{"id":87625,"date":"2026-06-01T03:27:14","date_gmt":"2026-06-01T01:27:14","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/"},"modified":"2026-06-01T03:27:14","modified_gmt":"2026-06-01T01:27:14","slug":"kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/","title":{"rendered":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>&#8211; 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. &#8211;<\/p>\n<p>(vijon nga numri i kaluar)<\/p>\n<p>N\u00eb mars 1948 p\u00ebrkeq\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis BS dhe Jugosllavis\u00eb arriti kulmin. Stalini akuzoi hapur Titon p\u00ebr devijim nga parimet e marksiz\u00ebm-leninizmit, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb po atij viti Jugosllavia u p\u00ebijashtua nga radh\u00ebt e Komin- form-it. K\u00ebto zhvillime i dhan\u00eb dor\u00eb Enver Ho- xh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb hesapet me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt pas Plenumit VIII e kishin v\u00ebn\u00eb me shpatulla p\u00ebr muri. N\u00eb vijim ai e orientoi vendin drejt \u201catdheut t\u00eb komunizmit\u201d, duke e shnd\u00eb- rruar brenda nj\u00eb kohe fare t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb aktive t\u00eb antagonizmit midis Kampit Socialist e Bot\u00ebs s\u00eb Lir\u00eb. Ishte periudha kur globi po p\u00ebrjetonte pasojat dramatike t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Nga ana e saj, propaganda komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri shfryt\u00ebzoi t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb dispo- nonte, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato fetare, duke implikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Luft\u00eb jo vet\u00ebm shtetasit e saj, por dhe emi- grant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb jetonin kryesisht n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Qeveria e Tiran\u00ebs kishte t\u00eb pakt\u00ebn tri arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs: 1) T\u00eb shfryt\u00ebzonte autoritetin e tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OKB, 2) T\u00eb sigu- ronte ndihma monetare n\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb cilat do t\u2019i merrte prej tyre n\u00eb form\u00eb huaje, 3) T\u00eb krijonte nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fuqishme kund\u00ebr bashkatdhetar\u00eb-<\/p>\n<p>ve antikomunist\u00eb t\u00eb ardhur nga Evropa, t\u00eb cil\u00ebt ishin detyruar t\u00eb largoheshin nga atdheu menj\u00eb- her\u00eb pas ardhjes s\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb pushtet. Hapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ishte p\u00ebrpjekja p\u00ebr krijimin e lidhjeve t\u00eb ngushta me episkopin Theofan Noli, i cili g\u00ebzonte popullaritet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e ortho- dhoks\u00ebve, por t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb SHBA,<\/p>\n<p>pa dallim feje. Ajo nuk ngurroi t\u00eb shfryt\u00ebzonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme ndjenjat e tij atdhetare, \u00ebndrr\u00ebn e tij t\u00eb parealizuar gjat\u00eb Revolucionit t\u00eb Qershorit p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebrguarit e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Boston u informuan p\u00ebr gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej asokohe Noli, e cila i kushtohej faktit se komuniteti orthodhoks i drejtuar prej tij nuk kishte prej vitesh lidhje organike me asnj\u00eb Kish\u00eb apo Patriarkan\u00eb Orthodhokse t\u00eb bot\u00ebs. Ata pre- mtuan se do t\u00eb nd\u00ebrhynin pran\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kishes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebr- fshirjen e k\u00ebtij komuniteti n\u00eb juridiksionin e saj. Sigurisht q\u00eb komunist\u00ebve nuk u interesonte mbar\u00ebvajtja e pun\u00ebve kishtare t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs. Q\u00ebllimi i tyre nuk ishte t\u00eb ndih- mohej Fan Noli kishtarisht, por t\u00eb shfryt\u00ebzohej politikisht.