{"id":88750,"date":"2026-06-01T07:30:34","date_gmt":"2026-06-01T05:30:34","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/"},"modified":"2026-06-01T07:30:34","modified_gmt":"2026-06-01T05:30:34","slug":"paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/","title":{"rendered":"Paraqitje t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb piktur\u00ebn mesjetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>PARAQITJE T\u00cb SKEN\u00cbS S\u00cb LINDJES S\u00cb KRISHTIT<br \/>\nN\u00cb PIKTUR\u00cbN MESJETARE T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>Viktori Puzanova<\/p>\n<p>(vijon nga numri i kaluar)<\/p>\n<p>Koleksioni yn\u00eb p\u00ebrmban dy ikona t\u00eb lindjes s\u00eb Krishtit, q\u00eb shquhen nga p\u00ebrsosm\u00ebria e ekzekutimit.<\/p>\n<p>Ikona e par\u00eb e Lindjes s\u00eb Krishtit<\/p>\n<p>Nuk dihet autori, shek. XIV. P\u00ebrmasat: 33&#215;38 cm. Prejardhja: marr\u00eb nga kisha e Sh\u00ebn Gjergjit, Berat-Kala. Gjendet n\u00eb fondet e Mu- zeut Arkeologjik-Etnografik t\u00eb Tiran\u00ebs, me nr. inventari 80.<\/p>\n<p>Teknika e p\u00ebrpunimit: kasa e gdhendur cek\u00ebt. Parvaze mb\u00ebshtet\u00ebse nuk ka. Shtresa e p\u00eblhur\u00ebs mbulon krejt d\u00ebrras\u00ebn. Shtresa e suvas\u00eb e holl\u00eb. Ikona \u00ebsht\u00eb pikturuar me ngjyra pluhuri lidhur me t\u00eb verdh\u00eb veze dhe mbuluar me vaj liri&#8230;.<\/p>\n<p>Kompozicioni i ikon\u00ebs \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm. T\u00eb gjitha elementet, q\u00eb ka qen\u00eb tradit\u00eb n\u00eb ikonat e lashta t\u00eb lindjes s\u00eb Krishtit, i kemi aty: engj\u00ebjt lajm\u00ebtar\u00eb, sip\u00ebr shpellave dhe Sh\u00ebn Maria e shtrir\u00eb n\u00eb dyshek n\u00eb mes; po aty, rreth grazhdit. Kafsh\u00ebt q\u00eb ngrohin Krishtin e vog\u00ebl dhe Josifi i munduar prej dyshimesh (Apokrif) (tema t\u00eb marra prej apokrif\u00ebve).<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr e shquar, e jasht\u00ebzakon- shme arti. Eleganca e posa\u00e7me n\u00eb gram\u00ebn e ngjyrave, but\u00ebsia e saj, fisnik\u00ebria e shquajn\u00eb k\u00ebt\u00eb ikon\u00eb. Toni i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i shk\u00ebmbinjve, i qiellit t\u00eb verdh\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb tri kurora: t\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb, t\u00eb Josifit dhe t\u00eb Krishtit t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond t\u00eb artit t\u00eb vjet\u00ebr shquhet hij- sh\u00ebm cinabri, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb pikturuar shtrati i Sh\u00ebn Maris\u00eb, mantelet e mbret\u00ebrve, rrethi i ka- pel\u00ebs s\u00eb bariut (kapela e tij e ka rrethin t\u00eb kthyer lart), figura e bariut t\u00eb vog\u00ebl me fyell (veshja e tij), fundi i vash\u00ebs q\u00eb q\u00ebndron m\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe<\/p>\n<p>zbraz uj\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebt e bariut q\u00eb shtie n\u00eb ngasje Josifin. Ky cinab\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontrast me tonin vishnj\u00eb t\u00eb ndezur, po shkrihet n\u00eb nj\u00eb akord t\u00eb but\u00eb me tonin e vinjt\u00eb t\u00eb err\u00ebt, blu t\u00eb err\u00ebt, akuamarin, etj. Me art t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb punuar t\u00eb gjitha figurat: l\u00ebvizjet, p\u00ebrpjes\u00ebtimet, fytyrat.