{"id":87657,"date":"2026-06-01T03:27:51","date_gmt":"2026-06-01T01:27:51","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/"},"modified":"2026-06-01T03:27:51","modified_gmt":"2026-06-01T01:27:51","slug":"ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/","title":{"rendered":"N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes: KISHA &#8211; Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes<\/p>\n<p>KISHA<\/p>\n<p>Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti<\/p>\n<p>E<\/p>\n<p>sht\u00eb e fort\u00eb dallga dhe t\u00eb shumta jan\u00eb val\u00ebt q\u00eb po na rrethojn\u00eb e q\u00eb na turren. Po s\u2019kemi fare frik\u00eb se mos mbytemi: sepse q\u00ebndrojm\u00eb mbi nj\u00eb shk\u00ebmb q\u00eb nuk thyhet e nuk epet kurr\u00eb. Me t\u00ebrbim t\u00eb patreguar v\u00ebrsulet e l\u00ebshohet deti: po k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmb as ka mundur, as do t\u00eb mund ta cop\u00ebtoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk m\u00eb thua: \u00c7\u2019gj\u00eb mund t\u00eb na tremb\u00eb? Mos \u00ebsht\u00eb vdekja? Aspak. P\u00ebr mua jeta \u00ebsht\u00eb Krishti dhe vdekjen e quaj jo fatkeq\u00eb- si, po p\u00ebrkundrazi, gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe fitim t\u00eb madh. Mos do t\u00eb na frik\u00ebsoj\u00eb internimi? Po toka e t\u00ebr\u00eb anemban\u00eb \u00ebsht\u00eb e Zotit! Apo mos na tmerron humbja e t\u00eb hollave? V\u00eblla i dashur, dihet se asgj\u00eb nuk sjellim me vete kur vijm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb; t\u00eb jesh i sigurt, se edhe kur t\u00eb dalim prej saj, nuk do t\u00eb marrim dot asgj\u00eb e nuk do t\u00eb shoq\u00ebrohemi prej asgj\u00ebje. Mjerimet e tmerrshme q\u00eb ka kjo bot\u00eb, p\u00ebrbuzen prej meje dhe nuk p\u00ebrfillen fare, gjithashtu edhe g\u00ebzimet q\u00eb na sjell her\u00eb pas here nuk ushtrojn\u00eb as m\u00eb t\u00eb voglin ndikim mbi mua. Nuk kam frik\u00eb nga vobek\u00ebsia, s\u2019e d\u00ebshiroj pasu- rin\u00eb: s\u2019m\u00eb tmerron vdekja, e n\u00eb qoft\u00eb se d\u00ebshiroj t\u00eb jetoj, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebj jo p\u00ebr tjet\u00ebr gj\u00eb, por vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u2019ju forcoj sa m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb bes\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Prandaj ju flas sot p\u00ebr gjendjen e keqe &#8211; sikurse mund taquaj\u00eb dikush prej jush &#8211; dhe ju lutem t\u00eb mos d\u00ebshp\u00ebroheni aspak, por t\u00eb kini kuraj\u00eb dhe besim t\u00eb patundur te Zoti. S\u2019ka asnj\u00eb fuqi n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u2019ju p\u00ebr\u00e7aj\u00eb dhe tju ndaj\u00eb e t\u2019ju largoj\u00eb nga Kisha: sepse at\u00eb q\u00eb bashkoi dhe e li- dhi Per\u00ebndia, njeriu nuk mund ta ndaj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. E n\u00eb qoft\u00eb se martes\u00ebn nuk mund ta prish\u00ebsh, ti Satana, si guxon t\u00eb besosh, se do t\u00eb mund\u00ebsh ta p\u00ebr\u00e7ash e ta shkat\u00ebrrosh Kish\u00ebn e<\/p>\n<p>Per\u00ebndis\u00eb? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, se ti nuk pushon s\u00eb luftuari k\u00ebt\u00eb; po mundohesh m\u00eb kot: se sa m\u00eb tep\u00ebr luftohet ajo, aq m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e shk\u00eb- Iqyer del. Pushoje pra k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, o i \u00e7mendur, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb mos shuhet krejt fuqia jote: se sigurisht, ka p\u00ebr t\u00eb ngjar\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se ti nuk heq dor\u00eb nga kjo luft\u00eb. Kur lufton me njer\u00ebz, mund t\u00eb kesh shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh fitues e mund\u00ebs: po me qiellin a mund t\u00eb matet dikush, qoft\u00eb dhe m\u00eb i fuqishmi i bot\u00ebs?<\/p>\n<p>Fuqia e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pathyeshme, se Zoti vet\u00eb e ka krijuar e themeluar: apo mos kujton, or armik i endur, se je i zoti t\u2019i dal\u00ebsh Per\u00ebndis\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb? Kisha, dhe dije mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe nga qielli vet\u00eb. Ky i fundit bashk\u00eb me tok\u00ebn do t\u00eb kalojn\u00eb e do t\u00eb zhduken, po fjal\u00ebt e Zotit nuk do t\u00eb humbasin e nuk do t\u00eb p\u00ebrg\u00eb-<\/p>\n<p>njeshtrohen kurr\u00eb. Cilat fjal\u00eb? \u201cSe portat e Ferrit nuk do ta mundin dot Kish\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>^ ^ ^<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb besosh n\u00eb fjal\u00ebt, at\u00ebher\u00eb beso n\u00eb realitetin e n\u00eb pun\u00ebt. Sa tiran\u00eb kan\u00eb dashur ta shkat\u00ebrrojn\u00eb Kish\u00ebn? Sa kamina, sa dh\u00ebmb\u00eb eg\u00ebrsirash, sa shpata t\u00eb mprehta? Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u2019mund\u00ebn t\u2019i b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb. Nuk m\u00eb thua: ku jan\u00eb armiqt\u00eb e saj? Jan\u00eb fshehur, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje e n\u00eb harres\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Po Kisha \u00e7\u2019u b\u00eb? Ajo ndrit e shk\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb dhe se dielli: e ky do t\u00eb shuhet e do t\u00eb zhduket nj\u00eb dit\u00eb, po ajo ka p\u00ebr t\u00eb mbetur p\u00ebrjet\u00eb dhe e pavdekshme. \u00c7\u2019thot\u00eb his- toria kishtare? Thot\u00eb se Kisha nuk u mund kur ishte e vog\u00ebl dhe besnik\u00ebt ishin t\u00eb pak\u00ebt; si do t\u00eb mundet tashti, kur t\u00ebr\u00eb bota \u00ebsht\u00eb mbushur me besnik\u00eb e me pasues t\u00eb saj? Dielli e dheu do t\u00eb kalojn\u00eb e do t\u00eb zhduken, po fjal\u00ebt e Tij kurr\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb kjo shum\u00eb e arsyeshme; mbasi Pe- r\u00ebndia e do Kish\u00ebn m\u00eb tep\u00ebr sesa qiellin. Zoti, duke zbritur n\u00eb tok\u00eb, nuk mori trup qielli, po mish kishe. P\u00ebr Kish\u00ebn u b\u00eb dhe q\u00ebndron qielli, dhe jo Kisha p\u00ebr qiellin.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Le t\u00eb mos ju trondit\u00eb asgj\u00eb nga ato q\u00eb ngjan\u00eb k\u00ebto dit\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb ju lutem t\u00eb m\u00eb falmTbe- s\u00eb t\u00eb patundur. Nuk mbani mend se \u00e7\u2019ngjau me Petron, kur shkonte ky mbi uj\u00ebrat? Mend u mbu- lua nga val\u00ebt, jo se k\u00ebto ishin t\u00eb fuqishme shum\u00eb, por se shfaqi nj\u00eb dyshim t\u00eb vog\u00ebl dhe tregoi k\u00ebshtu bes\u00eb jo t\u00eb fort\u00eb. Po ju pyes, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb dashur: mos kini ardhur k\u00ebtu me vota e me d\u00ebshira njer\u00ebzish? Mos na solli k\u00ebtu fuqi njeriu, q\u00eb t\u00eb kemi frik\u00eb, se mos fuqi njeriu na shkat\u00ebrroi?