{"id":87475,"date":"2026-06-01T03:24:24","date_gmt":"2026-06-01T01:24:24","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/"},"modified":"2026-06-01T03:24:24","modified_gmt":"2026-06-01T01:24:24","slug":"autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste","status":"publish","type":"ngjallja_article","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/","title":{"rendered":"Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste"},"content":{"rendered":"<p>70 viet nga Tomosi Patrikanor q\u00eb dha Autoqefalin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj<br \/>\npas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e viteve \u201830, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb tejzgjatur krize kishtare, Orthodhoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb v\u00ebrenin me keqardhje se pasojat e shkaktu- ara nga veprimet e deriat\u00ebhershme p\u00ebr shpalljen e autoqefalis\u00eb d\u00ebmto- nin gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr historin\u00eb shum\u00ebshekullore dhe pranin\u00eb e tyre n\u00eb vend. N\u00eb kongresin e organizu- ar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1936, ata shpreh\u00ebn hapur verdiktin e tyre p\u00ebr depolitizimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe zgji- dhjen e menj\u00ebhershme t\u00eb saj. K\u00ebr- kesa e tyre vuri n\u00eb l\u00ebvizje pal\u00ebt e implikuara dhe sh\u00ebnoi zhvillime t\u00eb reja, duke filluar me dh\u00ebnien e do- r\u00ebheqjes prej Kryepiskopit t\u00eb at\u00eb- hersh\u00ebm Visarion Xhuvanit vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1937 qeveria shqiptare autorizoi episkopin e Sinad\u00ebve, Kristoforin, dhe avokatin Josif Kedhi t\u00eb rinisnin nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri negociatash me mitropolitin e Trapezund\u00ebs, Krisanthin, si p\u00ebrfa- q\u00ebsues i Patriarkan\u00ebs Ekumenike. K\u00ebsaj here bisedimet u kuror\u00ebzuan me sukses dhe pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 18 mars t\u00eb po atij viti, u n\u00ebn- shkrua n\u00eb Athin\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Patriarkana Ekumenike l\u00ebshoi m\u00eb 12 prill 1937 Tomosin Patrikanor dhe Sinodik, me t\u00eb cilin i jepte Ki- sh\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb autoqefalin\u00eb.<\/p>\n<p>Shpres\u00ebtar\u00ebt Orthodhoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e prit\u00ebn k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb hareshme me nj\u00eb ndjenj\u00eb leht\u00ebsimi, duke kremtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe rivendosjen e kungimit kishtar me Kish\u00ebn e Madhe t\u00eb Krishtit dhe Kishat e tjera Orthodhokse t\u00eb botes. Shpallja kanonike e Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb autoqefale konfirmo- nte edhe nj\u00eb her\u00eb pafuqin\u00eb e prirje- ve t\u00eb ndryshme jokishtare p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me nd\u00ebrgjegjen orthodhokse t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, me li- dhjet e tyre t\u00eb ngushta me besimin e t\u00eb par\u00ebve dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrcjell\u00eb at\u00eb t\u00eb pa- c\u00ebnuar brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Po ashtu, konfirmonte misionin eku-<\/p>\n<p>menik t\u00eb Patriarkan\u00ebs s\u00eb Konsta- ndinopoj\u00ebs n\u00eb ruajtje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00eb- sis\u00eb s\u00eb besimit orthodhoks, p\u00ebrpa- r\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndron mbi \u00e7do lloj interesi apo tendence tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq qet\u00ebsia kishtare nuk zgjati shum\u00eb. Vet\u00ebm dy vjet pas shpalljes s\u00eb autoqefalis\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pushtuesit italian\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb pengonin kryerjen e misionit t\u00eb saj historik, duke kaluar nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe n\u00eb akte proseliti- zuese n\u00eb d\u00ebm t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb saj, nd\u00ebrsa ardhja n\u00eb pushtet e komuni- st\u00ebve n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944 e v\u00ebsh- tir\u00ebsoi akoma m\u00eb shum\u00eb gjendjen.