{"id":87654,"date":"2026-06-01T03:27:48","date_gmt":"2026-06-01T01:27:48","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/"},"modified":"2026-06-01T03:27:48","modified_gmt":"2026-06-01T01:27:48","slug":"himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/","title":{"rendered":"Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit \/ Zhvillimi i Himnologjis\u00eb dhe arritjet e saj n\u00eb shekuj"},"content":{"rendered":"<p>Zhvillimi i Himnologjis\u00eb<br \/>\ndhe arritjet e saj n\u00eb shekuj<\/p>\n<p>D<\/p>\n<p>eri n\u00eb shek. IV, n\u00eb kish\u00eb psalte i gjith\u00eb populli nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe me nj\u00eb z\u00eb. Kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb psalurit quhet n\u00eb \u201csimfoni\u201d ose me nj\u00eb goj\u00eb. Zakonisht gjat\u00eb sh\u00ebrbesave t\u00ebr\u00ebsia e besimtar\u00ebve ndahej n\u00eb dy kore, n\u00eb t\u00eb burrave e t\u00eb grave. M\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e t\u00eb psalurit ishte e ashtu- quajtura \u201cn\u00ebn z.\u00eb\u201d. Sipas saj psalte vet\u00ebm nj\u00eb psalt. Gjat\u00eb vargjeve t\u00eb fundit psalnin bashk\u00eb ose psalti nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vargut dhe populli mbaronte pjes\u00ebn tjet\u00ebr, ose psalti t\u00eb gjith\u00eb vargun dhe populli e p\u00ebrs\u00ebriste at\u00eb q\u00eb psalte, ose thoshte Amin etj. Gjithashtu nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e t\u00eb psalurit ishte ajo \u201cAndifonike \u201d, kur dy koret psalin me radh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb popullit, i cili s\u2019e njihte muzik\u00ebn, stonaturat ishin t\u00eb shumta. P\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar prishjen e atmosfer\u00ebs s\u00eb lutjes, u caktua krijimi i radh\u00ebve t\u00eb psalt\u00ebve n\u00eb sinodin lokal t\u00eb Laodikes\u00eb (360 pas Kr.), kanoni i 15-t\u00eb.<\/p>\n<p>Kori p\u00ebrb\u00ebhej edhe nga isokrat\u00ebt (mbajt\u00ebsit e isos), referon Sh\u00ebn Vasili i Madh. Sh\u00ebn Efrem Siriani n\u00eb Siri, Athanasi i Madh n\u00eb Aleksandri, Ambrozi n\u00eb Milano, Vasili i Madh n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl dhe Joan Gojarti n\u00eb Konstandinopoj\u00eb pu- nuan sistematikisht p\u00ebr organizimin e muzik\u00ebs, por gjat\u00eb saj lind\u00ebn edhe probleme t\u00eb shumta p\u00ebr sa i p\u00ebrket sistematizimit dhe dh\u00ebnies s\u00eb struktur\u00ebs k\u00ebsaj muzike n\u00eb formim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb Per\u00ebndim, muzika kishtare pati nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr. Atje u fut muzika instrumentale dhe nga fundi i mij\u00ebve\u00e7arit t\u00eb par\u00eb shfaqet muzika kishtare polifonike, q\u00eb shoq\u00ebro- hej edhe nga organo kishtare. Krijuesit kryesor\u00eb t\u00eb saj ishin nga fundi i shek. IV, episkopi i Milanos Ambrozi dhe Grigor Dialogu (590-604).<\/p>\n<p>Muzika e Ambrozit u quajt k\u00ebnga ambro- ziane dhe mb\u00ebshtetet n\u00eb tonin ritmik. Ai p\u00ebr- caktoi i pari em\u00ebrtimet e tingujve: i pari, i dyti, i<\/p>\n<p>treti, i kat\u00ebrti, duke z\u00ebvend\u00ebsuar em\u00ebrtimet e vjetra dorio, lidio, frigjio dhe miksolidio.