{"id":89107,"date":"2026-06-01T07:37:14","date_gmt":"2026-06-01T05:37:14","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/"},"modified":"2026-06-01T07:37:14","modified_gmt":"2026-06-01T05:37:14","slug":"kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/","title":{"rendered":"Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit.<br \/>\nDor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nd\u00ebr evenimentet e organizuara n\u00eb kuadrin e Kongresit t\u00eb 22-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Studimeve Bizantine z\u00eb edhe ekspozita me titull \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00eb- shkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d. Ek- spozita u \u00e7el n\u00eb mjediset e Galeris\u00eb s\u00eb Arteve t\u00eb Huaja n\u00eb Sofje, m\u00eb 22 gusht, me fillimin e punimeve t\u00eb Kongresit dhe do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e hapur deri m\u00eb 30 shtator 2011.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i ekspozit\u00ebs ishte prezantimi i dor\u00eb- shkrimeve t\u00eb periudhave nga shek. i VI-t\u00eb deri n\u00eb shek. e XVIII-t\u00eb. Kjo periudh\u00eb e konsiderueshme kronologjike lejon, nga nj\u00ebra an\u00eb, v\u00ebzhgimin e evoluimit estetik t\u00eb kodik\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb shekujve, fenomen q\u00eb lidhet ngusht\u00eb me porosit\u00ebsit e kodik\u00ebve dhe destinacionin funksional t\u00eb tyre, si p.sh., n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nevojat e p\u00ebrdit- shme fetare apo p\u00ebr lutjen liturgjike t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, brenda k\u00ebtij rrug\u00ebtimi shum\u00ebshekullor arrihet t\u00eb kuptohet dhe t\u00eb shpjegohet jet\u00ebgjat\u00ebsia e tyre v\u00ebrtet e jasht\u00ebzakonshme. P\u00ebrzgjedhja e biblio- tekave dhe institucioneve, ku ruhen kodik\u00ebt, ki- shte si synim prezantimin e studiuesve dhe t\u00eb publikut me koleksionet pak t\u00eb njohura t\u00eb ve- ndeve ballkanike. Kjo gj\u00eb do t\u2019u lejoj\u00eb studiuesve t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb njohurit\u00eb e tyre mbi kodik\u00ebt grek\u00eb t\u00eb dekoruar jo vet\u00ebm n\u00eb qendrat kopjuese t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, por edhe n\u00eb ato t\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Bizantit.<\/p>\n<p>Kjo ekspozit\u00eb mir\u00ebpriti dor\u00ebshkrimet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta dhe m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb periudh\u00ebs bizantine dhe pasbizantine. Studiuesve nga e gji- th\u00eb bota, por edhe publikut t\u00eb gjer\u00eb iu paraqit\u00ebn 115 kodik\u00eb-libra mesjetar\u00eb nga 13 biblioteka dhe institucione t\u00eb Ballkanit. Nd\u00ebr k\u00ebta 86 kodik\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u2019u ekspozuar nga biblioteka dhe institucione t\u00eb Bullgaris\u00eb: 57 kodik\u00eb nga Qendra e Studimeve Sllavo-Bizantine \u201cIvan Dujeev\u201d, 13 kodik\u00eb nga Biblioteka Komb\u00ebtare \u201cSh\u00ebn Kirilli dhe Sh\u00ebn Metodi\u201d, 12 kodik\u00eb nga Instituti Kishtar i Historis\u00eb dhe Arkivimit, 2 kodik\u00eb nga Akademia e Shkencave e Bullgaris\u00eb dhe 2 ko- dik\u00eb nga Biblioteka Komb\u00ebtare \u201cIvan Vazov\u201d e Plovdiv-it. Vendet e tjera ballkanike u p\u00ebrfaq\u00eb- suan me 29 kodik\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 12 vinin nga Instituti p\u00ebr Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo- re dhe Muzeu Komb\u00ebtar n\u00eb Oh\u00ebr, 14 kodik\u00eb nga Arkivi Qendror Shtet\u00ebror n\u00eb Tiran\u00eb dhe 3 kodik\u00eb nga manastiri Kalenic, Serbi, nga Biblioteka Komb\u00ebtare n\u00eb Beograd dhe nga Muzeu i Kish\u00ebs Ortodokse n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe mbizot\u00ebrues midis eksponateve t\u00eb paraqitura n\u00eb ekspozit\u00eb zun\u00eb 14 kodik\u00eb t\u00eb periudhave nga shek. VI-XIV t\u00eb Fondit 488 t\u00eb Arkivit Qendror t\u00eb Shtetit n\u00eb Tiran\u00eb. Mes kodik\u00ebve u paraqit dhe nga 1 fragment prej kodik\u00ebve m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb purpurt q\u00eb ruhen n\u00eb Arkivin Qendror Shtet\u00ebror, n\u00eb<\/p>\n<p>Tiran\u00eb. I pari, Kodiku i Purpurt i Beratit nr. 1, i njohur me emrin Purpureus Beratinus Codex O apo Beratinus 1, i shek. t\u00eb VI-t\u00eb, q\u00eb p\u00ebrmban ungjijt\u00eb e Mateut dhe t\u00eb Markut, \u00ebsht\u00eb, krahas kodikut Vaticanus (Vat. gr. 1209) dhe kodikut Sinaiticus (Add. Ms. 43725 i Bibliote- k\u00ebs Britanike), nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb bot\u00eb. Kodiku i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Kat\u00ebrungjill\u00ebshi i Beratit, i njohur si Codex Aureus Anthimi ose Beratinus 2; teksti \u00ebsht\u00eb i shkruar, sipas shkrimit germ\u00ebvog\u00ebl (minuscule), me ngjyr\u00eb ari, n\u00eb per- gamen\u00eb ngjyr\u00eb blu-vjollc\u00eb t\u00eb purpurt. Siv\u00ebllai i Beratinus 2 ndodhet n\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Rusis\u00eb, n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, me emrin Cod gr 53. Kat\u00ebr miniaturat e Beratinus 2 jan\u00eb pikturuar n\u00eb ar dhe jan\u00eb t\u00eb pashembullta n\u00eb artin e deko- rimit t\u00eb kodik\u00ebve t\u00eb purpurt t\u00eb shek. t\u00eb IX-X-t\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb k\u00ebta dy kodik\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e regjistrit t\u00eb \u201cKujtes\u00ebs Bot\u00ebrore\u201d t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n<p>Edhe pse ka t\u00ebrhequr tashm\u00eb k\u00ebtu e 140 vjet t\u00eb shkuara v\u00ebmendjen e studiuesve, kolek- sioni i kodik\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbeti p\u00ebr arsye tashm\u00eb t\u00eb njohura m\u00eb pak i njohur n\u00eb Ballkan dhe m\u00eb gjer\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kolek-<\/p>\n<p>sionet m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse. Interesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koleksion fillon n\u00eb vitet \u201960 t\u00eb shek. t\u00eb XIX-t\u00eb, kur mitropo- liti i Beratit, Anthim Aleksudhi, p\u00ebrmend n\u00eb bo- timin e tij me titull \u201cP\u00ebrshkrim i shkurt\u00ebr histo- rik i Mitropolis\u00eb s\u00eb Beratit dhe i vendeve q\u00eb ndodhen n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e saj shpirt\u00ebrore&#8230; \u201d disa nga kodik\u00ebt e vjet\u00ebr q\u00eb ndodheshin n\u00eb bibliotek\u00ebn e Mitropolis\u00eb s\u00eb Beratit, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe kodik\u00ebt e purpurt Beratinus 1 dhe Beratinus 2, t\u00eb p\u00ebrshkruar m\u00eb pas nga P. Batiffol. Midis viteve \u201860 dhe \u201880 t\u00eb shek. t\u00eb XX-t\u00eb, koleksioni i kodik\u00ebve \u00ebsht\u00eb pasuruar me dor\u00ebshkrime t\u00eb kishave t\u00eb ndryshme, bibliotekave t\u00eb mitropolive dhe t\u00eb manastireve t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Auto- qefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Kodik\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs nr. 92 dhe 93, t\u00eb shek. t\u00eb X-t\u00eb, t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Arkivin Qendror Shtet\u00ebror pas viteve 1980.<\/p>\n<p>14 kodik\u00ebt e dekoruar t\u00eb Fondit 488 t\u00eb Arkivit Qendror Shtet\u00ebror t\u00eb prezantuar n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d, t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen e studiuesve nga e gjith\u00eb bota, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb punimet e Kongresit t\u00eb 22-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Studimeve Bizantine. T\u00eb dh\u00ebnat shum\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb k\u00ebtyre kodik\u00ebve, kryesisht nga ana e dekorimeve, i b\u00ebn\u00eb k\u00ebta kodik\u00eb t\u00eb ve\u00e7onin nga siv\u00ebllez\u00ebrit e tyre t\u00eb tjer\u00eb, duke krijuat tek studiuesit nj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb mbi thesaret e jasht\u00eb- zakonshme q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kodik\u00ebt e ruajtur n\u00eb Arkivin Qendror Shtet\u00ebror, n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 dy kodik\u00ebve Beratinus 1 dhe 2, n\u00eb ekspozit\u00eb spi- kat\u00ebn edhe dy kodik\u00ebt e Kor\u00e7\u00ebs nr. 92 dhe 93. Ata ngjall\u00ebn nj\u00eb interes t\u00eb madh p\u00ebr shkak t\u00eb dekorimit t\u00eb tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve, mund t\u00eb p\u00ebrftohet nj\u00eb ide m\u00eb e plot\u00eb e artit t\u00eb librit t\u00eb dekoruar n\u00eb koh\u00ebn e Dina- (vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit.