{"id":87689,"date":"2026-06-01T03:28:26","date_gmt":"2026-06-01T01:28:26","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/"},"modified":"2026-06-01T03:28:26","modified_gmt":"2026-06-01T01:28:26","slug":"lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/","title":{"rendered":"LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p>LUTJA, FORCA E<br \/>\nBESIMTARIT, thelbi i<br \/>\nnd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij<br \/>\n&#8211; Refer at i mbajtur nga Hir\u00ebsia e Tij,<br \/>\nEpiskopi i Kruj\u00ebs ANDONI, n\u00eb Takimin<br \/>\nnd\u00ebrkonfesional t\u00eb Napolit &#8211;<br \/>\nK<br \/>\nur flasim p\u00ebr lutjen pa dyshim q\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshi-<br \/>\nhet lut\u00ebsi besimtari dhe d\u00ebgjuesi Zoti. Njeriut si krijesa<br \/>\nm\u00eb e p\u00ebrsosur e Per\u00ebndis\u00eb, krijuar n\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn dhe<br \/>\nngjashm\u00ebrin\u00eb e Tij, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb aft\u00ebsia dhe liria p\u00ebr t\u00eb<br \/>\nkomunikuar me Krijuesin e tij, komunikim, i cili ka filluar<br \/>\nme fjal\u00ebt q\u00eb vet\u00eb Krijuesi u ka m\u00ebsuar, si nj\u00eb prind i v\u00ebrtet\u00eb<br \/>\ne i dashur. Mrekullia e krijimit t\u00eb njeriut nuk q\u00ebndron n\u00eb<br \/>\naft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb folur, por n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb komuni\u00ad<br \/>\nkuar e bashk\u00ebbiseduar me Per\u00ebndin\u00eb.<br \/>\nShum\u00eb mir\u00eb pra, lutja mund t\u00eb konsiderohet bashk\u00eb-<br \/>\nbisedim me Per\u00ebndin\u00eb. Lutja si bashk\u00ebbisedim me Krijue\u00ad<br \/>\nsin e gjith\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb privilegji m\u00eb i madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb<br \/>\nnjeriut. Bashk\u00ebbisedimi n\u00ebnkupton bised\u00eb, njohje,<br \/>\n(vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij<br \/>\n(vijon nga faqja 7)<br \/>\nmir\u00ebbesim, vler\u00ebsim e k\u00ebshtu me radh\u00eb si \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr q\u00eb ne<br \/>\nsi njer\u00ebz njohim e p\u00ebrjetojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm kaq, por Jisui m\u00ebsoi<br \/>\ndishepujt e tij se mund t\u2019i drejtoheshin Per\u00ebndis\u00eb me fjal\u00ebn \u201cAt\u00eb\u201d<br \/>\n(Mt. 6:9-13), praprindi i tyre. Lutja si bashk\u00ebbisedim me Krijuesin \u00ebsht\u00eb<br \/>\nn\u00eb thelb shoq\u00ebria me Atin.<br \/>\nParafytyroni nj\u00eb grup nx\u00ebn\u00ebsish t\u00eb nj\u00eb shkolle fillore t\u00eb cil\u00ebt instink-<br \/>\ntivisht kur p\u00ebrballen me drejtorin e shkoll\u00ebs ndiejn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht pas-<br \/>\niguri e frik\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebrit prej tyre, ai \u00ebsht\u00eb djali i drejtorit. Pas figur\u00ebs<br \/>\ns\u00eb drejtorit, serioz e ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, ai sheh njeriun e tij m\u00eb t\u00eb da-<br \/>\nshur, babain i tij. Drejtor e baba, kombinim i \u00e7uditsh\u00ebm; por q\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn<br \/>\ne vog\u00ebl nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb komplikim. Babai i tij \u00ebsht\u00eb drejtor dhe drejtori<br \/>\n\u00ebsht\u00eb babai e tij, \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb dua t\u00eb them m\u00eb k\u00ebt\u00eb?!<br \/>\nPer\u00ebndia \u00ebsht\u00eb krijuesi yn\u00eb i shenjt\u00eb, i gjith\u00ebfuqish\u00ebm, i kudondodhur,<br \/>\ni p\u00ebrjetsh\u00ebm e mund t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu me radh\u00eb, por Ai \u00ebsht\u00eb<br \/>\ngjithashtu Ati yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb. N\u00eb Ungjill Krishti u thot\u00eb<br \/>\nd\u00ebgjuesve t\u00eb tij se q\u00eb t\u2019i kuptojn\u00eb gj\u00ebrat e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Qiellit dhe q\u00eb t\u00eb<br \/>\nhyjn\u00eb n\u00eb t\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebhen si f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl (Mt. 18:2). Marr\u00ebdh\u00ebnia<br \/>\nme Per\u00ebndin\u00eb k\u00ebrkon para s\u00eb gjithash \u00e7ilt\u00ebrsi, thjesht\u00ebsi e besueshm\u00ebri,<br \/>\nk\u00ebto edhe nga t\u00eb \u201crriturit\u201d.