{"id":88953,"date":"2026-06-01T07:34:21","date_gmt":"2026-06-01T05:34:21","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/"},"modified":"2026-06-01T07:34:21","modified_gmt":"2026-06-01T05:34:21","slug":"mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/","title":{"rendered":"Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote"},"content":{"rendered":"<p>Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00ebprej k\u00ebsaj bote<\/p>\n<p>(Joani 18:33-40;19:1-37)<\/p>\n<p>Pilati, pra, hyri p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pretore dhe thirri Jisuin e i tha: Ti je mbreti i Judenjve? Jisui u p\u00ebr- gjigj: Prej vetiu e thua ti k\u00ebt\u00eb, apo t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb than\u00eb p\u00ebr mua? Pilati u p\u00ebrgjigj: Mos jam un\u00eb Judeas? Kombi yt dhe kryeprift\u00ebrinjt\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuan tek un\u00eb; \u00e7\u2019ke b\u00ebr\u00eb? Jisui u p\u00ebrgjigj, Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote; po t\u00eb ishte prej k\u00ebsaj bote mbret\u00ebria ime, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mi do t\u00eb p\u00ebrpi- qeshin, q\u00eb t\u00eb mos jepem n\u00eb duart e Judenjve. Po tani mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb s\u00eb k\u00ebtejmi. Pilati pra i tha: Mbret je ti, pra? Jisui u p\u00ebr- gjigj: Ti po thua se un\u00eb jam mbret. Un\u00eb prandaj linda dhe prandaj erdha n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb prej s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, d\u00ebgjon z\u00ebrin tim. Pilati i thot\u00eb: \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?<\/p>\n<p>Edhe si tha k\u00ebt\u00eb, doli p\u00ebrs\u00ebri te Judenjt\u00eb e u thot\u00eb atyre: Un\u00eb nuk gjej ndonj\u00eb faj tek ai. Po \u00ebsht\u00eb zakon nd\u00ebr ju, t\u2019ju l\u00ebshoj juve nj\u00eb p\u00ebr pashk\u00eb. Doni pra t\u2019ju l\u00ebshoj<\/p>\n<p>mbretin e Judenjve? At\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebrtit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb: Mos l\u00ebsho k\u00ebt\u00eb, po Bara- bain. Dhe Barabai ishte kusar.<\/p>\n<p>Kreu 19<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb pra Pilati mori Jisuin dhe e rrahu. Edhe ushtar\u00ebt thur\u00ebn nj\u00eb kuror\u00eb prej ferrash e ia vun\u00eb mbi krye, dhe i vesh\u00ebn nj\u00eb rrob\u00eb t\u00eb kuqe. Edhe thoshin: G\u00ebzohu, o mbret i Judenjve! Dhe i binin me shuplaka.<\/p>\n<p>Pilati pra doli p\u00ebrs\u00ebri jasht\u00eb dhe u thot\u00eb atyre: Ja tek po jua sjell jasht\u00eb, q\u00eb ta dini se asnj\u00eb faj nuk gjej tek ai. Jisui pra doli jasht\u00eb veshur me kuror\u00ebn prej ferrash dhe rrob\u00ebn e kuqe. Edhe Pilati u thot\u00eb atyre: Ja njeriu! Kur e pan\u00eb at\u00eb kryeprift\u00ebrinjt\u00eb dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt, b\u00ebrtit\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: Kryq\u00ebzoje, kryq\u00ebzoje. Pilati u thot\u00eb atyre: Merreni ju at\u00eb, dhe kryq\u00ebzojeni; sepse un\u00eb nuk gjej faj tek ai. Judenjt\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: Ne kemi ligj, dhe sipas ligjit ton\u00eb ky duhet t\u00eb vdes\u00eb, sepse e b\u00ebri veten e tij Bir t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Pilati, pra, kur d\u00ebgjoi k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, u frik\u00ebsua m\u00eb tep\u00ebr. Edhe p\u00ebrs\u00ebri hyri n\u00eb pretore, dhe i thot\u00eb Jisuit: Nga je ti? Po Jisui nuk i dha p\u00ebrgjigje. Pilati pra i thot\u00eb: Mua nuk m\u00eb flet? Nuk e di ti se un\u00eb kam pushtet t\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzoj, dhe kam<\/p>\n<p>pushtet t\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj? Jisui u p\u00ebrgjigj, Nuk do t\u00eb kishe asnj\u00eb pushtet kund\u00ebr meje, po t\u00eb t\u00eb mos ishte dh\u00ebn\u00eb prej s\u00eb larti; prandaj ai q\u00eb m\u00eb jep n\u00eb duart e tua ka faj m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb Pilati k\u00ebrkonte ta l\u00ebshonte, po Judenjt\u00eb th\u00ebrrisnin duke th\u00ebn\u00eb: N\u00eb l\u00ebshofsh k\u00ebt\u00eb, nuk je miku i Qezarit; gjithkush q\u00eb b\u00ebn veten e tij mbret, flet kund\u00ebr Qezarit. Pilati pra kur d\u00ebgjoi k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, solli jasht\u00eb Jisuin, dhe ndenji mbi fronin e gjyqit, q\u00eb quhet Gurshtruar, dhe He- braisht Gabbata.<\/p>\n<p>Edhe ishte pragu i pashk\u00ebs, dhe ora rreth gjasht\u00eb; dhe u thot\u00eb Judenjve: Ja mbreti juaj. Por ata b\u00ebrtit\u00ebn: Ngrije, ngrije, kryq\u00ebzoje. Pilati u thot\u00eb atyre: Mbretin tuaj t\u00eb kryq\u00ebzoj? Krye- prift\u00ebrinjt\u00eb u p\u00ebrgjigj\u00ebn: S\u2019kemi tjet\u00ebr mbret ve\u00e7 Qezarin. At\u00ebher\u00eb ua dor\u00ebzoi atyre, q\u00eb t\u00eb kryq\u00eb- zohet. Edhe ata mor\u00ebn Jisuin, dhe e \u00e7uan.