shko- dr\u00ebs &#8211; P\u00ebrmbledhur me kujdes nga shkrimtar\u00ebt e mo\u00e7\u00ebm dhe t\u00eb rinj\u201d. Ky studim u krye sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Episkopi, Hir\u00ebsia e Tij, Imzot Irine Banushi, prandaj dhe dedikimi nga autori \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi nr.169, dt. 29.12.1961, i l\u00ebshuar nga Komiteti Ekzekutiv i K.P. t\u00eb Qytetit Shkod\u00ebr, t\u00eb firmosur nga Muharrem Kastrati &#8211; sekretar dhe Luigj Shala &#8211; kryetar, p\u00ebr mbylljen dhe shpron\u00ebsimin e nj\u00eb kishe orthodhokse n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dekreti nr. 4263, i dt. 11 prill 1967, me 3 nene p\u00ebr:&#8230;, si edhe shtet\u00ebzimin e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme t\u00eb komuniteteve fetare. I Presidiu- mit t\u00eb Kuvendit Popullor t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb firmosur nga Bilbil Klosi &#8211; sekretar dhe Haxhi Lleshi &#8211; kryetar, t\u00eb bazuar n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare, n\u00eb maj 1967, n\u00eb faqet 67 e 68 t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga dokumentet e m\u00ebsip\u00ebrme, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ish-Kish\u00ebn katedrale orthodhokse \u201cAleksa- nd\u00ebr Nevski\u201d, t\u00eb lagjes \u201cGjuhadol\u201d &#8211; Shkod\u00ebr, sot \u00ebsht\u00eb ish \u201cSht\u00ebpia e Ushtarak\u00ebve\u201d &#8211; me nr.380, inventari sipas Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, e publi- kuar nd\u00ebrmjet 1500 objekteve t\u00eb listuara dhe t\u00eb shpallura p\u00ebr privatizim-shitje, n\u00eb organet e shty- pit dhe t\u00eb medias n\u00eb datat 13 e 14 tetor 2011.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb shkas nga sa m\u00eb sip\u00ebr, e shikoj- m\u00eb t\u00eb udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb njihemi t\u00eb gjith\u00eb me historikun e trishtuar t\u00eb k\u00ebsaj ish-kishe q\u00eb (sipas pik\u00ebs 1), e ka filles\u00ebn e saj, q\u00eb nga viti 1858, kur u lejuan nd\u00ebrtimet e kultit nga qeveria otomane p\u00ebr ko- munitetet e krishtera n\u00eb Shkod\u00ebr, (kjo pasi q\u00eb nga viti 1479, nga r\u00ebnia e Shkodr\u00ebs e deri n\u00eb vitin 1858, nuk lejohej asnj\u00eb nd\u00ebrtim i ri i till\u00eb). K\u00ebshtu q\u00eb nga mesi i vitit 1858, pas p\u00ebrpjekjeve dhe nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb shumta t\u00eb Komunitetit Ortho- dhoks t\u00eb Shkodr\u00ebs, u sigurua leja p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj nga autoritetet vendore, filloi edhe puna p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kish\u00ebs, duke hedhur themelet n\u00eb vitin 1859, n\u00eb tok\u00ebn truall q\u00eb ishte siguruar m\u00eb par\u00eb nga besimtar\u00ebt. Pas shum\u00eb peripecive, v\u00ebshtir\u00ebsive dhe nd\u00ebrprerjeve t\u00eb punimeve, ajo p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 1861, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi rreth 360 m2, e rrethuar me avlli, mur guri rreth e qark saj.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe morale dhe financiare ka dh\u00ebn\u00eb qeveria ruse, n\u00ebp\u00ebrmjet konsullit t\u00eb saj n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fondeve p\u00ebr p\u00ebrfundimin e kish\u00ebs, u kujdes edhe<\/p>\n<p>p\u00ebr zbukurimin me ikona dhe muret me ikonografi, si dhe p\u00ebr pajisjet me materiale ki- shtare, brenda vitit 1864 vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb ka pasur edhe nj\u00eb ikon\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga piktori i njohur Riepini i madh, q\u00eb ishte dhuruar nga familja e car\u00ebve t\u00eb Romanov\u00ebve, dhe fati i saj nuk dihet. Ajo u zhduk pas vitit 1961 dhe pas vitit 1967, ajo u fshi fare nga inventari.