{"id":88807,"date":"2026-06-01T07:31:40","date_gmt":"2026-06-01T05:31:40","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/"},"modified":"2026-06-01T07:31:40","modified_gmt":"2026-06-01T05:31:40","slug":"kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/","title":{"rendered":"Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe"},"content":{"rendered":"<p>Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb<br \/>\ne kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe<br \/>\n&#8211; Nga intervista n\u00eb TV KOHA me Hir\u00ebsi Andonin,<br \/>\nEpiskop i Kruj\u00ebs &#8211;<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Kemi t\u00eb ftuar k\u00ebtu n\u00eb studio Imzot Andonin, Episkop i Kruj\u00ebs dhe ndihm\u00ebs i Kryepiskopit Anastas&#8230; Do t\u00eb doja ta filloja me nj\u00eb pyetje pak direkte. Pse duhet q\u00eb nj\u00eb shtetas me komb\u00ebsi greke t\u00eb vendoset n\u00eb krye t\u00eb Ki- sh\u00ebs Autoqefale shqiptare? Ky \u00ebsht\u00eb dhe thelbi n\u00eb fakt, i debatit t\u00eb rishfaqur s\u00eb fundmi n\u00eb media.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; N\u00eb kushte normale nuk kishte pse t\u00eb ishte Kryepi- skop nj\u00eb person me origjin\u00eb joshqip- tare dhe me komb\u00ebsi jo-shqiptare. Por ne e dim\u00eb q\u00eb fillimet e besimit fetar, pas viteve \u201890 ishin t\u00eb v\u00ebshti- ra. T\u00eb gjitha komunitetet, jo vet\u00ebm komuniteti orthodhoks, u ndodh\u00ebn p\u00ebrpara nj\u00eb situate tep\u00ebr dramatike. T\u00eb gjith\u00eb peshkop\u00ebt e para viteve \u201967 kishin nd\u00ebrruarjet\u00eb. Gjithashtu nga klerik\u00ebt kishin mbetur pak vet\u00eb, shumica ishin n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, q\u00eb nuk mund t\u00eb kryenin m\u00eb sh\u00ebrbesa fetare. Ata q\u00eb kishin sadopak mu- nd\u00ebsi u aktivizuan q\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbesa. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ku ki- shat ishin t\u00eb gjitha t\u00eb shkat\u00ebrruara edhe ato q\u00eb kishin mbetur si godina ishin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb amortizuara u desh q\u00eb t\u00eb fillohej t\u00eb b\u00ebhej di\u00e7ka, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb hapeshin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kle- rit, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb infrastruktur\u00ebs vet\u00ebkuptuesh\u00ebm q\u00eb ishte e pamundur t\u00eb kishim edhe nj\u00eb kryepiskop, aq m\u00eb tep\u00ebr shqiptar.<\/p>\n<p>&#8230;Gazetari &#8211; Ka qen\u00eb edhe Ki- sha Ortodokse Shqiptare n\u00eb tran- zicion n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Po. Sepse si\u00e7 e thash\u00eb, puna p\u00ebr ringritjen e insti- tucionit dhe t\u00eb organizimit e t\u00eb struk- turave nuk ishte nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb. Perspektiva e nd\u00ebrtimit t\u00eb Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb mbetet Autoqefale.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Kuptimi i fjal\u00ebs autoqefale \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pava- rur jo vetin n\u00eb Kryepiskopin q\u00eb ta ket\u00eb t\u00eb tijin, ta vendos\u00eb vet\u00eb Kisha, por t\u00eb jet\u00eb e pavarur edhe nga ana ekonomike. Ajo duhet t\u00eb ket\u00eb stru- kturat e saj, t\u00eb ket\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb edukuar, p\u00ebr t\u00eb rritur klerik\u00ebt bre-<\/p>\n<p>nda Kish\u00ebs; t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebr- toj\u00eb kishat, p\u00ebr nj\u00eb funksion edhe nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Kjo \u00ebsht\u00eb autoqefalia e v\u00ebrtet\u00eb. Ne jemi drejt k\u00ebsaj rruge. Kisha ka p\u00ebsuar nj\u00eb zhvillim shum\u00eb t\u00eb madh gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve, nj\u00eb transformim t\u00eb madh, ashtu si e gji- th\u00eb shoq\u00ebria shqiptare, dhe ky \u00ebsh- t\u00eb nj\u00eb zhvillim i vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Cili \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb ka Kryepiskopi, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb Kishe?