<\/p>\n<p>Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 7) stis\u00eb Maqedonase. N\u00eb kuadrin e pasurimit t\u00eb njohurive mbi librin e dekoruar bizantin, ciklet madh\u00ebshtore t\u00eb 10 miniaturave t\u00eb Kodikut t\u00eb Vlor\u00ebs nr. 10 (shek. XIV-XV) \u00e7elin shtigje t\u00eb reja mbi artin e Rilindjes Paleologe. Si\u00e7 edhe mund t\u00eb kuptohet do t\u00eb ishte e pamundur, t\u00eb krijohej nj\u00eb pamje e plot\u00eb e evolucionit t\u00eb librit bizantin, pa nj\u00eb studim t\u00eb detajuar t\u00eb koleksionit t\u00eb kodik\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kodik\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb u gjykuan t\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebsaj ekspozite mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb vizitave t\u00eb bashk\u00eb-presidentes s\u00eb Kongresit t\u00eb 22-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Studimeve Bizantine, prof. Aksinia Dzurova, n\u00eb Arkivin Qendror Shte- t\u00ebror dhe fal\u00eb vizionit t\u00eb Drejtores s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Arkivave, znj. Nevila Nika, p\u00ebr t\u00eb informuar bot\u00ebn shkencore mbi koleksio- nin pak t\u00eb njohur t\u00eb kodik\u00ebve bizantin\u00eb dhe pasbizantin\u00eb q\u00eb ruhen n\u00eb Fondin 488 t\u00eb AQSh-s\u00eb. Pas disa vizitash n\u00eb AQSh, prof. Aksinia Dzuro- va ka p\u00ebrmbledhur v\u00ebzhgimet e para mbi dekorimin e dor\u00ebshkrimeve n\u00eb botimin dyv\u00ebllim\u00ebsh shkencor me titull \u201cManuscrits grecs enlumines des Archives Nationales de Tirana (VIe &#8211; XIVe siecles)\u201d (Dor\u00ebshkrime n\u00eb greqisht, t\u00eb deko- ruara, t\u00eb Arkivit Qendror Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs (shek. VI-XIV-t\u00eb)\u201d), pjes\u00eb e p\u00ebrgatitjeve t\u00eb vet\u00eb autores p\u00ebr Kongresin e 22-t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Studimeve Bizantine. N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ekspozi- t\u00ebs qarkulloi edhe Katalogu i ekspozit\u00ebs, i botuar nga prof. Aksinia Dzurova. Dor\u00ebshkrimet jan\u00eb grupuar n\u00eb katalog, sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre dhe rrjedh\u00ebs kronologjike. Gjat\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb dor\u00ebshkrimeve, autorja \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga q\u00ebllimi i ekspozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb treguar lindjen dhe<\/p>\n<p>zhvillimin e stileve kryesore dekorative n\u00eb librin bizantin dhe n\u00eb variacionet e tij.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb volumi t\u00eb kodikut Bera- tinus 1, t\u00eb paraqitur n\u00eb vitin 2000 n\u00eb ekspozit\u00ebn e organizuar nga Biblioteka Apostolike e Vati-<\/p>\n<p>kanit me titull \u201cI Vangeli dei Popoli\u201d, dor\u00ebshkri- met e tjera b\u00ebhen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb njohura bot\u00ebrisht, duke u ekspozuar jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga evenimentet m\u00eb t\u00eb r\u00eb- nd\u00ebsishme shkencore n\u00eb rang bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Andi Andrea R\u00ebmbeci<\/p>\n<p>Lektor i Historis\u00eb dhe Paleografis\u00eb Bizantine n\u00eb Departamentin e Historis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Shtator 2011.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"9 (224)","viti":"2011","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"Kodik\u00eb\", \"Shqip\u00ebris\u00eb\", \"ekspozit\u00ebn\", \"\u201cShk\u00eblqimi\", \"Bizantit\"]","permbledhje":"Material nga Shtator 2011.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11329],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-89107","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11329","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89107\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/\",\"name\":\"Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:37:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89107","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/","name":"Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:37:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kodike-te-shqiperise-ne-ekspoziten-shkelqimi-i-bizantit-doreshkrimet-greke-te-dekoruara-te-ballkanit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kodik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekspozit\u00ebn \u201cShk\u00eblqimi i Bizantit. Dor\u00ebshkrimet greke t\u00eb dekoruara t\u00eb Ballkanit\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/89107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=89107"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=89107"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=89107"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=89107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}