<\/p>\n<p>Kjo kish\u00eb u nd\u00ebrtua n\u00eb tok\u00ebn truall q\u00eb iu dhurua Komunitetit Orthodhoks nga besimtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin dalluar n\u00eb rritjen dhe p\u00ebrparimin e Shkodr\u00ebs, duke z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, me q\u00ebllimin p\u00ebr ta pasur sa m\u00eb af\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe kryer ritet fetare. Kjo p\u00ebr faktin se e kishin t\u00eb pamundur, p\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb frekuentonin sh\u00ebrbesat fetare n\u00eb kish\u00ebn e Ma- nastirit fem\u00ebror t\u00eb \u201cSh\u00ebn Nikollit\u201d, &#8211; p\u00ebrtej lumit Bun\u00eb, n\u00eb ish-lagjen \u201cKazen\u00eb\u201d, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Taraboshit, (kur vjen nga Shiroka n\u00eb Shkod\u00ebr). Kjo kish\u00eb e Manastirit fem\u00ebror t\u00eb Sh\u00ebn Kollit, ka qen\u00eb nd\u00ebrtuar rreth vitit 1234 (nga Helena,<\/p>\n<p>e veja e mbretit Urosh), dhe ka qen\u00eb mjaft e pasur dhe zbukuruar me ikona e ikonografi, pasi (sipas pik\u00ebs 1) ishte nd\u00ebrtuar si\u00e7 thuhet po prej atij arkitekti dhe grupit t\u00eb tij, q\u00eb nd\u00ebrtoi dhe zbukuroi manastirin e De\u00e7anit t\u00eb Janev\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb at\u00eb vend, me sip\u00ebrfaqe rreth 8.200 m2 \u00ebsht\u00eb njohur dhe kthyer fizikisht vet\u00ebm 5100m2, edhe kjo e ndar\u00eb n\u00eb 2 pjes\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura larg nj\u00ebra-tjetr\u00ebs) n\u00eb mes t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ndodhen akoma mbeturinat e bazamenteve, t\u00eb asaj q\u00eb para m\u00eb shum\u00eb se 20-vjet\u00ebsh, quhej: Nyja Asfalto- Betoni-Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1912, Kisha Katedrale \u201cAleksand\u00ebr Nevski\u201d, do t\u00eb evidentohej n\u00eb dokumentet zyrtare me kufizimet e njohura p\u00ebrqark si me pronat e: familjes Fabiono; familjes Pogu; familjes Ka\u00e7ulini dhe me pasurit\u00eb e Kish\u00ebs Katolike, pra me truall toke me sip. rreth 1280m2.<\/p>\n<p>Kjo kish\u00eb e nd\u00ebrtuar me shum\u00eb peripeci dhe sakrifica e pati jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e saj vet\u00ebm p\u00ebr 99 vjet, pasi menj\u00ebher\u00eb pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00eb-<\/p>\n<p>nieve me Bashkimin Sovjetik, n\u00eb n\u00ebntor 1961, si p\u00ebrgjigje u nd\u00ebrmor veprimi i mbylljes s\u00eb saj, n\u00eb dt. 29.12.1961, nga pushteti vendor i urdh\u00ebruar nga ai qendror.<\/p>\n<p>Me ardhjen e vitit 1962, filloi me vrull nd\u00ebrti- mi i nj\u00eb objekti t\u00eb ri, duke e propaganduar si nj\u00eb nga veprat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb atij pes\u00ebvje\u00e7ari, q\u00eb do t\u00eb quhej: \u201cHotel-mens\u00eb p\u00ebr oficer\u00ebt, n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ky objekt, me sip. 1164m2, i nd\u00ebrtuar me 3 dhe 4 kate, p\u00ebrfundoi dhe u inaugurua me ceremoni dhe solemnitet t\u00eb madh nga regjimi i asaj kohe, me rastin e 20-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit, m\u00eb 29 N\u00ebntor 1964, nga autoritet m\u00eb t\u00eb larta qeveritare e partiake. Dhe objekti n\u00eb fjal\u00eb, e pati jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin u nd\u00ebrtua, vet\u00ebm p\u00ebr rreth 30 vjet, pasi n\u00eb fund t\u00eb vitit 1994, si rezultat i zbatimit t\u00eb reformave n\u00eb ushtri, nuk sh\u00ebrbente m\u00eb.<\/p>\n<p>Godina u p\u00ebrdor duke dh\u00ebn\u00eb me qira lokalet e saj n\u00eb katin p\u00ebrdhe personave t\u00eb tret\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ESKU, i cili e kishte marr\u00eb n\u00eb admi- nistrim nga dikasteri i Mbrojtjes, kjo gjendje vazhdon ende dhe sot, me gjith\u00eb k\u00ebrkesat e Kish\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtyre 20-vjet\u00ebve, drejtuar 9 ministrave t\u00eb mbrojtjes nga 1991-2011.