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; N\u00eb kuptimin ka- nonik t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, nuk ka kish\u00eb orthodhokse pa peshkop dhe kjo ishte arsyeja q\u00eb me ringritjen e kishave, me hapjen e besimit u pa e domosdoshme nga ana kanonike ardhja e nj\u00eb peshkopi, i cili do p\u00ebrfa- q\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb grigj\u00eb. Peshkopi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i domosdosh\u00ebm n\u00eb drejtimin e nj\u00eb kishe, mungesa e nj\u00eb peshkopi v\u00eb n\u00eb dyshim munges\u00ebn e kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Si ka ardhur Krye- piskopi Anastas n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; N\u00eb vitet \u201890 kur u lejua besimi, u pa se ishte e nevoj- shme p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs. K\u00ebshtu t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i k\u00ebrkuan Pa- triarkan\u00ebs Ekumenike, nga e cila kemi marr\u00eb autoqefalin\u00eb, q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgo- hej nj\u00eb person, p\u00ebrfaq\u00ebsues i saj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kish\u00ebn Shqiptare. Pa- triarkana zgjodhi nj\u00eb person i cili ki- shte eksperienc\u00ebn e duhur, kishte ka- pacitetet e duhura intelektuale, por dhe shoq\u00ebrore e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb ishte e nevojshme p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb vep\u00ebr ringrit\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Cilat jan\u00eb kriteret q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb dikush p\u00ebr tu vendosur n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb kishe?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Q\u00eb dikush t\u00eb jet\u00eb peshkop dhe kryepeshkop, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nga radha e murgjve. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i martuar, q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb jet\u00eb murg<\/p>\n<p>Kusht tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb formimi i tyre teologjik. N\u00eb statutet e Kish\u00ebs Shqiptare q\u00eb n\u00eb vitet \u201829, \u201850 edhe m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb klerik\u00ebt q\u00eb do jen\u00eb peshkop\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb<\/p>\n<p>me formim t\u00eb lart\u00eb teologjik, t\u00eb ke- n\u00eb edhe cil\u00ebsi t\u00eb tjera, baritore, pi- mantike, ato q\u00eb parashikojn\u00eb edhe kanunet e Kish\u00ebs. Gjithashtu t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebrkrahje n\u00eb popull.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Cilat jan\u00eb kriteretpra q\u00eb p\u00ebrmbushi Kryepiskopi Anastas dhe pse u zgjodh pik\u00ebrisht ai?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Si\u00e7 po shpjegoja u zgjodh nj\u00eb person q\u00eb ka eksperie- nc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn misionare, d.m.th. n\u00eb ringritjen e kishave. Kryepiskopi Anastas para se t\u00eb vinte n\u00eb Shqi- p\u00ebri, ka qen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb Afrik\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me organi- zimin e kishave t\u00eb Afrik\u00ebs Lindore n\u00eb Kenia, Uganda, Tanzani. Ka shkuar atje q\u00eb nga fillimet e tij, kur ai u b\u00eb klerik dhe vazhdoi edhe p\u00ebr- para se t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri. Krye- piskopi Anastas ka qen\u00eb i d\u00ebrguar nga Patriarkana n\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb Afrik\u00ebs dhe u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri, pik\u00ebrisht se kishte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb ringritjen dhe ristru- kturimin, e cila edhe u v\u00ebrtetua.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Le t\u00eb mbetemi pak n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e tij, si p\u00ebrzgjidhet nj\u00eb Kryepeshkop? Cila \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; N\u00eb kushte normale, propozohen ata q\u00eb jan\u00eb nga radha e murgjve, ata q\u00eb jan\u00eb pri- ft\u00ebrinj t\u00eb pamartuar&#8230; Gjithashtup\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb Kryepiskop propozohen peshkop\u00eb. N\u00eb rastin ton\u00eb ne nuk kishim t\u00eb till\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ishim n\u00eb t\u00eb tjera kushte. Kryepiskopi n\u00eb fi- llim erdhi si eksark, do t\u00eb thot\u00eb si i d\u00ebrguar i Patriarkan\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb votim p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje dhe