<\/p>\n<p>T\u00eb habit m\u00ebnyra e pikturimit t\u00eb ikon\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shihen pak imt\u00ebsi konvencionale&#8230; \u00c7do grup \u00ebsht\u00eb origjinal, plot imt\u00ebsi t\u00eb pashembullta, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i kat\u00ebr engj\u00ebjve sip\u00ebr, q\u00eb i k\u00ebndojn\u00eb himn Krishtlindjes paraqitet i gjall\u00eb me l\u00ebvizjet, me kumtimin e tij&#8230;<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, n\u00eb k\u00ebndin e majt\u00eb t\u00eb ikon\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb grup grash q\u00eb lajn\u00eb Krishtin. T\u00ebr- heq v\u00ebmendjen figura e Sollomis\u00eb, gruas q\u00eb mban Krishtin e vog\u00ebl me dor\u00ebn e majt\u00eb, nd\u00ebrsa me<\/p>\n<p>dor\u00ebn e djatht\u00eb provon ujin n\u00eb legen. Ajo \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb profil. Profili tipik, ose m\u00eb mir\u00eb pompean, me maj\u00ebn e hund\u00ebs s\u00eb ngritur, me mjek\u00ebr pak t\u00eb rrumbullakuar, me buz\u00eb t\u00eb gjalla, t\u00eb dala hijsh\u00ebm. Kjo figur\u00eb e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb pik- turuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plastike but\u00eb, si t\u2019ishte mode- luar. P\u00ebr sa i p\u00ebrket siluet\u00ebs, figura \u00ebsht\u00eb kompo- zuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, n\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi stili- stike, me \u00e7allm\u00ebn e mb\u00ebshtetur pa kujdes (po bukur) n\u00eb kok\u00eb, me flok\u00eb q\u00eb bien t\u00eb dredhur n\u00eb shpatulla dhe me disa krela q\u00eb varen n\u00eb ball\u00eb. Toni i p\u00eblhur\u00ebs s\u00eb kok\u00ebs, \u00e7allm\u00ebs, \u00ebsht\u00eb si en\u00eb natyrale me vija t\u00eb theksuara. Ajo \u00ebsht\u00eb mb\u00eb- shtetur n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb interesante dhe origji- nale. Rroba e brendshme me ngjyr\u00eb uj\u00eb deti, e hedhur n\u00eb shpin\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb duart jasht\u00eb, e plot\u00ebson bukur siluet\u00ebn. Manteli \u00ebsht\u00eb pikturuar me bak\u00ebm t\u00eb err\u00ebt vishnje. Rroba e brendshme e vajz\u00ebs q\u00eb q\u00ebndron mbi k\u00ebmb\u00eb \u00ebsht\u00eb pikturuar me ngjyra t\u00eb blerta, nd\u00ebrsa p\u00ebrposh, me ngjyr\u00eb cinabri. Ajo mban n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb amfor\u00eb antike dhe hedh me t\u00eb uj\u00eb n\u00eb legen.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb shpell\u00ebs, figur\u00ebn e femr\u00ebs e ekuilibron ajo e Josifit q\u00eb rri shesh me shpin\u00eb t\u00eb kthyer nga ajo. Me trishtim e vuajtje ai d\u00ebgjon p\u00ebshp\u00ebritjet e djallit t\u00eb paraqitur n\u00eb form\u00eb bariu, q\u00eb do ta shtjer\u00eb n\u00eb ngasje. Josifi \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb mendime t\u00eb thella, fytyra e tij e vrenjtur tregon mundimet e tij. Figura e vog\u00ebl e djallit (personat m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga pozita paraqiten n\u00eb ikonografi edhe me trup m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl), \u00ebsht\u00eb shu- m\u00eb shpreh\u00ebse. Ai \u00ebsht\u00eb veshur i t\u00ebri me gun\u00eb, g\u00ebzof, b\u00ebn gjeste t\u00eb gjalla me t\u00eb dyja duart, p\u00ebr- piqet t\u00eb provoj\u00eb me t\u00eb gjitha fuqit\u00eb, faj\u00ebsin\u00eb e Sh\u00ebn Maris\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb holl\u00eb \u00ebsht\u00eb pikturuar grupi i mbret\u00ebrve kalor\u00ebs me mantel me pala fluturuese nga vrapimi i madh, me \u00e7allma t\u00eb (vijon n\u00eb faqen 10)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 9) vjetra izraelite (ferman\u00eb) n\u00eb kok\u00eb. K\u00ebta ferman\u00eb me form\u00eb t\u00eb jasht\u00eb- zakonshme q\u00eb i ngjajn\u00eb nj\u00eb tjetre t\u00eb