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb gjitha gjasave, Kryepiskopi i at\u00ebher- sh\u00ebm, Kristofor Kisi, njoh\u00ebs i mir\u00eb i tradit\u00ebs kishtare dhe i kanoneve t\u00eb shenjta, nuk e pranoi nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb, p\u00ebrderisa p\u00ebrfshirja e shqipta- r\u00ebve orthodhoks\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb juridiksionin e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ishte vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrfshirjeje personash, por edhe territori kishtar. Gjithsesi, Tomosi Pa-<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>&#8211; 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. &#8211;<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 3) trikanor i Autoqefalis\u00eb p\u00ebrcaktonte qart\u00eb se Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga \u201cprovincat dhe komunitetet orthodhokse q\u00eb ndodhen brenda t\u00eb per\u00ebndishp\u00ebtuarit Shtet Shqiptar\u201d. Shtrirja e juridiksionit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb deri n\u00eb Amerik\u00eb kon- vertohej n\u00eb interferenc\u00eb juridiksionale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb nj\u00eb Kishe tjet\u00ebr vendore, e barabart\u00eb kjo me ekzistenc\u00ebn e dy pushteteve kishtare paralele, gj\u00eb q\u00eb kanonet e shenjta e ndalojn\u00eb rrept\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimit t\u00eb Kisit komunist\u00ebt iu p\u00ebrgji- gj\u00ebn me terror. M\u00eb 25 gusht 1949 e d\u00ebbuan me dhun\u00eb nga froni i Kryepiskopit, duke vendosur n\u00eb vend t\u00eb tij Pais Vodic\u00ebn, nj\u00eb prift i ve, pjes\u00eb- marr\u00ebs aktiv gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb Nacional\u00e7lirimtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke marr\u00eb shkas nga mosbindja e Kryepiskopit Kisi, Presidium! i Kuvendit Popullor shpalli, m\u00eb 26.11.1949, dekretin nr. 743, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit komunitetet fetare detyroheshin t\u00eb hartonin sa m\u00eb shpejt statutin e tyre dhe t\u2019ia paraqesnin p\u00ebr miratim qeveris\u00eb. Ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb njiheshin nga Shteti si persona juridik\u00eb dhe t\u00eb lejoheshin t\u00eb ushtronin qoft\u00eb edhe n\u00eb kushte rob\u00ebrie veprimtarin\u00eb e tyre (Neni 7). Organet udh\u00ebheq\u00ebse qendrore t\u00eb komunit&#8217;eteve fetare detyroheshin gjithashtu t\u00eb dor\u00ebzonin brenda dy muajve n\u00eb Kryesin\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave listat me emrat e t\u00eb gjith\u00eb funksionar\u00ebve fetar\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb regjimi do t\u2019i konsideronte t\u00eb p\u00ebrshtat- sh\u00ebm (Neni 36).<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dekretit nr. 743, komunist\u00ebt k\u00ebrkuan nga Pais Vodica t\u00eb p\u00ebrgatiste sa m\u00eb shpejt Statutin e ri t\u00eb Kish\u00ebs. U caktuan edhe an\u00ebtar\u00ebt e komisionit q\u00eb do ta hartonin at\u00eb, por procedural normale q\u00eb u ndoq\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u konsideruan vonesa t\u00eb papranueshme. P\u00ebr pasoj\u00eb, ishin jurist\u00ebt e Kryeministris\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebn p\u00ebr aprovim tekstin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Statutit, gjat\u00eb punimeve t\u00eb Kongresit Kleriko-laik m\u00eb 1-5 shkurt 1950. Duke mos p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu as nenet 1 dhe 9, me t\u00eb cilat sanksionohej d\u00ebshira e regjimit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar politikisht komunitetin orthodhoks t\u00eb Fan Nolit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb kolonin\u00eb shqiptare n\u00eb SHBA (\u201c\/ gjith\u00eb kleri dhe populli orthodhoks i Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8230; p\u00ebrb\u00ebhet prej t\u00eb gjith\u00eb orthodhoks\u00ebve q\u00eb banojn\u00eb brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqi- p\u00ebris\u00eb, si edhe prej atyre Shqiptar\u00ebve Ortho- dhoks\u00eb q\u00eb banojn\u00eb jasht\u00eb Atdheut\u201d, \u201cMe vendim t\u00eb K\u00ebshillit Mikst mund t\u00eb krijohen episkopata p\u00ebr Shqiptar\u00ebt Orthodhoks\u00eb<\/p>\n<p>jasht\u00eb shtetit, t\u00eb varura nga Kisha Shqiptare m\u00ebm\u00eb\u201d), gati t\u00eb gjitha nenet e Statutit t\u00eb ri konfirmonin vullnetin e komunist\u00ebve p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb bastion t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Lihej t\u00eb kuptohej qart\u00eb se Kishat Orthodhokse t\u00eb bot\u00ebs ndaheshin n\u00eb dy kampe: n\u00eb progresiste dhe joprogresiste. Sipas nenit 5, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbante lidhje bashk\u00ebpunimi vet\u00ebm me \u201cato Kisha Orthodhokse motra, t\u00eb cilat interpretojn\u00eb dhe praktikojn\u00eb drejt parimet e larta ungjillore&#8230;\u201d, t\u00eb cilat nuk ishin ve\u00e7se Kishat Orthodhokse t\u00eb vendeve komuniste. Nga ana tjet\u00ebr, fakti q\u00eb n\u00eb Statut nuk p\u00ebrmendej fare fjala \u201cpatriarkan\u00eb\u201d, ishte mjaft dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej Atlantikut ngjarjet e dhimbshme n\u00eb gjirin e Kish\u00ebs son\u00eb b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb buj\u00eb nga \u00e7\u2019pritej. