{"id":87595,"date":"2026-06-01T03:26:40","date_gmt":"2026-06-01T01:26:40","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/"},"modified":"2026-06-01T03:26:40","modified_gmt":"2026-06-01T01:26:40","slug":"kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/","title":{"rendered":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist"},"content":{"rendered":"<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>&#8211; 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist &#8211;<\/p>\n<p>1. Politika fetare n\u00eb vitet e para t\u00eb regjimit komunist<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i komunist\u00ebve ndaj fes\u00eb pas ardhjes s\u00eb tyre n\u00eb pushtet p\u00ebrligji plot\u00ebsisht frik\u00ebn q\u00eb kishin shprehur personalitete t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit dhe grupime t\u00eb ndryshme politike jokomuniste qysh n\u00eb vitet e luft\u00ebs se n\u00eb Shqip\u00eb- ri do t\u00eb ushtrohej i nj\u00ebjti terror atesit si edhe n\u00eb Bashkimin Sovjetik. PKSH i kishte hedhur posht\u00eb me forc\u00eb k\u00ebto akuza, duke deklaruar solemnisht se do t\u00eb respektonte me fanatiz\u00ebm familjen, fen\u00eb dhe bindjet politike t\u00eb \u00e7do shqip- tari. Madje n\u00eb rastin e besimtar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar simpatin\u00eb e tyre, aktivi- st\u00ebt e saj jo vet\u00ebm q\u00eb frekuentonin ambientet fetare, por nuk harronin t\u00eb p\u00ebrmendnin or\u00eb e \u00e7ast se \u201cKrishti ishte komunisti i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit\u201d.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1945, d.m.th. para se PKSH t\u00eb shpallej fituese e zgjedhjeve n\u00eb vend, komunist\u00ebt u treguan t\u00eb matur e t\u00eb kujdessh\u00ebm. Kishin nevoj\u00eb p\u00ebr votat e popullit, por edhe p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e shteteve t\u00eb fuqishme t\u00eb koalicionit antifashist si Britania e Madhe dhe SHBA, t\u00eb cilat, si kusht p\u00ebr njohjen e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pasluf- t\u00ebs, k\u00ebrkonin me ngulm prova t\u00eb mjaftueshme n\u00eb fush\u00ebn e respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ishin k\u00ebto arsyet q\u00eb asokohe institucioni i fes\u00eb dhe ko- munitetet fetare g\u00ebzonin ende nj\u00eb liri relative.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga provat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb duhej t\u00eb kalonte regjimi i ri ishte sistemi arsimor dhe q\u00ebndrimi q\u00eb duhej t\u00eb mbante ndaj m\u00ebsimit t\u00eb fes\u00eb p\u00ebr vitin shkollor q\u00eb filloi menj\u00ebher\u00eb pas \u00e7lirimit. Kongresi Antifashist i Arsimtar\u00ebve, i cili p\u00ebrfundoi punimet m\u00eb 27 n\u00ebntor 1944, kishte vendosur q\u00eb arsimi t\u00eb kishte karakter laik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb kushtet e nj\u00eb klime pasigurie p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, drejtuesit komunist\u00eb nuk mund t\u00eb mos merrnin parasysh k\u00ebrkes\u00ebn e komuniteteve fetare dhe t\u00eb mij\u00ebraprind\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt ngulmonin q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb pajiseshin edhe me dije fetare. N\u00eb prill 1945 Ministria e Arsimit l\u00ebshoi nj\u00eb qarkore, me t\u00eb cil\u00ebn lejonte nga nj\u00ebra an\u00eb futjen e m\u00ebsimit t\u00eb fes\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr theksonte se pjes\u00ebmarrja n\u00eb t\u00eb nuk ishte e detyrueshme. Pra, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsim fakultativ, i cili nuk duhej t\u00eb jepej n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb n\u00eb jav\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00ebsuesit e fes\u00eb nuk do t\u00eb ishin pjes\u00eb e stafit definitiv m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs. Pagesa e tyre do t\u00eb b\u00eb- hej n\u00eb baz\u00eb t\u00eb or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies nga orga- net e pushtetit vendor dhe komitetet ekzekutive rajonale. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb u miratuan edhe tekstet q\u00eb do t\u00eb ishin n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u vun\u00eb re mjaft shkelje. Drejtues shkollash dhe m\u00ebsues komunist\u00eb, duke qen\u00eb t\u00eb informuar n\u00ebp\u00ebrmjet direktivave q\u00eb vinin nga lart n\u00eb lidhje me perspektiv\u00ebn e m\u00ebsi- mit t\u00eb fes\u00eb, shprehnin hapur fanatizmin e tyre ateist duke n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur sa her\u00eb q\u00eb u jepej rasti m\u00ebsuesit e k\u00ebtij m\u00ebsimi dhe nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb tregonin interes p\u00ebr t\u00eb. E ndodhur p\u00ebrball\u00eb protestave t\u00eb komuniteteve fetare dhe t\u00eb prind\u00ebrve besimtar\u00eb Ministria e Arsimit k\u00ebshillonte k\u00ebta m\u00ebsimdh\u00eb- n\u00ebsit atesit\u00eb, q\u00eb tregonin zell t\u00eb tepruar, t\u00eb b\u00ebnin durim. Gjithsesi, fundi i bashkekzistenc\u00ebs \u201cpaq\u00ebsore\u201d midis ideologjis\u00eb marksiste dhe bot\u00ebkuptimit fetar ishte \u00e7\u00ebshtje kohe.<\/p>\n<p>Fitorja e PKSH n\u00eb zgjedhjet e 2 Dhjetorit 1945 dhe sigurimi i p\u00ebrkrahjes s\u00eb BS dhe shteteve komuniste t\u00eb Lindjes n\u00ebp\u00ebrmjet lidhjeve t\u00eb saj t\u00eb ngushta me Jugosllavin\u00eb e Titos, i dhan\u00eb dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb instalonte nj\u00eb nga sistemet m\u00eb gjakatare q\u00eb ka njohur historia moderne. Tashm\u00eb e shk\u00ebputur p\u00ebrfundimisht nga Per\u00ebndimi, Shqip\u00ebria u zhyt n\u00eb vorbull\u00ebn e nj\u00eb lufte t\u00eb pam\u00ebshirshme v\u00ebllavras\u00ebse, n\u00eb altarin e s\u00eb cil\u00ebs u flijuan njer\u00ebz, ide, bindje, vlera, doke, zakone, tradita dhe institucione shum\u00ebshe- kullore. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb dogm\u00ebs m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb marr\u00ebzis\u00eb staliniste, at\u00eb t\u00eb edukimit t\u00eb njeriut t\u00eb ri, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb u detyruan t\u2019i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb procesi t\u00eb dhimbsh\u00ebm indoktri- nimi ideologjik, i cili konsistonte kryesisht n\u00eb \u201c\u00e7lirimin\u201d e tyre nga bindjet fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb Plenumin V t\u00eb Parti- s\u00eb n\u00eb shkurt 1946, Enver Hoxha shprehu ve- ndosm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reformash arsimore. Ai deklaroi se duhej imituar modeli sovjetik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u201carsimi (vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb<br \/>\nvitet e diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 3)<\/p>\n<p>t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb arm\u00eb n\u00eb duart e borgjezis\u00eb, por n\u00eb duart e pun\u00ebtor\u00ebve dhe fshatar\u00ebve\u201d, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohej se m\u00ebsimit t\u00eb fes\u00eb n\u00eb shkollat publike i kishte ardhur fundi. N\u00eb fakt, Ministria e Arsimit urdh\u00ebronte me shkrim m\u00eb 27 mars 1946, suprimimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb tij edhe pse viti shkollor ishte ende n\u00eb vazhdim. N\u00eb vend t\u00eb tij dhe t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb vjetra, t\u00eb cilat u konsideruan edhe ato si elemente t\u00eb arsimit borgjez, u vendos\u00ebn m\u00ebsime t\u00eb tilla si \u201cHistoria e L\u00ebvizjes Nacional\u00e7lirimtare\u201d, \u201cKush- tetuta e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, \u201cNjohuri t\u00eb Marksiz\u00ebm-Leninizmit\u201d dhe \u201cDarvinizmi\u201d. Em\u00ebrtimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit, ashtu si edhe p\u00ebrmbajtja e tij, ishte tep\u00ebr provokues, sepse i kalonte caqet e shkenc\u00ebs s\u00eb Biologjis\u00eb, duke sfiduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme pik\u00ebpamjen fetare p\u00ebr krijimin e bot\u00ebs dhe shfaqjen e jet\u00ebs n\u00eb Tok\u00eb. M\u00eb 6 qershor 1946 K\u00ebshilli i Ministrave aprovoi nj\u00eb ligj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit mbyllte t\u00eb gjitha institucionet arsimore fetare dhe shnd\u00eb- rrimin e tyre n\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore. N\u00eb shkurt 1947 Ministria e Arsimit k\u00ebrkonte nga t\u00eb gjitha strukturat arsimore t\u00eb vendit t\u00eb ushtronin autoritetin e tyre p\u00ebr t\u00eb penguar me \u00e7do kusht nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb veprimtari edukative fetare jasht\u00ebshkollore q\u00eb zhvilloheshin zakonisht pran\u00eb objekteve t\u00eb kultit. Qysh at\u00ebher\u00eb e p\u00ebr gati gjysm\u00eb shekulli, komunitetet fetare nuk do t\u00eb kishin kurr\u00eb m\u00eb mu- nd\u00ebsin\u00eb t\u00eb ushtronin nj\u00eb nga t\u00eb drejtat e tyre m\u00eb themelore: t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb edukuar ithtar\u00ebt e tyre me parimet dhe m\u00ebsimet e besimit t\u00eb t\u00eb par\u00ebve.