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e s\u00eb fam\u00ebkeqes \u201cluft\u00eb e klasave\u201d dhe t\u00eb konfliktualitetit t\u00eb ideologjis\u00eb marksiste me doktri- n\u00ebn dhe bot\u00ebkuptimin fetar, regjimi komunist kufizoi n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme jo vet\u00ebm funksio- nimin pa pengesa t\u00eb autoqefalis\u00eb, por edhe t\u00eb \u00e7do shprehjeje t\u00eb jet\u00ebs orthodhokse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Me persekutimet e shumta, me burgo- sjet dhe ekzekutimet e klerik\u00ebve dhe besimtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, por sidomos me largimin e dhunsh\u00ebm t\u00eb Kristofor Kisit nga froni i kryepiskopit m\u00eb 25 gusht 1949, largim i cili u pasua n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po atij viti<\/p>\n<p>nga ligji nr. 743 \u201cMbi komunitetet fetare\u201d, propaganda komuniste u p\u00ebrpoq t\u00eb vendoste Kish\u00ebn Orthodhokse n\u00ebn kontroll, p\u00ebr ta p\u00ebrdo- rur n\u00eb vijim n\u00eb interes t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i fushat\u00ebs ateiste m\u00eb 1967 dhe intensifikimi i persekuti- mit fetar \u00e7oi n\u00eb ndalimin e plot\u00eb t\u00eb \u00e7do shfaqjeje t\u00eb dukshme fetare. T\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt u zhvesh\u00ebn, disa prej tyre u burgos\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb u in- ternuan, nd\u00ebrsa ata q\u00eb mbet\u00ebn u detyruan t\u2019u n\u00ebnshtroheshin pun\u00eb- ve t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb si- guruarbuk\u00ebn e goj\u00ebs. Qindra ambi- ente kulti u shkat\u00ebrruan apo u kthy- en n\u00eb stalla e depo. \u201cAtmosfera re- volucionare\u201d, e krijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale, shtoi akoma m\u00eb shum\u00eb frik\u00ebn dhe tmerrin q\u00eb mbizot\u00ebronte gjithandej. Me kalimin e koh\u00ebs, sidomos kur asnj\u00eb prej episkop\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nuk gjendej m\u00eb n\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb grup klerik\u00ebsh dhe laik\u00ebsh orthodhoks\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve edhe prifti nga Vlora dhe m\u00eb pas Episko- pi i Apollonis\u00eb, i gjithmon\u00ebkujtuari Kozma Qirjo, teolog\u00ebtTheofan Popa e Dhimit\u00ebr Beduli, m\u00ebsuesi nga Qeparoi Petro Xhuveli, motrat Cico nga Kor\u00e7a e sa e sa t\u00eb tjer\u00eb, me shpirt sakrifice e martirizimi, mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgje- gjes orthodhokse t\u00eb mij\u00ebra besimta- r\u00ebve si dhe ruajtjen t\u00eb paprekur t\u00eb traditave t\u00eb t\u00eb par\u00ebve. D\u00ebshira e tyre e zjarrt\u00eb ishte rehabilitimi i liris\u00eb fetare dhe riorganizimi i Kish\u00ebs Orthodhokse. D\u00ebshtimi i ideologjis\u00eb komuniste dhe mbarimi i luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201880 gjeti shum\u00eb prej tyre t\u00eb plakur, t\u00eb tjer\u00eb i gjeti t\u00eb d\u00ebrrmuar, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rraska- pitur, por t\u00eb gjith\u00eb duke iu lutur Pe- r\u00ebndis\u00eb e duke pritur me durim episkopin e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 janar 1991 Patriarkana Ekumenike caktoi si eksark t\u00eb saj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Episkopin e at\u00ebher- sh\u00ebm t\u00eb Andrus\u00ebs dhe profesorin e Universitetit t\u00eb Athin\u00ebs Anastas<\/p>\n<p>(vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>Autoqefalia e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\ndhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste<\/p>\n<p>(vijon nga faqja 