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e Fan Nolit gjet\u00ebn rastin ta akuzonin at\u00eb si \u201ckomunist\u201d, pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7astet kur senatori amerikan Joseph McCarthy kishte ngritur nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb hetonte p\u00ebr veprimtari t\u00eb mundshme t\u00eb qytetar\u00ebve ameri- kan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Bllokut Lindor. P\u00ebrpara k\u00ebtij komisioni u thirr edhe Fan Noli, i cili hodhi po- sht\u00eb me forc\u00eb akuzat e ngrituara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave t\u00eb paraqitura n\u00eb Kongresin Amerikan nga Harold McLain, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave e konsideronte fajtor p\u00ebr largimin e Kristofor Kisit nga froni i Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet th\u00ebn\u00eb se Fan Noli ishte tep\u00ebr demokrat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb komunist dhe tep\u00ebr besimtar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer terrorit atesit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Madje, me kalimin e koh\u00ebs q\u00ebndrimi i tij ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb kritik. D\u00ebshmia m\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb diktatori shqiptar ishte ai q\u00eb pengoi Nolin t\u00eb kalonte dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa koh\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij (mars 1965), kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm Mehmet Shehu, ndon\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jozyrtare, shprehej se \u201cpo t\u00eb jetonte edhe ca, do ta kishte shkelur\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs kur marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqi- p\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Sovjetik njoh\u00ebn lul\u00ebzim t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb fillimet e s\u00eb cil\u00ebs largohen nga radh\u00ebt e hierarkis\u00eb dhe p\u00ebrndiqen barbarisht bart\u00ebsit autentik\u00eb t\u00eb frym\u00ebs tradicionale orthodhokse si Kristofor Kisi dhe Irine Banushi, krer\u00ebt filoko- munist\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb tellall\u00eb t\u00eb flakt\u00eb t\u00eb propagand\u00ebs shtet\u00ebrore. Shpeshher\u00eb faj\u00ebsohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Patrikana Orthodhokse e Rusis\u00eb,-me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebta krer\u00eb deklaronin se mbanin lidhje t\u00eb ngushta. N\u00eb fakt nuk ishte kjo q\u00eb n\u00ebnshtroi Kish\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, por ishte regjimi diktatorial<\/p>\n<p>i Enver Hoxh\u00ebs ai q\u00eb kishte flijuar n\u00eb altarin e \u201cmiq\u00ebsis\u00eb\u201d sovjeto-shqiptare \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, pjes\u00eb e pandar\u00eb e s\u00eb ci- l\u00ebs ishte edhe Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, Kisha e Rusis\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb mbeti n\u00eb pozita kanonike, por u kujdes q\u00eb edhe Kisha e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ishte e till\u00eb. Dihet tashm\u00eb se Patriku i at\u00ebhersh\u00ebm i Mosk\u00ebs Aleksej u p\u00ebr- poq t\u00eb normalizonte marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Pa- trikan\u00ebs s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs dhe Pais Vodic\u00ebs, por komunist\u00ebt shqiptar\u00eb e konsideruan k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb tij si nd\u00ebrhyrje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, konsiderohet e pabaz\u00eb pik\u00ebpamja e shprehur nga ndonj\u00eb studiues, se neni 4 i statutit t\u00eb 1950-\u00ebs, i cili k\u00ebrkon vet\u00ebm q\u00eb \u201cFunksionar\u00ebt fetar\u00eb t\u00eb jen\u00eb shtetas shqip- tar\u00eb\u201d, dhe jo me gjak shqiptari, kishte si q\u00ebllim t\u00eb lejonte ardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb episkop\u00ebve rus\u00eb! Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se komunist\u00ebt nuk ishin t\u00eb interesuar p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb e funksionar\u00ebve fetar\u00eb. Thjesht e shprehnin k\u00ebt\u00eb me terma t\u00eb tjer\u00eb, me nj\u00eb gjuh\u00eb internacionaliste paksa t\u00eb kamufluar, si p.sh. \u201cbesnik\u00eb t\u00eb popullit e t\u00eb Atdheut\u201d (term q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb nenin 13 t\u00eb Dekretit 743, dat\u00eb 26.11.1949, por edhe n\u00eb nenin 4 t\u00eb Statutit t\u00eb 1950&#8243;\u00ebs). N\u00eb fund t\u00eb fundit, koha v\u00ebrtetoi se n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vite marr\u00ebdh\u00eb- niesh t\u00eb shk\u00eblqyera me BRSS, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk u vendos ndonj\u00eb episkop rus. Pati vet\u00ebm nj\u00eb vi- zit\u00eb nga episkopi i Odes\u00ebs, Nikoni, i cili ktheu p\u00ebr kortezi vizit\u00ebn q\u00eb kishte m\u00eb par\u00eb n\u00eb BS nj\u00eb delegacion i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bie posht\u00eb automa- tikisht edhe pretendimi se Kryepiskopi Anastas erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb saje t\u00eb k\u00ebtij neni.<\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb Stalinit, politika fetare e t\u00eb cilit ishte m\u00eb e moderuar se ajo e Hrushovit, Kisha jon\u00eb, por edhe komunitetet e tjera fetare mbet\u00ebn n\u00eb hije. Gjendja u b\u00eb akoma m\u00eb e nder\u00eb pas afrimit me kinez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin krejt indiferent\u00eb ndaj feve monoteiste. N\u00eb vitin 1963 u b\u00ebn\u00eb disa ndryshime n\u00eb dekretin nr. 743. Njohja nga Shteti e Komuniteteve Fetare dhe revokimi i njohjes s\u00eb tyre nuk do t\u00eb ishin m\u00eb kompetenc\u00eb e Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor, por e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Kjo do t\u00eb thoshte se, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebr prerjen e nj\u00eb peme ulliri k\u00ebrkohej miratimi i Kuvendit Popullor, p\u00ebr zhdukjen e institucionit shum\u00ebshekullor t\u00eb fes\u00eb mjaftonte nj\u00eb e r\u00ebn\u00eb e lapsit n\u00eb zyrat e Kryemi- nistris\u00eb. Megjithat\u00eb ky ishte vet\u00ebm fillimi. Komu- nist\u00ebt nuk e kishin th\u00ebn\u00eb ende fjal\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Pirro Kondili<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebmj<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste<br \/>\n&#8211; 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. &#8211;<br \/>\n(vijon nga numri i kaluar)<br \/>\nN\u00eb mars 1948 p\u00ebrkeq\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve<br \/>\nmidis BS dhe Jugosllavis\u00eb arriti kulmin. Stalini<br \/>\nakuzoi hapur Titon p\u00ebr devijim nga parimet e<br \/>\nmarksiz\u00ebm-leninizmit, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb po atij<br \/>\nviti Jugosllavia u p\u00ebijashtua nga radh\u00ebt e Komin-<br \/>\nform-it. K\u00ebto zhvillime i dhan\u00eb dor\u00eb Enver Ho-<br \/>\nxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb hesapet me kund\u00ebrshtar\u00ebt e<br \/>\ntij, t\u00eb cil\u00ebt pas Plenumit VIII e kishin v\u00ebn\u00eb me<br \/>\nshpatulla p\u00ebr muri. N\u00eb vijim ai e orientoi vendin<br \/>\ndrejt \u201catdheut t\u00eb komunizmit\u201d, duke e shnd\u00eb-<br \/>\nrruar brenda nj\u00eb kohe fare t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb nj\u00eb<br \/>\nhallk\u00eb aktive t\u00eb antagonizmit midis Kampit So\u00ad<br \/>\ncialist e Bot\u00ebs s\u00eb Lir\u00eb. Ishte periudha kur globi<br \/>\npo p\u00ebrjetonte pasojat dramatike t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb<br \/>\nFtoht\u00eb. Nga ana e saj, propaganda komuniste<br \/>\nn\u00eb Shqip\u00ebri shfryt\u00ebzoi t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb dispo-<br \/>\nnonte, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato fetare, duke implikuar<br \/>\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb Luft\u00eb jo vet\u00ebm shtetasit e saj, por dhe emi-<br \/>\ngrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb jetonin kryesisht n\u00eb SHBA.