<br \/>\nZoti dhe besimtari, Krijuesi dhe krijesa, Ati dhe f\u00ebmija. Per\u00ebndia n\u00eb<br \/>\nmadh\u00ebshtin\u00eb e Tij b\u00ebhet i vog\u00ebl, n\u00eb pafund\u00ebsin\u00eb e Tij b\u00ebhet i kufizuar, n\u00eb<br \/>\nlarg\u00ebsin\u00eb e Tij b\u00ebhet i preksh\u00ebm dhe kjo, v\u00ebllez\u00ebr e motra, p\u00ebrmes lutjes.<br \/>\nLutja \u00ebsht\u00eb thirrja e njeriut drejt Krijuesit, \u00ebsht\u00eb thirrja e tij drejt Atit \u201cDo<br \/>\nt\u00eb k\u00ebndoj t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn himnet e tua, o Zot, me goj\u00ebn time brez pas brezi do<br \/>\nt\u00eb d\u00ebftej t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn t\u00ebnde\u201d (Ps..88:l). Njeriu ndien nevoj\u00ebn e tij t\u00eb<br \/>\npaz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr t\u00eb komunikuar me Krijuesin e tij. Destinacioni i<br \/>\ntij \u00ebsht\u00eb takimi me T\u00eb, plot\u00ebsia e tij gjendet n\u00eb bashkimin me T\u00eb. Malli i<br \/>\ntij shuhet vet\u00ebm n\u00eb pranin\u00eb e Atit.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb mir\u00eb udh\u00ebtimin n\u00eb tok\u00eb t\u00eb njeriut mund ta mendojm\u00eb<br \/>\nsi nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb gjetur Atin, p\u00ebr t\u2019u kthyer tek Ai, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb<br \/>\npran\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim, ai nuk \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm, n\u00eb k\u00ebrkimin e tij ai nuk<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb i humbur, Ati \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb tij. N\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimin e tij, besimtari<br \/>\nndien ndihm\u00ebn dhe forc\u00ebn q\u00eb Per\u00ebndia i jep, ndien kuraj\u00ebn dhe mb\u00ebsh-<br \/>\ntetjen q\u00eb vjen nga Ai.<br \/>\nLutja si forc\u00eb e besimtarit, mb\u00ebshtetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb, q\u00ebndron<br \/>\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb dyansh\u00ebm, lidhur fort me litarin e dashuris\u00eb<br \/>\nprind\u00ebrore. N\u00eb lutjen e tij besimtari i drejtohet Atit t\u00eb tij, ai ndien pranin\u00eb e<br \/>\nTij, ai \u00ebsht\u00eb i sigurt n\u00eb d\u00ebgjimin e lutjeve dhe t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tij. Ai e di se<br \/>\nAti d\u00ebgjon gjith\u00eb p\u00ebshp\u00ebritjet e tij, ai \u00ebsht\u00eb i bindur se edhe n\u00eb zhg\u00ebnjimet<br \/>\ne n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimet e tij, Ati \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr ta ndihmuar, p\u00ebr ta ngush\u00eblluar.<br \/>\nN\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e lutjes ka shum\u00eb dashuri, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Evagri i Ve\u00e7uar<br \/>\ne quan: \u201cLutja \u00ebsht\u00eb lulja e mir\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7lirim nga ankthi\u201d. Aty gjejn\u00eb<br \/>\np\u00ebrgjigje n\u00ebnat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, aty gjejn\u00eb frym\u00ebzim artist\u00ebt, aty fshihet<br \/>\nmisteri i sh\u00ebrimit, aty \u201cfshihet\u201d vet\u00eb Zoti. Aty gjejm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi humbur,<br \/>\nAi p\u00ebr t\u00eb cilin kemi mail. K\u00ebtu q\u00ebndron \u00e7udia dhe bukuria nj\u00ebkoh\u00ebsisht,<br \/>\ndhe besoj se k\u00ebtu t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb biem dakord, se lutjet m\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb<br \/>\nato t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb pak sa e \u00e7uditshme sa her\u00eb q\u00eb ndalemi dhe p\u00ebrpiqemi t\u00eb<br \/>\nrivler\u00ebsojm\u00eb gj\u00ebra dhe koncepte t\u00eb