{"id":87651,"date":"2026-06-01T03:27:44","date_gmt":"2026-06-01T01:27:44","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/"},"modified":"2026-06-01T03:27:44","modified_gmt":"2026-06-01T01:27:44","slug":"kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/","title":{"rendered":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist"},"content":{"rendered":"<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>&#8211; 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist &#8211;<\/p>\n<p>Pas prishjes me BS dhe forcimin e marr\u00eb- dh\u00ebnieve me Kin\u00ebn, pozita e Enver Hoxh\u00ebs brenda vendit ishte forcuar mjaft. Pavar\u00ebsisht se propaganda shtet\u00ebrore e interpretonte si merit\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb saj, dihet se ky fakt i kushtohet indiferentizmit q\u00eb treguan shtetet e Lindjes p\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe apatis\u00eb q\u00eb shfaqi Per\u00ebndimi n\u00eb \u00e7astet m\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb ardhmen e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. N\u00eb mesin e viteve \u201860 diktatori shqiptar, \u00abi p\u00ebrk\u00ebdhelur\u00bb nga koniukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe i mikluar nga \u00abshok\u00ebt kinez\u00eb\u00bb, t\u00eb cil\u00ebt e kishin quajtur Shqip\u00ebrin\u00eb \u00abfar ndri\u00e7ues t\u00eb Evrop\u00ebs\u00bb, b\u00ebnte \u00e7\u2019ishte e mundur t\u00eb lan\u00e7ohej n\u00eb gjirin e l\u00ebvizjes komuniste t\u00eb Bot\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb si nj\u00eb partner i denj\u00eb ideologjik i Mao Ce Dunit.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 1966 n\u00eb Kin\u00eb shp\u00ebrtheu Revolu- cioni Kulturor. Gardist\u00ebt e kuq mor\u00ebn urdh\u00ebr t\u00eb luftonin kund\u00ebr \u00abtraditave dhe zakoneve prapanike\u00bb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre. Viktimat e k\u00ebtij Revolucioni ishin kryesisht personalitete t\u00eb artit e t\u00eb kultur\u00ebs, veprat e t\u00eb cil\u00ebve u censu- ruan pasi u akuzuan se po \u00e7onin vendin n\u00eb re- gres. N\u00eb Shqip\u00ebri jehona e Revolucionit Kulturor Kinez u b\u00eb akoma m\u00eb e ndjeshme dit\u00ebt e para t\u00eb 1967-\u00ebs. Gazeta \u00abZ\u00ebri i Popullit\u00bb, m\u00eb e ma- dhja n\u00eb vend, organ i PPSH, i kushtonte mjaft hap\u00ebsir\u00eb shkrimeve t\u00eb botuara n\u00eb gazetat kineze \u00abZheminzhibao\u00bb dhe \u00abHunci\u00bb, t\u00eb cilat paralaj- m\u00ebronin me tone ofensive se viti 1967 do t\u00eb<\/p>\n<p>jet\u00eb viti i fitores p\u00ebrfundimtare mbi ideologjin\u00eb borgjeze dhe klasat shfryt\u00ebzuese, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt e infrastruktur\u00ebs q\u00eb nuk pajtohen me baz\u00ebn ekonomike t\u00eb socializmit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb u vu re nj\u00eb ashp\u00ebrsim akoma m\u00eb i madh i kontradiktave midis Kin\u00ebs dhe BRSS. Vizita e kreut t\u00eb Sovjetit Suprem Podgorni n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb nxehu gjakrat. Mao Ce Duni akuzoi Papa Pavlin IV se po komplo- tonte me BS n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vendit t\u00eb tij. T\u00eb nj\u00ebjtat akuza drejtoi edhe ndaj patrikut ekumenik<\/p>\n<p>Athinagora dhe kreut t\u00eb Kish\u00ebs Anglikane Ramsey, takimet e t\u00eb cil\u00ebve me pap\u00ebn e Rom\u00ebs u stigmatizuan \u00abjo si takime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shpirt\u00ebro- re, por p\u00ebr q\u00ebllime politike, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb inten- sifikojn\u00eb luft\u00ebn e tyre kund\u00ebr popujve, kund\u00ebr revolucionit\u00bb. Kinez\u00ebt i hidhnin benzin\u00eb zjarrit kur deklaronin se krer\u00ebt e krishter\u00eb po univer- salizonin krishterimin p\u00ebr t\u2019ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb at\u00eb ideologjis\u00eb komuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, pra, q\u00eb feja tregohej me gisht nga \u00abshok\u00ebt kinez\u00eb\u00bb si shkaktarja kryesore e shtypjes dhe e shfryt\u00ebzimit t\u00eb proletariate nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Enver