3)<br \/>\nJanullatosin, i njohur n\u00eb aren\u00ebn bo-<br \/>\nt\u00ebrore kristiane p\u00ebr veprimtarin\u00eb e<br \/>\ntij hierapostolike. Misioni i tij ishte<br \/>\nkontaktimi me pjes\u00ebtar\u00ebt e b\u00ebrtha-<br \/>\nm\u00ebs kryesore, klerik\u00eb dhe laik\u00eb,<br \/>\nvler\u00ebsimi objektiv i gjendjes dhe<br \/>\nriorganizimi i Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Klika ateiste reagoi menj\u00ebher\u00eb. Gazeta e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d botoi m\u00eb 30.01.1991 nj\u00eb artikull, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit konfir- monte kund\u00ebrshtimin e komuni- st\u00ebve ndaj p\u00ebrkrahjes q\u00eb Patriarkana Ekumenike u ofronte Orthodhoks\u00eb- ve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00eb R. Alia kishte deklaruar disa her\u00eb se ky veprim i Fanarit p\u00ebrb\u00ebnte nd\u00ebrhyrje arbi- trare e t\u00eb jasht\u00ebligjshme n\u00eb d\u00ebm t\u00eb \u201cautoqefalis\u00eb shqiptare\u201d, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se Eksarku i Patriarkan\u00ebs<\/p>\n<p>ishte person i pad\u00ebshiruar. Me sa duket, nuk e dinte se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, jo vet\u00ebm thjesht nga pik\u00ebpamja praktike, por edhe n\u00eb kuptimin teologjik t\u00eb fjal\u00ebs, p\u00ebr shkak mungese episkopi, nuk ekzi- stonte fare Kish\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr autoqefale.<\/p>\n<p>Ripolitizimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb auto- qefalis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term thell\u00eb- sisht kishtar, q\u00eb nuk shpreh ve\u00e7se nj\u00eb realitet t\u00eb caktuar kishtar n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb caktuar kishtar, episkop\u00ebt e t\u00eb cilit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kanoneve dhe traditave t\u00eb shenjta t\u00eb Kish\u00ebs Or<\/p>\n<p>thodhokse Lindore, fitojn\u00eb t\u00eb drej- t\u00ebn p\u00ebr t\u00eb administruar sinodikisht pushtetin q\u00eb Zoti yn\u00eb Jisu Krisht u dor\u00ebzoi nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Vet, krijoi n\u00eb vazhdim nj\u00eb tension t\u00eb madh. Ar- gumentet e R. Alis\u00eb u d\u00ebgjuan dhe u ricikluan pambarim edhe pas zgjedhjes (24.06.1992) dhe fron\u00eb- zimit (02.08.1992) t\u00eb Eksarkut t\u00eb Patriarkan\u00ebs Kryepiskop t\u00eb Tira- n\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Madje u ngrit edhe nj\u00eb komitet \u201cp\u00ebr mbro- jtjen e autoqefalis\u00eb\u201d nga njer\u00ebz q\u00eb s\u2019kishin kurrfar\u00eb lidhjeje me Kish\u00ebn Orthodhokse! U identifikuan shpesh-<\/p>\n<p>her\u00eb si qarqe joorthodhokse, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin nj\u00eb sistem t\u00eb t\u00ebr\u00eb, platforma politike e t\u00eb cilit funksiononte si zgjatim i ideve t\u00eb fushat\u00ebs ateiste t\u00eb vitit 1967, e p\u00ebr- shtatur n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb ri propa- gandistik. Q\u00ebllimi i tyre imediat ishte t\u00eb pengonin dhe t\u00eb goditnin reha- bilitimin e institucionit t\u00eb fes\u00eb dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, instalimin e demokra- cis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe rehabilitimin e plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Kryepiskopi Anastas, ridry she nga akuzuesit e tij, nuk e shikonte autoqefalin\u00eb, e cila gjithsesi ishte inekzistente, si etiket\u00eb, por si nj\u00eb objektiv q\u00eb duhej realizuar. Brenda pak vitesh jeta kishta- re njohu nj\u00eb lul\u00ebzim t\u00eb papar\u00eb. U dor\u00ebzuan dhjet\u00ebra prift\u00ebrinj dhe u p\u00ebrgatit\u00ebn qindra kuadro, u zhvillua arsimi kishtar dhe u inkurajua vepra hierapostolike. M\u00eb 1998 u krijuan premisat q\u00eb \u00e7uan n\u00eb krijimin e Si- nodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mu- ndur funksionimin e autoqefalis\u00eb, e cila u konsolidua akoma m\u00eb shum\u00eb para disa