<br \/>\nN\u00eb fakt, Qeveria e Tiran\u00ebs kishte t\u00eb pakt\u00ebn<br \/>\ntri arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete shqiptar\u00ebt e<br \/>\nAmerik\u00ebs: 1) T\u00eb shfryt\u00ebzonte autoritetin e tyre<br \/>\np\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb pran\u00eb qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr<br \/>\nan\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OKB,  2) T\u00eb sigu-<br \/>\nronte ndihma monetare n\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb cilat do t\u2019i<br \/>\nmerrte prej tyre n\u00eb form\u00eb huaje, 3) T\u00eb krijonte<br \/>\nnj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fuqishme kund\u00ebr bashkatdhetar\u00eb-<br \/>\nve antikomunist\u00eb t\u00eb ardhur nga Evropa, t\u00eb cil\u00ebt<br \/>\nishin detyruar t\u00eb largoheshin nga atdheu menj\u00eb-<br \/>\nher\u00eb pas ardhjes s\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb pushtet.<br \/>\nHapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ishte<br \/>\np\u00ebrpjekja p\u00ebr krijimin e lidhjeve t\u00eb ngushta me<br \/>\nepiskopin Theofan Noli, i cili g\u00ebzonte popullaritet<br \/>\nt\u00eb padiskutuesh\u00ebm jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e ortho-<br \/>\ndhoks\u00ebve, por t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb SHBA,<br \/>\npa dallim feje. Ajo nuk ngurroi t\u00eb shfryt\u00ebzonte n\u00eb<br \/>\nm\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme ndjenjat e tij atdhetare,<br \/>\n\u00ebndrr\u00ebn e tij t\u00eb parealizuar gjat\u00eb Revolucionit<br \/>\nt\u00eb Qershorit p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nT\u00eb d\u00ebrguarit e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Boston u<br \/>\ninformuan p\u00ebr gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn<br \/>\nndodhej asokohe Noli, e cila i kushtohej faktit<br \/>\nse komuniteti orthodhoks i drejtuar prej tij nuk<br \/>\nkishte prej vitesh lidhje organike me asnj\u00eb Kish\u00eb<br \/>\napo Patriarkan\u00eb Orthodhokse t\u00eb bot\u00ebs. Ata pre-<br \/>\nmtuan se do t\u00eb nd\u00ebrhynin pran\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Ki\u00ad<br \/>\nshes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebr-<br \/>\nfshirjen e k\u00ebtij komuniteti n\u00eb juridiksionin e saj.<br \/>\nSigurisht q\u00eb komunist\u00ebve nuk u interesonte<br \/>\nmbar\u00ebvajtja e pun\u00ebve kishtare t\u00eb shqiptar\u00ebve<br \/>\nt\u00eb Amerik\u00ebs. Q\u00ebllimi i tyre nuk ishte t\u00eb ndih-<br \/>\nmohej Fan Noli kishtarisht, por t\u00eb shfryt\u00ebzohej<br \/>\npolitikisht.<br \/>\nSipas t\u00eb gjitha gjasave, Kryepiskopi i at\u00ebher-<br \/>\nsh\u00ebm, Kristofor Kisi, njoh\u00ebs i mir\u00eb i tradit\u00ebs kish\u00ad<br \/>\ntare dhe i kanoneve t\u00eb shenjta, nuk e pranoi nj\u00eb<br \/>\npropozim t\u00eb till\u00eb, p\u00ebrderisa p\u00ebrfshirja e shqipta-<br \/>\nr\u00ebve orthodhoks\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb juridiksionin<br \/>\ne Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nnuk ishte vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrfshirjeje personash,<br \/>\npor edhe territori kishtar. Gjithsesi, Tomosi Pa-<br \/>\n(vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste<br \/>\n&#8211; 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. &#8211;<br \/>\n(vijon nga faqja 3)<br \/>\ntrikanor i Autoqefalis\u00eb p\u00ebrcaktonte qart\u00eb se Ki\u00ad<br \/>\nsha e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga \u201cprovincat dhe<br \/>\nkomunitetet orthodhokse q\u00eb ndodhen brenda t\u00eb<br \/>\nper\u00ebndishp\u00ebtuarit Shtet Shqiptar\u201d. Shtrirja e<br \/>\njuridiksionit t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb deri n\u00eb Amerik\u00eb kon-<br \/>\nvertohej n\u00eb interferenc\u00eb juridiksionale n\u00eb d\u00ebm<br \/>\nt\u00eb nj\u00eb Kishe tjet\u00ebr vendore, e barabart\u00eb kjo me<br \/>\nekzistenc\u00ebn e dy pushteteve kishtare paralele,<br \/>\ngj\u00eb q\u00eb kanonet e shenjta e ndalojn\u00eb rrept\u00ebsisht.