cilat jan\u00eb kaq familjare p\u00ebr ne, p\u00ebr t\u00eb<br \/>\ncilat mendojm\u00eb se i njohim e i kuptojm\u00eb ndoshta m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do gj\u00eb<br \/>\ntjet\u00ebr. Me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb shtronim pyetjen: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb lutja? \u00cbsht\u00eb<br \/>\nlutja k\u00ebrkes\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo lavd\u00ebrim, apo \u00ebsht\u00eb ajo detyr\u00eb? Patjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb<br \/>\ngjitha k\u00ebto do t\u00eb ishim dakord. Por nuk do t\u00eb isha kund\u00ebr n\u00ebse dikush do<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrgjigjej se lutja \u00ebsht\u00eb \u201cudha\u201d (rruga). Ajo na ndihmon, jo vet\u00ebm t\u00eb<br \/>\nk\u00ebrkojm\u00eb ashtu si\u00e7 duhet, jo vet\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb disa rregulla ose t\u00eb kalisim<br \/>\ndisiplin\u00ebn shpirt\u00ebrore, pasi t\u00eb gjitha k\u00ebto mund t\u2019i konsiderojm\u00eb mjete p\u00ebr<br \/>\nt\u00eb na \u00e7uar tek ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, tek NJOHJA.<br \/>\nLutjen si njohje do t\u00eb doja ta shtroja sot k\u00ebtu p\u00ebrpara nesh si p\u00ebrpjekje,<br \/>\nsi k\u00ebrkim i njeriut, i besimtarit p\u00ebr t\u00eb zbuluar Per\u00ebndin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb njohur<br \/>\nAtin, prindin e tij. K\u00ebrkimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb konkret, udh\u00ebtimi yn\u00eb ka nj\u00eb<br \/>\ndestinacion t\u00eb caktuar, personi q\u00eb duam t\u00eb takojm\u00eb \u00ebsht\u00eb sa i v\u00ebrtet\u00eb aq<br \/>\nedhe i gjall\u00eb. N\u00eb takimin e tij me Krijuesin, Atin, besimtari gjen sigurin\u00eb<br \/>\ne shp\u00ebtimit t\u00eb tij, gjen kuptimin e jet\u00ebs dhe ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrjeton<br \/>\ndashurin\u00eb Hyjnore, e cila nuk mund t\u00eb krahasohet me asgj\u00eb tok\u00ebsore.<br \/>\nLutjapra, na drejton p\u00ebr tek Krijuesi, ajo na afron pran\u00eb Tij, na mban<br \/>\nn\u00eb pranin\u00eb eTij. Me an\u00eb t\u00eb saj ndri\u00e7ohemi dhe diturohemi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb lutja<br \/>\nme t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb quhet aktiviteti m\u00eb i lart\u00eb, angazhimi m\u00eb i p\u00ebrsosur,<br \/>\np\u00ebrjetimi m\u00eb i plot\u00eb njer\u00ebzor. Ajo drejton n\u00eb njohje, ajo zbulon me<br \/>\nthjesht\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahet e gjitha. Lutja ngre besimtarin nga thell\u00ebsit\u00eb<br \/>\ne tok\u00ebs n\u00eb pafund\u00ebsit\u00eb qiellore. Lutja si bashk\u00ebbisedim, si shoq\u00ebri, si<br \/>\nudh\u00ebtim, lutja si njohje \u00ebsht\u00eb motivi i besimtarit, \u00ebsht\u00eb forca e tij.<br \/>\nAndoni, Episkop i Kruj\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Nentor 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"11 (178)","viti":"2007","muaji":"Nentor","muaji_numer":"11","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"LUTJA\", \"FORCA\", \"BESIMTARIT\", \"thelbi\", \"nd\u00ebrgjegjes\"]","permbledhje":"Material nga Nentor 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87689","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87689\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/\",\"name\":\"LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:28:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87689","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/","name":"LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:28:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/lutja-forca-e-besimtarit-thelbi-i-ndergjegjes-se-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LUTJA, FORCA E BESIMTARIT, thelbi i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87689"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87689"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87689"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}