muajsh me zgjedhjen dhe hirotonisjen e tre episkop\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrsa ekzistenca e kuadrove t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrgatitur, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb thirren n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe vepr\u00ebs q\u00eb po kryhet, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb garanci t\u00eb plot\u00eb se Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb kujdesur edhe p\u00ebr perspektiv\u00ebn e saj n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Arritjet e m\u00ebsip\u00ebrme, fal\u00eb t\u00eb ci- lave Kisha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sot me t\u00eb v\u00ebr- tet\u00eb autoqefale, jan\u00eb bashk\u00ebudh\u00eb- tare me p\u00ebrpjekjet e t\u00eb gjitha komu- niteteve fetare p\u00ebr rehabilitimin dhe konsolidimin e institucionit t\u00eb fes\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, jan\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtare me p\u00ebrpjekjet e qytetar\u00ebve shqiptare p\u00ebr demokraci dhe p\u00ebrparim sho- q\u00ebror, prandaj dhe e radhitin protagonistin kryesor t\u00eb rip\u00ebrjetimit t\u00eb autoqefalis\u00eb, Kryepiskopin Anastas, nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb historis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn pasko- muniste.<\/p>\n<p>Pirro Kondili<\/p>\n<p>70 viet nga Tomosi Patrikanor q\u00eb dha Autoqefalin\u00eb e Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nAutoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj<br \/>\npas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste<br \/>\nN\u00eb mesin e viteve \u201830, pas nj\u00eb<br \/>\nperiudhe t\u00eb tejzgjatur krize kishtare,<br \/>\nOrthodhoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb v\u00ebrenin<br \/>\nme keqardhje se pasojat e shkaktu-<br \/>\nara nga veprimet e deriat\u00ebhershme<br \/>\np\u00ebr shpalljen e autoqefalis\u00eb d\u00ebmto-<br \/>\nnin gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr historin\u00eb<br \/>\nshum\u00ebshekullore dhe pranin\u00eb e tyre<br \/>\nn\u00eb vend. N\u00eb kongresin e organizu-<br \/>\nar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb maj t\u00eb vitit 1936,<br \/>\nata shpreh\u00ebn hapur verdiktin e tyre<br \/>\np\u00ebr depolitizimin e \u00e7\u00ebshtjes dhe zgji-<br \/>\ndhjen e menj\u00ebhershme t\u00eb saj. K\u00ebr-<br \/>\nkesa e tyre vuri n\u00eb l\u00ebvizje pal\u00ebt e<br \/>\nimplikuara dhe sh\u00ebnoi zhvillime t\u00eb<br \/>\nreja, duke filluar me dh\u00ebnien e do-<br \/>\nr\u00ebheqjes prej Kryepiskopit t\u00eb at\u00eb-<br \/>\nhersh\u00ebm Visarion Xhuvanit vet\u00ebm<br \/>\npak dit\u00eb m\u00eb pas.<br \/>\nN\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1937 qeveria<br \/>\nshqiptare autorizoi episkopin e<br \/>\nSinad\u00ebve, Kristoforin, dhe avokatin<br \/>\nJosif Kedhi t\u00eb rinisnin nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb<br \/>\nri negociatash me mitropolitin e<br \/>\nTrapezund\u00ebs, Krisanthin, si p\u00ebrfa-<br \/>\nq\u00ebsues i Patriarkan\u00ebs Ekumenike.<br \/>\nK\u00ebsaj here bisedimet u kuror\u00ebzuan<br \/>\nme sukses dhe pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb,<br \/>\nm\u00eb 18 mars t\u00eb po atij viti, u n\u00ebn-<br \/>\nshkrua n\u00eb Athin\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje<br \/>\nparaprake, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs<br \/>\nPatriarkana Ekumenike l\u00ebshoi m\u00eb<br \/>\n12 prill 1937 Tomosin Patrikanor<br \/>\ndhe Sinodik, me t\u00eb cilin i jepte Ki-<br \/>\nsh\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb autoqefalin\u00eb.