<br \/>\nKund\u00ebrshtimit t\u00eb Kisit komunist\u00ebt iu p\u00ebrgji-<br \/>\ngj\u00ebn me terror. M\u00eb 25 gusht 1949 e d\u00ebbuan me<br \/>\ndhun\u00eb nga froni i Kryepiskopit, duke vendosur<br \/>\nn\u00eb vend t\u00eb tij Pais Vodic\u00ebn, nj\u00eb prift i ve, pjes\u00eb-<br \/>\nmarr\u00ebs aktiv gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb radh\u00ebt e<br \/>\nUshtris\u00eb Nacional\u00e7lirimtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke<br \/>\nmarr\u00eb shkas nga mosbindja e Kryepiskopit Kisi,<br \/>\nPresidium! i Kuvendit Popullor shpalli, m\u00eb<br \/>\n26.11.1949, dekretin nr. 743, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit<br \/>\nkomunitetet fetare detyroheshin t\u00eb hartonin sa<br \/>\nm\u00eb shpejt statutin e tyre dhe t\u2019ia paraqesnin<br \/>\np\u00ebr miratim qeveris\u00eb. Ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb<br \/>\nq\u00eb t\u00eb njiheshin nga Shteti si persona juridik\u00eb dhe<br \/>\nt\u00eb lejoheshin t\u00eb ushtronin qoft\u00eb edhe n\u00eb kushte<br \/>\nrob\u00ebrie veprimtarin\u00eb e tyre (Neni 7). Organet<br \/>\nudh\u00ebheq\u00ebse qendrore t\u00eb komunit&#8217;eteve fetare<br \/>\ndetyroheshin gjithashtu t\u00eb dor\u00ebzonin brenda dy<br \/>\nmuajve n\u00eb Kryesin\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave<br \/>\nlistat me emrat e t\u00eb gjith\u00eb funksionar\u00ebve fetar\u00eb,<br \/>\nprej t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb q\u00ebndronin n\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm<br \/>\nata q\u00eb regjimi do t\u2019i konsideronte t\u00eb p\u00ebrshtat-<br \/>\nsh\u00ebm (Neni 36).<br \/>\nP\u00ebr arsyet q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart, n\u00eb baz\u00eb<br \/>\nt\u00eb dekretit nr. 743, komunist\u00ebt k\u00ebrkuan nga Pais<br \/>\nVodica t\u00eb p\u00ebrgatiste sa m\u00eb shpejt Statutin e ri<br \/>\nt\u00eb Kish\u00ebs. U caktuan edhe an\u00ebtar\u00ebt e komisionit<br \/>\nq\u00eb do ta hartonin at\u00eb, por procedural normale<br \/>\nq\u00eb u ndoq\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u konsideruan<br \/>\nvonesa t\u00eb papranueshme. P\u00ebr pasoj\u00eb, ishin<br \/>\njurist\u00ebt e Kryeministris\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrgatit\u00ebn p\u00ebr<br \/>\naprovim tekstin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Statutit, gjat\u00eb<br \/>\npunimeve t\u00eb Kongresit Kleriko-laik m\u00eb 1-5<br \/>\nshkurt 1950. Duke mos p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu as<br \/>\nnenet 1 dhe 9, me t\u00eb cilat sanksionohej d\u00ebshira<br \/>\ne regjimit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar politikisht<br \/>\nkomunitetin orthodhoks t\u00eb Fan Nolit dhe p\u00ebr t\u00eb<br \/>\np\u00ebr\u00e7ar\u00eb kolonin\u00eb shqiptare n\u00eb SHBA (\u201c\/ gjith\u00eb<br \/>\nkleri dhe populli orthodhoks i Republik\u00ebs<br \/>\nPopullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8230; p\u00ebrb\u00ebhet prej t\u00eb<br \/>\ngjith\u00eb orthodhoks\u00ebve q\u00eb banojn\u00eb brenda<br \/>\nterritorit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqi-<br \/>\np\u00ebris\u00eb, si edhe prej atyre Shqiptar\u00ebve Ortho-<br \/>\ndhoks\u00eb q\u00eb banojn\u00eb jasht\u00eb Atdheut\u201d, \u201cMe<br \/>\nvendim t\u00eb K\u00ebshillit Mikst mund t\u00eb krijohen<br \/>\nepiskopata p\u00ebr Shqiptar\u00ebt Orthodhoks\u00eb<br \/>\njasht\u00eb shtetit, t\u00eb varura nga Kisha Shqiptare<br \/>\nm\u00ebm\u00eb\u201d), gati t\u00eb gjitha nenet e Statutit t\u00eb ri<br \/>\nkonfirmonin vullnetin e komunist\u00ebve p\u00ebr ta<br \/>\nshnd\u00ebrruar Kish\u00ebn Orthodhokse Autoqefale t\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb bastion t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb.<br \/>\nLihej t\u00eb kuptohej qart\u00eb se Kishat Orthodhokse<br \/>\nt\u00eb bot\u00ebs ndaheshin n\u00eb dy kampe: n\u00eb progresiste<br \/>\ndhe joprogresiste. Sipas nenit 5, Kisha Ortho\u00ad<br \/>\ndhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbante<br \/>\nlidhje bashk\u00ebpunimi vet\u00ebm me \u201cato Kisha<br \/>\nOrthodhokse motra, t\u00eb cilat interpretojn\u00eb dhe<br \/>\npraktikojn\u00eb drejt parimet e larta ungjillore&#8230;\u201d,<br \/>\nt\u00eb cilat nuk ishin ve\u00e7se Kishat Orthodhokse t\u00eb<br \/>\nvendeve komuniste. Nga ana tjet\u00ebr, fakti q\u00eb n\u00eb<br \/>\nStatut nuk p\u00ebrmendej fare fjala \u201cpatriarkan\u00eb\u201d,<br \/>\nishte mjaft dometh\u00ebn\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebrtej Atlantikut ngjarjet e dhimbshme n\u00eb<br \/>\ngjirin e Kish\u00ebs son\u00eb b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb buj\u00eb nga<br \/>\n\u00e7\u2019pritej. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e Fan Nolit gjet\u00ebn rastin<br \/>\nta akuzonin at\u00eb si \u201ckomunist\u201d, pik\u00ebrisht n\u00eb \u00e7astet<br \/>\nkur senatori amerikan Joseph McCarthy kishte<br \/>\nngritur nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb hetonte p\u00ebr<br \/>\nveprimtari t\u00eb mundshme t\u00eb qytetar\u00ebve ameri-<br \/>\nkan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Bllokut Lindor. P\u00ebrpara k\u00ebtij<br \/>\nkomisioni u thirr edhe Fan Noli, i cili hodhi po-<br \/>\nsht\u00eb me forc\u00eb akuzat e ngrituara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb<br \/>\nprovave t\u00eb paraqitura n\u00eb Kongresin Amerikan<br \/>\nnga Harold McLain, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave e<br \/>\nkonsideronte fajtor p\u00ebr largimin e Kristofor Kisit<br \/>\nnga froni i Kryepiskopit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet th\u00ebn\u00eb se Fan<br \/>\nNoli ishte tep\u00ebr demokrat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb komunist<br \/>\ndhe tep\u00ebr besimtar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer terrorit atesit<br \/>\nt\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Madje, me kalimin e koh\u00ebs<br \/>\nq\u00ebndrimi i tij ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs b\u00ebhej<br \/>\ngjithnj\u00eb e m\u00eb kritik. D\u00ebshmia m\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr<br \/>\nk\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb se vet\u00eb diktatori shqiptar ishte ai q\u00eb<br \/>\npengoi Nolin t\u00eb kalonte dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebri, nd\u00ebrsa koh\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij (mars<br \/>\n1965), kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm Mehmet<br \/>\nShehu, ndon\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jozyrtare, shprehej<br \/>\nse \u201cpo t\u00eb jetonte edhe ca, do ta kishte shkelur\u201d.<br \/>\nGjat\u00eb periudh\u00ebs kur marr\u00ebdh\u00ebniet midis Shqi-<br \/>\np\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Sovjetik njoh\u00ebn lul\u00ebzim t\u00eb<br \/>\nplot\u00eb, n\u00eb fillimet e s\u00eb cil\u00ebs largohen nga radh\u00ebt<br \/>\ne hierarkis\u00eb dhe p\u00ebrndiqen barbarisht bart\u00ebsit<br \/>\nautentik\u00eb t\u00eb frym\u00ebs tradicionale orthodhokse si<br \/>\nKristofor Kisi dhe Irine Banushi, krer\u00ebt filoko-<br \/>\nmunist\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb tellall\u00eb t\u00eb flakt\u00eb t\u00eb<br \/>\npropagand\u00ebs shtet\u00ebrore. Shpeshher\u00eb faj\u00ebsohet<br \/>\np\u00ebr k\u00ebt\u00eb Patrikana Orthodhokse e Rusis\u00eb,-me<br \/>\nt\u00eb cil\u00ebn k\u00ebta krer\u00eb deklaronin se mbanin lidhje<br \/>\nt\u00eb ngushta. N\u00eb fakt nuk ishte kjo q\u00eb n\u00ebnshtroi<br \/>\nKish\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, por ishte regjimi diktatorial<br \/>\ni Enver Hoxh\u00ebs ai q\u00eb kishte flijuar n\u00eb altarin e<br \/>\n\u201cmiq\u00ebsis\u00eb\u201d sovjeto-shqiptare \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs<br \/>\ns\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, pjes\u00eb e pandar\u00eb e s\u00eb ci-<br \/>\nl\u00ebs ishte edhe Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, Kisha e Rusis\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb mbeti<br \/>\nn\u00eb pozita kanonike, por u kujdes q\u00eb edhe Kisha<br \/>\ne Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ishte e till\u00eb. Dihet tashm\u00eb se<br \/>\nPatriku i at\u00ebhersh\u00ebm i Mosk\u00ebs Aleksej u p\u00ebr-<br \/>\npoq t\u00eb normalizonte marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Pa-<br \/>\ntrikan\u00ebs s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs dhe Pais Vodic\u00ebs,<br \/>\npor komunist\u00ebt shqiptar\u00eb e konsideruan k\u00ebt\u00eb<br \/>\nveprim t\u00eb tij si nd\u00ebrhyrje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb<br \/>\ns\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, konsiderohet e pabaz\u00eb<br \/>\npik\u00ebpamja e shprehur nga ndonj\u00eb studiues, se<br \/>\nneni 4 i statutit t\u00eb 1950-\u00ebs, i cili k\u00ebrkon vet\u00ebm<br \/>\nq\u00eb \u201cFunksionar\u00ebt fetar\u00eb t\u00eb jen\u00eb shtetas shqip-<br \/>\ntar\u00eb\u201d, dhe jo me gjak shqiptari, kishte si q\u00ebllim<br \/>\nt\u00eb lejonte ardhjen n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb episkop\u00ebve rus\u00eb!