<\/p>\n<p>Edhe Jisui duke mbajtur kryqin e tij doli n\u00eb vendin q\u00eb quhet vendi i Kafk\u00ebs, q\u00eb Hebraisht quhet Golgotj. Atje e kryq\u00ebzuan at\u00eb dhe dy t\u00eb tjer\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb, andej e k\u00ebtej, dhe Jisuin n\u00eb mes.<\/p>\n<p>Pilati shkroi edhe nj\u00eb titull, dhe e vuri mbi kryq; dhe ishte shkruar: Jisu Nazaretasi mbreti i Judenjve. Edhe k\u00ebt\u00eb titull e k\u00ebnduan shum\u00eb<\/p>\n<p>prej Judenjve; sepse ishte shkruar Hebraisht, Greqisht dhe Latinisht. Edhe kryeprift\u00ebrinjt\u00eb e Judenj- ve pra i thoshin Pilatit: Mos shkruaj: Mbreti i Judenjve, po se ai tha, Jam mbreti i Judenjve. Pilati u p\u00ebrgjigj: At\u00eb q\u00eb e shkrova e shkrova.<\/p>\n<p>Ushtar\u00ebt pra, pasi e kryq\u00ebzuan Jisuin, mor\u00ebn rrobat e tij, dhe i b\u00ebn\u00eb kat\u00ebr pjes\u00eb, dhe pelerin\u00ebn; dhe pelerina ishte e paqepur, endur e t\u00ebra q\u00eb s\u00eb sip\u00ebrmi. Than\u00eb pra n\u00eb mes tyre: Le t\u00eb mos e gri- sim at\u00eb, po le t\u00eb hedhim short p\u00ebr t\u00eb, kujt t\u2019i bjer\u00eb; &#8211; q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbu- shet shkrimi q\u00eb thot\u00eb: \u201cNdan\u00eb rrobat e mia n\u00eb mes tyre, dhe shtin\u00eb short mbi pelerin\u00ebn time\u201d. Ushtar\u00ebt pra k\u00ebto b\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pran\u00eb kryqit t\u00eb Jisuit ishin duke ndenjur e \u00ebma dhe e motra e s\u00eb \u00ebm\u00ebs s\u00eb tij, Maria, gruaja e Klopait, dhe Maria Magdalena. Jisui pra kur pa t\u00eb \u00ebm\u00ebn dhe nx\u00ebn\u00ebsin q\u00eb donte duke ndenjur pran\u00eb, i thot\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs:<\/p>\n<p>Grua, ja yt bir. Pastaj i thot\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit: Ja jot \u00ebm\u00eb. Edhe nx\u00ebn\u00ebsi q\u00eb at\u00ebher\u00eb e mori n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj Jisui, duke ditur se tani mbaruan t\u00eb gjitha, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushet shkrimi, thot\u00eb: Kam etje. Edhe ishte atje nj\u00eb en\u00eb plot me uthull; dhe ata mbush\u00ebn nj\u00eb sfungjer me uthull, dhe e vun\u00eb mbi nj\u00eb hisop, e ia prun\u00eb n\u00eb goj\u00eb. Jisui pra kur mori uthull\u00ebn, tha: Mbaroi, dhe uli kryet e dha shpirtin.<\/p>\n<p>Judenjt\u00eb pra, p\u00ebr t\u00eb mos mbetur trupat mbi kryq p\u00ebr dit\u00ebn e shtun\u00eb, sepse ishte e premte, &#8211; sepse ajo dit\u00eb e shtun\u00eb ishte e madhe, &#8211; iu lut\u00ebn Pilatit t\u2019u thyhen k\u00ebrcinjt\u00eb e k\u00ebmb\u00ebve, dhe t\u00eb ngrihen andej. Erdh\u00ebn pra ushtar\u00ebt dhe thyen k\u00ebrcinjt\u00eb e t\u00eb parit dhe t\u00eb atij tjetrit q\u00eb u kryq\u00ebzua bashk\u00eb me t\u00eb. Po kur erdh\u00ebn tek Jisui dhe e pan\u00eb se tashm\u00eb kishte vdekur, nuk ia thyen k\u00ebrcinjt\u00eb. Por nj\u00eb nga ushtar\u00ebt i shpoi brinj\u00ebn me shtiz\u00eb, dhe menj\u00ebher\u00eb i doli gjak dhe uj\u00eb. Edhe ai q\u00eb pa d\u00ebshmoi, dhe d\u00ebshmia e tij \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, dhe ai e di se thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb t\u00eb besoni ju. Sepse k\u00ebto u b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushet shkrimi: \u201cEsht\u00ebr nuk do t\u2019i thyhet\u201d. Edhe p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim thot\u00eb: \u201cDo t\u00eb v\u00ebshtrojn\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb shpuan\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Prill 2011.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"4 (219)","viti":"2011","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[2]","fjale_kyce":"[\"Mbret\u00ebria\", \"\u00ebsht\u00eb\", \"prej\", \"k\u00ebsaj\", \"bote\"]","permbledhje":"Material nga Prill 2011.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11329],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-88953","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11329","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88953\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/\",\"name\":\"Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:34:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88953","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/","name":"Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:34:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/mbreteria-ime-nuk-eshte-prej-kesaj-bote\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mbret\u00ebria ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=88953"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=88953"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=88953"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=88953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}