<br \/>\nShpres\u00ebtar\u00ebt Orthodhoks\u00eb t\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb e prit\u00ebn k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb<br \/>\nhareshme me nj\u00eb ndjenj\u00eb leht\u00ebsimi,<br \/>\nduke kremtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb<br \/>\nedhe rivendosjen e kungimit kishtar<br \/>\nme Kish\u00ebn e Madhe t\u00eb Krishtit dhe<br \/>\nKishat e tjera Orthodhokse t\u00eb bo\u00ad<br \/>\ntes. Shpallja kanonike e Kish\u00ebs s\u00eb<br \/>\nShqip\u00ebris\u00eb n\u00eb autoqefale konfirmo-<br \/>\nnte edhe nj\u00eb her\u00eb pafuqin\u00eb e prirje-<br \/>\nve t\u00eb ndryshme jokishtare p\u00ebr t\u2019u<br \/>\np\u00ebrballur me nd\u00ebrgjegjen ortho\u00ad<br \/>\ndhokse t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, me li-<br \/>\ndhjet e tyre t\u00eb ngushta me besimin<br \/>\ne t\u00eb par\u00ebve dhe me vendosm\u00ebrin\u00eb<br \/>\ne tyre p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrcjell\u00eb at\u00eb t\u00eb pa-<br \/>\nc\u00ebnuar brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Po<br \/>\nashtu, konfirmonte misionin eku-<br \/>\nmenik t\u00eb Patriarkan\u00ebs s\u00eb Konsta-<br \/>\nndinopoj\u00ebs n\u00eb ruajtje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00eb-<br \/>\nsis\u00eb s\u00eb besimit orthodhoks, p\u00ebrpa-<br \/>\nr\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndron mbi \u00e7do<br \/>\nlloj interesi apo tendence tjet\u00ebr.<br \/>\nNd\u00ebrkaq qet\u00ebsia kishtare nuk<br \/>\nzgjati shum\u00eb. Vet\u00ebm dy vjet pas<br \/>\nshpalljes s\u00eb autoqefalis\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs<br \/>\ns\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pushtuesit italian\u00eb u<br \/>\np\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb pengonin kryerjen e<br \/>\nmisionit t\u00eb saj historik, duke kaluar<br \/>\nnd\u00ebr t\u00eb tjera edhe n\u00eb akte proseliti-<br \/>\nzuese n\u00eb d\u00ebm t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb saj,<br \/>\nnd\u00ebrsa ardhja n\u00eb pushtet e komuni-<br \/>\nst\u00ebve n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944 e v\u00ebsh-<br \/>\ntir\u00ebsoi akoma m\u00eb shum\u00eb gjendjen.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e s\u00eb fam\u00ebkeqes \u201cluft\u00eb<br \/>\ne klasave\u201d dhe t\u00eb konfliktualitetit<br \/>\nt\u00eb ideologjis\u00eb marksiste me doktri-<br \/>\nn\u00ebn dhe bot\u00ebkuptimin fetar, regjimi<br \/>\nkomunist kufizoi n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb<br \/>\nkonsiderueshme jo vet\u00ebm funksio-<br \/>\nnimin pa pengesa t\u00eb autoqefalis\u00eb,<br \/>\npor edhe t\u00eb \u00e7do shprehjeje t\u00eb jet\u00ebs<br \/>\northodhokse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Me<br \/>\npersekutimet e shumta, me burgo-<br \/>\nsjet dhe ekzekutimet e klerik\u00ebve<br \/>\ndhe besimtar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, por<br \/>\nsidomos me largimin e dhunsh\u00ebm<br \/>\nt\u00eb Kristofor Kisit nga froni i kryepi\u00ad<br \/>\nskopit m\u00eb 25 gusht 1949, largim i<br \/>\ncili u pasua n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po atij viti<\/p>\n<p>nga ligji nr. 743 \u201cMbi komunitetet<br \/>\nfetare\u201d, propaganda komuniste u<br \/>\np\u00ebrpoq t\u00eb vendoste Kish\u00ebn Ortho\u00ad<br \/>\ndhokse n\u00ebn kontroll, p\u00ebr ta p\u00ebrdo-<br \/>\nrur n\u00eb vijim n\u00eb interes t\u00eb saj.<br \/>\nShp\u00ebrthimi i fushat\u00ebs ateiste m\u00eb<br \/>\n1967 dhe intensifikimi i persekuti-<br \/>\nmit fetar \u00e7oi n\u00eb ndalimin e plot\u00eb t\u00eb<br \/>\n\u00e7do shfaqjeje t\u00eb dukshme fetare.