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta politik\u00eb diskriminuese u ndoq edhe ndaj pronave q\u00eb zot\u00ebronin komunitetet fetare. Nuk u mor parasysh as prejardhja dhe as destinacioni i tyre. U injorua fakti se ato nuk p\u00ebrb\u00ebnin pasuri private t\u00eb klerit, por pron\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb besimtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ishin zakonisht edhe administrator\u00ebt e saj. Ligji i Reform\u00ebs Agrare i 29 gushtit 1945, i cili u jepte institucioneve fetare 20 hektar\u00eb tok\u00eb buke, pas modifikimit t\u00eb tij m\u00eb 25 maj 1946, e kufizoi k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe n\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb hektar\u00eb. Duke stigmatizuar kleri- k\u00ebt si \u201c\u00e7ifligar\u00eb dhe feudal\u00eb q\u00eb shfryt\u00ebzonin vegj\u00eblin\u00eb\u201d, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr arrit\u00ebn t\u00eb shtet\u00ebzonin t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e luajtshme e t\u00eb paluajtshme t\u00eb komuniteteve fetare si toka buke, kullota, pyje, nd\u00ebrtesa t\u00eb ndryshme, bujtina, mullinj, ullishte, vreshta etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komunist\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb kufizonin n\u00eb maksimum jo vet\u00ebm veprimtarin\u00eb e p\u00ebrditshme t\u00eb komuniteteve fetare, por edhe t\u00eb p\u00ebrcaktonin me sakt\u00ebsi shkall\u00ebn e mbijetes\u00ebs s\u00eb tyre. Edhe pse Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila u miratua m\u00eb 16 mars 1946, garantonte lirin\u00eb e besimit t\u00eb n\u00ebnshtetasve t\u00eb saj dhe pavar\u00ebsin\u00eb e komuniteteve fetare, paragrafi i fundit i nenit 16, n\u00eb t\u00eb cilin thuhej se \u201cShteti mund t\u00eb ndihmoj\u00eb materialisht komunitetet fetare\u201d, u b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb krer\u00ebve t\u00eb tyre se e vetmja rrug\u00eb q\u00eb u kishte mbetur p\u00ebr t\u00eb mbijetuar ishte ajo e bashk\u00ebpunimit me regjimin. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrfitonin ndihm\u00ebn e parashikuar nga Kushtetuta. Tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kishin t\u00eb qart\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet midis shtetit komunist dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb institucionit t\u00eb fes\u00eb, komuniteteve fetare dhe besimtar\u00ebve, kishin hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Pirro Kondili<\/p>\n<p>\u00c7Vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Gusht 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"8 (175)","viti":"2007","muaji":"Gusht","muaji_numer":"8","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Kisha\", \"Orthodhokse\", \"Shqip\u00ebris\u00eb\", \"vitet\", \"diktatur\u00ebs\"]","permbledhje":"Material nga Gusht 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87595","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87595\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:26:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87595","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/","name":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste - 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:26:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/kisha-orthodhokse-e-shqiperise-ne-vitet-e-diktatures-komuniste-40-vjet-pas-mbylljes-se-kishave-nga-regjimi-komunist\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs komuniste &#8211; 40 vjet pas mbylljes s\u00eb kishave nga regjimi komunist"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87595"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87595"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87595"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}