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb muzik\u00eb u fut\u00ebn dhe elemente t\u00eb tjera, gjat\u00eb shek. t\u00eb 6-t\u00eb. At\u00ebher\u00eb papa Grigor Dialogu, mori p\u00ebrsip\u00ebr reformimin e muzik\u00ebs. Kjo muzik\u00eb q\u00eb u krijua u quajt k\u00ebnga Gregoriane dhe u vulos n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb u quajt \u201cAndifonario\u201d, i cili p\u00ebrmban t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebt liturgjike dhe ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkrimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Muzika grigoriane \u00ebsht\u00eb monofonike dhe e ngadalt\u00eb. Ve\u00e7 kat\u00ebr tingujve kryesor\u00eb t\u00eb Ambrozit shton edhe kat\u00ebr tinguj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb: t\u00ebrthorin e par\u00eb, t\u00ebrthorin e dyt\u00eb, t\u00ebrthorin e tret\u00eb (i r\u00ebndi) dhe t\u00ebrthorin e kat\u00ebrt, duke z\u00ebvend\u00ebsuar em\u00ebrtimet e vjetra ipodorio, ipolidio, ipofrigjio dhe ipomiksolidio.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin e Muzik\u00ebs Kishtare Bizantine dhe nj\u00eb ve\u00e7ori q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe interesante \u00ebsht\u00eb sistemi i saj grafik. Ngaq\u00eb muzika kishtare n\u00eb fillimet e saj transmetohej gojarisht nga brezi n\u00eb brez, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb pasur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkrimi t\u00eb caktuar. Me kalimin e ko- h\u00ebs e krijimin e tradit\u00ebs s\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit t\u00eb him- neve kompozitor\u00ebt filluan q\u00eb t\u00eb vendosnin disa shenja t\u00eb caktuara mbi ose n\u00ebn tekst, por nuk dihet se me \u00e7far\u00eb shenjash konkretisht shkruanin. Q\u00eb ekzistonte shkrimi muzikor, kjo d\u00ebshmohet n\u00eb kanonin e 16-t\u00eb t\u00eb sinodit t\u00eb Laodikes\u00eb (364 pas Kr.). Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar historikisht se t\u00eb krishter\u00ebt e Antiokis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Sh\u00ebn Efrem Sirianit kishin simiografi muzikore.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs simiografia merr zhvi- llim dhe kryesisht pas shek. IV, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn zhvillohet takigrafia (shkrim i shpejt\u00eb muzikor) nga ekaprejardhjen shkrimi angjistroidik (megrepa). Gjithashtu, pas shek. IV, merr zhvillim nj\u00eb lloj tjet\u00ebr shkrimi muzikor \u201csimiografia ekfonetike\u201d, q\u00eb t\u00eb k\u00ebndohej me muzik\u00eb Apostulli dhe Ungjilli. K\u00ebto shenja ishin shum\u00eb t\u00eb thjeshta dhe vendoseshin sip\u00ebr ose posht\u00eb tekstit t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Me kalimin e koh\u00ebs Muzika Bizantine pati shum\u00eb risi, sidomos nga muzika teatrore dhe pati nj\u00eb rrezik t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast shfaqet nj\u00eb figur\u00eb e madhe, Joan Da- maskini \u201cnjeri shum\u00eb i arsimuar\u201d, i cili b\u00ebri nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb muzik\u00ebn Kishtare. Sh\u00ebn Joani pasi mblodhi t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e deriat\u00eb- hershme, i sistemoi ato.<\/p>\n<p>Nga Sh\u00ebn Joani e k\u00ebtej kjo muzik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuar shum\u00eb her\u00eb. Esht\u00eb p\u00ebrpunuar n\u00eb ko- h\u00ebn e Joan Kukuzelit nga Durr\u00ebsi, i cili b\u00ebri disa ndryshime n\u00eb shkrimin muzikor t\u00eb Joan Da- maskinit, q\u00eb u p\u00ebrdor deri n\u00eb shek. XVIII. Pas tij Petro Peloponezi, personalitet i muzik\u00ebs n\u00eb shek. XVIII, thjeshtoi sistemin e Kukuzelit, si edhe shpjegoi formulat muzikore.