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb klerik\u00ebt u zhvesh\u00ebn, disa<br \/>\nprej tyre u burgos\u00ebn, t\u00eb tjer\u00eb u in-<br \/>\nternuan, nd\u00ebrsa ata q\u00eb mbet\u00ebn u<br \/>\ndetyruan t\u2019u n\u00ebnshtroheshin pun\u00eb-<br \/>\nve t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb si-<br \/>\nguruarbuk\u00ebn e goj\u00ebs. Qindra ambi-<br \/>\nente kulti u shkat\u00ebrruan apo u kthy-<br \/>\nen n\u00eb stalla e depo. \u201cAtmosfera re-<br \/>\nvolucionare\u201d, e krijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb<br \/>\nartificiale, shtoi akoma m\u00eb shum\u00eb<br \/>\nfrik\u00ebn dhe tmerrin q\u00eb mbizot\u00ebronte<br \/>\ngjithandej. Me kalimin e koh\u00ebs, si\u00ad<br \/>\ndomos kur asnj\u00eb prej episkop\u00ebve<br \/>\nt\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nuk gjendej m\u00eb n\u00eb<br \/>\njet\u00eb, nj\u00eb grup klerik\u00ebsh dhe laik\u00ebsh<br \/>\northodhoks\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve edhe<br \/>\nprifti nga Vlora dhe m\u00eb pas Episko-<br \/>\npi i Apollonis\u00eb, i gjithmon\u00ebkujtuari<br \/>\nKozma Qirjo, teolog\u00ebtTheofan Po\u00ad<br \/>\npa e Dhimit\u00ebr Beduli, m\u00ebsuesi nga<br \/>\nQeparoi Petro Xhuveli, motrat Cico<br \/>\nnga Kor\u00e7a e sa e sa t\u00eb tjer\u00eb, me<br \/>\nshpirt sakrifice e martirizimi, mor\u00ebn<br \/>\np\u00ebrsip\u00ebr mbajtjen gjall\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgje-<br \/>\ngjes orthodhokse t\u00eb mij\u00ebra besimta-<br \/>\nr\u00ebve si dhe ruajtjen t\u00eb paprekur t\u00eb<br \/>\ntraditave t\u00eb t\u00eb par\u00ebve. D\u00ebshira e<br \/>\ntyre e zjarrt\u00eb ishte rehabilitimi i liris\u00eb<br \/>\nfetare dhe riorganizimi i Kish\u00ebs<br \/>\nOrthodhokse. D\u00ebshtimi i ideologjis\u00eb<br \/>\nkomuniste dhe mbarimi i luft\u00ebs s\u00eb<br \/>\nftoht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201880 gjeti<br \/>\nshum\u00eb prej tyre t\u00eb plakur, t\u00eb tjer\u00eb i<br \/>\ngjeti t\u00eb d\u00ebrrmuar, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rraska-<br \/>\npitur, por t\u00eb gjith\u00eb duke iu lutur Pe-<br \/>\nr\u00ebndis\u00eb e duke pritur me durim epi\u00ad<br \/>\nskopin e tyre.<br \/>\nM\u00eb 8 janar 1991 Patriarkana<br \/>\nEkumenike caktoi si eksark t\u00eb saj<br \/>\np\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Episkopin e at\u00ebher-<br \/>\nsh\u00ebm t\u00eb Andrus\u00ebs dhe profesorin<br \/>\ne Universitetit t\u00eb Athin\u00ebs Anastas<br \/>\n(vijon n\u00eb faqen 4)<\/p>\n<p>Autoqefalia e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\ndhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste<br \/>\n(vijon nga faqja 3)<br \/>\nJanullatosin, i njohur n\u00eb aren\u00ebn bo-<br \/>\nt\u00ebrore kristiane p\u00ebr veprimtarin\u00eb e<br \/>\ntij hierapostolike. Misioni i tij ishte<br \/>\nkontaktimi me pjes\u00ebtar\u00ebt e b\u00ebrtha-<br \/>\nm\u00ebs kryesore, klerik\u00eb dhe laik\u00eb,<br \/>\nvler\u00ebsimi objektiv i gjendjes dhe<br \/>\nriorganizimi i Kish\u00ebs.<br \/>\nKlika ateiste reagoi menj\u00ebher\u00eb.<br \/>\nGazeta e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs \u201cZ\u00ebri i<br \/>\nPopullit\u201d botoi m\u00eb 30.01.1991  nj\u00eb<br \/>\nartikull, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit konfir-<br \/>\nmonte kund\u00ebrshtimin e komuni-<br \/>\nst\u00ebve ndaj p\u00ebrkrahjes q\u00eb Patriarkana<br \/>\nEkumenike u ofronte Orthodhoks\u00eb-<br \/>\nve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00eb R. Alia kishte<br \/>\ndeklaruar disa her\u00eb se ky veprim i<br \/>\nFanarit p\u00ebrb\u00ebnte nd\u00ebrhyrje arbi-<br \/>\ntrare e t\u00eb jasht\u00ebligjshme n\u00eb d\u00ebm t\u00eb<br \/>\n\u201cautoqefalis\u00eb shqiptare\u201d, duke b\u00ebr\u00eb<br \/>\nt\u00eb qart\u00eb se Eksarku i Patriarkan\u00ebs<\/p>\n<p>ishte person i pad\u00ebshiruar. Me sa<br \/>\nduket, nuk e dinte se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb<br \/>\nn\u00eb Shqip\u00ebri, jo vet\u00ebm thjesht nga<br \/>\npik\u00ebpamja praktike, por edhe n\u00eb<br \/>\nkuptimin teologjik t\u00eb fjal\u00ebs, p\u00ebr<br \/>\nshkak mungese episkopi, nuk ekzi-<br \/>\nstonte fare Kish\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr<br \/>\nautoqefale.