madhe ose cilindrit, jan\u00eb pikturu- ar me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe me nj\u00eb far\u00eb shtyp\u00ebsi: shkop t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrsip\u00ebr, me \u00e7allm\u00eb, shall blu p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Kostumet e jasht\u00ebzakonshme, interpretimi i posa\u00e7\u00ebm i tipave, ek- zekutimi me art t\u00eb rrall\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto vija e shquajn\u00eb ikon\u00ebn e Krisht- lindjeve t\u00eb Beratit nga masa e p\u00ebr- gjithshme e ikonave tona.<\/p>\n<p>Ajo ka nj\u00eb paralele t\u00eb af\u00ebrt, thu- ajse nj\u00eb kopje ekzakte t\u00eb shek. XV n\u00eb Itali, n\u00eb koleksionin Volpi t\u00eb Fire- nces. Edhe n\u00eb afresket shqiptare t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb m\u00ebvonshme shohim jehon\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Ikona e dyt\u00eb e lindjes s\u00eb<br \/>\nKrishtit.<\/p>\n<p>Autori i panjohur (mendojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb i shek. XV-XVI). Prejardhja: Marr\u00eb prej kish\u00ebs s\u00eb \u201cEvangjeliz- mos\u00eb\u201d Kala-Berat. P\u00ebrmasat: 53,5&#215;34,5 cm.<\/p>\n<p>Gjendet n\u00eb fondin e Muzeut Arkeologjik t\u00eb Tiran\u00ebs me nr. in- ventari 3. Teknika e punimit: Kasa e mb\u00ebrthyer p\u00ebrsip\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb e g\u00ebrryer me dalt\u00eb; d\u00ebrrasat jan\u00eb prej ahu, t\u00eb mb\u00ebrthyera n\u00eb dy par- vaze. Trash\u00ebsia e d\u00ebrras\u00ebs 4 cm, punuar me boj\u00ebra pluhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb verdh\u00eb veze. Vaji i lirit v\u00ebn\u00eb me nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb holl\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7orit\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb pikturi- mit: Nga stili i punimit \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb tipi me 7 ikonat e tjera q\u00eb paraqesin skena t\u00eb kremtesh. Po ai stil miniature, po ai punim i holl\u00eb i detajeve, po ato ngjyra t\u00eb gjalla.<\/p>\n<p>Tema \u00ebsht\u00eb trajtuar me skem\u00ebn e zakonshme t\u00eb ikonave t\u00eb Krisht- lindjes. Ne shohim po ato grupe q\u00eb kemi n\u00eb ikon\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb Krishtlindjes, por nj\u00eb ndryshim shu- m\u00eb i madh shihet n\u00eb stilin e punimit: mungon ai karakter pastoral, mun- gon p\u00ebrsosm\u00ebria artistike q\u00eb shqu- het n\u00eb ikon\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Krishtlindjes n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>Krejt stili i piktur\u00ebs ndryshon. M\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb ikon\u00eb grupi i mbret\u00ebrve. Figuratjan\u00eb pik- turuar shum\u00eb holl\u00eb, sidomos duart;<\/p>\n<p>fytyrat jan\u00eb punuar bukur e gjitha- shtu, edhe rrobat.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb l\u00ebvizje, mantelet flu- turojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb piktoreske dhe vet\u00eb figurat jan\u00eb shpreh\u00ebse: t\u00eb gji- th\u00eb i tregojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit yllin, t\u00eb gji- th\u00eb nxitojn\u00eb. P\u00ebrkundrazi, te kuajt shihen pak l\u00ebvizje, ato nuk kan\u00eb gja- ll\u00ebri. T\u00eb bukur jan\u00eb barinjt\u00eb, sido- mos ai q\u00eb rri af\u00ebr Sh\u00ebn Maris\u00eb. E gjith\u00eb figura \u00ebsht\u00eb pikturuar me mjesht\u00ebri dhe siguri, kapela i rri n\u00eb kok\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb bukur. Karnacioni i figurave \u00ebsht\u00eb punuar