Hoxha shfryt\u00ebzoi rastin t\u2019u tregonte me vepra se Revolucioni Kulturor Shqiptar ishte po aq i denj\u00eb sa edhe ai i tyre, madje i pasuruar me element\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin risi n\u00eb rang bot\u00ebror. N\u00eb Kongresin V t\u00eb Partis\u00eb q\u00eb u mbajt n\u00eb n\u00ebntor 1966, ky ithtar i flakt\u00eb i \u00abluft\u00ebs s\u00eb klasave\u00bb deklaroi se \u00abedhe lufta kund\u00ebr ideologjis\u00eb fetare \u00ebsht\u00eb luft\u00eb klasash\u00bb. Dy muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 6 shkurt 1967 ai mbajti p\u00ebrpara organizatave-baz\u00eb t\u00eb PPSH n\u00eb Tiran\u00eb fjalimin e tij t\u00eb njohur me tem\u00eb \u00abRevolucionarizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i Partis\u00eb dhe i Pushtetit\u00bb. Kuptohej&#8217; qart\u00eb se toni i ashp\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdori n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim ndaj komunist\u00ebve q\u00eb tregoheshin liberal\u00eb ndaj zbatimit t\u00eb direktivave q\u00eb vinin nga lart, k\u00ebrc\u00ebnimi se brenda dy muajve do t\u00eb jepnin llogari secili prej tyre personalisht dhe jo si (vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>&#8211; 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez.: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist &#8211;<\/p>\n<p>(Vijon nga faqja 3) organizat\u00eb-baz\u00eb, synonte q\u00eb t\u2019i shnd\u00ebrronte k\u00ebta gardist\u00eb t\u00eb kuq shqiptar\u00eb n\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb bindur t\u00eb Revolucionit Kulturor Shqiptar q\u00eb sapo kishte filluar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore q\u00eb Enver Hoxha ceku n\u00eb fjal\u00ebn e tij ishte indiferentizmi i shfaqur nga organizata-baz\u00eb e Portit t\u00eb Durr\u00eb- sit ndaj nj\u00eb pun\u00ebtori q\u00eb punonte mir\u00eb dit\u00ebn, madje lavd\u00ebrohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por q\u00eb nat\u00ebn b\u00ebnte ikona (n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebnte arabeska dhe jo ikona) dhe ua shiste besimtar\u00ebve. Problemi tjet\u00ebr ishte ai i fejesave dhe i martesave t\u00eb vajzave t\u00eb mitu- ra n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, problem i cili u g\u00ebrshetua q\u00ebllimisht nga diktatori me luft\u00ebn kund\u00ebr fes\u00eb, nd\u00ebrsa th\u00ebnia e tij p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave u kthye n\u00eb flamur q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrligjte dhun\u00ebn e pashembullt q\u00eb do t\u00eb ushtrohej: Gjith\u00eb Partia dhe vendi duhet t\u00eb ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb djegin me zjarr zakonet prapanike e t\u2019i k\u00ebputin kok\u00ebn cilitdo q\u00eb merr n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb ligjin e shenjt\u00eb t\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb grave dhe t\u00eb vajzave.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mjeteve t\u00eb kufizu- ara t\u00eb informacionit, populli u njoh me p\u00ebrmbajtjen e fjalimit t\u00eb 6 shkur- tit n\u00ebp\u00ebrmjet shtypit nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas. T\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb dat\u00ebn 8 shkurt, gazetat e m\u00ebdha publikonin n\u00eb fa- qet e para iniciativ\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u00abNairn Frash\u00ebri\u00bb, t\u00eb Durr\u00eb- sit, n\u00ebn titullin agresiv \u00abMe shpat\u00ebn e mpreht\u00eb t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb kund\u00ebr ideologjis\u00eb fetare, paragjykimeve, bes\u00ebtytnive e zakoneve prapanike\u00bb. N\u00eb fakt \u201cnisma\u201d e k\u00ebtyre t\u00eb rinj ve, q\u00eb vepro- nin n\u00ebn tutel\u00ebn dhe kontrollin e plot\u00eb t\u00eb sekretarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe an\u00ebtarit t\u00eb Byros\u00eb Politike Rita Marko, kishte filluar t\u00eb ndihej gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb ja- narit, por shumica e nx\u00ebn\u00ebsve dhe e m\u00ebsuesve shprehnin pothuajse hapur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre ndaj nj\u00eb aventure t\u00eb till\u00eb. M\u00eb 21 janar presioni i ushtruar nga komunist\u00ebt \u00e7oi n\u00eb organizimin e nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, ku t\u00eb rinjt\u00eb ngrit\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh si p.sh. suprimimi<\/p>\n<p>nga let\u00ebrnjoftimi i shtyll\u00ebs n\u00eb t\u00eb ci- l\u00ebn figuronte besimi fetar, shpron\u00eb- simi i institucioneve fetare, kthimi i xhamis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Sht\u00ebpi t\u00eb Rinis\u00eb, bashkimi i varrezave q\u00eb u p\u00ebrkisnin besimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme, heqja nga lajm\u00ebrimet e martesave dhe t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb telegrameve q\u00eb p\u00ebrmbanin fjal\u00ebt \u00abzoti\u00bb, \u00abzonja\u00bb, \u00abzonjusha\u00bb, heqja e festave fetare dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i tyre me festa t\u00eb tjera, nd\u00ebrrimi i emrave tradicional\u00eb etj. Pas k\u00ebsaj komunist\u00ebt i orientuan t\u00eb rinjt\u00eb e k\u00ebsaj shkolle t\u00eb vepronin n\u00eb terren.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 shkurt 1967, t\u00eb kremten e P\u00ebrhasjes s\u00eb Zotit, t\u00eb shoq\u00ebruar edhe nga disa m\u00ebsues t\u00eb tyre, t\u00eb rinjt\u00eb u drejtuan p\u00ebr n\u00eb fshatin Sh\u00ebn Vlash, ku u organizua nj\u00eb takim me banor\u00ebt. Nd\u00ebr t\u00eb tjera u hodh edhe ideja e kthimit t\u00eb manastirit historik, i famsh\u00ebm p\u00ebr \u00abgurin e shenjt\u00eb\u00bb, n\u00eb qend\u00ebr kulturore-sh\u00ebndet\u00ebsore, por reagimet e vend\u00ebsve ishin kaq t\u00eb fuqishme, saq\u00eb u arrit deri n\u00eb p\u00ebrleshje fizike. P\u00ebr t\u00eb penguar masivizimin e protestave kund\u00ebr fushat\u00ebs ateiste, regjimi nd\u00ebrhyri menj\u00ebher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brutale. Arrestoi dhe nxori para gjyqit personal q\u00eb kishin penguar \u00abnism\u00ebn\u00bb e t\u00eb rinjve t\u00eb shkoll\u00ebs \u00abNairn Frash\u00ebri\u00bb. Madje n\u00eb nj\u00eb rast gjyqi u zhvillua n\u00eb mjediset e k\u00ebsaj shkolle, kurse nx\u00ebn\u00ebsit dhe m\u00ebsue- sit u vun\u00eb n\u00eb rolin e prokurorit.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 shkurt Enver Hoxha zhvilloi nj\u00eb takim pune n\u00eb rrethin e Durr\u00ebsit. Nj\u00ebra prej dy temave t\u00eb bisedimeve me krer\u00ebt partiak\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rrethi ishte \u00abzbatimi i m\u00eb- simeve t\u00eb shokut Enver&#8230; p\u00ebr<\/p>\n<p>thellimin e iniciativave t\u00eb masave n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr zakoneve prapanike n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzve\u00bb. N\u00eb pasditen e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb ai ndoqi nj\u00eb shfaqje teatrale. N\u00eb pu- shim t\u00eb saj u takua me \u00abrevolu- cionar\u00ebt e vegj\u00ebl\u00bb t\u00eb shkoll\u00ebs Nairn Frash\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt i uroi p\u00ebr rezultatet e arritura n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr ideolo- gjis\u00eb fetare dhe i inkurajoi ata p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Me k\u00ebt\u00eb veprim Enver Hoxha linte t\u00eb kuptohej hapur se pas \u00abnismave revolucionare t\u00eb masave\u00bb fshihej ai vet\u00eb dhe Partia e tij n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u p\u00ebrmend edhe m\u00eb lart, lufta kund\u00ebr fes\u00eb u nd\u00ebrthur me at\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave, pozita e t\u00eb cilave n\u00eb shum\u00eb raste linte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, prandaj dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mbetej me t\u00eb v\u00ebr- tet\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Por a mund t\u00eb faj\u00ebsohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb feja? N\u00eb qoft\u00eb se ishte ashtu si\u00e7 pretendonin komunist\u00ebt, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse shoq\u00ebri shum\u00eb m\u00eb fetare se shoq\u00ebria shqip- tare, si p.sh. shoq\u00ebrit\u00eb e vendeve per\u00ebndimore, ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ko- h\u00eb edhe shoq\u00ebri shum\u00eb m\u00eb t\u00eb emancipuara p\u00ebr sa i p\u00ebrket mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb grave?