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet dhe interesimi i Komunitetit Orthodhoks t\u00eb Shkodr\u00ebs, si edhe ato t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb reshtur gjat\u00eb k\u00ebtyre 20-vjet\u00ebve t\u00eb tranzicionit demokratik, q\u00eb po p\u00ebrpiqemi t\u00eb l\u00ebm\u00eb pas. Ato e kan\u00eb filles\u00ebn e tyre, q\u00eb me ardhjen e Kryepi- skopit Anastas n\u00eb korrik 1991, dhe kan\u00eb vazh- duar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre 20-vjet\u00ebve me k\u00ebrkes\u00ebn dhe intensitetin konstant p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje sa m\u00eb optimale dhe racionale t\u00eb k\u00ebtij problemi t\u00eb akumuluar gjat\u00eb k\u00ebtyre 50-vjet\u00ebve t\u00eb kaluara.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu interesim dhe preokupacion u tregua edhe nga ana e Patrikut Ekumenik, T\u00ebr\u00eb- shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Vartholomeut I, i cili gjat\u00eb vendosjes s\u00eb gurit t\u00eb par\u00eb n\u00eb kish\u00ebn \u201cNgjallja e Krishtit\u201d, n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb n\u00ebntor 1999, u inte- resua edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen dhe zgjidhjen sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb problemit n\u00eb fjal\u00eb, pasi Kisha e konsi- deron si nj\u00eb simbolik\u00eb, tregues t\u00eb prezenc\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr at\u00eb komunitet t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke shpresuar dhe besuar, q\u00eb pas 50 vje- t\u00ebsh t\u00eb kemi nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb g\u00ebzuar, si dhurat\u00eb p\u00ebr Krishtlindjet 2011, at\u00eb q\u00eb pret Komuniteti Orthodhoks i Shkodr\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, urojm\u00eb q\u00eb t\u00eb nis\u00eb procedura zyrtare e privatizimit konform Ligjit, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara bien dakord, pasi si\u00e7 del dhe duket qart\u00eb nga dokumentet zyrtare, Kisha zot\u00ebron m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e territorit mbi t\u00eb cilin jan\u00eb ngritur k\u00ebto godina.<\/p>\n<p>Ing. Petrika Shal\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Dhjetor 2011.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"12 (227)","viti":"2011","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[11]","fjale_kyce":"[\"vjet\", \"par\u00eb\", \"mbyll\", \"Kisha\", \"Katedrale\"]","permbledhje":"Material nga Dhjetor 2011.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11329],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89212","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11329","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll Kisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89212\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/\",\"name\":\"50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll Kisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:39:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll Kisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll Kisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89212","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/","name":"50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll Kisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:39:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/50-vjet-me-pare-u-mbyll-kisha-katedrale-orthodhokse-ne-shkoder\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"50 vjet m\u00eb par\u00eb u mbyll Kisha Katedrale Orthodhokse n\u00eb Shkod\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89212"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89212"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89212"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}