mir\u00eb, duart, gjunj\u00ebt, fytyra, t\u00eb gjitha jan\u00eb punuar shum\u00eb holl\u00eb. I kuqi prej cinabri n\u00eb t\u00eb gjitha fyty- rat \u00ebsht\u00eb m\u00eb i theksuar se n\u00eb ikon\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Krishtlindjes. Dritat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb derdhur, t\u00eb thek- suar. Po k\u00ebtu mungon ai p\u00ebrpjes\u00ebtim i p\u00ebrsosur i figurave. Kjo shihet p\u00ebr shembull n\u00eb kok\u00ebn e Josifit dhe t\u00eb en- gj\u00ebllit af\u00ebr, q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Grupi qendror p\u00ebrb\u00ebhet prej shpe- ll\u00ebs, grazhdit me Krishtin e vog\u00ebl, me kafsh\u00ebt q\u00eb i fryjn\u00eb dhe e ngro- hin me frym\u00ebn e tyre dhe me Sh\u00ebn Marin\u00eb e shtrir\u00eb. Af\u00ebr saj q\u00ebndron nj\u00eb bari m\u00eb k\u00ebrrab\u00eb t\u00eb kuqe, q\u00eb tre- gon yllin. Sh\u00ebn Maria shikon n\u00eb drej- tim t\u00eb mbret\u00ebrve. Ajo q\u00ebndron e shtri- r\u00eb n\u00eb nj\u00eb krevat cinab\u00ebr, manteli i saj \u00ebsht\u00eb pikturuar me bakam dhe rroba e brendshme me ngjyr\u00eb ton t\u00eb gjelb\u00ebr. \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb punuar holl\u00eb, mir\u00eb. Bariu q\u00eb q\u00ebndron m\u00eb k\u00ebmb\u00eb ka nj\u00eb pozicion shum\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, at\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn, ai e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb shk\u00ebmb af\u00ebr figu- r\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Maris\u00eb. Ka veshur nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb me nuanc\u00eb dheu t\u00eb gjelb\u00ebr, \u00ebsht\u00eb pajisur me brez, ka n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb kapel\u00eb me maj\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me an\u00eb t\u00eb ngritura dhe m\u00eb nj\u00eb shirit t\u00eb kuq (si n\u00eb ikon\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Krishtli- ndjes), po jo m\u00eb t\u00eb lidhur rreth qa- f\u00ebs, po t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb rreth kapel\u00ebs. Bariu ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb k\u00ebrrab\u00eb t\u00eb pu- nuar me cinab\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb e thekson at\u00eb mir\u00eb n\u00eb sfondin e maleve dhe<\/p>\n<p>t\u00eb k\u00ebmish\u00ebs s\u00eb bariut. P\u00ebrpjes\u00ebtimet, l\u00ebvizjet, punimi i palave \u00ebsht\u00eb artistik.<\/p>\n<p>Grupi i Josifit me bariun ngas\u00ebs, \u00ebsht\u00eb punuar gjithashtu mir\u00eb. Por e prish unitetin e p\u00ebrshtypjes r\u00ebnia e boj\u00ebs n\u00eb figur\u00ebn e Josifit. Megji- that\u00eb po t\u00eb shikohet mir\u00eb, edhe n\u00eb t\u00eb shihet punimi shum\u00eb i mir\u00eb i k\u00eb- mb\u00ebve, duarve, rrobave dhe madje i fytyr\u00ebs&#8230;.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto sh\u00ebnime t\u00eb shkurtra mbi tiparet dhe vetit\u00eb karakteristike t\u00eb disa monumenteve tona, mund t\u00eb nxjerrim disa konkluzione t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Gj\u00ebja kryesore q\u00eb bie n\u00eb sy q\u00eb n\u00eb shikimin e par\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera e madhe artistike e monumen- teve. Shumica e tyre jan\u00eb punuar me mjesht\u00ebri aq t\u00eb madhe, saq\u00eb na japin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb cil\u00ebsojm\u00eb Shqi- p\u00ebrin\u00eb si vend me k\u00ebrkesa t\u00eb larta artistike, trash\u00ebgimtare t\u00eb traditave t\u00eb vjetra artistike, q\u00eb i p\u00ebrvet\u00ebsoi me vet\u00ebdije, i p\u00ebrpunoi n\u00eb gjirin e