<\/p>\n<p>Tendencioziteti i luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave p\u00ebr t\u00eb justifikuar luft\u00ebn kund\u00ebr fes\u00eb duket edhe nga fakti se edhe kjo \u00abiniciativ\u00eb\u00bb shp\u00ebrtheu nga Sh\u00ebn Vlashi. Shkak u b\u00eb fejesa e nj\u00eb t\u00eb miture me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb martuar. Sigurisht q\u00eb ky nuk ishte nj\u00eb rast unik, por regjimit i interesonte ta b\u00ebnte publik n\u00ebp\u00ebr- mjet mjeteve t\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb informacionit, sepse i akuzuari ishte<\/p>\n<p>pik\u00ebrisht nga Sh\u00ebn Vlashi, nga vend! ku kishte nisur fushata ateiste. N\u00eb dat\u00ebn 19 shkurt Kryesia e Bashkimit t\u00eb Grave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u b\u00ebnte thirrje me rastin e 8 Marsit, dit\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gruas, \u00abt\u00eb mos lejonin zakonin e shitblerjes dhe t\u00eb nd\u00ebshkonin fajtor\u00ebt ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb n\u00eb Sh\u00ebn Vlash t\u00eb rrethit t\u00eb Durr\u00ebsit\u00bb. Kuptohet leht\u00eb se thirrje t\u00eb tilla me rastin e nj\u00eb feste q\u00eb donte ende gati 20 dit\u00eb t\u00eb vinte, ashtu si edhe p\u00ebrmendja e emrit t\u00eb \u00abSh\u00ebn Vlashit\u00bb synonin t\u00eb elektrizonin akoma m\u00eb shum\u00eb atmosfer\u00ebn ateiste q\u00eb po p\u00ebrfshinte gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 shkurt 1967, Komiteti Qe- ndror i PPSH u d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr ko- miteteve t\u00eb Parti s\u00eb n\u00eb rrethe, q\u00eb i nxiste komunist\u00ebt t\u2019i jepnin fund \u00e7do forme t\u00eb dukshme t\u00eb institucio- nit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ngjarjet q\u00eb pasuan jan\u00eb t\u00eb njohura nga t\u00eb gji- th\u00eb. Regjimi ateist ishte duke kryer krimin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb historia njer\u00ebzore: mby- tjen e ndjenj\u00ebs m\u00eb intime q\u00eb ekzis- ton n\u00eb shpirtin e njeriut qysh n\u00eb embrion, dashurin\u00eb p\u00ebr Krijuesin. M\u00eb n\u00eb fund diktatori Enver Hoxha mund t\u00eb mburrej, (si\u00e7 u mburr), se akti i tij ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb origjinal. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kjo ishte edhe fjala e fundit e tij, n\u00eb kuptimin q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb von\u00eb ai nuk mundi t\u00eb kryente nj\u00eb krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se ky. Me- gjithat\u00eb, me kalimin e viteve, gj\u00ebrat ndryshuan. Vet\u00ebm se k\u00ebsaj here ishte radha e popullit besimtar t\u00eb thoshte fjal\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Pirro Kondili<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Tetor 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"10 (177)","viti":"2007","muaji":"Tetor","muaji_numer":"10","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Kisha\", \"Orthodhokse\", \"Shqip\u00ebris\u00eb\", \"vitet\", \"diktatur\u00ebs\"]","permbledhje":"Material nga Tetor 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87651","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87651\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:27:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87651","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/","name":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:27:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-3-duke-imituar-revolucionin-kulturor-kinez-shperthimi-i-terrorit-ateist\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 3. Duke imituar Revolucionin Kulturor Kinez: Shp\u00ebrthimi i terrorit ateist"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87651"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87651"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87651"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}