p\u00ebr qenien e tij n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; N\u00eb rastin e par\u00eb jo, sepse thjesht u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb gjen- djen. Misioni i Kryepiskopit n\u00eb fillim n\u00eb vitin 1991 ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si- tuat\u00ebn e Kish\u00ebs Shqiptare. Dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nga viti 91-92 pra<\/p>\n<p>p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb vitit ai ka qen\u00eb duke par\u00eb situat\u00ebn, duke raportuar \u00e7far\u00eb gjendje ishte Kisha. Si\u00e7 dihet, gjendja ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. M\u00eb pas ai u mor me ringritjen e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebri- s\u00eb. Filluan hirotonisjet e para, dor\u00ebzi- met e para t\u00eb klerik\u00ebve, filloi t\u00eb funk- sionoj\u00eb Seminari i par\u00eb Teologjik p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb, q\u00eb ata t\u00eb edukohen k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb studiuar t\u00eb mos ishte jasht\u00eb vendit. K\u00eb- shtu filloi ringritja e kishave dhe e orga- nizmave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs. Kjo ishte p\u00ebr periudh\u00ebn kur Kryepiskopi ishte n\u00eb rolin e eksarkut (viti 1991-1992).<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; M\u00eb pas vitit 1992?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Pas vitit 1992 situata nuk mund t\u00eb vazhdonte m\u00eb me nj\u00eb eksark. P\u00ebr Kish\u00ebn ton\u00eb ishte n\u00eb dilem\u00eb autoqefalia e saj.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Pra, pavar\u00ebsia e Kish\u00ebs?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Pavar\u00ebsia dhe shpeshher\u00eb edhe ekzistenca e saj. Thash\u00eb, pa nj\u00eb peshkop ne nuk mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheshim dot. Ne asnj\u00ebher\u00eb nuk ishim ftuar n\u00eb mble- dhjet e Kishave Orthodhokse, p\u00ebr shkak se ne nuk p\u00ebrfaq\u00ebsoheshim. K\u00ebshtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u k\u00ebrkua nga vet\u00eb besimtar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb Pa- triarkana t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00eb- sues, i cili do t\u00eb ishte edhe Kryepi- skopi i Kish\u00ebs. Ai do ishte, por edhe Sinodi, sepse dhe Kryepiskopi nuk punon vet\u00ebm, duhet t\u00eb ket\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e Sinodit, si\u00e7 jan\u00eb kushtet normale. Sot jemi kthyer n\u00eb gjen- djen normale.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; A ka pasur grup personash q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar ar- dhjen e Kryepiskopit Anastas?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Nj\u00eb far\u00eb incide- nti ka ndodhur n\u00eb dat\u00ebn 2 gusht t\u00eb vitit 1992, data ku Kryepiskopi fro- n\u00ebzohej. Mbasi mbaron Liturgjia, t\u00eb cil\u00ebn ai e drejtonte, n\u00eb prani t\u00eb dy p\u00ebr- faq\u00ebsuesve nga Patriarkana Eku-<\/p>\n<p>(Vijon n\u00eb faqen 16)<\/p>\n<p>Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 15)<\/p>\n<p>menike t\u00eb shum\u00eb klerik\u00ebve shqip- tar\u00eb dhe shum\u00eb besimtar\u00eb nga gji- th\u00eb vendi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni u krye edhe fron\u00ebzimi i tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nj\u00eb deputet jo orthodhoks, q\u00eb udh\u00ebhiqte nj\u00eb turm\u00eb prej 20 vetash, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtuan n\u00eb nj\u00eb form\u00eb aspak t\u00eb respektueshme k\u00ebt\u00eb cere- moni. Shum\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb prani- sh\u00ebm dhe klerik\u00eb u munduan t\u00eb qet\u00eb- sojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz. Atyre iu tha se k\u00eb- tu \u00ebsht\u00eb kish\u00eb, nuk b\u00ebrtitet dhe as nuk demonstrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur k\u00ebta njer\u00ebz nuk i p\u00ebr- kasin komunitetit orthodhoks dhe kryesorja nukjan\u00eb praktikant\u00eb ortho- dhoks\u00eb. Praktikant, do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb besimtar i rregullt n\u00eb kish\u00eb. Dikush tjet\u00ebr, q\u00eb ndoshta as nuk \u00ebsht\u00eb pa- g\u00ebzuar, por edhe kur \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuar, nuk ka ardhur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb kish\u00eb, ka dallim midis k\u00ebtyre.