vet dhe mbi bazat e tyre diti t\u00eb ngre- j\u00eb kultur\u00ebn e vet t\u00eb zhvilluar artisti- ke. Monumentet tona t\u00eb periudh\u00ebs para pushtimit otoman, n\u00eb shumic\u00ebn e tyre, mund t\u00eb krahasohen me mo- delet unikale t\u00eb gjith\u00eb piktur\u00ebs mes- jetare t\u00eb Ballkanit dhe t\u00eb vet\u00eb Bizantit. Ato na tregojn\u00eb se ku gjen- den burimet e artit shqiptar t\u00eb epo- k\u00ebs s\u00eb m\u00ebvonshme (t\u00eb shekujve XVZ-XVni), n\u00eb t\u00eb cilin shquhen tradi- tat dhe shprehit\u00eb e lashta. Nj\u00eb imt\u00ebsi \u00e7far\u00ebdo, nj\u00eb penelat\u00eb e vog\u00ebl, mund t\u00eb na sqaroj\u00eb deri diku rrug\u00ebt n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb formuar arti shqiptar, mund t\u00eb na jap\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr pik\u00ebpam- jet dhe jet\u00ebn e mjesht\u00ebrve, t\u00eb na tre- goj\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre krijuese.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebrkimet e studimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb e do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drej- tim, do t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb kalu- ar\u00ebn, \u00e7far\u00eb vendi ka z\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb Mes- jet\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb artisti- ke-kulturore n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga revista \u201cTempulli\u201d nr.15<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Shtator 2010.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"9 (212)","viti":"2010","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[9, 10]","fjale_kyce":"[\"Paraqitje\", \"sken\u00ebs\", \"Lindjes\", \"Krishtit\", \"piktur\u00ebn\"]","permbledhje":"Material nga Shtator 2010.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11328],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-88750","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11328","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Paraqitje t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb piktur\u00ebn mesjetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88750\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/\",\"name\":\"Paraqitje t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb piktur\u00ebn mesjetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T05:30:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Paraqitje t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb piktur\u00ebn mesjetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Paraqitje t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb piktur\u00ebn mesjetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88750","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/","name":"Paraqitje t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb piktur\u00ebn mesjetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T05:30:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/paraqitje-te-skenes-se-lindjes-se-krishtit-ne-pikturen-mesjetare-te-shqiperise-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Paraqitje t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb Lindjes s\u00eb Krishtit n\u00eb piktur\u00ebn mesjetare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/88750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=88750"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=88750"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=88750"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=88750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}