{"id":88839,"date":"2026-06-01T07:32:16","date_gmt":"2026-06-01T05:32:16","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/"},"modified":"2026-06-01T07:32:16","modified_gmt":"2026-06-01T05:32:16","slug":"marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit<br \/>\nt\u00eb Ministrave<br \/>\ndhe Kish\u00ebs Orthodhokse<br \/>\nAutoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Nga Hir\u00ebsi Andoni, Episkop i Kruj\u00ebs<\/p>\n<p>(Mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb Kleriko-Laike, m\u00eb 3-4 dhjetor 2010,<br \/>\nn\u00eb Manastirin e Hirsh\u00ebm t\u00eb Sh\u00ebn Vlashit, Durr\u00ebs)<\/p>\n<p>Situata fillestare<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar nd\u00ebr- mjet KM dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 24 tetor 2008, n\u00eb ambientet e Hotel Tirana Internacional, nga i ngarku- ari i qeveris\u00eb, ministri i Kultur\u00ebs, Tu- rizmit, Rinis\u00eb dhe Sporteve n\u00eb prani t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb z. Sali Berisha, si dhe Kryepiskopit t\u00eb Ki- sh\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fortlumturis\u00eb s\u00eb Tij Anastasit, mbetet nj\u00eb ngjarje e r\u00eb- nd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo vjen pas nj\u00eb mungese t\u00eb gja- t\u00eb ligjore e juridike n\u00eb lidhje me Ko- munitetet Fetare n\u00eb Shqip\u00ebri, ku shteti shqiptar nuk kishte p\u00ebrcak- tuar, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb, nj\u00eb status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr organiza- tat fetare. Edhe pse kishin kaluar dhjet\u00eb vjet nga hartimi dhe miratimi i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1998, e cila p\u00ebrcaktonte n\u00eb nenin 10 n\u00eb paragrafin 5 t\u00eb saj se: \u201cMarr\u00ebdh\u00eb- niet nd\u00ebrmjet shtetit dhe bashk\u00eb- sive fetare rregullohen mbi baz\u00ebn e marr\u00ebveshjeve t\u00eb lidhura nd\u00ebr- mjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre dhe K\u00eb- shillit t\u00eb Ministrave. K\u00ebto marr\u00eb- veshje ratifikohen n\u00eb Kuvend.\u201d, si dhe me gjith\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb dhe k\u00ebrkesat e vazhdueshme t\u00eb komu- niteteve fetare p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtij detyrimi, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb u b\u00eb e mundur vet\u00ebm pas 17 vjet demokraci dhe pas 10 vjet\u00ebsh, nga mira- timi i kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr hartimin e marr\u00ebveshjes u ngrit nj\u00eb grup pune nga ana e qe- veris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt hartuan dhe draftin par\u00eb, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kishte problematikat e tij, t\u00eb cilat u nego- ciuan nga ana e grupit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb, ku kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00eb- sish\u00ebm kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb<\/p>\n<p>par\u00eb vet\u00eb Kryepiskopi Anastas, si dhe Mitropoliti Joan, avokati Stefan Komino e persona t\u00eb tjer\u00eb spe- cialist\u00eb e dashamir\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm. Pas negociatave t\u00eb gjata e t\u00eb lodh- shme, shpeshher\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dashamir\u00ebsis\u00eb dhe mir\u00ebkuptimit nga pala e grupit t\u00eb pun\u00ebs qeveritar, p\u00ebrfundimisht u arrit hartimi i nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb pranueshme e t\u00eb k\u00ebnaqshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet themelore q\u00eb<br \/>\ntrajton Marr\u00ebveshja<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb lidhje me detyrimin ku- shtetues t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebve- shjes nd\u00ebrmjet shtetit dhe komuni- teteve fetare, ose si\u00e7 shprehet n\u00eb kushtetut\u00eb bashk\u00ebsive fetare, p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kjo Marr\u00ebveshje i jep asaj pas gati 18 vjet\u00ebsh statusin e ligjsh\u00ebm t\u00eb personit juridik, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb nj\u00eb organizate e ba- shk\u00ebsie fetare. Kjo fakt ka nj\u00eb r\u00eb- nd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb, pasi ligj\u00ebrisht ajo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e njohur dhe e mbrojtur nga ligjet dhe shteti demokratik si nj\u00eb entitet ligjor, juridik e fetar, s\u00eb cil\u00ebs i ga- rantohen t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat civile e ligjore, si dhe i jepet mund\u00ebsia e or- ganizmit dhe p\u00ebrcaktimit t\u00eb saj si- pas parimit t\u00eb liris\u00eb, pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb kompozuar n\u00eb gjasht\u00eb kapituj kryesor\u00eb e n\u00eb 25 nene. N\u00eb parim ajo sh\u00ebrben si rre- gullator i marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe ba- shk\u00ebpunimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve. Q\u00eb n\u00eb nenin e dyt\u00eb t\u00eb saj, marr\u00ebveshja b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr Sta- tutin e Kish\u00ebs Orthodhokse Auto- qefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku prej aty del kuptimi i vet\u00eb k\u00ebtij organizmi si\u00e7 p\u00ebrcakton neni 1 i k\u00ebtij Statuti: \u201cKisha Orthodhokse Autoqefale<\/p>\n<p>e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ka si themelues dhe Krye t\u00eb saj Zotin dhe Per\u00eb- ndin\u00eb ton\u00eb Jisu Krisht, \u00ebsht\u00eb institucion hyjnor si prania dhe shfaqja n\u00eb vend e Nj\u00eb Kishe t\u00eb Shenjt\u00eb, Katholike dhe Apostoli- ke, e bashkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pa- ndashme me Patriarkan\u00ebn Eku- menike, me t\u00eb gjitha Kishat simo- tra Autoqefale dhe ruan t\u00eb palu- ajtshme burimet e besimit, d.m.th. Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe Tradit\u00ebn e Shenjt\u00eb, si dhe Kanonet e She- njta apostolike e sinodike.\u201d Kjo n\u00eb vetvete ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj, pasi Kisha Orthodhokse nuk mund t\u00eb trajtohet thjesht si nj\u00eb organiz\u00ebm i pavarur civil, ose si nj\u00eb shoqat\u00eb humanitare apo jofitimprur\u00ebse, por si nj\u00eb organiz\u00ebm fetar, me theme- lues e mision hyjnor n\u00eb nj\u00eb vend konkret.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja, n\u00ebn frym\u00ebn e Ku- shtetut\u00ebs dhe t\u00eb konventave nd\u00ebr- komb\u00ebtare mbi t\u00eb drejtat e njeriut, garanton lirin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes dhe t\u00eb besimit, njohjen e personit juridik t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse dhe t\u00eb or- ganizmave e strukturave t\u00eb theme- luara prej saj. Ajo garanton paprek- shm\u00ebrin\u00eb e institucioneve t\u00eb kultit dhe njohjen vet\u00ebm t\u00eb personave p\u00ebr- faq\u00ebsues t\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb autorizuar nga Sinodi i Shenjt\u00eb i saj, duke e siguruar at\u00eb nga \u00e7do person ose grup q\u00eb pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vul\u00ebn e saj, duke iu referuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Kanoneve dhe Tradit\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse (shih nenet 3,5,7). Shteti shqiptar njeh k\u00ebshtu si person juridik Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00eb- ris\u00eb dhe t\u00eb gjitha veprimet e m\u00ebpar- shme t\u00eb deriat\u00ebhershme t\u00eb kryera prej saj (neni 7\/1), nj\u00eb cil\u00ebsim ky shu- m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar njohjen q\u00eb shteti i b\u00ebn t\u00eb gjitha ve-<\/p>\n<p>primeve p\u00ebr ringritjen dhe riorgani- zimin e Kish\u00ebs, si dhe t\u00eb gjith\u00eb ve- pr\u00ebs nd\u00ebrtuese t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb prej saj gjat\u00eb k\u00ebtyre 18 viteve. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes gjithsesi, statusi i Kish\u00ebs dhe organizmave t\u00eb saj \u00ebsh- t\u00eb ai i personit juridik jofitimprur\u00ebs.<\/p>\n<p>Me rinjohjen dhe rikonfirmimin e saj Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqip\u00ebris\u00eb regjistrohet tashm\u00eb si e till\u00eb me vendim t\u00eb Gjy- kat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, duke paraqitur pran\u00eb saj vet\u00ebm k\u00ebr- kes\u00ebn nga Kryepiskopi i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00eb- ris\u00eb si dhe t\u00eb Statutit t\u00eb saj. N\u00eb ndry- shim nga organizata t\u00eb tjera q\u00eb regjistrohen asaj nuk iu k\u00ebrkua Akti i Themelimit p\u00ebr arsye t\u00eb shpjegu- ara m\u00eb lart (neni 8). Tashm\u00eb Kisha Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00eb- ris\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur nga kjo gjykat\u00eb me vendim t\u00eb saj t\u00eb dat\u00ebs 20 mars 2009, ku nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb depozi- tuar dhe miratuar edhe Statuti i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb miratuar me vendim t\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb, m\u00eb 6 n\u00ebntor 2006, t\u00eb pranuar nj\u00ebz\u00ebri m\u00eb par\u00eb nga Asambleja Kleriko-Laike k\u00ebtu n\u00eb Manastirin e Sh\u00ebn Vlashit n\u00eb Durr\u00ebs. Tashm\u00eb, Kisha jon\u00eb ligj\u00eb- risht ka dhe funksionon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Statutit t\u00eb saj t\u00eb ri, i cili \u00ebsht\u00eb tre- gues i frym\u00ebs gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb pavarur e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr bazuar n\u00eb normat dhe Kononet e Kish\u00ebs Or- thodhokse. Referimet p\u00ebr statute t\u00eb m\u00ebparshme si dhe t\u00eb vlefshm\u00eb- ris\u00eb s\u00eb tyre, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb pabaza e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb kota, ato me koh\u00eb e kishin humbur funksionin e tyre de jure dhe de facto.