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1814, dol\u00ebn tre muzikant\u00eb, Kri- santhi i Durr\u00ebsit, Grigor lambadari, dhe hiero- psalti Hurmuzio hartofilaksi, t\u00eb cil\u00ebt ndjen\u00eb nevo- j\u00ebn e nj\u00eb transformimi rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb shkrimit muzikor t\u00eb Petro Peloponezit. K\u00ebta punuan sistematikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkencore e krijuan nj\u00eb meto- d\u00eb t\u00eb re shkrimi duke huazuar shum\u00eb shenja nga muzika evropiane. Me k\u00ebt\u00eb lloj shkrimi e metode u shkruan tekstet e vjetra, si edhe t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e Joan Damaskinit, Kukuzelit, Peloponezit etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Konstandinopoj\u00eb krijohet nj\u00eb shkoll\u00eb e ve- \u00e7ant\u00eb e muzik\u00ebs kishtare, ku m\u00ebsohet metoda e re. Aty Grigori dhe Hurmuzio kishin an\u00ebn praktike nd\u00ebrsa Krisanthi an\u00ebn teorike, duke shkruar \u201cTeoria e Madhe e Muzik\u00ebs\u201d, q\u00eb u botua n\u00eb vitin 1832. Metoda e re e thjeshtoi shum\u00eb m\u00ebsimin e muzik\u00ebs dhe an\u00ebn e saj praktike.<\/p>\n<p>Kjo metod\u00eb shkrimi muzikor vazhdon t\u00eb p\u00ebr- doret edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb partiturat e muzi- k\u00ebs bizantine, e cila ka nj\u00eb fuqi shpreh\u00ebse dhe lut\u00ebse shum\u00eb t\u00eb madhe. Shpirti i njeriut n\u00ebp\u00ebr- mjet tingujve melodik\u00eb t\u00eb z\u00ebrave q\u00eb shqiptojn\u00eb himnet adhuruese ndaj Per\u00ebndis\u00eb, ngjitet lart pran\u00eb engj\u00ebjve dhe bashk\u00eb me ta duke simboli- zuar edhe ne Keruvimet dhe Serafimet i psalim pa pushim Per\u00ebndis\u00eb \u201cShenjt, Shenjt, Shenjt je, o Per\u00ebndia yn\u00eb. Amin\u201d.<\/p>\n<p>Dhjakon Spiro Kostoli<\/p>\n<p>Pedagog i Muyk\u00ebs Bizantine n\u00eb Akademin\u00eb Teologjike<\/p>\n<p>Himnologjia<br \/>\ndhe Muzika Bizantine brenda adhurimit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Tetor 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"10 (177)","viti":"2007","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[5]","fjale_kyce":"[\"Himnologjia\", \"Muzika\", \"Bizantine\", \"brenda\", \"adhurimit\"]","permbledhje":"Material nga Tetor 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87654","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit \/ Zhvillimi i Himnologjis\u00eb dhe arritjet e saj n\u00eb shekuj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87654\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/\",\"name\":\"Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit \/ Zhvillimi i Himnologjis\u00eb dhe arritjet e saj n\u00eb shekuj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:27:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit \/ Zhvillimi i Himnologjis\u00eb dhe arritjet e saj n\u00eb shekuj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit \/ Zhvillimi i Himnologjis\u00eb dhe arritjet e saj n\u00eb shekuj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87654","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/","name":"Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit \/ Zhvillimi i Himnologjis\u00eb dhe arritjet e saj n\u00eb shekuj - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:27:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/himnologjia-dhe-muzika-bizantine-brenda-adhurimit-zhvillimi-i-himnologjise-dhe-arritjet-e-saj-ne-shekuj-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Himnologjia dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit \/ Zhvillimi i Himnologjis\u00eb dhe arritjet e saj n\u00eb shekuj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87654"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87654"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87654"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}