<br \/>\nRipolitizimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb auto-<br \/>\nqefalis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term thell\u00eb-<br \/>\nsisht kishtar, q\u00eb nuk shpreh ve\u00e7se<br \/>\nnj\u00eb realitet t\u00eb caktuar kishtar n\u00eb nj\u00eb<br \/>\nterritor t\u00eb caktuar kishtar, episkop\u00ebt<br \/>\ne t\u00eb cilit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kanoneve dhe<br \/>\ntraditave t\u00eb shenjta t\u00eb Kish\u00ebs Or\u00ad<\/p>\n<p>thodhokse Lindore, fitojn\u00eb t\u00eb drej-<br \/>\nt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb administruar sinodikisht<br \/>\npushtetin q\u00eb Zoti yn\u00eb Jisu Krisht u<br \/>\ndor\u00ebzoi nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Vet, krijoi n\u00eb<br \/>\nvazhdim nj\u00eb tension t\u00eb madh. Ar-<br \/>\ngumentet e R. Alis\u00eb u d\u00ebgjuan dhe<br \/>\nu ricikluan pambarim edhe pas<br \/>\nzgjedhjes (24.06.1992) dhe fron\u00eb-<br \/>\nzimit (02.08.1992) t\u00eb Eksarkut t\u00eb<br \/>\nPatriarkan\u00ebs Kryepiskop t\u00eb Tira-<br \/>\nn\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Madje<br \/>\nu ngrit edhe nj\u00eb komitet \u201cp\u00ebr mbro-<br \/>\njtjen e autoqefalis\u00eb\u201d nga njer\u00ebz q\u00eb<br \/>\ns\u2019kishin kurrfar\u00eb lidhjeje me Kish\u00ebn<br \/>\nOrthodhokse! U identifikuan shpesh-<\/p>\n<p>her\u00eb si qarqe joorthodhokse, por n\u00eb<br \/>\nt\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin nj\u00eb sistem<br \/>\nt\u00eb t\u00ebr\u00eb, platforma politike e t\u00eb cilit<br \/>\nfunksiononte si zgjatim i ideve t\u00eb<br \/>\nfushat\u00ebs ateiste t\u00eb vitit 1967, e p\u00ebr-<br \/>\nshtatur n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb ri propa-<br \/>\ngandistik. Q\u00ebllimi i tyre imediat ishte<br \/>\nt\u00eb pengonin dhe t\u00eb goditnin reha-<br \/>\nbilitimin e institucionit t\u00eb fes\u00eb dhe,<br \/>\np\u00ebr pasoj\u00eb, instalimin e demokra-<br \/>\ncis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe rehabilitimin e<br \/>\nplot\u00eb t\u00eb liris\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, Kryepiskopi Anastas,<br \/>\nridry she nga akuzuesit e tij, nuk e<br \/>\nshikonte autoqefalin\u00eb, e cila gjith\u00ad<br \/>\nsesi ishte inekzistente, si etiket\u00eb,<br \/>\npor si nj\u00eb objektiv q\u00eb duhej reali\u00ad<br \/>\nzuar. Brenda pak vitesh jeta kishta-<br \/>\nre njohu nj\u00eb lul\u00ebzim t\u00eb papar\u00eb. U<br \/>\ndor\u00ebzuan dhjet\u00ebra prift\u00ebrinj dhe u<br \/>\np\u00ebrgatit\u00ebn qindra kuadro, u zhvillua<br \/>\narsimi kishtar dhe u inkurajua vepra<br \/>\nhierapostolike. M\u00eb 1998 u krijuan<br \/>\npremisat q\u00eb \u00e7uan n\u00eb krijimin e Si-<br \/>\nnodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe q\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mu-<br \/>\nndur funksionimin e autoqefalis\u00eb, e<br \/>\ncila u konsolidua akoma m\u00eb shum\u00eb<br \/>\npara disa muajsh me zgjedhjen dhe<br \/>\nhirotonisjen e tre episkop\u00ebve t\u00eb<br \/>\ntjer\u00eb, nd\u00ebrsa ekzistenca e kuadrove<br \/>\nt\u00eb tjer\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb<br \/>\nmir\u00ebp\u00ebrgatitur, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb thirren<br \/>\nn\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb<br \/>\nshtys\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb madhe vepr\u00ebs<br \/>\nq\u00eb po kryhet, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb garanci t\u00eb<br \/>\nplot\u00eb se Kryepiskopi Anastas \u00ebsht\u00eb<br \/>\nkujdesur edhe p\u00ebr perspektiv\u00ebn e<br \/>\nsaj n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb.<br \/>\nArritjet e m\u00ebsip\u00ebrme, fal\u00eb t\u00eb ci-<br \/>\nlave Kisha jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sot me t\u00eb v\u00ebr-<br \/>\ntet\u00eb autoqefale, jan\u00eb bashk\u00ebudh\u00eb-<br \/>\ntare me p\u00ebrpjekjet e t\u00eb gjitha komu-<br \/>\nniteteve fetare p\u00ebr rehabilitimin dhe<br \/>\nkonsolidimin e institucionit t\u00eb fes\u00eb.