<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se komunist\u00ebt nuk ishin t\u00eb<br \/>\ninteresuar p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb e funksionar\u00ebve<br \/>\nfetar\u00eb. Thjesht e shprehnin k\u00ebt\u00eb me terma t\u00eb<br \/>\ntjer\u00eb, me nj\u00eb gjuh\u00eb internacionaliste paksa t\u00eb<br \/>\nkamufluar, si p.sh. \u201cbesnik\u00eb t\u00eb popullit e t\u00eb At\u00ad<br \/>\ndheut\u201d (term q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb nenin 13 t\u00eb Dekretit<br \/>\n743, dat\u00eb 26.11.1949, por edhe n\u00eb nenin 4 t\u00eb<br \/>\nStatutit t\u00eb 1950&#8243;\u00ebs). N\u00eb fund t\u00eb fundit, koha<br \/>\nv\u00ebrtetoi se n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vite marr\u00ebdh\u00eb-<br \/>\nniesh t\u00eb shk\u00eblqyera me BRSS, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk<br \/>\nu vendos ndonj\u00eb episkop rus. Pati vet\u00ebm nj\u00eb vi-<br \/>\nzit\u00eb nga episkopi i Odes\u00ebs, Nikoni, i cili ktheu<br \/>\np\u00ebr kortezi vizit\u00ebn q\u00eb kishte m\u00eb par\u00eb n\u00eb BS nj\u00eb<br \/>\ndelegacion i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bie posht\u00eb automa-<br \/>\ntikisht edhe pretendimi se Kryepiskopi Anastas<br \/>\nerdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb saje t\u00eb k\u00ebtij neni.<br \/>\nPas vdekjes s\u00eb Stalinit, politika fetare e t\u00eb<br \/>\ncilit ishte m\u00eb e moderuar se ajo e Hrushovit,<br \/>\nKisha jon\u00eb, por edhe komunitetet e tjera fetare<br \/>\nmbet\u00ebn n\u00eb hije. Gjendja u b\u00eb akoma m\u00eb e nder\u00eb<br \/>\npas afrimit me kinez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin krejt<br \/>\nindiferent\u00eb ndaj feve monoteiste. N\u00eb vitin 1963<br \/>\nu b\u00ebn\u00eb disa ndryshime n\u00eb dekretin nr. 743.<br \/>\nNjohja nga Shteti e Komuniteteve Fetare dhe<br \/>\nrevokimi i njohjes s\u00eb tyre nuk do t\u00eb ishin m\u00eb<br \/>\nkompetenc\u00eb e Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor,<br \/>\npor e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Kjo do t\u00eb thoshte<br \/>\nse, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur p\u00ebr prerjen e nj\u00eb peme ulliri<br \/>\nk\u00ebrkohej miratimi i Kuvendit Popullor, p\u00ebr<br \/>\nzhdukjen e institucionit shum\u00ebshekullor t\u00eb fes\u00eb<br \/>\nmjaftonte nj\u00eb e r\u00ebn\u00eb e lapsit n\u00eb zyrat e Kryemi-<br \/>\nnistris\u00eb. Megjithat\u00eb ky ishte vet\u00ebm fillimi. Komu-<br \/>\nnist\u00ebt nuk e kishin th\u00ebn\u00eb ende fjal\u00ebn e fundit.<br \/>\nPirro Kondili<br \/>\n(vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebmj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Shtator 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"9 (176)","viti":"2007","muaji":"Shtator","muaji_numer":"9","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Kisha\", \"Orthodhokse\", \"Shqip\u00ebris\u00eb\", \"vitet\", \"diktatur\u00ebs\"]","permbledhje":"Material nga Shtator 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87625","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb - viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87625\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb - viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:27:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb - viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87625","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/","name":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb - viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:27:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-2-kisha-orthodhokse-autoqefale-e-shqiperise-viktima-e-madhe-e-luftes-se-ftohte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 2. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb &#8211; viktima e madhe e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87625"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87625"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87625"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}