<\/p>\n<p>Nuk i them k\u00ebto me krenari e me mburrje, Zoti mos e dh\u00ebnt\u00eb, po i them se d\u00ebshiroj t\u2019ju forcoj n\u00eb bes\u00ebn tuaj, q\u00eb u trondit ndoshta nga ngjarjet e fundit. Meqen\u00ebse qyteti q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe s\u2019p\u00ebsoi gj\u00eb, u kthye djalli kund\u00ebr<\/p>\n<p>(Vijon n\u00eb faqen 8)<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 6)<\/p>\n<p>Kish\u00ebs dhe u mundua ta tund\u00eb e ta rr\u00ebzoj\u00eb. Djall\u2019 i keq dhe i urryer! Mure nuk munde t\u00eb trondit\u00ebsh, e shpreson t\u00eb rr\u00ebzosh nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb? Mos kujton se Kish\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb muret? Aspak. Besnik\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb e mbajn\u00eb dhe q\u00eb e ruajn\u00eb. Shih k\u00ebtu sesi q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb patundur e t\u00eb pal\u00ebvizur, jo se i shtr\u00ebngoi hekuri dhe pranga, por se i lidh besa dhe shpres\u00ebtaria. Nuk them se nj\u00eb shumic\u00eb aq e madhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe nga zjarri: po edhe nj\u00eb sikur t\u00eb ishte, prap\u00eb nuk do ta mundje dot. Ti e di mir\u00eb, se sa plag\u00eb t\u00eb kan\u00eb shkaktuar martir\u00ebt e d\u00ebshmor\u00ebt. Shpeshher\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb kish\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl nga mosha; kur hyri ishte m\u00eb e but\u00eb se qiriri, po kur doli u tregua m\u00eb e fort\u00eb dhe se guri. Brinj\u00ebt e saj i g\u00ebrmite dhe shpove, po bes\u00ebn e saj nuk munde ta rr\u00ebmbesh ose ta dob\u00ebsosh. Mishi u dob\u00eb- sua, por fuqia e bes\u00ebs mbeti e padob\u00ebsuar: trupi shkat\u00ebrrohej, por zemra e shpirti b\u00ebheshin m\u00eb t\u00eb rinj dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb: l\u00ebnda zhdukej, por shpres\u00ebtaria q\u00ebndroi e patundur. Nj\u00eb grua nuk pate fuqi ta mun- d\u00ebsh: si pret t\u00eb mund\u00ebsh nj\u00eb shumic\u00eb aq t\u00eb madhe? Nuk d\u00ebgjon se \u00e7\u2019thot\u00eb Zoti? Atje ku jan\u00eb mbledhur dy ose tre n\u00eb emrin Tim, atje dhe Un\u00eb jam n\u00eb mes tyre. Kur prajemi aq shum\u00eb t\u00eb bashkuar me an\u00ebn e dashu- ris\u00eb, si mund t\u00eb mungoj\u00eb e t\u00eb ndodhet midis nesh Krishti?<\/p>\n<p>Do t\u00eb m\u00eb pyesni ndoshta: ku bazohem q\u00eb flas me aq siguri t\u00eb madhe? Po ju p\u00ebrgji- gjem: Un\u00eb, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb dashur, kam n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me Zotin. Ju duket ndoshta e \u00e7uditshme? Nuk \u00ebsht\u00eb aspak e \u00e7uditshme, po \u00ebsht\u00eb krejt e v\u00ebrtet\u00eb dhe e sigurt. Them se kam n\u00eb dor\u00eb kontrat\u00ebn me Zotin: kjo ko- ntrat\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb shkopi ku mb\u00ebshte- tem, \u00ebsht\u00eb sigurimi im. Kjo \u00ebsht\u00eb limani pa val\u00eb e pa dallg\u00eb. Sikur t\u00ebr\u00eb bota t\u00eb tron- ditet e t\u00eb tundet, un\u00eb e mbaj k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb, e lexoj dhe shkronjat e saj jan\u00eb p\u00ebr mua mur i fort\u00eb e fortes\u00eb e papushtueshme. E cila \u00ebsht\u00eb kjo kontrat\u00eb dhe cilat jan\u00eb k\u00ebto she- nja? Ja: \u201cUn\u00eb jam bashk\u00eb me ju \u00e7do dit\u00eb e gjer n\u00eb mbarim t\u00eb