<\/p>\n<p>Por ceremonia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar, sipas rregullave. Madje n\u00eb Hotel Tirana \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb drek\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb t\u00eb ftuarve dhe t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; A ka ende edhe sot e k\u00ebsaj dite njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt me- ndojn\u00eb ndryshe drejtimin e k\u00ebsaj Kishe, dhe p\u00ebr t\u00eb qenunit e Anastas Janullatosit n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; N\u00ebse dikush e sheh realitetin e Kish\u00ebs Orthodhokse, pranon q\u00eb kishat jan\u00eb t\u00eb mbushura me besimtar\u00eb dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb. Lavdi Zotit kishat u hap\u00ebn, njer\u00ebzit e t\u00eb gjitha moshave vijn\u00eb. Kjo u b\u00ebn p\u00ebrshtypje shum\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata shikojn\u00eb se ka edhe shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb ki- sh\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta jan\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb ak- tiv\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta mb\u00ebsh- tesinjo vet\u00ebm Kryepiskopin Anastas dhe klerin e lart\u00eb, por edhe klerin e mes\u00ebm, edhe klerin e ul\u00ebt t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse, pa asnj\u00eb ekuivok.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; \u00c7far\u00eb e pengon sot nj\u00eb, po e themi dik\u00eb, nj\u00eb besimtar ose nj\u00eb peshkop q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kryepeshkop i Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare, nj\u00eb shtetas shqiptar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet sot Kryepeshkop i Ki- sh\u00ebs Autoqefale Shqiptare?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; S\u2019e pengon asgj\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; At\u00ebher\u00eb pse edhe sot e k\u00ebsaj dite, kemi ende nj\u00eb njeri<\/p>\n<p>me komb\u00ebsi greke n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare. A mund t\u00eb kemi nj\u00eb shqiptar?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Po, patjet\u00ebr mund t\u00eb kemi nj\u00eb shqiptar. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsia e Kish\u00ebs, pjekuria e Ki- sh\u00ebs, kur ajo vet\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb ka- n\u00eb lindur, rritur e banuar n\u00eb Shqip\u00eb- ri do ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb drejtojn\u00eb Ki- sh\u00ebn. Por pyetja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb pse \u00ebsht\u00eb akoma Kryepiskopi Anastas?<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb dim\u00eb se n\u00eb Kish\u00ebn Ortho- dhokse, Kryepiskop\u00ebt edhe pesh- kop\u00ebt nuk zgjidhen 4 ose 5 vjet. Ata duhet t\u00eb rivotohen n\u00ebp\u00ebrmjet asa- mbleve. N\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb Kish\u00ebn Ka- tolike, ne kemi hierarki, dhe hierar- kia supozon q\u00eb ti e ke k\u00ebt\u00eb hir dhe k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Prift\u00eb- rinjt\u00eb edhe n\u00eb pension mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb. N\u00eb Kishat Orthodhokse zakonisht nuk ka mosh\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar pensioni, si rrjedhim peshkop\u00ebt dhe Kryepisko- pi q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb postin e tyre derisa t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00eb ta kryejn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Deri n\u00eb ato momente Kryepiskopi Anastas Janullatos do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Shqiptare?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Po.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka ngjallur pak debat \u00ebsht\u00eb edhe zhvillimi i meshave, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00eb- tu n\u00eb Tiran\u00eb. Pse duhet q\u00eb mesha t\u00eb zhvillohet kryesisht n\u00eb gjuh\u00ebn greke. Dihet se shum\u00eb mesha ja- n\u00eb zhvilluar n\u00eb gjuh\u00ebn greke.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Nuk e di, ku e keni marr\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion q\u00eb meshat, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, edhe n\u00eb Tiran\u00eb aq m\u00eb tep\u00ebr, u b\u00ebkan n\u00eb gjuh\u00ebn greke.