<br \/>\nNj\u00ebkoh\u00ebsisht, jan\u00eb bashk\u00ebudh\u00ebtare<br \/>\nme p\u00ebrpjekjet e qytetar\u00ebve shqipta\u00ad<br \/>\nre p\u00ebr demokraci dhe p\u00ebrparim sho-<br \/>\nq\u00ebror, prandaj dhe e radhitin prota\u00ad<br \/>\ngonistin kryesor t\u00eb rip\u00ebrjetimit t\u00eb<br \/>\nautoqefalis\u00eb, Kryepiskopin Anastas,<br \/>\nnd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara<br \/>\nt\u00eb historis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes demokratike<br \/>\nn\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr periudh\u00ebn pasko-<br \/>\nmuniste.<br \/>\nPirro Kondili<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Material nga Prill 2007.<\/p>\n","protected":false},"template":"","meta":{"_acf_changed":false,"inline_featured_image":false,"nentitulli":"","numri":"4 (171)","viti":"2007","muaji":"Prill","muaji_numer":"4","dita":"","faqet":"[3, 4]","fjale_kyce":"[\"Autoqefalia\", \"Kish\u00ebs\", \"rip\u00ebrjetimi\", \"r\u00ebnies\", \"diktatur\u00ebs\"]","permbledhje":"Material nga Prill 2007.","autori":"","kategoria":"Artikull","kryeredaktor":"Thoma Dhima"},"ngjallja_kategoria":[9653],"ngjallja_autori":[],"ngjallja_viti":[11325],"ngjallja_kryeredaktor":[9473],"class_list":["post-87475","ngjallja_article","type-ngjallja_article","status-publish","hentry","ngjallja_kategoria-artikull","ngjallja_viti-11325","ngjallja_kryeredaktor-thoma-dhima"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_GB\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"website\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87475\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"630\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:title\" content=\"Orthodox Autocephalous Church of Albania\" \/>\n<meta name=\"twitter:description\" content=\"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/\",\"name\":\"Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\"},\"datePublished\":\"2026-06-01T01:24:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/","og_locale":"en_GB","og_type":"website","og_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","og_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87475","og_site_name":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","og_image":[{"width":1200,"height":630,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","type":"image\/png"}],"twitter_card":"summary_large_image","twitter_title":"Orthodox Autocephalous Church of Albania","twitter_description":"Life, faith and witness of the Orthodox Church in Albania.","twitter_image":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/themes\/orthodoxalbania-agent-6\/assets\/social-share-official-logo-v0528.png","twitter_misc":{"Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/","name":"Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website"},"datePublished":"2026-06-01T01:24:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/ngjallja\/autoqefalia-e-kishes-dhe-riperjetimi-i-saj-pas-renies-se-diktatures-komuniste\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Autoqefalia e Kish\u00ebs dhe rip\u00ebrjetimi i saj pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Faqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin\u00eb e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles\/87475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja-articles"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/types\/ngjallja_article"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"ngjallja_kategoria","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kategoria?post=87475"},{"taxonomy":"ngjallja_autori","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_autori?post=87475"},{"taxonomy":"ngjallja_viti","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_viti?post=87475"},{"taxonomy":"ngjallja_kryeredaktor","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2026\/wp-json\/wp\/v2\/ngjallja_kryeredaktor?post=87475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}