shekujve\u201d. \u00cbsht\u00eb Krishti me mua: \u00e7\u2019frik\u00eb do t\u00eb kem? Sikur t\u00ebr\u00eb val\u00ebt e detit t\u00eb turren kund\u00ebr meje, sikur t\u00eb v\u00ebrsulen kund\u00ebr meje t\u00ebr\u00eb zem\u00ebrimet e kanosjet e t\u00eb fuqishm\u00ebve t\u00eb dheut, un\u00eb nuk do t\u00eb tundem aspak, se k\u00ebto p\u00ebr mua jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe nga pluhuri i meri- mang\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb mos m\u00eb shtynte dashuria q\u00eb kam p\u00ebr ju, as sot nuk do t\u00eb kisha vendosur t\u00eb nisem. Se gjithnj\u00eb them: \u201cO Zot, d\u00ebshira jote u b\u00ebft\u00eb: jo \u00e7\u2019k\u00ebrkon nj\u00ebri e tjetri, \u00e7\u2019k\u00ebrkon Ti. Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua shk\u00ebmb i pathyesh\u00ebm: n\u00ebse Per\u00ebndia d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet kjo, le t\u00eb b\u00ebhet menj\u00eb-<\/p>\n<p>her\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se d\u00ebshira e Tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj un\u00eb k\u00ebtu, e pranoj me mir\u00ebnjohje: po t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb t\u00eb shkoj gjetk\u00eb, e pranoj me fal\u00ebnderime&#8230;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Asgj\u00eb, pra, le t\u00eb mos ju tmerroj\u00eb: kini bes\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt dhe mos u largoni kurr\u00eb nga lutjet dhe nga litanit\u00eb. Djalli ka dashur dhe \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019ju largoj\u00eb nga k\u00ebto: po s\u2019b\u00ebri dot gj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, un\u00eb sot ju gjej m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm e m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb bes\u00ebn. Nes\u00ebr bashk\u00eb me ju do t\u00eb dal p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb litani t\u00eb madhe. Atje ku jam un\u00eb, dhe ju do t\u00eb jeni: ku jeni ju, dhe un\u00eb: nj\u00eb trup jemi. Vendi mund t\u00eb na ndaj\u00eb e t\u00eb na largoj\u00eb, po dashuria na bashkon e na mban af\u00ebr, dhe k\u00ebt\u00eb dashuri as vdekja vet\u00eb nuk do t\u00eb mund ta prish\u00eb. Edhe trupi im do t\u00eb vdes\u00eb, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjall\u00eb shpirti im, i cili do ta kujtoj\u00eb grigj\u00ebn e tij gji- thnj\u00eb. Si mund t\u2019ju harroj dhe mos t\u2019ju kujtoj p\u00ebrher\u00eb? Ju jeni p\u00ebr muaprind\u00ebr, ju jeni je- ta ime, ju jeni p\u00ebr mua g\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; p\u00ebrparimi juaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebr muapasuri dhejet\u00eb. P\u00ebrju-si bariuq\u00eb jamjam gati t\u00eb vritem e t\u00eb cop\u00ebtohem nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb, dhe sikur t\u00eb kisha nj\u00eb mij\u00eb krer\u00eb, do t\u2019ia jepja xhelatit me nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe. Sepse nj\u00eb vdekje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mua burim e shkak pavdek\u00ebsie: gjithashtu edhe sulmet e shum\u00ebllojshme, q\u00eb b\u00ebhen kund\u00ebr meje, un\u00eb i quaj si mjete sigurimi e mbrojtjeje. Sepse e dini p\u00ebr \u00e7\u2019arsye m\u00eb ndjekin e men- dojn\u00eb keq p\u00ebr mua? Jo sigurisht p\u00ebr t\u00eb holla, as p\u00ebr ndonj\u00eb gabim, po p\u00ebr shkak t\u00eb da- shuris\u00eb q\u00eb kam p\u00ebr