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Kish\u00ebs Orthodho- kse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas- qyrohet dhe garantohet qart\u00eb n\u00eb ma- rr\u00ebveshje p\u00ebrmes neneve 10 dhe 11, (vijon n\u00eb faqen 14)<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave<br \/>\ndhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 13) ku asaj i garantohet pavar\u00ebsia n\u00eb organizim, veprimtari dhe administrim si dhe n\u00eb zgjedhjen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e saj n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave dhe Statutit t\u00eb saj. Gjithashtu, p\u00ebrcaktohetqart\u00eb se Kisha zgjedh kreun e saj sipas rregullave dhe procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Statutin e saj, ku m\u00eb pas ajo vet\u00ebm njofton Komitetin Shtet\u00eb- ror t\u00eb Kulteve p\u00ebr zgjedhjen e tij, struktur\u00eb p\u00ebrfa- q\u00ebsuese kjo e shtetit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Komu- nitetet Fetare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes q\u00eb trajton Marr\u00ebve- shja \u00ebsht\u00eb dhe ajo ekonomike e financiare. Tash- m\u00eb me ligj shteti ka mund\u00ebsi, ashtu si\u00e7 edhe ka filluar t\u00eb zbatohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, t\u00eb b\u00ebj\u00eb financimin e Komuniteteve Fetare financiarisht dhe mate- rialisht. Me Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave mbi financimin nga buxheti i shtetit, m\u00eb 15.05.2009, si\u00e7 parashikonte edhe marr\u00ebveshja, Kish\u00ebs i jepet nga fondi i shtetit subvencion p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pagave t\u00eb administrat\u00ebs dhe t\u00eb ar- simtar\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb saj. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Kish\u00ebs i garantohet pavar\u00ebsia n\u00eb administri- min e buxhetit t\u00eb saj financiar (neni 12 &#038; 13).<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme, edhe pse deri diku modeste, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtimi i Kish\u00ebs nga t\u00eb gjitha llojet e taksave, por jo nga tatimet dhe tarifat (neni 15). K\u00ebto p\u00ebrjashtime p\u00ebrfshijn\u00eb rastet e subvencioneve financiare ndaj saj, nd\u00ebr- timit t\u00eb objekteve t\u00eb reja, si dhe taks\u00ebs s\u00eb tra- sh\u00ebgimis\u00eb dhe kalimit t\u00eb pasuris\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrjashtohen nga detyrimi i derdhjes s\u00eb kon- tributeve p\u00ebr sigurimin shoq\u00ebror e sh\u00ebndet\u00ebsor misionar\u00ebt e huaj q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb pran\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. Nd\u00ebrkoh\u00eb, marr\u00ebveshja hap rrug\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajtim t\u00eb diferencuar t\u00eb nivelit t\u00eb pagave, p\u00ebr efekt t\u00eb kontributeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00eb- sore dhe tatimit mbi t\u00eb ardhurat t\u00eb personelit t\u00eb saj. Gjithashtu, i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrcak- timi i p\u00ebrjashtimit nga paraqitja e bilancit kontab\u00ebl vjetor p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizmash t\u00eb Kish\u00ebs me karakter fetar e bamir\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e arsimit (neni 17), si\u00e7 p\u00ebrme- nd\u00ebm edhe m\u00eb sip\u00ebr, Kish\u00ebs i jepet liri e plot\u00eb p\u00ebr ngritjen e strukturave p\u00ebr edukim dhe arsi- mim n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, si dhe njohjen e vlef- shm\u00ebris\u00eb s\u00eb dokumenteve t\u00eb l\u00ebshuara prej tyre. K\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe shkollat fetare, ku p\u00ebr nivelin e lart\u00eb universitar t\u00eb tyre jan\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr p\u00ebrfshirjen edhe t\u00eb k\u00ebsaj dege krahas atyre t\u00eb tjerave. N\u00eb kuadrin e propaga- ndistik\u00ebs dhe t\u00eb komunikimit me mas\u00ebn Kish\u00ebs i sigurohet e drejta e p\u00ebrdorimit t\u00eb mediave t\u00eb t\u00eb gjitha formave, si dhe t\u00eb ngritjes s\u00eb struktu- rave t\u00eb saj p\u00ebr komunikimin publik (neni 20).<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb trajton Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb edhe ajo e pron\u00ebs dhe e<\/p>\n<p>objekteve t\u00eb kultit (neni 22,23). Shteti angazho- het n\u00eb kthimin dhe kompensimin e t\u00eb gjitha pronave si dhe me p\u00ebrpar\u00ebsi e objekteve t\u00eb kul- tit, duke cil\u00ebsuar edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb shpirt\u00ebrore e kulturore q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb ato p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komunitet. K\u00ebtu gjithashtu b\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr kthimin e shum\u00eb pasurive t\u00eb konfiskuara prej saj n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist. Kish\u00ebs i jepet mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr objektet e kultit ta siguroj\u00eb edhe p\u00ebrmes dokumenteve arkivore, jo vet\u00ebm ato kadastral\u00eb ose t\u00eb hipotekuar, duke p\u00ebrjashtuar pronat e tjera, si truall, tok\u00eb ar\u00eb, ku- llot\u00eb ose pyll. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kthi- min e t\u00eb gjitha objekteve monumente t\u00eb kultur\u00ebs t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, gj\u00eb q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u ndje- kur n\u00eb t\u00eb ardhmen, me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban nj\u00eb operacion i till\u00eb.<\/p>\n<p>Disa konkluzione<\/p>\n<p>Nga sa pam\u00eb m\u00eb lart, Marr\u00ebveshja siguron nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ligjore e juridike n\u00eb rinjohjen dhe konfirmimin e personit juridik t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe t\u00eb t\u00eb gjitha veprimeve e akteve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb nd\u00ebrmarra prej saj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Kisha Orthodhokse Autoqe- fale e Shqip\u00ebris\u00eb iu dha mund\u00ebsia e regjistrimit si person juridik p\u00ebrmes vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit, Tiran\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u paraqit dhe u njoh zyrtarisht edhe ligj\u00ebrisht Statuti i ri i saj i vitit 2006, i cili v\u00eb themele t\u00eb sigurta n\u00eb mbar\u00ebshtimin dhe p\u00ebrparimin e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Marr\u00ebveshja garanton pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, si dhe t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00eb admi- nistrimit, zgjedhjes dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb saj p\u00ebr- mes t\u00eb zgjedhurve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave, kanone- ve dhe statutit t\u00eb saj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ajo rrit garan- cit\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet dhe abuzimet e personave t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb ven\u00eb n\u00eb dyshim ose mund t\u00eb keq- p\u00ebrdorin emrin, autoritetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb edhe nenet q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i japin Kish\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb e kontributit n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, kjo p\u00ebrmes ngritjes s\u00eb institucioneve t\u00eb saj n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, ekonomi, zhvillim e bamir\u00ebsi. Ajo gjithashtu g\u00eb- zon t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb menaxhi- min e burimeve t\u00eb saj ekonomike, qofshin k\u00ebto t\u00eb brendshme apo t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Marr\u00ebveshja b\u00ebn nj\u00eb hap pozitiv edhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ndjeshme dhe ende t\u00eb pazgji- dhur t\u00eb pron\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e kthimit t\u00eb objekteve dhe monumenteve, si dhe t\u00eb mate- rialeve t\u00eb konfiskuara nga regjimi komunist. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur edhe kontributi fi- nanciar q\u00eb shteti ka filluar t\u00eb jap\u00eb ndaj Kish\u00ebs, si shenj\u00eb e mir\u00ebkuptimit dhe kontributit ndaj<\/p>\n<p>d\u00ebmeve dhe padrejt\u00ebsive q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb asaj p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfunduar do t\u00eb thosha se ajo q\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga af\u00ebr \u00ebsht\u00eb implementimi n\u00eb vazhdim i Marr\u00ebveshjes n\u00eb disa pika t\u00eb r\u00eb- nd\u00ebsishme t\u00eb saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e pron\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn presim t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb dhe nga ana e strukturave qeveritare dhe nga krahu tjet\u00ebr k\u00ebrkohet m\u00eb tep\u00ebr angazhim e pun\u00eb nga ana jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebto objektiva.<\/p>\n<p>3 dhjetor 2010<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Dhjetor 2010.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"12 (215)","viti":"2010","muaji":"Dhjetor","muaji_numer":"12","dita":"","faqet":"[13, 14]","fjale_kyce":"[\"Marr\u00ebveshja\", \"nd\u00ebrmjet\", \"K\u00ebshillit\", \"Ministrave\", \"Kish\u00ebs\"]","permbledhje":"Material nga Dhjetor 2010.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11328],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-88839","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11328","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88839\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\",\"name\":\"Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:32:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88839","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/","name":"Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:32:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/marreveshja-ndermjet-keshillit-te-ministrave-dhe-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=88839"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=88839"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=88839"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=88839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}