<\/p>\n<p>&#8230;Gazetari &#8211; D.m.th. n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb flasim p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb lexohet nga pasazhi q\u00eb dikush ka p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb ato momente, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn greke.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Prandaj ka nj\u00eb dallim, dhe ju si gazetar \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoni disa terma pak feta- r\u00eb. Kur flasim p\u00ebr kryerjen e me- sh\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn greke, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb. Ajo b\u00ebhet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Edhe sot e k\u00ebsaj dite q\u00eb flasim ba- shk\u00eb, Kryepiskopi Anastas i kryen meshimet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shikoni gjith\u00eb festat e m\u00ebdha, p\u00ebr Pashk\u00eb, p\u00ebr Krishtli-<\/p>\n<p>ndje, Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb dhe gjith\u00eb mesh\u00ebn e kryen n\u00eb gju- h\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; \u00cbsht\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrkthyes.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Ai i b\u00ebn n\u00eb shqip sh\u00ebrbesat. Kjo konstatohet shum\u00eb leht\u00eb. Nj\u00eb t\u00eb diel t\u00eb shkoni n\u00eb kish\u00eb kur meshon ai, do ta d\u00ebgjoni. Por si\u00e7 thash\u00eb, edhe n\u00eb festat kryesore, si\u00e7 jan\u00eb Pashk\u00eb, Krishtlindje, Krye- piskopi Anastas, i kryen sh\u00ebrbesat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. T\u00eb vetmen gj\u00eb q\u00eb ai e b\u00ebn n\u00eb anglisht, greqisht, etj., ndonj\u00eb rast n\u00eb ndonj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, varet nga t\u00eb pranishmit q\u00eb ka. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ai e b\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn e tij. Kur \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia ai mesazhet e urimit i ka transmetuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe; Por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb se Krye- piskopi i b\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Litur- gjit\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha kishat e Shqip\u00ebri- s\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 vendeve ku ka minorite- te, Liturgjia b\u00ebhet n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Kryepiskopi Anastas ka deklaruar se Himara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb greke?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb ab- solutisht e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Kryepiskopi Anastas n\u00eb deklarat\u00ebn mbi aksidentin e Aristotel Gumas, un\u00eb do t\u00eb citoj nj\u00eb pasazh t\u00eb deklarat\u00ebs q\u00eb kam p\u00ebr- zgjedhur, dhe n\u00ebse ju do keni di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shtuar mund ta shto- ni, ka deklaruar (citon deklara- t\u00ebn e Kryepiskopit&#8230;)<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Kryepiskopi u b\u00ebn thirrje gjithashtu edhe p\u00ebr p\u00ebr- gjegjshm\u00ebri, gjakftoht\u00ebsi, shmangie t\u00eb akteve t\u00eb hakmarrjes, investigim p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe impenjim t\u00eb drej- t\u00ebsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje q\u00eb ai i drejtohet edhe personave q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nj\u00eb or\u00eb pas ngjarjes, dhe kishin bllokuar rreth 4000 vet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ishte gusht, mesi i periu- dh\u00ebs s\u00eb plazhit. Situata ishte shum\u00eb e nder\u00eb. Q\u00eblloi q\u00eb Kryepiskopi u ndodh p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb baritore n\u00eb zo- n\u00ebn e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke qen\u00eb pran\u00eb tyre, patjet\u00ebr ai ndiente k\u00ebt\u00eb presion, ndiente nevo- j\u00ebn p\u00ebr t\u00eb reaguar dhe p\u00ebr t\u00eb shpre- hur di\u00e7ka. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kryepiskopi i drejtohet edhe hima- riot\u00ebve, q\u00eb ata t\u00eb tregohen gjak- ftoht\u00eb, t\u00eb mos marrin ligjin n\u00eb duart<\/p>\n<p>e tyre, por nga krahu tjet\u00ebr, i drejto- het organeve kompetente q\u00eb t\u00eb zbardhin situat\u00ebn, t\u00eb sqarohet sa m\u00eb shpejt ajo q\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; Ishte, hera e par\u00eb n\u00eb fakt q\u00eb d\u00ebgjoj Kryepiskopin q\u00eb pro- noncohet p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Ngjarja ishte e pazakont\u00eb, dhe reagimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ndodhi. Dhe aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ndodhej n\u00eb at\u00eb zon\u00eb ku ishin greqishtfol\u00ebs. Dhe duke qen\u00eb pran\u00eb tyre ndiente k\u00ebt\u00eb angazhim. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, mbaj mend se kryeministri ka qen\u00eb n\u00eb Himar\u00eb dhe reagimi i tij ndaj ngjarjes ka qen\u00eb shum\u00eb i ashp\u00ebr. Kryepiskopi Anastas ka folur vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, dhe m\u00eb konkre- tisht p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve. N\u00eb vitet \u201993-\u201994 kur nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shqiptar\u00ebve ishin n\u00eb Greqi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme, t\u00eb paligj- shme, q\u00ebndronin atje, dhe pati nj\u00eb incident politik, diplomatik midis Shqip\u00ebris\u00eb edhe Greqis\u00eb. N\u00eb Greqi pati nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb shqip- tar\u00ebve. Kryepiskopi Anastas n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ka d\u00ebnuar fraz\u00ebn e k\u00ebtij operacioni q\u00eb u quajt \u201cfshesa\u201d, si nj\u00eb term p\u00ebrbuz\u00ebs p\u00ebr ata njer\u00ebz q\u00eb shkonin atje nga nevoja. N\u00eb me- diat e Greqis\u00eb, n\u00eb artikuj t\u00eb botuar ato dit\u00eb, Kryepiskopi shprehet shu- m\u00eb qart\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimin e matur dhe t\u00eb kujdessh\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb politika greke, organet kompetente p\u00ebr t\u00eb gjitha rastet q\u00eb po flasim. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr shkoi n\u00eb burgun e Kori- dhalos\u00eb, ku ka edhe t\u00eb burgosur shqiptar\u00eb. Ai u q\u00ebndroi pran\u00eb, duke d\u00ebgjuar rastet e keqtrajtimit t\u00eb tyre. Pra Kryepiskopi nuk ka dal\u00eb vet\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb orthodhoks\u00ebve.<\/p>\n<p>Gazetari &#8211; N\u00ebse kishit di\u00e7ka juve vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar n\u00eb fund?<\/p>\n<p>Hir\u00ebsi Andoni &#8211; Un\u00eb ju fal\u00eb- nderoj p\u00ebr ftes\u00ebn e hapur, sepse kemi mund\u00ebsi t\u2019u drejtohemi nje- r\u00ebzve, besimtar\u00ebve, por dhe opinio- nit shqiptar, q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb edhe nga vet\u00eb Kisha Orthodhokse t\u00eb v\u00ebrte- t\u00ebn dhe jo vet\u00ebm nga mediat, ose nga njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shpje- gojn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk i njohin mir\u00eb, dhe aq m\u00eb tep\u00ebr flasin n\u00eb emrin e nj\u00eb institucioni t\u00eb cilin nuk e p\u00ebrfa- q\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Nentor 2010.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"11 (214)","viti":"2010","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[15, 16]","fjale_kyce":"[\"Kryepiskopi\", \"gjith\u00eb\", \"Liturgjin\u00eb\", \"kryen\", \"gjuh\u00ebn\"]","permbledhje":"Material nga Nentor 2010.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11328],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-88807","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11328","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88807\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/\",\"name\":\"Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:31:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88807","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/","name":"Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:31:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kryepiskopi-gjithe-liturgjine-e-kryen-ne-gjuhen-shqipe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kryepiskopi gjith\u00eb Liturgjin\u00eb e kryen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=88807"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=88807"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=88807"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=88807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}