ju: m\u00eb ndjekin se un\u00eb b\u00ebj \u00e7mos, q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroni ju n\u00eb siguri t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb mos hyj\u00eb njeri i keq n\u00eb mes t\u00eb grigj\u00ebs e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ta prish\u00eb dhe ta shkat\u00ebrroj\u00eb. Kjo luft\u00eb e kjo p\u00ebrpjekje p\u00ebr ju, \u00ebsht\u00eb kuror\u00eb p\u00ebr mua, shum\u00eb e vlefshme. Se ju jeni p\u00ebr mua gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb e \u00ebm- b\u00ebl, madje m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl dhe nga drita e diellit. E me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: \u00c7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka rrezja e diellit p\u00ebrpara dashuris\u00eb suaj? Rrezja e diellit m\u00eb ndihmon dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, kurse ajo juaja m\u00eb p\u00ebrgatit e m\u00eb thur kuror\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e ardhme e t\u00eb amshuar.<\/p>\n<p>Kini mbetur pa gjum\u00eb aq dit\u00eb me radh\u00eb, po me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb asgj\u00eb nuk ju tronditi e nuk ju theu: as koha, as frika, as frik\u00ebsimet: t\u00eb gji- tha i kini b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb gjithnj\u00eb e kam d\u00ebshiruar dit\u00eb e nat\u00eb: i p\u00ebr- buz\u00ebt t\u00ebr\u00eb sendet e k\u00ebsaj toke, mohuat dhe- n\u00eb dhe u b\u00ebt\u00eb bij t\u00eb qiellit. K\u00ebto p\u00ebr mua jan\u00eb kuror\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb ngush\u00ebllim, k\u00ebto jan\u00eb jet\u00eb, k\u00ebto m\u00eb n\u00eb fund jan\u00eb shkak e burim pavde- k\u00ebsie.<\/p>\n<p>(Marr\u00eb nga libri \u201cNga kryeveprat e<br \/>\nJoan Gojartit\u201d, viti 1944, shqip\u00ebruar<br \/>\nnga Prof. S. Papahristo)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Tetor 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"10 (177)","viti":"2007","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[7, 8]","fjale_kyce":"[\"kuadrin\", \"1600-vjetorit\", \"fjetjes\", \"KISHA\", \"Sh\u00ebn\"]","permbledhje":"Material nga Tetor 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87657","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes: KISHA - Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87657\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/\",\"name\":\"N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes: KISHA - Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:27:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes: KISHA &#8211; Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes: KISHA - Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87657","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/","name":"N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes: KISHA - Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:27:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/ne-kuadrin-e-1600-vjetorit-te-fjetjes-kisha-nga-shen-joan-gojarti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb kuadrin e 1600-vjetorit t\u00eb fjetjes: KISHA &#8211; Nga Sh\u00ebn Joan Gojarti"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87657"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87657"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87657"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}